| |
 |
|
|
|
20.05.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
marte, 20 maj 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Vendimi i Shtajnerit pengon qasjen e institucioneve tė Kosovės
nė strukturat evropiane
-
Zyrtarėt
e KFOR-it bėnė tė ditur largimin e trupave paqeruajtėse
ruse nga Kosova
-
Ēėshtja
e mbrojtjes sė dėshmitarėve tė proceseve gjyqėsore ėshtė
shqetėsuese, tha Paskal Fieski
-
L.Haziri
i thotė "jo" nė Kėshillin e Evropės
decentralizimit mbi baza etnike nė Kosovė
-
Shėndetėsia primare e
Mitrovicės me tri autoambulanca tė pajisura me aparaturėn e
nevojshme
-
Ministria
e Arsimit thotė se nuk ka informacione tė plota pėr grevistėt
nėse ata janė studentė tė UP apo jo
-
Drejtori
i Qendrės sė Studentėve nuk e ka ndėrmend tė tėrhiqet
nga detyra
-
Kėshilli
i Ministrave tė BE-sė shpreh keqardhje pėr miratimin e
Rezoluatės pėr vlerat e luftės nga Parlamenti i Kosovės
-
Komandanti
i trupave amerikane thotė se nė Kosovė ka ende raste tė
izoluara tė dhunės
-
Pėr
situatėn e krijuar nė Kosovė do tė bėhet fjalė edhe sot
nė Bruksel
-
Komisioni
Parlamentar pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare kėrkon tė mos
pengohet komunkimi me botėn
-
Policia
e UNMIK-ut konstaton se shkalla e vrasjeve me motive etnike ka
shėnuar rėnie tė dukshme
-
Gjilas:
Serbia po e humb Kosovėn
-
Nė
Tiranė organizohet seminari pėr trajnimin e mėsuesve me temėn
"Edukimi pėr tė drejtat e njeriut"
-
Ministria serbe e
policisė e quan gėnjeshtėr deklaratėn e zv.kryeministrit
serb Ēoviq
-
Zgjatet pėr disa muaj
gjyqi i Millosheviqit
-
Qeveritarėt
aktualė serbė janė tė lidhur me krimin e organizuar
-
Krerėt
e partive tė djathta shqiptare e kundėrshtuan deklaratėn e
kryeministrit Nano se komuniteti ēam nuk ėshtė etnik
-
Nė
Shqipėri PS dhe PD pėrfundojnė hartimin e paketės sė
reformės zgjedhore
-
Greqia
kėrkon nga BE mė shumė pėr Ballkanin
-
Hetimet
e shpėrthimeve nė Kazablankė kanė identifikuar 14 sulmues
dhe lidhjen e tyre me terrorizmin ndėrkombėtar
-
Nė
njė kampin tė refugjatėve palestinezė nė Liban janė vrarė
8 veta dhe janė plagosur dhe 25 tė tjerė
-
Tajvani
ka raportuar sot edhe pėr 39 raste tė reja tė SARS-it
-
Katėr
marinsa amerikanė kanė humbur jetėn kur helikopteri i tyre
ėshtė rrėzar nė Irak
-
Nga
njė shpėrthim nė qendėr tė Ankarasė ėshtė vrarė njė
person
-
Bush:
SHBA-tė po bėjnė pėrparim nė luftėn kundėr terrorizmit
-
Rezolutė
e re nė OKB pėr Irakun
-
Katėr
tė vdekur nė sulm tė ri nė Izrael
-
Forca
e BE-sė e gatshme, por e kufizuar
|
|
|
|
|
|
- Vendimi
i Shtajnerit pengon qasjen e institucioneve tė Kosovės nė
strukturat evropiane
-
- Prishtinė,
20 maj 2003 - Nė seancėn e ardhshme tė Kuvendit tė Kosovės nė rend dite do tė
jetė shqyrtimi i projektligjit pėr qasjen e dokumenteve
zyrtare, atij pėr regjistrimin e popullsisė dhe ekonomive
familjare si dhe projektligji pėr plehėrat artificiale, u
tha pas mbledhjes sė sotme tė Kryesisė sė Kuvendit.
Ndėrkaq Fatmir Sejdiu anėtar i Kryesisė, duke komentuar
vendimin e shefit tė UNMIK-ut Mihael Shtajner pėr anulimin e
pjesėmarrjes sė pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė Kosovės
nė takimet ndėrkombėtare shpreson se kjo nuk do tė pengojė
pjesėmarrjen e Kosovės nė integrimet evroperėndimore.
-
- Por
vendimi i Shtajnerit pengon qasjen e institucioneve tė Kosovės
nė strukturat evropiane. "Dėshirojmė qė kjo tė mos
marrė pėrmasa thjesht tė atilla qė do tė pengojnė
gravitimin e mėtejshėm tė Kosovės nė integrimet e pėrgjithshme
tė saj nė rrjedhat evropiane", tha z.Sejdiu.
-
- Ai
shtoi se duhet bashkėbiseduar me kuvendin pėr tė ecur bashkė
pėrpara me ndėrkombėtarėt nė rrjedhat e reja. Njėherit a
kėrkoi mė shumė mirėkuptim nga ndėrkombėtarėt pėr
rolin e kuvendit, duke e quajtur tė drejtė rezolutėn e
miratuar javėn e kaluar nga Kuvendi i Kosovės.
-
-
- Zyrtarėt
e KFOR-it bėnė tė ditur largimin e trupave paqeruajtėse
ruse nga Kosova
-
- Prishtinė,
20 maj 2003 - Zyrtarėt e KFOR-it bėnė tė ditur largimin e trupave paqeruajtėse
ruse nga Kosova gjatė javėve tė ardhshme. Pėrfundimisht
trupat ruse duhet tė largohen nga Kosova deri mė 1 gusht kėtij
viti.
