|
- 13
maj 2003 / Agron XHEMAJLI
-
-
- Ėshtė e njohur se institucionet e
pėrhohshme tė qeverisjes nė Kosovė janė duke punuar sipas
Kornizės Kushtetuese, tė shpallur nga UNMIK-u nė formėn e
njė rregulloreje qė quhet Rregullorja 2001/19. Kėtu ėshtė
rasti tė rikujtojmė se ajo ėshtė pėrkrahur edhe nga
subjektet politike tė bashkėqeverisjes. Nė kohėn kur u
shpall kjo kornizė kishte subjekte qė bėheshin se nuk e
pranonin, por qė mė vonė pranuan tė hedhin valle sipas
saj.
-
- Pas njė krize qė mė shumė
ishte njė krizė e interesave partiake se sa krizė parimore,
pėr shkaqe politike apo kombėtare, me ērast pati shtyerje tė
mėdha mes tri partive mė tė mėdha parlamentare rreth
karrigeve nė institucionet qė po ndėrtoheshin ku nė fakt
kompetencat kryesore po i mbeteshin UNMIK-ut, siē parashihet
nė Kreun 8 tė Kornizės Kushtetuese. Kėto ēėshtje u
zgjidhėn me njė marrėveshje e cila i pėrfshiu nė
pushtet qė tė tri partitė shqiptare,
e poashtu edhe koalicionin serb Povratak. Kėshtu
marrėveshja e cila u quajt Marrėveshja pėr Bashkėqeverisje,
shprehte vullnetin e LDK-sė, PDK-sė, AAK-sė dhe tė
Povratak-ut pėr ta qeverisur sė bashku Kosovėn nė
mandatin 3 vjeēar, sipas dokumentit Korniza
Kushtetuese.
-
- Ani pse subjektet shqiptare ishin tė
njohura se me ēkompetenca do tė ballafaqohen nė tė
ardhmen, ato nė zgjedhjet pėr kėto institucione premtonin
pa mbulesė se do ta realizonin shtetin e Kosovės, do
ta zhvillojnė ekonominė e saj etj. Kjo nėnkupton bėrjen e
Kosovės shtet brenda 3 viteve (2001-2004), gjė qė ėshtė
e parealizueshme. Nuk kaloi shumė kohė dhe filluan ato kundėrshtime
pėr tė cilat ne kishim bėrė fjalė paraprakisht. Kohėve tė
fundit ka filluar njė kritikė ndaj kėtyre kornizave ligjore
tė qeverisjes.
-
- Mirėpo, faktori politik qė ėshtė
nė bashkėqeverisje edhe atė pak kritikė qė po e bėnė
nuk ėshtė nė baza parimore. Gjatė kritikės ndaj UNMIK-ut,
siē po veprohet edhe me rastin e kėrkesave pėr tė lėnė nė
duart e vendorėve mė shumė kompetenca, vėrehen interesat e
ngushta partiake e klanore. Secili bėnė njė kritikė apo njė
kėrkesė nė atė mėnyrė qė tė pėrfitojė partia e tij;
secili ngutet qė i pari tė bėjė njė propozim, tė hedhė
njė ide! Kjo ndodhė pėr shkak se kėto parti nuk janė duke
vepruar ashtu siē janė deklaruar se janė tė pėrcaktuara tė
gjitha pėr njė qėllim kur ėshtė nė pyetje ēėshtja kombėtare.
-
- Kėshtu ndodhė sepse kėto parti
janė tė dhėna pas karrigeve e jo pas zgjidhjes sė ēėshtjes
kombėtare. Pavarėsisht se tė gjitha partitė kanė njė kėrkesė
tė pėrbashkėt politike, dhe pavarėsisht se kjo pikė ata i
bashkon, nė praktikė ato i ka karakterizuar njė mosunitet i
madh. Kjo ka ardhė nė shprehje edhe nė shumė ēėshtje
tjera qė konsiderohen tė pėrbashkėta pėr tė gjitha kėto
parti politike. Rastet kur LKĒK-ja bėrė pėrpjekje qė
ti ulė tė gjitha partitė pa dallim nė tryeza pėr tė
biseduar pėr shumė ēėshtje tė interesit tė pėrbashkėt
kanė qenė tė shpeshta, mirėpo tek kėto parti ka dominuar
mė shumė interesi partiak se ai kombėtar, duke krijuar kėshtu
njė skenė tė pėrqarė politike nė Kosovė.
