|
- 20 maj 2003 / Prof.Dr.Mehdi
HYSENI*
-
- Shkencėrisht,
trajtimi i nocionit tė ēarmatimit nuk mund tė bėhet i plotė,
pa shpjegimin paraprak tė fenomenit tė armatimit. Mirėpo,
ne duke mos u hedhur nė prejardhjen
e largėt historike tė armatimit (qė nga shigjeta,
mburoja e deri te zbulimi i armėve bėrthamore), qė ėshtė
zhvilluar nė vazhdimėsi sipas njė vije vertikale, ėshtė e
domosdoshme tė nxjerrim konkluzionin, se armėt gjithmonė
janė prodhuar pėr nevoja tė brendshme dhe tė jashtme.
Objektivisht armatimi
pėr nevoja tė brendshme nėnkupton mbrojtjen e rendit
politik dhe shoqėror, ndėrsa armatimi i jashtėm
kryesisht nėnkupton destinimin pėr mbrojtjen e sovranitetit
kombėtar dhe tė tėrėsisė territoriale, ose pėr qėllime
ekspansioniste.
-
- Edhe
pse kjo skemė, ipso facto karakterizohet nga rėndėsia e saj
teorike dhe jetėsore, si e metė e saj parėsore konsiderohet
vėshtirėsia e pėrcaktimit tė saj, sidomos vlerėsimi midis
kėtyre raporteve tė armatimit. Dikur konsiderohej se, ishte
e mjaftueshme nxjerrja e konstatimit
nėse lloji i caktuar i armėve kishte karakter
defensiv ose ofensiv, nė mėnyrė qė tė arrihej njohuria e
plotė lidhur me
karakterin (sulmues ose mbrojtės) e destinimit tė
tyre . Doktrinat moderne strategjike pėrfshijnė edhe armėt
bėrthamore(ofensive) si mjete mbrojtėse. Gjithashtu, dikur
mbiztėronte bindja se, treguesit sasiorė ishin tė
mjaftueshėm pėr pasqyrimin e faktit nėse armėt kishin
karakter tė mbrojtjes legale tė rendit politiko-shoqėror
ose karakter pėr qėllime luftarake. Ndėrkaq, sot, mbizotėrojnė
pikėpamje qė, procesi i tėrėsisht i armatimit, tė
trajtohet si pjesė pėrbėrėse
e forcimit tė sigurisė kombėtare
dhe tė
asaj ndėrkombėtare.
-
- Nė
kėtė vėshtrim, arma
gjithmonė ka qenė instrument i pėrdorimit tė forcės,
kurse procesi
i armatimit
ka qenė dhe ėshtė nė funksion tė politikės sė mbizotėrimit
dhe tė hegjemonisė. Mirėfilli, sikur tė mos ekzistonte
armatimi sasior dhe cilėsor, nuk do tė ndodhnin as dy luftėrat
botėrore (I dhe II), tė cilat botės i sollėn me miliona
viktima nė njerėz dhe shkatėrrime tė mėdha ekonomike dhe
tė vlerave tė tjera tė civilizimit njerėzor.
-
- Duke
i mbajtur parasysh njohuritė teorike dhe empirike tė
fenomenit tė armatimit, lind jo vetėm nevoja politike, por
edhe synimi i thellė njerėzor pėr arritjen e ēarmatimit. E
drejta pėr paqe dhe e drejta e jetės, tė cilat si tė
drejta elementare tė njeriut nuk mund tė realizohen pa jetėsimin
e procesit tė ēarmatimit. Nga kjo del se, nevoja pėr ēarmatim
mund tė justifikohet duke
u bazuar nė argumentet morale, politike dhe juridike, mirėpo
kohėve tė fundit (veēanėrisht nga pėrfundimi i luftės sė
ftohtė, dhe dėshtimi
i realsocializmit tė ish-BRSS-sė dhe shteteve tė kampit
socialist tė tij nė vitin 1989 tė dekadės sė fundme tė
shekullit XX) edhe nė
saje tė rivendikimeve imediate
ekonomike dhe sociale. Duke u mbėshtetur nė to, pa
dyshim mund tė thuhet se, ēarmatimi duhet tė jetė
objektiv, preokupim dhe interes jetik i gjithė njerėzimit. Nė
kėtė kontekst, ėshtė e domosdoshme, qė tė vėshtrohet
edhe procesi
i ēarmatimit tė Gadishullit Ballkanik.
-
-
- Shqiptarėt
nuk mund mbahen pengjė
tė pėrjetshėm tė militarizmit imperialist serbomadh
nė Ballkan
-
- Pėrpjekjet
dhe tendencat e disa faktorėve ndėrkombėtarė, qė Unionin
e Serbisė dhe tė Malit tė Zi, jo ta ringjallin, por ta
modernizojnė nė shkallėn mė tė pėrsosur me arsenal
ushtarak dhe me armatime, jo vetėm se janė nė kundėrshtim
me interesat jetike tė popullit shqiptar nė Ballkan, por
edhe me dispozitat e konventave ndėrkombėtare pėr
kontrollin e armatimeve dhe tė ēarmatimit, tė cilat janė nė
fuqi. Nė kėtė kuptim, bėn pėrjashtim vetėm OKB-ja, e
cila sipas kompetencave dhe autorizimeve tė saj gėzon tė
drejtėn e ligjshme pėr shqyrtuar dhe vlerėsuar parimet e ēarmatimit
( Asambleja e Pėrgjithshme, neni 11, paragrafi 1 i Kartės),
dhe rregullimin e armatimeve (Kėshilli i Sigurimit, neni 26 i
Kartės). Mirėpo, praktika e deritashme mbigjysmėshekullore
e OKB-sė ka provuar se, veprimi i mėvetėsishėm i
saj nė kėtė kuptim shpeshherė ka qenė i kufizuar dhe i
modifikuar nga efekti i vetos sė shteteve- anėtare tė
pėrhershmes sė Kėshillit tė Sigurimit.