-
- Zyrtarėt
e KFOR-it thanė se janė duke punuar me kontigjentin
paqeruajtės rus pėr pranim-dorėzimin e objekteve dhe hapėsirave
tė pėrgjegjėsive tė kėtyre trupave.
Zėdhėnėsi i KFOR-it Geri Benister Grin tha se trupat ruse
do tė tėrhiqen deri nė fund tė kėtij muaji nga komanda e
sigurisė nė aeroportin e Prishtinės. Ndėrkaq funksionet
dhe shėrbimet e tjera tokėsore do tė merren nėn kontrollin
e forcave paqeruajtėse tė administratės ndėrkombėtare nė
muajin qershor.
Tė premtėn e ardhshme Komiteti ndėrkombėtar ushtarak,
institucioni mė i lartė politik-ushtarak nė NATO, do tė
vizitojė Shtabin qendror tė KFOR-it nė Kosovė.
Zyrtarėt e KFOR-it kritikuan shkrimet e njė gazete tė
Prishtinės, ("Zėri") e cila sipas zėdhėnėsit nė
njė artikull tė saj ka provuar tė ndajė komunitetin nė
Kosovė me artikuj konfrontues me akuza tė paqena.
Poashtu zyrtarėt veēuan kritikat qė i janė bėrė shefit tė
UNMIK-ut Mihael Shtajner, kinse ai ka qenė i detyruar tė pėrkrahė
vendimin e komandantit tė KFOR-it Fabio Mini tė pėrkrahė
vendimin pėr suspendimin e trajnimit jashtė vendit tė pjesėtarėve
tė TMK-sė.
Zėdhėnėsi Grin kėto metoda i quajti tė vjetra dhe tė
cilat nuk kanė vend nė Kosovėn e re. Ai tha se komandanti i
KFOR-it nuk do tė reagojė pėr shkrime tė tilla qė
provokojnė konflikte personale, duke i quajtur kritika
destruktive dhe tė cilat dėmtojnė komunitetin nė Kosovė
dhe imazhin e Kosovės nė botė.
-
- Forcat
paqeruajtėse do tė pėrdorin ligjin dhe masat e tjera tė
nevojshme kundėr atyre qė tentojnė tė destabilizojnė
Kosovėn, ofendojnė apo pėrēajnė popullatėn e kėtueshme.
-
-
- Ēėshtja
e mbrojtjes sė dėshmitarėve tė proceseve gjyqėsore ėshtė
shqetėsuese, tha Paskal Fieski
-
- Prishtinė,
20 maj 2003 - Shefi i OSBE-sė nė Kosovė Paskal Fieski sot i dorėzoi Gjykatės
Supreme tė Kosovės raportin e pestė pėr funksionimin e
sistemit gjyqėsor penal nė Kosovė.
-
- Si pikė
kryesore nė raport konstatohet ēėshtja e mbrojtjes sė dėshmitarėve
tė proceseve gjyqėsore dhe kjo ėshtė shqetėsuese pėr
gjyqėsinė kosovare, tha zoti Fieski.
"Besojmė se mbrojtja e dėshmitarėve do tė jetė njė
ēėshtje shumė e rėndėsishme pėr gjykatėsit e Kosovės pėr
shkak se pėrditė e mė shumė po shtohen rastet e krimit tė
organizuar", tha ai.
-
- "Nėse
vėshtrojmė se ēka ka ndodhur muajve tė fundit, konstatojmė
se ėshtė shqetėsues fakti se niveli i kėrcėnimeve ndaj dėshmitarėve
ėshtė nė rritje. Ne duhet tė angazhohemi pėr minimizimin
e opinionit kosovar se sistemi gjyqėsor nė Kosovė nuk ėshtė
nė gjendje tė vendosė rendin e ligjin", tha Fieski.
Mirėpo raporti i OSBE-sė konstaton edhe pėrmirėsim tė
dukshėm tė funksionimit tė sistemit gjyqėsor nė Kosovė.
Nga ana e tij kryetari i Gjykatės Supreme tė Kosovės Rexhep
Haxhimusa tha se ky raport ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr
ndėrtimin e njė sistemi gjyqėsor funksional.
-
- Sipas
tij, procedurat e gjyqėsorit po arrijnė standardet dhe
mekanizmat tė cilat mundėsojnė njė efiēiencė tė
funksionimit tė gjyqėsorit, si pushtet i veēantė, i ndarė,
i paanshėm, i cili po tregon njė rezultat pėrditė e mė tė
mirė.
Ky raport ėshtė hartuar nga monitoruesit e 0SBE-sė nė
bashkėpunim me Departamentin e Drejtėsisė tė UNMIK-ut.
-
-
- L.Haziri
i thotė "jo" nė Kėshillin e Evropės
decentralizimit mbi baza etnike nė Kosovė
-
- Strasburg,
20 maj 2003 - Lutfi Haziri, kryetar i Asociacionit tė Komunave tė Kosovės dhe
kryetar i komunės sė Gjilanit, i cili po merr pjesė nė
takimin e dytė vjetor tė autoriteteve lokale tė Europės
Juglindore, qė po mbahet nė Strasburg tė Francės, tha se
Kosova nuk ėshtė kundėr decentralizimit tė pushtetit, siē
mund tė kuptohet ndonjėherė nga reagimet e ndryshme nė
opinion, por ajo ėshtė kundėr decentralizimit mbi baza
etnike, sepse njė proces i tillė do tė ishte i dėmshėm pėr
tė ardhmen e kėtij vendi.
Kėtė deklaratė, z. Haziri e bėri nė sesionin e kryetarėve
tė asociacioneve nacionale, nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit
tė pushtetit lokal tė Kosovės, ku ai po merr pjesė bashkė
me z.Ilir Mustafa, nga shoqata "Sė bashku pėr Kosovėn"
(Kosova Asamble), qė ėshtė partnere implementuese e
programit pėr Demokraci Lokale tė Kėshillit tė Evropės.
