| |
 |
|
|
|
13.05.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
marte, 13 maj 2003 |
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Dėshtojnė
bisedimet mes UNMIK-ut e Beogradit, Ēoviq braktis takimin
-
Shtajner shpall
tė ligjshme rregulloren mbi tė drejtėn pėr shfrytėzimin e
tokės
-
Nxirret pėr
shqyrtim para Kuvendit rezoluta pėr njohjen e vlerave tė
luftės ēlirimtare tė popullit tė Kosovės
-
Programi
kompjuterik pėr drejtshkrimin shqip ka hyrė nė fazėn
finale
-
Malsore Gashi
kryetare e re e Degės IV tė FR tė LDK-sė nė Prishtinė
-
Komandanti i
NATO-sė pėr Evropėn Juglindore Xhonson ka shfaqur kėnaqėsinė
me pėrparimin e arritur nė Kosovė
-
UNMIK-u kundėrshton
idenė e ministrit tė jashtėm serbo-malazez pėr
territorializimin e Kosovės
-
Shqetėsime tė
panevojshme tė Ombudspersonit Novicki rreth fondit librar nė
gjuhėn serbe nė Gjilan
-
Nesėr e pasnesėr
pritet kohė me shi dhe rėnie tė temperaturės
-
Ombudsersoni i
Kosovės sot shkon nė Beograd
-
Kryetari i
Kuvendit komunal tė Prishtinės ėshtė kėrcėnuar nga
Armata Kombėtare Shqiptare
-
Paqeruajtėsit
rusė tėrhiqen nga Ballkani deri mė 1 gusht
-
Qytetarėt e
Kosovės me kartona tė gjelbėr filluan tė hyjnė nė
Maqedoni
-
Sipas njė
hulumtimi, qytetarėt e Kosovs kanė besim tė madh nė
qeveritė lokale
-
Dokumentari
"Jeta normale" me temė pėr fėmijėt e Kosovės
mori Ēmimin mė tė lartė
-
Tiranė: Kreu i
opozitės shqiptare dhe njė grup gazetarėsh kanė kėrkuar
njė debat pėr lirinė e shtypit
-
Sipas Nanos,
'Ligji i luftės' me Greqinė ėshtė abroguar
-
Ministri i
brendshėm maqedonas takohet me pėrfaqėsues tė bashkėsive
vendore tė tri fshtarave tė Tetovės
-
Mė 22 dhe 23
maj tė kėtij viti do tė mbahet nė Ohėr konferenca ndėrkombėtare
e vendeve tė rajonit
-
Tiranė: Qeveria
pėrpiqet tė rifillojnė bisedimet me ish tė pėrndjekurit
politikė
-
Sipas Ēoviqit
vendimi i Shtajnerit pėr shfrytėzimin e tokės ėshtė edhe
njė provokim pėr Beogradin
-
Ministri i
Mbrojtjes Pandeli Majko ka arritur nė njė vizitė zyrtare nė
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės
-
Njoftohet pėr
29 veta tė vrarė nė Riad
-
Vetėvrasėsit
me bomba nė Riad mund tė kenė vrarė deri nė 10 persona
dhe tė kenė plagosur mbi 160 tė tjerė
-
Ekspertja
irakiane e armėve biologjike iu dorėzua amerikanėve
-
Ėshtė zbuluar
njė varrezė masive nė Basra
-
Franca pėrballet
me protesta
-
Pauell i dha
fund turneut nė Lindjen e Mesme
-
KS debaton rreth
situatės nė Kongo
-
Ushtarėt
amerikanė kanė zbuluar nė Irak njė laborator
-
Presidenti Bush
do tė vizitojė sot me helikopter dhe kėmbė rajonet e
goditura rėndė nga stuhitė
-
SHBA-tė nuk
planifikojnė tė rishkruajnė ose tė rinogociojnė
projektplanin pėr paqen nė Lindjen e Mesme
|
|
|
|
|
|
- Dėshtojnė
bisedimet mes UNMIK-ut e Beogradit, Ēoviq braktis takimin
-
- Prishtinė,
13 maj 2003 - Ka dėshtuar takimi i sotėm nė Prishtinė ndėrmjet autoriteteve tė
UNMIK-ut dhe atyre tė Beogradit. Shtajner tha para mediave se
nuk ėshtė nėnshrkuar as protokolli pėr njohjen e targave tė
Kosovės nė territorin e Serbisė.
-
- Ēoviq
pa pėrfunduar takimi ka braktisur sallėn nė shenjė revolte
pėr shkak se UNMIK-u ka refuzuar t'ia dorėzojė Serbisė
ish- udhėheqėsin e UĒPMB-sė Shefqet Musliun.
-
- Gjithashtu
Ēoviq i revoltuar ka thėnė se nuk do tė ketė bisedime me
UNMIK-un pa u pėrmbushur kushti qė kėrkon Beogradi - pra
Shefqet Musliu t'i dorėzohet organeve serbe.
Bėhet e ditur se Ēoviq ka pasur vėrejtje edhe pėr
rregulloren e UNMIK-ut pėr rregullimin e tokės.