-
- Qysh
nga periudha e shekullit XIX, janė bėrė pėrpjekje pėr
kufizimin dhe pėr ndalimin e tė ashtuquajturave armė
johumane, si dhe pėr ēarmatimin e pėrgjithshėm nėn
kontrollin rigoroz ndėrkombėtar, sidomos pas pėrfundimit tė
Luftės sė Dytė Botėrore. Mirėpo, nuk ėshtė arritur
ndonjė objektiv i rėndėsishėm deri mė 1989, kur u arrit
nė kuptimin global ndėrmjet dy superfuqive botėrore
SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik, me ērast pėrmbyset
sistemi komunist i perandorisė sė kuqe sovjetike dhe i
xhuxhėve tė saj tė Evropės Lindore, si dhe pėrmbyllet
kaptina gjysmėshekullore e luftės sė ftohtė
nė dimensione ndėrkombėtare tė pėrbotshme. Ska
dyshim se kjo ishte njė kthesė vendimtare nė historinė e
njerėzimit, dhe tė sistemit
tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, ngaqė shumė popuj dhe
vende tė ish-kampit socialist
si brenda vetė BRSS-ė, ashtu edhe jashtė tij nė
Evropė dhe nė Ballkan, arritėn qė tė pavarėsohen (duke
konsumuar vlerat e reja demokratike tė qytetėrimit tė lashtė
perėndimor, duke hyrė nė njė fazė tė rėndėsishme
historike tė ndėrtimit tė njė shoqėrie tė re me parime
dhe me vlera
universale botėrore: liria, siguria, rendi, drejtėsia dhe
mirėqenia) tutela
e totalitarizmit dhe e hegjemonizmit revizionist
sovjetik e jugosllav.
-
- Nė
Ballkan, njė imperativ i kėtillė i vlerave kulminante, siē
janė liria dhe pavarėsia kombėtare dhe shtetėrore, nuk u pėrmbushė
vetėm pėr kombin e copėtuar dhe tė kolonizuar shqiptar, i
cili edhe nė
fillimshekullin XX, viti 2003
akoma ndodhet
nėn kthetrat e pėrgjakshme tė imperializmit gjakatar
serbomalazez sllav. Kėto atribute fundamentale nuk u arritėn
pėr shkak tė politikės
dhe tė praktikės sė terrorit
dhe gjenocidit shtetėror tė Unionit Serbomalazez, dhe
anashkalimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Kėtė
hipokrizi tė agresionit dhe tė terrorit gjenocid shtetėror
serbomalazez mbi shkeljen e sė drejtės sė ligjshme
historike dhe tė vetėvendosjes sė kombit shqiptar nė
Ballkan, qė ėshtė nė shpėrputhje me parimet dhe me vlerat
e rendit juridik pozitiv ndėrkombėtar, e provon edhe gjendja
e tanishme e Kosovės, pavarėsia e sė cilės
(si rrjedhim i
taktizimeve tė
politikės sė brendshme infantile, ashtu edhe nga interesat
dhe divergjencat e bashkėsisė ndėrkombėtare) ka ngelur
pezull as nė qiell, as nė tokė, edhe pse kjo i
plotėson tė gjitha kushtet sipas standardeve tė sė drejtės
ndėrkombėtare.
-
- Nė
rastin konkret, nuk e kanė dhėnė provomin e detyrueshėm
dhe tė ligjshėm as Kombet e Bashkuara, sepse
fare nuk i morėn nė konsideratė tė drejtėn e vetėvendosjes
dhe tė drejtėn e
mbrojtjes sė shqiptarėve nga ushtrimi i gjenocidit
serbomalazez nė Kosovė, sipas Deklaratės pėr njohjen e
pavarėsisė vendeve dhe popujve tė kolonizuar, tė
sanksionuar nė Rezolutėn 1514 , 14 dhjetor 1960 dhe (II)
Rezolutėn 2105 (XX), 20 dhjetor 1965. Duke u mbėshtetur nė
kėto dy rezoluta, Asamblea
e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara, ka qenė e
detyruar qė ta dėnonte pėrfundimisht krimin e gjenocidit
kolonial serbomalazez mbi shqiptarėt dhe Kosovėn, pa marrė
parasysh pėlqimin ose dėshirat e shtetit kolonialist serb tė
Slobodan Milosheviqit, sepse, si rrjedhojė e njė vendimi tė
kėtillė tė ligjshėm juridik tė OKB-sė, do tė vinte nė
shprehje realizimi objektiv i sė drejtės sė vetėvendosjes
dhe i pavarėsisė sė plotė tė Kosovės, qė do tė ishte nė
pėrputhje tė plotė me parimet dhe me rregullat e sė drejtės
sė sotme ndėrkombėtare publike. Mirėpo, edhe pse e drejta
dhe drejtėsia ndėrkombėtare ishte nė favor tė zgjidhjes sė
drejt pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės, kjo edhe pas
katėr vitesh nėn mandatin paqėsor juridik ndėrkombėtar tė
OKB-sė, ngeli peng si pasojė e pėrzierjes direkte
e politikės strategjike tė militarizmit tė Unionit
Serbomalazez.
