| |
 |
|
|
|
21.05.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
mėrkure, 21 maj 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova priti z.Pol
Xhons, zyrtar i Departamentit amerikan tė Shtetit
-
Ministria e Arsimit ndėrmerr masa
pėr kapėrcimin e gjendjes nė Qendrėn e Studenteve
-
Akad.Rexhep Ismajli merr pjesė nė
takimin e akademive tė 60 vendeve tė botės qė i fillon
punimet sot
-
KFOR-i pėrkrah nismėn pėr
hapjen e njė pike kufitare Kosovė - Maqedoni nė Stanēiq
-
Viti 2004 me siguri do tė jetė
viti i Kosovės
-
Ndihma amerikane nė asfaltimin e
rrugės Mamushė-Studenēan, e cila pėrurohet nesėr
-
Nė Norvegji ėshtė kapur njė
bandė e rrezikshme hajnash e shqiptarėve tė Kosovės
-
Presidenti Rugova priti anėtarėt
e familjes sė atdhetarit Rifat Berisha
-
Ministria e Arsimit qorton
drejtorin e Qendrės sė Studentėve dhe kėrkon nga ai
suspendimin e shefit tė mensės
-
Zėdhėnėsja e UNIMK-ut tha se
Shtajneri ėshtė pėr pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė
Kosovės nė takimet ndėrkombėtare
-
Kryeministri Rexhepi do tė marrė
pjesė nė takimin e Forumit Ekonomik Botėror nė Athinė tė
Greqisė
-
Shtajner thotė se e ka pėrkrahjen
e BE-sė qė nė Samitin e BE-sė tė ftohen edhe pėrfaqėsuesit
e Kosovės
-
BE ka kėrkuar nga z. Shtajner qė
sa mė parė tė fillojė dialogu ndėrmjet Beogradit dhe
Prishtinės
-
Mbi 30 ekspertė tė fushave tė
ndryshme filluan trajnimin treditor nga lėmi i planifikimit
hapėsinor
-
NATO-ja vazhdon tė pėrkrahė
sovranitetin e Maqedonisė
-
Nė Shkup u pėruruan zyrat e reja
tė Korpusit amerikan tė Paqes
-
BDI dhe PDK bisedojnė pėr
formimin e njė partie tė pėrbashkėt
-
Mbi 190 vende kanė miratuar marrėveshjen
ndėrkombėtare kundėr pirjes sė duhanit
-
Amerikanėt pranojnė ndryshimet nė
projektrezolutėn pėr Irakun
-
Nė luftimet e sotme nė Aceh janė
vrarė 13 veta, prej tyre 10 civilė
-
Ushtarėt amerikanė kanė vrarė
3 ushtarė afganė dhe kanė plagosur komandantin e tyre afėr
ambasadės nė Kabul
-
Misioni i KB nė Kongo ka gjetur
trupat e pajetė tė 230 njerėzve, tė vrarė gjatė
luftimeve tė fundit tė fraksioneve rivale nė Bunia
-
Ngrihet niveli i kėrcėnimit prej
rrezikut terrorist nga i verdhė nė portokalli
-
SHBA mbyllin ambasadėn dhe dy
konsullata nė Arabinė Saudite pėr pesė ditė
-
Presidenti Bush zhvilloi njė
bisedė me kryeministrin palestinez
|
|
|
Presidenti
Rugova priti z.Pol Xhons, zyrtar i Departamentit amerikan tė
Shtetit |
|
|
|
|
|
 |
|
- Prishtinė,
21 maj 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot z.Pol Xhons, drejtor i
Zyrės pėr Evropėn Jugore dhe Qendrore tė
Departamentit amerikan tė Shtetit, me tė cilin
bisedoi pėr zhvillimet aktuale nė Kosovė.
Pas takimit presidenti Rugova tha se kishte njohur
zotin Xhons me progresin e arritur nė Kosovė gjatė
viteve tė fundit, si nė fushėn e sigurisė dhe me
objektivat e qeverisė e tė institucioneve tė tjera
pėr zhvillimin ekonomik, provatizimin, pėr krijimin
e vendeve tė reja tė punės, pėr integrimin e
grupeve etnike nė shoqėrinė kosovare.
|
-
- Zoti
Rugova tha se angazhohet pėr njė Kosovė demokratike paqėsore
e tolerante, tė integruar nė strukturat veriatlantike dhe nė
miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė. Presidenti Rugova me kėtė
rast falėnderoi zotin Xhons pėr vizitėn dhe interesimin e
vazhdueshėm tė SHBA-ve pėr Kosovėn.
Zoti Xhons nga ana e tij e vlerėsoi takimin me presidentin
Rugova tė shkėlqyeshėm, duke shtuar se kishte ardhur nė
Kosovė pas takimit tė Grupit tė kontaktit nė Berlin, nė tė
cilėn ėshtė shėnuar njė pozicionim dakordues ndėrmjet
Uashingtonit dhe anėtarėve tė tjerė tė Grupit tė
kontaktit.
