15.05.2003 - Trepca.net

Lajme

E enjte, 15 maj 2003


 
 

Pėrmbajtja:

  • Shtajner pėr shkak tė rezolutės sė miratuar sot ndėshkon institucionet vendore

  • Presidenti Rugova ka pritur ministrin e jashtėm irlandez Brajen Kouen

  • Pėr shkak tė helmimit ndihmė mjekėsore kanė kėrkuar 130 studentė Prishtinės

  • Deputetėt njėzėrit miratuan Rezolutėn e luftės ēlirimtare tė popullit tė Kosovės

  • Nė gjykatėn e Gjilanit u dėnuan dy shqiptarė me gjithėsej 18 muaj heqje lirie pėr pjesėmarrje nė AKSH

  • Pejė: Policia e UNMIK-ut arreston njė tė dyshuar pėr krime lufte

  • Gjilan: Nė Llashticė pėrurohet rrjeti i ujėsjellėsit - dhuratė nga qeveria amerikane

  • Njė gjeneral gjerman do tė marrė komandėn e KFOR-it

  • Hapja e njė porte hyrėse pėr Kosovėn nė koridorin e tetė - parakusht pėr fillimin e integrimeve nė rajon

  • Njė delegacion i komunave tė Kosovės viziton Zagrebin

  • Nė njė aksident trafiku humbėn jetėn tre aktorė shqiptarė tė Shkupit

  • Dje u mbajt njė konferencė pėr decentralizimin e pushtetit lokal nė Kosovė

  • AKM: Fondet e privatizimit do tė mbahen nė besim dhe do tė vendosen nė xhirollogarinė e bankave komerciale nė Kosovė

  • Shtajner ka nėnshkruar edhe katėr ligje, pėrfshirė edhe Ligjin pėr arsimi n e lartė

  • Nė finale tė Ligės sė Kampionėve do tė luajnė Milan – Juventus

  • Gjysmėfinalistėt e Kupės sė Kosovės nė futboll janė: Prishtina, Gjilani dhe KEK-u

  • Pentagoni ka premtuar angazhimimin amerikan pėr Shqipėrinė nė zhvillimin e strategjisė sė saj ushtarake

  • Ish tė dėnuarit politikė nė Shqipėri kėrkojnė kompensim gjatė viteve tė burgut nė regjimin komunist

  • KE nga buxheti pėr vitin 2004 do tė ndajė pėr Kosovėn 59 milion euro

  • Nė Hon-Kong kanė vdekur edhe shtatė persona tė tjerė nga virusi SARS

  • Forcat amerikane kanė arrestuar sot nė Irak mbi 200 persona, ndėr tė cilėt tre gjeneralė

  • Nestor Kirhner president i ri i Argjentinės

  • Pauell: Uashingtoni s'ka plan tė ndėrmarrė aksion ushtarak kundėr Iranit

  • Kanė humbur jetėn 38 udhėtarė tė njė treni nė Indi, qė e ka kapluar flaka

  • Forcat izraelite kanė vrarė tre palestinezė

  • Nė njė rimorkio kamioni nė Teksas, kanė humbur jetėn 18 imigrantė

  • SHBA-tė kritikojnė Arabinė Saudite

  • Putin ėshtė takuar nė Moskė me sekretarin amerikan tė Shtetit, Pauell

  • Tė paktėn 6 fėmijė irakianė janė vrarė e 7 tė tjerė janė plagosur nė Basra nga shpėrthimi i njė bombe


 
Shtajner pėr shkak tė rezolutės sė miratuar sot ndėshkon institucionet vendore
 
Prishtinė, 15 maj 2003 - Zyra e shefit tė UNMIK-ut Mihael Shtajner ka lėshuar njė komunikatė nė tė cilėn thuhet se pėr shkak tė Rezolutės sė sotme tė miratuar nė Kuvendin e Kosovės, pjesėmarrja nė tri takime ndėrkombėtare - nė Kėshillin e NATO-s nė Bruksel, nė Konferencėn parlamentare tė Paktit tė Stabilitetit, poashtu qė pritet tė mbahet nė Bruksel dhe nė Konferencėn rajonale tė Paktit tė Stabilitetit qė do tė mbahet nė Ohėr, - nuk mund tė merret parasysh pjesėmarrja e pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė pėrkohshme tė Kosovės.
 
Nė kėto takime ishte paraparė tė merrnin pjesė pėrfaqėsuesit e institucioneve vendore bashkė me delegacionin e UNMIK-ut.

Shtajner, duke justifikuar kėtė vendim thotė se bashkėsia ndėrkombėtare ka pritur nga Kuvendi i Kosovės qė tė veprojė drejt ndėrtimit tė njė tė ardhme e cila nuk e kthen Kosovėn prapa. Rezoluta e miratuar ėshtė kundėr frymės sė pajtimit qė proklamon rezoluta 1244 e KS dhe Korniza kushtetuese.

Sipas Shtajnerit kjo rezolutė ka njė efekt ndarės brenda parlamentit tė Kosovės. Ai njė vendim tė tilla e ka marrė pasi qė ka kontaktuar me shefin e NATO-s Robertson, shefin e politikės sė jashtme tė BE-sė Havier Solana, koordinatoritjmn re Paktit tė Stabilitetit Erhad Busek dhe pėrfaqėsues tė zyrave pėrendimore nė Prishtinė.
 
