|
- (Deklaratė
e Sekretarit Politik tė FBKSH-sė, Alban Vjosa, lidhur
me letrėn kėrcėnuese tė drejtuar ndaj Kryetarit tė Komunės
sė Prishtinės, Ismet Beqiri tė LDK-sė)
-
- 13 maj 2003 /
Kreshnik Sokoli
-
- Zėdhėnėsi pėr
Informim i FBKSH-sė dhe i AKSH-sė, Kreshnik Sokoli, bėnė
tė ditur se Sekretari Politik i FBKSH-sė, Alban Vjosa, pasi
ka dėgjuar lajmin se Kryetari i Komunės sė Prishtinės,
zoti Ismet Beqiri i LDK-sė ka marrė njė letėr kėrcėnuese
nga komandant "Rrapi" i AKSH-sė, ka dhėnė kėtė
prononcim pėr masmediat dhe opinionin e gjerė:
-
- "
Udhėheqja e lartė e FBKSH-sė dhe e AKSH-sė pėrmes njė
deklarate zyrtare, deklaratė tė cilėn e nxorri
me rastin e kėrcėnimit qė i ishte bėrė njė
deputeti tė LDK-sė nga gjoja "njė pėrfaqėsues i
AKSH!-sė", u bėri me dije opinionit dhe masmediave
se akte tė tilla janė tė papranueshme dhe tė dėnueshme
prej strukturave politiko-ushtarake kombėtare tė saj.
-
- AKSH-nė
nuk e lidh asgjė me elementė qė merren me akte tė tilla
kriminale, dhe ajo, jo vetėm distancohet prej tyre, por ėshtė
e angazhuar nė luftėn pa kompromis pėr kapjen,
denoncimin dhe vėnien para pėrgjegjėsisė ligjore tė
elementėve tė tillė keqdashės. Tė njėjtėn gjė pėrsėrisim
edhe me rastin e kėrcėnimit qė i ėshtė bėrė me anėn e
njė letre Kryetarit tė Komunės sė Prishtinėn, zotit Ismet
Beqiri, pėrfaqėsues i LDK-sė, nga njė i ashtuquajtur
komandant "Rrapi" i AKSH-sė!
-
- Pikėsėpari
njoftojmė opinionin se nė rradhėt e AKSH-sė nuk ekziston
as me emėr tė vėrtetė dhe as me pseudonim ndonjė
komandant "Rrapi". Dhe, mė kryesorja, kėrcėnime tė
tilla nuk janė nė metodėn e veprimit tė AKSH-sė, e cila
ėshtė njė strukturė e organizuar, e disiplinuar, qė
rrespekton hierarkinė dhe parimet e luftės dhe qė ėshtė e
orientuar saktė kah qėllimi i saj final - ēlirimi
dhe ribashkimi i trojeve etnike shqiptare nga
kolonializmi serbo-sllavomaqedon.
-
- Lufta
"e ftohtė" dhe "lufta ndėrshqiptare" janė
tė papranueshme pėr FBKSH-nė dhe strukturėn e saj
ushtarake, AKSH-nė, tha zoti Alban Vjosa. Mė tej zoti Alban
Vjosa u bėri thirrje strukturave tė LDK-sė qė: "kėto
kėrcėnime jo vetėm tė mos i marrin kaq seriozisht, sa po i
marrin, por tė bėhet kujdes dhe tė tregohet
pjekuria e duhur nė deklarimet qė bėhen, sepse ndoshta
padashur po bėhen shpėrndarės tė njė opinioni famėkeq
qė pėrpunohet nė kuzhinat antishqiptare
serbo-sllavomaqedone me qėllimin e vetėm njollosjen e emrit,
platformės, organizimit, disiplinės, punės dhe luftės sė
drejtė tė FBKSH-sė dhe strukturės sė saj
serioze ushtarake AKSH-sė, pėr sendėrtimin e shtetit tė
ribashkuar shqiptar, pa kolonizatorėt dhe okupatorėt
serbo-sllavomaqedonė nė trojet e tyre etnike."
-
- Kreshnik
Sokoli
|
|