|
- Rottweil
(GJERMANI), 10 maj 2003
- Teksti
dhe fotot: Rexhep ELEZAJ
-
-
-
- Me
iniciativėn e Kėshillit tė Arsimtarėve Shqiptarė nė
Gjermani dhe nė organizim tė Shoqatės Kulturore Shqiptare
Iliria nė Rottweil gjatė kėtyre ditėve nė Gjermani
po qendron grupa teatrale nga Teatri
i
Qytetit Prizren e cila me sukses para mėrgimtarėve nė
Rottweil me datėn 10 maj dha shfaqjen e komedisė nė dy akte
tė shkrimtarit Ymer Shkreli Hotel Kashta nė regjinė e
regjisorit dhe humoristit Luan Daka, skenografinė e Maksut
Vezgishit si dhe muzikėn e zgjdhur nga Dashnor Xėrxa.
-
- Historiku
i teatrit:
Teatri i Qyteti Prizren e ka zanafillėn e tij qysh
para tetėdhjet vjetėsh, mirėpo si Teatėr Amator i
Qytetit, prej vitit 1992 emėrtohet Teatri i Qytetit
Prizren.
-
- Ky
teatėr ka realizuar mėse 80 shfaqje, drama, komedi, satira,
tragjedi si dhe shfaqje pėr fėmijė. Shfaqjet e realizuara:
Nita, Kthimi i Euridikės, Sfinga e Gjallė,
Familja e Peshkatarit, Erveheja, Nėna Kurajė,
Mosmarrėveshja, Pahintik nė Ėndėrr, Balada
e Urtisė, etj. Shfaqjet pėr fėmijė: Lulja dhe
Shega, Kthimi, Borėbardha dhe Shtat Shkurtabiqėt,
Dembeli, Koha e Tjetrit, etj. Pėr sukseset qė ka
arritur ky teatėr kontribut tė veēantė kanė dhėnė
regjisorėt; Xhemil Doda, Shemsedin Kirajtani, Kolė B.
Shiroka, Luljeta Ēeku, Luan Daka, Luan R. Kryeziu, Sefo Beto
Krasniqi, Fetah Mehmeti, Muharrem Qena, Melihate Qena, Sadedin
Prekazi, Nimon Muēaj, Xhevdet Doda, Merita Berisha, etj. Pėr
punėn dhe sukseset e arritura nė shumė festivale tė
mbajtura nė Gjilan, Kullė, Prizren, Hvar, Trebinje, Jesenicė,
Ulqin, Lublanė, dhe qytete tjera ėshtė shpėrblye mė
medalje dhe mirėnjohje tė shumta.
-
- Komedia
nė dy akte e Ymer Shkrelit Hotel Kashta, ėshtė njė
shfaqje e cila shijohet me lehtėsi e kėnaqėsi tė madhe nga
shikuesit, e cila ėshtė luajtur para ca vitesh nė skenat
amatore dhe profesionale tė teatrit nė Kosovė dhe lirisht
mund tė thuhet se edhe sot ėshtė mjaftė aktuale pėr
rrethanat nėpėr tė cilat po kalon shoqėria shqiptare nė
Kosovė. Syzheu i kėsaj komedie lidhet me jetėn e njerėzve
gjatė njė mbrėmjeje verore nė njė recepcion tė njė
hoteli. Protagonisti kryesor i komdisė, Pirruci, qė pėrmes
tij zhvillohet e gjithė loja, mundohet tu shėrbejė tė
gjithė musafirėve qė vijnė nė hotel, por qė nė momente
dalin nė pah profkat e tij ndaj tė tjerėve. Mysafiri i parė
i cili vjen nė hotel ėshtė Shapi njė xhentelmen me
veshje elegante e mendjemadh, por injorantė deri nė skaj.
-
- Dialogu
i Shapit me Pirrucin pėr ato minuta sa zgjatė krijon tė
qeshura, sepse Shapi nė stilin e tij e injoron
recepcionistin, por edhe ky me dokrrat e tij mundohet qė
ti kundėrvihet. Fati i Shapit nė fillim i paraqitur si
njeri i ngritur, pėrfundon me arrestimin e tij nga policia,
sepse ėshtė njė shvercer.