-
-
- Shtajner
shpall tė ligjshme rregulloren mbi tė drejtėn pėr shfrytėzimin
e tokės
-
- Prishtinė,
13 maj 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner ka shpallur tė ligjshme
rregulloren mbi tė drejtėn pėr shfrytėzimin e tokės. Me kėtė
rregullore janė kapėrcyer pengesat e fundit ligjore pėr
fillimin e privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė.
-
- Ndėrkohė
ky ligj ka udhėtuar edhe nė Nju-Jork nė zyrėn ligjore tė
OKB-sė pėr t'u shqyrtuar ku edhe ka marrė pėlqimin pėr
t'u nėnshkruar.
Rregullorja pėr tė drejtėn e shfrytėzimit tė tokės ėshtė
diskutuar gjerėsisht nė Kosovė ndėrmjet qeverisė dhe
aksionerėve tė ndėrmarrjeve derisa ėshtė rėnė dakord pėr
fillimin e procesit tė privatizimit.
Ftesat pėr tenderė pėr gjashtė ndėrmarrje tė para tashmė
tė parapara pėr privatizim nga Bordi i Agjencionit Kosovar tė
Mirėbesimit do tė shpallen sė shpejti, tha kreu i UNMIK-ut
Shtajner.
-
- Nėpėrmjet
transformimit tė sė drejtės pėr shfrytėzimin e tokės nė
pasuri tė llojit tė pronėsisė kjo rregullore do ta ngrisė
nė masė tė madhe vlerėn e ndėrmarrjeve shoqėrore qė do
tė privatizohet dhe nė kėtė mėnyrė do tė kontribuohet
edhe nė zhvillimin e ekonomisė sė Kosovės.
Njė pjesė e tė ardhurave tė shitjes nga privatizimi do t'u
shpėrndahet punėtorėve tė ndėrmarrjeve shoqėrore tė
privatizuara dhe kjo shumė do tė arrijė nė 20 pėr qind tė
ofertave tė paguara.
-
-
- Nxirret
pėr shqyrtim para Kuvendit rezoluta pėr njohjen e vlerave tė
luftės ēlirimtare tė popullit tė Kosovės
-
- Prishtinė,
13 maj 2003 - Kryesia e Kuvendit tė Kosovės, nė mbledhjen e saj tė rregullt ka
konfirmuar rendin e ditės pėr seancėn e 15 majit dhe ka pėrcaktuar
rendin e punės pėr seancėn e 22 majit.
Kryesia ka vendosur qė pėr kėtė tė enjte ta nxjerrė pėr
miratim para deputetėve Rezolutėn pėr njohjen e vlerave tė
luftės ēlirimtare tė popullit tė Kosovės pėr liri dhe
pavarėsi.
-
- Nė
mbledhje ėshtė thėnė se rezoluta ka gjetur mbėshtetjen e
shumicės sė grupeve parlamentare nė Kuvendin e Kosovės, se
teksti i ri i rezolutės ėshtė mė pėrcaktues dhe eviton
dykuptueshmėrinė e mesazheve qė sjell. Gjithashtu u tha se
gjatė dy ditėve tė ardhshme shefat e grupeve parlamentare
mund ta harmonizojnė edhe mė tekstin e rezolutės.
Nė kėtė seancė do tė shqyrtohet pėr herė tė dytė
projektligji pėr kooperativat bujqėsore si dhe rekomandimet
e Kėshillit Gjyqėsor dhe Prokurorial tė Kosovės pėr emėrimin
e gjyqėtarėve.
Kryesia e Kuvendit tė Kosovės, ndėrkaq, nuk e ka mbėshtetur
mocionin e Grupit parlamentar "Kthimi" lidhur me
amendamentet e miratuara mė 8 maj nė Ligjin pėr tregtinė
me Jashtė, nė Ligjin pėr telekomuinikacionin dhe nė Ligjin
pėr Menaxhimin e Financave Publike dhe Pėlrgjegjėsitė.
Kryesia, nėn pikėn e rendit tė ditės tė ndryshme ka
debatuar edhe lidhur me incidentin ndėrmjet deputetėve Fadil
Geci e Gani Koci. Ėshtė thėnė se kryetari i Kuvendit i ka
marrė masat qė parashihen me rregulloren e punės sė
Kuvendit dhe ėshtė uruar qė raste tė tilla qė e ulin
prestigjin e organit legjislativ tė Kosovės, tė mos pėrseriten
nė tė artdhmen.
-
-
- Programi
kompjuterik pėr drejtshkrimin shqip ka hyrė nė fazėn
finale
-
- Prishtinė,
13 maj 2003 - Programi kompjuterik pėr drejtshkrimin shqip ka hyrė nė fazėn
finale. Qendra pėr Edukim dhe Pėrparim paralajmėroi se
projekti "Gjuha shqipe dhe kompjuteri" do t'i dorėzohet
mė 15 korrik Ministrisė sė Shėrbimeve Publike tė Kosovės.
