13.05.2003 - Trepca.net

BAROMETRI DIPLOMATIK

KONSENSUS POLITIK GJITHĖKOMBĖTAR, OSE KAPITULLIM FATAL NĖN SERBI! 


 
13 maj 2003 / Prof.dr.Mehdi HYSENI*
 
 
Qė nga pėrmbysja e diktatorit Slobodan Milosheviq nga regjimi fashistoid shtetėror serbomadh (tetor 2000), edhe pse garnitura politike e pasardhėsve tė  tij, Vojislav Koshtunica, Zoran Gjingjiq, Goran Svilanoviq dhe Nebojsha Ēoviq e tė tjerė, nuk ka ndėrmarrė asnjė hap politik, demokratik,  praktik, as juridik, qė Serbia t’i normalizojė marrėdhėniet ndėrfqinjėsore me Kosovėn, edhe pse ka qenė e detyruar (qė pėr veprėn e hollokaustit tė saj tė japė llogari ligjore para sė drejtės dhe drejtėsisė ndėrkombėtare, sikurse Gjermania nazifashiste e Hitlerit, pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, mė 1945), pėr shkak tė kryerjes sė hollokaustit kolektiv ndaj shqiptarėve dhe Kosovės, bashkėsia ndėrkombėtare, natyrisht e ndihmuar edhe nga politika dhe diploamcia miope  shqiptare, pa pasur asnjė tė drejtė morale, politike as ligjore e kanė rehabilituar Serbinė, sepse i bėnė koncesione tė papritura politike, nė saje tė sė cilave, ajo  rikthehet “pa asnjė therrė nė kėmbė” nė tė gjitha organizmat dhe institucionet e rėndėsishme ndėrkombėtare(OKB, OSBE, Pakti i Stabilitetit etj.), dhe kaloi nė ofensivė tė plotė diplomatike, duke e lėnė kėshtu, plotėsisht nė “baltėn e gjallė” politikėn e jashtme dhe diplomacinė e Republikės sė Shqipėrisė.
 
Njė kthesė tė kėtillė rehabilituese, nuk ka qenė gjendje ta parashikonte as vetė Serbia, sepse  ka qenė me arsye e frikėsuar, se pėr krimet, gjenocidin dhe hollokaustin e saj dhjetėvjeēar kundėr vendeve fqinje: Kroacisė, Bosnjės dhe Kosovės nė hapėsirat e ish-Jugosllavisė, do tė paguante njė “gjobė drakonike tė merituar” si ndėshkim kolektiv shtetėror, ashtu sikurse  dikur, edhe Gjermania naziste pėr hollokaustin e saj pesėvjeēar. Mirėpo, nė vend se tė vinte nė shprehje drejtėsia-gjykimi kolektiv i Serbisė para Gjykatės Ndėrkombėtare pėr krimet e luftės, tė kryera nė territorin e ish-Jugosllavisė, pėr befasi tė gjithė botės, triumfoi politika e njėanshme dhe padrejtėsia nė dimensionet  kombėtare  dhe ndėrkombėtare.
 
 
Vakuumi dhe divergjencat politike shqiptare, ndjellin “partnerizmin” e Serbisė nė Kosovė(!)
                    