 
Presidenti Rugova ka pritur ministrin e jashtėm irlandez Brajen Kouen
 
Prishtinė, 15 maj 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, ka pritur dje pasdite ministrin e Punėve tė Jashtme tė Irlandės Brajen Kouen dhe bisedoi me tė pėr zhvillimet nė Kosovė dhe pėr progresin e arritur gjatė kėtyre katėr vjetėve.
 
Presidenti Rugova tha se e ka njoftuar ministrin irlandez me objektivat e institucioneve tė Kosovės, pėr zhvillimin ekonomik, pėr investimet, privatizimin e pronės shoqėrore, pėr krijimin e vendeve tė reja tė punės, lidhur me integrimin e grupeve etnike nė shoqėrinė dhe nė shtetin e Kosovės.

"Unė insistova edhe nė kėtė takim qė tė njihet edhe formalisht pavarėsia e Kosovės, tė jetė e integruar nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian", ka thėnė pas takimit me ministrin e jashtėm irlandez presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova.

Ministri i jashtėm irlandez Brajen Koen ka premtuar angazhim tė plotė tė Irlandės. Ai ka thėnė se nė Kosovė pėr njė kohė tė shkurtė ėshtė arritur njė progres i madh, pasi qė ka ardhur UNMIK-ut.
 
Mirėpo, sipas tij ne duhet tė shihen pėrparime edhe nė zgjidhjen e problemeve. Kjo ėshtė rruga e kėtij rajoni drejt integrimeve evropiane. Kėtu duhet tė ketė paqe, pėrparim dhe siguri, tha Kouen.
 
Ai ka siguruar institucionet e Kosovės se presidenca irlandeze e BE do tė jetė konstruktive dhe do tė ndihmojė nė arritjen e njė progresi mė tė madh dhe sigurie mė tė madhe pėr tė gjithė njerėzit e kėtij rajoni.
 
 
Pėr shkak tė helmimit ndihmė mjekėsore kanė kėrkuar 130 studentė Prishtinės
 
Prishtinė, 15 maj 2003 - Pėr shkak tė helmimit nė mensėn e tyre prej dje e deri mė sot nė mėngjes ndihmė mjekėsore kanė kėrkuar 130 studentė Preshtinės. Sipas mjekėve tė Klinikės infektive ndihmė mjekėsore sot kanė kėrkuar 32 studentė, prej tė cilėve dy janė ndalė nė spital pėr kurim tė mėtejshėm.

Rasti i parė ėshtė paraqitur dje rreth 14.00 dhe mjekėt dyshojnė se studentėt janė helmuar me ushqim.
Drejtori i Qendrės sė Studentėve Nazmi Halimi thotė se 25 studentė banues nė kėtė qendėr janė helmuar, ndėrsa janė marrė masat pėr evitimin e pasojave, thotė ai.

Studentėt kanė paralajmėruar sot pasdite njė protesėt.
 
 
Deputetėt njėzėrit miratuan Rezolutėn e luftės ēlirimtare tė popullit tė Kosovės
 
Prishtinė, 15 maj 2003 - Deputetėt e pranishėm nė sallėn e Kuvendit tė Kosovės nė seancėn e sotme njėzėrit miratuan Rezolutėn e luftės ēlirimtare tė popullit tė Kosovės pėr liri e pavarėsi. Tekstin e rezolutės e lexoi shefi i grupit parlamentar tė AAK-sė Bujar Dugolli, i cili tha se teksti i saj ėshtė pėrkrahur nga grupi parlamentar i LDK-sė dhe ai i PDK-sė.

Fillimisht Sabri Hamiti, kryetar i Grupit parlamentar tė LDK-sė e pėrkrahu miratimin e kėsaj rezolute. Kėtė e bėri nė emėr tė grupit parlamentar tė PDK-sė Arsim Bajrami, si dhe Faik Marolli nė emėr tė grupit tė monoriteteve joserbe.

Por shefi i grupit parlamentar tė koalicionit serb "Kthimi" Dragisha Kėrstoviq kundėrshtoi ashpėr vėnien nė rend dite tė kėsaj rezolute dhe tha se deputetėt serbė do ta braktisin sallėn, gjė qė edhe e bėnė, duke mos marrė pjesė nė kėtė pjesė tė seancės sė sotme, kur po votohej rezoluta.

Sabri Hamiti, duke folur pėr kėtė dokument tha se "dėshirojmė tė japim mendimin pėr ato vlera pėr tė cilat njerėzit e kėtij vendi i kanė dhėnė pėr vite e vite me qėllim tė njėjtė dhe tė vetėm, qė tė jetojnė tė lirė, qė tė jetojnė tė pavarur qė tė vendosin vetė pėr mėnyrėn e jetesės sė vet dhe qė tė vendosin pėr tė ardhmen e vet".

"Nė kėto vite ne kemi tipat e ndryshme tė veprimtarėve qysh janė tė ndryshme edhe biografitė dhe situatat sociale dhe politike. Kėta njerėz kėta veprimtarė qė dijen e vet, mundin e vet, djersėn dikush edhe pasurinė i kanė dhėnė pėr kėtė qėllim, dikush nė njė kohėzgjatje mė tė madhe dikush me njė koncentrim dhe flijim tė menjėhershėm tė gjithė e kanė vlerėn e barabartė nė audionin e vlerave tė njerėzve qė punojnė pėr vendin dhe njerėzit e vet".

