| |
 |
|
|
|
14.05.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
mėrkure, 14 maj 2003 |
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Daci: Misioni i
OKB-sė do tė bartė tė gjitha pėrgjegjėsitė te populli i
Kosovės
-
Kosova ka nevojė
tė ndihmohet si nga SHBA-tė ashtu edhe nga Bashkimi
Evropian, tha kryeministri Rexhepi
-
Ministri i jashtėm
irlandez po qėndron nė Kosovė dhe ėshtė takuar me
Shtajnerin
-
Sė shpejti vijnė
nė Kosovė 169 oficerė policie nga India
-
BE nuk dėshiron
qė aktivitetet nė Kosovė t'i zgjerojė edhe jashtė ndihmės
ekonomike, shkruan gazeta "Standard"
-
Bordi i Drejtorėve
tė RTK-sė ėshtė kundėr Draftligjit
-
Ministrat e
brendshėm gjermanė bisedojnė pėr kthimin e refugjatėve
-
Komuna e
Gjilanit i dorėzon ministrit Zef Morina projektin e rrugės
Gjilan-Stanēiq
-
S. Hasellok
mohon t'u ketė deklaruar mediave serbe se nuk e ka kuptuar
vendimin e Shtajnerit pėr privatizim
-
P. Fieski do tė
fillojė takimet me institucionet e Kosovės nga tė cilat do
tė kėrkojė pėrmirėsimin e gjendjes sė pakicave
-
Kryetari i
Kuvendit komunal tė Shterpcės ka dhėnė dorėheqje
-
Kryeparlamentari
Daci Daci priti njė delegacion tetėanėtarėsh tė
Bundestagut gjerman
-
Nė veri tė
Mitrovicės ka ndodhur njė incident ndėrmjet shqiptarėve
dhe serbėve
-
Kosova bėhet anėtare
e asociacionit ndėrkombėtar nė luftė kundėr drogės dhe
narko-biznesit
-
Nė Prekaz tė
Skėnderajt u shėnua 22-vjetori i rėnies heroike tė Tahir e
Nebih Mehės
-
Nė Maqedoni
fillon dhėnia e dokumenteve nė gjuhėn shqipe
-
Ēoviq pas
kthimit nė Beograd tha se nuk do tė ketė bashkėpunim me
UNMIK-un
-
Banorėt
shqiptarė tė Malėsisė sė Tetovės pranuan qė familjarėt
e policėve tė vrarė maqedonas tė bėjnė homazhe
-
Filip Vujanoviq
ėshtė shpallur edhe zyrtarisht fitues i zgjedhjeve
presidenciale nė Mal tė Zi
-
Gregori Xhonson
thotė se gjendja e sigurisė nė Maqedoni ėshtė pėrmirėsuar
dukshėm
-
Tre serbė nė
Hagė pėr Srebrenicėn
-
Futboll:
Zhvillohen ndeshjet e kthimit tė ēerekfinales sė Kupės sė
Kosovės
-
Liga e Kampionėve:
Milan ėshtė finalisti i parė
-
Tė pakten 10
persona janė vrarė nė njė sulm tė ri vetėvrasės nė Ēeēeni
-
Nga njė varrė
masiv nė pjesėn qendrore tė Irakut janė zhvarrosur sot
eshtrat e 3, 000 trupave tė pa jetė
-
Nė njė shpėrthim
nė njė gjykatė nė Jemen ėshtė plagosur njė gjykatės
-
Ėshtė gjetur
grupi prej 17 turistėve evropianė, tė zhdukur nė Algjeri
dy muaj mė parė
-
Afėr stacionit
tė trenit nė Romė janė pėrplasur dy trena ndėrurbanė
-
Forcat izraelite
kanė vrarė tre pjesėtarė tė sigurimit palestinez
-
Nė njė minierė
tė Kinės humbėn jetėn 63 minatorė
-
Bush tha se nuk
ēuditet po qe se Al-Kaida ka lidhje me shpėrthimet nė
Arabinė Saudite
-
Hamnei:
Rivendosja e lidhjeve me Amerikėn do tė ishte kapitullim i
plotė pėr Iranin
-
Amerika dėbon
14 diplomatė kubanė
-
Diplomatėt
amerikanė lėnė Riadin
-
Zbulohet varrezė
masive me 15 mijė trupa
-
Amerika paralajmėron
pėr padinė kundėr Frenks
-
Parlamenti
Evropian pėr mbrojtjen e mjedisit
-
Menem mund tė
braktisė zgjedhjet
|
|
|
|
|
|
- Daci:
Misioni i OKB-sė do tė bartė tė gjitha pėrgjegjėsitė te
populli i Kosovės
-
- Pejė,
14 maj 2003 -
"Konsiderohet se misioni i Kombeve tė Bashkuara nė
Kosovė ėshtė i suksesshėm. Ky mision, duke pasur pėr bazė
zgjedhjet e suksesshme, lokale dhe qendrore nė Kosovė dhe ndėrtimin
e institucioneve qeverisėse, si edhe aplikimin e ligjeve e
standardeve demokratike, do tė bartė tė gjitha pėrgjegjėsitė
te populli i Kosovės, tek organet e zgjedhura tė tij dhe do
tė kalojė nė mision mbikqyrės dhe kėshilldhėnės",
tha kryetari i Kuvendit tė Kosovės sot nė njė ceremoni pėrkujtimore
nė fshatin Qyshk tė Pejės, me rastin e 4-vjetorit tė
masakrės serbe mbi banorėt e kėtij fshati mė 1999 kur u
vranė 62 civilė shqiptarė.