Pol Xhons theksoi se me Presidentin e Kosovės kishte biseduar
pėr rrugėt mė tė mira tė implemetimit tė standardeve tė
cilat janė pėrcaktuar nga misioni i OKB-sė nė Kosovė,
para se tė fillojė dialogu pėr statusin pėrfundimtar tė
Kosovės.
-
- Zyrtari
amerikan tha se nė takim ėshtė biseduar edhe pėr mėnyrat
mė tė mira pėr zbatimin e standardeve nė praktikė, pėr tė
mirėn e tė gjithėve nė Kosovė dhe pėr rajonin nė tėrėsi.
Gjithashtu ai tha se kishte vizituar edhe disa serbė tė
kthyer nė Kosovė dhe ishte i kėnaqur me fillimin e procesit
tė kthimit serbėve nė Kosovė.
-
-
- Ministria
e Arsimit ndėrmerr masa pėr kapėrcimin e gjendjes nė Qendrėn
e Studenteve
-
- Prishtinė,
21 maj 2003 - Nė mbledhjen e sotme tė Qeverisė sė Kosovės, Ministria e Arsimit
ka paraqitur njė raport pėr masat qė ka ndėrmarrė pėr
kapėrcimin e gjendjes sė krijuar nė Qendrėn e Studentėve.
-
- Mirėpo,
kryeministri Bajram Rexhepi ka kėrkuar masa mė rigoroze qė
tė mos ndodhin mė gjėra tė tilla pas helmimit tė studentėve
nė mensėn e tyre. Njeherit zoti Rexhepi u bėri thirrje
studenėtve grevistė tė ndėrpresin grevėn pėr tė mos e
rrezikuar shėndetin e tyre dhe t'i kthehen procesit mėsimor
nė universitet.
-
- Qeveria
pėrkrah masat qė i ka paraparė Ministria e Arsimit pėr
krijimin e kushteve mė tė mirė dhe ajo ka marrė pėrsipėr
qė deri nė semestrin e ardhshėm tė krijojė kushte shumė
mė tė mira pėr studentėt, tha ai.
Duke folur pėr takimin e BE-sė nė Selanik, Rexhepi tha se nė
rast tė pjesėmarrjes sė tij nė kėtė takim dhe kėrkesės
qė tė takohet me delegacion serbe atje, paraprakisht do tė
konsultohet me Kuvendin e Kosovės. Kjo kėrkesė sipas
Rexhepit ėshtė e kahmotshsme, si nga BE-ja Kėshili i
Sigurimit dhe nė pėrgjithėsi nga faktori ndėrkombėtar,
por tha se nuk do tė paragjykojė.
Nė vazhdim kryeministri njoftoi se gruper punuese kanė
identifikuar tė gjitha fushat e bartjes sė kompetenvave, ndėrkohė
qė takimi i dytė i Kėshillit do tė mbahet nė fund tė kėtij
muaji.
Gjithashtu nė takimin e sotėm qeveria ka miratuar edhe dy
projektligje tė cilat mund tė procedohen nė parlament -
projektligjin pėr Parkun Nacional Bjeshkėt e Nemuna dhe atė
pėr pajisjet dhe produktet mjekėsore.
-
-
- Akad.Rexhep
Ismajli merr pjesė nė takimin e akademive tė 60 vendeve tė
botės qė i fillon punimet sot
-
- Cyrih,
21 maj 2003 - Sot nė qytetin Askona Monteverita tė Zvicrės i fillon punimet takimi
bienal i Rrjetit Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat e Njeriut i
akademive dhe i shoqėrive shkencore nga mbarė bota, nė tė
cilin merr pjesė edhe Rexhep Ismajli, kryetar i Akademisė sė
Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės.
Nė kuadėr tė kėtij takimi triditėsh do tė mbahet edhe njė
simpozium me temėn "Shkenca nė shėrbim tė tė
drejtave tė njeriut dhe tė drejtat ndėrkombėtare", si
dhe njė takim pune nė mbėshtetje dhe nė mbrojtje tė
shkencėtarėve pėr fjalėn e lirė.
Pjesėmarrjen e tyre e kanė paralajmėruar kryetarėt dhe pėrfaqėsuesit
e akademive nga 60 vende tė botės.
Qendra e kėtij Rrjeti Ndėrkombėtar ėshtė nė Uashington,
ndėrsa kryetar i Komitetit Ekzekutiv ėshtė Torsten Vizel.
