|
10
maj 2003 / Shkruan: Besim KRASNIQI
Si njeri
intelektual, si ish - i burgosur politik i viteve tė 90-ta, si
krijues publicistik e analitik dhe i angazhuar politikisht nė mėnyrė
publike pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, gjithnjė nė
bazė tė pėrcaktimeve politike tė shumicės sė popullit
shqiptar tė Kosovės, pa pretendime pėr ndonjė post politik nė
ēfarėdo instance tė organizimit institucional tė shtetit tė
Kosovės apo tė ndonjė subjekti politik, dhe duke qenė
vazhdimisht i preokupuar me rrjedhat politike para, gjatė dhe pas
luftės nė Kosovė, opinionit tonė tė brendshėm dhe tė jashtėm,
nėpėrmes publikimeve tė mia, i kam ofruar pikėpamjet e mia
politike, pėr t'i kontribuar drejtė organizimit politik tė
shqiptarėve nė pėrgjithėsi, pėr realizimin e njė qėllimi tė
pėrbashkėt tė shqiptarėve tė Kosovės, qė siē dihet tashmė
ėshtė Pavarėsia e Kosovės!
Nė kėtė
kontekst, tendencave tė ndryshme manipuluese me opinionin tonė tė
brendshėm dhe tė jashtėm tė disa individėve tė specializuar
pėr propagandė dhe agjitacion si dhe tė disa grupeve
politiko-ushtarake rreth statusit politik tė Kosovės
rrespektivisht rreth ardhmėrisė politike tė shqiptarėve nė
trojet e veta etnike mendoj se atyre duhet:
- (ri)pėrsėritur
pozicionin politik tė dr.Ibrahim Rugovės dhe LDK-sė, emra kėto
me tė cilat po shėrbehen keqas individė dhe grupe tė lartėpėrmendura
pėr interesa tė ngushta vetiake dhe grupore, e qė nė fakt nuk
kanė pėr qėllim mbėshtetjen e interesave politike tė qytetarėve
shqiptarė tė Kosovės dhe trojeve tjera etnike;
- (ri)kristalizuar shkaktarėt e armiqėsisė sė UĒK-sė me
dr.Rugovėn dhe LDK-nė;
-
(ri)qartėsuar pozitėn e vėshtirė tė LDK-sė nė tė cilėn po
e vejnė qarqe tė ndryshme individėsh dhe grupe ilegale
ekstremiste nė rrugėn e saj drejt realizimit tė programit tė
saj politik;
- si dhe
duhet shprehur interesat e armiqve tė Kosovės nė dėshtimin e
filosofisė politike tė dr.Rugovės dhe LDK-sė drejt pavarėsisė
sė Kosovės.
LDK-ja i dha Kosovės identitet politik
Themelimi
i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) dhe zgjedhja e njėrit ndėr
intelektualėt e guximshėm tė kohės, dr.Ibrahim Rugovės pėr
kryetar tė saj, pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės sė robėruar
dhe tė shkelur ka qenė akti i parė historik drejt realizimit
praktik tė programit politik tė shqiptarėve tė Kosovės pėr
ēlirim dhe mėvetėsim tė Kosovės nga okupimi qindravjeēar
serbosllav. Pra, ky akt historik ėshtė edhe i ashtuquajturi
"fati historik", i cili i priu shqiptarėve tė Kosovės
drejt faktorizimit politik tė shqiptarėve tė Kosovės nė
instancat mė tė larta ndėrkombėtare dhe daljes sė emrit tė
Kosovės nga anonimiteti i pafund, ku e kishte futur politika
margjinalizuese e antishqiptare e jugoserbisė titiste e
millosheviqjane!
