| |
 |
OPINIONE |
|
|
12.05.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Chapeau,
Iraku dhe Statusi Pėrfundimtar i Kosovės
|
|
|
|
|
|
Prishtinė, 12 maj 2003 / Prof. Dr. Enver HASANI*
|
|
|
-
- Chapeau ėshtė
njė fjalė franceze e cila ka kuptimin e kapelės. Nė lėmin
e politikės, megjithatė, kjo ėshtė njė shprehje mjaft e
dobishme metaforike, e cila pėrshkruan situatat ku disa
veprimeve u pranohet njė lloj legjitimiteti, pa marrė
parasyshė pėmrbajtjen dhe vlerėn e tyre reale.
-
- Kjo shprehje sikur u bė aktuale gjatė luftės kundėr
Sadam Husein-it, me mundėsinė e ndikimit tė kėsaj lufte nė
statusin final tė Kosovės, njė lidhje pak sa e quditshme
dhe, mbase, nė shikim tė parė pak e besueshme pėr kosovarėt.
SHBA-tė i thanė botės se, kėsaj radhe, pra me Irakun, nuk
do tė ketė mision paqėruejtės tė llojit tė UNMIK-ut, don
tė thotė se nuk do tė pasojė njė vendim i OKB-sė pėr
ti futur nėn ombrtellen e Kombeve tė Bashkuara trupat
evro-atlantike dhe, bashkė me kėtė, edhe rezultatet e njė
lufte tepėr tė sukseshme, ēka pėr pasojė do tė kishte
pasur krijimin edhe tė njė misioni tjetėr me mjaft pak pėrgjegjėsi
ndaj atyre nė emėr tė tė cilėve administrohet/qeveriset.
-
-
- Pse ndodhi
Iraku?!
-
- Qėndrimi amerikan qe bėrė i njohur qė nga fillimi
i luftės. Atherė u tha se nuk do tė lejohej qė Kombet e
Bashkuara tė shpenzonin paratė e taksapaguesėve amerikan.
Megjithatė, ėshtė shumė vėshtirė, pse jo edhe e
pamundur, tė besohet se SHBA-tė patėn pėr qėllim rrėnimin
e Kombeve tė Bashkuara dhe sistemin e saj tė sigurisė. Kjo,
sipas mendimit tonė tė palėkundur, don tė nėnkuptonte mė
shumė anarki dhe jostablititet, paparashikueshmėri nė
marrdhėniet ndėrkombėtare dhe kėshtu me radhė, diēka qė
nė asnjė mėnyrė nuk u pėrkon me interesat nacionale
amerikane. Pse, atėherė, ndodhi Iraku dhe ku ėshtė vendi i
OKB-sė nė kėtė kontekst?!
-
- Nė rend tė parė, duhet ditur se sistemet ndėrkombėtare
janė dy llojėsh, grosso
modo, ato fleksibile dhe, lloji tjetėr, sistemet e ngurėta
ndėrkombėtare. Tė llojit tė parė janė thuase tė gjitha
sistemet ndėrkombėtare tė cilat i kemi parė nė kohėt
moderne, siē ėshtė ai i krijuar me Paqen e Vestfalisė
(1648), i Aleancės sė Shejtė (1815), Versajės (1918), etj.
I llojit tė dytė ėshtė sistemi i krijuar gjatė Luftės sė
Ftohėt dhe qė njihet edhe si bipolaritet (1945-1989). Kjo,
megjithatė, nuk ėshte e tėra. Sistemet ndėrkombėtarė
gjatė historisė kanė pasur dhe nėnsistemet e tyre, tė
cilat nė njė formė ose tjetėr kanė luajtur rol tė
caktuar nė prodhimin e paqes dhe tė stabilitetit ndėrkombėtar.
