16.05.2003 - TREPCA.NET

Lajme

E premte, 16 maj 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Shtajner: Pa zhvillimin ekonomik Kosova nuk mund tė ecėn pėrpara

  • Nė Oslo u mbajt konferenca me temėn "Lidhja e Ballkanit Perėndimor me institucionet Euroatlantike"

  • D.Server beson se bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, duhen hapur mė 2005

  • LDK: Vendimi i Shtajnerit i ngutshėm dhe i dėmshėm pėr proceset politike nė Kosovė

  • Kuvendi Komunal i Prishtinės familjeve qė janė nė asistencė sociale ua shlyen borxhet te KEK-u

  • KMDLNJ: Ndėrtimi i demokracisė me mjete jodemokratike

  • LDK nė Gjilan: Dorėheqjet njė pėrpjekje e kotė pėr t'u shfajėsuar

  • Gjilan: Paralajmėrohen masa ndaj shfrytėzuesve tė paligjshėm tė pronės shoqėrore

  • Ministria e Shėndetėsisė nxjerr Urdhėresėn administrative pėr licencimin e barnatoreve nė Kosovė

  • I arrestuari i djeshėm nė Pejė pėr krime lufte ėshtė Driton Kukaj

  • Majko: Pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja zgjidhje pėr tė patur njė strukturė stabile dhe paqėsore nė rajon

  • Bordi i AKM-sė ka shpallur tenderėt e parė pėr privatizimin e ndėrmarrjeve shoqėrore

  • BE i cilėson si destruktive prononcimet e fundit tė Ēoviqit lidhur me Kosovėn

  • Ministri i Arsimit premtoi se do tė marrė masa rigoroze ndaj fajtorėve tė helmimit tė studentėve

  • Njė grup studentėsh nė shenjė revolte ndaj helmimit tė kolegėve tė tyre ka hyrė nė grevė urie

  • Drejtori i Qendrės sė Studentėve Nazmi Halimi thotė se dorėheqje do tė japė vetėm nėse kėrkon Ministria e Arsimit

  • OSBE: Bojkoti nė dhjetė kuvende komunale nė Kosovės ėshtė papėrgjegjėsi ndaj votuesve

  • Ēoviq thotė se UNMIK-u po sillet me Beogradin sikur nė krye tė ishte ende Millosheviqi

  • Nė Maqedoni ka filluar dhėnia e letėrnjoftimeve nė tė cilat krahas maqedonishtes pėrdoret gjuha dhe alfabeti shqip

  • Sot hapet panairi i pestė i librit "Prishtina 2003"

  • Del Ponte shkon nė Beograd - e di se Mlladiq ndodhet nė Serbi

  • Shrėder bėn thirrje qė sanksionet kundėr Irakut tė hiqen "sa mė shpejt qė ėshtė e mundshme"

  • Nė luftimet e forcave rivale afgane janė vrarė tė pakten pesė persona

  • SHBA dėshiron tė zgjidhė ēėshtjen e problemit tė sigurisė nė Irak

  • Shefi palestinez i negociatave ka dhėnė dorėheqje

  • Brenga gjermane lidhur me kidnapimin e 15 turistėve nė Saharanė algjeriane

  • Australia ka paralajmėruar qytetarėt pėr rrezikun e udhėtimit pėr Keni

  • Senati amerikan ka miratuar pakon e uljeve tė taksave

  • Policia indoneziane ka arrestuar pesė negociatorė tė kryengritėsve nė provincėn Aceh

  • Qytetarėve tė Bashkimit Evropian mund tė votojnė drejtpėrdrejt pėr Presidentin e BE-sė?

  • Sekretari Pauėll po viziton Gjermaninė

  • SHBA me propozim tė ri pėr Irakun

  • Mbretėria e Bashkuar "nuk ėshtė gati" pėr euron

  • Arafat angazhohet pėr paqe me Izraelin

  • Qeveria kineze mund ta ekzekutojė ēdo person qė pėrhap me qėllim SARS-in


 
Shtajner: Pa zhvillimin ekonomik Kosova nuk mund tė ecėn pėrpara
 
Prishtinė, 16 maj 2003 - "Kjo ėshtė njė ditė e rėndėsishme pėr Kosovėn, sepse pa zhvillimin ekonomik Kosova nuk mund tė ecėn pėrpara. Dhe kėtė ne duhet ta bėjmė sa mė parė qė ėshtė e mundur", deklaroi kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner, duke komentuar vendimin pėr shpalljen e tenderėve tė parė pėr privatizimin e ndėrmarrjeve shoqėrore.

Shtajner kėto komente i bėri sot gjatė qėndrimit nė Rahovec ku vizitoi ndėrmarrjen "Termosistem", fabrikė kjo pėr pėrpunimin e metaleve. Kjo ėshtė njė nga kompanitė e para qė do tė privatizohet.
 
 
Nė Oslo u mbajt konferenca me temėn "Lidhja e Ballkanit Perėndimor me institucionet Euroatlantike"
 
Oslo, 16 maj 2003 - Sot nė Oslo i pėrfundoi punimet triditėshe konferenca ndėrkombėtare me temėn "Lidhja e Ballkanit Perėndimor me institucionet Euroatlantike". Nė kėtė takim, morėn pjesė pėrfaqėsues nga vendet e Ballkanit Perėndimor, tė Bashkimit Evropian si dhe tė shteteve anėtare tė NATO-s.

Kosova u pėrfaqėsua nga Besim Beqaj, koordinatori i zyrės sė Paktit tė Stabilitetit pėr Prishtinė dhe Lutfi Haziri, kryetar i Asociacionit tė Komunave tė Kosovės dhe kryetar i komunės sė Gjilanit.

Konferenca u pėrqėndrua nė diskutimet se si shoqėria ndėrkombėtare mund tė kontribuojė e tė jetė mė efikase ndaj ndėrtimit tė institucioneve dhe zhvillimit ekonomik nė Ballkan.

Megjithate, nė fokus tė diskutimeve, ishte Kosova dhe zhvillimi i saj. Pothuajse tė gjithė pjesmarėsit e kėsaj konference ndėrkombėtare me diskutimet e tyre u angazhuan qė Kosova tė nos mbetet vrimė e zezė nė Ballkan, por pėrkundrazi, tė inkuadrohet nė familjen e Evropės perėndimore e demokratike, ngase sipas shumicės, njė integrim i tillė do tė kishte rėndėsi tė vecantė pėr rajonin.

