|
Pavarėsisht nga
deklaratat pompoze tė shefave tė "AKSH"-sė mbi atė
se "AKSH"-ja i takon popullit", edhe pse deri mė
sot "AKSH" akoma nuk ka dalur zyrtarisht me ndonjė
deklaratė se e njeh vullnetin e lirė politik tė shqiptarėve tė
Kosovės; e njeh dhe respekton dr.Ibrahim Rugovėn pėr kryetar
legjitim tė shqiptarėve tė Kosovės; se i jep pėrkrahje tė
plotė politikės kombėtare dr.Rugovės dhe kabinetit tė tij
presidencial pėr sa i pėrket ēėshtjes sė Kosovės; se
respekton pluralizmin politik nė Kosovė etj., ēėshtje kėto
qė do t'i qartėsonin edhe mė qartė pozicionimet politike tė
AKSH-sė.
14 maj 2003 / Shkruan:
Besim KRASNIQI
Kohėve tė fundit
opinionin tonė e kanė "bombarduar" disa komunikata,
deklarata dhe intervista tė "AKSH"-sė, tė shpeshtuara
e tė publikuara nėpėr faqet elektronike tė saj dhe nė ato tė
shtypit majtist, tė nėshkruar nga "gjeneralė" tė vetėshpallur
tė "AKSH"-sė, "aktivitet" ky i tėri deri mė
tani praktik i strukturave politiko-ushtarake tė
"AKSH"-sė nė "ribashkimin e trojeve etnike
shqiptare", pėrjashtuar kėtu shkatėrrimin e urės
hekurudhore nė Zveēanit, pėr ēfarė pasoi edhe e
shpallja e "AKSH"-sė organizatė terroriste nga ana e
administratorit tė OKB-sė nė Kosovė z.Shtajner.
Pėrpiluesit e
komunikatave dhe deklaratave nė emėr tė "AKSH"-sė
(emrat dhe e kaluara e tė cilėve tashmė janė tė njohur pėr
opinionin tonė) janė angazhuar vazhdimisht qė
"AKSH"-nė ta paraqesin si "ushtri e dalur nga
populli", "armatė e popullit", apo "ushtri me
platformė politike gjithėkombėtare" etj., duke ua
bashkangjitur komunikatave dhe deklaratave disa tituj bombastik
vetėm e vetėm sa pėr tė tėrhequr vėmendjen e njerėzve tė
painformuar dhe naiv.
Pavarėsisht nga
deklaratat pompoze tė shefave tė "AKSH"-sė mbi atė
se "AKSH"-ja i takon popullit", edhe pse deri mė
sot "AKSH" akoma nuk ka dalur zyrtarisht me ndonjė
deklaratė se e njeh vullnetin e lirė politik tė shqiptarėve tė
Kosovės; e njeh dhe respekton dr.Ibrahim Rugovėn pėr kryetar
legjitim tė shqiptarėve tė Kosovės; se i jep pėrkrahje tė
plotė politikės kombėtare dr.Rugovės dhe kabinetit tė tij
presidencial pėr sa i pėrket ēėshthjes sė Kosovės; se
respekton pluralizmin politik nė Kosovė etj., ēėshtje kėto
qė do t'i qartėsonin edhe mė qartė pozicionimet politike tė
AKSH-sė.
Prandaj, ne do tė
ndalemi nė tre raste konkrete qė argumentojnė tė kundėrtėn e
teorisė sė proklamuar aksh-iste, d.m.th. qė argumentojnė se
protagonistėt e AKSH-sė gėnjejnė rėndė kur deklarojnė se
"AKSH" respekton vullnetin politik tė shqiptarėve.
Rasti parė konkret ėshtė "konflikti" i AKSH-sė me
ish-ushtarin e komandantit Sali Ēekaj dhe veprimtarin e aktivit tė
LDK-sė z.Ismet Ēekajn nga fshati Irzniq i Deēanit si dhe rasti
i dytė konkret ėshtė kėrcėnimi me shkrim i AKSH-sė i bėrė
ndaj deputetit tė LDK-sė z.Fatmir Rexhepit, kėrcėnim ky tė
cilin nuk e pranoi AKSH-ja si vepėr tė saj, por vepėr "e
atyre qė nuk ia duan tė mirėn AKSH-sė"!?