Ky program ėshtė pėrgatitur nga njė grup tė rinjėsh.
-
- Me kėtė
ata synojnė tė krijojnė programin pėr drejtshkrim sikur te
disa gjuhė tė mėdha botėrore.
Drejtori i Qendrės pėr Edukim dhe Pėrparim Lulėzim
Shishani thotė se programi do t'i dorėzohet pėr pėrdorim sė
pari Ministrisė sė Shėrbimeve Publike nė mėnyrė qė tė
evitohen gabimet drejtėshkrimore nė shkresat zyrtare.
Programi ka thėnė ai do tė pėrfshijė 2 milionė trajta tė
ndryshme.
Programi pėrfshin leksikun e shqipės sė sotme, fjalorin e
shprehjeve tė huaja, emrat gjeografikė tė Shqipėrisė dhe
tė Kosovės, emrat e njerėzve, fjalorėt terminologjikė,
fjalorin e gjeologjisė, fjalorin e termave tė ekonomisė, tė
transportit, fjalorin e pedagogjisė, fjalorin e mekanikės.
Ky program ėshtė realizuar me ndihmėn dhe bashkėpunimin e
Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrisė nė Tiranė dhe me
ekspertė e gjuhėsisė nga Kosova.
-
-
- Malsore
Gashi kryetare e re e Degės IV tė FR tė LDK-sė nė
Prishtinė
-
- Prishtinė,
13 maj 2003 - Me pjesėmarrjen e 45 delegatėve dhe tė mysafirėve dje u mbajt
Kuvendi i Pestė Zgjedhor i Degės IV tė Forumit tė Rinisė
tė LDK-sė. Kuvendin e pėrshėndetėn Sejdė Tolaj, nėnkryetar
i FR tė LDK-sė dhe Shasivar Sadiku, kryetar i degės IV tė
LDK-sė, tė cilėt vlerėsuan rolin dhe kontributin e jashtėzakonshėm
tė tė rinjve tė cilėt gjithmonė u dėshmuan si shtylla mė
e fortė e LDK-sė.
-
- Nė
Kuvend u paraqit raporti i punės dyvjeēare, i cili u miratua
unanimisht nga delegatėt e pranishėm. Nė fund tė punimeve
tė Kuvendit nga lista me mė shumė kandidat, me vota tė
fshehta u zgjodh kryesia e re 11 anėtarėshe.
-
- Kryetare
e re u zgjodh juristja Malsore Gashi, nėnkryetarė u zgjodhėn
Korab Goēi dhe Mirand Tafarshiku, ndėrsa sekretare e pėrgjithshme
u zgjodh Adelina Selimi. Kuvendi zgjodhi edhe 7 delegat pėr
Kuvendin qendror tė FR tė LDK-sė.
-
-
- Komandanti
i NATO-sė pėr Evropėn Juglindore Xhonson ka shfaqur kėnaqėsinė
me pėrparimin e arritur nė Kosovė
-
- Prishtinė,
13 maj 2003 - Komandanti i forcave pėr Evropėn Juglindore Gregori Xhonson ka qėndruar
dje nė Kosovė. Ai nė njė takim me shefin e UNMIK-ut Mihael
Shtajner ka diskutuar rreth ēėshtjeve tė sigurisė, si dhe
pėr zhvillimet e fundit nė Kosovė dhe nė rajon.
Komandanti i NATO-s pėr Evropėn Juglindore, Gregori Xhonson
ka shfaqur kėnaqėsinė me pėrparimin e arritur nė Kosovė.
Megjithatė ai nuk deshi tė spekulonte se kur do tė mund tė
largoheshin trupat ndėrkombėtare nga Kosova.
-
-
- UNMIK-u
kundėrshton idenė e ministrit tė jashtėm serbo-malazez pėr
territorializimin e Kosovės
-
- Prishtinė,
13 maj 2003 - Pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut nuk do tė pranojnė kurrėfarė idesh qė
do tė ishin nė kundėrshtim me parimet pėr Kosovėn e
integruar. Kėto komente u bėnė pas deklaratave tė
ministrit tė jashtėm tė Unionit Serbi - Mali i Zi, Zoran
Svillanoviq, i cili ka propozuar "territorializim tė
pranisė serbe nė Kosovė".
Zėdhėnėsja e Misionit tė UNMIK-ut Izabela Karlovic citohet
tė ketė thėnė se pozicioni i UNMIK-ut ėshtė i qartė:
pavarėsisht nga propozimet teorike statusi i Kosovės do tė
pėrcaktohet nė KS tė OKB-sė dhe se ēdo ide sikurse ajo e
ministrit Svillanoviq ėshtė kundėr parimeve tė tilla. Nė
Kosovė nuk do tė pranohen kurrėfarė organizimesh njėetnike,
ka theksuar kjo zėdhėnėse e UNMIK-ut.