"Kujtoj qė me arsyen politike dhe me arsyen shoqėrore kemi arritur tė ndėrtojmė njė tekst, i cili i nderon veprimtarėt qė kanė dhėnė gjithė mundin, po edhe jetėn pėr Kosovėn e lirė e demokratike, e nderon njė organ pėrfaqėsues, siē ėshtė Kuvendi ynė dhe tė tjerėt veē e veē", tha deputeti i LDK-sė Hamiti.

Ai theksoi se ky ėshtė njė moment i veēantė pėr Kuvendin e Kosovės, qė duke "vlerėsuar punėn e pararendėsve dhe bashkėkohanikėve tanė, vlerėsojnė punėn tonė ose shkurt krijojnė rrugėn kah ndėrtimi i njė shoqėrie demokratike e tė pavarur, e cila do tė jetė e barabartė pėr tė gjithė qytetarėt e saj".

Arsim Bajrami nė emėr tė tė grupit parlamentar tė PDK-sė tha se kjo rezolutė ėshtė shansė pėr tė krijuar njė unitet politik nė Kosovė. Bujar Dugolli nga AAK tha se kjo rezolutė mundėson qė e kaluara tė mos shfrytėzohet nga askush pėr pėrēarje.

Dragisha Kėrstoviq nga koalicioni serb "Kthimi" tha se nuk mund tė pranojė njė dokument qė njeh pėr ēlirimtarė njerėzit, qė sipas tij, u kanė shkaktuar shumė dėme serbėve nė Kosovė.

Nė vazhdim tė seancės sė sotme deputetėt miratuna Projektligjin pėr kooperativat bujqėsore dhe rekomandimet e Kėshillit prokurorial dhe gjyqėsor pėr emėrimin e gjykatėsve.
 
 
Nė gjykatėn e Gjilanit u dėnuan dy shqiptarė me gjithėsej 18 muaj heqje lirie pėr pjesėmarrje nė AKSH
 
Gjilan, 15 maj 2003 - Nė Gjykatėn e Qarkut nė Gjilan ka pėrfunduar procesi gjyqėsor ndaj tre tė akuzuarve si pjesėtarė tė Armatės Kombėtare Shqiptare. Dy nga tė akuzuarit u dėnuan me nga njė vit e gjysmė burg, ndėrkaq i treti ėshtė shpallur i pafajshėm.
 
Kėshtu Naser Azemi u dėnua me gjashtė muaj burg pėr posedim ilegal tė armėve, Gazmend Zeqiri u dėnua me njė vit burg pėr pjesėmarrje nė luftė nė Maqedoni me amblemėn e AKSH-sė, ndėrsa ndaj tė akuzuarit tė tretė Feriz Deliut, prokurorja ka hequr dorė nga ndjekja e mėtutjeshme, kėshtu qė gjykata e shpalli vendimin pėr lirimin e tij si tė pafajshėm.

Gazmend Zeqiri u shpall fajtor pėr pjesėmarrje nė Armatėn Kombėtare Shqiptare, e cila ėshtė cilėsuar si terroriste me njė vendim tė posaēėm tė shefit tė UNMIK-ut Mihael Shtajner.

Gazmend Zeqiri ėshtė personi i parė qė dėnohet pėr pėrfshirje nė luftėn nė Maqedoni nė kuadėr tė AKSH-sė. Ai ishte njėri nga tre shqiptarėt, tė cilėt u gjykuan nėn akuza pėr terrorizėm, pėr anėtarėsim nė AKSH, rekrutim tė pjesėtarėve tė kėsaj organizate, armėmbajtje pa leje dhe nxitje tė urrejtjes raciale.
 
 
Pejė: Policia e UNMIK-ut arreston njė tė dyshuar pėr krime lufte
 
Pejė, 15 maj 2003 - Policia e UNMIK-ut bėn tė ditur se ka arrestuar sot nė mėngjes njė tė dyshuar pėr krime lufte pėr shkak tė pėrfshirjes sė tij nė vrasje gjatė vitit 1999 nė rajonin e Pejės.
 
Gjatė arestimit ėshtė zbuluar njė sasi e armėve ilegale, si dhe municion e tė dhėna pėr aktivitetet tjera kriminale tė tė dyshuarit. Identiteti i tė arrestuarit nuk ėshtė njoftuar nga policia, siē thuhet, pėr shkak tė hetimeve tė mėtejshme.
 
 
Gjilan: Nė Llashticė pėrurohet rrjeti i ujėsjellėsit - dhuratė nga qeveria amerikane
 
Gjilan, 15 maj 2003 - Fshati Llashticė i Gjilanit ka pėrfituar investime nga USAID-i amerikan pėr projektin e ujėsjellėsit, qė ėshtė pėrurar sot. Zėvendėskryetari i komunės, Xhemajl Hyseni si dhe drejtori i OXFAM-it britranik nė Kosovė, Karinal Uishaka, tė cilėt pėruruan rrjetin e ujit pėr 300 familje tė Llashticės, thanė se banorėt e kėtushėm nuk do ta kenė mė kėtė problem jetik, pėr mė shumė se njėzet vitet e ardhshme.
 