E veēanta
e kėtij "fati historik" tė shqiptarėve tė Kosovės
ėshtė se pėrkundėr ekzistimit tė shtetit zyrtar shqiptar
"nėnės Shqipėri" dhe propagandės trilluese e
trumbetuese pėr kinse interesimin e Tiranės zyrtare pėr
vuajtjet e "vėllezėrve tė Kosovės", tragjedia,
dezintegrimi dhe sakrifikimi i shqiptarėve tė Kosovės nuk
kishte tė ndalur, prandaj edhe themelimi i LDK-sė gjeti mbėshtetjen
e shqiptarėve anembanė Kosovės si njė lėvizje mė e rėndėsishme
politike e shqiptarėve qė nga periudha e Lidhjes sė Prizrenit e
kėndej. Nė anėn tjetėr, programi i prezentuar politik i LDK-sė
nė kohėrat mė kritike, i pėrpiluar nga intelektualėt shqiptarė
tė kohės, kuptohet nėn patronatin e dr.Ibrahim Rugovės, ishte
program i tillė politik qė pėrputhej decidivisht me vullnetin e
shqiptarėve tė Kosovės pėr ēlirim dhe ndarje pėrfundimtare
nga shteti artificial jugoserb, dhe se ishte program kombėtar i
cili pavarėsinė e Kosovės haptazi e vinte nė rend tė parė,
si zgjidhje e cila do t'i kėnaqte synimet politike tė qytetarėve
tė Kosovės pas mė se tetėdhjetė vite tė rėnda e plot
sakrifica.
Ky
program politik e nacionalist ėshtė edhe themeli i mendimit
politik tė shumicės sė shqiptarėve tė Kosovės, dhe kjo
argumentohet me vetė faktin se tė gjitha subjektet politike
shqiptare nė Kosovė pavarėsinė e Kosovės e proklamojnė si
pika mė esenciale e programeve tė tyre partiako-politike, edhe
pse shumė nga kėto subjekte politike opcionin pėr pavarėsinė
e Kosovės e pėrdorin si "alibi" pėr tė mbijetuar nė
skenėn e pluralizmit politik tė Kosovės. Nė fund tė fundit,
cili shqiptar i Kosovės do tė pranonte tė anėtarėsohej nė
ndonjė parti tjetėr politike, nėse ajo parti politike nuk e
parasheh pavarėsinė e Kosovės si zgjidhje tė vetme e tė drejtė
politike pėr Kosovėn!?
Nuk do tė
shfrytėzojmė kohėn kėtu duke i pėrmenduar meritat politike tė
LDK-sė dhe tė dr.Ibrahim Rugovės (edhe pse ndoshta do tė duhej
ripėrsėritur ato merita pėr hir tė disa "harrestarėve"
tė taborreve tjera politike), por janė pikėrisht veprimtarėt e
LDK-sė anembanė botės dhe kryetari i Kosovės dr.Ibrahim Rugova
tė cilėt nė mėnyrėn mė dinjitoze artikuluan vullnetin tonė
politik brenda kancelarive tė politikanėve mė tė njohur dhe mė
tė fuqishėm tė politikės ndėrkombėtare, e qė nė fjalorin
politik kjo quhet internacionalizim i ēėshtjes sė Kosovės, rėndėsinė
e sė cilės po tentojnė ta zhvlerėsojnė kundėrshtarėt
politik tė LDK-sė pėr hesape tė veta politike. Me
internacionalizimin e ēėshtjes sė Kosovės fillon edhe njohja e
bashkėsisė ndėrkombėtare me identitetin politik tė Kosovės,
identitet ky i humbur nėpėr peirudha tė rėnda kohore pėr
shqiptarėt.
Dr.Ibrahim
Rugova dhe LDK-ja mbetėn edhe sot e kėsaj dite sinonim i njė
politike tė urtė, tė menēur, largpamėse dhe kombėtare, me tė
cilėn i janė kundėrvėnė represionit dhe dhunės serbe, pa e pėrjashtuar
asnjėherė mundėsinė pėr rezistencė aktive, por njė mundėsi
e cila nuk ėshtė proklamuar asnjėherė publikisht, sepse vetė
pėrcaktimi i LDK-sė ishte pėr njė politikė aktive nė kuadėr
tė instancave tė larta tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe kjo
politikė e "butė" apo siē kanė dėshirė ta quajnė
kundėrshtarėt e LDK-sė "politikė pacifiste", afronte
qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes politike pranė "ēėshtjes
sė Kosovės"!