-
-
- Kosova
ka nevojė tė ndihmohet si nga SHBA-tė ashtu edhe nga
Bashkimi Evropian, tha
kryeministri
Rexhepi
-
- Prishtinė,
14 maj 2003 - Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi deklaroi se Kosova ka nevojė tė
ndihmohet si nga SHBA-tė ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, ndėrkaq
sa u takon kundėrthėnieve ndėrmjet tyre ajo ēėshtje qė
nuk u takon kosovarėve, tha zoti Rexhepi duke komentuar njė
deklaratė tė koordinatorit tė Paktit tė Stabilitetit
Erhard Busek qė BE-ja tė marrė pėrgjegjėsinė pėr Kosovėn.
-
- Kryeministri
shtoi se pa rolin udhėheqės tė SHBA-ve nė aspektin politik
e tė sigurisė BE-ja pėr momentin nuk ka kapacitete tė
nevojshme. Mirėpo, sa i takon aspektit ekonomik dhe
integrimit, nė kėtė drejtim me siguri qė BE-ja ėshtė mė
afėr dhe ka dhėnė ndihmesa mė tė mėdha.
Ndėrkaq duke folur pėr takimin e sotėm tė qeverisė,
Bajram Rexhepi tha se ėshtė pėrkrahur kėrkesa e invalidėve
tė luftės pėr trajtimin e tyre nė njė qendėr
rehabilitimi nė Slloveni ku hyjnė edhe pagesat pėr protezat
e gjymtyrėve qė i kanė humbur gjatė luftės. Ėshtė
arritur pajtimi me Ministrinė e Shėndetėsisė pėr mbulimin
e kėtyre shpenzimeve.
Rexhepi njoftoi mediat edhe pėr pjesėmarrjen e tij nė
konferencėn e Ohrit dhe nė atė tė Forumit ekonomik qė do
tė mbahet nė Athinė.
-
-
- Ministri
i jashtėm irlandez po qėndron nė Kosovė dhe ėshtė takuar
me Shtajnerin
-
- Prishtinė,
14 maj 2003 - Ministri i Punėve tė Jashtme tė Irlandės Brajan Kouen po qėndron
sot nė Kosovė nė kuadėr tė njė turneu nėpėr vendet e
Ballkanit Perėndimor. Ministri irlandez fillimisht bisedoi me
shefin e UNMIK-ut Mihael Shatjner, kurse pasdite do tė
takohet edhe me presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova dhe
kryeministrin Bajram Rexhepi.
Shtajner pas takimit, tha se administrata e UNMIK-ut gėzon mbėshtetjen
e plotė tė Republikės sė Irlandės, duke shtuar se shefin
e diplomacisė sė kėtij vendi e ka njoftuar me punėn e
UNMIK-ut nė Kosovė.
-
- Shtajner
e vlerėsoi vizitėn tė rėndėsishme edhe pėr faktin se
Irlanda do ta marrė presidencės e radhės sė Bashkimir
Evropian nė gjashtė e parė tė vitit tė ardhshėm dhe ai
pret qė angazhimi i BE-sė gjatė kėsaj periudhe tė vazhdojė
edhe mė tutje sipas ritmeve tė gjertanishme.
Ministri Kouen nga ana e tij tha se Irlanda gjatė kohės qė
do tė kryesojė me BE-nė do tė angazhohet pėr standardet
demokratike evropiane nė Ballkan, duke pėrfshirė edhe Kosovėn.
Brenda njė periudhe tė shkurtėr nė Kosovė ėshtė arritur
njė pėrparim i madh, por ende mbetet shumėēka pėr t'u bėrė,
theksoi nė njė prononcim pėr media ministri i Jashtėm i
Irlandės.
-
-
- Sė
shpejti vijnė nė Kosovė 169 oficerė policie nga India
-
- Nju
Jork, 14 maj 2003 Burime tė Kombeve tė Bashkuara kanė bėrė tė ditur se nė kuadėr
tė pranisė mė tė madhe tė Indisė nė ruajtjen e paqes nė
botė, sė shpejti 169 oficerė policie indianė do tė nisen
pėr nė Kosovė pėr tė marrė pjesė nė Misionin e Kombeve
tė Bashkuara pėr ruajtjen e paqes. Policėt indianė do tė
kryejnė mė parė njė trajnim pesėditor.
-
-
- BE
nuk dėshiron qė aktivitetet nė Kosovė t'i zgjerojė edhe
jashtė ndihmės ekonomike, shkruan gazeta
"Standard"
-
- Vjenė,
14 maj 2003 - Kėrkesa e koordinatorit tė Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn
Juglindore, Erhard Busek, qė Bashkimi Evropian tė marrė pėrsipėr
kujdesin pėr Kosovėn, ka hasur nė mbėshtetje tė rezevruar
nė Bruksel, pohon gazeta e Vjenės "Standard".
BE pėr pėrcjell me kujdes zhvillimet nė Kosovė dhe tashmė
ka marrė disa detyra, siē ėshtė rindėrtimi dhe ndihma
ekonomike, citon gazeta burimet nga zyra e pėrfaqėsuesit pėr
politikė tė jashtme dhe siguri tė BE Havier Solana.
Gjithashtu theksohet se BE aktualisht nuk dėshiron qė
aktivitetet e veta t'i zgjerojė edhe jashtė ndihmės
ekonomike.
-
- Bashkimi
Evropian mbėshtet plotėsisht politikėn e shefit tė
UNMIK-ut Mihael Shtajner, theksojnė nė zyrėn e Solanės.
"Prapa skenės, edhe pėrkundėr rezervimit zyrtar, nė
Bruksel ekziston vetėdija pėr problemin e Kosovės. Shefat e
diplomacive tė vendeve anėtare tė BE nė takimin e ardhshėm
do tė diskutojnė edhe pėr ēėshtjen e Kosovės",
paralajmėron gazeta "Standard".
-
-
- Bordi
i Drejtorėve tė RTK-sė ėshtė kundėr Draftligjit
-
- Prishtinė,
14 maj 2003 - Bordi i Drejtorėve i Radiotelevizionit tė Kosovės, pasi ka shqyrtuar
draftligjin pėr Komisionin e Pavarur tė Mediave, ka
konstatuar se ky draftligj, nė parametrat substancialė ėshtė
i konceptuar ashtu qė tė vendosė kontroll tė fortė
politik mbi RTK-sė dhe ta rrėnojė njėrin nga burimet e
financimit tė tij, thuhet nė njė komunikatė tė kėtij
bordi.