Z. Beqaj nė diskutimin e tij u pėrqėndrua mė shumė rreth angazhimit dhe pjesėmarjes sė institucioneve Kosovare - vendore krahas me ata tė UNMIKU-t, nėpėr konferencat dhe samitet, ku diskutohet pėr integrimin e Kosovės nėpėr institucionet ndėrkombėtare.

Ndėrkaq, z. Haziri nė diskutimin e tij u angazhua rreth proceseve pėr zhvillimin e komunave dhe se si mundet tė ndikojė komuniteti Evropian nė zhvillimin e tyre.
 
 
D.Server beson se bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, duhen hapur mė 2005
 
Pragė, 16 maj 2003 - Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet tė punojnė sė bashku nė Kosovė, ndėrsa kur diskutohet ēėshtja e statusit pėrfundimtar tė saj nuk mund tė ketė zgjidhje tė kėsaj ēėshtje pa pjesėmarrjen e SHBA-ve dhe BE-sė sė bashku, i tha radios "Evropa e lirė", Daniel Server – drejtor i Iniciativės pėr Ballkanin nė Institutin amerikan pėr Paqe.

Duke folur pėr procesin e transferimit tė kompetencave nga UNMIK-u tek vendorė dhe mosmarrėveshjet qė lindin, Server tha se i gjykon mosmarrėveshjet deri nė njėfarė shkalle si normale, duke pasur parasysh se ėshtė njė proces i vėshtirė dhe i komplikuar. Por, ai tha ky ėshtė procesi i duhur, qė kėrkohet edhe nga Rezoluta 1244 dhe ėshtė korrekte qė OKB-ja tė zbatojė kėtė proces.

"Nga ana tjetėr shqiptarėt mund tė jenė disi tė paduruar nė procesin nė fjalė, por mendoj se kjo vetėm do ta pėrshpejtojė procesin. Nga ana tjetėr shqiptarėt duhet tė jenė tė gatshėm pėr gjithė pėrgjegjėsitė qė duhet tė marrin", tha ai.

Ndėrkaq duke folur pėr strategjinė serbe pėr Kosovėn dhe nėse ka rreziqe pėr ndarjen e saj, Server tha se "qasja serbe ndaj Kosovės, ėshtė hėpėrhė ajo e ndarjes nėse jo ajo e copėtimit". "Kjo ėshtė thėnė thuajse qartė nga njė numėr njerėzish nė Beograd.
 
Njėherish edhe veprimet nė terren janė tė tilla, qė shkojnė nė kėtė drejtim". Sipas Serverit, "Beogradi mund tė marrė ēfarėdo qėndrimi qė tė dojė ndaj Kosovės, por deri nė atė shkallė sa nuk cenon tėrėsinė territoriale dhe sovranitetin e Maqedonisė, Bosnjės, apo tė ndonjė vendi tjetėr".

I pyetur se kur do tė jenė tė gatshme administrata amerikane dhe BE-ja pėr t'u pėrfshirė nė diskutimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, Server u pėrgjegj:

"Nuk e di se kur administrata do tė jetė e gatshme pėr bisedime. Por nėse do tė mė pyesni se ēfarė do tė pėlqeja unė, atėherė them se gjatė njė viti, njė viti e gjysmė tė ardhshėm, duhet tė jetė faza pėrgatitore pėr bisedime tė tilla. Mendoj se ka ende shumė pėrgatitje pėr tė bėrė, si nė Prishtinė ashtu dhe nė Beograd".

"Shqiptarėt duhet tė vijnė nė tryezėn e bisedimeve duke e bėrė tė qartė, se serbėt dhe pakicat e tjera trajtohen mirė, cfarė nuk ėshtė gjendja sot, theksoi Server. Prandaj, mendoj se ka shumė pėrgatitje pėr tė bėrė dhe pėr njė vit, njė vit e gjysmė, duhet punuar nė kėtė drejtim".

Server beson se bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, duhen hapur mė 2005.
 
 
LDK: Vendimi i Shtajnerit i ngutshėm dhe i dėmshėm pėr proceset politike nė Kosovė
 
Prishtinė, 16 maj 2003 - "Vendimin e z.Shtajner, LDK–ja e konsideron tė ngutshėm dhe tė dėmshėm pėr proceset politike nė Kosovė. Njė vendim i tillė bie ndesh me angazhimet tona tė pėrbashkta vendore dhe ndėrkombtare pėr procese integruese dhe demokratike nė Kosovė dhe jashtė saj.
 
Parlamenti i Kosoves ka votuar pro njė Rezulute qė nė asnjė mėnyrė nuk i dėmton interesat e asnjė grupi etnik, politik dhe fetar nė Kosovė", deklaroi zėdhėnėsi i LDK-sė Lulzim Zeneli, duke komentuar vendimin e djeshėm tė Mihael Shtajnerit pėr tė ndaluar pjesėmarrjen e udhėheqėsve tė Kosovės nė takimet ndėrkombėtare.

"Ne shpresojmė se z.Shtajner do ta rishqyrtojė njė vendim tė tillė nė mėnyrė qė tė mos kemi bllokim tė proceseve nė Kosovė", tha zėdhėnėsi i LDK-sė.
 
 
Kuvendi Komunal i Prishtinės familjeve qė janė nė asistencė sociale ua shlyen borxhet te KEK-u
 
Prishtinė, 16 maj 2003 - Kuvendi Komunal i Prishtinės ka vendosur qė tė gjitha familjeve tė komunės sė Prishtinės, tė cilat janė nė asistencė sociale t'ua shlyejė borxhet e KEK-ut. Afati i fundit pėr aplikimin e familjeve ėshtė 30 maji i kėtij viti, ndėrsa aplikacionet do tė pranohen vetėm nga ato familje tė cilat verifikohen se vėrtet gjenden nė asistencė sociale.

Janė disa kushte tė veēanta qė duhet tė aplikohen, lidhur me pagesat pėr energji elektrike, pėr tė gjitha ato grupe me nevoja tė veēanta brenda njė komuniteti apo ata tė cilėt janė tė regjistruar nė ndihma sociale.