Njė raport rreth pėrgatitjeve pėr procesin e reformave nė
administratėn lokale tė Kosovės, e ka paraqitur pėrfaqėsuesi
i Kėshillit tė Evropės nė Kosovė, z. Xhorxh Bergun, zėvendės
i ambasadorit Karlo Ēivilieti, ndėrsa kjo ēėshtje ėshtė
diskutuar pastaj edhe nga pjesėmarrėsit e takimit nė
Strasburg.
Nė fjalėn e tij, z. Lutfi Haziri i ka theksuar nevojat dhe
problemet e pushtetit lokal nė Kosovė, ndėrsa i ka vlerėsuar
tė papranueshme tendencat pėr ndarje tė administratės
lokale mbi parime etnike e politike.
-
- Reformat
duhet tė bazohen nė nevojat reale tė Kosovės, pėr ta
shtrirė sa mė afėr qytetarėve tė saj, njė administratė
qė do tė jetė njėsoj nė shėrbim tė tė gjithėve, pa
dallime e favorizime mbi motive tjera etnike, politike apo
racore, ka thenė ai.
Lutfi Haziri i ka deklaruar pėrmes telefonit bashkėpunėtorit
tonė se Kėshilli i Evropės, edhe njėherė e ka
-
- konfirmuar
mbėshtetjen e vet pėr politikėn lokale nė Kosovė, duke
kundėrshtuar njėkohėsisht ēdo lloj decentralizmi mbi baza
etnike ose ndarje tė pushtetit lokal mbi forma tjera joreale
pėr Kosovėn.
Kryesuesi i takimit, z. Sofianski, kryetar i Sofjes, pastaj z.
M. Owens, raportues i Kėshillit tė Evropės e tė tjerė,
kanė ēmuar lart progresin e arritur nė Kosovė si dhe rolin
e kontributin e Asociacionit tė Komunave tė Kosovės pėr
avancimin e pushtetit lokal.
-
-
- Shėndetėsia
primare e Mitrovicės me tri autoambulanca tė pajisura me
aparaturėn e nevojshme
-
- Mitrovicė,
20 maj 2003 - Drejtoresha e Drejtorisė pėr Shėndetėsi dhe Mirėqėnie Sociale,
dr. Sadije Asllani-Bilalli ka njoftuar se pėr nevojat e shėndetėsisė
primare nė komunė, kanė arritur tri autoambulanca tė reja
tė prodhimit francez "Reno", tė pajisura me
aparaturėn e nevojshme komplete.
-
- Mjetet
nė shumė prej mbi 85.000 euro pėr blerjen e kėtyre tri
autoambulancave janė siguruar nga buxheti komunal i shėndetėsisė.
Dy nga kėto autoambulanca janė dedikuar pėr shėndetėsinė
primare nė pjesėn jugore tė komunės, ndėrsa e treta pėr
shėndetėsinė primare nė pjesėn veriore tė komunės.
Me sigurimin e kėtyre tri autoambulancave, janė pėrmirėsuar
dukshėm kushtet pėr intervenim tė shpejtė nė
transportimin e pacientėve deri te mjeku nė shtėpinė e shėndetit
dhe mėtutje nė klinikat e Fakultetit tė Mjeksisė nė
Prishtinė.
-
-
- Ministria
e Arsimit thotė se nuk ka informacione tė plota pėr grevistėt
nėse ata janė studentė tė UP apo jo
-
- Prishtinė,
20 maj 2003 - Ministria e Arsimit, Shkencės dhe e Teknologjisė sė Kosovės nė njė
komunikatė pėr opinion thekson se nuk ka informacione tė
plota pėr grevistėt nėse ata janė studentė tė
Unviersitetit tė Prishtinės apo jo. Njė numėr i
konsiderueshėm i tyre nuk figurojnė nė listat e studentėve
tė Universitetit tė Prishtinės.
-
- Andaj
ekziston dyshimi i bazuar se bartės dhe nxitės tė grevės sė
studentėve janė grupe dhe individė jashtuniversitarė.
Ministria sot do tė publikojė masat emergjente dhe ato
afatgjata qė do tė ndėrmarrė si nė aspektin e sanimit
teknik tė situatės nė menzėn e studentėve, ashtu edhe do
tė propozojė masa tė pėrgjegjėsisė eventuale pėr fajtorėt
qė gjenden pėr gjendjen e krijuar.
Ministria e Arsimit u bėn apel studentėve grevistė qė menjėherė
tė ndėrprejnė grevėn dhe t'i kthehen jetės normale
studentore. Ndėrkaq, studentėve tė tjerė jogrevistė u bėn
apel qė tė mos bien nėn ndikimin e emisarėve tė ndryshėm,
tė cilėt me forma presioni dhe shantazhe, provokojnė
studentėt e tjerė, qė t'i bashkangjiten grevės sė studentėve
grevistė.
-
-
- Drejtori
i Qendrės sė Studentėve nuk e ka ndėrmend tė tėrhiqet
nga detyra
-
- Prishtinė,
20 maj 2003 - Studentėt grevistė thonė se nuk do tė heqin dorė nga kėrkesa e
tyre pėr dorėheqjen e drejtorit tė Qendrės sė Studentėve,
duke e parė atė si fajtorin kryesor pėr helmimin e tyre. Nė
anėn tjetėr Rektorati i Universitetit tė Prishtinės dhe
Ministria e Arsimit kėrkojnė ndėrprerjen e grevės.
Mirėpo, drejtori i Qendrės sė Studentėve Nazmi Halimi nuk
e ka ndėrmend tė tėrhiqet nda detyra.
-
- Ai i ka
deklaruar BBC se fjala ėshtė pėr njė fushatė tė sprovuar
tė disa personave nė Unionin e Pavarur tė Studentėve dhe tė
kreut tė kėtij Unioni z. Gani Morina, qė ta sulojnė atė
dhe nuk ėshtė fjala pėr pėrgjegjėsi objektive. "Unė
shpreh brengosjen time pėr tė gjithė ata qė solidarizohen
me z, Morina dhe jam i interesuar qė atyre mos t'u ndodhė
asgjė edhe nė kėtė moment.