Ndėrsa,
sa i pėrket pėrgaditjeve dhe organizimit tė rezistencės sė
armatosur nga ana e LDK-sė, do tė ishte mė e udhės tė flasin
e tė shkruajnė publikisht ata qė ishin nė kuadėr tė kėtyre
organizimeve siē ishin Bujar Bukoshi, Rexhep Gjergji, Anton
Kolaj, Jonuz Tėrstena, Sheremet Ahmeti, Hajzer Hajzeri, Hafiz
Gagica dhe shumė bashkėpuntorė dhe figura tjera politike tė
LDK-sė, nė mėnyrė qė tė mos i jepet rasti propagandės
majtiste tė kritikojė LDK-nė me terma bajate sikurse ky pėr
"politikėn pacifiste" tė LDK-sė rreth zgjidhjes sė
ēėshtjes sė Kosovės!
Taborri LPK-ist armiqėsoi UĒK-nė me LDK-nė
Kundėrshtari
mė destruktiv i politikės sė dr.Ibrahim Rugovės dhe i LDK-sė
gjatė tėrė periudhės sė ekzistimit tė LDK-sė si subjekt
politik i shqiptarėve, brenda dhe jashtė Kosovės u tregua
LPK-ja (Lėvizja Popullore e Kosovės), ish-LPRK (Lėvizja
Popullore pėr Republikėn e Kosovės), e cila programin e saj
politik e mbėshteste tek krijimi i Republikės sė Kosovės dhe
bashkimi i saj me Shqipėrinė, por qė nė fakt, pėr shkak tė
ideologjisė enveriste e staliniste tė cilėn e shprehnin me
pankarta dhe fotografi tė postulateve tė kėsaj ideologjie
antidemokratike, protestat e tyre nuk nėpėr rrugėt e shteteve tė
perėndimit nuk gjetėn pėrkrahjen e qendrave tė vendosjes, kėshtu
qė edhe efekti i kėsaj "veprimtarie" tė LPK-sė nė
perėndim le qė nuk shkonte nė dobi por edhe i bėnte dėm ēėshtjes
sė Kosovės, sepse diplomacia ndėrkombėtare nuk e dėshironte
edhe njė "republikė komuniste" nė Ballkan.
LPK-ja
tashmė e margjinalizuar nga programi politik dhe veprimtaria
aktive politike e LDK-sė, e cila vepronte politikisht nė Kosovė
(mė vonė edhe jashtė Kosovės), sikur e harroi Serbinė si
shkaktare e dhunės dhe terrorit kundėr shqiptarėve dhe iu kthye
luftės politike kundėr LDK-sė dhe liderit tė saj dr.Rugovės,
i cili ishte njėkohėsisht njihej edhe si lider i mbarė shqiptarėve
tė Kosovės nga shqiptarėt e Kosovės dhe bashkėsia ndėrkombėtare.
Loja e LPK-sė dhe simotrave tė saja me emrat e lavdishėm tė dėshmorėve
tė Kosovės dhe keqpėrdorimi i emrave tė tyre pėr t'a pėrfocuar
imazhin e partisė sė caktuar politike apo tė liderėve tė
caktuar politik duhet tė marrin fund njėherė e pėrgjithmonė,
sepse asnjė shqiptar nuk i beson mė atyre qė tentojnė tė
ngrisin karrierėn e tyre politike shumė shpejt dhe nė mėnyrė
jodinjitoze. Aty edhe filloi armiqėsia e imponuar e UĒK-sė me
LDK-nė dhe kreun e saj politik, qėllim ky i paraparė me kohė
nga LPK-ja e margjinalizuar.