-
-
- KFOR-i
pėrkrah nismėn pėr hapjen e njė pike kufitare Kosovė -
Maqedoni nė Stanēiq
-
- Gjilan,
21 maj 2003 - Xhemajl Hyseni, zėvendėskryetar i komunės sė Gjilanit tha tė mėrkurėn,
pas takimit me kolonelin amerikan Dejvid Sejxh, se KFOR-i e ka
pėrkrahur nismėn pėr hapjen e njė pike kufitare nė Stanēiq,
e cila do tė lehtėsonte lėvizjen e banorėve nga tė dy anėt
e kufirit Kosovė - Maqedoni, e sidomos tė atyre nga fshatrat
e Grykės sė Karadakut.
"Ne vlerėsojmė se kjo do tė jetė njė pikėnisje e rėndėsishme
nė bashkėpunimin ndėrkufitar tė rajonit, projekt ky qė ka
mbėshtetjen edhe tė Paktit tė Stabilitetit dhe Kėshillit tė
Evopės, tė cilėt kanė vizituar edhe mė herėt komunat
Gjilan - Preshevė - Kumanovė, pėr tė inkurajuar kėtė
proces", tha z. Hyseni.
Nė tė ardhmen, Kosova shpreson tė jetė njė vend qė
reflekton paqen dhe progesin nė rajon. Hapja e kėsaj pike
kufitare dhe ndėrtimi i rrugės Gjilan - Stanēiq - Kumanovė,
e cila do ta lidhte Kosovėn me koridorin e tetė ndėrkombėtar,
vetėm sa do t`i pėrshpejtonin kėto procese.
Pėrndryshe, koloneli Dejvid Sejxh e ka vlerėsuar tė mirė
gjendjen e sigurisė nė komunėn e Gjilanit, gjatė takimit tė
sotėm me zėvendėskryetarin e komunės, Xhemjal Hyseni.
-
-
- Viti
2004 me siguri do tė jetė viti i Kosovės
-
- Bruksel,
21 maj 2003 - Zyrtarėt perėndimorė po shqyrtojnė mundėsinė pėr fillimin e
bisedimeve tė cilat mund tė rezultonin me pavarėsinė e
Kosovės, njofton Rojter nga Brukseli, duke iu referuar
burimeve diplomatike.
Vendet evropiane tė cilat njė kohė tė gjatė kanė kundėrshtuar
ēfarėdo lloj ndarjesh tė tjera nė Ballkan, tani gjithnjė
mė shumė e pranojnė idenė se ėshtė mė mirė qė sa mė
shpejtė tė jetė e mundur tė zgjidhet statusi i Kosovės,
sesa ajo tė mbetet "protektorat jofunksional i Kombeve tė
Bashkuara".
Intoleranca ėshtė nė rritje, ndėrkaq njerėzit kanė
filluar tė kuptojnė se misioni i KB-ve nė Kosovė nuk
funksionon, se ai ėshtė pjesė e problemeve, e jo pjesė e
zgjidhjeve dhe se nuk arrin tė bėjė asgjė pėr pėrmirėsimin
e situatės, ka theksuar njė zyrtar i lartė perėndimor.
Zyrtarėt evropianė theksojnė se hapi i parė i domosdoshėm
nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės ėshtė fillimi i
dialogut tė drejtpėrdrejtė ndėrmjet Prishtinės dhe
Beogradit.
"Kemi filluar ta shqyrtojmė kėtė ēėshtje dhe duhet
ta zgjidhim sa mė shpejtė tė jetė e mundur, si dhe tė pėrgatitemi
pėr kėtė", ka deklaruar njė diplomat i lartė i panjėjtėsuar
evropian. Sipas tij, pikėnisje do tė jetė takimi i BE-sė nė
Selanik mė 21 qershor.
Viti 2004 me siguri do tė jetė viti i Kosovės, ka nėnvizuar
ky diplomat, duke theksuar se kjo nuk do tė thotė se Kosova
patjetėr do ta fitojė pavarėsinė, por megjithatė ka
shtuar se shqiptarėt e Kosovės nuk do tė pranonin ndonjė
zgjidhje tjetėr.
-
-
- Ndihma
amerikane nė asfaltimin e rrugės Mamushė-Studenēan, e cila
pėrurohet nesėr
-
- Prishtinė,
21 maj 2003 Zyra e SHBA-ve nė Prishtinė njofton pėr pėrfundimin e njė
projekti tė infrastrukturės pėr asfaltimin e rrugės Mamushė-Studenēan.
Drejtori i Agjencisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim
Ndėrkombėtar (USAID), Misioni nė Kosovė, Dejll Fajfer, do
ta pėrurojė kėtė projekt zyrtarisht nė njė ceremoni qė
do tė mbahet mė 22 maj.
Ky projekt ėshtė pjesė e angazhimit tė qeverisė sė
SHBA-ve pėr tė ndihmuar nė zhvillimin demokratik dhe
ekonomik tė Kosovės.