-
- Mirėpo,
formėn dhe fushatėn e tij nuk mund ta pranoj, sepse kam pėrgjegjėsi
institucionale dhe jamė njėri ndėr personat, i cili do tė
kontribuojė shumė qė kjo ēėshtje tė jetė vetėm
institucionale", ka thėnė z. Halimi.
-
-
- Kėshilli
i Ministrave tė BE-sė shpreh keqardhje pėr miratimin e
Rezoluatės pėr vlerat e luftės nga Parlamenti i Kosovės
-
- Bruksel,
20 maj 2003 - Kėshilli i Ministrave tė BE-sė ka kritikuar ashpėr Rezolutėn e
Kuvendit tė Kosovės nė mbrojtje tė vlerave tė luftės dhe
i dha pėrkrahje tė plotė idesė sė kryeadministratorit
Shtajner pėr mospjesėmarrje tė liderėve tė Kosovės kėtė
javė nė Bruksel dhe nė Ohėr.
Nė kėtė takim tė Kėshillit tė Ministrave u theksua se
institucionet e Kosovės, duhet tė kenė kujdes dhe tė mos
kapėrcejnė kompetencat e tyre.
-
- Nga
Brukseli njoftohet se ministrat e jashtėm tė BE-sė duket se
po shqyrtojnė mundėsinė qė ta thellojnė edhe mė shumė
masėn e ndėshkimit, duke anuluar edhe pjesėmarrjen e udhėheqėsve
tė Kosovės nė samitin e kryetarėve tė shteteve dhe
qeverive tė vendeve evropiane qė do tė mbahet nė Selanik tė
Greqisė mė 20 qershor.
-
- Nė
konkluzionet e Kėshillit tė ministrave tė BE-sė kushtuar
Ballkanit nė pjesėn ku trajtohet gjendja nė Serbi dhe
forcimi i marrėdhėnieve tė saj me Malin e Zi pėrfshihej nė
njė kapitull tė veēantė, ndėrkaq Kosova bėnte pjesė nė
kapitullin e pėrbashkėt Serbi - Mali i Zi - Kosovė.
Nė konkluzionet pėrfundimtare pėr Kosovėn ndėr tė tjera
thuhet se BE-ja u bėn thirrje tė gjitha palėve qė tė
heqin dorė nga ndėrmarrja e nismave tė njėanshme qė mund
tė dėmtojnė stabilitetin nė rajon.
-
- Me kėtė
rast Kėshilli i Ministrave tė BE-sė shpreh keqardhjen e tij
ndaj miratimit nė Parlamentin e Kosovės i Rezolutės pėr
vlerat e luftės, duke e konsideruar atė si "pėrēarėse
dhe mospėrfillėse" ndaj politikės sė ripajtimit dhe kėshillon
klasėn politike nė Kosovė tė pėrqėndrohet nė kompetncat
e saj.
-
-
- Komandanti
i trupave amerikane thotė se nė Kosovė ka ende raste tė
izoluara tė dhunės
-
- Bonstill,
20 maj 2003 - Komandanti i trupave amerikane, gjenerali Daniel Kif thotė se nė
Kosovė ka ende raste tė izoluara tė dhunės qė mund ta dėmtojė
demokracinė e brishtė, duke u bėrė thirrje qytetarėve tė
Kosovės qė tė kundėrshtojnė veprimet kriminale, veprime kėto
qė duan ta kthejnė Kosovėn nė tė kaluarėn.
-
- Ai i bėri
kėto komente nė konferencėn e djeshme me gazetarė nė
kampin e forcave amerikane nė kampin "Bondstill" afėr
Ferizajt. Sipas tij, gjendja e sigurisė nė zonėn lindore tė
Kosovės ėshtė e qėndrueshme, por shtoi se aktet kriminale
mund ta dėmtojnė demokracinė edhe ashtu tė brishtė nė
Kosovė.
Ai u bėri thirrje qytetarėve qė t'i kundėrshtojnė kėto
veprime pėr hir tė sė ardhmes sė Kosovės. Nė kėtė
kontekst gjenerali Kif dėnoi vrasjen e pjesėtarit tė
komunitetit serb nė rrethana tė pasqaruara nė fshatin Vėrboc
tė komunės sė Vitisė.
Ai shtoi se gjatė kėtij vitin nė zonėn e lindjes e cila
kontrollohet nga forcat amerikane kanė ndodhur shumė pak
raste tė dhunės qė do tė ishin normale pėr shumė vende tė
rajonit, mirėpo sipas tij ato duken mė tė rėnda pėr shkak
tė demokracisė ende tė brishtė nė Kosovė. Gjenerali Kif
tha se situata e sigurisė megjithatė ėshtė shumė mė e
mirė se sa nė tė kaluarėn.
Komandanti i trupave amerikane hodhi poshtė pohimet e zėvendėskryeministrit
serb Ēoviq sipas tė cilit ish-udhėheqėsi i kryengritėsve
shqiptarė tė Luginės sė Preshevės Shefket Musliu po
mbahet nė kampin "Bonstell" pėr t'u stėrvitur me
trupat amerikane pėr veprimtari terroriste. Ai hodhi poshtė
ēdo mundėsi qė arrestimi i z. Musliut tė ketė ndonjė
lidhje me fletarrestin e lėshuar nga autoritetet serbe.