Pastaj,
ambiciet e LPK-sė pėr monopol politik dhe pushtet absolut si dhe
pėrfaqsimi i interesave antikombėtare tė zyrtarėve tė Tiranės
nėpėrmes saj, janė faktorėt primar qė ndikuan nė armiqėsimin
e LDK-sė dhe tė dr.Rugovės me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės
(UĒK), njė pjesė e sė cilės fatkeqėsisht udhėhiqej nga
eksponentė tė lartė tė LPK-sė, tė lidhur ngushtė me
"Sigurimin" (anti)shqiptar. "Sigurimi" dhe
politika e Tiranės zyrtare e 97-tės i dha pėrkrahje tė plotė
LPK-sė nė reklamimin e saj para opinionit si "Shtab i UĒK-sė"
dhe nė luftė kundėr politikės sė dr.Rugovės dhe LDK-sė,
duke i eliminuar edhe fizikisht pikėrisht ato figura
politiko-ushtarake tė UĒK-sė qė nuk i takonin LPK-sė dhe
ideologjisė enveriste, por qė pėrfaqsonin interesat e popullit
shqiptar tė Kosovės brenda UĒK-sė.
Viktimė
e kėsaj lufte politike plotėsisht absurde padyshim ėshtė edhe
koloneli Ahmet Krasniqi, i emėruar nga Bujar Bukoshi si Komandant
i Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės, vrasje kjo
akoma e pasqaruar nga ana e drejtėsisė shqiptare. Ndėrsa
pallavrave majtiste se kinse "LDK nuk e pėrkrahu UĒK-nė
dhe luftėn" duhet pėrkujtuar se sot na bie tė dėgjojmė
dhe tė lexojmė se "UĒK-ja ka dalur nga gjiri i
popullit", atėherė dihet se edhe shumica e popullit
shqiptar tė Kosovės e ka votuar Lidhjen Demokratike tė Kosovės
nė tė gjitha zgjedhjet e lira, andaj edhe mund tė shprehemi
lirisht se LDK-ja e ka pėrkrahur mė sė shumti UĒK-nė dhe luftėn
e saj ēlirimtare, por ishin struktura tė caktuara politike qė e
futėn pėrēarjen nė mes!
Dr.Rugova dhe LDK-ja si "fajtorė kujdestarė"
Pas ēlirimit
tė Kosovės, pėrveq goditjeve tė brendshme qė kishte LDK-ja,
sikurse ishte rasti i largimit tė nxituar tė Bujar Bukoshit
(ky edhe ashtu politikisht i harxhuar) nga kjo parti politike,
LPK-ja "revolucionare" nėpėrmes "degėve" tė
saja politike, tė cilat i formoi nė mbarė territorin e Kosovės,
e qė sot ato "degė" politike njihen si "parti tė
dala nga lufta", me njė intensitet mė tė shtuar vazhdon
aktivitetin e saj anti-Rugovė dhe anti-LDK, duke i krijuar
procesit tė pavarėsimit pengesė pas pengese.
Si
rezultat i kėtij aktiviteti antikombėtar, dr.Rugova dhe LDK-ja
(edhe nė liri) i humbi aktivistėt e saj tė devotshėm pėr
pavarėsinė e Kosovės sikurse qė ishin Haki Ymeri, Ismet Rraci,
Ukė Bytyēi, Smajl Hajdaraj, Enver Maloku, Xhemail Mustafa,
Shaban Manaj, Tahir Zemaj, Hasan Zemaj, Azem Delia e shumė
aktivistė tjerė politik, por edhe pėrkrahės tė sė djathtės
shqiptare siē ishin Bekim Kastrati, Besim Dajaku etj. Ndėrsa, nė
kuadėr tė veprimeve politike, LDK-ja po sfidohet me opsione
politike qė janė nė kundėrshtim me tė gjitha aktet historike
tė krijuara me gjak, sikurse janė "Ballkania",
"Shpallja e pavarėsisė pėr herė tė dytė",
"Unioni i Kosovė-Shqipėri", pastaj "Moratoriumi i
Pavarėsisė sė Kosovės" etj. fenomene kėto qė zbulojnė
para opinionit fytyrėn e vėrtetė "tė degėve" tė
LPK-sė, degė kėto me emra tė modifikuar demagogjikė dhe qė
tregojnė pėr faktin se disa parti politike nuk kanė
"Program politik kombėtar" por veprojnė sipas
sygjerimeve tė Tiranės zyrtare dhe sipas tekeve lideriste tė
liderėve tė tyre partiak. Kjo tregon edhe mjerimin adoleshent tė
liderėve partiak, pėr mossuksesin e tė cilėve dr.Rugova dhe
LDK-ja janė "fajtorė kujdestarė"!
