OPINIONE

   
20.05.2003 - Trepca.net

Mospajtim me disa nga faktet qė z. Besim Krasniqi i potencon nė shkrimin e tij, me titull: Programi politik e kombėtar i Dr. Rugovės tė jetė themel i mendimit tonė politik !


- Vėshtrimi i interesit kombėtar pėrmes dritarės partiake nuk e ndihmon aspak pėrparimin e procesit tonė politik ...!

 
20 maj 2003 / Brahim HALIMI
  
Me qė herė pas here thuhet se heshtja ėshtė pranim, por edhe natyra e disa shkrimeve si dhe faktet me tė cilat disa autorė qė pretendojnė ta thonė tė vėrtetėn e tyre ishin apo janė tė atilla tė cilat e nxisin njeriun pėr ta trazuar heshtjėn, kėto mė nxitėn edhe mua pėr ta shprehur mospajtimin tim me disa nga „faktet“ nė tė cilat mbėshtetet z. B.Krasniqi nė shkrimin e tij ...
 
Konstatimi i autorit se LDK-ja i dha Kosovės identitetin politik, ėshtė i pa argumentueshėm;
 
- Unė nuk mund ta dijė se ēka nėnkupton autori me identitet politik, por mundė tė  argumentoj se identiteti politik i Kosovės ekziston shumė kohė para formimit tė LDK-sė dhe poashtu edhe para fillimit tė karrierės politike tė z. Rugova. Vetė fakti se me identitetin politik tė Kosovės kanė luajtur kohė mė parė historianėt, politikanėt dhe forume tė ndryshme intelek-tuale, fetare e shtetėrore serbe, siq janė akademia, kisha dhe institucionet e larta shtetėrore –serbe, ka qenė njė argument i mjaftueshėm pėr tė kuptuar se pretendimi i Serbisė ishte qė pėrmes mohimit tė identitetit politik tė Koaovės, t’ua marr shqiptarėve nga dora e argumentin e fuqishėm qė e kishin, pėrmes tė cilit veprimtarėt e mėhershėm por edhe gjeneratat e tjera pas tyre thirreshin nė tė drejtėn e vetėvendosjės deri nė shkėputje...
 
Pėr tė qenė edhe mė konkret, mund tė vėrtetohet me fakte se identiteti politik i Kosovės ekziston qė nga koha kur Kosova ishte shkėputur mė dhunė nga trungu amė, sepse, nga ajo kohė ekzistojnė jo vetėm aspiratat dhe programet konkrete pėr ēlirimin e saj dhe bashkim me Shqipėrinė, por, nga ajo kohė kishim edhe shumė beteja dhe luftėra tė njėpasnjėshme pėr ruajtjėn e identitetit tė saj politik dhe kombėtar njėkohėsisht. Ndėrsa, nėse duam ta argument-ojmė identitetin politik tė Kosovės nga aspekti juridik, mund tė konstatohet se Kosova njihej si njėsi e veqantė administrative (vilajet) edhe nė kohėn kur ajo ende ishte nėn sundimin e perandorisė osmane (1868,1877 deri nė vitin 1912)...; Kosova  edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ishte njėsi e organizuar nė pikpamje partiake-politike dhe ushtarake-juridike...; Kosova kishte identitetin politik (me elemente tė identitetit shtetėror) edhe nė kohėn kur gėzonte statusin e autonomisė politike territoriale sipas Kushtetutės sė vitit 1974...;
 
Pra mund tė vėrtetohet saktėsisht se Kosova kishte identitetin e saj politik shumė kohė para se nė Kosovė tė lejohet formimi i LDK-sė dhe tė lulėzoj sistemi shumėpartiak. Megjithatė synim i yni ishte dhė ėshtė ndėrtimi i identitetit shtetėror tė Kosovės, tė cilin edhe sot po mundohemi ta arrijmė. Nė kėtė kontekst ėshtė i pa diskutueshėm edhe fakti se pėr ruajtjėn e identitetit politik e kombėtar tė Kosovės, si dhe avansimin e atij identiteti nė identitet shtetėror, janė angazhuar edhe shumė veprimtarė qė u pėrkisnin organizatave tė ndryshme politike-ilegale (nė periudha tė ndryshme kohore), dhe se pėr kėtė veprimtari ata edhe janė dėnuar me shumė vite burgim, disa prej tė cilėve edhe janė likuiduar fizikisht nga UDB-ja serbo-sllave. Sigurisht se pa njė veprimtari tė ngjeshur tė atyre organizatave-ilegale, qė udhėhiqeshin nga njerėz-patriot, tė dėshmuar edhe me gadishmėrinė pėr vetėsakrifica, nuk do tė krijoheshin as kushtėt dhe realitetet e reja pėr fillimin e pluralizmit nė Kosovė...
 