-
-
- Ministria
serbe e policisė e quan gėnjeshtėr deklaratėn e
zv.kryeministrit serb Ēoviq
-
- Beograd,
20 maj 2003 - Ministria serbe e Punėve tė Brendshme dhe Shėrbimi sekret serb e kanė
quajtur gėnjeshtėr deklaratėn e zv.kryeministrit serb
Nebojsha Ēoviq se udhėheqėsit e vrarė tė klanit tė
Zemunit, Dushan Spasojeviq dhe Milorad Lukoviq kanė marrė
pjesė nė arrestimin e Sllobodan Millosheviqit.
Nė njė komunikatė tė pėrbashkėt thuhet se pasoja e kėsaj
gėnjeshtre ėshėt teza se shėrbimi sekret dhe policia kanė
bashkėpunuar nė mėnyrė aktive me Lukoviqin dhe
Spasojeviqin edhe gjatė mandatit tė qeverisė sė tashme
republikane qė gjė ėshtė akuzė serioze tė cilėn duhet dėshmuar,
duke e quajtur njėherit trillim tė rėndė e cila paraqet
vepėr penale, thuhet nė kėtė komunikatė duke kėrkuar nga
Ēoviqi qė menjeherė tė ofprojė prova pėr kėtė.
-
-
- Zgjatet
pėr disa muaj gjyqi i Millosheviqit
-
- Hagė,
20 maj 2003 -
Gjykatėsit nė Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr Krimet e Luftės
nė Hagė i kanė dhėnė mė shumė kohė prokurorėve pėr tė
paraqitur padinė e tyre ndaj ish-presidentit jugosllav
Sllobodan Millosheviq.
Prokurorėve u janė dhėnė 100 ditė gjykimi shtesė.
Fillimisht, prokurorėve u ishte dhėnė kohė deri mė 16 maj
pėr tė pėrfunduar rastin e tyre qė lidhet me akuzat pėr
gjenocid dhe krime kundėr njerėzimit.
Ata kishin kėrkuar mė shumė kohė, pėr tė vazhduar deri nė
shkurt tė vitit tė ardhshėm, por gjykatėsit thanė se kjo
gjė do ta bėnte gjyqin tepėr tė gjatė e tė lodhshėm dhe
u kėrkuan prokurorėve pėr ta pėrfunduar rastin e tyre deri
nė fund tė vitit.
Millosheviēit do t'i jepet e njėjta kohė pėr tė paraqitur
rastin e tij, qė pritet tė shkojė deri nė vitin 2005.
Nė fund mund tė dalė qė ky tė jetė procesi mė i gjatė
para kėsaj gjykate.
-
-
- Pėr
situatėn e krijuar nė Kosovė do tė bėhet fjalė edhe sot
nė Bruksel
-
- Bruksel,
20 maj 2003 - Pėr situatėn aktuale nė Kosovė do tė bėhet mė shumė fjalė edhe
sot nė Bruksel, ku nė njė takim tė BE-sė do tė marrė
pjesė edhe kryeadministaratori Mihael Shtajner.
-
- Ėshtė
paraparė qė Shtajner tė bisedojė me krerėt e BE-sė
Havier Solanin dhe Kris Patenin, ku temė kyēe do tė jenė
pasojat e miratimit tė Rezolutės pėr mbrojtjen e vlerave tė
luftės nė Parlamentin e Kosovės.
-
- Ndėrkaq,
tė mėrkurėn Shtajner do t'i drejtohet Kėshillit tė Pėrhershėm
tė NATO-s, ku ai do tė paraqesė qėndrimet e tij rreth
situatės sė sigurisė nė Kosovė.
-
-
- Komisioni
Parlamentar pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare kėrkon tė mos
pengohet komunkimi me botėn
-
- Prishtinė,
20 maj 2003 - Komisioni Parlamentar pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare nė mbledhjen
e udhėhequr nga Sabri Hamiti, kryetar, e ka vlerėsuar shumė
tė vlefshėm seminarin e pėrbashkėt dyditor me parlamentarėt
holandez, rreth zhvillimeve demokratike nė Kuvend i cili gjatė
tetorit do tė vazhdojė nė Holandė.
-
- Komisioni,
ndėrkaq ka shprehur keqardhje pėr bllokimin e udhėtimit tė
pėrfaqėsuesve tė katėr partive politike nė sesionin e
majit tė Parlamentit Evropian nė Bruksel.
Nė kėtė mbledhje ėshtė thėnė se suksesi i UNMIK-ut nė
Kosovė mund tė rritet duke ndihmuar komunikimin e
parlamentarėve dhe jo duke bllokuar atė. Komisioni e sheh tė
domosdoshme qė nė Samitin e Selanikut tė BE-sė tė marrin
pjesė pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės, qoftė nė
kuadėr tė delegacionit tė UNMIK-ut, qoftė si delegacion i
veēantė.
-
- Komisioni
mbėshtet iniciativat e fundit nė Kongresin dhe nė Senatin
amerikan lidhur me statusin politik tė Kosovės dhe mėnyrėn
e realizimit tė tij.
-
-
- Policia
e UNMIK-ut konstaton se shkalla e vrasjeve me motive etnike ka
shėnuar rėnie tė dukshme
-
- Prishtinė,
20 maj 2003 - Shkalla e vrasjeve me motive etnike sipas policisė sė UNMIK-ut ka shėnuar
rėnie tė dukshme krahasuar me vitet e mėparshme. Sipas
statistikave tė policisė gjatė kėtij viti nė Kosovė nga
23 vrasje, ėshtė shėnuar vetėm njė vrasje e pjesėtarėve
tė minoritetit serb dhe sipas policisė as pėr kėtė vrasje
ende nuk dihet nėse ėshtė e motivuar etnikisht.
Zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut Beri Fleēėr tha se
ende nuk dihet as motivi e as kryesi i vrasjes sė njė serbi
nė Vėrboc atė Vitisė. "Viktima vėrtetė ėshtė
serb, por ėshtė ende herėt pėr tė kualifikuar si vrasje
me motive etnike", tha zėdhėnėsi Fleēėr. Ai shtoi se
me kalimin e kohės po shėnohet ftohja e urrejtjes dhe
pasioneve ndėrmjet grupeve tė ndryshme etnike.