Brenda periudhės katėrvjeēare, qėkur Kosova ndodhet nėn mandatin e misionit paqėsor tė Kombeve tė Bashkuara dhe tė KFOR-it, politika e pėrgjithshme shqiptare si nė Kosovė, ashtu edhe nė kontekstin  mė tė gjerė, karakterizohej mė tepėr nga  amplitudat e friksionit ndėrpartiak dhe tė interesave tė ngushta politike, duke u shmangur kėshtu nė periferi tė problemeve akute, dhe me prioritet  jetik  pėr shjqiptarėt dhe pėr Kosovėn. Nė kėtė mėnyrė, pėr shkak tė krijimit tė divergjencave  krejtėsisht tė panevojshme nė relacionet e konkurrencės sė disa subjekteve politike, u krijua edhe vakuumi i padėshirueshėm pėr interesin e pėrgjithshėm politik dhe kombėtar tė Kosovės, si rrjedhim i bilancit tė llogarive tė gabuara politike tė doktrinės normative tė kozmopolitizmit. Nga krijimi i njė gjendjeje tė kėtillė tė brishtė politike, pėrfitoi mė sė shumti diplomacia dhe politika e jashtme destruktive  e Serbisė, e cila i aplikoi me pėrpikmėri rregullat e teorisė  sė lojės, nga e cila pėrfitimin mė  kapital e nxori  nga normalizimi i marrėdhėnieve diplomatike ndėrshtetėrore me Republikėn e Shqipėrisė. Realizimi i kėtij koncepti stretgjik, Serbisė i ndihmoi, qė nė mėnyrėn mė perfide (me gjithė hipotekėn e hollokaustit tė saj mbi shqiptarėt dhe Kosovėn) si para gjithė bashkėsisė ndėrkombėtare, ashtu edhe drejtpėrdrejt para politikės sė viktimizuar kozmopolite shqiptare, sėrish t’i murkullojė synimet dhe objektivat e politikės nga pozita e forcės. Nga kjo “lojė” strategjike katėrvjeēare, regjimi serb i Beogradit, jo vetėm se pėrfitoi politikėn e disa  institucioneve mė tė rėndėsishme tė Evropės (BE, Kėshilli Evropian, OSBE ), por gradualisht, ėshtė duke “animuar” edhe politikėn amerikane. Kėtė e dėshmon, edhe rasti mė i ri, deklarata e presidentit tė SHBA-sė, Xhorxh W. Bush, sipas sė cilės Unioni i Serbisė dhe Malit tė Zi, do tė ketė tė drejtėn dhe mundėsinė, qė tė blejnė armatime tė nevojshme nga  SHBA-tė. Praktikisht, sipas vokabularit politik, lejimi i eksportit tė armėve Unionit  tė SMZ-sė, do tė thotė ( tanimė kushtet kanė ndryshuar nė favorin e Serbisė) modernizimi  ushtarak i serbėve dhe i malazezėve, gjė kjo ka rėndėsi shumė tė madhe nė kuptimin strategjik pėr Unionin e Serbisė dhe Malit tė Zi, sepse paraqet rrezik tė drejtpėrdrejt pėr Kosovėn, dhe sigurinė dhe paqen nė Ballkan.
 