Organet e Komisionit tė Pavarur tė Mediave, Kėshilli dhe veēmas
Zyra e Drejtorit Ekzekutiv, nė fakt janė konceptuar si
organe ekzekutive tė transmetuesit publik, me kompetenca tė
pakufizuara kontrolli dhe arbitrariteti. Nė rast se do tė
miratohej ky draft-ligj, ai praktikisht do ta bėnte
inekzistent dhe tė tepėrt Bordin e RTK-sė dhe menaxhmentin
e tij, duke krijuar precedentin e kontrollit tė fortė
politik dhe administrativ mbi politikat editoriale tė RTK-sė.
-
- Praktikisht
zgjedhja e anėtarėve tė Bordit tė RTK-sė sipas kėsaj
skeme, do tė bėhej nga pjesėtarėt e asociacioneve qė
kontrollohen nga rivalė privatė tė transmetuesit publik, qė
ėshtė njė gjė krejtėsisht e palogjikshme dhe e
papranueshme.
Mė tutje nė kėtė komunikatė thuhet se Draftligji ka
ofruar shumė zgjidhje jologjike, kontradiktore dhe
jofunksionale edhe nė aspekte tė tjera, duke e quajtur tė
papranueshėm. Gjithashtu theksohet se Drafti i propozuar
paraqet kompilim tė njėanshėm dhe tė qėllimshėm tė
praktikave mė restriktive tė vendeve tė ndryshme nė tė
cilat tregu medial dhe ambienti politik ndryshojnė shumė nga
ai nė Kosovė.
-
- Si i
tillė ky draft pasqyron tendencėn jo vetėm pėr dobėsimin
e RTK-sė nė tregun e kufizuar medial tė Kosovės, por
qartazi shpreh qėllimin pėr eliminimin e plotė tė kėtij
shėrbimi publik nga spektri medial kosovar.
Pėr shkak tė arsyeve tė lartpėrmendura Bordi i RTK-sė ka
vendosur qė tė suspendojė mandatin e anėtarit tė vet nė
Grupin Punues pėr vlerėsimin e draft-ligjit dhe njėherėsh
ka kėrkuar nga Kryeministri i Kosovės, Dr. Bajram Rexhepi.
Nė rast se ky drafligj nė kėtė formė miratohet, Bordi i
Drejtorėve i RTK-sė njofton opinionin se nuk merr pėrgjegjėsi
pėr pasojat qė do tė shkaktoheshin jo vetėm nė dėm tė
transmetuesit tė vetėm publik kosovar, por nė dėm tė
gjithė qytetarėve dhe nė dėm tė procesit tė
demokratizimit tė shoqėrisė kosovare, thuhet mes tejrash nė
ktė komunikatė tė nėnshkruar nga kryetari i Borditė tė
Drejtorėve tė RTK-sė, Adem Demaēi.
-
-
- Ministrat
e brendshėm gjermanė bisedojnė pėr kthimin e refugjatėve
-
- Berlin,
14 maj 2003 - Komesariati i lartė i Kombeve tė Bashkuara pėr refugjatė ka apeluar
te ministrat e brendshėm tė bundeslandeve gjermane qė tė
mos nguten me kthimin e refugjatėve afganė. Gjendja e
sigurisė nė Afganistan ėshtė pėrkeqėsuar muajve tė
fundit, thuhet nė njė deklaratė.
-
- Ministri
i brendshėm gjerman Oto Shili takohet sot nė Erfurt me
ministrat e brendshėm tė bundeslandeve gjermane pėr tė
diskutuar mbi kthimin e refugjatėve nga Iraku, Kosova dhe
Afganistani.
Sipas vlerėsimeve tė UNHCR-it gjendja nė Kosovė pėr
minoritetet vazhdon tė mbetet e theksuar. Qeveria gjermane
dhe administrata e OKB-sė nė Kosovė kanė njė marrėveshje
sipas tė cilės kthimi i refugjatėve mund tė bėhet vetėm
nė grupe tė vogla.
-
- Pėrfaqėsuesit
e minoritetit serb apo romėt e Kosovės janė tė pėrjashtuar
prej dėbimeve nga Gjermania deri mė 21 mars tė vitit 2004.
-
-
- Komuna
e Gjilanit i dorėzon ministrit Zef Morina projektin e rrugės
Gjilan-Stanēiq
-
- Gjilan,
14 maj 2003 - Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Zef Morina me bashkėpunėtorė
ka vizituar Gjilanin dhe disa nga fshtarat e kėsaj komune dhe
nė bisedė me zėvendėskryetarin e Kuvendit, Xhemajl Hyseni
dhe kryeshefin ekzekutiv, Enver Muja, ėshtė njoftuar pėr
gjendjen nė infrastrukturėn rrugore dhe tė
telekomunikacionit.
Udhėheqja komunale i ka dorėzuar ministrit Morina projektin
e rrugės Gjilan-Stanēiq, e cila e lidh Kosovėn me Maqedoninė
dhe rajonin, qė ka gjatėsi prej 30 kilometra dhe kėrkon njė
vlerė investive rreth 13 milionė euro.
Zef Morina premtoi se do tė hulumtojė tė gjitha mundėsitė
pėr tė siguruar mjetet e nevojshme pėr kėtė projekt, i
cili i hap Kosovės njė portė tė rėndėsishme nė
koridorin e tetė ndėrkombėtar tė komunikacionit rrugor.