-
-
Sistemet ndėrkombėtare nuk ėshtė e thėnė tė jetnė tė
njėllojėta gjatė tėrė kohės dhe
nė tė gjitha pjesėt e tyre, gjė qė ėshtė vėretuar
nė tė gjitha fazat e sistemeve tė sipėrcekura. Ta zėmė,
nė ndėrkohė qė Aleanca e Shejtė ka arritur tė ruaj paqen
mė sė gjati nė historinė mė tė re, prapseprap ka pasur
luftėra nė Greqi (1820-1830), revolucione tė pėrgjakshme nė
Evropė (1848), luftime pėr
Krime-nė (1856) etj., tė cilat kanė treguar se
regjimi i tillė nuk ka qenė fleksibėl nė tė gjitha pjesėt
dhe gjatė tėrė kohės. E njejta ka ndodhur edhe mė Irakun e
pas mbarimit tė Luftės sė Ftohėt. Sistemi ndėrkombėtar i
pas vitit 1989 ka filluar tė bėhet fleksibėl ndaj
ndryshimeve dhe akomodues ndaj konflikteve tė mėdha. Por, jo
nė tė gjitha anėt.
-
- Nė Lindje tė Mesme procesi paqėsor,
sado i filluar mbarė, ka pasur ngecje konstante dhe ka
prodhuar pasiguri pėr tė gjithė: palestinezėt, izraelitėt
dhe, sė fundi, arabėt. Kjo pasiguri ka ardhur si pasojė e
ekzistimit tė hegjemonėve rajonal, tė cilėt nuk kanė
lejuar akomodimin e interesave konfliktuoze nė atė pjesė tė
botės sepse njė gjė e
tillė do tu heqte nga dora mjetin kryesor tė luftės sė
tyre pėr pushtet: dhunėn. Pėr tė bėrė sistemin nė fjalė
flkesibėl, pra qė akomodon interesat e ndryshme dhe u pėrshtatet
ndryshimeve nė mėnyrė paqėsore, historikisht shikuar,
nevoitet njė goditje e sistemit tė tillė tė ngurtėsuar,
me qėllim qė pjesa e goditur tė kthehet prapa nė tėrsinė
e sistemit ndėrkombėtar felksibėl pėr tiu pėrshtatur
trendeve kryesore tė ndryshimeve dhe adaptimeve paqėsore.
-
- Arsyeja pse ėshtė goditur Iraku i Sadam Husei-nit,
pra, ka qenė kjo: bėrja fleksibėl e asaj pjese tė sistemit
ndėrkombėtar, pėr ti hapur mė pastaj rrugėn
ndryshimeve kolosale historike paqėsore nė Lindje tė Mesme
dhe nė tėrė botėn muslimane. Ndryshe, sistemi i tillė, i
modeluar sipas mendjes totalitare, apo tani qė synohet tė
modelohet sipas njė toitalitarizmi tjetėr tė llojit fetar,
nuk mund tė jetė veēse burim konstant i pasigurisė dhe
jostabilitetit ndėrkombėtarė.
-
-
- Kombet e
Bashkuara nė Kosovė dhe pėrtej
-
- Nė anėn tjetėr, kundrejt Kombeve tė Bashkuara, kjo
don tė thotė se kjo organizatė duhet qė tė mos shpresojė
kėsaj radhe se do tė ketė mandat ku fjhalėn kryesore e kanė
njerėzit me asnjė interes pėr ndryshim tė gjėrave dhe
zgjidhjes sė problemeve kruciale pėr qytetarin deri sa tė
zgjidhen ēėshtjet kontestuese politike lidhur me territorin
e dhėnė dhe banorėt e tij. Kombet e Bashkuara dhe mandati i
tyre duhet tė ndryshojnė, jo pėr rastin e Kosovės vetėm,
por nė kuptimin absolut tė fjalės, nėse duan ti pėmrbushin
kėrkesat e kohės sė sotme. Iraku ėshtė njė shans i mirė
pėr kėtė, kurse Kosova aty afėr por nė drejtim tė kundėrt
tė mėsimit dhe pėrvojės sė fituar.