Pėr shqendrėsimin e politikės sė bashkėsisė ndėrkombėtare nga fokusi i zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, gjatė vakuumit katėrvjeēar tė politikės shqiptare, nuk mund tė fajėsohet nė tėrėsi faktori ndėrkombėtar, nga fakti se elita politike shqiptare nė Kosovė, pėr motive tė panjohura, e pėrfilli logjikėn e politikės sė pritjes dhe tė inercionit, me ē’rast zgjidhja e statusit tė Kosovės ngeli jo vetėm si “temė terciare politike”, por krejtėsisht u konservua, si tabu temė. Me njė fjalė, pėr shkaqe tė pakuptuara dhe tė pashpjegueshme, politika zyrtyare e Kosovės, humbi nė intensitet, si rrjedhim nė mėnyrė tė pavetėdijshme, i krijoi hapėsirė dhe fushėveprim tė mjaftueshėm inciativės sė politikės agresive “demokratike” tė Serbisė, e cila nė saje tė ofensivave tė saj tė njėpasnjėshme diplomatike, arriti jo vetėm qė t’i hapė pa pengesė tė gjitha dyerėt e institucioneve relevante ndėrkombėtare, por edhe tė ndikojė negativisht (duke e dėmtuar rėndė politikėn inerte tė palės shqiptare) nė pėrvetėsimin e disa prej titullarėve kryesorė tė tyre, duke i bindur se ēėshtja e Kosovės nuk ėshtė vetėm  temė e dialogimit tė liderėve politikė shqiptarė dhe bashkėsisė ndėrkombėtare, por edhe e politikės serbe. Nė kėtė mėnyrė, reagimi i diplomacisė serbe nė arenėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, ia arriti qė ta eliminojė pengesėn kryesore (pengesė kjo, qė ishte tejkaluar dhe pėrmbyllur definitivisht me vėnien e Kosovės nėn mandatin ndėrkombėtar tė OKB-sė dhe tė KFOR-it, si rrjedhim i agresionit dhe politikės sė gjenocidit tė Serbisė sė Slobodan Milosheviqit ndaj shqiptarėve dhe Kosovės), qė Serbia  tė mos konsiderohej mė tutje si shtet i huaj pėr Kosovėn dhe pėr bashkėsinė ndėrkombėtare, por si partner i drejtpėrdrejtė dhe i pashmangshėm negociues i tyre nė zgjidhjen e  statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Njė metamorfozė tė kėtillė tė politikės serbe nė favor tė saj,  drejtpėrdrejt dhe tėrthorazi, e ndihmoi defaktorizimi i politikės shqiptare  nė sfondin e  diplomacisė dhe tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Nė vend se politika shqiptare tė pėrqėndrohej nė avancimin e interesave prioritare kombėtare dhe shtetėrore, pikėsėpari tė zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, (derisa edhe aleatėt, dhe nė veēanti Amerika ishin tejet tė “nxehtė”  dhe tė disponuar pėr ta mbėshtetur parezervė politikėn shqiptare) ajo  pėrqėndrohet kryesisht nė rivendosjen  e politikės tregtare, ekonomike dhe diplomatike  me Serbinė. Nė kėtė mėnyrė, pa dashur ose me vetėdije, politika shqiptare e vė nė plan dytėsor interesin strategjik tė Kosovės, duke u mashtruar keq se, hyrja nė dialog me Serbinė pėr  normalizimin e marrėdhėnieve tregtare, tė komunikacionit, tė qarkullimit kufitar, tė luftimit tė kontrabandės, tė sistemit tė energjetikės e tė tjera, janė ēėshtjet fundamentale, dhe me prioritet  parapėrgatitor pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Pėrkundrazi, akceptimi i kėtyre ēėshtjeve nga pala shqiptare, ėshtė njė satisfaksion pėr politikėn antishqiptare tė Beogradit, sepse asaj , tani i ėshtė krijuar mundėsia, qė tė manipulojė me stukturat relevante tė bashkėsisė ndėrkombėtare, duke kėrkuar ndihmėn e drejtpėrdrejtė tė tyre, qė Serbia me ēdo kusht tė rikthehet nė Kosovė, pėr t’i mbrojtur interesat  dhe tė drejtat e saj shtetėrore, duke e konsideruar Kosovėn si pjesė integrale tė territorit serb, gjithnjė duke u thirrur nė Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.
 
Aktualizimi dhe pėrpjekjet pėr normalizmin e kėtyre problemeve tė theksuara pėr “lojėn” e politikės shqiptare, ėshtė vetėm njė minus i madh (-zero), ndėrsa  pėr atė tė palės serbe ėshtė njė plus i madh ( +10), sepse lidhur me kėtė ēėshtje, konkretisht ish-kryepremieri i ndjerė i Serbisė, dr.Zoran Gjingjiq, pat deklaruar nė mėnyrė decidive: “ Debatimi nė kėto tema: targat e veturave, qarkullimi doganor, tregtia, komunikacioni etj., pėr politikėn e Serbisė, nuk janė nė plan tė parė assesi (ai me tė drejtė ka konsideruar se, koncesioni i politikės miope shqiptare, pėrbėnte vetėm njė partolinė-“vizė hyrėse” pėr t’u rikthyerė Serbia nė Kosovė), dhe se nuk mund  tė jenė kurrfarė kompensimi pėr interesin nacional dhe  tė drejtat shtetėrore tė saj nė Kosovė, siē ėshtė sovraniteti shtetėror i Serbisė, qė nėnkupton katėr atribute themelore: legjislacionin, pushtetin gjyqėsor dhe ekzekutiv dhe sigurinė, qė nėnkupton kufijtė dhe ushtrinė”.(b,6.3.2003).
 