"Sigurimi i Atdheut" - "produkt alibie" i
"AKSH"-sė
Pėr tė mbuluar turpin
e "maskave tė zeza" tė cilat veprojnė nėpėr
fshatrat e Deēanit por tashmė edhe nėpėr pjesė tjera tė
Kosovės, shefat e "sigurimit tė AKSH"-sė
respektivisht tė "Shėrbimit Informativ Ushtarak"
(SHIU-t) me anė tė njė njoftimi publik njoftojnė pėr
kompletimin e dosjeve tė zeza pėr "ata qė po e
diskreditokan emrin e shenjtė tė AKSH-sė" dhe se
"maskat e zeza" nė komunėn e Deēanit qenkan pjesėtarė
tė "Sigurimit tė Atdheut", (organizatė kjo e panjohur
pėr opinionin, e paraqitur deri mė sot vetėm "online"
me anė tė njė komunikate "Komunikatė Nr.001") dhe se
udhėheqės i tyre nė Deēan qenka z.Ismet Ēekaj, i cili do tė
del sipas njoftimit publik tė "AKSH"-sė "para
ligjit dhe drejtėsisė"!
Duke e njohur mirė
personalitetin e Ismet Ēekajt si individ por edhe si familje kombėtare,
"AKSH"-ja demanton vetveten se ėshtė "ushtri nė
shėrbim tė popullit dhe se nuk i takon asnjė subjekti
politik" derisa ajo denoncon dhe akuzon pa asnjė argument
veprimtarin politik tė LDK-sė i cili faktikisht ėshtė pėrfaqsues
politik legjitim i LDK-istėve tė fshatit Irzniq, dhe dėshiron
ta vė atė para "ligjit dhe drejtėsisė", pa e sqaruar
kėtu se pėr cilin ligj dhe cilėn drejtėsi e ka fjalėn
"shėrbimi informativ ushtarak i AKSH"-sė?! Pastaj, tė
gjitha deklaratat, njoftimet si dhe njė apo dy intervista tė
shefave tė "AKSH"-sė kanė gjetur vend nė faqet e njė
fletushke ditore majtiste qė pėrkrah dhe nxit haptas krimin
politik ndaj veprimtarėve tė LDK-sė, e cila fletushkė qysh
moti ėshtė dashur tė shpallet e paligjshme nga ana e
institucioneve tė drejtėsisė legjitime nė Kosovė dhe jo tė dėnohen
gazetat ditore qė e luftojnė krimin politik.
Sikurse e theksuam mė
lartė, nė njoftimin e saj publik "AKSH" shprehet pėr
"maskat e zeza" se qenkan pjesėtarė tė
"Sigurimit tė Atdheut", qė tregon faktin se
"AKSH" paska informacione tė sakta se kush qenka
"Sigurimi i Atdheut" dhe kush qėndron prapa kėsaj
organizate!
Thėnė mė konkretisht,
"AKSH" qenka ajo qė e paska formuar organizatėn
"Sigurimi i Atdheut" respektivisht ajo e paska nxjerrė
"Komunikatėn nr.001 tė "Sigurimit tė Atdheut" pėr
opinion, duke e paraqitur "Sigurimin e Atdheut" si
"organizatė e cila ėshtė kundėr krimit politik dhe tė afėrt
me politikėn e dr.Rugovės", nė mėnyrė qė
"AKSH" tė ketė "alibi" pėr veprimtarinė e
saj destruktive kundėr aktivistėve politik tė LDK-sė, nė njėrėn
anė, si dhe pėr t'i dhėnė mundėsi medias enveriste nė Kosovė
pėr tė sulmuar dhe kompromituar figurėn politike tė dr.Rugovės
me tituj bombastik si "Rugova e formoi ushtrinė e tij"
e tituj tjerė kompromitues, e tėrė kjo nėn moton " me njė
grusht tė mbyten dy miza". Nėse nuk ėshtė kėshtu, atėherė
"AKSH"-ja e ka pėr detyrim t'i publikojė "dosjet
e zeza" qė i paska mbledhur diku (?!) dhe t'i publikojė pėrfaqsuesit
e "Sigurimit tė Atdheut", pėrndryshe
"alibia" e saj bie nė ujė dhe nuk ka mė efekt!