Edhe zėdhėnėsi tjetėr i UNMIK-ut Sunil Narula tha se nuk
ėshtė punė e UNMIK-ut apo dikujt nė Beograd qė tė vendosė
pėr ndonjė model nė Kosovė. "Ne duam njė Kosovė tė
bashkuar dhe nėse shikoni komentet qė vijnė nga kryeqytetet
perėndimore mund tė shihni se ata pėrkrahin qartė qėndrimin
e UNMIK-ut pėr kėtė ēėshtje", tha Narula.
-
-
- Shqetėsime
tė panevojshme tė Ombudspersonit Novicki rreth fondit librar
nė gjuhėn serbe nė Gjilan
-
- Gjilan,
13 maj 2003 - Duke iu referuar ankesave nga pala serbe pėr kinse agjėsimin e fondit
librar nė gjuhėn serbe nė bibliotekėn e Gjilanit,
ombudspersoni Marek Novicki, pėrmes njė letre i ka shprehur
mospajtimet e tij te Drejtoria pėr kulturė e kėsaj komune.
Nė pėrgjegjen e Drejtorisė pėr z. Novikci thuhet se nuk ka
arsye pėr shqetėsime, sepse shkrimet nė mediat serbe pėr
kinse shkatėrrimin e librave nė kėtė gjuhė janė vetėm
shpifje.
Biblioteka e qytetit "Fan Noli" nė Gjilan, sikur
edhe tė gjitha bibliotekat tjera regjionale nė Kosovė, nga
data 15 qershor - 25 korrik 2002, ka punuar nė pėrpunimin,
klasifikimin, formimin e fondeve rezervė si dhe ēregjistrimin
e librave tė dėmtuara, sipas projektit tė pėrbashkėt tė
Ministrisė pėr Kulturė, Rini, Sporte dhe Ēėshtje
Jorezidente dhe UNMIK-ut.
Fjala ėshtė pėr ēregjistrimin e librave tė dėmtuara e tė
grisura, proces ky qė ėshtė bėrė nė mbėshtetje tė
normave mbi pasurimin dhe spastrimin e fondit librar, sipas
standardeve profesionale botėrore nga veprimtaria
bibliotekare.
Pėrdorimi i materialeve referative tė vjetra mund t'i japė
pėrdoruesit informacion tė papėrshtatshėm. Prandaj, kėtij
procesi u janė nėnshtruar njėsoj edhe librat nė gjuhėn
shqipe e turke.
-
-
- Nesėr
e pasnesėr pritet kohė me shi dhe rėnie tė temperaturės
-
- Prishtinė,
13 maj 2003 - Pas vapės sė madhe qė po mbretėron prej shumė ditėsh nė rajonin
e Evropės Juglinodre, meteorologėt parashikojnė freskim
dyditėsh tė kohės, tė shoqėruar me shi dhe bubullima.
-
- Nesėr
pasdite pritet kohė me vranėsira dhe me shi, e cila do tė
ulė temperaturėn. Kohė e ngjashme do tė jetė edhe tė
enjtėn, me vranėsira tė kohėpaskohshme. Por tė premtėn sėrish
do tė jetė mot me diell dhe i thatė.
Dje nė mesditė nė disa pjesė tė Kosovės ra shi i dobėt,
por qė fare nuk ndikoi nė uljen e temperaturės.
-
-
- Ombudsersoni
i Kosovės sot shkon nė Beograd
-
- Prishtinė,
13 maj 2003 - Z. Marek Antoni Nowicki, Ombudspersoni i Kosovės filloi sot vizitėn
triditore nė Beograd, sė bashku me zėvendėsin e tij,
Lubinko Todoroviq.
Gjatė kėsaj vizite, Ombudspersoni do tė takohet me zyrtarėt
mė tė lartė tė Unionit serbo-malazez.
Qėllimi i kėsaj vizite ėshtė takimi me udhėheqjen e re tė
Unionit SM dhe informimi mbi tė drejtat e njeriut nė Kosovė
nė kontekst tė zhvillimeve politike nė Ballkan, si dhe nė
kontekst tė integrimit nė Evropė.
-
-
- Kryetari
i Kuvendit komunal tė Prishtinės ėshtė kėrcėnuar nga
Armata Kombėtare Shqiptare
-
- Prishtinė,
13 maj 2003 - Kryetari i Kuvendit komunal tė Prishtinės Ismet Beqiri tė shtunėn nė
njė pliko ka marrė njė kėrcėnim nga Armata Kombėtare
Shqiptare. Ai e ka konfirmuar kėtė para gazetarėve duke thėnė:
-
- "Ditėn
e shtunė nė njė pliko mė ka ardhė njė shkresė, tė cilėn
nė emėr tė AKSH-sė e ka nėnshkruar komandant Rrapi. Pavarėsisht
nga ky kėrcėnim, unė do tė vazhdoj tė punoj pėr
interesat e qytetarėve tė Prishtinės deri nė
maksimum", ka thėnė z. Beqiri.
