|
St. Gallen
(ZVICĖR), 14 maj 2003 / Zef Ahmeti
Pas njė kohe tė gjatė
ėshtė miratuar Regullorja aq shumė e (pėr)folur e privatizimit
tė pasurisė shoqėrore ne Kosovė. Njė nga pikat kontestuese qė
ishtė shfaqur nė procedimin e kėsaj Regulloreje ishte ēėshtja
e punėtorėve qė kanė punuar nė ndėrmarrjet publike.
Konkretisht ishte e kontestuar ēėshtja, se cilėt punėtorė
duhej tė kompenzoheshin, ata qė kanė punuar para viteve tė
`90ta, apo ata qė kanė punuar pas viteve tė `90tė.
Meqė kjo Rregullore ėshtė
nėnshkruar nga shefi i Unmikut, Michael Steiner, pas miratimit tė
KS tė OKB-sė, edhe ēėshtja kontestuese e lartpėrmendur lidhur
me kompenzimin e ish-punėtorėve duket te jetė regulluar de jure
si vijon: "Njė pjesė e tė ardhurave tė shitjes nga
privatizimi do tu shpėrndahen punėtorėve tė ndėrmarrjeve tė
privatizuara. Kjo pjesė ėshtė fiksuar nė 20 pėr qind tė ēmimit
tė ofertave tė paguara pėr NSH-tė e interesuara"
Kjo Regullore (kėtu
habitem pse edhe metutje flitet pėr Rregullore e jo pėr ligje) pėr
privatizimin e pronave shoqėrore do tė ndikoj nė pėrmirėsimin
e jetės ekonomike nė Kosovė, mirėpo nuk duhet tė kemi
iluzione se do tė bėhen edhe mrekulli. Edhe mėtutje kėtu do tė
pėrfitojnė mė sė shumti ata qė sot janė nė pushtet, tė
lidhur me pushtetin, apo ata qė nė shpinė tė patriotizmit kanė
rritur pasuritė e tyre nė forma tė paparashikueshme.
II.
Ēėshtja mė e
diskutueshme para miratimit tė Rregullorės ka qenė ajo e
kompenzimit tė punėtorėve. Njė gjė me rėndėsi tė veēantė,
e qė as nga qeveria e as ndonjė segment tjetėr, nuk ėshtė
hedhur fare nė dialog, ėshtė e drejta e pjemarrjes sė
kontribuesve(parapaguesve) tė Fondit tė Republikės sė Kosovės
pėr njė dekadėt tė tėrė, por edhe shumė tė tjerė nga
diaspora qė kanė paguar edhe nė fondin tjetėr, tė
"Vendlindja Thėret". Atyre (diaspors) nuk iu ėshtė dhėnė
mundusia qė tė kompenzohen pėr shumat e mėdha qė kanė
derdhur nėpėr kėto fonde, pra qė ato shuma sot t`iu njihen kėtyre
njerzve qė tė marrin pjesė si aksionarė, dhe bashk me shumat
plotsuese tė hyjnė si aksionarė aty ku ata shofin interesin e
tyre.
Pse nuk iu falenderohen
struktuart e Kosovės diasporės se sajė nė kėtė formė tė
veprimit?!! Ndoshta (para)paguesit nuk kanė interesim?!!
III.
Parlamenti duhet tė kėrkoj
pėrgjigje nga tė dy udhėheqėsit e Fondeve, atij tė Republikės
sė Kosovės, dhe Vendlindja Thėret lidhur me tė dhėnat dhe
gjendjen e tė hollave, djersėn e popullit. Kushe ka tė drejtė
tė dispunoj mbi ato tė holla, kurė dihet se destinimi i tyre
tani nuk ėshtė relevant me atė tė dhėnė nė fillim?!!
Mėtutje, Parlamenti i
Kosovės duhet tė filloj ngadal qė pėrgjegjėsit e Fondeve tė
Kosovės, tė thirren qė tė japin pėrgjegjėsit e tyre lidhur
me tė hollat shqiptarėve nė diasporė, qė kanė derdhur nėpėr
kėto fonde, tė holla kėto tė fituara me mund tė madh!
IV.
Se ky shkrim, si edhe
shumė tė tjerė do tė hasė nė veshė tė shurdhėr, ėshtė e
vėrtete. Dhe mu pėr arsyen se shumė persona, sot qė kanė marrė
vende dhe poste kyqe, kanė qenė tė involvuara nė kėto fonde,
direkt apo indirekt. Dhe qė kėto figura tė japin pėrgjigje ėshtė
shumė vėshtire. E, edhe mė vėshtirė ėshtė kurė ata sot
kontrollojnė pjesė tė mėdha tė pasurisė sė Kosovės.
Kushė
do tė pėrfitoj nga privatizimi? Edhe nė procesin privatizimit
do tė pėrfitojnė ata qė nė kurrizin e popullit dhe tė
patriotizmit mashtrues njė pjesė tė pasurisė shoqėrore e kann
privatizuar qė herėt, kurse sot vetem e legalizojne.
|