-
- Historia
e deritashme e popujve ballkanikė ka dėshmuar se, tė gjitha
luftėrat tė cilat janė zhvilluar qė nga dhjetėvjetshi i
parė i shekullit XX (1912-1945),
dhe nė dekadėn e fundme tė tij(1989-1999), shkaktar
kryesor i tyre ka qenė hegjemonizmi kolonial dhe imperializmi
sllav i Serbisė
dhe i Malit tė Zi ndaj territoreve shqiptare, hungareze,
bullgare dhe kroate. Kėtė nė veēanti, e provojnė edhe
luftėrat gjenocidale tė Serbisė sė Slobodan Milosheviqit,
tė zhvilluara kundėr Koracisė, Bosnjės dhe Kosovės gjatė
viteve 1990-1999. Konstanta dhe simetria kryesore e qėllimit
tė gjitha kėtyre luftėrave ishte pastrimi etnik dhe
gjenocidi serbomalzez ndaj shqiptarėve, kroatėve dhe
myslimanėve boshnjakė, si dhe pėrthithja e territoreve tė
tyre etnike.
-
- Nė
realizimin e kėtij koncepti militarist kolonial serbomadh,
pikėrisht kanė ndikuar stoqet
enorme dhe tė pakontrolluara tė arsenalit dhe tė
armatimit ushtarak tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi(RFJ),
tė trashėguara nga
ish-Ushtria Popullore e Jugosllavisė (APJ) e
ish-RSFJ-sė, e cila gjatė periudhės pothuaj se gjysmėshekullore
(1945-1990), ishte produkt i financuar jo vetėm nga buxheti i
Republikės sė Serbisė dhe i Malit tė Zi, por edhe nga
fondi buxhetor i katėr republikave tė tjera: Sllovenia,
Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, si dhe nga buxheti i
qeverive tė Krahinės Autonome tė Kosovės dhe tė Krahinės
sė Vojvodinės. Pėrpos financimit tė fondit
buxhetor tė pėrbashkėt tė tė gjitha kombėsive tė
ish-RSFJ-sė, qė pėrbėhej nga 4% e tė ardhurave per
capita, struktura fizike dhe
ushtarake e ish-APJ-sė pėrbėhej nga tė gjithė pjesėtarėt
e pėrkatėsive etnike tė ish-RSFJ-sė, e cila numėrone
70.000 mijė oficerė dhe stafin e saj, si dhe rreth
150.000 rekrutė. Pėrveē urshtrisė sė rregullt Jugosllavia
e Titos, kishte nė dispozicion edhe Mbrojtjen Territoriale me
mbi 1000.000 (njė) milion ushtarakė rezervė. Ndėr shtatėdhejtėmijė
oficerė sa kishte APJ-ja, 70% prej tyre ishin tė kombėsisė
serbe dhe malazeze. Gjatė periudhės sė viteve 1986-1991,
shpezimet e buxhetit ushtarak kapnin shumėn prej
$ 2.491 milionė dollarė, shumė kjo, e cila nė
krahasim me atė tė vitit 1988, ishte reduktuar nė $ 1.376
milionė dollarė
(SIPRI
Yearbook 1992:World Armaments and Disarmaments,
citat i cituar sipas Mary Kaldor, New and Old Wars,
2001, f.44-45).
-
- Duke
mbajtur parasysh kėto shifra fragmentare tė statistikės sė
ushtrisė jugosllave,
ska dyshim se, si ish-RSFJ-ja,
ashtu edhe RFJ-ja(Serbia+Mali i Zi) e Dobrica Qosiqit
dhe e Slobodan Milosheviqit, kanė pasur njė emėrues tė pėrbashkėt:Jugoslavia
ka qenė ndėr vendet mė tė militarizuara nė Evropė, duke
pėrjashtuar ish-Bashkimin Sovjetik(Mary Kaldor, po aty,
f.44).
-
- Nė
saje tė njė armatimi tė tillė mė modern dhe tė
pakontrolluar tė ish-Jugosllavisė nė Ballkan dhe nė pėrmasa
evropiane, qė ishte vepėr financiare gjysmėshekullore, jo
vetėm e serbėve dhe e malazezėve, por, edhe e tė gjitha
kombeve tė tjera, sė kėndejmi edhe e shqiptarėve, Serbia
dhe Mali i Zi nė fillim tė dekadės sė fundme tė shekullit
XX, e uzurpuan tėrė arsenalin ushtarak dhe armatimet e
ish-Jugosllavisė sė Titos, duke i bėrė pronė
tė veten tė paligjshme, tė cilėn edhe e shfrytėzuan
si epėrsi ushtarake me rastin
e zhvillimit tė agresionit dhe tė luftėrave
gjenocidale dhjetėvjeēare (1989-1999) kundėr Kroacisė,
Bosnjės dhe Kosovės.