-
- Por pse i gjithė ky mosunitet
politik? Kur flasim pėr kėtė mosunitet, ai i ka rrėnjėt
pikėrisht nė pamundėsinė e realizimit tė kėrkesės pėr
shtetin e Kosovės. Pikėrisht pėr kėtė shkak, partitė
politike janė duke u ndeshur njėra me tjetrėn. Ato nė
pamundėsi qė tė gjejnė zgjidhje, shtyejnė njėra tjetrėn;
shtyejnė kohėn kur do ta shpallin pavarėsinė e Kosovės.
Dhe, duke e shtyrė kohėn e shpalljes sė pavarėsisė
ato po mundohen ta shtyejnė kohėn e rėnjes sė iluzioneve,
e me kėtė edhe tė zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare. Por,
kėtė gjė ato sdo tė mund ta bėjnė pėr njė kohė tė
gjatė. Koha e rėnjes sė iluzioneve pėr shtetin e
Kosovės po afrohet - kėto institucione nuk kanė mundėsi ta
shtyejnė ēėshtjen kombėtare asnjė hap pėrpara, sepse
punojnė pėr kėrkesa tė parealizueshme.
-
- Fillimisht kur u themeluan kėto
institucione, partitė qė bėnė marrėveshje pėr bashkėqeverisje,
e lavdėronin Kornizėn Kushtetuese ashtu siē bėnin dikur me
Rambujenė, Rezolutėn 1244 etj. Ato nuk patėn aspak ēasje
reale dhe kritike ndaj tyre, edhe pse ato cungojnė pa masė tė
drejtat tona kombėtare. Sot qė zhvillimet kanė ardhur nė
njė pikė ku kompetencat brenda kėtyre dokumenteve janė bėrė
pengesė e hapur pėr tė ecė mė tutje, kėto parti ngrisin
si parėsore ēėshtjen e bartjes sė kompetencave.
-
- Ėshtė iluzore tė pritet qė
UNMIK-u tė u jap atyre kompetenca jasht atyre dokumenteve mė
tė cilat partitė e bashkėqeverisjes kanė pranuar ta hedhin
vallen. Arsyetimi i tyre pėr mungesė kompetencash, ėshtė
demagogji, ėshtė pėrpjekje pėr ti mbuluar dėshtimet e
deritanishme. Ata po shohin se nė popull ėshtė rritur
revolta kundėr qeverisjes sė tyre dhe tė UNMIK-ut, andaj
duan qė ta evitojnė komprometimin e plotė para tij. Nė kėtė
ēėshtje ėshtė angazhuar edhe UNMIK-u me tėrė
gjenialitetin e tij i cili domosdo se do ti bartė
disa kompetenca tek vendorėt, por natyrisht kompetencat nga
ato qė nuk e cenojnė sovranitetin serb mbi Kosovėn.
-
- Nė kėtė mėnyrė ai zvoglon
problemet e veta pėr njė ēast dhe njėkohėsisht Serbia
mbetet e kėnaqur me tė. Pra, procesi i bartjes sė
kompetencave po aktualizohet mu nė kohėn kur po rritet vetėdijėsimi
i popullit pėr dėshtimet e kėsaj politike; kur po dalin nė
shesh parashikimet tona nga e kaluara e afėrt se dokumentet e
lartėpėrmendura dhe kompetencat nė kaudėr tė tyre nuk janė
nė shėrbim tė ēėshtjes sonė; kur vetėdija po i afrohet
realitetit dhe kur mjegulla fillon tė shpėrndahet; kur
mashtrimeve e improvizimeve po u vie fundi
ngrihen e bėjnė zhurmė pėr kompetenca vetėm e vetėm
pėr tė zhvendosur vėmendjen e popullit nė ēėshtje tė
dorės sė dytė.
-
- Por nė realitet ēmundėsi kemi
ne edhe pas marrjes sė gjithė atyre kompetencave qė janė nė
kreun 5 tė Kornizės Kushtetuese sepse pėr ato qė janė nė
Kreun 8 tė Kornizės Kushtetuese as qė mund tė bėhet fjalė;
a do tė bėhet Kosova shtet nėse i merr ato, a zgjidhen
problemet nė kėtė mėnyrė? Kosova edhe me tė gjitha kėto
kompetenca nuk do tė jetė nė gjendje tė shkėputet nga
Serbia. Nė realitet Korniza Kushtetuese si tėrėsi nuk ia cėnon
asaj nė asnjė nen integritetin dhe sovranitetin tėrritorial
mbi Kosovėn.