Nė njė njoftim tė veēantė janė publikuar kriteret qė duhet plotėsuar njė familje pėr t'iu shlyrė borxhi qė kanė nė KEK pėr energjinė e shpenzuar.
 
 
KMDLNJ: Ndėrtimi i demokracisė me mjete jodemokratike
 
Prishtinė, 16 maj 2003 - Miratimin e Rezolutėn pėr luftėn ēlirimtare tė popullit tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi, kryeadministratori i Kosovės, Mihael Shtajner, e sanksionoi duke i pėrjashtuar institucionet e Kosovės nga pėrbėrja e delegacionit nė tri takimet ndėrkombėtare, thuhte nė njė prononcim tė KMDLNJ-sė.

Kėtė veprim tė Shtajnerit dhe UNMIK-ut, KMDLNJ e konsideron si tė pabazė dhe jo tė mbėshtetur nė argumente reale, por nė argumentin e forcės. Institucionet e Kosovės janė tė pėrjashtuara nga procesi i vendim-marrjes qė kanė tė bėjnė me tė ardhmen e Kosovės dhe i nėnshtrohen kėrcėnimeve, shantazhimeve, frikėsimeve dhe tash sė fundi edhe ndėshkimeve konkrete nga ana e kryeadninistratorit Shtajner. Diferencimi bėhet nė bazė tė pėrshtatshmėrisė dhe dėgjueshmėrisė politike, e jo nė bazė tė pėrgjegjėsisė reale.

KMDLNJ vlerėson se kjo qasje e UNMIK-ut dhe e kryeadministratorit Shtajner, zbatimi i standardeve tė dyfishta nė caktimin e pėrgjegjėsive, duke e ndėshkuar njėrėn palė dhe duke toleruar palėn tjetėr, pėrkatėsisht duke e diskriminuar shumicėn absolute nė Kuvendin e Kosovės, nuk do tė kontribuojė aspak nė stabilizimin e gjendjes sė sigurisė, lirisė sė lėvizjes, avancimin e preceseve demokratike, kthimin dhe integrimin e pjesėtarėve tė pakicave etj.
 
Pėrkundrazi, ndėshkimi kolektiv i institucioneve tė Kosovės, i votės sė lirė tė qytatarėve tė Kosovės, paraqet shkelje tė rėndė tė tė drejtave tė njeriut dhe mohim i tė gjitha dokumenteve ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut, thuhet nė fund tė komunikatės sė KMDLNJ-sė.
 
 
LDK nė Gjilan: Dorėheqjet njė pėrpjekje e kotė pėr t'u shfajėsuar
 
Gjilan, 16 maj 2003 - Nė dy ditėt e fundit pėrmes shtypit Dega e LDK-sė nė Gjilan nė mėnyrė indiriekte vėhet nė dijeni pėr dy dorėheqje nga funksionet e tė qenit sekretar i Degės, gjegjėsisht anėtar i kryesisė sė Degės, nga ana e z.Halil Bllaca dhe tė z.Nazmi Musa.

Pėrmbajtja e kėtyre dorėheqjeve tė deritashme nuk ka shėnuar diē tė re apo tė pathėnė gjatė kėsaj periudhe gjashtėmujore, qėkur kanė filluar zėnkat, pėrfoljet, intrigat, shantazhet, bojkotet, besa edhe kėrcėnimet nė Degėn e LDK-sė sė Gjilanit, kryesisht rreth politikės sė kuadrove nė organet komunale tė Gjilani, thuhet nė njė komunikatė tė kėsaj dege.

Pėrmes kėtyre dy dorėheqjeve vetėm sa janė pėrsėritur edhe njėhere akuzat e pabaza dhe tė pacipa nė adresė tė shumicės nė kryesinė e Degės sė LDK tė Gjilanit, pikėrisht nga ata qė nuk kanė pėrfillur vendimet e po kėsaj kryesie anėtarė tė sė cilės kane qenė si dhe kanė bėrė shkelje tė rėndė tė statutit tė LDK-sė, gjegjėsisht tė nenit 49-tė.

Nė komunikatė theksohet se ka munguar si edhe deri mė tash nga ana e kėtyre dorėheqėsve, fryma e vetėkritikės dhe ka dominuar pėrpjekja pėr t'iu shmangur pėrgjegjėsisė. Thjesht, ky akt ėshtė pėrpjekje pėr t'u shfajėsuar nga veprimet e dėmshme qė ia kanė shkaktuar Degės sė LDK tė Gjilanit.

Dorėheqjet vijnė nė momentin kur, dorėheqėsit janė bindur pėrfundimisht se kanė humbur mbėshtetjen e shumicės dėrmuese tė nėndegėve dhe aktiveve si dhe nga mungesa e sensit pėr ta respektuar njė marrėveshje tė mėhershme qė nė rrugė institucionale tė kapėrcehen tė gjitha mosmarrėveshjet e krijuara, jo pėr ēėshtje konceptesh e politikash programore e vizionare tė LDK-sė po,pėr marrje me ēdo kusht tė foteleve nė organet udhėheqėse dhe ekzekutive tė komunės.

Akuzat, si edhe deri mė tash, vėrtetė janė qesharake.

Qė tė dy nuk ndihmojnė aspak nė tejkalimin e kėtyre problemeve sepse edhe janė shkaktarė tė tyre.
 
Akuzat e drejtuara kundėr shumicės dėrmuese tė Kryesisė qė nuk mendon e vepron si ata, veēanėrisht ndaj kryetarit tė Degės, mund tė ishin bindėse vetėm po ta kishin akuzuar pėr mbrojtjen me fanatizėm tė vendimeve e qėndrimeve tė Degės si dhe tė statutit tė LDK-sė e tė vijės sė Rugovės nė Degėn e LDK tė Gjilanit.

Meqė janė pikėrisht kėta dhe njė pjesė e kėshilltarėve komunalė nga LDK-ja e Gjilanit qė nuk i kanė pėrfillur dhe zbatuar kėto vendime, akuzat e bėra domosdo do t'ju kthehen bumerang.

Ata kanė pėrfillur vetėm njė vendim tė kryesisė sė Degės sė LDK tė Gjilanit dhe atė, vendimin kur kanė kandiduar veten apo vėllaun pėr kėshilltarė komunal.

Vendimin e kryesisė sė Degės pėr udhėheqjen komunale (kryetarin e zv.kryetarin i kanė zbatuar me trysni), ndėrsa pėr kryeshefin ekzekutiv nuk e kanė zbatuar, meqė kanė abstenuar.