-
-
- Edhe
pas bombardimit tė NATO-s, arma e SMZ-sė kėrcėnon
Ballkanin
-
- Janė
iracionale dhe tė papeshuara konstatimet se, pas bombardimit
78-ditor tė RJF-sė (Serbia+Mali i Zi) nga ana e
Aleancės sė Atlantikut Verior (NAO-s) ėshtė gjunjėzuar nė
aspektin e varfėrimit tė
armatimeve dhe tė arsenalit ushtarak. Pėrkundrazi, nė
kėtė vėshtrim, SMZ-ja edhe
mė tej ka ngelur e paprekur si faktor dominat ushtarak nė
rajon, nė krahasim me shtetet e tjera fqinje ballkanike.
Ska dyshim se, edhe pas asgjėsimit tė njė pjese tė
arsenalit ushtarak nga forcat ushtarake tė NATO-s, SMZ-ja
vazhdon prodhimin e llojeve tė reja tė armėve tė lehta,
mesatare dhe tė rėnda, natyrisht me njė ritėm diē mė tė
ngadalshėm se pėrpara. Mirėpo, kjo nuk do tė thotė se
SMZ-ja pas pėrfundimit
tė bombardimeve ushtarake tė NATO-s, ka bankrotuar
ushtarakisht, pėrkundrazi disponon
stoqe tė mėdha tė arsenalit ushtarak dhe tė
armatimeve moderne. Kėtė
e provon edhe raporti
zyrtar (RFE/RL) i specialistėve tė Organizatės sė
Kombeve tė Bashkuara (1.11.2002), sipas tė cilit
qeveria jugosllave e Beogradit nė mėnyrė ilegale u
ka livruar armė Irakut, Liberisė dhe disa shteteve tė tjera
tė Afrikės, tė cilat ndodhen nėn embargo, pėr shkak tė tė
ndikimit tė disa zonave
tė luftės. Sipas tė
dhėnave tė Raportit tė
ekspertėve tė OKB-sė, del se Jugoslavia brenda mujve
qershor-gusht 2002, i ka livruar
mė se 200 tonelata armė dhe pajisje tė ndryshme
ushtarake qeverisė sė Liberisė.
-
- Gjithashtu,
ėshtė e ditur se, Serbia dhe Mali i Zi kanė zhvilluar
transanksione tė transferit
ushtarak edhe me vendet arabe, me Kubėn, me Ukrainėn,
me Bellorusinė dhe me Rusinė. Tė gjitha format e
kontraktimit, tė shitjes dhe tė livrimit tė armėve dhe
pajisjeve ushtarake SMZ-ja i ka kryerė pėrmes fabrikės sė
njohur ushtarakeOrao (tanimė e dislokuar nė zonėn
serbe tė Bosnjės), e
cila ka qenė e pėrfshirė
nė riparimin e aeroplanėve tė Irakut, si dhe pėrmes
firmave tė tjera
civile tė Beogradit Jugoimport dhe
Temex etj. Kundėr kėsaj forme ilegale tė
kontrabandimit me armė tė Unionit tė SMZ-sė pat reaguar
ashpėr (2002) edhe Ambasada e SHBA-sė nė Sarajevė.
Gjithashtu, nė kėtė ton u shpreh edhe nėnsekretari shtetėror
i kontrollit tė
armėve dhe tė sigurisė ndėrkombėtare tė SHBA-sė Xhon
R.Balton, duke nėnvizuar se, Serbia e ka
ka ndihmuar Libinė nė programin zhvillimor tė
raketave balistike, si dhe pėrmes firmės Jugoimport ka
pėrfunduar kontrata me
Irakun pėr zhvillimin dhe prodhimin e motorėve tė raketave
cruise.(The Spectator, 11.2.2002). Mirėpo, me gjithė kėto
vėrejtje dhe paralajmėrime serioze tė OKB-sė dhe tė
SHBA-sė, kundėr Serbisė
nuk u ndėrmor asnjė masė preventive, qė kjo tė
vihej nėn embargo (sipas ligjeve pėrkatėse ndėrkombėtare)
pėr pezullumin e kontrabandimit tė armėve (eksport-import)
me shtete tė ndryshme nė Evropėn Lindore, nė Afrikė dhe nė
Ballkan.
-
- Sot,
(pas pėrfundimit tė kapitullit tė parė tė luftėrave
gjenocidale tė Unionit Serbomalazez nė Ballkan) nėse,
vėrtet duam ta shikojmė me sy kritik objektiv,, dhe
ta ēmojmė
realisht pozitėn e paqes dhe tė sigurisė nė Ballkan, ( me
gjithė praninė e forcave paqėruajtėse ndėrkombėtare-UNMIK
dhe KFOR nė Kosovė) kėto dy atribute thelbėsore pėr mirėqenien
dhe perspektivėn e ardhme tė gjithė popujve nė Ballkan,
akoma qėndrojnė larg qėndrueshmėrisė sė tyre, sepse nė
forma tė ndryshme latente dhe tė hapura po kėrcėnohet nga
ndėrhyrja e politikės militariste propagandistike e Unionit
Serbomalazez. Sė pari (duke shfrytėzuar si monedhė
kusuri minoritetin serbomalzez, qė me ēdo kusht tė
rikthejė pushtetin shtetėror kolonial nė Kosovė, qoftė
edhe pėrmes ndonjė lufte tė re gjithėserbe, sipas
Orės sė madhe mitologjike tė Gazimestanit, mė 28
qershor 1989, me ērast kryekrimineli i Ballkanit, Slobodan
Milosheviq, i
bekuar nga politika klerike e Kishės Ortodokse Serbe, duke pėrkujtuar
600-vjetorin e disfatės serbe nė Betejen e Kosovės sė
vitit 1389, u shpalli luftė tė re shfarosėse
tė gjithė shqiptarėve nė Kosovė.