Raportet e ndėrkombėtarėve siē ėshtė ai i "Amnesty
International" shohin nga e kaluara, por situata tash ka
ndryshuar rrėnjėsisht dhe krimet serioze etnike janė shumė
tė ralla, ka nėnvizuar Fleēėr.
Policia ndėrkombėtare nė Kosovė i ka mohuar spekulimet nė
masmediat serbe se kinse nė trupin e serbit tė vrarė Zoran
Mirkoviq, ėshtė gjetur njė material prove tė AKSH-sė, qė
dėshmon motivet etnike tė kėsaj vrasje.
-
-
- Gjilas:
Serbia po e humb Kosovėn
-
- Beograd,
20 maj 2003 - Jetė tė pėrbashkėt ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve nuk ka, dhe
nga kjo ēėshtje duhet hequr dorė nėse duhet shikuar
realisht gjėrat, ka thėnė pėr mediat e Beogradit analisti
dhe sociologu Aleksa Gjilas (i biri i disidentit mė tė
njohur jugosllav Milovan Gjilas). Sipas tij kjo ėshtė vėshtirė
tė pranohet kur dihet se serbėt janė tė lidhur
historikisht pėr "Serbinė e vjetėr" (Kosovėn).
-
- Gjilasi
mendon se nė njė afat tė gjatė kjo nėnkupton se Serbia po
e humb Kosovėn. Por edhe vendet e tjera gjatė historisė i
kanė humbur territoret e dikurshme, thotė Gjilas, duke marrė
si shembull sesi njė ep polak e fillon strofėn
"Lituani, atdheu im", apo grekėt qė kanė jetuar nė
Azi tė Vogėl, Keninsbergu qė gjendet nė Rusi po ashtu ka
qenė qytet i gjermanėve etj.
Gjilas thekson se Beogradi ka marrė premtime nga bashkėsia
ndėrkombėtare se Kosova do tė jetė shumetnike, dhe kjo jep
tė drejtėn qė tė kėrkohet mbrojtja e plotė tė popullsisė
joshqiptare e cila mund tė ketė autonominė dhe sigurimin e
vet.
Mirėpo, Kosova ėshtė shumė e pazhvilluar, me shkallė mė
tė lartė tė natalitetit nė Evropė, dhe nėse shikohet nga
ky kėnd as vendet mė shumė tė zhvilluara nuk do tė mund tė
arrinin pėrparim mė tė shpejtė tė atij territori, thotė
Gjilas dhe konstaton se nga pikėpamja ekonomike zhvillimi i
Serbisė pa Kosovėn ėshtė mė i sigurt.
-
-
- Nė
Tiranė organizohet seminari pėr trajnimin e mėsuesve me temėn
"Edukimi pėr tė drejtat e njeriut"
-
- Prishtinė,
20 maj 2003 - Qendra Shqiptare pėr tė Drejtat e Njeriut me seli nė Tiranė, nė
kuadėr tė Rrjetit Ballkanik pėr tė Drejtat e Njeriut
(BHRN), prej 12 - 14 qershor 2003 organizon nė Tiranė
seminarin treditor tė trajnimit tė mėsuesve shqipfolės tė
rajonit "Edukimi pėr tė drejtat e njeriut".
Nė kėtė trajnim do tė marrin pjesė nga katėr mėsimdhėnės
dhe nga njė pėrfaqėsues tė OJQ-ve qė merren me tė
drejtat e njeriut nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i
Zi.
Nga radha e mėsimdhėnėsve do tė jenė 2 meshkuj dhe 2
femra tė mėshės deri nė 35 vjeē. Kandidatėt duhet tė
japin mėsim nxėnėsve tė moshės 10 - 15 vjeēare nė njėrėn
nga kėto lėndė: edukatė qytetare, histori, gjeografi, letėrsi
dhe gjuhė shqipe.
Kandidatėt e interesuar nga Kosova pėr pjesėmarrje nė
trajnimin nė Tiranė duhet tė paraqiten nė lokalet e
KMDLNJ-sė deri mė 24 maj 2003 (e shtune) ose nė nė tel.
038/ 249 006 dhe 038/ 244 029 apo nė tel. mobil 044/ 500 502
dhe 044/112 128, thuhet nė njė njoftim tė Shėrbimit pėr
Informim tė KMDLNJ-sė nė Prishtinė.
-
-
- Qeveritarėt
aktualė serbė janė tė lidhur me krimin e organizuar
-
- Beograd,
20 maj 2003 - Guvernatori i Bankės Popullore serbo-malazeze Mlagjan Dinkiq, anėtar
i partisė G-17, ka deklaruar se disa anėtarė tė Qeverise
serbe janė tė lidhur me kriminalitetin dhe pėr kėtė arsye
qeveria nė pėrbėrjen e tanishme nuk mund tė udhėheqė
luftėn kundėr krimit tė organizuar. Dinkiq thotė se nė
qeverinė serbe bėhen edhe intriga.
Kėto fjalė tė Dinkiqit nė njė mėnyrė i vėrteton edhe
z.kryeministri serb Nebojsha Ēoviq, i cili ka thėnė se
Dushan Spasojeviq, i quajtur "Shiptar" dhe Mile
Lukoviq i quajtur "Kum", udhėheqės tė vrarė tė
klanit tė Zemunit, kanė marrė pjesė nė arrestimin e
Sllobodan Millosheviqit mė 31 mars tė vitit 2001.
Ēoviq i ka thėnė njė agjencie beogradase tė lajmeve se ai
vetė ėshtė takuar disa herė me kreun e njėsistit famėkeq
"Beretat e kuqe", Milorad Lukoviq
"Legija". Por Ēoviq thotė se me Lukoviqin ėshtė
takuar mė pak sesa disa tė tjerė, duke mos saktėsuar se pėr
cilėt njerėz ėshtė fjala.