Nėpėrmjet USAID-it, populli amerikan investoi 440,188 euro pėr
ta asfaltuar njė pjesė tė rrugės nė gjatėsi prej 3.7 km,
qė shkon prej Piranės nė komunėn e Prizrenit deri nė
qytetin e Suharekės.
-
- Kjo ėshtė
rruga kryesore pėr popullin e kėsaj zone, tė cilėt shpesh
e shfrytėzojnė atė si rrugė tranzit qė i lidh dy rrugėt
kryesore Gjakovė-Prizren dhe Prizren-Prishtinė. Para se tė
rindėrtohej nga USAID-i, rruga e dėmtuar nuk i plotėsonte
nevojat e kėsaj zone pėr transport, thuhet nė kėtė
njoftim.
-
-
- Nė
Norvegji ėshtė kapur njė bandė e rrezikshme hajnash e
shqiptarėve tė Kosovės
-
- Oslo,
21 maj 2003 -
Nė Norvegjinė Jugore ėshtė kapur njė bandė e rrezikshme
hajnash prej tetė vetash, e pėrbėrė nga shqiptarėt e
Kosovės, qė kishte operuar kryesisht nėpėr dy qytete, nė
Stavnger dhe Sandnes. Kjo bandė vjedhjet dhe thyerjet e shtėpive
i kishte kryer kryesisht gjatė festės sė Pashkėve.
Sipas mediave norvegjeze gjatė kontrollit policor qė u ėshtė
bėrė hajnave nėpėr shtepite e tyre u ėshtė gjetur sasi e
madhe e gjėsendeve tė ēmuara, stoli ari, rroba
superluksoze, pajisje elektronike si dhe pistoletė gazi.
Policia norvegjeze kishte kohė qė ishte nėn ndjekjen e kėsaj
bande hajnash. Edhe pse tė gjitha vilat dhe shtėpitė ishin
tė pajisura me sistemin e alarmit, kjo nuk ishte ndonjė
propblem pėr hajnat specialistė.
Policia ka arrestuar dy pjesėtarė tė kėsaj bande nė
flagrancė.
-
- Dy pjesėtarė
tė saj do tė dėbohen qė nesėr nga Norvegjia pėr nė
Kosovė, pasi qė kėta kishin statusin e azilkėrkuesit, ndėrkaq
anėtarėt e tjerė tė kėsaj bande ndodhen nė burgun
hetues.
-
-
- Presidenti
Rugova priti anėtarėt e familjes sė atdhetarit Rifat
Berisha
-
- Prishtinė,
21 maj 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti dje pasdite Muamer dhe Ylber
Berishėn, bijtė e atdhetarit tė njohur Rifat Berisha. Tė
pranishėm nė pritje ishin edhe anėtarė tė tjerė tė
familjes Berisha.
Presidenti Rugova i siguroi familjarėt e Rifat Berishės se
autoritetet e Kosovės do tė kujdesėn pėr tė nderuar
kujtimin dhe veprėn e veprimtarėve qė luftuan pėr njė
Kosovė demokratike dhe tė mėvetėsishme.
Rifat Berisha ėshtė vrarė nė maj tė viti 1949 sė bashku
me vėllezėrit dhe nipin e vetė Islam, Mustafė dhe Brahim
Berisha nė pėrleshje me forcat jugosllave nė Gajrak tė
Malishevės. Rivarrimi i tyre u bė nė vendlindjen e tyre me
17 maj tė kėtij viti nė Berishė tė Malishevės.
-
-
- Ministria
e Arsimit qorton drejtorin e Qendrės sė Studentėve dhe kėrkon
nga ai suspendimin e shefit tė mensės
-
- Prishtinė,
21 maj 2003 - Ministria e Arsimit ka ndėrmarrė masa, por jo edhe tė plota nė kėrkesė
tė studentėve, sepse ka konsideruar se punėn tė cilėn e
ka bėrė drejtori aktual i Qendrės sė Studentėve ka qenė
punė jashtėzakonisht e mirė dhe nė dobi tė studentėve.
-
- Kėshtu
u shpreh ministri i Arsimit tė Kosovės nė njė konferencė
me gazetarė. Ai njoftoi se drejtori i Qendrės Nazmi Halimi pėrkundėr
sukseseve tė jashtėzakonshme pėr shkak tė pėrgjegjėsisė
objektive qė bart si njeriu i parė i Qendres qortohet
publikisht qė nuk ishte sa duhet rigoroz ndaj pėrgjegjėsve
tė menses. Kėrkohet nga drejtori Nazmi Halimi qė menjėherė
tė suspendojė nga puna shefin e mensės sė studentėve dhe
dy shefat e ndėrrimit.
Ministri Osmani shtoi se Ministria e Arsimit si masė e parė
obligohet qė gjatė pushimeve verore tė bėjė ndėrrimin e
pajisjeve dhe tė interierit nė mensė, qė dyshohet tė jetė
bartės kryesor tė papastėrtisė nė kėtė objekt.