Ata thanė se sot ndjehen i lumtur qė projekti, nė tė cilin kanė punuar sė bashku me banorėt e Llashticės dhe komunėn, u finalizua.

Ai u tha qytetarėve tė Llashticės se ky projekt ėshtė dhuratė e drejtpėrdrejtė nga Qeveria amerikane, ndėrsa i porositi ata qė tė bashkpunojnė me udhėheqjen komunale nė pėrcaktimin e prioriteteve tjera pėr kėtė fshat.
 
 
Njė gjeneral gjerman do tė marrė komandėn e KFOR-it
 
Berlin, 15 maj 2003 - Njoftohet se Gjermania do tė marrė komandėn e misionit tė KFOR-it nė Kosovė nė muajin tetor tė kėtij viti. Kėtė e bėri tė ditur Ministria e Mbrojtjes gjermane duke theksuar se misioni do tė drejtohet pėr njė vit nga gjenerali Holger Kammerhoff.
 
Ai do tė marrė postin e gjeneralit italian Fabio Mini. Aktualisht Kammerhoff komandon trupat e armatosura evropiane 'Eurocorps' dhe pas gjeneralit Klaus Rajnhard do tė jetė gjermani i dytė qė do koamndojė me forcat paqeruajtėse nė Kosovė.
 
  
Hapja e njė porte hyrėse pėr Kosovėn nė koridorin e tetė - parakusht pėr fillimin e integrimeve nė rajon
 
Gjilan, 15 maj 2003 - Pėr tė filluar me konkretizimin e programit tė Paktit tė Stabilitetit, sot i bėnė njė vizitė komunės sė Gjilanit, znj. Sasha Havliēek, zėvendėsdrejtoreshė e Institutit lindje-pėrendim dhe menaxherja e programit pėr bashkėpunim nė Evropėn Juglindore, znj. Silvena Nikolova, tė cilat, me zėvendėskryetarin e komunės, Xhemajl Hyseni, diskutuan rreth disave projekteve nė tė cilat do t`i gjenin interesat e veta palėt ndėrkufitare, duke i menjanuar nė kėtė mėnyrė barrierat e deritashme qė mund tė pengojnė kėtė proces shumė tė rėndėsishėm pėr kėtė pjesė tė Evropės Juglindore.

Xhemajl Hyseni tha se komuna e Gjilanit, e cila paraqet njė pikė tė rėndėsishme nė trekėndshin rajonal me Preshevėn dhe Kumanovėn, edhe deri tani ka qenė e interesuar pėr heqjen e barrierave qė pengojnė lirinė e njerėzve pėr qarkullim dhe lėvizje tė dyanshme, meqenėse pos interesave tjera, ata kanė edhe lidhje tė ngushta familjare.

Parakusht pėr fillimin e bashkėpunimit nė rajon, z. Hyseni tha se duhet tė jetė hapja e njė porte pėr Kosovėn nė koridorin e tetė ndėrkombėtar, e cila mund tė bėhet pėrmes njė projekti qė parashehė ndėrtimin e rrugės Gjilan-Stanēiq-Kumanovė.

Kosova nuk dėshiron tė jetė mė njė "geto" ose njė "zorrė qorre" nė kėtė rajon, por njė vend qė bashkon kėtė pjesė tė Evropės Juglindore dhe e integruar edhe vetė nė tė, ka thėnė z. Hyseni.
 
 
Njė delegacion i komunave tė Kosovės viziton Zagrebin
 
Prishtinė, 15 maj 2003 – Njė delegacion 17 anėtarėsh i komunave tė Kosovės, arriti sot nė kryeqytetin e Kroacisė nė Zagreb pėr njė vizitė zyrtare.

Delegacioni nga Kosova, nė tė cilin ndodhen edhe zyrtarė tė OSBE-sė dhe tė UNIFEM-it, do tė takohet me znj. Morana Palikoviē, kryetare e Asamblesė sė Zagrebit, ndėrsa nė agjendėn e sotme ėshtė paraparė qė delegacioni tė takohet edhe me znj. Nensi Radulloviē, udhėheqėse e Zyrės Koordinuese pėr Barazi Gjinore nė Asamblenė e Zagrebit.

Ndėrkaq, nesėr delegacioni kosovar do tė takohet edhe me zėv.guvernatorin e Qarkut tė Zagrebit dhe me ministren pa portofol nė Qeverinė e Kroacisė.

Nė kėto takime do tė bisedohet lidhur me funksionimin e pushtetit lokal nė Kosovė, ndėrsa pėrfaqėsuesit e OSBE-sė dhe UNIFEM-it, me pėrgjegjėsit e pushtetit lokal tė Zagrebit do tė kėmbejnė pėrvoja pėr tė drejtat e njeriut e nė veēanti pėr tė drejtat e gruas.
 
 
Nė njė aksident trafiku humbėn jetėn tre aktorė shqiptarė tė Shkupit
 
Tetovė, 15 maj 2003 - Mbrėmė nė rrugėn Tetovė-Shkup nė njė aksident trafiku kanė humbur jetėn aktorėt e Dramės shqipe tė Teatrit nė Shkup, Fazli Shaqiri, Hazir Zhuta dhe Veli Aliu, njofton korrespondenti i Radio Kosovės nga Shkupi.
 
