|
- 13 maj 2003 / Agron XHEMAJLI
-
-
- Plani Shtajner dhe pėrmbajtja
e tij
-
- Plani Shtajner pėr Mitrovicėn dhe
decentralizimin e pushtetit lokal, nė realitet nuk ėshtė
plan vetėm i tij. Nė tė janė pėrfshirė shumė faktorė,
e gjithsesi edhe faktori serb nga Beogradi. Vėrehet se ky
plan ėshtė pėrgatitur me mjeshtėri dhe ėshtė mjaft i
rafinuar. Ai mundohet ta paraqesė procesin e decentralizimit
si njė proces qė do ta shpėtojė Kosovėn nga shumė
probleme lokale qė paskan lindur si mungesė e
decentralizimit, si dhe do tė krijojė mė shumė siguri e
mė shumė hapsirė pėr qeverisje ėt vendorėve.
-
- Nė kėtė drejtim mė sė shumti pėrmendet
Mitrovica veriore (pra enklava sebe), e cila si rezultat i
decentralizimit do tė qetėsohet dhe do tė ribashkohet! Tani
UNMIK-u e pranon edhe publikisht se ky qytet ėshtė i ndarė!
Ky plan poashtu, sipas autorėve, do ta shkarkojė kuvendin
komunal nga shumė probleme administrative tė stėrgrumbulluara,
dhe ato do tua bartė njėsive mė tė ulėta qeverisėse.
Karakteristikė tjetėr e kėtij plani ėshtė se ai u mundėson
njėsive komunale qė tė kenė edhe buxhetin e vet dhe
tė vendosin pėr ēfardo ēėshtje pėrbrenda saj pavarėsisht
nga vendimet e organeve mė tė larta!
-
-
- Ēka do tė thotė ky plan
nė rrethanat nė tė cilat ndodhemi?
-
- Decentralizimi si mėnyrė e ndėrtimit dhe
qeverisjes me sistemin politik nė njė vend tė lirė, ėshtė
njė fenomen pozitiv dhe ai ka njė kuptim tjetėr nga ai qė
po tentohet ti jipet nė rrethanat tona kėtu nė Kosovė,
e cila nuk ėshtė e lirė. Vetėm nė rrethanat e njė shteti
tė lire, tė pavarur e sovran, decentralizimi ka kuptim tė vėrtetė.
Nė ēdo rrethanė tjetėr ai do tė jetė iluzion dhe njė
manipulim i kulluar, siq ėshtė rasti edhe me Kosovėn. Ne
nuk kemi asnjė garanci se ky process nuk do tė inkurajon
enklavizimin dhe ndarjen e mėtutjeshme tė Kosovės edhe
ashtu tė coptuar! Hartuesit e kėtij plani kanė punuar nė
bashkėpunim tė ngushtė me Beogradin, dhe rrjedhimisht pėr
ne ky plan duhet tė jetė me pikėpyetje tė mėdha. Nė
rrethanat qė ky plan do tė zbatohet ėshtė shumė i dėmshėm
pėr tė ardhmen e Kosovės. Pėrgjithėsisht mendojmė se dėmet
qė do ti sillte ai, do tė jenė:
-
- - Krijimi i rrethanave tė pėrshtatshme pėr ndėrtimin
e enklavave tė reja dhe pėr forcimin e tyre deri nė atė
masė sa qė ato nė tė ardhmen do tė bėhen pengesė
serioze pėr zgjidhjen e ēėshtje sonė kombėtare;
-
- - Duke
qenė se enklavat serbe do ti kenė nė shfrytėzim pjesėt
mė tė begatshme tė ekonomisė sė Kosovės, pjesa tjetėr e
saj do tė shkojė kah njė varfėrim i vazhdueshėm ekonomik.
Kėtė process ėshtė i gatshėm ta ndihmojė edhe vet
Beogradi, dhe pėr kėtė e ka mundėsinė e hapur sipas
Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė;
-
- - Ndrrimi radikal i pėrbėrjes etnike tė Kosovės,
sepse enklavave duke pasur njė pushtet tė madh nė duart e
veta, do tu mundėsohet qė ta vazhdojnė pa asnjė pengesė
kolonizimin e Kosovės, tė cilin e kanė filluar me ndihmėn
e UNMIK-ut e posaqėrisht OSBE-sė. Mbi to shqiptarėt nuk do
tė kenė kontroll;
-
- - Decentralizimi, mbi tė gjitha do tė krijojė
iluzione se jemi tė lirė dhe se nuk na ka mbetur gjė tjetėr
pėr tu bėrė por vetėm edhe reforma nė sistemin politik
dhe ēdo gjė do tė jetė nė rregull pastaj!?