Domosdo qė sipas njė rendi tė paraparė do tė mblidhet edhe Kuvendi i Degės sė LDK tė Gjilanit dhe do t'i sheshojė tė gjitha kėto probleme tė ngritura pa nevojė e tė shpeshtėn nga prepotenca dhe, secilit do t'ia tregojė e gjejė vendin ku e ka.

Pėrgjegjėsisė s'mund t'i shmanget askush. As tė dorėhequrit e as tė mbeturit nė kryesinė e Degės. As edhe tė tjerėt, qofshin sehirxhinj apo tė pėrzier me qėllim tė tejaklilimit apo thellimit tė kėtyre problemeve.
Faktet, pėrkundėr tendencave pėr t'i shtrembėruar,janė shumė tė dukshme dhe,para tyre secili do tė nėnshtrohet, thuhet nė fund tė komunikatės sė degės sė LDK-sė nė Gjilan.
 
 
Gjilan: Paralajmėrohen masa ndaj shfrytėzuesve tė paligjshėm tė pronės shoqėrore
 
Gjilan, 16 maj 2003 - Mbi njėqind prona shoqėrore nė komunėn e Gjilanit, aktualisht shfrytėzohen nga qytetarėt, qoftė nė mėnyrė tė ligjshme ose edhe arbitare. Sipas evidencės sė kadastrit, pėr vitin vijues 2003 kanė refuzuar tė lidhin kontratė me organet komunale 12 shfrytėzues tė pėrkohshėm tė pronės shoqėrore, pėrkatėsisht lokaleve afariste, ndėrsa 36 tė tjerė nuk i kanė kryer obligimet pėr vitin 2002.

Bordi i drejtorėve tė Kuvendit komunal tė Gjilanit, pasi ėshtė njoftuar me kėtė gjendje, ka reaguar duke thėnė se nuk duhet t`i lejohet askujt shfrytėzimi i pronės nė mėnyrė tė paligjshme. Ndėrkaq, kryshefi ekzekutiv, Enver Muja ka kėrkuar prej drejtorive pėrkatėse qė kėto lokale tė mbyllen menjėherė, nėse shfrytėzuesit e tashėm nuk i pranojnė obligimet e parapara.

Abdullah Ismajli, drejtor i pėrkoshėm i kadastrit, gjeodezisė dhe pronės ka sqaruar se 12 shfrytėzues tė pronės komunale nuk kanė dashur fare tė nėnshkruajnė kontratat me kėtė Drejtori, pėrkatėsisht sektorin e pronės.

Komuna nuk mund tė lejojė pėrjashtime pėr asnjė shfrytėzues, aq mė pak pėr ata qė nuk ia njohin asaj tė drejtėn mbi pronėn, ndėrsa dėshirojnė ta mbajnė atė pėr interesa tė vetat.
 
 
Ministria e Shėndetėsisė nxjerr Urdhėresėn administrative pėr licencimin e barnatoreve nė Kosovė
 
Prishtinė, 16 maj 2003 - Kohė mė parė ėshtė aprovuar Urdhėresa administrative 2003/4, si dhe Urdhėresa administrative 2002/11 mbi ndryshimin e emrit tė Autoritetit tė Kosovės pėr rregullativėn e barnave nė Agjensionin e Kosovės pėr produktet mdjekėsore.

Me qėllim tė sigurimit tė procedurave tė qarta pėr licencimin e barnatoreve, zbatimi i kushteve tė licencės sė barnatoreve, kontrolli i tregtisė nė produktet mjekėsore qė pėrmbajnė substanca narkotike dhe psikotrope, dhe tė mbrojtjes sė shėndetit publik nė Kosovė, Ministria e Shėndetėsisė ka nxjerr Urdhėresėn administrative nr.2003/04 pėr licencimin e barnatoreve nė Kosovė.

Njė nga kapitujt mė tė rėndėsishėm nė kėtė Urdhėresė janė:
  •  
    kėrkesat pėr licencė tė barnatores,
  •  
    mbikėqyrja dhe koordinimi,
  •  
    pėrforcimi i kushteve tė licencimit tė barnatoreve etj.

Me kėtė Urdhėresė synohet tė rregullohen gjithė ato ēėshtje qė kanė tė bėjnė me shpėrndarjen e barnave nė Kosovė, thuhet nė njė komunikatė tė Ministrisė sė Shėndetėsisė.
 
 
I arrestuari i djeshėm nė Pejė pėr krime lufte ėshtė Driton Kukaj
 
Prishtinė, 16 maj 2003 - Personi i arrestuar dje nė Pejė pėr krime lufte ėshtė Driton Kukaj (30), pėrndryshe sportist i njohur i Kosovės. Shtypi i sotėm shkruan se familja Kukaj e ka konfirmuar arrestimin e djeshėm tė Dritonit nga policia e UNMIK-ut, por nuk i di motivet e arrestimit. Babai i Dritoni thotė se djali i tij "asnjė ditė nuk ka qenė pjesėtar i UĒK-sė dhe nuk ka pasur kurrė armė nė dorė".

Nė njoftimin e djeshėm tė policisė sė UNMIK-ut thuhej se ėshtė arrestuar njė person pėr krime luftė tė kryera nė vitin 1999, por pa dhėnė identitetin e tij. Derek Ēapell ka refuzuar tė japė identitetin e tė arrestuarit duke thėnė se emri i tij duhet tė mbahet i pablikuar pėr aq kohė sa i duhet gjykatėsit hetues tė hetojė rastin.
 
 
Majko: Pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja zgjidhje pėr tė patur njė strukturė stabile dhe paqėsore nė rajon
 
Uashington, 16 maj 2003 - Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pandeli Majko, i cili i dha fund njė vizite nė Uashington, tha Shqipėria ėshtė shprehur hapur qė nė territorin e saj tė pranojė njė bazė ushtarake tė Shteteve tė Bashkuara nė rast se kjo do t'i kėrkohet. Ai tha se pėr kėtė qėllim, qeveria e tij po pėrpiqet tė krijojė njė mbėshtetje tė fortė nė Kongresin amerikan.