 
Dje u mbajt njė konferencė pėr decentralizimin e pushtetit lokal nė Kosovė
 
Prishtinė, 15 maj 2003 - Shoqata e Juristėve tė Kosovės e mbėshtetur nga fondacioni "Fridrih Ebert Shtifung" ka organizuar dje nė Prishtinė njė konferencė shkencore pėr decentralizimin e pushtetit nė Kosovė.

"Nuk ka asnjė arsye tė kundėrshtohet decentralizimi as si nocion e as si koncept, por mė duhet tė vė nė dukje se kontestimi qė i bėhet i referohet qasjes, mėnyrės sė zbatimit dhe qėllimit tė tij", tha akademik Esat Stavileci.
 
Ndėrkaq duke shfaqur qėndrimin e tij lidhur me financimin e komunave tė decentralizuara, Stavileci tha se duhet tė ndahen kėrkesat pėr decentralizim dhe kėrkesat pėr reformat e vetėqeverisjes lokale.

Riza Smaka, kryetar i Shoqatės sė Juristėve tė Kosovės, pėrkrahu nė parim procesin e decentralizimit tė pushtetit nė Kosovė, por u shpreh i rezervuar nėse tash ėshtė koha qė ky proces tė realizohet. Nė kėtė konferencė shkencore ishin tė pranishėm edhe pėrfaqėsuesit e Kėshillit tė Evropės.
 
 
AKM: Fondet e privatizimit do tė mbahen nė besim dhe do tė vendosen nė xhirollogarinė e bankave komerciale nė Kosovė
 
Prishtinė, 15 maj 2003 - Zyrtarėt e Agjencisė sė Mirėbesimit tė Kosovės mbajtėn dje njė takim me pėrfaqėsuesit e bankave, tė cilat i kanė njoftuar nė detaje pėr programin e privatizimit. Bankat luajnė rol shumė tė rėndėsishėm nė ēfarėdo programi tė privatizimit, ka thėnė Ahmet Shala nga AKM-ja.
 
Ai ka shtuar se nė kėtė takim kishim pėr qėllim qė t'u shpjegojmė bankierėve se si ata mund ta ndihmojnė procesin e privatizimit dhe cilat janė elementet qė ata janė tė interesuar pėr t'i zbėrthyer bashkė me AKM kėto probleme.

Pėrderisa Shala thotė se kjo ėshtė ēėshtje e Bordit tė agjencisė, udhėheqėsi i privatizimit Xhonson pohon se fondet e privatizimit do tė mbahen nė besim dhe kėto mjete do tė vendosen nė xhirollogarinė e bankave komerciale kėtu nė Kosovė.

Kosova ėshtė vendi i fundit nga ish-shtetet socialiste tė Evropės qė ka krijuar legjislacionin e nevojshėm qė mundėson fillimin e procesit tė privatizimit.
 
 
Shtajner ka nėnshkruar edhe katėr ligje, pėrfshirė edhe Ligjin pėr arsimi n e lartė
 
Prishtinė, 15 maj 2003 - Zėdhėnėsja e UNMIK-tu Izabela Karlovic ka bėrė tė ditur se kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner ka nėnshkruar dje edhe katėr ligje: Ligjin pėr komunikacionin, Ligjin pėr tregti tė jashtme, Ligjin pėr menaxhimin e financave publike dhe kontabilitetit dhe Ligjin pėr Arsimin e Lartė.
 
Tė katėr ligjet kanė pritur pėr njė kohė sepse nuk kanė munduar tė dekretohen nė atė mėnyrė qė ishin aprovuar nga Kuvendi i Kosovės, ka thėnė zėdhėnėsja Karloviē. Ajo ka shtuar se ato ligje ishin nė kundėrshtim me Rezolutėn 1244 dhe me Kornizėn Kushtetuese.
 
Kuvendi i Kosovės ėshtė pajtuar me ndryshimet nė ligjet pėr komunikacion dhe tregtinė e jashtme. Mirėpo, sa i pėrket Ligjit pėr arsim tė lartė dhe atij pėr menaxhim tė financave publike dhe kontabilitetit ėshtė dashur qė UNMIK-u tė ndėrhyjė, sepse kjo ishte nė kundėrshtim me Rezolutėn 1244 dhe me Kornizėn Kushtetuese.
 
 
Nė finale tė Ligės sė Kampionėve do tė luajnė Milan – Juventus
 
Torino, 15 maj 2003 – Mbrėmė nė Torino u zhvillua ndeshja e kthimit e gjysmėfinales sė dytė tė Ligės sė Kampionėve Evropian. U takuan Juventus dhe Real Madrid. Me rezultat 3:1 fitoi skuadra e Juventusit, rezultat ky qė Juventusit i siguroi pjemėmarrje nė finale tė Ligės sė Kampionėve, ku kundėrshtar do ta ketė skuadrėn e Milanit nga Milano.

Ndeshja finale do tė zhvillohet mė 28 maj nė stadiumin “Old Trafford” tė Manēesterit.

Golat pėr Juventusin i shėnuan: Trezege minutėn e 12, Del Piero minutėn e 43 dhe Nedved nė minutėn e 73. Ndėrkaq pėr Real Madridin tė vetmin gol e shėnoj Zinedin Zidan nė minutėn e 89.
 