Pėrndryshe, komuna e Gjilanit ka arritur deri tani tė pėrmirėsojė
sadopak gjendjen e infrastrukturės rrugore lokale, por nė
projektet qė kėrkojnė investime mė tė mėdha, siē janė
rrugėt Gjilan-Pogragjė, Gjilan-Bujanoc, Gjilan-Ferizaj dhe
rruga qarkore nė pjesėn lindore tė qytetit, ajo ka nevojė
pėr pėrkrahjen e Ministrisė dhe tė donatorėve tė jashtėm,
tha Xhemajl Hyseni.
Fshatrat e kėsaj komune kanė nevojė edhe pėr rrjetin e
telefonisė fikse dhe sinjalin e RTK-sė, i cili nė disa
vende nuk ka parnim tė mirė, ose edhe mungon fare.
-
-
- S.
Hasellok mohon t'u ketė deklaruar mediave serbe se nuk e ka
kuptuar vendimin e Shtajnerit pėr privatizim
-
- Prishtinė,
14 maj 2003 - Nė mediat e shkruara dhe elektronike serbe ėshtė emetuar njė
deklaratė e zėdhėnėsit tė UNMIK-ut Sejmon Hasellok, ku ai
citohet tė ketė thėnė se nuk i kupton qėndrimet e
kryeadministratorit Mihael Shtajner pėr vendimin e
privatizimit tė pronės shoqėrore nė Kosovė.
-
- Mirėpo
Hasellok pėrgėnjeshtroi kėto pohime duke nėnvizuar se i ka
tė pėrbashkta qėndrimet me Shtajnerin. Ai ka kritikuar Ēoviqin
pėr mosnėnshkrimin e protokollit pėr njohjen e ndėrsjellė
tė targave tė automjeteve, i cili do tė mundėsonte lėvizjen
e lirė tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės.
-
-
- P.
Fieski do tė fillojė takimet me institucionet e Kosovės nga
tė cilat do tė kėrkojė pėrmirėsimin e gjendjes sė
pakicave
-
- Prishtinė,
14 maj 2003 - Udhėheqėsi i Misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, ambasadori Paskal
Fieski do tė fillojė javėn e ardhshme njė sėrė takimesh
me institucionet e Kosovės, pėr tė kėrkuar prej tyre tė
ndėrmarrin veprime tė nevojshme pėr pėrmirėsimin e
gjendjes sė pakicave.
-
- Ambasadori
Fieski do tė adresojė kėtė ēėshtje tė bazuar nė
rekomandimet dhe vlerėsimet tė OSBE-sė dhe tė UNHCR-sė pėr
situatėn e pakicave etnike nė Kosovė.
-
-
- Kryetari
i Kuvendit komunal tė Shterpcės ka dhėnė dorėheqje
-
- Shterpcė,
14 maj 2003 - Kryetari i Kuvendit komunal tė Shterpcės Sllagjan Iliq ka dhėnė dorėheqje
nga ky funksion i pakėnaqur me sjelljen e anėtarėve tė
koalicionit vendor serb me pėrfaqėsuesit e misionit ndėrkombėtar
dhe me qėndrimin e Qeverisė sė Serbisė ndaj serbėve nė
Kosovė.
-
- Nė
arsyetimin me shkrim tė dorėheqjes Iliq thekson se
koalicioni tė cilit i takon, i ka tradhtuar shpresat e tij qė
pėr hir tė interesave personale disa anėtarė tė tij kanė
rrezikuar interesat e bashkėsisė serbe.
-
-
- Kryeparlamentari
Daci Daci priti njė delegacion tetėanėtarėsh tė
Bundestagut gjerman
-
- Prishtinė,
14 maj 2003 - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci priti dje pasdite njė
delegacion tetanėtarėsh tė Komisionit pėr Ēėshtje tė
Brendshme tė Bundestagut gjerman. Kryeparlamentari Daci u ka
thėnė me kėtė rast anėtarėve tė kėtij delegacioni se
Kosova dėshiron qė Gjermania tė ndihmojė gjithmonė Kosovėn
dhe qė miqėsia shumėvjeēare me kėtė vend tė vazhdojė
edhe mėtutje.
"Unė u mundova qė nė mėnyrėn mė tė mirė t'u japė
njė prezentim pėr gjendjen nė Kosovė dhe nė parlament.
Shpreha dėshirėn qė Bundestagu tė jetė gjithmonė si
ndihmesė e parlamentit tonė tė ri dhe nė kėtė aspekt
mora pėrkrahjen e plotė nga ky delegacion", ka thėnė
z. Daci.
Ndėrkaq, kryesuesja e delegacionit gjerman, zonja Korneli ka
thėnė se ėshtė dėshirė e madhe e saj qė Kosova sa mė
shpejtė qė ėshtė e mundur tė zhvillohet me demokracinė e
saj tė re qė tė mund tė flitet pėr njė Kosovė paqėsore
dhe shumetnike dhe qė parlamenti tė ketė suverenitetin e
tij tė plotė.
-
-
- Nė
veri tė Mitrovicės ka ndodhur njė incident ndėrmjet
shqiptarėve dhe serbėve
-
- Mitrovicė,
14 maj 2003 - Grupe tė shqiptarėve dhe serbėve shkėmbyen gurė ndėrmjet veti nė
njė incident qė ndodhi dje nė orėt e pasditės nė afėrsi
tė "Lagjes sė Boshnjakėve" nė veri tė Mitrovicės.
-
- Zėdhėnėsi
rajonal i SHPK-sė Besim Hoti tha se policia ka ndėrhyrė pėr
tė qetėsuar situatėn, ndėrkaq nuk pati tė lėnduar gjatė
incidentit. Nuk dihen arsyet e kėtij incidenti, por policia
ka arrestuar njė serb lidhur me kėtė rast, tha zėdhėnėsi
Hoti.