Kush e kėrcėnoi me vrasje deputetin e LDK-sė Fatmir
Rexhepin?
Rasti i dytė tejet
spekulativ, ėshtė rasti i kėrcėnimit me shkrim i tė deputetit
tė parlamentit tė Kosovės, pėrfaqsuesit tė LDK-sė z.Fatmir
Rexhepit, i bėrė nė emėr tė "AKSH"-sė.
"Sekretariati Vendimmarrės i Frontit Pėr Bashkim Kombėtar
Shqiptar dhe Shtabi i Pėrgjithshėm i AKSH-sė" janė
distancuar publikisht nga ky kėrcėnim me vrasje, mirėpo, mbetet
e paqartė ēėshtja se pse ėshtė kėrcėnuar mu deputeti i
LDK-sė dhe jo i ndonjė subjekti tjetėr politik si dhe pse kėrcėnimi
pėrmban logon dhe firmėn e "AKSH"-sė dhe jo tė ndonjė
organizate tjetėr?
Natyrisht qė tani
"AKSH"-ja nuk mund ta pėrdorė "Sigurimin e
Atdheut" si "alibi", sepse "Sigurimi i
Atdheut" sipas AKSH-sė ėshtė me LDK-nė, dhe t'i lihet
faji asaj pėr kėrcėnim me vrasje ndaj deputetit tė LDK-sė nuk
ka mė logjikė! Kėsaj rradhe "Sigurimi i Atdheut"
mbetet kartė e djegur nė duar tė AKSH"-sė! Pra, siē po
shihet, shumė gjėra po mbeten pezull, pa u sqaruar mirė, dhe
kjo siq duket ėshtė edhe strategjia e aksh-istėve tė sprovuar
dhe specializuar pėr propagandė dhe agjitacion, qė tė pėrhapet
sa mė shumė pasiguri dhe paqartėsi nė popull, urrejtje ndėrvllazėrore,
mospajtime brendashqiptare dhe me kėtė edhe rritja e numrit tė
vrasjeve politike ndaj veprimtarėve politik tė LDK-sė.
Se ēfarė ėshtė qėndrimi
i AKSH-sė ndaj LDK-sė si subjekti mė i madh politik shqiptar nė
Kosovė, tregon qartė shkrimi i artikullshkruesit Bashkim Hoxha
me titull bombastik: "Ribashkimi i Shqipėrisė - ēelės
stabiliteti rajonal", ku ndėr tjerash thotė: "Duke
filluar me propagandėn nė disfavor tė luftės, bllokimin
e mjeteve financiare tė mbledhura nga populli (populli i kishte
dhėnė pėr tu ēliruar nga prangat shekullore), dhe sobotime tė
tjera tė panumėrta tė cilat do tė merrnin mjaft kohė dhe
hapsirė pėr tu pėrmendur tė gjitha.
Partia e quajtur LDK me
satelitėt e saj, si dhe "institucionet" fiktive legale
kėmbėngulėsisht tentonin qė me ēdo kusht, madje duke pėrdorur
tė gjitha mjetet, herė hapur e herė fshehur, (diverzive) nė mėnyrė
perfide t'i shuanin lėvizjet ēlirimtare"- fund i citatit. A
nuk tė kujton ky citat shkrimet denigruese tė majtistėve tė
Kosovės kur janė nė pyetje LDK-ja, institucionet legjitime tė
Kosovės dhe presidenti i Kosovės?!