Andaj,
si pėrfundim, duhet theksuar se ėshtė mė se e qartė se duke i
bėrė dr.Rugovės dhe LDK-sė "luftė tė pakompromis"
politike nė emėr tė kinse "pluralizmit politik", pa
zgjedhur forma dhe mjete dhe pa menduar fare mbi barrėn e pėrgjegjėsisė
historike qė bart me vete kjo luftė e shpallur politike, e gjithė
kjo shkon nė harmoni tė plotė me interesat e skenarėve
antishqiptarė dhe kundėr homogjenizimit tė klasės politike tė
Kosovės nė drejtimin politik nė tė cilin janė nisur, kush mė
herėt e kush mė vonė.
Kosova
ka nevojė si kurrė pėr lirinė e mendimit, pėr shumėsi
mendimesh, pėr platforma tė shumėllojshme politike, pėr
pluralizmin politik, por asnjė nga ato nuk guxojnė tė bien
ndesh me "Programin Kombėtar" tė filosofisė politike
tė dr.Rugovės dhe LDK-sė, program ky i pėrgjakur me gjakun e
ideatorėve tė tij si Fehmi Agani, Adem dhe Hamėz Jashari, Latif
Berisha, Gazmend Zajmi, Bajram Kelmendit, Ismet Rracit, Haki
Ymerit, Sali Ēekut, Ukė Bytyēit, Smajl Hajdarajt si dhe me
sakrificat e pashembullta tė dr.Ibrahim Rugovės, Mark Krasniqit,
Idriz Ajetit, Alush Gashit, Kolė Berishės, Eqrem Kryeziut,
Nekibe Kelmendit, Sabri Hamitit, Fadil Kryeziut, Fadil Feratit,
Faruk Spahisė, Adem Salihajt, Aqif Shehut, Hysen Gėrvallės,
Hafiz Gagicės, Donika Gėrvallės etj., por secili program i ri
politik do tė duhet t'a ndihmojė pėrshpejtimin e procesit tė
pavarėsimit tė Kosovės, duke mos rėnė nė kundėrshtim me
principet themelore tė kėtij synimi politik, nė mėnyrė qė nė
momentin e duhur politik (kjo padyshim varet nga rrethanat e
ndryshme politike) tė mos dėshton ky finalizimi i njohjes sė
pavarėsisė sė Kosovės mu pėr shkak tė karrierizmit,
liderizmit, inateve partiake qė vijnė nga prapaskenat e
organizuara antishqiptare.
Nė kėtė
kontekst, nga individė dhe grupe tė reja e tė vjetra
politiko-ushtarake shpresojmė tė vetėdijėsohen sa mė parė
dhe t'i bashkangjiten karvanit tė pandalshėm dhe tė pandėrprerė
tė pavarėsisė sė Kosovės, sepse nomenklatura politike tė cilėn
e pėrkrahin ata, ka mbetur peng i "baballarėve"
ideologjik dhe i bindjeve tė stėrvjetruara e kontradiktore
kundruall vullnetit tė lirė politik tė popullit shqiptar tė
Kosovės.
|
|