Konstatimi i autorit se Programi i LDK-sė ishte program politik nacionalist dhe se pėrputhej decicivisht me vullnetin e shqiptarėve tė Kosovės, nuk ėshtė i saktė;
 
Nga ky konstatim kam fituar pėrshtypjėn se z. Besim Krasniqi  ose e ka harruar pėrmba-jtjėn e programit fillestar tė LDK-sė, ose paska ndonjė program tjetėr tė ri pėr tė cilin unė nuk jam i informuar !
 
LDK-ja(23.12.1989) ishte partia e parė e Kosovės (pas SHIDJ-sė tė Veton Surroit), qė kishte marrur lejen e Beogradit pėr tė vepruar si subjekt i regjistruar politik, prandaj si mund tė pritej qė nė programin e saj atėhere tė jetė gjendur pavarėsia e Kosovės apo formulime me kuptime nacionaliste, dhe qė regjistrimi tė bėhej nė  Beograd....!  Asnjė logjikė e shėndoshė nuk mund ta arsyetoj konstatimin e autorit, nėse dihet mirėfilli se ende ekzistonte federata jugosllave, se ishte koha kur Milloshevisqi ishte ngritur nė maje tė pushtetit serbo-sllav dhe se ishte koha kur nė Kosovė mbretėronte gjendja e shtetėrrethimit ushtarako-policor .
 
Pretendimi i autorit pėr tė shkruar pėr meritat (vetėm tė LDK-sė dhe tė z.Rugova), pa i vėnė nė dukje edhe dobėsitė dhe gabimet e tyre, poashtu duke e harruar me qėllim angazhimin edhe tė tė tjerėve..., ma pėrkujton kohėn e fushatave tė kaluara  parazgjedhore, nėse kjo nuk do konsiderohej si propagandė pėr parfushatėn e ardhėshme.
 
Pėr hirė tė lexuesve dhe tė tė vėrtetės po i vė nė dukje vetėm disa prej shumė fakteve ekzistuese qė dėshmojnė se nuk ka mėse tė mburret LDK-ja e as z. Rugova pėr sukseset e kaluara, sikurse qė nuk ka arsye tė mburret pėr rezultate as klasa e sotme politike dhe udhėheqja e jonė institu-cionale, pėr derisa Kosovėn e kemi ende me njė status tė pa definuar politik dhe juridik (e ngjajshme me pozitat neokoloniale), pėr derisa  nė Kosovė ende gjejnė zbatim ligjet serbo-sllave, pėr derisa njė pjesė e territorit tė Kosovės ėshtė ende e ndarė etj ... 
 
Autori siq duket, jo rastėsisht ka anashkaluar edhe kontributin e ish deputetėve tė Kuvend-it  tė KSA tė Kosovės, tė cilėt nė kushtet e njė shtetėrrethimi ushtarako-policor jo vetėm se i thanė jo amandamenteve kushtetuese tė Serbisė pėr Kushtetuten e Kosovės, me tė cilat supri-mohej autonomia politiko-territoriale e saj, por ata shkuan edhe mė larg, pra ata e shpallėn Deklaratėn Kushtetuese mbi Kosovėn si njėsi e mėvetėsishme dhe e barabartė nė kuadrin e Federatės (Konfederatės) sė Jugosllavisė me 2 korrik 1990, ata shpallėn Kushtetutėn e Repu-blikės sė Kosovės nė Kaēanik, me 7 shtator 1990, nga Kuvendi i atėhershėm ėshtė marrė vendimi pėr mbajtjėn e Referendumit (26-30 shtator 1991) ku  sipas rezultateve tė atij referendumi, Kuvendi i atėhershėm miratoi edhe Rezolutėn mbi pavarėsinė dhe sovranitetin shtetėror  tė Kosovės, me 18 tetor 1991. 
 
Pikėrisht kėto ishin disa nga aktet e njė rėndėsie tė veqantė pėr pėrparimin e subjektivitetit shtetėrorė tė Kosovės tė cilat edhe i hapėn rrugė mbajtjės sė zgjedhjeve tė para parlamentare dhe presidenciale me 24 maj 1992, e jo aktet qė autori i ka pėrmendur nė fillim tė shkrimit tė tij.
 