 
Gjysmėfinalistėt e Kupės sė Kosovės nė futboll janė: Prishtina, Gjilani dhe KEK-u
 
Prishtinė, 15 maj 2003 – Dje u zhvilluan ndeshjet e kthimit tė ēerekfinales sė Kupės sė Kosovės nė futboll. Nė takimin mė interesant tė ēerekfinales i cili u zhvillua nė Gjilan, Drita dhe Prishtina luajtėn baraz (1:1). Kėshtuqė pėr nė gjysmėfinale tė Kupės sė Kosovės u kualifikua skuadra e Prishtinės pasiqė siq nė takimin e parė ajo pat mundur gjilanisit me rezultat 2:1.
 
Skuadra e Gjilanit edhe nė takimin e dytė kundėr Drenicės shėnoi fitore (2:1).
 
Skuadre e tretė gjysmėfinaliste ėshtė KEK-u, skuadėr nga Liga e Dytė e Kosvės. KEK-u nė takimin e kthimit mundi Lirinė e Prizrenit me rezultat 3:1 dhe u kualifikua nė gjysmėfinale.

Gjysmėfinalisti i katėrt pėrcaktohet mė 21 maj, kur nė Gjakovė takohen Vėllaznimit dhe skuadrės nga Liga e Dytė e Kosovės, Shqiponjės nga Peja.

Rezultatet komplete ēerekfinale janė:

Drita – Prishtina 1:1 (1:2)
KEK-u – Liria 3:1 (0:1)
Drenica – Gjilani 1:2 (0:5)
Vėllaznimi – Shqiponja (0:0) ky takim zhvillohet mė 21 maj.
 
 
Pentagoni ka premtuar angazhimimin amerikan pėr Shqipėrinė nė zhvillimin e strategjisė sė saj ushtarake
 
Uashington, 15 maj 2003 - Nėnsekretari i amerikan i Shtetit Pol Uolfovic, njėri nga arkitektėt e luftės nė Irak, i premtoi ndihmė ministrit shqiptar tė Mbrojtjes Pandeli Majko pėr ushtrinė shqiptare nė disa fusha: rritjen e aftėsive tė Shqipėrisė qė forcat e saj tė armatosura tė mund tė veprojnė nė tė ardhmen me NATO-n, mbėshtetjen e reformės nė ushtri dhe veprimtaritė e pėrbashkata nė ēėshtjet e sigurimit tė kufijve tė mospėrhapjes sė shkatėrrimit nė masė dhe tė operacioneve tė kontrollit detar.
 
Shtetet e Bashkuara janė tepėr tė ndieshme ndaj ēėshtjeve tė tilla si ato qė kanė tė bėjnė me armėt e shkatėrrimit nė masė.

Shqipėria ėshtė treguar e gatshme tė bashkėpunojė nė kėtė fushė dhe kjo ėshtė konkretizuar me marrėveshjen qė z. Uolfovic dhe ministri shqiptar i Mbrojtjes nėnshkruan tė hėnėn nė Pentagon.
 
Marrėveshja pėrcakton bazėn ligjore pėr tė dy vendet si dhe masat pėr tė penguar pėrhapjen e armėve tė shkatėrrimit nė masė dhe pėr tė pėrmirėsuar aftėsitė e Shqipėrisė nė sigurimin e kufijve tė saj mjaftė tė depertueshėm tė njohur pėr trafiqet e ndryshme qė shpeshherė kalojnė pa u ndėshkua.

Majko tha se Shqipėria ėshtė e hapur pėr tė lejuar njė prani mė tė madhe ushtarake amerikane nė vend, nėse kjo do tė kėrkohej nga SHBA-tė.
 
 
Ish tė dėnuarit politikė nė Shqipėri kėrkojnė kompensim gjatė viteve tė burgut nė regjimin komunist
 
Tiranė, 15 maj 2003 - Ish-tė dėnuarit politikė nė Shqipėri kanė kėrkuar kompensim me para pėr punėn e kryer gjatė viteve tė burgut nė kohėn e regjimit komunist. Gjatė protestės sė djeshme nė Tiranė ka pasur pėrplasje me policinė, e cila nuk i ka lejuar protestuesit tė hyjnė nė brendi tė mjediseve tė Kuvendit ashtu siē kanė tentuar tė bėjnė ata.
 
 
KE nga buxheti pėr vitin 2004 do tė ndajė pėr Kosovėn 59 milion euro
 
Strazburg, 15 maj 2003 - Komisioni Evropian ka propozuar qė nga buxheti i tij pėr vitin 2004 prej 100 miliardė eurosh, 610 milionė t'u ndahen vendeve tė Ballkanit Perėndimor. Kėshtu bėri tė ditur nė Bruksel komesionerja e BE-sė pėrgjegjėse pėr buxhetin Mihaela Shrajer.
 
Me kreditė dhe ndihmat qė BE do t'u japė vendeve tė Evropės Juglindore shihet se pjesa mė e madhe i takon Unionit serbo-malazez, pėrkatėsisht mė shumė se njė e treta e 610 milionė eurove, pėrkatėsisht mbi 236 milionė janė ndarė pėr kėtė bashkėsi tė sapokrijuar.
 
Pėr Kroacinė janė parashikuar 78,5 milionė dhe pėr Bosnjen 67 milionė. Menjėherė pas tyre renditet Shqipėria me 60,5 milion euro dhe Maqedonia me njė ndihmė prej 52.6 milionė eurosh.