Nga ky konkluzion  i dr. Zorna Gjingjiqit del se, se Serbia nuk ėshtė e interesuar nė asnjė formė as pėr zgjidhjen e  “ēėshtjes sė letėrnjoftimeve” tė minoritetit serbomalazez nė Kosovė, as pėr ēėshtjen se si do ta ndihmojė zgjidhjen e problemeve tė “infrastrukturės” mikroekonomike e tregtare tė Kosovės, as tė Shqipėrisė, as nė afat tė shkurtėr, as nė afat tė gjatė, por qėllimi kryesor i saj ėshtė, se si tė “blejė kohė”  sa mė tė gjatė pėr zvarritjen dhe bllokimin total tė zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Njė nga format dhe mjetet mė tė pėrshtatshme pėr realizimin e kėsaj politike strategjike, Serbia e ka gjetur edhe  “temėn e refugjatėve” serbomalazezė, pėrkatėsisht tė “riatdhesimit” tė tyre nė Kosovėn shqiptare. Pikėrisht , mbi kėtė bazė tė cilėsisė sė  “300.000 mijė refugjatėve”, pėrkatėsisht tė kolonistėve serbomalazezė, Serbia  ka hartuar Kushtetutėn e Unionit tė SMZ-sė dhe projektet e tjera strategjike, nė tė cilat ka definuar “interesin nacional dhe shtetėror serb” nė Kosovė. Nė kėtė konteskt, duhet tė nėnvizojmė se, edhe nė nga disa organizata qeveritare dhe joqeveritare ndėrkombėtare, janė nė pėrgatitje e sipėr edhe “projektet investuese”, tė cilat paralajmėrojnė domosdonė e rikthimit dhe tė rivendosjes sė tė gjithė “refugjatėve” serbomalazezė nė Kosovė, edhe pse, tanimė, edhe pas katėr vitesh tė pėrfundimit tė luftės,  nuk janė krijuar asnjė nga kushtet mė elementare, jo qė tė kthehen “300.000” kolonistė (shifėr kjo e falsifikuar pėr qėllime politike pėr tė manipuluar me strukturėn demografike tė shumicės sė popullsisė shqiptare) serbomalzezė, por as pėr vetė banorėt e tanishėm nė Kosovė, tė cilėt qe katėr vjet jetojnė buzė skamjes dhe mjerimit  social-ekonomik . Kėtė nė mėnyrė ilustrative e provon edhe shkalla  dratsike mbi 65%  e papunėsiė nė Kosovė. Ndėrkaq, mesatarja e tė ardhurave per capita nė Kosovė ėshtė $ 100 dollarė nė muaj. Shumica dėrrmuese e popullatės shqiptare nė Kosovė, “jetojnė vetėm pėr sot”, janė klientė tė pėrhershėm tė vjeljes sė ndihmave humanitare, dhe nuk kanė tė siguarar akoma ēatinė mbi kokė, dhe shumė probleme tė tjera  elementare tė ekzistencės sė tyre. Tė gjitha kėto probleme tė mėdha dhe tė pazgjidhura deri tani, poltika shqiptare dhe ajo ndėrkombėtare nė Kosovė, duhet t’ i mbajnė parasysh, duke kėrkuar zgjidhjen e tyre tė shpejtė dhe optimale, e jo t’ i ndėrlikojnė edhe mė nė skajshmėri me rikthimin e “refugjatėve” serbomalzezė. Rikthimi i organizuar i “refugjatėve” serbomalazezė nė Kosovėn e varfėr dhe tė shkretėruar nga lufta e okupatorit serbomadh, do tė krijojė probleme shtesė dhe tejet serioze nė tė gjitha sferat e jetės politike, ekonomike dhe shoqėrore nė Kosovė. Kėshtu qė, deshi sė deshi politika shqiptare, si rjedhim i krijimit tė njė gjendjeje tė re tė paparashikuar qė do tė prodhojė tendosje ndėrnacionale, pikėsėpari nė relacionet ndėretnike dhe sociale, do tė jetė e detyruar, qė vėrtet, tė “abstenojė vullnetarisht” nė njė kohė tė papėrcaktuar nga kėrkesa imediate politike e zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, sepse nė atė rast (krahas moratoriumit tė deritashėm 4-vjeēar, tė konservimit tė statusit tė Kosovės), do tė ketė gisht edhe “vota politike” dhe “interesi shtetėror” i “refugjatėve tė riatdhesuar” nė Kosovė, tė mbėshtetur direkt dhe indirekt nga politika qeveritare e Unionit  tė SMZ-sė, si dhe nga bashkėsia ndėrkombėtare. Nė kėtė mėnyrė, do tė krijoheshin kushtet dhe rrethanat reale, qė do tė imponin “harresėn”  dhe anashkalimin e pavarėsimit tė Kosovės.
  