-
- Mirėpo,
Ēoviq kohė mė parė pat akzuuar zv.kryeministrin aktual
serb Ēedomiq Jovanoviq se nė njė rast ka ndėrhyrė nė
lirimin e kriminelit tė njohur Dushan Spasojeviq nga burgu.
-
-
- Krerėt
e partive tė djathta shqiptare e kundėrshtuan deklaratėn e
kryeministrit Nano se komuniteti ēam nuk ėshtė etnik
-
- Tiranė,
20 maj 2003 - Krerėt e partive tė djathta nė Shqipėri e kanė kundėrshtuar
deklaratėn e kryeministrit Fatos Nano se komuniteti ēam nuk
ėshtė etnik. Ata e cilėsuan kėtė deklaratė njė spekulim
tė radhės tė kryeministrit Nano. Krerėt e partive tė
djathta u shprehėn se Nano qėllimisht i paraqet tė djathtėt
si armiq tė minoriteteve dhe tė zgjidhet nė mėnyrė
institucionale problemi ēam.
-
-
- Nė
Shqipėri PS dhe PD pėrfundojnė hartimin e paketės sė
reformės zgjedhore
-
- Tiranė,
20 maj 2003 - Nė Shqipėri dy partitė kryesore, ajo socialiste dhe Partia
Demokratike, pėrfunduan hartimin e paketės sė reformės
zgjedhore. Dy drejtuesit e komisionit dypalėsh nėnshkruan
dje nė zyrėn e OSBE-sė nė Tiranė njė marrėveshje pėr
ēėshtjet e mbetura.
-
- Paketa
me ndryshimet nė kodin zgjedhor ėshtė tashmė e gatshme pėr
tė kaluar e plotė nė parlament. Kėto ndryshime u realizuan
sipas rekomandimeve tė ODHIR-it, pas zgjedhjeve parlamentare
tė vitit 2001.
-
-
- Greqia
kėrkon nga BE mė shumė pėr Ballkanin
-
- Bruksel,
20 maj 2003 - Greqia u ka bėrė thirrje qeverive tė tjera tė BE-sė qė tė bien
dakord tė shpenzojnė deri treqind milionė euro mė shumė pėr
tė mbėshtetur shtetet ballkanike.
Greqia, e cila ėshtė kryesuese e radhės e BE-sė deri nė
fund tė qershorit, dėshiron tė shtojė gjasat e shteteve tė
Ballkanit pėr t'u pėrgatitur pėr anėtarėsim nė BE.
Greqia dėshrion qė samiti i radhės i BE-sė nė Selanik nė
qershor tė vėrė pesė shtetet e Ballkanit, Shqipėrinė,
Bosnjėn, Kroacinė, Maqedoninė dhe Serbinė e Malin e Zi, nė
njė kurs tė pakthyeshėm drejt anėtarėsimit nė BE. Pėr
momentin, ato pėrshkruhen si kandidatė potencial.
Anėtarėsimi i dhjetė shteteve kryesisht tė Evropės qėndrore
nė BE vitin e ardhshėm do tė lėrė 1.8 miliardė euro nė
buxhetin vjetor tė caktuar nga BE-ja pėr zgjerim, njofton
BBC.
-
-
- Hetimet
e shpėrthimeve nė Kazablankė kanė identifikuar 14 sulmues
dhe lidhjen e tyre me terrorizmin ndėrkombėtar
-
- Kazablanka,
20 maj 2003 Hetimet e bombardimeve vetėvrasėse nė javėn e kaluar nė
Kazablankė kanė rezultuar me identifikimin e 14 sulmuesve
dhe lidhjen e tyre me "terrorizmin ndėrkombėtar",
ka bėrė tė ditur ministri i Brendshėm maroken, njofton
AFP.
-
- Arrestimi
i dy terroristėve ka mundėsuar pėrparimin e hetimeve dhe ka
zbuluar se 12 sulmues, jo 13 siē ėshtė raportuar, kanė
vdekur gjatė sulmeve tė tyre tė premten, ndėrsa dy syresh
kanė mbijetuar.
-
- Njėri
nga sulmuestit ėshtė arrestuar menjėherė pas sulmit dhe pėrgjigjet
pėr 28 jetė tė pafajshme, kurse tjetri ėshtė arrestuar tė
dielen, ka thėnė ministri Sahel, i cili njėherėsh ka
falenderuar shėrbimet e sigurimit tė vendeve mike pėr ndihmėn
e dhėnė nė identifikimin e terroristėve.
-
-
- Nė
njė kampin tė refugjatėve palestinezė nė Liban janė vrarė
8 veta dhe janė plagosur dhe 25 tė tjerė
-
- Ain
El-Helvih, Liban, 20 maj 2003 - Nė kampin e refugjatėve palestinezė Ain
El-Helvih nė jug tė Libanit ėshtė kthyer mė nė fund qetėsia
pas njė dite shumė tė pėrgjakshme kur u vranė tetė
persona dhe u plagoson edhe 25 tė tjerė, bėn tė ditur sot
(e martė) njė burim palestinez, njofton AFP.
-
- Anėtarėt
e Lėvizjes Fatah tė liderit palestinez, Jaser Arafat, gjashtė
pjesėtarė tė sė cilės janė vrarė nė pėrleshjet e tė
hėnės ndėrmjet fraksioneve tė ndryshme, kanė nėnshkruar
marrėveshjen e armėpushimit me grupin fundamentalist Osbat
al- Nour dhe Osbat al-Ansar, tė cilat gjenden nė listėn
amerikane tė organizatave terroriste.
-
-
- Tajvani
ka raportuar sot edhe pėr 39 raste tė reja tė SARS-it
-
- Tajpeh,
20 maj 2003 - Tajvani ka raportuar sot (e martė) edhe pėr 39 raste tė reja tė
SARS-it, qė ėshtė rekord i ri ditor dhe ngrit numrin e
rasteve tė tilla nė 383 sosh, njofton BBCWorld. Pothuajse njė
e katėrta e rasteve nė ujėdhesė janė shėnuar nga e
diela.