-
-
- Kosova
bėhet anėtare e asociacionit ndėrkombėtar nė luftė kundėr
drogės dhe narko-biznesit
-
- Prishtinė,
14 maj 2003 - Kosova prej dje ėshtė anėtare e asociacionit ndėrkombėtar nė luftė
kundėr drogės dhe narko-biznesit. Nė njė konferencė me
temėn: "Metodat e reja nė luftė kundėr varshmėrisė
ndaj narkotikėve dhe drogė" e mbajtur dje nė Prishtinė
u tha se ky asociacion mbledh rreth vetes tė gjithė tė
interesuarit pėr evitimin e pėrdorimit tė drogės.
-
- Kjo
konferencė nxori nė pah shumė aspekte tė verifikimit dhe tė
luftimit tė kėsaj dukurie negative. Gjithashtu u shtjelluan
disa programe qė ndihmojnė reahabilitimin e personave qė
janė tė varur nga droga dhe narkotikėt.
-
-
- Nė
Prekaz tė Skėnderajt u shėnua 22-vjetori i rėnies heroike
tė Tahir e Nebih Mehės
-
- Prekaz,
14 maj 2003 - Nė lagjen Mehaj nė Prekaz tė Skėnderajt dje u shėnua 22-vjetori i
rėnies heroike tė Tahir e Nebih Mehės. Nė kėtė tubim pėrkujtimor
ishin tė pranishėm pėrfaqėsues tė institucioneve komunale
tė Skenderajt si edhe qytetarė tė shumtė.
-
- Pėr
veprimtarinė patriotike tė Tahir Mehės me kėtė rast foli
kolonel Zenun Kodra, i cili mes tjerash tha se lufta e Tahir
Mehės ishte njė vazhdimėsi e luftės pėr liri, tė cilėn
e bėri edhe komandanti legjendar Adem Jashari.
Pėr nder tė Tahir Mehės u mbajtė dje edhe njė akademi pėrkujtimore
nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė.
-
-
- Nė
Maqedoni fillon dhėnia e dokumenteve nė gjuhėn shqipe
-
- Shkup,
14 maj 2003 - Ministria e Punėve tė Brendshme prej nesėr do tė fillojė dhėnien
e letėrnjoftimeve edhe nė gjuhėn dhe alfabetin qė e pėrdorin
qytetarėt tė cilėt flasin nė gjuhėn zyrtare qė dallohet
nga ajo maqedonase, bėri tė ditur kjo Ministri.
Formularėt pėr letėrnjoftim do tė jenė nė dy gjuhė -
maqedonisht dhe shqip.
Letėrnjoftimet e reja janė pjesė e procesit tė zbatimit tė
plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit, nė pajtim me ligjet e
nxjerra dhe me ndryshimet kushtetuese - me Ligjin pėr
ndryshimin dhe pėr plotėsimin e Ligjit pėr letėrnjoftimin.
Deri nė fund tė kėtij viti parashihet qė MPB-ja tė
vazhdojė, nė mėnyrė suksesive, zbatimin praktik tė
ndryshimeve tė tjera ligjore lidhur me dhėnien edhe tė
dukementeve tė tjera personale nė dy gjuhė - tė
pasaportave, tė patentave dhe tė lejave tė qarkullimit dhe
tė tė gjitha dokumenteve tė tjera, njofton MIA nė gjuhėn
shqipe.
-
-
- Ēoviq
pas kthimit nė Beograd tha se nuk do tė ketė bashkėpunim
me UNMIK-un
-
- Beograd,
14 maj 2003 - Zėvendėskryeministri serb Nebojsha Ēoviq, i cili e braktisi takimin
e djeshėm nė Prishtinė me kryeadministratorin Mihael
Shtajner, pas kthimit nė Beograd ritheksoi se nuk do tė ketė
bashkėpunim me UNMIK-un pa dorėzimin e Shefket Musliut.
-
- Ēoviq
fajėsoi UNMIK-un dhe Shtajnerin pėr mosrealizimin e Marrėveshjes
pėr Mitrovicėn. Ai tha se nė takimin e djeshėm ka kundėrshtuar
edhe vendimin pėr privatizimin e pronės shoqėrore nė Kosovė.
-
-
- Banorėt
shqiptarė tė Malėsisė sė Tetovės pranuan qė familjarėt
e policėve tė vrarė maqedonas tė bėjnė homazhe
-
- Tetovė,
14 maj 2003 - Nė Maqedoni pėrfundoi me kompromis takimi i pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė,
ministrit tė brendshėm tė Maqedonisė dhe kryetarit tė
BDI-sė me kėshillin protestues tė fshatrave tė Malėsisė
sė Tetovės. Banorėt e kėtyre rajoneve pranuan qė familjarėt
e policėve tė vrarė nė vitin 2001 tė bėjnė homazhe nė
varret e tyre.
Ministri i Brendshėm Hari Kostov tha se ende janė tė
freskta kujtimet e popullatės nga konflikti i kaluar dhe nė
mungesė tė informatave ata i kanė bllokuar rrugėt qė tė
shtunėn e kaluar. Nėse do tė pėrdoreshin masat e dhunshme
pėr hapjen e rrugės do tė ndodheshin tensione dhe
destabilizimi i gjendjes.
Ai bėri tė ditur se ditėve tė ardhshme anėtarėt e
familjeve tė policėve tė vrarė do tė mund ta mund ta
vizitojnė vendin e vrasjes sė tyre.
Ndėrkohė, Ali Ahmeti tha se tė gjitha palėt kishin mirėkuptim
midis vete dhe konfirmoi atė qė tha ministri i brendshėm
Kostov para tij.
-
-
- Filip
Vujanoviq ėshtė shpallur edhe zyrtarisht fitues i zgjedhjeve
presidenciale nė Mal tė Zi
-
- Podgoricė,
14 maj 2003 - Filip Vujanoviqi ėshtė shpallur edhe zyrtarisht fitues i zgjedhjeve
presidenciale nė Mal tė Zi pasi ka marrė rreth 60 pėr qind
tė votave. Vujanoviqi i cilėsuar si kandidati pro-pavarėsisė
ka deklaruar pak pas komunikimit tė rezultateve se pas tri
vjetėsh do tė mbahet referendumi ku qytetarėt do tė
vendosin nėse bashkėsia Serbi-Mali i Zi do tė ekzistojė
apo jo.