-
- Nė bazė
tė rezultateve qė priten nga Instituti Kombėtar i Shėndetit
Publik pėr identifikimin e bartėsve tė bakteries masat e pėrgjegjėsisė
mund tė zgjerohen edhe mė tutje, ose ndaj kėtyre personave
ose tė tjerėve.
Ministri ka ripėrsėritur se greva e studėntėve ėshtė e
politizuar dhe ka theksuar se ajo ėshtė ėshtė pėrgatitur
mė parė ndoshta edhe jashtė vetė qarqeve studentore dhe
jashtė institucioneve ku studentėt banojnė dhe jetojnė.
Ministria e Arsimit do tė kėrkojė nga organet kompetenate
hetuese inicimin e hetimeve tė plota rreth keqpėrdorimeve nė
Qendrėn e Studentėve.
-
-
- Zėdhėnėsja
e UNIMK-ut tha se Shtajneri ėshtė pėr pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve
tė Kosovės nė takimet ndėrkombėtare
-
- Prishtinė,
21 maj 2003 - Zyrtarė tė UNMIK-ut thonė se shefi i kėtij Misioni Mihael Shtajner
ėshtė nė favor tė pjesėmarrjes sė institucioneve tė
Kosovės nė takimet ndėrkombėtare, porse kjo do tė varet
nga organizatorėt e takimeve.
-
- Sipas zėdhėnėses
Izabela Karlovic, shefi i UNMIK-ut gjithmonė ėshtė nė
favor tė pjesėmarrjes sė pėrfaqėsuesve tė institucioneve
tė pėrkohshme vetėqeverisėse nė zhvillimet ndėrkombėtare.
-
-
- Kryeministri
Rexhepi do tė marrė pjesė nė takimin e Forumit Ekonomik
Botėror nė Athinė tė Greqisė
-
- Prishtinė,
21 maj 2003 - Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi do tė marrė pjesė nė takimin
e Forumit Ekonomik Botėror pėr Evropėn Juglindore nė Athinė
tė Greqisė nė fund tė kėtij muaji, ka njoftuar zėdhėnėsja
e UNMIK-ut.
-
- Shefi i
shtyllės tė BE-sė nė Kosovė, Endi Birpark nė takimin e
Athinės do tė marrė me vete edhe kryeministrin Bajram
Rexhepin dhe koordinatorin e Kosovės tė Paktit tė
Stabilitetit, Besim Beqajn.
Kjo do tė jetė edhe veprimtaria e parė jashtė vendit pas
pezullimit tė veprimtarive tė tilla nga ana e shefit tė
UNMIK-ut, Mihael Shtajner, pas miratimit tė njė Rezolute pėr
njohjen e vlerave tė luftės nga ana e Parlamentit tė Kosovės.
-
-
- Shtajner
thotė se e ka pėrkrahjen e BE-sė qė nė Samitin e BE-sė tė
ftohen edhe pėrfaqėsuesit e Kosovės
-
- Bruksel,
21 maj 2003 - Nė bisedimet e kryeadministratorit tė Kosovės Mihael Shtajner me pėrfaqėsuesit
e lartė tė BE-sė dje nė Bruksel, ėshtė bėrė fjalė pėr
zhvillimet e fundit politike nė Kosovė.
-
- Shtajner
ka deklaruar se ka pėrkrahjen e BE-sė qė nė Selanik, nė
Samitin e BE-sė dhe vendeve tė Ballkanit tė ftohen nė kuadėr
tė delegacionit tė UNMIK-ut edhe pėrfaqėsuesit e
institucioneve tė Kosovės.
-
- Sipas
Shtajnerit me kėtė do tė dėshmohet se masat qė janė ndėrmarrė
pėr mospjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė
Kosovės nė konferencat ndėrkombėtare kanė qenė tė pėrkohshme
dhe tė kufizuara vetėm pėr njė javė.
-
- Ai
megjithatė ka thėnė se me Solanėn janė pajtuar se
institucionet e Kosovės duhet tė tregojnė mė shumė pėrgjegjėsi
nė punėn e tyre, mė shumė pjekuri politike.
Shtajner ėshtė takuar dje nė Bruksel edhe me eurokomesarin
Kris Paten.
-
-
- BE
ka kėrkuar nga z. Shtajner qė sa mė parė tė fillojė
dialogu ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės
-
- Bruksel,
21 maj 2003 - BE ka kėrkuar nga kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner qė sa
mė parė tė fillojė dialogu ndėrmjet Beogradit dhe
Prishtinės pėr ēėshtje tė interesit tė pėrbashkėt.