  
Jo moratorium tė statusit tė Kosovės, por kėrkesė urgjente pėr zgjidhjen e tij!
 
Pa rėnė  fare nė paragjykime dhe nė lloagri tė gabuara afatshkurtėra tė “ujėrave tė fleksibilitetit diplomatik”, ėshtė i pakontestueshėm fakti se,  Realpolitika shqiptare,  pėr hirė tė krijimit  dhe tė mbrojtjes sė “ekuilibrimeve “ tė reja tė marrėdhėnieve ekomike e tregtare me Unionin e SMZ-sė, qe katėr vjet rresht e ka heshtur apo mė mirė tė shprehemi nė gjuhėn popullore, “i ka vėn kapak”  statusit tė pavarėsisė sė Kosovės, duke ushqyerė iluzione se, kėtė  detyrė tonė tė shenjtė politike dhe kombėtare, do ta aktualizonte, dhe do ta kryente dikush tjetėr, e jo ne vetė. Mirėpo, fatkeqėsisht, katėr vitet  e shkuara  tė kėsaj prognoze tė politikės sė brishtė, e dėshmuan tė kundėrtėn  se, as “komshitė’” e asnjė nga mekanizmat e bashkėsisė ndėrkombėtare, nuk ishin fare tė interesuara, qė tė “pėrkujtojnė” politikėn e pėrgjithshme shqiptare, se nė radhė tė parė, dhe nė mėnyrė tė pashtyeshme pėr mė vonė, ishte e detyruar ta zgjidhte pėrfundimisht statusin e Kosovės, e jo tė degdisej nė gjetjen e formave, duke iu  “vardisur”  bashkėsisė ndėrkombėtare pėr normalizimin dhe rivendosjen e  marrėdhėnieve diplomatike dhe tregtare me Serbinė dhe me  Malin e Zi.
 
Nė vend se, Realpolitika shqiptare tė interesohej jetėsisht  pėr tė mėnjanuar strategjinė dhe taktikėn e politikės kolonialiste tė Unionit tė SZM-sė, ajo  ishte nė “gazep” se si tė gjente “formulėn” dhe mjetet pėrkatėse tė saj  pėr t’i ndihmuar  reformat ekonomike dhe  “procesin e demokratizimit” tė Serbisė, duke “harruar” kėsisoj plotėsisht pėrgjegjėsinė dhe tė drejtėn legjitime historike ndaj fatit tė shqiptarėve dhe tė Kosovės. Si rezultat  i shkurdisjes  sė vullnetshme tė “busullės” sė   koherencės midis objektivave dhe interesave prioritare  kombėtare dhe shtetėrore (duke e margjinalizuar zgjidhjen e statusit tė Kosovės) tė diplomacisė dhe tė politikės sė jashtme tė Shqipėrisė, si dhe  pėr shkak tė dispersionit tė faktorit politik nė Kosovė, si rrjedhojė e interesave egoiste parciale, individuale dhe partiake, pėrsėri (pas katėr vitesh nė liri, dhe pa saēin e skuqur mbi kokė tė hordhive ēetnike nė Kosovė) doli nė sipėrfaqe “promovimi” i strategjisė sė terroit gjenocid e kolonialist  i Serbisė  sė “demokratizuar” tė Slobodan Milosheviqit, duke kėrkuar mbėshtetje kategorike nga bashkėsia ndėrkombėtare, qė shqiptarėve dhe Kosovės, tė mos u njihet e drejta e vetėvendosjes dhe e subjektivitetit juridik ndėrkombėtar. Legalizimin e statusit tė pavarėsisė sė Kosovės, politika zyrtare e Unionit tė SMZ-sė, e kushtėzon me tė  “drejtėn historike” dhe tė “drejtėn e sovranitit”, qė nė fakt asnjėra, e as tjetra nuk pėrbėjnė tė vėrtetėn historike mbi shqiptarėt dhe Kosovėn, sepse Kosova dhe pjesėt e tjera tė saj: Presheva, Bujanoci, Vranja, Leskoviku, Kurshumlia, Bllaca etj., janė territor indigjen i Shqipėrisė Etnike, i kolonizuar dhe i ankesuar qė nga periudha e shkeullit  XIX (1876-1878) dhe e shekullit XX( 1912-1913; 1918-1919; 1919-1941; 1945-1999), me ē’rast Serbia, duke aplikuar format e saj tė politikės sė gjenocidit, i  ka pacifikuar tė gjitha trojet etnike shqiptare, duke i  shfarosur dhe shpėrngulur me dhunė prej tyre mbi 1000.000 shqiparė. Thjesht, tė paqėndrueshme janė argumentet politike dhe historike tė Serbisė, sepse si faktet historike, ashtu edhe ato etnike dhe demografike janė nė anėn  e Kosovės shqiptare, dhe tė viseve tė saj lindore, e jo nė anėn e konglomeratit serbomalazez, as tė Serbisė.
 
