| |
 |
OPINIONE |
|
|
20.05.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Rrethi
vicioz, inercioni politik dhe koha e humbur..! |
|
|
|
|
|
|
|
|
- 20
maj 2003 / Shkruan: Rexhep ELEZAJ
-
- Se
ėshtė koha pėr veprime shumė mė aktive politike nė tė
gjitha nivelet shtetrore tė Kosovės, tregojnė qartė
debatet e ashpra si dhe raportet e tensionuara midis
subjekteve vendore me ato ndėrkombėtare, nė rendė tė parė
pėr shkak tė pasivitetit dhe qėndrimit konfuz tė UNMIK-ut
dhe shefit tė saj z. M. Steiner ndaj statusit pėrfundimtar tė
Kosovės. Mirėpo, shembulli mė i shkelqyer se subjektet tona
shtetrore duhet tė jenė tė pavarura nė fushėveprimtarinė
dhe vendimet e tyre politike pa kėrkuar leje nga kjo
adminstratė, tregon rasti i aprovimit tė Rezulutės pėr
luftėn ēlirimtare tė shqiptarėve tė Kosovės tė
miratruar me 15 tė kėtij muaji nga shumica e deputetėve tė
Parlamentit tė Kosovės, tė cilėt me kėtė akt sublim bėn
njė hap tė madh pėrpara pėr ti treguar botės se Kosova
dhe populli i saj nuk mund tė ngelin pėrgjithmonė peng i njė
politike inerte dhe globale tė administratės civile ndėrkombėtare
nė Kosovė e cila, siē duket, me ēdo kusht dėshiron ta
mbajė kėtė pjesė tė Europės tė ngrirė dhe jashtė
proceseve integruese brenda kontinentit mė tė vjetėr.
-
- Pa
kyējen e kėsaj pjese tė Ballkanit, gjegjėsisht tė Kosovės
nė rrjedhat zhvillimore europiane nuk mund tė realizohet
asnjė ecje pėrpara drejt bashkimit real tė Europės nė njė
familje tė pėrbashkėt, por as drejt jetėsimit tė Rendit tė
ri botėror si nė aspektin politik ashtu dhe ate ekonomik.
Prandaj, mbajtja e Kosovės tė izoluar (ndalimi i z. Steiner
pėrfaqėsuesėve tė shtetit tė Kosovės qė tė marrin pjesė
nė tubimet e ardhshme ndėrkombėatre nė Bruksel dhe
Selanik) dhe nė gjendje tė njė status-quoje tė pakuptimtė
pėr kohėn dhe rrethanat politike botėrore, tė shprehur
qartė nė kėrkesėn absurde tė njė subjekti politik
shqiptar qė statusi final i Kosovės tė prolongohet me
Moratorium politik (lexo: mortum-vdekje e pėrkohėshme), ku,
pranė rrjedhave edhe ashtu tė ngadalshme politike, do tė
pushonin krejtėsisht aktivitetet politike si dhe ato mė tė
zakonshmet tė organeve shtetrore dhe subjekteve politike
shqiptare, ku do tė ndėrpriten angazhimet rreth jetėsimit
sa mė parė tė vullnetit politik tė popullit shqiptar pėr
pavarėsi dhe shtet tė pavarur e sovran, ku pėr njė periudhė
dy-tri vjeēare nuk do tė ketė biseda nė asnjė nivel
diplomatik rreth shqyrtimit tė modaliteteve tė ndėrtimit tė
shtetit tė ardhshėm tė Kosovės, etj, por, ku sipas kėsaj
kėrkese absurde dhe vetėvrasėse ēdo gjė nė Kosovė do tė
shndrrohej nė njė trup tė vdekur, pėrkatėsisht nė njė
shoqėri inerte dhe amorfe pa gjak dhe ngjyre njerėzore, ku
ēdo levizje, punė dhe aktivitet do ti ngjajė erės qė
frynė nė kahje tė ndryshme dhe pa ndonjė cak, ku ēdo gjė
do tė sillej brenda rrethit vicioz siē ėshtė tani situata,
ku konkurenca politike do tė merrte karakterin e njė lufte tė
kotė dhe tė pakuptimtė, ngase kur vdes ideali shuhet edhe
vullneti pėr veprim, etj, e pranuam ose jo kėtė realitet tė
hidhur, e gjithė kjo zallahamė e cila e ka kapluar sot
hapsirėn politike nė Kosovė po i dėmton nė mėnyrė tė
pariparueshme interesat politike tė shqiptarėve nė rrugėn
e tyre tė pavarėsisė dhe ndėrtimit tė shtetit tė
pavarur, aspiratė kolektive pėr tė cilėn sakrifikuan me
mijėra dėshmorė.