-
-
- Qėndrimi i partive
politike dhe institucioneve tė Kosovės ndaj kėtij problemi
-
- Sa i pėrket qėndrimit tė partive politike dhe
institucioneve tė Kosovės ndaj kėtij plani, ato si nė kor
e pėrkrahėn atė, pa e analizuar mirė domethėnjen e tij nė
rrethanat qė gjindemi. Ato kur e panė planin, deklaruan me
nxitim se e mbėshtesin kėtė plan. Ata kur e bėnė kėtė
menduan vetėm nė pjesėn e vet tė pushtetit, pra nė
Kosovėn jasht enklavave!! Kjo ėshtė edhe njė dėshmi pėr
kursin politik qė janė duke e ndjekur kėto parti, pėr
servilizmin qė janė duke e treguar ndaj UNMIK-ut, si dhe pėr
dėmet qė po ia sjellin ato ēėshtjes. Me kėtė, ato po
krijojnė iluzionin se ēdo gjė qė vjen nga UNMIK-u, ėshtė
e pranueshme pėr ne, qė nuk ėshtė aspk parimore dhe e vėrtetė.
-
- Qėndrime tė tilla tė dėmshme tė kėsaj
politike, ne kemi parė edhe mė herėt. Si nė rastin e kufijėve,
Mitrovicės, tė nmarrėveshjes serbo-malaziase ku pėrfshihet
edhe Kosova tė cilėn gjė kėta e konsiderojnė si njė
ndodhi nė fqinjėsi, etj! Dhe, hapa tė tillė tė do tė
shohim edhe nė tė ardhmen, prandaj nuk duhet ti jipet mė
besimi kėsaj politike.
-
-
- Politika e UNMIK-ut -
politikė e privilegjimit tė serbėve
-
- Sikur edhe nė zgjedhjet e kaluara, ku serbėt
nxorrėn disa privilgje, edhe para kėtyre zgjedhjeve ata u
sollėn nė mėnyrė tė njejtė kushtėzuese. Ata tė mbėshtetur
nga Beogradi dhe tė pėrkdhelur nga UNMIK-u, arritėn qė
duke e kushtėzuar daljen e tyre nė zgjedhjet lokale tė
fitojnė njė plan qė do tju siguronte atyre mundėsinė e
vetqeverisjes sėinstitucionalizuar dhe legjitime, njėherit
edhe tė izoluar nėpėr enklavat ku janė barrikaduar. Kjo u
arrit me planin e Shtajnerit pėr decentralizim. Kėshtu atyre
po ju mundėsohet qė kenė qeverisje ekskluzive nė baza
nacionale nė nivelin lokal. Kjo mėnyrė e veprimit ėshtė
njė politikė ekskluzive e UNMIK-ut pėr serbėt, e cila po bėhet
nė kurriz tė shqiptarėve. Kėtė e pėrforcon edhe qėndrimi
i UNMIK-ut, tani pas zgjedhjeve, se pa serbėt nuk ka edhe
decentralizim!?
-
- Decentralizimi nė kėto rrethana ėshtė mundėsi
e hapur pėr kolonizimin e mėtutjeshėm tė Kosovės me kolonė
tė rinj nga Serbia. Njė derė tė madhe kėsaj politike
kolonizuese, ia ka hapur edhe OSBE-ja me rastin e rexhistrimit
tė votuesve e ndriti artificialisht numrin e serbėve nė
rreth 30%, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim me hartėn e vėrtetė
etnike tė Kosovės. Procesi i decentralizimit vetėm sa do ta
ndihmojė kolonizimin dhe ndarjen e Kosovės. Ai do tė jetė
perdja pėr tė mos e vėrejtur populli kolonizimin, tė cilėn
perde po e mbajnė me duart e tyre UNMIK-u dhepartitė
politike.
-
-
- Politika ēlirimtare duhet
tė shtrihet nė gjithė territorin e Kosovės administrative
-
- Politika ēlirimtare duhet tė shtrihet dhe tė
veprojė nė gjithė territorin e Kosovės administrative. Ajo
duhet tė punojė ashtu qė tė sigurojė njė kompaktėsi tė
kėsaj pjese tė trojeve tona ende tė paēliruara. Pastaj, e
tėrė veprimtaria ēlirimtare duhet tė lidhet edhe me pjesėt
tjera tė trojeve tė paēliruara shqiptare dhe kėshtu mė sė
miri do tė luftohet politika e parcializimit tė zgjidhjes sė
ēėshtjes sonė kombėtare. Nė kėtė mėnyrė do ti kundėrvihemi
me sukses tė gjitha planeve tė errėta pėr ne, dhe pėrfundimisht
nė kėtė mėnyrė do tė krijohen parakushte pėr tė
zhvilluar njė veprimtari konkrete e tė suksshme pėr ēlirim
dhe bashkim tė trojeve tona nė njė shtet tė vetėm.
|
|