-
- Mirėpo,
dhjetė vjet mė
pas,
pikėrisht mė 24 mars 1999, lufta gjenocidale njėnacionale e
Serbisė sė Slobodan Milosheviqit, pėsoi tė njėjtėn
disfatė sikurse nė Betejėn e Kosovės
nga lufta ēlirimtare kombėtare e UĒK-sė dhe e trupave
ushtarake e Aleancės sė Atlantikut Verior-NATO-s),
Serbia+Mali i Zi, tė favorizuara nga qarqe tė caktuara tė
politikės ndėrkombėtare proevropiane, sėrish kanė filluar
tė shkaktojnė tendosje (provokime konvencionale dhe
jokonvencionale) nė rrafshin e konfliktiteve ndėretnike dhe
territoriale. Njė gjendje e kėtillė, posaēėrisht e
karakterizon Kosovėn dhe pjesėt e saj lindore. Sė dyti,
(duke u shtirur nė rolin e viktimės) Unioni i Serbisė dhe i
Malit tė Zi (pėrveē
armatimeve dhe arsenalit vendor
dhe tė importuar nga Rusia, posaēėrisht aeroplanė luftarakė
supersonikė Mig29M, SHU-27, TU-25) kanė
pranuar ofertėn qė
tė importojnė kontingjente tė reja armatimesh edhe nga
Shtetet e Bashkuara. Po qe se njė imperativ i kėtillė, do tė
konkretizohej nė praktikė, sipas parashikimeve tė
deklaruara tė zyrtarėve amerikanė,
si rezultat i livrimit
tė armėve dhe tė
pajisjeve tė tjera ushtarake SMZ-sė, ska dyshim se brenda
njė kohe shumė tė shkurtėr, do tė vinte nė shprehje dėshira
megalomane e serbėve
dhe e malazezėve, qė shtetin e tyre tė pėrbashkėt ta
rikthejnė nė njė superfuqi ushtarake-raketore nė
Ballkan, ashtu siē kanė ėndėrruar edhe pesėdhjetė vitet
e shkuara nė sistemin jugosllav, si kundėrpeshė parėsore
shqiptarėve dhe e Shqipėrisė Etnike.
-
- Unioni
Serbomalazez nuk ka kurrfarė nevoje tė ndihmohet me mjete
ushtarake dhe me armatime tė reja tė SHBA-sė, sepse ky ka nė
dispozicion rezerva tė mjaftueshme tė armatimeve, tė cilat
nė njė mėnyrė, edhe e karakterizojnė si fuqi tė parė
raketore nė Ballkan. Mostėr janė raketat indiane tokė-tokė
(Beogradi nė tė kaluarėn ishte i informuar pėr projektet
indiane). Me irakianėt qysh pėrpara se tė shpėrthenin
konliktet e armatosura nė hapėsirat e ish-RSFJ-sė, kishte
njė bashkėpunim tė ngushtė disavjeēar nė programet
raketore me rreze veprimi 65 dhe 72. Mirėpo, planerėt
ushtarakė serbė synojnė tė prodhojnė ose tė importojnė
raketa tė reja me
rreze veprimi 120 dhe 150 km. Pėr kėtė qėllim tė shkėmbimit
programor nė fushėn e pajisjes, tė prodhimit dhe tė
modernizimit raketor ish-RSFJ-ja,
pėrkatėsisht Unioni Serbomalazez ka pasur njė bashkėpunim
tė gjatė disavjeēar me ekspertėt mė tė njohur tė
Bagdadit, tė cilėt disa herė me radhė, edhe e kanė
vizituar Serbinė, duke zhvilluar konsultime me karakter
pune.( b.mediumet,14.9.1994,f.6).
-
- Pikėrisht,
duke u mbėshtetur nė logjikėn e doktrinės dhe tė
filozofisė militariste, si dhe tė paranojės tradicionale si
kombi mė luftarak dhe me epėrsi ushtarake ndėr popujt
e tjerė nė Ballkan, Serbia dhe Mali i Zi, edhe i zhvilluan
tri luftėrat gjenocidale
tė fundit kundėr Kroacisė, Bosnjės dhe Kosovės
(1990-1999).
-
- Riarmatimi
shtesė i SMZ-sė nga shtetet e huaja, mund tė shpie edhe nė
penetrimin e armatimeve rajonale( kėrcėnimi jokonvencional),
duke pėrfshirė edhe armėt kimike dhe biologjike (rrezikun
konvencional), tė cilin disa qeveri mund ta blejnė ose ta
prodhojnė mė lehtė sesa armėt bėrthamore. Nė kėtė
kontekst, do tė pėsonte jo vetėm stabiliteti politik i
brishtė i Kosovės dhe shqiptarėt, por edhe paqja dhe
siguria e pėrgjithshme nė Ballkan.