Pėr sa i takon Kosovės fondi i ndihmave tė drejtėpėrdrejta tė saj arrin nė 59 milionė euro. Njėkohėsisht BE ka parashikuar edhe njė fond tjetėr prej 30 milionė eurosh, tė cilat do t'u dorėzohen strukturave politike dhe policore tė administratės ndėrkombėtare qė vepron nė Kosovė dhe nė Bosnje.
 
 
Nė Hon-Kong kanė vdekur edhe shtatė persona tė tjerė nga virusi SARS
 
Hong-Kong, 15 mars 2003 – Zyrtarėt shėndetėsorė kanė bėrė tė ditur se sot (e enjte) nė Hon-Kong kanė vdekur edhe shtatė persona tė tjerė nga virusi SARS, kurse janė regjistruar edhe pesė raste tė reja tė kėsaj sėmundjeje, njofton AFP.
 
Rastet mė tė reja tė vdekjes nga SARS-i kanė qenė tre burra dhe katėr gra, tė moshės 36 deri nė 89-vjeēare, duke sjellė numrin vdekjeve nė kėtė territor nė gjithsej 234 sosh, kurse tė infektuarėve nė 1,703 sish.
 
 
Forcat amerikane kanė arrestuar sot nė Irak mbi 200 persona, ndėr tė cilėt tre gjeneralė
 
Tikrit, Irak, 15 maj 2003 – Forcat amerikane, tė armatosura rėndė, kanė sulmuar sot para agimit (e enjte) njė fshat afėr Tikritit dhe nė kėtė operacion kanė arrestuar mbi 200 persona, ndėr tė cilėt edhe njė burrė nga lista amerikane e ish-zyrtarėve irakianė “mė tė kėrkuar”, njofton AP.
 
Gjatė kėtij operacioni pesorėsh, trupat amerikane s’kanė hasur nė rezistencė fare. Emri i i personit nga lista e mė tė kėrkuarėve nuk ėshtė dhėnė ende. Janė arrestuar gjithashtu edhe dy gjeneralė tė armatės irakiane dhe njė gjeneral i forcave tė sigurimit tė Sadamit.
 
Ky operacion ėshtė planifikuar pėr njė javė dhe nė tė kanė marrė pjesė mbi 500 ushtarė, tė cilėt e kanė mbyllur qytetin dhe kanė shkuar shtėpi mė shtėpi pėr tė arrestuar personat nė fjalė, nga tė cilėt asnjėri syresh nuk ėshtė isdentifikuar.

Nė njė incident tjetėr nė Irak, qė ka ndodhur po sot (e enjte) nė lumin Tgėr, nė veri tė Tikritit, forcat amerikane kanė hapur zjarr paralajmėrues kundėr njė barke me materiale tė paidentifikuara, por qė andej ėshtė shtėnė me armė zjarri, andaj gjatė kundėrpėrgjigjes, besohet se s’ka shpėtuar askush nga barka.
 
 
Nestor Kirhner president i ri i Argjentinės
 
Buenos Aires, 15 maj 2003 - Presidenti i ri i Argjentinės ėshtė zgjedhur Nestor Kirhner edhe pa u mbajtur raundi i dytė i zgjedhjeve i paraparė pėr tė dielėn, meqenėse ėshtė tėrhequr nga gara presidenciale kandidati Karlos Menem.

Tani pritet qė Menem t'ua dorėzojė autoriteteve deklaratėn me shkrim, gjė qė kėrkohet me ligj, qė Kirhner edhe zyrtarisht tė shpallet shef i ri i shtetit. Kirhner detyrėn e re do ta marrė mė 25 maj, duke u pėrballur me detyra tė rėnda qė ekonominė e vendit ta "kthejė nė jetė" pas recesionit pesėvjeēar, vlerėsojnė analistėt.
 
 
Pauell: Uashingtoni s'ka plan tė ndėrmarrė aksion ushtarak kundėr Iranit
 
Moskė, 15 maj 2003 – Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell ka deklaruar sot (tė enjten se Uashingtoni s'ka plan tė ndėrmarrė aksion ushtarak pėr tė ndalur programin bėrthamotr iranian, njofton Rojter. Irani, qė po ndėrton stacionin energjetik bėrthamor nė Basher me ndihhmėn e Rusisė, ka mohuar akuzat duke thėnė se programi i tij energjetik bėrthmor ėshtė pėr qėllime paqėsore.
 
Shtetet e Bashkuara kanė bėrė trysni nė Rusinė qė t’i jepė fund mbėshtetjes pėr programin bėrthamor, duke arsyetuar se Irani i pasur me naftė, me njė popullsi prej 66 milionė banorėsh, s’ka nevojė pėr program tė energjisė bėrthamore.
 
 
Kanė humbur jetėn 38 udhėtarė tė njė treni nė Indi, qė e ka kapluar flaka
 
Nju Delhi, 15 maj 2003 – Sot (tė enjten) nė Indi e ka marrė flaka njė tren pėrplot udhėtarė dhe nė kėtė rast kanė humbur jetėn 38 veta, prej tyre 10 deri nė 12 fėmijė, njofton Rojter. Shumė prej udhėtarėve flaka i ka zėnė fjetur, kanė thėnė ekipet shpėtimtare.
 