-
- Autori
i komedisė me njė mjeshtri futi nė skenė: llapjanin,
shtimjanin, gjakovarin dhe prizrenasin, duke paraqitur para
publikut persona nga treva tė ndryshme tė Kosovės, tė cilėt
veēoheshin me tė folmet e tyre karakteristike. Qė tė gjithė
kishin ardhur nė hotel pėr ti kryer punėt e veta, dhe
vertetė llafazania e Pirrucit me tė gjithė kėta nė skenė
ishte e mrekullueshme dhe e pelqyer pėr syrin e publikut.
-
- Llapjani
kėrkonte ta takonte dostin e tij Xhymshitin, qė se kishte
parė pėr afro dhjetė vjet; shtimjani kishte ardhur pėr tė
shitur vezė, gjakovari qė nė fakt ishte njė tregtar me
profesion mundohej qė me dallaveret e tij prej gjakovari ta
sigurojė njė dhomė pėr fjetje me pakė tė holla; kurse
prizrenasi asnjėherė nuk arriti tė flejė i qetė nė hotel
pėkundėr faktit se ai e kishte paguar dhomėn, ngase
vazhdimisht vazhdonte zhurma dhe nuk kishte qetėsi pėr asnjė
ēast. Edhe Rrepulli njė personazh me njė pamje prej
vagabondi, qė nė realitet ishte punėtor nė botėn e
jashtme, vazhdimisht ishte problematik nė sjellje dhe tepėr
i ashpėr ndaj recepcionistit, ku nė momente e grushtonte
ate, duke e pyetur se ku ėshtė Zhaneti dhe nė cilėn dhomė
fle ajo.
-
- Prej
Zhanetit ai merrte tė hollat qė ajo i fitonte gjatė kėndimit.
Zuka, deputet i njė komune tė pazhvilluar, bashkė me tė
shoqen Loten, ishin vazhdimisht nė qendėr tė vemendjes tek
publiku, sepse dialogu i tyre nuk pėrfundonte kurrė pa
grindje para syve tė Pirrucit. Edhe Beni e Buba, dy dashnorė,
pastaj Miss Brauni njė turiste angleze tė cilės i kishte
humbur qeni, pastaj policėt Lushi e Tushi, edhe pse demode
fund e krye; pastruesja e hotelit me rolin e saj epizodik
shkelqente nė skenė, si dhe i dehuri qė mundohej tė mbante
fjalim nė gjysmėterr, qė tė gjithė para Pirrucit kėkonin
qė ky tua kryejė punėn e sėcilit, gjė qė ishte e
pamundur. Edhe pse Pirruci disa musafirė arrin ti sistemojė
nėpėr dhoma tė fjetjes, i cili nė fakt nuk e njeh zanatin
e recepcionistit, qė musafirėve u jep ēelsat e dhomave
gabimisht, megjithate nė fund dalin tė gjithė musafirėt
dhe grumbullohen para tij, ku nga e gjithė kjo tollovi tė
cilėn e krijon ai vetė, Pirrucit vetėm sa nuk i bie tė fikėt.
-
- Me
njė fjalė, komedia Hotel Kashta ėshtė njė akt
teatral i cili, pėrveē anės komike ka edhe anėn e saj
satirike pėrmes sė cilės qartė vihen nė pah dukuritė e
ndryshme negative nė shoqėri siē ėshtė loja e bixhozit,
prostitucioni, fitimi i parave pėrmes mashtrimit me tri
letra, por edhe varfėrinė qė kishte kapluar disa shtresa
krijusish dhe shkrimtarėt tė cilėt nuk kanė mundėsi qė
ti botojnė veprat e tyre, ndaj tė zhgėnjyer i kthehen
pijes sė alkoolit, dhe kėshtu me rradhė.