"Siguria e Shqipėrisė dhe shqiptarėve mendoj qė mund tė konsiderohet nga mė e mira, qė pas vitit 1912. Aktualisht nė marrėdhėniet fqinjėsore qė ne kemi me Malin e Zi, me Kosovėn, me Maqedoninė, me Greqinė, si edhe me fqinjin tonė strategjik Italinė, mund tė konsiderohet nga mė pozitivet dhe nėse mund tė flitet pėr reformėn e strukturave tė sigurisė kombėtare, kjo ishte momenti mė i veēantė qė u vlerėsua nga pala amerikane nė diskutimet bilaterale nė Pentagon", tha Majko nė njė intervistė dhėnė "Zėrit tė Amerikės".

Ndėrkaq, duke folur pėr Kosovėn, Pandeli Majko tha se "pavarėsisht se statusi i Kosovės aktualisht ėshtė pak ambig (...), mendoj se ėshtė e qartė qė pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė njė mundėsi, pėr mendimin tim pavarėsia e Kosovės, ėshtė e vetmja zgjidhje, pėr tė patur njė strukturė stabile dhe paqėsore nė rajon".

Lidhur me standardet qė duhet tė arrijė Kosova, Majko tha: "Sigurisht, ky ėshtė njė moment shumė i rėndėsishėm, arritja e standardeve, por nuk duhet tepruar, sepse tė mos vihemi nė rolin e njė shakaje qė i kėrkohet njė ēifti qė tė bėjė kalamaj pėrpara, pastaj tė martohet". Ai mendon se qė Kosova ėshtė nė njė rrugė tė mbarė, pavarėsisht nga disa nervozizma qė janė shprehur nga struktura tė ndryshme tė komunitetit ndėrkombėtar.

I pyetur rreth ndėrtimit tė rrugės Durrės- Prishtinė, ministri Majko tha se kjo rrugė ėshtė momenti mė i rėndėsishėm ekonomik dhe historik dhe shtoi:

"Nėse ne duam tė kemi njė moment tė historisė sė turizmit nė Shqipėri, kjo rrugė e realizon kėtė; nėse duam tė faktorizojmė ekonomikisht shqiptarėt nė rajon, kjo rrugė e realizon kėtė.

Sigurisht qė mesa kam informacion ka njė veprim tė strukturave pėrkatėse tė qeverisė pėr ta nisur sa mė shpejt kėtė rrugė, por s’mund tė nėnvleftėsohet fakti qė jemi edhe pak vonė. Sigurisht ju e dini, kur njė komb merr njė drejtim tė caktuar, politikanėt pėrbėjnė thjesht atė qė quhet kosto.
 
Njė politikan i mirė do tė thotė mė pak kosto, njė politikan i keq do tė thotė mė shumė kosto, por kjo nuk do tė thotė se nuk do tė realizohet ajo qė ka nisur".
 
 
Bordi i AKM-sė ka shpallur tenderėt e parė pėr privatizimin e ndėrmarrjeve shoqėrore
 
Prishtinė, 16 maj 2003 - Nė takimin e Bordit tė AKM-sė janė shpallur gjashtė tenderėt e parė pėr privatizimin e ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė. Shpallja e tenderėve ėshtė bėrė nė bazė tė Rregullores pėr tokat, e cila u nėnshkrua javėn e kaluar nga administratori i Kosovės. Kjo rregullore mundėson dhėnien nė shfrytėzim tė tokave pėr 99 vjet.

Ndėrmarrjet e para pėr tė cilat janė shpallur tenderėt kėtė javė janė: Gurthyesi "Lepenci" nė Kaēanik, fabrika e tullave "Ringov" nė Pejė, Izoluesi i tensionit tė lartė "Energoinvest" nė Prishtinė, Montazhi i Kosovės nė Prishtinė, "Termosistemi" nė Rahovec dhe fabrika e tulllave "Pėrparimi" nė Skėnderaj.
 
 
BE i cilėson si destruktive prononcimet e fundit tė Ēoviqit lidhur me Kosovėn
 
Bruksel, 16 maj 2003 - Bashkimi Evropian pėrkrah administratorin Mihael Shtajner dhe mbėshtet tė gjitha masat qė i ndėrmerr ai, ka deklaraur zėdhėnėsja e Havier Solanės Kristina Galak, duke shtuar se Shtajner nė Kosovė pėrfaqėson OKB-nė, ndėrsa BE ėshtė pjesė e kėsaj strukture dhe hapat e tij janė konform mandatit.

Institucionet nė Bruksel ritheksuan se institucionet kalimtare tė Kosovės duhet tė pėrqėndrohen nė punėt qė do tė ēojnė Kosovėn kah e ardhmja nė integrimet evropiane e jo kah e kaluara.

Ndėrkaq nga autoritetet e Beogradit kėrkohet qė tė mos hyjnė nė konflikt me UNMIK-un. Dipolomatėt e lartė tė BE-sė cilėsuan si destruktive prononcimet e fundit tė Nebojsha Ēoviqit lidhur me Kosovėn dhe me ndėrprerjen e bashkėpunimit me Misionin e UNMIK-ut.
 
 
Ministri i Arsimit premtoi se do tė marrė masa rigoroze ndaj fajtorėve tė helmimit tė studentėve
 
Prishtinė, 16 maj 2003 - Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Rexhep Osmani nė njė konferencė tė jashtėzakonshme pėr media pas helmimit tė mbi 120 studentėve nė mensėn e tyre, ka thėnė se ende nuk ka informacione pėr shkaktarėt e helmimit, porse do tė reagojė kur kjo tė sqarohet.
 
Ministri Osmani premtoi se do tė marrė masa rigoroze ndaj fajtorėve tė helmimit. Ai ka shtuar se askush nuk mund tė ikė nga pėrgjegjėsia individuale, duke filluar nga punonjėsit e thjeshtė nė qendėr deri te kreu i kėsaj qendre, ka thėnė ministri Osmani.

"Nuk kisha dėshiruar qė njė helmim i rastėsishėm qė ka ndodhur, pavarėsisht nga arsyet tė shndėrrohet nė njė protestė, apo grevė, sepse ēdo problem mund tė zgjidhet nė mėnyrė institucionale", thotė z. Osmani.
 