-
-
- Paqeruajtėsit
rusė tėrhiqen nga Ballkani deri mė 1 gusht
-
- Moskė,
13 maj 2003 - Minsitri rus i Mbrojtjes Sergej Ivanov deklaroi sot se Rusia nė
periudhėn prej gjysmės sė majit e deri mė 1 gusht tė do tė
tėrheqė kontigjentin e saj nga pėrbėrja e forcave
paqeruajtėse nė Bosnjė e nė Kosovė.
Ivanov nė takimin e Kėshillit Rusi-NATO, qė ka filluar sot
nė Moskė, saktėsoi se ushtarakėt dhe teknika do tė tėrhiqen
me tren dhe me aeroplanė transportues.
-
-
- Qytetarėt
e Kosovės me kartona tė gjelbėr filluan tė hyjnė nė
Maqedoni
-
- Hani
i Elezit, 13 maj 2003 - Nė bazė tė Memorandumit pėr njohjen e ndėrsjellė tė qarkullimti
tė lirė tė automjeteve ndėrmjet Kosovės e Maqedonisė, qė
nga mesnata qytetarėt e dy vendeve tani e tutje me kartona tė
gjelbėr mund tė hynė pa paguar sigurimin e domosdoshėm pėr
autopėrgjegjėsinė.
Sipas njoftimeve nga Shkupi, gjatė ditės sė sotme shumė
qytetarė tė Kosovės me automjetet e tyre kanė mundur tė
hynė nė Maqedoni vetėm me kartona tė gjelbėr.
Pas Shqipėrisė, Maqedonia ėshtė vendi i dytė me tė cilin
Kosova ka nėnshkruar njė memorandum tė tillė.
-
-
- Sipas
njė hulumtimi, qytetarėt e Kosovs kanė besim tė madh nė
qeveritė lokale
-
- Prishtinė,
13 maj 2003 - Qytetarėt e Kosovs kanė besim tė madh nė qeveritė lokale. Ky ėshtė
rezultat qė ka dalė nga njė hulumtim i UNDP me rreth 6 mijė
qytetarė nė tė gjitha komunat e Kosovės.
Por qytetarėt presin tė realizojnė detyrat e veta gjatė
muajve dhe viteve tė ardhshme. 73 pėr qind e dinė se cili
ėshtė kryetari i komunės sė tyre.
Shefi i zyrės sė UNDP pėr Kosovė Robert Fajfer tha se kėto
tė dhėna janė mjaft inkurajuese dhe se ky ėshtė njė
rezultat i mirė krahasuar edhe me vendet e zhvilluara, ku
shkalla e demokracisė ėshtė e lartė.
Ndėrkaq pėr shėrbimet publike qytetarėt janė shprehur
ndryshe. Ndėrsa shėrbimet emergjente, ambulancat, shkollat
dhe shėrbimet e zjarrfikėsve janė vlerėsuar lart nga
qytetarėt, ndėrkaq pėr energjinė elektrike, pensionet dhe
mirėmbajtjen e rrugėve ata kanė kanė dhėnė vlerėsim tė
dobėt.
-
-
- Dokumentari
"Jeta normale" me temė pėr fėmijėt e Kosovės
mori Ēmimin mė tė lartė
-
- Nju
Jork, 13 maj 2003 Nė festivalin e filmit "Trebeca" tė Nju Jorkut, bashkėthemelues
i tė cilit ėshtė aktori i njohur Robert de Niro, ēmimin mė
tė lartė e pėr film dokumentar e kanė fituar autorėt
Elizabet Ēei Vasarheli dhe Hugo Berkeli me dokumentarin
"Jeta normale" ("A Normal Life"), i cili
ka pėr temė zhvendosjen e fėmijėve tė Kosovės gjatė
luftės sė fundit, njofton bashkėpunėtori ynė nga Nju
Jorku.
-
-
- Tiranė:
Kreu i opozitės shqiptare dhe njė grup gazetarėsh kanė kėrkuar
njė debat pėr lirinė e shtypit
-
- Tiranė,
13 maj 2003 - Lideri i Partisė Demokratike Sali Berisha kėrkoi njė debat nė
Parlamentin e Shqipėrisė lidhur me lirinė e shtypit. Sipas
z. Berisha shtypi i pavarur po kėrcėnohet nga presioni i
qeverisė e cila po e vė atė pėrballė alternativės sė
falimentimit apo tė nėnshtrimit.
Tė njėjtin shqetėsim ka shprehur edhe njė grup gazetarėsh
tė pavarur, tė cilėt apelojnė pėr tė ruajtur tė drejtėn
e informimit tė publikut nė kushtet kur qeveria aktuale po bėnė
presione pėr tė kufizuar informacionin mbi veprimtarinė e
qeverisė me pasqyrimin e jetės politike nė vend.
-
-
- Sipas
Nanos, 'Ligji i luftės' me Greqinė ėshtė abroguar
-
- Tiranė,
13 maj 2003 - Kryeministri shqiptar Fatos Nano ka konfrimuar se i ashtuquajturi 'Ligj
i luftės' ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė ėshtė
abroguar me nėnshkrimin e Traktatit tė Miqėsisė midis tė
dy vendeve.