Ėshtė e vėrtetė se tė gjitha  tė dhėnat hisoriografike, etnike dhe territoriale janė nė favor tonin. Mirėpo, shtrohet pyetja, pse faktorėt e politikės sonė legjitime, legale, paqėsore, demokratike e kozmopolite, nuk kanė qenė  nė gjendje ( kur Serbia ishte plot 10 vjet e  izoluar nga bashkėsia ndėrkombėtare, si rrjedhim e agresioneve dhe i gjenocideve tė saj ndaj vendeve fqinje: Kroacisė, Bonjės dhe Kosovės), qė ta “vėjnė njė guri” nė favor tė avancimit tė pavarėsisė sė Kosovės, duke i treguar botės dhe politikės e kuazishkencės historike tė Serbisė, se jo vetėm “e drejta demografike” faktike, por  edhe drejta historike kombėtare dhe juridike ndėrkombėtare ėshtė nė anėn e shqiptarėve dhe tė Kosovės. Vėrtet, nė planin e ndėrkombėtarizimit  tė Kosovės, i vetmi faktor vendimtar dhe mbizotėrues ishte  lufta ēlirimtare e UĒK-sė. Mirėpo, lind pyetja, pse nė paqe i gjithė spektri i politikės shqiptare nė Kosovė, nuk u angazhua, qė UĒK-ja t’i kurorėzonte dhe,  t’i  ushqente frytet e luftės sė saj  tė drejtė?- Sigurisht se, ndonjė eksponent i mbrojtjes sė vijės sė inercionit politik, do tė  thoshte me pedantėri tė kurrizit tė disiplinuar, se: “pėr kėtė ēėshtje bashkėsia ndėrkombėtare mban pėrgjegjėsi, e jo ne, politikanėt”. Pėrgjigjja kėtij “arsyetimi”, do tė ishte mė se negative, po ēfarė  kthese e statusit tė Kosovės, mund tė pritet prej nė logjike tė kėtillė  tė politikės sė katėr viteve tė humbura?. Si ėshtė e mundur tė korrim fitore nė luftė, e tė humbim nė paqe?! Pėr ēfarė politike, mund tė flitet, kur ajo jeton nė iluzione, nė vetėkėnaqėsi dhe nė pritje  tė pakufijshme, duke humbur kohė, dhe duke u bėrė amin kritikave absurde dhe “hujeve” tė shfrenuara tė deputetėve tė minoritet serbomalazez, se si  tė pėrgatiten “teknikisht  leksionet e forumeve” pėr t’i arsimuar dhe demokratizuar  “ analfabetėt e  moshės sė thyerė” tė minoriteteve, me qėllim tė integrimit dhe tė koekzistencės sė tyre me shumicėn dėrrmuese shqiptare.
 