-
-
- Serbia
ka nevojė pėr ndihmė ekonomike dhe zhvillim, e jo pėr
modernizim ushtarak pėr ti sunduar shqiptarėt nė
Ballkan(!)
-
- Dekada
e fundme e shekullit XX, ka provuar se konfliktet e armatosura
dhe agresionet e pėrgjakshme, tė zhvilluara nė hapėsirat e
ish-Jugosllavisė scialiste, se shkaktar dhe pasojė kryesore
e tyre ka qenė militarizimi i skajshėm i Serbisė dhe i
malit tė Zi, shtete kėto, tė cialt nėn flamurin e
nacionalshovinzimit dhe tė hegjemonizmit tradicional
serbomadh, edhe shkaktuan
me qindra e mijėra
viktima nė njerėz nė Koraci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė,
vetėm pse ato nuk ishin nė gjendje tė vetėmbroheshin, duke
e pėrballuar terrorin gjenocid serb,sepse nuk posedonin as njė
tė dhjetėn e armėve dhe tė armative tė pėrgjithshme, qė
i kishte nė trashėgim
Serbia dhe Mali i Zi nga
rezervat dhe buxheti i dikurshėm ushtarak i pėrbashkėt,
tė cilat dyzet vjet rresht
ishin prodhuar, depozituar dhe destinuar pėr vatrat e
krizave tė luftės nė Lindjen e Afėrt dhe tė Mesme, e jo pėr
vrasjen dhe pėr spastrimet etnike tė kroatėve, tė boshnjakėve
dhe tė shqiptarėve nga vatrat e tyre stėrgjyshore.
-
- Me
qėllim parandalimi tė shpėrthimit tė krizave dhe tė
konflikteve tė armatosura nė Ballkan, nė radhė tė parė ,
ėshtė e domosdoshme ēarmatosja
nė stadin e lejueshėm (sikurse edhe shtetet e tjera
fqinje) e Unionit Serbomalazez, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė,
do tė arrihej baraspeshimi i raportit ushtarak tė forcave tė
armatosura nė Ballkan. Njė strategji e kėtillė afatgjatė
e zhveshjes nga stoqet dhe armatimet e tepruara tė
Unionit Serbomalazez, pa dyshim do tė hapėte shtigje tė
reja reale tė ndėrtimit
dhe tė thellimit tė masave tė mirėbesimit dhe tė
fqinjėsisė sė mirė ndėrmjet shteteve ballkanike. Pėrndryshe,
derisa Serbia dhe Mali i Zi, tė kenė mbiepėrsinė e
fakotrit ushtarak, jo vetėm Kosova dhe shqiptarėt, por edhe
tėrė rajoni ballkanik, nuk do tė kenė shans, qė tė
flejnė tė qetė, dhe tė jetojnė nė paqe e siguri,
por do tė pėrballen me sfida tė vazhdueshme tė
militarizmit imperialist serbomadh, sikurse gjatė periudhave
tė deritashme tė historisė sė tyre tė hidhur.
-
- Nė
vend tė livrimit tė armaėve dhe pajisjeve tė tjera moderne
ushtarake Serbisė dhe Malit tė Zi, kėto dy shtete, me
procedurė tė shkurtėr nevojitet tė ēarmatosen nė radhė
tė parė nga posedimi i stoqeve tė armėve kimike
(tė inspektohen nga ekspertėt ndėrkombėtarė tė
OKB-sė, Vinēa nė afėrsi tė Beogradit, Lluēani,
Krushevaci etj.), njė dozė e tė cilave (sarini) edhe ėshtė
pėrdorur nga forcat militariste serbe edhe nė
rajonet e prekura nga lufta nė Bosnjė e Hercegovinė
(kėtė e kanė vėrtetuar ekspertėt e njė laboratori
suedez, nė saje tė gjetjes sė mbeturinave tė armės kimike
nė fabrikėn e
shkatėrruar serbe tė armatimeve nė Trebinje), si dhe nė
helmimin masiv tė nxėnėsve dhe tė studentėve shqiptarė nė
Kosovė, mė 1987. Efektet dhe pasojat e helmimit tė rinisė
studentore nė Kosovė nga ana e pėrdorimit tė helmeve
luftarke tė Serbisė, i kanė konstatuar edhe ekspertėt mė
tė njohur tė qendrave dhe instucioneve mjekėsore ndėrkombėtare
(Parisi dhe Londra), si dhe specialistėt e mjekėsisė
shqiptare nė Kosovė.