 
Njė grup studentėsh nė shenjė revolte ndaj helmimit tė kolegėve tė tyre ka hyrė nė grevė urie
 
Prishtinė, 16 maj 2003 - Njė grup studentėsh nė shenjė revolte ndaj helmimit tė kolegėve tė tyre ka hyrė nė grevė urie. Megjithėse nga institucionet pėrkatėse ėshtė bėrė e ditur se duhet pritur tė hėnėn, grevistėt nuk kanė saktėsuar kohėn sa do tė zgjasė greva e tyre.

Kėshilli organizativ i kėsaj greve ka kėrkuar qė drejtori i Qendrės sė Studentėve Nazmi Halimi tė japė dorėheqje tė menjėherėshme. Njoftohet se nė grevė urie kanė hyrė rreth 50 studentė. Siē ka njoftuar Kėshilli grevist greva do tė zgjasė derisa tė pėrmbushen objektivat e tyre.
 
 
Drejtori i Qendrės sė Studentėve Nazmi Halimi thotė se dorėheqje do tė japė vetėm nėse kėrkon Ministria e Arsimit
 
Prishtinė, 16 maj 2003 - Drejtori i Qendrės sė Studentėve Nazmi Halimi ka thėnė se dorėheqje do tė japė vetėm nėse kėrkon Ministria e Arsimit. "Unė i nėnshtrohem subordinimit tė organeve kompetente tė Kosovės, sepse kamė pėrgjegjėsi para ligjit dhe para Ministrisė sė Arsimit si organ mė i lartė i arsimi t tė Kosovės i cili mė ka caktuar nė kėtė detyrė pas pėrfundimit tė konkursit. Andaj ēdo vendim tė tyre jam nė gjendje tė respektoj", ka thėnė z. Halimi.
 
Por ministri i arsimi t Rexhep Osmani mendon se studentėt ėshtė dashur t'i presin rezultatet se kush ėshtė fajtor pėr helmimin e tani tė marrin njė vendim tė tillė.
 
 
OSBE: Bojkoti nė dhjetė kuvende komunale nė Kosovės ėshtė papėrgjegjėsi ndaj votuesve
 
Prishtinė, 16 maj 2003 - OSBE nė Kosovė publikoi raportin pėr bojkotin e kuvendeve komunale tė Kosovės, nė tė cilin thuhet se edhe 7 muaj pas zgjedhjeve lokale nė dhjetė komuna tė Kosovės ende vazhdohet me bllokada politike. Nė kėtė raport OSBE vlerėson se bllokada mė e shprehur politike ėshtė nė komunėn e Deēanit, Kaēanikut, Kamenicės, Klinės, Lypjanit, Malishevės, Novo Bėrdės dhe Therandės.

"OSBE ėshtė e mendimit se njė veprim i tillė nuk ėshtė demokratik, nuk ka perspektivė pėr udhėheqėsi tė mirėfilltė dhe ėshtė papėrgjegjėsi ndaj votuesve", - tha zėvendėsi i shefit tė Misionit tė OSBE-sė. Ai ka theksuar se baza themelore e tė gjitha sistemeve demokratike ėshtė e drejta e njerėzve pėr t'u dėgjuar zėri i tyre.
 
Refuzimi pėr tė pranuar rezultatet e zgjedhjeve, mospajtimi me shpėrndarjen e vendeve pėrbrenda komuniteteve, mosmarrja nė konsideratė e mendimit tė opozitės, lojaliteti ndaj subjekteve politike dhe instruksioneve tė tyre nga niveli qėndror dhe pakėnaqėsia me procesin e zgjedhjes sė shėrbimit civil, janė pesė arsyet kryesore tė cilat i shtyjnė kėshilltarėt komunalė pėr bojkot edhe pse ato dallojnė nga komuna nė komunė, tha zėdhėnėsi.
 
 
Ēoviq thotė se UNMIK-u po sillet me Beogradin sikur nė krye tė ishte ende Millosheviqi
 
Vjenė, 16 maj 2003 - Zėvendėskryeministri serb Nebojsha Ēoviq nė selinė e OSBE-sė nė Vjenė ka sulmuar administratorin Shtajner dhe udhėheqjen e Kosovės. Ai ka akuzuar UNMIK-un pėr disponim kinse antiserb, rreth ēėshtjes sė Mitrovicės dhe nė pėrgjithėsi rreth pozitės sė serbėve tė Kosovės.

Ēoviq ka thėnė se UNMIK-u po sillet me Beogradin sikur nė krye tė ishte ende Millosheviqi. Duke i bėrė thirrje komunitetit ndėrkombėtar, Ēoviq ka spekuluar qė tė kihet parasysh kamata qė Serbia u paguan institucioneve ndėrkombėtare dhe finaciare pėr borxhin e 1.5 miliard dollarėsh tė Kosovės!. Sipas Ēoviqit, madje UNMIK-u refuzon qė tė bisedojė pėr tė marrė pėrsipėr kėtė.
 
 
Nė Maqedoni ka filluar dhėnia e letėrnjoftimeve nė tė cilat krahas maqedonishtes pėrdoret gjuha dhe alfabeti shqip
 
Shkup, 16 maj 2003 - Ministrie Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė prej dje ka filluar me dhėnien e letėrnjoftimeve, nė tė cilat krahas gjuhės maqedonase pėrdoret edhe gjuha dhe alfabeti shqip, pėrkatėsisht gjuha zyrtare, tė cilėn nuk e flet populli shumicė.
 
Letėrnjoftimet e reja janė pjesė e procesit tė implementimit tė plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit dhe janė nė pajtim me ndryshimet e miratuara ligjore dhe kushtetuese, siē ėshtė Ligji i letėrnjoftimeve.

Vlerėsohet se dhėnia e letėrnjoftimeve edhe nė gjuhėn shqipe ėshtė zbatim praktik i Marrėveshjes sė Ohrit.
 
 
Sot hapet panairi i pestė i librit "Prishtina 2003"
 
Prishtinė, 16 maj 2003 - Sot nė orėn 18.00, nė mjediset e Pallatit tė Rinisė dhe Sportve nė Prishtinė hapet panairi i pestė i librit "Prishtina 2003", i cili do tė jetė i hapur prej 16 deri mė 21 maj.
 
Pritet tė marrin pjesė rreth 100 botues kryesisht nga Kosova, Shqipėria, Maqedonia e Mali i Zi, ku do tė ekspozhen mbi 1300 tituj librash, kryesisht tė rinj.
 