"Ne nuk dėshirojmė tė flasim pėr afate, por do tė
kishim dashuar qė deri nė samitin e Selanikut tė shohim lėvizje
nė kėtė drejtim edhepse i kuptojmė rrethanat e vėshtira",
citohet tė ketė thėnė njė diplomat evropian.
Edhe Shtajner ka thėnė se nė Kosovė ekziston vetėdija se
duhet biseduar madje edhe me ata qė kanė mendime
diametralisht tė kundėrta. "Nėse nuk pajtohemi pėr
shumė gjėra, kjo nuk do tė thotė se nuk duhet tė bisedojmė",
ka thėnė ai.
Kryeadministratori i Kosovės sot do tė flasė para Kėshillit
tė NATO-s.
-
-
- Mbi
30 ekspertė tė fushave tė ndryshme filluan trajnimin
treditor nga lėmi i planifikimit hapėsinor
-
- Prishtinė,
21 maj 2003 - Mbi 30 arkitektė, inxhinierė, ekonomistė, socilogė dhe ekspertė
ligjorė tė Insitutit tė Planifikimit Hapėsinor kanė
filluar trajnimin treditor nga lėmi i planifikimit hapėsinor,
tė cilin e organizuan Ministria e Ambientit dhe Planifikimit
Hapėsinor dhe organizata e OKB-sė "Habitat".
Planifikimi hapėsinor pėr Kosovėn ka rėndėsi tė posaēme,
ngase Kosova ėshtė territor mjaft tė vogėl, andaj edhe
planifikimi duhet tė jetė gjithėpėrfshirės, duke
inkuadruar nė tė ekspertė nga sa mė shumė fusha.
Organizata e OKB-sė "Habitat" ka dhėnė kontribut
tė ēmueshėm nė hartimin e ligjit pėr planifikimin hapėsinor
tė Kosovės, i cili pas debatit publik tashmė ėshtė nė
duar tė deputetėve tė Parlamentit tė Kosovės dhe pritet tė
miratohet shpejt.
-
-
- NATO-ja
vazhdon tė pėrkrahė sovranitetin e Maqedonisė
-
- Shkup,
21 maj 2003 - Konferenca rajonale pėr sigurinė dhe administrimin e kufijve nė Ohėr
nuk ka tė bėjė me ndryshimin e kufijve, por me menaxhimin e
tyre, ka thėnė Mark Lejti, zėdhėnės i NATO-s nė Bruksel,
nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr media tė Aleancės,
tė BE-sė, tė OSBE-sė dhe tė Misionit evropian
"Konkordia", njofton MIA nė gjuhėn shqipe.
"Kufijtė nuk duhet tė ndryshohen. Nuk shohim kurrfarė
nevoje pėr kėtė gjė. Ēdoherė e kemi respektuar dhe e
respektojmė sovranitetin e Maqedonisė", ka thėnė
Lejti, duke theksuar se NATO-ja vazhdon me pėrkrahjen e
sovranitetit tė Maqedonisė.
Sipas tij, gjatė dy viteve tė kaluara, pėrparėsi mė e
madhe pėr KFOR-in ishte mbrojtja e kufirit tė Maqedonisė me
Kosovėn, ndėrsa e gjithė kjo nė koordinim me autoritetet e
Maqedonisė.
-
-
- Nė
Shkup u pėruruan zyrat e reja tė Korpusit amerikan tė Paqes
-
- Shkup,
21 maj 2003 - Korpusi i Paqes Agjencia amerikane qė ka sy synim tė nxisė paqen botėrore
dhe miqėsinė me vendet e tjera do tė zgjerojė veprimtarinė
e saj nė Maqedoni.
-
- Dje nė
Shkup u pėruruan zyrat e reja tė Korpusit tė Paqes nė njė
ceremoni ku morėn pjesė ambasadori amerikan nė Shkup Lorens
Batler dhe presidenti maqedonas Boris Trajkovski.
Nė kėtė ceremoni u theksuar se veprimtaria e Korpusit tė
Paqes nė Maqedoni do tė zgjerohet dhe se do tė ketė njė
numėr madh vullnetarėsh.
Ndėrkaq, ambasadori amerikan nė Shkup Lorens Batler
ritheksoi angazhimin dhe dedikimin e Korpusit tė Paqes pėr
Maqedoninė dhe nėnvizoi se bazė bashkėpunimi ėshtė marrėveshja
e arritur midis dy vendeve nė vitin 1996.
-
-
- BDI
dhe PDK bisedojnė pėr formimin e njė partie tė pėrbashkėt
-
- Shkup,
21 maj 2003 - Bashkimi Demokratik pėr Integrim dhe Partia Demokratike Kombėtare i
kanė filluar bisedimet pėr formimin e njė subjekti tė pėrbashkėt
politik. Kėtė e konfirmoi Hysni Shaqiri, kryetar i
komisionit negociues nga radhėt e BDI-sė nė pushtet. Ai ka
shtuar se gjatė bisedimeve ėshtė arritur tė tejkalohen tė
gjitha divergjencat qė ekziston ndėrmjet kėtyre dy partive.