-
-
- Gregori
Xhonson thotė se gjendja e sigurisė nė Maqedoni ėshtė pėrmirėsuar
dukshėm
-
- Shkup,
14 maj 2003 - Komandanti i forcave tė NATO-s pėr Evropėn Juglindore Gregori
Xhonson, gjatė vizitės sė tij tė djeshme nė Shkup, ka
vlerėsuar se gjendja e sigurisė nė Maqedoni ėshtė pėrmirėsuar
dukshėm gjatė dy viteve tė fundit.
Pas takimeve me zyrtarėt maqedonas, komandanti Xhonson ka nėnvizuar
se po vazhdon puna pėr zbatimin e reformave nė fushėn e
mbrojtjes nė Maqedoni.
-
-
- Tre
serbė nė Hagė pėr Srebrenicėn
-
- Hagė,
14 maj 2003 -
Tre serbė tė Bosnjės dalin tė mėrkurėn para gjykatės sė
Hagės me akuzėn se kanė marrė pjesė nė masakrėn e
Srebrenicės tė vitit 1995.
Dy prej tyre, Vladoje Blagojevic dhe Dragan Obrenoviq akuzohen
pėr genocid pėr pjesėmarrje nė vrasjet e mbi 7 mijė
myslimanėve civilė.
Ata komandonin forcat e serbėve tė Bosnjės qė morrėn
Srebrenicėn nė kontroll nė kohėn kur ndodhi masakra. I
akuzuari i tretė, Dragan Jokiq, pėrballet me akuza mė tė
lehta pėr krime lufte.
Tė tre tė akuzuarit nuk i kanė pranuar akuzat ndaj tyre.
-
-
- Futboll:
Zhvillohen ndeshjet e kthimit tė ēerekfinales sė Kupės sė
Kosovės
-
- Prishtinė,
14 maj 2003 Sot zhvillohen ndeshjet e kthimit tė ēerekfinales sė Kupės sė
Kosovės nė futboll. Pėrveq skuadrės sė Gjilanit i cili
qysh nė takimin e parė para njė jave kur mundi Drenicėn me
rezultat tė thellė (5:0), pothuajse e ka siguruar plasmanin
nė gjysmėfinale, Prishtina dhe Liria e Prizrenin edhepse nė
ndeshjet e para kanė shėnuar fitore minimale kundėr Dritės
sė Gjilanit gjegjėsisht KEK-ut, asgjė nuk kanė tė sigurtė
pėr t'u kualikuar nė gjysmėfinale.
Takimi nė Gjakovė ndėrmjet Vėllaznimit dhe skuadrės nga
Liga e Dytė e Kosovės, Shqiponjės nga Peja do tė
zhvillohet tė mėrkurėn e ardhshme, mė 21 maj.
Rezultatet e ndeshjeve tė para tė
ēerekfinales janė:
Drita Prishtina (1:2)
- KEK-u
Liria (0:1)
- Drenica
Gjilani (0:5)
- Vėllaznimi
Shqiponja (0:0)
Ndeshjet e kthimit tė ēerekfinales zhvillohen sot nė ora
16.30.
-
-
- Liga
e Kampionėve: Milan ėshtė finalisti i parė
-
- Milano,
14 maj 2003 Mbrėmė nė stadiumin e Interit nė Milano ishin mbledhur rreth
80.000 shikues pėr ta pėrcjellė takimin e kthimit nė mes tė
skuadrave lokale Inter dhe Milan. Edhepse Inter ndeshjen e
zhvilloi si vendės dhe kishte njė rezultat tė favorshėm
nga takimi i parė (0:0) megjithatė nuk arriti tė
kualifikohet nė finale tė Ligės sė Kampionėve Evropian.
Edhe takimi i dytė mes kėtyre dy skuadrave pėrfundoi me
rezultat tė barabartė 1:1 por pasi qė Milan kishte shėnuar
gol si "mysafir" u kualifikua nė finale. Golin pėr
Milanin e shėnoi Shevēenko nė minutėn e fundit tė pjesės
sė parė, ndėrkaq golin e barazimit pėr Interin e shėnoi
rezervisti Martins nė minutėn e 86 tė takimit. Inter pas
barazimit kishte edhe njė rast shumė tė mirė qė tė shėnojė
gol dhe tė kualifikohet pėr finale por futbollisti me numėr
3 Kalom nga njė afėri nuk arriti qė tė shėnoj.
Milan nė finale tė Ligės sė Kampionėve do tė takohet me
fituesin e takimit Juventus Real Madrid (1:2 takimi
parė) ndeshje kjo qė zhvillohet sonte nė orėn 20.45.
-
-
- Tė
pakten 10 persona janė vrarė nė njė sulm tė ri vetėvrasės
nė Ēeēeni
-
- Moskė,
14 maj 2003 Tė pakten 10 persona janė vrarė sot (e merkurė) nė njė sulm tė
ri vetėvrasės me bombė nė Ēeēeninė kryengritėse, ka bėrė
tė ditur Kremlini, njofton Rojter.
-
- Zėdhėnėsja
e zyrės sė Kremlinit nė Ēeēeni ka thėnė se sulmi ka
ndodhur nė qytetin Iliskhan, nė lindje tė kryeqytetit
Grozni. Numri i tė plagosurve ende nuk dihet, ka thėnė ajo.
-
-
- Nga
njė varrė masiv nė pjesėn qendrore tė Irakut janė
zhvarrosur sot eshtrat e 3, 000 trupave tė pa jetė
-
- Bagdad,
14 maj 2003 Nė pjesėn qendrore tė Irakut, fshatarėt irakianė kanė
zhvarrosur sot (e merkurė), njė nga njė, eshtrat e 3.000
trupave tė pa jetė nga njė varrė masiv. Ata dyshohet tė
jenė vrarė gjatė revoltės shite mė 1991 kundėr regjimit
tė Sadam Hyseinit, njofton AP.