 
Del Ponte shkon nė Beograd - e di se Mlladiq ndodhet nė Serbi
 
Hagė, 16 maj 2003 - Kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės Karla del Ponte tė hėnėn shkon pėr njė vizitė pune nė Beograd, kanė konfirmuar burmet e Tribunalit, duke mos dhėnė hollėsi pėr qėllimin konkret tė kėsaj vizite.

Ndryshe Del Ponte pėr momentin ndodhet nė Uashington pėr tė njoftuar Kongresin amerikan pėr progresin e arritur nė hetimin dhe dėnimin e krimeve tė luftės nė Ballkan.
 
Del Ponte ka thėnė se Ratko Mlladiq, i akuzuar pėr krime lufte nė Bosnje, ndodhet nė Serbi. Poashtu ajo e di se ku ndodhet edhe Radovan Karaxhiq.

Del Ponte ka kritikuar autoritetet e Beogradit se nuk po bashkėpunojnė sa duhet me Tribunalin e Hagės.
 
 
Shrėder bėn thirrje qė sanksionet kundėr Irakut tė hiqen "sa mė shpejt qė ėshtė e mundshme"
 
Berlin, 16 maj 2003 – Pas takimit prej 30 minutave me sekretain amerikan, Kolin Pauell, nė Berlin, kancelari gjerman, Gerhard Shrėder, ka bėrė thirrje qė sanksionet kundėr Irakut tė hiqen "sa mė shpejt qė ėshtė e mundshme", njofton BBCWorld. "Ne mendojmė se sanksionet, qė janė vėnė atėherė, s'kanė kuptim mėtej nė dritėn e zhvillimeve dhe duhet tė hiqen sa mė shpejt qė ėshtė e mundshme”, ka thėnė Shreder.
 
Kjo deklaratė ėshtė interpretuar si njė shenjė tjetėr se Gjermania po pėrpiqet tė riparojė marrėdhėniet me SHBA-tė pas acarimit tė tyre lidhur me aksionin ushtarak nė Irak. Z. Pauell ka deklaruar se "ėshtė i kėnaqur me angazhimin e kancelarit" pėr rezolutėn, e cila nė formėn aktuale mund tė kundėrshtohet nga vendet e tjera nė KS tė OKB, tė cilat e kanė kundėrshtuar luftėn nė Irak.
 
 
Nė luftimet e forcave rivale afgane janė vrarė tė pakten pesė persona
 
Mazari Sherif, 16 maj 2003 - Forcat rivale tė dy fraksioneve afgane janė pėrleshur sot (e premte) nė pjesėn veriore tė Afganistanit dhe nė kėto luftime janė vrarė tė pakten pesė persona, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt e tė dy palėve, njofton Rojter.
 
Palėt ndėrluftuese kanė pasur njė shkėmbim zjarri prej disa orėsh edhe nė rajonin Derej Sauf, por s'janė dhėnė detaje pėr luftimet dhe viktimat eventuale. Zyrtarėt e tė dy palėve kanė akuzuar njėra-tjetrėn pėr fillimin e kėtyre luftimeve.
 
 
SHBA dėshiron tė zgjidhė ēėshtjen e problemit tė sigurisė nė Irak
 
Bagdad, 16 maj 2003 - SHBA me dėrgimin e 15.000 ushtarėve shtesė dhe 1.000 policėve ushtarakė dėshiron tė zgjidhė ēėshtjen e problemit tė sigurisė nė Irak. Kėshtu ka bärė tė ditur administratori civil Pol Bremer nė Bagdad.
 
Problemi mė i madh ėshtė aktualisht lidhur me rivendosjen e tė drejtės dhe rregullit nė Irak. Faji pėr mbretėrimin e rrezikut nė rrugėt e Bagdad pjesėrisht i vihet ish- pushtetmbajtėsit Sadam Hysen, i cili gjatė amnestisė nė vitin e kaluar kishte liruar nga burgu shumė kriminelė.
 
Grupet e koalicionit mendojnė se personat e tillė duhet arrestuar pėrsėri. Komanda e lartė amerikane ka konfirmuar se do tė tė arrestohen ish shefi i shtabit tė armatės irakiane Ibrahim Ahmed el Sattar Mohammed dhe udhėheqėsi rajonal i partisė Baath, Fadil Mahmud Gharib.
 
 
Shefi palestinez i negociatave ka dhėnė dorėheqje
 
Ramallah, 16 maj 2003 - Shefi palestinez i negociatave Sajeb Erekat, sipas njoftimeve nga funksionarė tė lartė ka dhėnė dorėheqje nga detyra e tij. Vendimi pėr dorėheqje bėhet e ditur se ėshtė marrė njė ditė para takimit tė nivelit tė lartė tė shefave tė qeverisė izraelite dhe tė administratės autonome palestineze Ariel Scharon dhe Mahmud Abbas. Erekat ka refuzuar komentimin e dorėheqjes sė vet.
 
 
Brenga gjermane lidhur me kidnapimin e 15 turistėve nė Saharanė algjeriane
 
Algjer, 16 maj 2003 - Brenga lidhur me fatkeqėsinė e kidnapimit tė 15 turistėve nė Saharanė algjeriane po rritet. Qeveria gjermane po vėshtron me kujdes zhdukjen e 10 qytetarėve gjermanė, 4 zviceranė dhe njė holandez.
 
Zvcra sipas njoftimeve nga ministria e jashtme ka dėrguar dy ekspertė pėr terrorizem nė Algjer. Nė mediat algjeriane flitet se tė kidnapuarit sypozohet tė jenė strehuar nė njė rajon malorė.
 
 
Australia ka paralajmėruar qytetarėt pėr rrezikun e udhėtimit pėr Keni
 
Kambera, 16 maj 2003 - Pas SHBA dhe Britanisė sė Madhe edhe Australia ka paralajmėruar qytetarėt e vet pėr rrezikun e udhėtimit pėr Keni. Pėr arsye tė rrritjes sė rrezikut nga sulmet terroriste, krahas vendit afrikano-lindorė, edhe ministria e jashtme australiane ka paralajmėruar qytetarėt e vet ti shmangen udhėtimit pėr nė vendet e lindjes sė mesme.
 