-
- Ky dokument ėshtė bėrė ashtu qė
tė jetė leht i integrueshėm me Kartėn Kushtetuese tė
SMZ-sė. Tė gjitha kompetetncat e institucioneve tė Kosovės,
qė parashihen nė kėtė document nuk janė aspak tė
papranueshme pėr Serbinė. Sjelljet gjoja kundėrshtuese tė
politikės serbe nė lidhje me bartjen e kompetencave dhe qėndrimi
i saj se UNMIK-u po e ēon Kosovėn kah pavarėsimi, janė lojė
e kulluar pėr tė rritur iluzionet tek ne se vėrtetė kemi
kompetenca tė njė shteti, etj. Nė realitet Serbia ėshtė
plotėsisht dakord me pėrmbajtjen dhe mėnyrėn e bartjes sė
kompetencave nė institucionet e Kosovės, me ērast
garantohet sovraniteti i saj plotėsisht.
-
- Derisa deklaratat popmpoze tė
UNMIK-ut se edhe pėrkundėr kundėrshtimit tė Serbisė, ai
do ti bartė kompetencat tek institucionet e Kosovės bėhen
poshtu pėr tė pėr tė hedhur mjegull dhe pėr ta vazhduar
iluzionimin e popullit tonė. Nė kėtė funksion politika
serbe organizoi edhe disa protesta tė serbėve nė Kosovė.
UNMIK-u dhe Serbia nuk kanė kundėrshtime reale rreth bartjes
sė kompetencave derisa kjo po bėhet plotėsisht sipas
dokumenteve nė fuqi. Ajo qė duket nė sipėrfaqe ėshtė vetėm
kamuflim i veprimeve tė ardhsme qė do tė jenė edhe mė tė
dėmshme se ato deri mė tani. Politika e Serbisė dhe e
UNMIK-ut janė nė njė vijė. Ato kanė pėr qėllim ta
shtyejnė mė tej procesin e Rezolutės 1244, pėrkatėsisht
realizimit tė saj tė plotė. Ne duhet tė pėrqėndrohemi nė
kėtė fak qė nė realitet ėshtė sprova mė e madhe pėr
politikėn tonė nė kėtė pjesė tė Kosovės.
-
- Tri vjet pas luftės ēlirimtare
kundėr hordhivefashiste serbe, shqiptarėt nė Kosovėn
administrative bėnė njė politikė nė rrethin vizioz, i
cili pėrbėhet prej akteve, dokumenteve dhe marrveshjeve tė
ndryshme qė parimisht janė kundėr aspiratės sė kėtij
populli pėr ēlirim e liri kombėtare dhe pėrbėjnė njė
sfidė tė madhe. Politikanėt i thonė popullit se ai ėshtė
I lirė, ndėrsa premtojnė se do tė angazhohen pėr njė
shtet tė Kosovės! Pse ka nevojė ky angazhim kur jemi
tė lirė!!
Ėshtė kjo njė kundėrshti e madhe vetanake e tė
gjitha forcave politike qė angazhohen pėr shtetin e
Kosovės. Ky qėndrim kundėrthėnės e demagogjik i kėsaj
politike po shterret ngadalė.
-
- Tri palė zgjedhje kaluan e
nuk dhanė zgjidhje. Nga ato qė vijnė edhe mė pak pritet
zgjidhja e dėshiruar. Pėr njė zgjidhje definitive dhe tė dėshiruar
duhet tė bashkohemi dhe tė shtrojmė vetėm njė kėrkesė:
ēlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare nė njė shtet tė
vetėm shqiptar. Ēdo angazhim tjetėr do tė jetė sjellje nė
rrethin vizioz, nė tė cilin do tė pengohet zgjidhja e ēėshtjes
sonė kombėtare. Vėrtetė sot jemi nė njė sprovė tė
madhe: ta ndjekim pas politikėn e UNMIK-ut dhe tė mbetemi
pjesė e Serbisė apo tė ndėrtojmė politikė tė mirėfillėt
kombėtare me kėrkesa politike pėr bashkim kombėtar si e
vetmja zgjidhje e mundėshme dhe e realizueshme pėr rrethanat
e sotme. Jemi tė bindur se kėtė sprovė populli ynė do ta
kalojė me sukses.
|
|