-
-
- Mbi
190 vende kanė miratuar marrėveshjen ndėrkombėtare kundėr
pirjes sė duhanit
-
- Gjenevė,
21 maj 2003 Mbi 190 vende kanė miratuar pėr herė tė parė sot (tė merkurėn)
marrėveshjen ndėrkombėtare kundėr pirjes sė duhanit, pėrfshirė
edhe ndalesėn e reklamimit, qė ka pėr qėllim shuarjen e
shprehisė, e cila mbyt rreth pesė milionė njerėz nė vit,
njofton Rojter.
-
- Asambleja
Botėrore e Shėndetėsisė nė takimin vjetor tė Organizatės
Botėrore tė Shėndetėsisė, ku pėrfaqėsoheshin 192 vende,
njėzėri ka miratuar Konventėn e Kontrollit tė Duhanit,
duke i vėnė kėshtu vetvetes pėr detyrė, siē thuhet
shprehimish, luftimin e rrjedhojave shkatėrruese tė
konsumimit dhe tė ekspozimit publik tė duhanit.
-
-
- Amerikanėt
pranojnė ndryshimet nė projektrezolutėn pėr Irakun
-
- Kombet
e Bashkuara, 21 maj 2003 - Amerikanėt kanė pranuar tė rishikojnė
projektrezolutėn pėr tė ardhmen politike dhe ekonomike tė
Irakut, dokument tė cilėn bashkė me Britaninė ia kanė
paraqitur Kėshillit tė Sigurimit.
Kjo lėvizje erdhi disa orė pas diskutimeve nė Kėshillin e
Sigurimit nė Nju Jork, ndėrsa votimi pėr tė pritet tė bėhet
tė enjten.
Pikat kryesore tė projektrezolutės origjinale janė heqja e
sanksioneve ndaj Bagdadit dhe marrja nė kontroll nga ana e
amerikanėve dhe britanikėve tė tė ardhurave nga nafta e
vendit.
Megjithatė, ambasadori amerikan nė Kombet e Bashkuara, John
Negroponte tha se ai ishte i hapur pėr disa ndryshime, ndėrsa
homologu i tij rus Sergei Lavrov, tha se duheshin bėrė disa
ndryshime nė ēėshtjet e ēarmatimt tė Irakut.
-
-
- Nė
luftimet e sotme nė Aceh janė vrarė 13 veta, prej tyre 10
civilė
-
- Xhakartė,
21 maj 2003 Luftime tė rrepta janė zhvilluar sot (e merkurė) nė provincėn
indoneziane Aceh dhe si duket janė pėrleshjet mė tė pėrgjakshme,
qė kur trupat qeveritare kanė ndėrmarrė njė ofensivė tė
madhe kundėr kryengritėsve separatistė, njofton BBCWorld.
-
- Zėdhėnėsi
i Lėvizjes pėr Acehun e Lirė (Gam) ka thėnė se nė sulmin
e sotėm ushtarak afėr qytetit Bireuen, janė vrarė 13 veta,
prej tyre 10 civilė. Ndėrkaq, zėdhėnėsi ushtarak
indonezian ka konfirmuar se ėshtė nė vazhdim njė operacion
nė kėtė rajon, por s'ka dhėnė detaje.
-
-
- Ushtarėt
amerikanė kanė vrarė 3 ushtarė afganė dhe kanė plagosur
komandantin e tyre afėr ambasadės nė Kabul
-
- Kabul,
21 maj 2003 Ushtarėt amerikanė kanė vrarė sot (e merkurė) tre ushtarė afganė
dhe kanė plagosur komandantin e tyre afėr ambasadės
amerikane nė Kabul, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt e
sigurimit afgan, njofton Rojter.
-
- Njė
zyrtar afgan zbulimi ka thėnė se ushtarėt amerikanė, duke
ruajtur ambasadėn, kanė hapur zjarr kur kanė vėrejtur se
afganėt po lėvizin armėt nga kazerma ushtarake pėrballė
ambasadės. Ai e ka quajtur kėtė incident si
"keqkuptim".
-
- Ndėrkaq,
zėdhėnėsi i forcave paqėruajtėse ka thėnė se ka pasur
njė shkėmbim zjarri. Zėdhėnėsi i ambasadės ka thėnė se
njėherė pėr njėherė ska koment.
-
-
- Misioni
i KB nė Kongo ka gjetur trupat e pajetė tė 230 njerėzve, tė
vrarė gjatė luftimeve tė fundit tė fraksioneve rivale nė
Bunia
-
- Bunia,
21 maj 2003 Tė dhėna tė reja kanė dalė nė lidhje me dhunėn e pėrgjakshme
nė Kongo dhe kėshtu ka shkaktuar shqetėsimet pėr gjenocid
potencial nė Republikėn qendrore tė Afrikės, njofton
BBCworld.