-
- Nga njė lexim i kujdeshėm i Rezolutės 1244 tė Kėshillit
tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, mund tė vėrehet se
fjala ėshtė pėr njė dokument tė ngarkuar me frazeologji e
cila reflekton kompromisin e kohės ndėrmjet akterėve
kryesor: SHBA-ve, Evropės, si dhe anėtarėve tė Kėshillit
tė Sigurimit. Nė fakt, ky dokument rikujton fitoren e fundit
diplomatike tė Millosheviēit ndaj mosunitetit tė bashkėsiė
ndėrkombėtare, interesat kryesor tė sė cilės kanė qenė
tė fokusuar kah ruajtja e integritetit territorial dhe
sovranitetit tė shtetit ekzistues tė Republikės Federale tė
Jugosllavisė (Serbi dhe Mali i Zi).
-
- Kjo ėshtė arsyeja qė SHBA-tė kanė theksuar gjatė
tėrė kohės sė luftės kundėr Sadam-it se nuk do tė ketė
ndryshime territoriale si pasojė e luftės nė vijim. Qėllimi
i saj ka qenė, pėrkundrazi, qė Iraku tė bėhet shtet
demokratik, i modeluar sipas vendeve perėndimore liberale e
demokratike tė Perėndimit, qė respekton sundimin e ligjit,
tė drejtat e njeriut dhe tė pakicave. Ky projekt i
restruktuimit tė organizimit politik nė Irak qė ka nisur
sot ėshtė pjesė e njė tėrsie mė tė madhe, e njė pėrpjekje
tmerrėsisht titanike amerikane, intelektuale e filozofike, mė
e madhja nė historinė e
njerėzimit, e cila ka pėr synim tė vetin ndryshimin social,
kulturor, politik dhe ekonomik tė shoqėrive dhe sistemeve tė
cilat janė treguar si tė ngurėta dhe jo akomoduese ndaj
ndryshimeve nga jashtė.
-
- Me qėllim tė bėrjes fleksibėl tė kėtyre shoqėrive
dhe sistemeve tė tyre politike dhe tjetėr, pėrdorimi i forcės
brutale ėshtė i nevojshėm. Kjo ka qenė qėllimi i fushatės
kundėr Sadam Husen-it dhe, tanimė duhet tė jetė e qartė,
kundėr Millosheviē-it. Kjo don tė thotė se kėto dy shoqėri
ėshtė dashur tė bėhen fleksibėl dhe tė adaptueshme ndaj
ndryshimeve nė rajon, tė krijuara si rezultat i ndryshimeve
tjera mė tė mėdha sistemike pas vitit 1989. Sa do tė jetė
kjo njė sukses, mbetet tė shihet, por fakt ėshtė se kjo
paraqet pėrpjekjen mė tė madhe intelektuale e filozofike nė
histori. Ne vendet e Gjirit kjo edhe mund tė kėrkojė shumė
kohė, por kėtu nė Ballkan pėrshtatjet sistemike janė mė
tė lehta dhe po shkojnė me njė shpejtėsi mė tė madhe se
atje.
-
-
- Mesazhi pėr
Kosovėn
-
- Mėnyra se si po bėhet rekonstrumi i Irakut do tė
ketė ndikim edhe nė Kosovė. Zaten, ky ndikim veē ėshtė
ndier. Nė rend tė parė, UNMIK-u e ka shumė tė vėshtirė
pėr tė shėrbyer akoma si njė lloj chapeau-je.
Ai duhet tė jetė mė shumė se kaq. I ashtuquajturi transfer
i kompetencave, sado i ngadalshėm dhe i mjegullėt qė ėshtė,
ka pėr ti shėrbyer kėtij qėllimi, pra tė pasurimit tė
pėrmbajtjes sė UNMIK-ut dhe punės sė tij. Mesazhi
i dytė ėshtė se Iraku nuk ka ndėrmend tė ndjekė
modelin e Kosovės. Kjo u bė
e qartė edhe gjatė vizitės nė Kosovė, mė 4 prill 2003, tė
njėrit prej liderėve tė opozitės nė Irak, Bahtiar Amin.
Ky mesazh u keqkuptua nė Kosovė dhe u interpretua si njė
shans i mirė pėr
largimin e UNMIK-ut nga Kosova. Bile-bile, u
pėrcaktua se deri kur duhet tė rrijė UNMIK-u kėtu. Kjo,
natyrisht, nuk ndodhi. Mbase edhe nuk mund tė ndodhė pėr
shumė kohė.
