|
- Prishtinė,
15 maj 2003 - Deputetėt e pranishėm nė sallėn e Kuvendit tė Kosovės nė seancėn
e sotme njėzėrit miratuan Rezolutėn e luftės ēlirimtare tė
popullit tė Kosovės pėr liri e pavarėsi. Tekstin e rezolutės
e lexoi shefi i grupit parlamentar tė AAK-sė Bujar Dugolli,
i cili tha se teksti i saj ėshtė pėrkrahur nga grupi
parlamentar i LDK-sė dhe ai i PDK-sė.
Fillimisht Sabri Hamiti, kryetar i Grupit parlementar tė
LDK-sė e pėrkrahu miratimin e kėsaj rezolute. Kėtė e bėri
nė emėr tė grupit parlamentar tė PDK-sė Arsim Bajrami, si
dhe Faik Marolli nė emėr tė grupit tė minoriteteve
joserbe.
Por shefi i grupit parlamentar tė koalicionit serb
"Kthimi" Dragisha Kėrstoviq kundėrshtoi ashpėr vėnien
nė rend dite tė kėsaj rezolute dhe tha se deputetėt serbė
do ta braktisin sallėn, gjė qė edhe e bėnė, duke mos marrė
pjesė nė kėtė pjesė tė seancės sė sotme, kur po
votohej rezoluta.
-
-
- Teksti
i Rezolutės pėr luftėn ēlirimtare...
-
- Prishtinė,
15 maj 2003 - Deputetėt e pranishėm nė sallėn e Kuvendit tė Kosovės nė seancėn
e sotme miratuan njėzėrit Rezolutėn pėr luftėn ēlirimtare
tė popullit tė Kosovės pėr liri e pavarėsi. Nė vazhdim
po e japim tekstin e plotė tė kėsaj rezolute.
- ------------
KUVENDI I KOSOVĖS
- Prishtinė,
mė 15 maj 2003
- Duke
konfirmuar fitoren nė luftėn ēlirimtare tė udhėhequr nga
Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, tė mbėshtetur nga NATO, e
udhėhequr nga SHBA-tė dhe aleatėt e saj;
- Duke
rikonfirmuar vendosmėrinė e qytetarėve tė Kosovės pėr
Kosovėn - shtet Demokratik, tė Pavarur dhe Sovran;
- Duke
konsideruar se vlerat e luftės ēlirimtare janė vlera tė
gjithė popullit tė Kosovės dhe vlera tė pranuara nga
faktori ndėrkombėtar,
- Kuvendi
i Kosovės, duke shprehur vullnetin e qytetarėve, miraton kėtė:
- REZOLUTĖ
PĖR LUFTĖN ĒLIRIMTARE TĖ POPULLIT TĖ KOSOVĖS PĖR LIRI
DHE PAVARĖSI
I. Lufta e popullit tė Kosovės pėr lirinė dhe pavarėsinė
e Kosovės, nė tė gjitha fazat dhe format e zhvillimit tė
vet: lufta politike, rezistenca paqėsore dhe lufta e
armatosur, e udhėhequr nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, ka
qenė luftė e drejtė pėr lirinė e vendit dhe pėr njė
shoqėri moderne e demokratike;
II. Rezistenca paqėsore dhe lufta politike e konstitucionale,
e shprehur me Kushtetutė dhe Referendum, ka pėrcaktuar
vullnetin e qytetarėve tė Kosovės pėr pavarėsi dhe
demokrati;
III. Lufta e armatosur e qytetarėve tė Kosovės, e udhėhequr
nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, ka qenė luftė e drejtė
dhe e pastėr pėr ēlirimin e Kosovės, luftė kundėr
forcave ushtarake, policore e paramilitare serbe;
IV. Lufta e NATO-s, e udhėhequr nga SHBA-tė, ka qenė luftė
kundėr dhunės dhe gjenocidit tė pushtetit serb nė Kosovė
dhe pėr shpėtimin e ēlirimin e popullit tė Kosovės;
V. Lufta politike dhe e armatosur pėr lirinė dhe pavarėsinė
e Kosovės ėshtė nė themelet e politikave qė Kosova tė bėhet
shoqėri moderne, e lirė e demokratike, pėr tė gjithė
qytetarėt, pa dallim bindjeje politike, besimi, pėrkatėsie
etnike apo racore;
VI. Kuvendi i Kosovės e udhėzon Qeverinė e Kosovės, qė nė
njė kohė sa mė tė shpejtė, tė pėrgatis ligjet me tė
cilat do tė rregullohet statusi i luftėtarit pėr lirinė
dhe pavarėsinė e Kosovės.
Kėtė Rezolutė e mbėshtesin:
Grupi Parlamentar i LDK-sė, z.Sabri Hamiti
- Grupi
Parlamentar i PDK-sė, z.Arsim Bajrami
- Grupi
Parlamentar i AAK-sė, z.Bujar Dugolli
- Grupi
Parlamentar pėr tė Tjerėt, z.Faik Merolli
|
|