-
- Pjatimi
i tyre me kėtė gjendje inercioni politik ėshtė barazi me
kapitulim. Njė rrjedhė tė kėtillė nuk e dėshiron askush,
por as qė mund ta pranojnė si akt tė kryer, sepse populli
shqiptar i Kosovės nuk ka luftuar qė tė ngelė pas gjithė
asaj tragjedie kolektive qė e pėrjetoi gjatė viteve 1990/99
edhe mėtej si shoqėri me njė status tė padefinuar
juridikisht dhe politikisht, kur dihet mirėfilli se gjithė
ato viktima dhe sakrifica nuk i dha pėr mbetur edhe mė tej
monedhė pėr ēkusuritje politike nė Ballkan e pėr ti
paguar edhe kėsaj rradhe borqet e huaja. Kjo situatė e
krijuar pas katėr viteve qėkur Kosova ėshtė ēliruar ėshtė
e paparanueshme pėr shqiptarėt, prandaj subjektet tona
shtetrore dhe politike duhet tė ndėrmarrin hapa konkret, siē
ishte Rezoluta e fundit, nė planin e jetėsimit sa mė tė
shpejt tė pavarėsisė sė Kosovės, posaēėrisht nė planin
e aktiviteteve diplomatike, sepse ėshtė koha e fundit qė tė
thyhet kjo heshtje edhe nė arenėn ndėrkombėtare, qė tė
dilet nga ky rreth vicioz i mosveprimit politiko-diplomatik, nė
kohėn kur megjithė disa levizje shumė tė vogla drejtė
qendrave tė vendosjeve ndėrkombėtare, prezenca e ēėshtjes
dhe statusit final tė Kosovės si ēėshtje e pazgjidhur kombėtare
e njė populli, ėshtė shumė pakė e pranishme.
-
- Realizimi
dhe respektimi i tė drejatve legjitime tė njė populli pėr
pavarėsi dhe vetėvendosje i cili e ka paguar aq shtrejtė ēmimin
e lirisė dhe pavarėsisė sė tij, siē ėshtė rasti me
popullin shqiptar tė Kosovės, i cili nuk e ka meritur njė
tretman dhe zhagitje kaq tė gjatė kur ėshtė fjala pėr
njohjen e pavarėsisė sė tij nga ana e faktorėve ndėrkombėtarė,
ngase parimet mbi tė cilat janė ngritur dhe pranuar shtetet
nacionale mė herėt nuk kanė ndryshuar ende nė mėnyrė qė
tani ndaj shqiptarėve tė aplikohen moduse dhe shema tė reja
juridike, mbase nuk ka ndryshuar asgjė as nė pėrmbajtje e
konventave ndėrkombėatre me tė cilat ėshtė rregulluar
ēėshtja e tė drejatve tė popujve pėr vetėvendosje si dhe
krijimi i shteteve tė pavarura. Atėherė, pse sot bėhėn pėrjashtime
vetėm nė rastin e Kosovės, pse vetėm ndaj shqiptarėve po
zbatohen rregulla tė posaēme politike dhe juridike ndėrkombėtare,
pse vetėm ndaj Kosovės po aplikohen korniza kushtetuese,
ligje tė pėrkohėshme, kompetenca tė rezervuara, tė drejta
tė kufizuara, organe shtetrore tė cunguara dhe pa kompetenca
vendimmarrėse, dhe kėshtu limit pas limiti tė pa zbatuara
askund deri mė tani nė botė, mbetėt njė ēėshtje
komplekse e cila kėrkon analiza dhe shqyrtime mė tė gjėra
politike.
-
- Shqiptarėt
nuk kanė bėrė luftė ēlirimtare pėr tė mbetur serish nėn
jurisdikcionin e unionit sero-malazez, nuk i rrokėn armėt qė
ta dėbojnė armikun nga trojet e veta pėr tė ngelur prapė
nėn robėrinė sllave, por ate luftė e bėn pėr tė qenė tė
lirė, sovran dhe tė pavarur nga nga tutela dhe okupimi
fashizoid serbosllav, prandaj zhagitja e njohjes formale tė
pavarėsisė dhe shtetit tė Kosovės nga ana e faktorėve ndėrkombėtarė
pashmangshėm se do tė hap dilema dhe ēėshtje tė reja
brenda spektrit politik shqiptar nė raport me gjendjen
aktuale politike nė rajon, sidomos ndaj qendrimit neglizhent
tė BE-sė ndaj zgjidhjes sė statusit final tė Kosovės,
zgjidhja e tė cilit ka vetėm njė rrugė; Kosova tė njihet
sa mė parė shtet i pavarur dhe sovran me tė drejta dhe
obligime tė barabarta ndaj organizmave ndėrkombėtarė njėsoi
sikur qė kanė tė gjitha shtetet tjera anėtare tė OKB-sė.
Nė tė kundėrtėn, ēdo solucion tjetėr politik i
disfavorshėm pėr Kosovėn dhe shqiptarėt nėnkupton
shtruarjen e kėrkesės nga ana e tyre pėr ribashkim kombėtar
realizimin e tė cilit nuk mund ta pengojė mė askush.
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|