Duke folur nė njė seancė parlamentare tė kėrkuar nga
opozita pas paqartėsive nėse ekzistonte ende ligji, Fatos
Nano tha se kjo i ishte konfirmuar atij edhe nga kryeministri
grek Kostas Simitis gjatė njė takimi tė fundit.
"Kryeministri Simitis rikonfirmoi se ēėshtja e ligjit tė
luftės me Shqipėrinė politikisht dhe juridikisht pėrfundimisht
ėshtė mbyllur me Traktatin e Miqėsisė dhe tė bashkėpunimit
tė ratifikuar nga tė dy parlamentet, ai i Greqisė dhe i
Shqipėrisė, duke i dhėnė fund nė mėnyrė ligjore kėtij
kazusi," tha kryeministri shqiptar duke ju referuar
traktatit tė arritur nė vitin 1996, njofton BBC.
Mirėpo, sipas udhėheqėsit tė opozitės Sali Berisha se
"nuk ekziston njė situatė lufte me Greqinė, kjo ėshtė
jorealiste".
"Traktati i Miqėsisė parashikon bashkėpunimin e
gjithanshėm, pėrfshirė bashkėpunimin ushtarak midis tė dy
vendeve," tha ai.
Lideri i opozitės e akuzoi qeverinė socialiste se nuk ka bėrė
sa duhet pėr zgjidhjen e kėtyre ēėshtjeve nė rrugė
institucionale.
-
-
- Ministri
i brendshėm maqedonas takohet me pėrfaqėsues tė bashkėsive
vendore tė tri fshtarave tė Tetovės
-
- Shkup,
13 maj 2003 - Ministri i Punėve tė Brendshme i Maqedonisė Hari Kosov, ambasadori
amerikan Lorens Batler, pėrfaqėsues tė OSBE-sė, tė
Bashkimit Evropian dhe tė misionit "Konkordia" prej
paraditės po qėndrojnė nė fshatin Sellcė tė Malit Sharr.
Siē njofton MIA nė gjuhėn shqipe, nė shkollėn fillore
"Rilindja" janė duke mbajtur mbledhje me pėrfaqėsuesit
e bashkėsive vendore tė Vijcės, tė Sellcės dhe Llacės nė
tė cilėn merr pjesė edhe lideri i BDI-sė, Ali Ahmeti.
Temė e takimit janė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me
bllokimin e sė shtunės me tė cilėn u parandalua ardhja e
familjarėve dhe e miqve nga Manastiri dhe nga viset e tjera tė
vendit tė cilėt dėshironin ta vizitonin vendin ku para dy
vitesh u vranė tetė pjesėtarė tė forcave maqedonase tė
sigurimit dhe tė njėjtėve t'u bėjnė homazh
-
-
- Mė
22 dhe 23 maj tė kėtij viti do tė mbahet nė Ohėr
konferenca ndėrkombėtare e vendeve tė rajonit
-
- Shkup,
13 maj 2003 - Qeveria maqedonase edhe zyrtarisht ka njoftuar se mė 22 dhe 23 maj tė
kėtij viti do tė mbahet nė Ohėr njė konferencė ndėrkombėtare
e vendeve tė rajonit.
-
- Nė kėtė
konferencė, ku do tė marrin pjesė kryaeministrat dhe
ministrat e mbrotjes dhe punėve tė brendshme tė vendeve tė
rajonit, pėr herė tė parė pritet tė marrė pjesė edhe
kryeministri i Kosovės Bajaram Rexhepi, ku do tė takohet me
homologėt e tij tė vendeve tė rajonit.
Nė kėtė konferencė, Pakti i Stabilitetit nė bashkėpunim
me NATO-n, OSBE-ja dhe BE do t'i obligojnė shtetet e rajonit
tė Ballkanit qė t'i hapin kufijtė sipas standardeve
evropiane dhe t'i menjanojnė dallimet dhe mosmarrėveshjet ndėrkufitare.
-
- Po kėshtu
pritet qė tė merret vendim qė deri nė vitin 2005 kontrolli
i kufijve nga ushtritė tė kalojė nė duart e policisė.
-
-
- Tiranė:
Qeveria pėrpiqet tė rifillojnė bisedimet me ish tė pėrndjekurit
politikė
-
- Tiranė,
13 maj 2003 - Pėrfaqėsues tė qeverisė nė Tiranė thonė se po pėrpiqen qė tė
vazhdojnė bisedimet me ish tė pėrndjekurit politikė pėr
kompensimet e tyre financiare. Sipas llogaritjeve nė bazė tė
njė projektligji, bėhet fjalė pėr njė shumė prej mbi 1
miliardė e gjysėm dollarėsh, e cila vlerėsohet si tepėr e
madhe pėr ekonominė e brishtė tė Shqipėrisė.
-
-
- Sipas
Ēoviqit vendimi i Shtajnerit pėr shfrytėzimin e tokės ėshtė
edhe njė provokim pėr Beogradin
-
- Beograd,
13 maj 2003 - Duke komentuar vendimin e kryeadministratorit tė Kosovės pėr shfrytėzimin
e tokės, zėvendėskryeministri serb Nebojsha Ēoviq citohet
tė ketė thėnė se ky vendim paraqet plaēkitjen e pronės
shoqėrore.