-
- Varreza
masive ndodhet nė njė fshat, 60 milje nė jug tė Bagdadit.
Kjo ėshtė varreza mė e madhe qė ėshtė zbuluar nė Irak,
qėkur forcat amerikane kanė pėrmbysur Sadamin dhe qeverinė
e partisė sė tij. Njoftohet se trupa tė panumėrt ende
mbeten nėn dhe.
-
-
- Nė
njė shpėrthim nė njė gjykatė nė Jemen ėshtė plagosur
njė gjykatės
-
- Sana,
14 maj 2003
Njė gjykatės i Jemenit ėshtė plagosur sot (e mėrkurė) nė
njė shpėrthim tė vogėl nė njė sallė tė gjykatės, ku
ėshtė dėnuar me vdekje kėsaj jave njė burrė pėr vrasjen
e njė mjeku amerikan misionar dhe dy kolegėve tė tij,
njofton Rojter.
-
- Shkalla
e plagėve tė gjykatėsit ende nuk dihet, por dėshmitarėt
kanė thėnė se shpėrthimi i sotėm nė provincėn Eb, 105
mila nė jug tė kryeqytetit Sana, besohet tė jetė shkaktuar
nga njė granatė dore. Koment zyrtar ende ska.
-
-
- Ėshtė
gjetur grupi prej 17 turistėve evropianė, tė zhdukur nė
Algjeri dy muaj mė parė
-
- Berlin,
14 maj 2003 Ėshtė gjetur njė grup prej 17 turistėve evropianė, ndėr tė cilėt
10 austriakė, 6 gjermanė dhe njė suedez, tė cilėt qenė
zhdukur nė Algjeri dy muaj mė parė, kanė bėrė tė ditur
ministrat e jashtėm tė kėtyre vendeve, njofton Rojter.
-
- Gjithsej
32 turistė evropianė qenė zhdukur para dy muajsh nė njė
rajon tė largėt shkretėtire nė jug tė Algjerisė, i
njohur pėr vendvarre antike.
-
-
- Afėr
stacionit tė trenit nė Romė janė pėrplasur dy trena ndėrurbanė
-
- Romė,
14 maj 2003
Dy trena ndėrqytetorė janė pėrplasur sot nė orėt e
hershme tė mėngjesit (e mėrkurė) afėr stacionit Tiburtina
tė Romės kur ishin nė shpejtėsinė mė tė madhe. Nė kėtė
aksident janė lėnduar shumė njerėz, bėn tė ditur zėdhėnsi
i hekurudhave tė Italisė, njofton Rojter.
-
- Policia
ka thėnė se lokomativa dhe gjashtė vagona tė njėrit tren
kanė dalė nga binarėt. Ende nuk ėshtė e qartė pėr
gjendjen e tė lėnduarve, nė janė tė lėnduar rėndė apo
vetėm lehtė.
-
-
- Forcat
izraelite kanė vrarė tre pjesėtarė tė sigurimit
palestinez
-
- Gaza,
14 maj 2003
Forcat izraelite nė Rripin e Gazės kanė vrarė sot (e
merkurė) nė njė shkėmbim zjarri tre pjesėtarė tė
sigurimit palestinez dhe kanė plagosur tė pakten 20 veta nė
njė sulm tjetėr nė njė kamp tė refugjatėve palestinezė,
kanė bėrė tė ditur zyrtarėt dhe dėshmitarėt palestinezė,
njofton Rojter.
-
- Gjakderdhja,
qė pasoi sulmin me bomba mortaje kur u plagosėn 10 ushtarė
izraelitė, tregon se pėrpjekjet e reja amerikane pėr paqe
pas luftės nė Irak kanė pasur efekt tė vogėl nė dhunėn
e pėrditshme tė konfliktit izraelito-palestinez.
-
-
- Nė
njė minierė tė Kinės humbėn jetėn 63 minatorė
-
- Pekin,
14 maj 2003 - Nga shpėrthimi i gazit nė njė minierė tė thėngjillit nė Kinėn
Jugore kanė humbur jetėn tė paktėn 63 minatorė, ndėrkaq
pėr 23 tė tjerė edhe mė tutje gjurmohet, njoftuan sot nė
mėngjes (e mėrkurė) autoritetet lokale.
Shpėrthimi ka ndodhur tė martėn pasdite nė minierėn afėr
qytetit Hefei nė provincėn Anhui, rreth 1000 km nė jug tė
Pekinit.
-
-
- Bush
tha se nuk ēuditet po qe se Al-Kaida ka lidhje me shpėrthimet
nė Arabinė Saudite
-
- Uashington,
14 maj 2003 - Presidenti amerikan Bush thotė se nuk do tė ēuditej, po qe se
zbulohej qė terroristėt e Al-Kaidės ishin autorė tė shpėrthimeve
vetėvrasėse nė Arabinė Saudite, nga tė cilėt humbėn jetėn
tė paktėn 29 vetė. Presidenti Bush thotė se duhet tė bėhen
hetime tė hollėsishme, por e shpreh qartė se dyshon pėr
lidhje tė Al-Kaidės.
"Nuk mund tė them ende me siguri se pėrgjegjėse pėr
shpėrthimet ėshtė Al-Kaida. Por nuk do tė ēuditesha po tė
ishte kėshtu".
Zoti Bush foli me gazetarėt ndėrkohė qė po inspektonte
zonat e dėmtuara nga njė ciklon vdekjeprurės, qė goditi
qytetin Pirs nė shtetin Misuri, javėn e kaluar.
-
-
- Hamnei:
Rivendosja e lidhjeve me Amerikėn do tė ishte kapitullim i
plotė pėr Iranin
-
- Teheran,
14 maj 2003 - Udhėheqėsi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, tha se rivendosja e
marrėdhėnieve me Shtetet e Bashkuara do tė ishte njė
kapitullim i plotė nga ana e Iranit.