-
- Qė kur
ėshtė paraqitur nė nėntor nė Kinėn jugore, virusi i
SARS-it ua ka marrė jetėn rreth 643 njerėzve nė mbarė botėn
dhe ka infektuar mbi 7.800 njėtrėz, kryesisht nė Azi.
-
-
- Katėr
marinsa amerikanė kanė humbur jetėn kur helikopteri i tyre
ėshtė rrėzar nė Irak
-
- Qerbela,
20 maj 2003 Katėr marinsa amerikanė kanė humbur jetėn dje kur helikopteri
ityre CH0-46 Konti i detit (Sea Knight) ėshtė rrėzar
nė njė lum tė lundrueshėm afėr Qerbelasė nė Irak, kanė
bėrė tė ditur zyrtarėt e mbrojtjes, njofton Rojter. Zyrtarėt,
qė s'kanė dashur tė identifikohen, kanė thėnė se 4
marinsat kanė qenė vetėm nė bordin e helikopterit.
Pentagoni s'ka dhėnė detaje pėr shkakun e rrėzimit tė
helikopterit, por s'ka indikacione pėr farė incidenti me armė
zjarri nga toka.
-
-
- Nga
njė shpėrthim nė qendėr tė Ankarasė ėshtė vrarė njė
person
-
- Ankara,
20 maj 2003 Njė shpėrthim ka ndodhur sot (e martė) nė njė kafe nė qendėr tė
kryeqytetit turk, Ankara, duke vrarė kėshtu njė person dhe
plagosur edhe njė tjetėr, njofton Rojter. Shkaku i shpėrthimit,
ende nuk ėshtė i qartė.
-
- Televizioni
ka dhėnė pamje tė copave tė xhamave tė thyer tė shtėpive
dhe lokaleve tė tjera afariste pėrgjatė rrugės afėr
vendit tė ngjarjes.
-
-
- Bush:
SHBA-tė po bėjnė pėrparim nė luftėn kundėr terrorizmit
-
- Uashington,
20 maj 2003 - Presidenti amerikan Xhorxh Bush tha se Shtetet e Bashkuara po bėjnė pėrparim
nė luftėn kundėr terrorizmit, pavarėsisht nga shpėrthimet
nė Arabinė Saudite dhe nė Marok, tė cilat shkaktuan 75 tė
vrarė.
Presidenti tha se rrjeti ndėrkombėtar terrorist Al-Kaida po
shpėrbėhet gradualisht. Ai i bėri kėto komente dje, disa
orė para se ambasadori i Arabisė Saudite nė Shtetet e
Bashkuara shprehu shqetėsim se sė shpejti mund tė kryhet njė
sulm i madh terrorist kundėr vendit tė tij ose Shteteve tė
Bashkuara.
-
-
- Rezolutė
e re nė OKB pėr Irakun
-
- Nju
Jork, 20 maj 2003 - Rezoluta e re do tė zgjerojė kuadrin kohor tė programit tė OKB-sė
naftė-pėr-ushqim qė siguron furnizimet thelbėsore pėr
popullin irakian.
Ambasadori britanik nė OKB, Xheremi Grinstok, thotė se
projektrezoluta e re mund tė votohet gjatė javės.
"Shpresoj se anėtarėt e tjerė tė Kėshillit do ta
shohin se projekt-rezoluta ėshtė pėrmirėsuar nė mėnyrė
tė konsiderueshme duke pasqyruar shumė prej shqetėsimeve tė
tyre," tha ambasadori britanik.
-
-
- Katėr
tė vdekur nė sulm tė ri nė Izrael
-
- Tel
Aviv, 20 maj 2003 - Nė Izrael ka ndodhur tė hėnėn pasdite njė sulm tjetėr vetėvrasės
me bombė, i dyti gjatė ditės dhe i pesti brenda dy ditėve
tė fundit.
Sulmi ndodhi nė njė qendėr tregtare nė qytetin verior
Afula.
Katėr vetė kanė vdekur, pėrfshirė sulmuesin, dhe tė paktėn
30 tė tjerė janė plagosur, disa rėndė.
Autori i sulmit ėshtė identifikuar si njė grua nga Xhenini,
qė mendohet se ėshtė anėtare e grupit militant, Xhihadi
Islamik.
Dy organizata militante kanė marrė pėrgjegjėsinė pėr kėtė
sulm - Xhihadi Islamik dhe Brigada e Martireve 'Al Aqsa'. Tė
dyja kėto organizata kanė prani tė fuqishme nė qytetin
Xhenin tė Bregut Pėrendimor, i cili ndodhet shumė afėr
qytetit Afula.
-
-
- Forca
e BE-sė e gatshme, por e kufizuar
-
- Bruksel,
20 maj 2003 - Bashkimi Evropian thotė se 60.000 trupat e Forcės sė tij pėr Reagim
tė Shpejtė janė tė gatshme pėr detyra paqėruajtjeje por
ministrave tė mbrojtjes u ėshtė thėnė se duhet bėrė
shumė mė shumė pėr ta bėrė forcėn tė efektshme
ushtarakisht. Shefi i politikės sė jashtme tė BE-sė,
Havier Solana, tha se duhet shqyrtuar me urgjencė nevojat e
saj.
Ministrat e mbrojtjes, nė takim nė Bruksel, pranuan se forca
ishte e ngarkuar pėr shkak tė boshllėqeve nė aftėsitė
ushtarake tė BE-sė.
BBC thotė se forca e BE-sė do tė kishte vėshtirėsi nė ndėrhyrje
tė shpejtė, apo nė mbrojtje tė vetvetes nė rast tė pėrkeqėsimit
tė papritur tė konfliktit.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|