Nėse do ta shtronim pyetjėn: cilat janė vendimet juridiko-politike tė z.Rugova si kryetar i Republikės sė Kosovės dhe vendimet Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, nga viti 1992–1996, pėrmes tė cilave do tė pėrparohej shkalla e subjektivitetit shtetėrorė tė Kosovės, pėrgjigjėja do tė jetė negative - nuk kishte vendime. 
 
Ai, asnjėhere, nė asnjė takim qė ka tė bėjė me procesin politiko-juridik tė Kosovės nuk ėshtė pritur apo pėrcjellur nga tė huajt si kryetar, sepse ai nuk pati guximin pėr ta kryer me kompe-tencė detyrėn e kryetarit(lexoje Kushtetutėn e v. 1990). Siq do ta shohim edhe mė vonė, ai as Marėveshjėn rreth arsimi t tė cilėn nuk do duhej ta nėnshkruante, e kishte nėnshkruar si dr. Ibrahim Rugova (jo si kryetar i Kosovės).... etj.
 
 Poashtu, koha ka dėshmuar se pasojat e moskonstituimit tė Kuvendit tė Kosovės, pas zgjedhjeve tė vitit 1992, ishin tė rėnda dhe tė papėrmirėsueshme, sepse siq do e shohim mė vonė, Kuvendin nuk do mund ta zėvendėsojnė kurrėfarė komisionesh apo trupash tjera parlamentare. Ai Kuvend ėshtė dashur tė konstituohej patjetėr, njėherit ai ka pasur pėr detyrė ta shpallte edhe rezolutėn mbi konstatimin e okupimit tė Republikės sė Kosovės nga pushteti politik jolegjitim i Serbisė...  
 
Njerėzit qė e njohin historinė dhe i kuptojnė pėrvojat e historisė, nė politikė sillen mė realisht, te ne nė Kosovė ndodhi e kundėrta, z. Rugova me rrethin e tij tė ngushtė duke u  sjellur nė mėnyrė autoritare dhe duke i injoruar mendimet e tė tjerėve,arriti qė lėvizjėn paqėsore-aktive ta shndėrroj nė njė levizje paqėsore-pasive.            
 
Prandaj, duke mos pasur strategji pėr ta pėrparuar prosesin e nisur, ai vepronte nė ilegalitet tė dyfishtė: nė ilegalitet nė relacion me pushtetin e okupatorit dhe nė ilegali-tet nė realacion me partitė e tjera shqiptare qė mendonin ndryshe.
 
Autori imagjinon LPK-nė si armik tė LDK-sė dhe si shkaktare e armiqėsisė sė saj me UĒK-nė, duke pėrmendur kėtu emrat qė paskan bėrė rezistencėn e armatosur nga ana e LDK-sė...; Me kėtė konstatim zotriu po e verteton edhe vetė se kreu i LDK-sė prioritet kishte partinė e jo shtetin (kujto mospajtimet Qeveri-LDK dhe kryetar –kryeministėr...etj.)
 
Kishte qenė me rėndėsi pėr opinionin sikur autori  tė kishite publikuar sė paku njė vendimn  tė kreut mė tė lartė tė LDK-sė  qė i dedikohej luftės apo pėrkrahjės ndaj UĒK-sė, nė kohėn kur ajo ishte mė se e domosdoshme (kujto deklaratėn pėr opinion tė sekretarit tė LDK-sė, M.K)
 
Gjithė kėtė qė e thash pakė mė lartė i pėrket udhėheqjės sė lartė qendrore e jo anėtar-ėsisė sė gjerė dhe udhėheqjeve lokale tė LDK-sė, sepse, ata edhe pa e pyetur askėnd kanė ditur tė rrjeshtohen nė mbrojtje tė Kosovės.
 