-
- "Ky
ėshtė edhe njė provokim ndaj Beogradit, i cili nuk ėshtė
konsultuar fare pėr kėtė vendim", tha Ēoviq, duke
shtuar se kjo do tė jetė njė prej ēėshtjeve tė para tė
cilėn do ta shtrojė nė takimin e delegacionit serb me
Shtajnerin, qė pritet tė zhvillohet sot nė Prishtinė.
-
-
- Ministri
i Mbrojtjes Pandeli Majko ka arritur nė njė vizitė zyrtare
nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės
-
- Uashington,
13 maj 2003 - Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko ka udhėtuar dje nė njė vizitė
pune nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ai e filloi vizitėn
me njė takim me gazetarė dhe ekspertė tė Ballkanit nė
qendrėn ndėrkombėtare "Udro Uillson" nė
Ushington ku foli pėr pėrpjekjet e Shqipėris pėr t'u
integruar nė strukturat evroatlantike.
-
- Gjatė
vizitės nė SHBA ministri Majko do tė takohet me zyrtarė tė
lartė tė Departamentit amerikan tė Mbrojtjes pėr tė
biseduar rreth pėrparimeve qė ka bėrė Shqipėria drejt
reformimit tė forcave tė saj tė armatosura.
-
-
- Njoftohet
pėr 29 veta tė vrarė nė Riad
-
- Riad,
13 maj 2003 -
Arabia Saudite ka thėnė se 29 veta, pėrfshirė 7 amerikanė
dhe 9 bombėhedhės tė dyshimtė, javė vrarė nė tri sulmet
vetėvrasėse qė kanė ndodhur nė Riad tė hėnėn mbrėma.
Thuhet se 194 persona janė lėnduar nga shpėrthimet e njėpasnjėshme
tė autobombave, njofton Rojter.
-
-
- Vetėvrasėsit
me bomba nė Riad mund tė kenė vrarė deri nė 10 persona
dhe tė kenė plagosur mbi 160 tė tjerė
-
- Riad,
13 maj 2003
Vetėvrasėsit me bomba mund tė kenė vrarė deri nė 10
persona dhe tė kenė plagosur mbi 160 amerikanė dhe shtetas
tė tjerė nė tri sulmet e mbrėmshme vetėvraswse nė
kompleksin e tė huajve nė Riad, kanė bėrė tė ditur
diplomatėt nė Arabinė Saudite, njofton Rojter.
Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, i cili fluturoi me
aeroplan nga Jordani nė kryeqytetin saudit vetėm disa orė
pas bombardimit, ka thėnė se sulmet mė tė fundit
antiperendimore nė vendlindjen e islamit mbajnė vulėn e al
Kaidės dhe tė liderit tė saj Osama bin Laden, tė lindur nė
Arabinė Saudite.
-
-
- Ekspertja
irakiane e armėve biologjike iu dorėzua amerikanėve
-
- Bagdad,
13 maj 2003 - Zyrtarė amerikanė nė Bagdad pohuan se njė eksperte irakiane e armėve
biologjike mbahet nga autoritetet amerikane. Njė zėdhėnės
i Komandės Qendrore amerikane u tha gazetarėve se Doktoresha
Rihab Rashid Taha, u dorėzua vullnetarisht pas negociatave
rreth kushteve tė dorėzimit.
Zonjės Taha i ishte dhėnė nofka Doktresha Mikrobi pėr punėn
e saj pėr krijimin e antraksit tė cilėsisė sė armėve dhe
mendohet tė ketė informacion qė mund tė ndihmojė procesin
e vazhdueshėm tė kėrkimit pėr armė tė shkatėrrimit nė
masė brenda Irakut.
-
-
- Ėshtė
zbuluar njė varrezė masive nė Basra
-
- Basra,
13 maj 2003 - Njė varrezė masive ėshtė zbuluar nė qytetin jugor tė Irakut nė
Basra. Zyrtarėt e njė xhamie nė qytet thonė se kanė
zbuluar eshtrat e njėqind e njėzet e gjashtė personave.
Vetėm dymbėdhjetė trupa janė identifikuar deri tashti.
Zyrtarėt e xhamisė thanė se tre janė pushkatuar nė tė njėjtėn
kohė me njė klerik me ndikim nė vitin 1999.
-
- Ata
ishin sė bashku me klerikun, Mohhamed Sadeq al Sadr, i cili u
nderua si martir nga miliona shiitė tė Irakut. Besohet se ai
u ekzekutua pėr shkak tė kundėrshtimeve ndaj Saddam
Husseinit.
Kjo varrezė masive duket se ėshtė e re dhe jo prej luftės
Iran-Irak tė viteve 1980.
-
-
- Franca
pėrballet me protesta
-
- Paris,
13 maj 2003 - Punonjėsit francezė tė sektorit publik sot mbajnė njė grevė tė pėrgjithshme
nė shenjė proteste ndaj reformave tė planifikuara nė
sistemin pensionist.