 
Senati amerikan ka miratuar pakon e uljeve tė taksave
 
Uashington, 16 maj 2003 – Senati amerikan ka miratuar tė enjten pakon e uljeve tė taksave nė shumėn prej 350 miliardė dollarėsh, pėrfshirė kėtu edhe propozimin e presidentit Bush pėr tė hequr taksat nė aksione, por vetėm pėrkohėsisht, njofton Rojter.
 
Senati e ka miratuar kėtė ligj me 51 vota pėr ndaj 49 kundėr. Tre demokratė iu kanė bashkuar republikanėve nė mbėshtetje tė kėtij ligji.
 
 
Policia indoneziane ka arrestuar pesė negociatorė tė kryengritėsve nė provincėn Aceh
 
Xhakartė, 16 maj 2003 – Policia indoneziane ka arrestuar pesė negociatorė tė kryengritėsve nė provincėn Aceh, derisa ata po niseshin pėr bisedime nė Tokio, me qėllim qė tė pėrpiqeshin pėr tė shpėtuar marrėveshjen e brishtė tė paqes, njofton BBCWorld.
 
Zyrtarė i lartė tė Lėvizjes sė Acehit (Gam) kanė kėrcėnuar se do tė bojkotojnė bisedimet nė Tokio nėse nuk lirohen delegatėt e tyre.
 
Tė pesė negociatorėt e Gam-it janė arrestuar jashtė hotelit tė tyre nė kryeqytetin provincial Banda Aceh dhe janė dėrguar nė stacionin e policisė pėr t'u marrė nė pyetje.
 
 
Qytetarėve tė Bashkimit Evropian mund tė votojnė drejtpėrdrejt pėr Presidentin e BE-sė?
 
Bruksel, 16 maj 2003 – Qytetarėve tė Bashkimit Evropian mund t'u jipet rasti qė tė votojnė drejtpėrdrejt pėr Presidentin e BE-sė sipas propozimeve qė do tė kenė parasysh ardhmėrinė e organizatės, njofton BBCWorld.
 
Kjo ide ėshtė paraqitur gjatė bisedimeve nė Bruksel, lidhur me projektimin e kushtetutės kontestuese tė BE-sė. Mbi 100 politikanė nga mbarė kontinenti po pėrpiqen tė pėrpilojnė Kushtetutėn e parė tė BE-sė. Britania si duket ėshtė e prirur tė kundėrshtojė njė ide tė tillė.
 
 
Sekretari Pauėll po viziton Gjermaninė
 
Uashington, 16 maj 2003 - Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, mbėrriti nė Berlin pėr njė vizitė, e cila, sipas zyrtarėve amerikanė, synon pėrmirėsimin e marrėdhėnieve dypalėshe tė dėrmtuara nga qėndrimi gjerman kundėr luftės nė Irak. Sekretari Pauell ėshtė zyrtari mė i lartė amerikan qė viziton Gjermaninė qė kur Kancelari Gerhard Shrėder fitoi me rezultat tė ngushtė nė zgjedhjet e vitit tė kaluar.
 
Vizita e zotit Pauell bėhet nė kuadėr tė njė turneu nė Lindjen e Mesme dhe nė Rusi, nė pėrpjekje pėr tė fituar mbėshtetjen pėr planin e fundit tė paqes pėr Lindjen e Mesme dhe reformat nė Irakun e pas luftės.
 
 
SHBA me propozim tė ri pėr Irakun
 
Uashington, 16 maj 2003 - Shtetet e Bashkuara u kanė shpėrndarė anėtarėve tė tjerė tė Kėshillit tė Sigurimit njė version tė ri tė projektrezolutės qė kėrkon heqjen e sanksioneve tė OKB-sė ndaj Irakut. Ndryshimet nė projektin e ri mendohet se kanė marrė parasysh shqetėsimet e disa vendeve si Rusia, tė cilave Iraku u detyrohet miliarda dollarė nė borxhe.

Moska deklaroi tė enjten se fati i kėsaj projektrezolute do tė varej nga respektimi i interesave ekonomike tė Rusisė nė Irak.

Thelbi i projektrezolutės nuk ka ndryshuar - ajo kėrkon heqjen e sanksioneve ekonomike tė OKB-sė dhe pėrcakton njė rol kyē pėr Shtetet e Bashkuara dhe Britaninė nė shpėrndarjen e tė ardhurave qė do tė sigurohen nga shitja e naftės nė Irak, pas heqjes sė sanksioneve.
 
 
Mbretėria e Bashkuar "nuk ėshtė gati" pėr euron
 
Londėr, 16 maj 2003 - Ministri britanik i financave Gordon Braun ka nxjerrė konkluzionin se vendi nuk ėshtė ende gati tė hyjė nė monedhėn e pėrbashkėt evropiane.

Sipas BBC-sė vendimi i zotit Brown ėshtė pranuar nga kryeministri Toni Bler pas negociatave intensive mes tė dyve.

Duke reaguar ndaj lajmit zyra e kryeministrit e hodhi poshtė njoftimin se ishte marrė vendimi.

"Qeveria nuk ka asgjė pėr tė thėnė mbi kėtė ēėshtje deri sa tė botohet vlerėsimi ekonomik," tha njė zėdhėnės.
 
 
Arafat angazhohet pėr paqe me Izraelin
 
Ramallah, 16 maj 2003 - Lideri palestinez, Jaser Arafat angazhohet pėr paqe me Izraelin nė shkėmbim tė tėrheqjes komplete nga territoret palestineze.

"Ne jemi pėr paqe tė drejtė dhe tė gjithanėshme, paqe tė guximtarėve nė shkėmbim tė tėrheqjes komplete izraelite nga toka palestineze dhe arabe", ka thėnė Arafat gjatė njė fjalimi qė ka mbajtur nė Ramallah.
 
 
Qeveria kineze mund ta ekzekutojė ēdo person qė pėrhap me qėllim SARS-in
 
Pekin, 16 maj 2003 - Qeveria e Kinės tėrhoqi vėmendjen pėr rrezikun e pėrhapjes sė SARS-it nė rajonet tjera tė vendit dhe ka marrė masa pėr parandalimin e zgjerimit tė mėtejshėnm tė epidemisė.

Qeveria kineze mund ta ekzekutojė apo ta burgosė pėrjetėsisht ēdo person qė shkel urdhėrin e karantinės dhe qė pėrhap me qėllim SARS-in.

Ndėkaq, Britania sot konfirmoi rastin e parė tė SARS-it nė vend.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.