- Rolet
i lujtėn mjaftė bukur: Luan Kryeziu (Pirruci), Ramush
Rushiti (Shapi), Albulena Kadriu (Miss. Braun), Arbresha
Berisha (Zhaneti), Hasim Iballi (Rrepulli), Alma Lleshi
(Pastruesja), Besnik Zogaj (Lushi), Ismet Kryeziu (Tushi),
Isuf Gashi (Gjakovari), Beqir Bekteshi (Gafuri), Gazmend
Krajku (Myzegjidi), Bashki Ostrozubi (Zuka), Alma Sallauka
(Lotja), Din Kukaj (Beni), Edona Dida (Buba), Fikret Ramaj
(Luta) dhe Myzafer Arifi (I dehuri).
-
- Salla
ku po mbahej shfaqja ishte e mbushur plotė mė mėrgimtarė tė
cilėt kishin ardhur tė pėrcjellnin pėr herė tė parė njė
shfaqje teatrale nė gjuhėn shqipe e cila po shfaqej para
tyre, ngase ėshtė kjo vizita e parė e njė teatri nga
Kosova qėkur ka mbaruar lufta nė Kosovė i cili kishte
ardhur pėr ti prezentuar vlerat artistike tė tij para mėrgimtarėve
tanė, tė cilėt duke e shikur kėtė komedi u ēmallėn
mjaftė dhe sikur pėr disa ēaste harruan barrėn e madhe tė
kurbetit. Pra, me kėtė shfaqje u dėshmua mirė e qartė se
mėrgata shqiptare ėshtė pjesė e pandarė e kombit e cila
dinė ti ēmojė dhe shijojė vlerat e artit tonė
skenikė, por qė fletė edhe pėr faktin se vizitat e kėtij
lloji janė digė e fortė pėr parandalimin e asimilimit tė
tė rinjėve tanė nė mėrgim.
-
- Ne
pėfituam nga rasti qė z. Dashnor Xėrxa, drejtor i Shtėpisė
sė kulturės Xhemajli Berisha nė Prizren dhe njėherit
udhėheqės i grupit teatral, ta pyesim; se cili ishte motivi
i ardhjes sė Teatrit tė Qytetit Prizren nė mesin
e mėrgimtarėve tanė nė Gjermani, ai u pėrgjigj: ėshtė
hera e parė pas luftės nė Kosovė qė trupa e Teatrit tė
Qytetit Prizren tė dalė jashtė Kosove. Kemi udhtuar
mbi 2500 km. me autobus pėrmes Maqedonisė, Greqisė,
Adriatikut, Italisė dhe Austrisė pėr tė ardhur kėtu me qėllim
qė ta shfaqim komedinė nė fjalė para mėrgimtarėt tanė qė
ti bėjmė tė qeshėn sadopakė, sepse ne i dijmė dhe i
ēmojmė lartė ndjenjat e tyre atdhetare, por edhe brengat qė
kanė pėr vendlindjen dhe tė afėrmit e tyre atje, e dijmė
se shumica e tyre ende vuajnė nga dhimbjet dhe plagėt pėr mė
tė dashurit tė vrarė gjatė luftės sė fundit nė Kosovė,
prandaj me qėllim e zgjodhėm kėtė komedi pėr tė mos i
nxitur ndjenjat dhe mallin qė kanė mėrgimtarėt tanė pėr
vendlindjen.
-
- Ardhjen
tonė kėtu e kemi bėrė pa kurfarė kompenzimi material e
cila ėshtė edhe mjaftė e shtrenjėt, mirėpo falė donatorėve
tė cilėt na ndihmuan jemi shumė tė lumtur qė na u dha
mundėsia qė para publikut tonė nė diasporė dhe para
publikut gjerman ti realizojmė disa shfaqje, sepse siē
shihet nė periudhėn e pas luftės prezantimi i vlerave tė
kulturės shqiptare nė mesin e mėrgimtarėve tanė si dhe
para publikut gjerman ėshtė mjaftė i vogėl, prandaj
shpresoj se tani pasiqė i kemi institucionet tona shtetrore
njė zbrazti e kėtillė nuk do tė paraqitet mė nė tė
ardhmen nė relacionin atdhe-diasporė, mbase kultivimi dhe
ruajtja e vlerave tė kulturės sonė nė mesin e mėrgimtarėve
mbetet detyrė primare e tė gjithė neve.