Njė e katėrta e punėtorėve francezė janė tė punėsuar nė
sektorin publik dhe ndalimi i punės do tė mbyllė shkollat,
spitalet, do tė pengojė linjat e transportit dhe zyrat
qeveritare gjithandej vendit.
Njė demonstratė e madhe ėshtė paralajmėruar tė
zhvillohet nė Paris.
-
-
- Pauell
i dha fund turneut nė Lindjen e Mesme
-
- Uashington,
13 maj 2003 - Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell e pėrfundoi turneun e tij nė
Lindjen e Mesme me vizitėn nė Arabinė Saudite, kryeqyteti i
tė cilės u trondit tė martėn nga disa shpėrthime.
Zoti Pauell qėndroi nė Jordani ku iu kėrkua mė shumė
angazhim nga ana e Amerikės pėr pėrmirėsimin e kushteve tė
jetesės pėr palestinezėt.
Ministri i jashtėm jordanez, Marėan Muasher tha se duhen
marrė menjėherė masa pėr tė ndryshuar kushtet
katastrofike - siē u shpreh ai - nė tė cilat jetojnė
palestinezėt nė Gaza dhe Bregun Perėndimor.
-
-
- KS
debaton rreth situatės nė Kongo
-
- Nju
Jork, 13 maj 2003 - Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara ka debatuar pėr mėnyrėn
e pengimit tė pėrshkallėzimit tė dhunės etnike nė
verilindje tė Republikės Demokratike tė Kongos.
Disa zyrtarė i kanė krahasuar vrasjet e fundit me pėrshkallėzimet
raciste nė rajon nė fillim tė gjenocidit tė Ruandės tė
vitit 1994.
Gjatė ditės sė parė tė bisedimeve, udhėheqėsi i
operacioneve paqeruajtėse tė Kombeve tė Bashkuara, Jean
Marie Guehenno, ka tėrhequr vėrejtjen se pa njė aksion
vendimtar do tė ketė njė gjakderdhje tė madhe nė krahinėn
Ituri tė Kongos, ndėrmjet shumicės Lendu dhe pakicės Hema.
Civilėt janė zėnė mes pėplasjeve tė armatosura dhe
thuhet se rreth 4 mijė njerėz po strehohen tani nė
aeroportin e qytetit Bunia.
-
-
- Ushtarėt
amerikanė kanė zbuluar nė Irak njė laborator
-
- Bagdad,
13 maj 2003 - Ushtarėt amerikanė kanė zbuluar nė Irak njė laborator ku supozohet
tė jenė prodhuar armėt kimike-biologjike. Zėdhėnėsi i
SHBA Ari Fleicher ka njoftuar se laborfatori mobil nė njė
kamion po hetohet ndėrkohė.
-
- Edhe mė
tej mendohet se nė Irak gjinden armėt pėr shfarosje masive.
Mė parė qenė arrestuar dy pjestarė tė njohur tė ish
udhheqjes irakiane nėn mbikqyrjen amerikane.
-
- Fjala
ėshtė pėr udhėheqėsin e sypozuar tė programit irakian pėr
armėt biologjike, shkencėtarin Rihab Taha, dhe ish shefin e
armatės izraelite. Nė Bagdad ka arritur administratori i i
ri i emėrtuar nga presidenti amerikan Bush, Pol Bremer.
-
-
- Presidenti
Bush do tė vizitojė sot me helikopter dhe kėmbė rajonet e
goditura rėndė nga stuhitė
-
- Indiapolis,
13 maj 2003 Presidenti Bush do tė vizitojė sot (e martė) me helikopter dhe kėmbė
rajonet e goditura rėndė nga stuhitė, njofton Rojter. Bushi
ėshtė takuar privatisht me grupin e liderėve republikanė
fill pasi ka arrritur dje nė Indianapolis. Presidenti Bush me
kėtė rast nė njė fjalim tė tij, qė pritet ta mbajė sot
(e martė) do tė flasė pėr uljen e taksave dhe shqetėsimet
e tij pėr deficitin e buxhetit.
-
-
- SHBA-tė
nuk planifikojnė tė rishkruajnė ose tė rinogociojnė
projektplanin pėr paqen nė Lindjen e Mesme
-
- Aman,
13 maj 2003
Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, ka deklaruar sot
(e martė) se Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnė tė
rishkruajnė ose tė rinogociojnė projektplanin pėr paqen nė
Lindjen e Mesme, njofton Rojter. Pauelli ka thėnė gjithashtu
se plani, qė ėshtė pranuar nga palestinezėt, por jo edhe
nga Izraeli, ishte "i vetmi shteg" pėr paqe.
-
- Plani
paqėsor kėrkon qė Izraeli tė pranojė njė shtet tė
pavarur palestinez mė 2005, tė heqė kibucet e ndėrtuara nė
territoret palestineze dhe tė ngrijė aktivitetet e ndėrtimit
tė mėtejshėm tė kolonive ebraite.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|