-
- Misioni
i Kombeve tė Bashkuara nė Kongo ka thėnė sot (e merkurė)
se ka gjetur trupat e pajetė tė 230 njerėzve, tė vrarė
gjatė luftimeve tė fundit tė fraksioneve rivale nė
kryeqytetin provincial, Bunia.
-
- Refugjatėt
civilė nė Ugandė, qė kanė ikur pėr ti shpėtuar dhunės,
kanė njoftuar pėr mizoritė e mėdha, qė kanė kryer
milicitė etnike. Qė kur kanė filluar konfliktet e atjeshme
mw1999, rreth 50 mijė njerėz kanė humbur jetėn dhe rreth
gjysmė milioni tė tjerė janė zhvendosur.
-
-
- Ngrihet
niveli i kėrcėnimit prej rrezikut terrorist nga i verdhė nė
portokalli
-
- Uashington,
21 maj 2003 - Qeveria amerikane e ngriti nivelin kombėtar tė gatishmėrisė ndaj
rrezikut terrorist nė "tė lartė", ndėrsa
ekziston frika se vala e fundit e sulmeve terroriste nė
Arabinė Saudite dhe Marok mund tė pėrhapet nė Shtetet e
Bashkuara.
Niveli i kėrcėnimit nga rreziku terrorist u rrit nga i verdhė
nė portokalli. Ky ėshtė njė shkallė mė poshtė nivelit mė
tė lartė tė gatishmėrisė.
Vendimi pėr tė ngritur nivelin e gatishmėrisė u mor pasi
zyrtarė tė lartė tė administratės sė Presidentit Bush
rishikuan tė dhėnat e zbulimit tė bazuara nė pėrgjimin e
komunikimeve qė tregojnė pėr njė rritje tė mundėsisė pėr
sulme terroriste nė Shtetet e Bashkura.
-
-
- SHBA
mbyllin ambasadėn dhe dy konsullata nė Arabinė Saudite pėr
pesė ditė
-
- Riad,
21 maj 2003
- Shtetet e Bashkuara po mbyllin ambasadėn e tyre dhe dy
konsullata nė Arabinė Saudite pėr tė paktėn pesė ditė pėr
shkak tė shqetėsimeve se sulme tė tjera terroriste mund tė
kryhen kundėr interesave amerikane nė atė vend.
Departamenti amerikan i Shtetit thotė se ky vendim nuk
pasqyron pakėnaqėsinė me pėrpjekjet saudite tė sigurimit
pas sulmeve vetėvrasėse tė javės sė kaluar nė Rijad, ku
humbėn jetėn 34 veta, mes tyre edhe 8 amerikanė.
Zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit Riēard Bauēer tha
se vendimi pėr tė mbyllur ambasadėn nė Riad dhe
konsullatat amerikane nė Jeda dhe nė Dharan ėshtė njė hap
i matur pas asaj qė ai e quajti informacion i besueshėm se
sulme tė tjera terroriste po planifikohen kundėr objekteve nė
Arabinė Saudite.
Shtetet e Bashkuara po evakuojnė pjesėtarėt e familjeve tė
diplomatėve dhe po lėnė vetėm njė personel tė kufizuar nė
Arabinė Saudite.
-
-
- Presidenti
Bush zhvilloi njė bisedė me kryeministrin palestinez
-
- Uashington,
21 maj 2003 - Gjatė njė bisede telefonike qė zhvilloi tė martėn me kryeministrin
palestinez, Mahmud Abas, Presidenti Bush theksoi nevojėn pėr
tė luftuar terrorizmin. Kėto ishin bisedimet e para qė
Presidenti Bush zhvillon me kryeministrin palestinez.
Njė zėdhėnės i Shtėpisė sė Bardhė tha se tė dy udhėheqėsit
nuk diskutuan rreth ēėshtjeve specifike, por presidenti Bush
theksoi pėrsėri vizionin e tij tė njė shteti palestinez qė
jeton nė paqe pėrkrah Izraelit.
Zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Ari Fleisher, tha se
Presidenti Bush ritheksoi nevojėn e domosdoshme qė tė
gjitha palėt tė luftojnė terrorizmin dhe tė marrin hapa
konkrete pėr krijimin e kushteteve tė prėshtatshme pėr
paqe e siguri.
Biseda telefonike u zhvillua ndėrkohė qė njė valė e re
shpėrthimesh vetėvrasėse palestineze dhe sulmesh nga forcat
izraelite tė sigurimit pasoi paraqitjen e planit tė ri tė
paqes pėr Lindjen e Mesme, qė parashikon krijimin e njė
shteti palestinez deri nė vitin 2005.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|