Tė hėnėn, nė njė fjalim para studentėve nė Teheran,
Ajatollah Hamnei kritikoi ashpėr reformistėt iranianė qė kėrkojnė
marrėdhėnie mė tė mira me Amerikėn, nė mėnyrė tė veēantė
pas fitores sė shpejtė tė koalicionit tė udhėhequr nga
Shtetet e Bashkuara nė Irak.
-
-
- Amerika
dėbon 14 diplomatė kubanė
-
- Uashington,
14 maj 2003 - Shtetet e Bashkuara urdhėruan dėbimin e 14 diplomatėve kubanė, duke
pėrfshirė shtatė qė punonin nė misionin e Kubės pranė
Kombeve tė Bashkuara.
-
- Njė
zyrtar amerikan tha se diplomatėt kubanė po dėbohen sepse
merreshin me veprimtari qė konsiderohen tė dėmshme pėr
Shtetet e Bashkuara - terminologji diplomatike kjo qė
zakonisht nėnkupton spiunazhin.
Shtatė diplomatėt e tjerė punojnė nė Seksionin e
Interesave Kubane nė Uashington. Dėbimet bėhen nė atmosferėn
e keqėsimit tė marrėdhėnieve midis Uashingtonit dhe Havanės.
-
-
- Diplomatėt
amerikanė lėnė Riadin
-
- Riad,
14 maj 2003 -
Departamenti amerikan i Shtetit ka urdhėruar familjet e
diplomatėve dhe stafin dytėsor tė ambasadės amerikane nė
Arabinė Saudite, qė tė largohen nga vendi, pas sulmeve tė
tė hėnės qė lanė tė paktėn 29 tė vrarė.
Po ashtu, shtetasit amerikanė janė kėshilluar qė tė
largohen nga vendi pas sulmeve tė tė hėnės nė tre zonat
rezidenciale tė Riadit tė banuara nga perėndimorė.
Ndėrkohė, FBI po dėrgon njė ekip agjentėsh nė Arabi
Saudite pėr tė ndihmuar nė hetimin e sulmeve vetėvrasėse
.
-
-
- Zbulohet
varrezė masive me 15 mijė trupa
-
- Bagdad,
14 maj 2003 - Eshtrat e rreth 10-15 mijė personave janė nxjerrė nė jug tė
Bagdadit pranė qytetit Hila. Vullnetarė vendas thanė se mė
shumė se tre mijė trupa janė nxjerrė deri mė tani. Ata
shihnin nga njėra anė e gropės sė hapur kur eksavatori
nxirrte tė vdekurit.
Irakianė qė kishin pritur pėr mė shumė se njė dekadė pėr
njė fjalė nga tė dashurit e tyre gėrrmonin tokėn me duart
e tyre duke gjetur katėr - pesė trupa nė ēdo grumbull
dheu. Disa kishin plagė plumbi nė kokė. Disa ishin varur.
disa ishin gra dhe fėmijė. Shumė prej tyre ende kishin
karta identifikimi.
-
-
- Amerika
paralajmėron pėr padinė kundėr Frenks
-
- Uashington,
14 maj 2003 - Ushtria amerikane ka paralajmėruar Belgjikėn pėr pasojat e dėmshme
qė mund tė ketė ngritja e padisė nė Bruksel kundėr
komandantit tė forcave amerikane nė Irak.
Njė avokat belg ka deklaruar se ai do tė ngrejė padi tė mėrkurėn
kundėr gjeneralit amerikan Tomi Frenks nė emėr tė 19
irakjanėve qė pretendohet se janė viktima tė veprimeve
ushtarake amerikane.
Shefi i Shtabit tė Ushtrisė Amerikane, Gjen. Riēard Majers,
tha se kjo ēėshtje mund tė ndikojė nė disa takime tė rėndėsishme
tė NATO-s qė e ka selinė pikėrisht nė Bruksel.
Gjen. Majers tha se qeveria amerikane e vlerėson situatėn si
shumė serioze.
Padia ndaj gjen. Frenks, do tė ngrihet nė bazė tė njė
ligji belg qė lejon ngritjen e padive nė Belgjikė pavarėsisht
nga vendi se ku janė kryer krimet pėr tė cilat bėhet fjalė
nė padi.
-
-
- Parlamenti
Evropian pėr mbrojtjen e mjedisit
-
- Bruksel,
14 maj 2003 - Parlamenti evropian do tė votojė tė mėrkurėn pėr disa masa tė
reja, sipas tė cilave, kompanitė qė shkaktojnė dėmtimin e
mjedisit, do tė paguajnė pėr kėtė.
Deri tani janė propozuar dy versione tė kėtyre masave.
Njėri prej versioneve ėshtė mbėshtetur nga disa kompani
dhe grupe tė mbrojtjes sė mjedisit.
Pasi legjislacioni nė fjalė tė votohet nė Parlamentin
Evropian, ai do tė dikutohet edhe nga qeveritė e vendeve tė
Bashkimit Evropian.
-
-
- Menem
mund tė braktisė zgjedhjet
-
- Buenos
Ajres, 14 maj 2003 - Njoftohet se ish-presidenti i Argjentinės, Karlos Menem ėshtė gati tė
lėrė garėn presidenciale para zgjedhjeve tė sė dielės.
I gjithė spekulimi bazohet nė deklarata tė ndihmėsve tė
z. Menemit qė thonė se ai do tė largohet nga gara
zgjedhore.
Shumica e figurave tė larta nė kampin e ish-presidentit po
takohen nė selinė e tij nė Buenos Aires duke pritur njė
deklaratė zyrtare.
Nėse njoftimet janė tė vėrteta, atėherė rivali i tij
Nestor Kirshner, automatikisht mund tė shpallet president.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|