Sigurisht se edhe udhėheqja e pasluftės gjegjėsisht elita e tashme politike ka mjaftė gabime dhe ėshtė mjaftė pasive pėrball kushteve dhe mundėsive qė ka pėr tė zhvilluar njė politikė mė aktive. Si pasojė e kėtij pasivitetei dhe e shtyerjeve ndėrpartiake tė politikanėve tė Kosovės nė njėrėn anė dhe pėr shkak tė politikės jo largėpamse tė Shqipėrisė nė anėn tjetėr, ia kemi mund-ėsuar Serbisė kalimin e shpejtė nė njė ofanzivė politike dhe diplomatike nė arenėn ndėrkombė-tare, tė cilėn situatė as ajo vetė nuk e ka pritur tash pėr tash, pėr shkak tė bagazhit tė krimeve dhe gjenocidit qė ajo i kishte kryer nė Kroaci, Bosnje dhe nė Kosovė....
 
Pėronalisht nuk e pėrkrahi propozimin pėr Memorandum...., sepse ēdo ngrierje apo shtyerje e mėtejme e kohės pėr definimin e statusit, pėr shumė arsye dhe nga disa aspekte,  ėshtė nė dėm tonin. Ne nuk guxojmė ta pėrsėrisim gabimet e sė kaluarės, pra nuk kemi kohė pėr tė humbur e as pėr tė pritur.
 
Ndėrsa, propozimin pėr Union me Shqipėrinė apo edhe pėr bashkim kombėtarė, i pėrkrahi qė tė dyjat sepse, nuk ka asgjė tė keq kėtu. Bile e mira e tyre qendron se nė aspektin strategjik dhe pragmatik jo vetėm qė shprehet vullneti i natyrshėm i popullit tonė siq e shprehin edhe popujt e tjerė, por poashtu i japin bazė mė tė fortė edhe opcionit pėr pavarėsinė e Kosovės pėrballė kerkesės maksimale tė Serbisė dhe presioneve ndėrkombėtare pėr kompromise tė dyanshme ...!      
 
Me qė dihet se nė ēdo marėveshje dypalėshe me ndėrmjetėsuesin ndėrkombėtar ka pasur dhe do ketė koncesione, atėhere kompromisi mė i mundshėm qė do pranohej mė lehtė nga bashkėsia ndėrkombėtare nė krye me SHBA-tė, do tė ishte: jo sovranitetit serb mbi Kosovėn dhe jo ndarje e re siq e kerkojnė ata, sikurse dhe jo-ja pėr shqiptarėt pėr bashkim kombėtar dhe pėr Union me Shqipėrinė.  Megjithatė kjo mund tė ndodhė kėshtu vetėm nėse ne e ndėrtojmė njė strategji tė pėrbashkėt-jo partiake, e cila do duhej prezentuar dhe mbrojtur vetėm instituci-onalisht !  Pėrndryshe, mundemi tė pėsojmė mė keq nėse nuk do arrihet uniteti pėr strategjinė apo platformėn e pėrbashkėt.
   
Ajo qė mė ka befasuar mė sė shumti nė kėtė shkrim ishte se ky autor  ndoshta pa qėllim, ka gabuar rėndė kur shkon aq largė se qė e mohon edhe sakrificėn e vėrtetė tė dėshmorėve tė lirisė, duke e lidhur atė me programe partiake. Jo zotri, asnjė dėshmorė nuk ka vdekur pėr hir tė z.Rugova dhe filozofisė sė tij e as pėr shkaktė programit partiak tė cilin ju e quani „kombėtar“. Ata nuk kanė janė sakrifikuar as pėr hirė tė interesave tė partive tė tjera. Duke e formuar UĒK-nė dhe duke e organizuar kryengritjėn e armatosur, ata me guximin dhe strategjinė e tyre, sėpari ia kthyen kranarinė dhe dinjitetin e humbur shqiptarėve tė Kosovės dhe pastaj duke luftuar u flijuan pėr lirinė e kėtij populli dhe pėr pavarėsinė e Kosovės.
 
Shihet kjartė se autori  nuk ka guxuar t’i largohet fare vijės partiake edhepse, e pėrseritė herė pas here angazhimin pėr interesin kombėtar. Kjo formė ma pėrkujton njė kohė tė kaluar-qoftė e harruar,periudhėn e diktaturave komuniste, kur rreth angazhimeve pėr „interesin kombėtar “ parulla dominante ishte „tė na rroj partija“...!
 
Si pėrfundim: Ēėshtja shqiptare nė pėrgjithėsi dhe ēėshtja e Kosovės nė veqanėti i takon secilit shqiptar qė e ndjenė vetėn atdhetar. Ajo nuk mund tė jetė dhe tė mbetet peng i politikave dhe i politikanėve pavarėsisht prej autoritetit qė ata kanė gėzuar apo qė sot e gėzojnė.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.