-
- Pėr
tiu shmangur rrezikut tė rishfaqejes sė njė tragjedie tė
tillė nė pėrmasa
rajonale (qė Serbia pėrmes strategjisė sė frikėsimit
ushtarak ,dhe nga kėrcėnimi i politikės nga pozita e forcės,
nė vazhdimėsi synon pėr ti
disipliniuar
shqiptarėt, tė cilėt
me tė drejtė po kėrkojnė qė tė dalin nga kthetrat
e pėrgjakshme tė militarizmit kolonialist serbomadh dhe
sllav), politika zyrtare shqiptare nė Kosovė, qė tani,
duhet tė reagojnė kundėr ēdo iniciative a programi pėr
riarmatimin e Unionit tė SMZ-sė. Nė kėtė kontekst, pa u
vonuar pėr nesėr, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovės, duhet tė
hartojnė kėrkesėn urgjente pėr ēarmatimin e SMZ-sė nga
arma kimike, dhe atė tua drejtojnė direkt SHBA-sė dhe
Kombeve tė Bashkuara. Parashtrimi i njė kėrkese tė kėtillė
pėrkitazi me asgjėsimkin e armės kimike tė SMZ-sė, ka bazėn
e qėndrueshme ligjore dhe morale, sepse ėshtė nė pėrputhje
me tė plotė me dispozitat e Kartės sė OKB-sė dhe me
normat e rregullat e sė drejtės ndėrkombėtare.
-
- Arsyeja
pėr ushtrimin e njė kėrkese tė kėtillė formale bashkėsisė
ndėrkombėtare, para sė gjithash qėndron nė faktin se,
politika e Unionit tė SMZ-sė, edhe pas pėrfundimit tė luftės
nė Kosovė (10 qershor 1999), ėshtė duke u kėrcėnuar se,
do tė pėrdorė tė gjitha forcat e saj qė ka nė
dispozicion pėr pengimin e pavarėsimit tė Kosovės. Pėr kėtė
qėllim (rikthimin e forcave tė saj ushtarake nė Kosovė)
Unioni i SMZ-sė nuk ka hequr dorė nga gatishmėria dhe pėrqėndrimi
i forcave ushtarake e policore nė kufirin me Kosovėn, si dhe
nga infiltrimi i pėrditshėm latent i tyre pėr kryerjn e
destinimeve speciale me karakter diversant dhe subversi
nė territorin e saj. Indikator tjetėr, qė paralajmėron shpėrthimin
e njė konflikti tė ri tė armatosur pėr ta invaduar Kosovėn,
janė edhe kritikat, kushtėzimet, diktati dhe ndėrhyrjet e
vazhdueshme tė politikės dhe propagandės luftarake tė
Beogradit kundėr UNMIK-ut, KFOR-it dhe Qeverisė sė Kosovės
(si pretekest, pėrdorin vonesėn e kthimit tė organizuar tė
refugjatėve serbomalazezė, tė cilėt shumica prej
tyre e kanė braktisur Kosovėn, jo pse kanė qenė tė
diskriminuar nga shqiptarėt, por pse dirket dhe indirekt kanė
qenė tė involvuar nė kryerjen e krimeve gjenocidale ndaj
shqiptarėve, dhe se kanė plaēkitur dhe djegur me mijėra
shtėpi tė tyre nė Kosovė.
-
- Prandaj,
ligjėrisht, tė gjitha ata serbomalazezė, tė quajtur
refugjatė nga SMZ-ja, qė mbi ēfarėdo baze kanė
kryerė krime ndaj shqiptarėve, nuk kanė kurrfarė tė
drejte tė kthehen nė Kosovė, por duhet tė nxirren para
Tribunalit tė Hagės). I gjithė ky spektėr i politikės kėrcėnuese
dhe i demokracisė luftarake tė SMZ-sė kundėr interesave
jetike tė shqiptarėve dhe tė Kosovės, nuk premton asgjė tė
mirė, as pozitive nė planin e arritjes sė kompromisit me
Unionin Serbomalazez, kur ėshtė fjala pėr zgjidhjen e drejtė
tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Pėrkundrazi, SMZ-ja
duke u mbėshtetur nė forcėn e
epėrsisė ushtarake, dhe nė premtimet e aranzhmaneve
tė reja tė armatimeve me disa vende tė huaja, vazhdon ta
shtojė buxhetin e saj ushtarak, gatishmėrinė, pėrkatėsisht
stėrvitjen permanente tė forcave tė saj tė armatosura,
blerjen e pajsijeve dhe
tė armatimeve ushtarake mė moderne, tė cilat, ska dyshim
se, po qe se krijohet,
sado e vogėl qoftė ndonjė mundėsi hapėsinore, ajo sėrish
do tė marshojė nė okupimin e Kosovės, sikurse mė 28 mars
1989, dhe fare nuk pėrjashtohet mundėsia, se pėr kėtė
luftė finale me shqiptarėt, do ti pėrdorė edhe
armėt kimike, tė cilat i ka eksperimentuar kundėr
shqiptarėve qysh nė vitin 1987.
-
- Duke
marrė nė konsideratė, shfqajen e njė rreziku (tė cilėn
momentalisht politika shqiptare, as qė ėshtė duke e ėndėrruar,
duke ushqyerė iluzione se Serbia dhe Mali i Zi kanė
ngordhur si fuqi mbizotėruese ushtarake nė Ballkan) tė kėtillė
nga invazioni ushtarak, dhe pėrdorimi i armėse kimike tė
SMZ-sė, Kuvendi i Kosovės, duhet tė nxjerrė rezolutėn, qė
pėrmes saj tė kėrkojė nga SHBA-ja dhe bashkėsia ndėrkombėtare,
qė tė marrin hapa konkret (sikurse nė rastin e Irakut)
dhe urgjentė pėr ēarmatin e konglomeratit shtetėror
serbomalazez.