Autoritetet kanė thėnė se nuk janė tė sigurt se shkaku i zjarrit tė jetė vepėr sabotazhi. Dėshmitarėt kanė thėnė se treni qė udhėtonte nga Bombeji nė drejtim tė qytetit verior Amritsar, ishte i stėrngarkuar, kurse daljet kanė qenė bllokuar me bagazh.
 
 
Forcat izraelite kanė vrarė tre palestinezė
 
Gaza, 15 maj 2003 – Forcat izraelite kanė vrarė njė djalė 12-vjeēar dhe dy palestinezė tė tjerė nė njė sulm tė sotėm (e enjte) nė njė qytet tė Rripit tė Gazės, pikėrisht nė ditėn qė palestinezėt e shėnojnė si pėrvjetorin e 55-tė tė humbjes sė atdheut tė tyre nga shteti i ri i Izraelit, njofton Rojter.
 
Armata ka thėnė se tanket dhe trupat e kėmbėsorisė, tė mbėshtetur nga zjarri i helikopterėve, kanė hyrė nė qytetin Beit Hanoun pėr tė kėrkuar militantėt, qė kishin lancuar sulme raketash dhe mortajash nė kolonitė ebraite nė Rripin e Gazės dhe nė qytetin jugor tė Izraelit.
 
Dėshmitarėt kanė thėnė se rreth 30 automjete tė blinduara dhe buldozerė kanė rrėnuar katėr shtėpi, qė u pėrkisnin militantėve tė dyshimtė. Ata thonė se djaloshi 12-vjeēar, Mohamed al-Zanin dhe dy palestinezė tė tjerė tė moshės 22 dhe 31 vjeēare, janė vrarė sot nė mengjes gjatė njė shkėmbimi zjarri me trupat iztraelite. Nė spitale po trajtohen edhe 10 tė plagosur nė kėto sulme izraelite.
 
 
Nė njė rimorkio kamioni nė Teksas, kanė humbur jetėn 18 imigrantė
 
Viktoria, Teksas, 15 maj 2003 – Njė grup imigrantėsh, qė besohet tė jenė spanjollė, kanė humbur jetėn dje nė njė rimorkio kamioni, gjatė udhėtimit nė njė autostradė nė Teksas. Tė mbyllur brenda, pa ajėr dhe nga vapa e madhe, kur u ėshtė ēelur dera, janė gjetur 17 syresh tė vdekur, kurse njė tjetėr ka vdekur disa orė mė vonė.
 
 
SHBA-tė kritikojnė Arabinė Saudite
 
Uashington, 15 maj 2003 - SHBA-tė kanė kritikuar autoritetet e Arabisė Saudite se nuk kanė bėrė aq sa duhet pėr tė parandaluar sulmin e kėsaj jave nė Rijad. Nė njė seri deklaratash tė hartuara me kujdes, amerikanėt kanė thėnė se Mbretėria nuk iu pėrgjigj shpejt kėrkesave pėr mė shumė siguri.

Nė tė vėrtetė marrėdhėniet amerikano-saudite nuk kanė qenė dhe aq tė mira qė pas ngjarjeve tė 11 shtatorit. 15 nga 19 rrėmbyesit e avioneve ishin sauditė.

Po ashtu Uashingtoni ka kritikuar Mbretėrinė Saudite se nuk ka bėrė sa duhet pėr tė luftuar ekstremizmin islamik apo pėr t'i vėnė fre pėrkrahjes ndaj grupeve si Al- Kaida. Sulmi i fundit i ka rritur tensionet.
 
 
Putin ėshtė takuar nė Moskė me sekretarin amerikan tė Shtetit, Pauell
 
Moskė, 15 maj 2003 - Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanė ruajtur raportet e tyre tė forta pėrkundėr mospajtimeve lidhur me luftėn e prirė nga Shtetet e Bashkuara nė Irak.

Vladimir Putin ėshtė takuar nė Moskė me sekretarin amerikan tė Shtetit, Kolin Pauell pėr bisedime qė pėrfshijnė pėrgaditjet pėr samitin e planifikuar tė Putinit me presidentin e Shteteve tė Bashkuara, Xhirxh Bush gjatė kėtij muaji nė Sant Petersburg.

Pauell tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia akoma nuk kanė gjetur marrėveshje lidhur me propozimin e Uashingtonit qė tė pėrfundojnė sanksionet e Kombeve tė Bashkuara kundėr Irakut.
 
 
Tė paktėn 6 fėmijė irakianė janė vrarė e 7 tė tjerė janė plagosur nė Basra nga shpėrthimi i njė bombe
 
Basra, 15 maj 2003 - Ministria britanike e Mbrojtjes njofton se tė paktėn gjashtė fėmijė irakianė janė vrarė, kurse shtatė tė tjerė janė plagosur gjatė javės nė Basra nga shpėrthimi i njė bombe, tė cilėn e mbanin nėpėr duar.

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė tėrhoqi vėmendjen se nė mesin e banorėve tė Basrės ka shpėrthyer kolera, por thotė se epidemia ėshtė nėn kontroll.

Nė dy aksidente tė veēanta nė jug dhe nė veri tė Irakut, dje dhe sot kanė humbur jetėn dy ushtarė amerikanė, thanė oficerėt e armatės sė Shteteve tė Bashkuara.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.