 
S’ka dyshim se, duke u marrė sė tepėrmi me “politikė tė lartė” tė “problemeve”  ndėretnike lokale, edhe  kemi ngecur prapa me zgjidhjen e statusit tė Kosovės, duke krijuar kėshtu njė vakuum kohor katėrvjeēar nė relacionet e politikės ndėrkombėtare. Kėtė “pauzė” tė panevoshme tė politikės taktike tė shqiptarėve, politika e jashtme e Unionit Serbomalazez, e materializoi nė  “konton e aktivit” tė saj, duke i “pėrpunuar”  disa segmente tė “ambientit tė paudhėzuar” tė bashkėsisė ndėrkombėtare, qė tė distancohej nga mbėshtetja dhe artikulimi i kėrkesės sė shqiptarėve tė Kosovės pėr vetėvendosje dhe pavarėsi.
 
Pėr t’i parandaluar tė gjitha pėrpjekjet e deritashme tė diplomacisė agjitatore tė Unionit Serbomalazez nė disfavor tė  artikulimit tė kėrkesės sė drejtė tė shqiptarėve pėr vetėvendosjen e shqiptarėve,  para sė gjithash ėshtė e domosdoshme dhe tejet urgjente, qė tė gjitha subjektet politike shqiptare nė Kosovė, nė  Kosovėn Lindore,  nė Iliridė si dhe nė Shqipėri, tė ndėrtojnė strategjinė e njėsuar tė bashkėveprimit tė tyre, pėrkatėsisht strtategjinė e konsensusit gjithėshqiptar  kundrejt  pėrballimit tė rrezikut tė drejtpėrdrejtė tė  Unionit Serbomalazez, qė  tani, nė forma mė subversive, dhe tė “padeshifruara” po i kanoset qenies fizike, politike, kombėtare  dhe  gjeopolitike Kosovės.
 
Elita e politikės gjithėshqiptare, sigurisht se, ndėr tė tjera, ėshtė nė dijeni edhe pėr kėtė qėndrim kategorik tė politikės zyrtare tė Unionit Serbomalazez, se :” Serbia as Mali i Zi, nuk do tė pranojnė asnjė lloj pavarėsie qoftė faktike, qoftė formale tė Kosovės. - Pėr kėtė qėllim, do tė bėjmė  ēmos qė t’i pėrpunojmė disa qeveri dhe shtete tė caktuara, nė mėnyrė qė t’ia imponojmė bashkėsisė ndėrkombėtare pozicionin tonė tė ri politiko-strategjik lidhur me zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės”.(Nga Intervista e ish-premierit tė Qeverisė sė Republikės sė Serbisė, Zoran Gjingjiq, vn, 6 mars 2003).
 
Nga  ky konluzion shihet se pozicioni i  politikės zyrtare tė Unionit tė SMZ-sė pėr Kosovėn, ėshtė shumė i qartė, dhe  i prerė, serbomalzezėt janė tė gatshėm tė dialogojnė me palėn shqiptare pėr tė gjitha problemet, sipas “platformės sė punės” hartuese  metodologjike pėr Kosovėn, mirėpo, sipas pohimit tė ish- kryeministrit serb dr.Zoran Gjingjiq, si dhe tė Nebojsha Ēoviqit, dhe tė kryeministrit tė Qeverisė sė tanishme, Zoran Zhivkoviqit, Rada Trajkoviqit etj., Serbia dhe Mali i Zi (duke e shrytėzuar kredibilitetin e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe, mbėshtetjen  poltike tė aleatėve tė tyre tradicionalė, si dhe tė aleancave tė reja tė “interesit momental”), jo vetėm qė janė deklaruar para opinionit, por edhe e kanė hartuar nė detaje strategjinė “lebensraum” nė tė cilėn pėrfshihet edhe Kosova shqiptare si interes nacional dhe shtetėror i Unionit tė SMZ-sė. Nė kėtė vėshtrim, pasqyrohet  lakuriq edhe koncepti vizional  “kozmopolit, demokratik dhe progresiv” i strategjisė politike dhe kombėtare serbe i tė ndjerit dr. Zoran Gjingjiq, i cili ka nėnvizuar: “ Si njeriu, i cili ėshtė i preokupuar me ardhmėrinė e fėmijėve dhe tė nipėrve tė tij, jam i brengosur me situatėn demografike, me ēekuilbrin midis natalitetit  tė popullsisė shqiptare dhe serbe. Vertet, jam i pllakosur  nė atė shkallė, saqė  seriozisht jam duke menduar se ēfarė do tė jetė  e nesėrmja e shtetit serb nė tė cilin do tė jetonin njė milion e gjysmė shqiptarė, tė cilėt do tė gėzonin tė drejtėn ligjore tė blerjes sė pasurisė sė paluajtshme, madje edhe nė qendėr tė Beogradit-Terazije...”(vn.6.3.2003).
Pavarėsisht, se si politika dhe politikanėt shqiptarė, do ta kuptojnė dhe, do ta interpretojnė  “mesazhin demokratik” tė kėtij “amaneti politik” tė ish-kryetarit tė Serbisė, Zoran Gjingjiq (edhe pse  pėrshkohet nga tendenca pėr tė sofistikuar gjendjen e sotme reale tė shqiptarėve, si dhe tė perspektivės sė tyre nė tė ardhmen), kjo quhet “gramatikė politike” afatgjatė, e sajuar plotėsisht sipas  kritereve dhe parametrave tė  doktrinės sė shekncės politike, qė pėrjashton ēdo simulim  dileatntizmi tė ashtuquajturės “politikė   spontane” dhe afatshkurtėr-“ sot pėr nesėr”.
 