-
- Pa
dyshim, kjo kėrkesė e zyrtarizuar nga Kuvendi i Kosovės, do
tė gjente pėrkrahje edhe nga OKB-ja, mbase ėshtė nė frymėn
e Konventės ndėrkombėtare mbi ndalimin, prodhimin,
depozitimin e armės bakteriologjike(biologjike) dhe tė armės
toksikologjike, dhe mbi asgjėsimin e saj, e miratuar nga
Asamblea e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara, mė 1972. Hėpėrhė,
ushtrimi i kėsaj kėrkese OKB-sė, do tė ishte aduti mė i qėndrueshėm
dhe mė racional i diplomacisės sonė, qė balancėn ta kthejė
nė favor tė sė vėrtetės ndaj Kosovės dhe shqiptarėve,
duke treguar nė kėtė mėnyrė se politika shqiptare nuk ėshtė
e pėrqėndruar, as e involvuar nė asnjė projekt tė
brendshėm, bilateral ose multilateral tė jashtėm pėr ta
militarizuar Kosovėn, por ėshtė pėrcaktuar qė me dialog
dhe me rrugė paqėsore, tė zgjidhė statusin e pavarėsisė
dhe tė sovranitetit tė saj shtetėror. Pa ēarmatimin e
SMZ-sė nga armėt kimike, si dhe armatimet e tjera tė
pakufizuara jo tė ligjshme,
realisht nuk mund tė pritet se, do tė krijohet
ndonjė klimė e pėrshtatshme, dhe e pranueshme pėr
zhvillimin e dialogut dhe tė detantit ndėrmjet Kosovės dhe
Unionit Serbomalazez.
-
- Nė
pėrputhje me objektivat dhe me kriteret e agjendave paqėsore
demokratike, integruese dhe
zhvillimore tė Rendit tė Ri Botėror dhe tė Kombeve
tė Bashkuara, ėshtė e domosdoshme, qė edhe shtetet e
Gadishullit Ballkanik, tė lirohen nga bagazhi ideologjik
dhe tendencat e rikthimit nė periudhėn e luftės sė
ftohtė tė konfrontimit bllokist, dhe tė garės nė
armatime, garė kjo, nė tė cilėn sėrish mė sė shumti do
tė goditeshin interesat vitale kombėtare dhe shtetėrore tė
Shqipėrisė Etnike, e sė kėndejmi edhe tė Kosovės.
Prandaj, pėr tė skapulluar Ballkanin nga recidivat e politikės
sė rivalitetit tė sferave tė interesit Lindje- Perėndim,
ėshtė e domosdoshme, qė pikėsėpari tė bėhet
demilitarizimi i tij, duke filluar sė pari me Unionin
Serbomalazez, sepse nė kėtė mėnyrė, do tė arrihej mė
lehtė ekuilbri i paqes dhe i sigurisė nė pėrmasa
ballkanike. Pa evititimin e rrezikut potencial tė faktorit
mbizotԯrues ushtarak serbomalazez nė rajon, tė gjitha
pėrpjekjet pėr vendosjen e paqes dhe tė stabilitetit
ekonomik, politik dhe ushtarak, do tė ngelin vetėm pėrpjekje
nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare.
- Lind
pyetja se nė ēfarė mėnyre mund tė ndikojė zhvilli
ekonomik dhe proceset integruese demokratike jo vetėm
nė forcimin e sigurisė nė kuptimin rajonal ballkanik, por
edhe nė atė mė tė gjerė ndėrkombėtar? Sė pari, i
shikuar nė kuptimin kompleks, procesi i zhvillimit, si
ekonomik, shoqėror, integrues, demokratik , kulturor
dhe pluralist ndėretnik forcon qėndrueshmėrinė e
brendshme tė ēdo komuniteti kombėtar, qė ėshtė njė
nga premisat dhe tiparet thelbėsore tė forcimit tė qėndrueshmėrisė
dhe tė sigurisė sė pėrgjithshme tė bashkėsisė ndėrkombėtare.
Sė dyti, ndikon pozitivisht nė zbutjen e pengesave ndėrmjet
vendeve tė zhvilluara dhe vendeve nė zhvillim, si dhe nė
demokratizimin dhe baraspeshimin e marrėdhėnieve ekonomike
ndėrkombėtare, tė cilat janė faktorė relevantė, qė
ndikojnė nė konsolidimin e sigurisė rajonale dhe ndėrkombėtare.
Sė treti, nė kuptimin mė tė gjerė civilizues, zhvillimi
ėshtė levė e fuqishme pėr forcimin e ndėrvarėsisė sė
botės, duke u mbėshtetur nė lirinė dhe barazinė e ndėrsjellė
tė tė gjithė popujve. Prandaj, liria dhe zhvillimi janė
baza themelore e proceseve
tė mirėfillta demokratike
dhe integruese si nė kuptimin rajonal, ashtu edhe nė
atė ndėrkombėtar. Pa liri dhe zhvillim nuk mund tė ketė
as mėvetėsi ekonomike, demokraci, pluralizėm e as pavarėsi
politike.
-
- *
Autori ėshtė bashkėpunėtor shkencor
i American Diplomacy, North Carolina, USA.
|
|