-
- Besoj
se nė tė ardhmen administrata e UNMIK-ut do tė jetė mė e
angazhuar nė kėtė drejtim, sidomos pres shumė nga
Departamenti pėr Ēėshtje Jorezidente i cili edhe e ka
ndihmuar vizitėn tonė tek ju. Ndėrsa lidhur me organizimet
dhe pritjen qė iu bė trupės sė Teatrit nga Prizreni, z.
Shpėtim Kabashi, koordinator i kėsaj trupe tha: Ishte kėnaqėsi
e vertetė tė gjendesh nė mesin e bashkėatdhetarėve tanė
nė Rottweil dhe gjetiu. Shoqata tejet e organizuar
Iliria kishte anėtarė shumė tė vyeshėm, tė cilėt
bėn ēdo gjė qė ky organizim tė jet i suskseshėm. Njė
organizim tė tillė nuk e kemi parė askund mė herėt, madje
as nė Kosovė. Kjo i entuziazmoi amatorėt, iu dha forcė e
vullnet pėr angazhim tė mėtejshėm.
-
- Me
tė pėrfunduar tė shfaqjes, nė njė atmosferė vertetė
artistike dhe mallėngjyese nė praninė e qindra bashkėatdhetarėve
qė kishin ardhur, pėrpos nga qytetet e shumta gjermane, edhe
nga Zvicra dhe Austria, z. Zenel Osmanaj, kryetar i SHKSH
Iliria nė emėr tė bashkėatdhetarėve nė Rottweil,
oranizuese e kėtij manifestimi, trupės sė Teatrit tė
Qytetit Prizren i dhuroi maskotat e njohura qė
simbolizojnė traditėn kulturore tė qytetit Rottweil (dhuratė
tė cilėn e siguruan bashkėatdhetarėt qė jetojnė nė kėtė
qytet me rrethinė), ndėrsa z. Dashnor Xėrxa Shoqatės
Iliria i dhuroi njė pllakatė tė qytetit tė
Prizrenit, monografinė e qytetit tė autorit Salajndin
Krasniqi si dhe librin Prizreni i lashtė tė autorit
Muhamet Shukriu. Sallėn moderne ku u shfaq komedia e siguroi
qyteti i Rottweilit, pėrkatėsisht Drejtoria pėr kulturė
dhe sport tė cilėn e udhėheq z. Müller. Shfaqjen e ndoqėn
edhe shumė gjermanė, miq e adhurues tė shqiptarėve, njohės
tė mirė tė vlerave kulturore dhe traditės shqiptare.
-
- Krejtė
nė fund nė emėr tė trupės teatrale publikut mėrgimtarė
iu falenderua aktori i njohur z. Isuf Gashi me fjalėt: ka qenė
dėshirė jona e kahmotėshme qė tė gjendemi nė mesin tuaj,
sepse ju ishit pjesa mė e pėrkushtuar e kombit para dhe gjatė
luftės sonė ēlirimtare, ju kemi dhe do tju mbajmė
gjithmonė nė zėmėr, ju e keni merituar kujdesin tonė nė
atdhe. Ndėrsa nė emėr tė orgaizatorėve pėr mundin dhe
shfaqjet e kėsaj trupe teatrale nė Gjermani u falenderua mėsuesi
dhe intelektuali i palodhshėm pėr ēėshtjen tonė kombėtare,
iniciatori pėr ardhjen e Teatrit tė Prizrenit nė Gjermani
z. Ēerkin Bytyēi, i cili e falenderoi edhe gazetėn kombėtare
Bota Sot pėr kontributin e saj qė po jep nė planin e
informimit tė drejtė dhe mė kohė tė bashkėatdhetarėve
tanė kudo.
-
|
|