Nėnshkruar nga njėfarė
"komandant Rrapi", njė letėr kėrcėnuese e
"AKSH"-sė iu ėshtė dėrguar edhe kryetarit tė komunės
sė Prishtinės z.Ismet Beqiri. Siē dihet edhe z.Beqiri vie nga
rradhėt e LDK-sė ("ēfarė koiēidence", do tė thonė
kėta tė "AKSH"-sė), dhe pėrsėri pritet qė
"AKSH-ja zyrtare" ta dėnojė ashpėr kėtė kėrcėnim
tė "dikujt qė nuk ia do tė mirėn AKSH-sė"!? Andaj,
tė jesh me popullin tėnd dhe tė jesh pėrfaqsues i denjė i
tij, kėtė duhet treguar me fakte dhe veprime konkrete nė dobi tė
tij, dhe jo tė manipulohet me ndjenjat e qytetarėve me anė tė
frazave demagogjike tė mbėshtjellura me patriotizėm folklorik,
pa ndonjė sens tė ndershmėrisė.
Padyshim se shqiptarėt
janė tė interesuar pėr ēlirimin dhe bashkimin e trojeve etnike
shqiptare dhe se ky interesim daton historikisht shumė mė herėt,
mirėpo synimet politike tė shqiptarėve nuk arrihen me
"gjyqe dhe drejtėsi" ilegale, me kėrcėnime dhe vrasje
tė aktivistėve dhe pėrfaqsuesve legjitim tė popullit, me njė
politikė pėrēarėse dhe kokė mė vete, me monopolizim tė ēėshtjes
sė procesit tė bashkimit tė trojeve shqiptare, me imponime dhe
presione, me kėrcėnime dhe dėnime tė pėrfaqsuesve tė fjalės
sė lirė (shih "Deklaratėn pėr shtyp nr. (3)1 tė datės:
19.maj 2002, Dosja nr.5 - 19-05/002-6/1, ku kėrcėnohen redaktori
i gazetės kombėtare "Bota sot" B. Ajeti dhe bashkėpuntori
i saj B. Krasniqi) si dhe me veprime tė tjera tė shkėputura nga
realiteti politik nė tė cilin gjenden shqiptarėt sot.
Pėrgjatė procesit tė
pavarėsimit tė Kosovės nga Serbia institucionet e Kosovės kanė
mjaft shtresime dhe probleme tė natyrave tė ndryshme qoftė nė
raport me bashkėsinė ndėrkombėtare apo qoftė edhe me pakicėn
serbe, momente kėto tė cilat kėrkojnė maturi dhe menēuri pėr
t'i tejkaluar ato, pa i bėrė dėm ardhmėrisė politike tė
Kosovės, prandaj Kosovės dhe qytetarėve tė saj nuk i duhen
diferenca tė reja, probleme tė reja ndėrshqiptare, problemet qė
i krijojnė vetė disa koka tė nxehta pėr interesa tė ngushta
personale e karrieriste.
Nė kėtė kontekst,
identiteti i "AKSH"-sė si "Armatė Kombėtare
Shqiptare" do tė mbetet vetėm njė frazė boshe e faqeve tė
internetit, nė qoftė se ajo:
- nuk e respekton
vullnetin politik tė shumicės sė shqiptarėve nė Kosovė;
- nuk e njeh presidentin
Rugova pėr kryetar tė shtetit tė Kosovės;
- nuk distancohet nga
veprimet kriminale ndaj figurave politike tė LDK-sė dhe
subjekteve tjera politike me orientim kombėtar e demokratik;
- nuk sqaron realisht se
kush qėndron prapa organizatės sė ashtuquajtur "Sigurimi i
Atdheut", tė cilėn po e pėrdor AKSH- si "alibi"
sa herė qė i duhet asaj;
- nuk i kontribuon klimės
pozitive politike nė skenėn politike tė Kosovės;
- nuk i tėrheq
"maskat e zeza" nga Kosova;
- vazhdon tė bėjė
dallime partiake e ideologjike nė mes tė shqiptarėve;
Deklaratat,
artikujt dhe komunikatat e deritanishme tė AKSH-sė na konfirmojnė
tė kundėrtėn e pikave tė lartėpėrmendura, andaj AKSH nuk ka
as gjasa minimale tė jetė "armatė kombėtare" e
shqiptarėve!
|