Sa mė sipėr, tanimė pozicioni  i politikės zyrtare tė Unionit Serbomalazez lidhur me ēėshtjen e Kosovės, ėshtė tejet i qartė dhe plotėsisht simetrik me politikėn  antidemokratike tė regjimit gjenocidal serb tė Slobodan Milosheviqit :”bisedime e debatime tė pafund me shqiptarėt po, pėr targa tė veturave, pėr letėrnjoftime, e tregti mikste tė matrapazėve shqiptarė, por pavarėsi pėr Kosovėn, jo, nė asnjė mėnyrė.” Pra, edhe pse Slobodan Milosheviqi ndodhet nė  paraburgim, duke u gjykuar nė Tribunalin e Hagės pėr tė gjitha krimet e tij nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė, rreziku i politikės sė tij ndaj fatit tė Kosovės akoma nuk ėshtė davaritur, pėrkundėr pėrpjekjeve deklarative  tė politikės sė sotme tė Beogradit, qė atė pasqyrojė para bashkėsisė ndėrkombėtare si “produkt tė ri”  tė marketingut tė saj demokratik pėr tė arritur me ēdo kusht kompromis me palėn shqiptare, por nė favor tė  sovranitetit kolonial tė Unionit Serbomalazez. Pėr t’iu shmangur njė rreziku tė kėtillė potencial, qė drejtpėrdrejt dhe tėrthorazi i kanoset Kosovės, klasa politika shqiptare nė Kosovė, nevojitet qė brenda natės t’i shqelmojė  prirjet dhe rivalitetet  e deritashme absurde tė interesave parciale, partiake dhe ideologjike, e tė ndėrtojė Platformėn e pėrbashkėt politike gjithėshqiptare tė veprimit, nė mėnyrė qė t’i pėrballojė tė gjitha  rreziqet dhe grackat e kurdisura , qė po i pėrgatiten nga politika dhe propaganda strategjike serbomalazeze, kohėve tė fundit e ndihmuar edhe nga disa partnerė politikė tė panatyrshėm tė saj. Mirėpo, nė nė kėtė rast, nuk kemi pse tė ēuditemi, sepse, siē ėshtė  e njohur qėmoti, politika ėshtė interes dhe kompromis, as mė shumė as mė pak. Edhe nė politikė, nevojitet tė merren nė konsideratė ligjet e dialektikės sė natyrės, ēdo gjė ėshtė e ndryshueshme, sė kėndejmi edhe politika nuk duhet kuptuar si kategori statike, por vazhdimisht e ndryshueshme, dhe me hope tė paparashikuara.
 
Duhet tė nėnvizojmė se, pa arritjen e konsensusit politik gjithėshqiptar, ekziston rreziku real, qė Kosova dhe trojet e tjera tė Shqipėrisė Etnike, tė ngelin sėrish nėn “ombrellėn” e kolonializmit dhe tė imeprializmit tė Unionit Serbomalazez sllav.
  
*Autori ėshtė bashkėpunėtor shkencor i “American Diplomacy”, North Carolina, USA.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.