-
- UNMIK-u duhet tė ndryshojė, megjithatė. Kjo don tė
thotė se SHBA-tė dhe Britania e Madhe duhet tė provojnė
ndryshimin e mandatit tė UNMIK-ut sepse kėshtu si ėshtė
mund tė shėrbej vetėm si prodhues i jostabilitetit dhe
pasigurisė ndėrkombėtare. Kjo shihet nga ngadalėsimi i
procesit tė bartjes sė kompetencave. Realiteti i krijuar pas
rrėximit tė Sadam-it ka nxitur njė diskurs mjaft rrėnues
ndėr kosovarėt kundruall rolit dhe rėndsisė sė Kombeve tė
Bashkuara dhe cilsisė sė adminsitrimit nga to. Ky ėshtė njė
fakt qė nuk duhet neglizhuar. Sado qė janė zbutur thirrjet
pėr largim tė menjėhershėm tė UNMIK-ut, prap se parap nė
sytė e kosvarėve ai ka pasur njė rėnie drastike tė
autoritetit. Mandati i llojit tė chapeau-sė
ėshtė i pamudnur tė ruhet nė Kosovė edhe pėr shumė kohė.
-
- Mandati i UNMIK-ut duhet tė ndryshojė. Kjo nuk don tė
thotė se ndryshimi duhet patjetėr tė jetė nė kuptimin
formal (Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit). Ai duhet
dhe mund tė ndryshojė nė pėrmbajtje dhe nė natyrėn e
kompetencave dhe pėrgjegėjsive qė mban pėr veti UNMIK-u,
pa marrė parasyshnė se cilit kapitull dhe cilit dokument i
takojnė ato. Kėshtu si ėshtė sot
e ka tė vėshtirė ti rezistojėe kėrkesave tė
kohės pėr ndryshim. Derisa kjo tė bėhet, nėse bėhet
ndonjėherė, statusi pėrfundimtar i Kosovės mbetet nė
duart e kinezėve dhe rusėve, dy anėtarėve tjerė tė rėndėsishėm
tė Kėshillit tė Sigurimit. Ky ėshtė mesazhi kryesor pėr
statusin e Kosovės. Vėshtirė mund tė paramandohen
rusėt e kinezėt, pa llogaritur kėtu francezėt pas
plasaritjes me amerikanėt rreth Sadam-it, nė anėnė e vullnetit politk tė shumicės sė kosovarėve. Poashtu, nuk
mund tė imagjinohet njė situatė nė tė cilėn fuqitė e mėdha
do tė luftonin me njėra tjetrėn pėr tė ndryshuar
statusin/mandatin e tanishėm tė Kosovės. Kjo don tė thotė
se akoma duhet tė llogarisim nė chapeau-nė
e UNMIK-ut.
-
- Mesazhi qė u lexua nė Kosovė pas rrėximit tė
Sadam-it rreth rolit tė Kombeve tė Bashkuara nė tė ardhmėn,
duket se ka qenė i gabuar. Dobėsitė e theksuara tė
UNMIK-ut nė Kosovė kanė shėrbyer si inkurajim vetėm pėr
mos tė pėrsėritur njė mandat tė njejėt nė Irak, dhe
asgjė mė shumė. Roli ynė, sėrish ka qenė konstruktiv:
treguam se tjerėt nuk duhet tė jenė nėn Kombet e
Bashkuara. Pse jemi ne, nuk prishė punė. Edhe transferi i
kompetencave mund tė pret njė kohė mė tė mire, kur tė
ketė mė shumė stabilitet rajonal, edhe mė shumė se ky qė
u krijua pas vrasjes sė kryeministrit serb Gjingjiē.
-
-
-
-
- *Autori
ėshtė profesor i sė Drejtės Ndėrkombėtare
-
- Ky
shkrim ėshtė botuar nė Koha
Ditore, mė 7 maj 2003
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|