12.05.2003 - Trepca.net

Lajme

E hėne, 12 maj 2003


 
 

Pėrmbajtja:

  • Shtajner pranon dy ligje - tė tregtisė me jashtė dhe tė telekomunikacionit

  • Sipas KFOR-it pezullimi i aktiviteteve tė TMK-sė nuk ėshtė ndėshkim, por masė parandaluese

  • Mihael Shtajner thotė se UNMIK-u ende nuk ka arritur qė Mitrovicėn ta bėjė njė qytet normal evropian

  • Ministri Morina tha se Kosova do tė ketė 36 qendra tė kontrollit teknik tė automjeteve

  • Ministri i Jashtem i Iralandės arrin nė Kosovė mė 14 maj

  • Vujanoviq fiton zgjedhjet presidenciale

  • Zėdhėnėsi i NATO-sė thotė se ardhmėria e Ballkanit ėshtė drejtpėrdrejt e lidhur me problemin e kufijve

  • Afėr Kukėsit kanė filluar punimet pėr ndėrtimin e njė aeroporti ndėrkombėtar

  • Komsioni i Jashtėm nė Parlamentin e Greqisė ka pezulluar Marrėveshjen me Shqipėrinė pėr bazėn detare

  • Banorėt e Malėsisė sė Tetovės nuk kanė lejuar familjarėt e policėve tė vrarė maqedonas tė bėjnė homazhe

  • Haliti ka deklaruar nė kuvendin e PPD-sė se nuk do tė kandidohet mė pėr kryetar tė kėsaj partie

  • Meidani ka shprehur ambicie pėr t'u ngjitur nė krye tė Partisė Socialiste

  • Nesėr bisedimet Rusi-NATO pėr tėrheqjen e trupave ruse nga Bosnja dhe Kosova

  • Ministrja e Blerit jep dorėheqje

  • Gjatė luftimeve nė Kashmirin indian janė vrarė 5 policė dhe ushtarė indianė dhe njė musliman

  • Nė shpėrthimin afėr Groznit kanė humbur jetėn tė pakten 40 persona

  • Ka arritur nė Irak admistratori i ri civil amerikan pėr Irakun, Pol Bremer

  • Britania ashpėrson ligjet kundėr terrorit

  • Qytetarėt e Lituanisė miratuan hyrjen e vendit tė tyre nė BE

  • Deputetėt nga vendet e reja anėtare nė BE pėr herė tė parė nė mbledhjen plenare tė PE

  • Ministri i Jashtėm gjerman Joschka Fischer udhėton pėr Algjeri

  • SHBA tėrheqin njė pjesė tė madhe tė trupave pėr kėrkimin e armėve nga Iraku

  • Izraeli ka rivėnė ndalimin e lėvizjes nė Rripin e Gazės

  • Nė njė shpėrthim nė Ēeēeni kanė humbur jetėn tė pakten 16 veta

  • Sot ka filluar nė Roterdam gjykimi 13 tė akuzuarve tė dyshimtė pėr lidhje me rrjetin Al Kada

  • Pauell thotė se qeveria e re palestineze me vendosmėri duhet shpėrbėrė grupet terroriste

  • Fillon gjyqi pėr masakrėn nė Bali

  • Zbulohet identiteti i informatorit brenda IRA-s

  • Gazeta "Nju Jork tajms" kėrkon falje


   
Shtajner pranon dy ligje - tė tregtisė me jashtė dhe tė telekomunikacionit
 
Prishtinė, 12 maj 2003 - Nga tri ligjet e amandamentuara nė mbledhjen e fundit tė Kuvendit tė Kosovės, kryeadministratori Shtajner ka pranuar dy - tė tregtisė me jashtė dhe tė telekomunikacionit.

Zėdhėnėsja e UNMIK-ut Izabel Karlovic tha se ligji pėr menaxhimin e financave dhe ai pėr
arsimi n e lartė mbeten ende nė shqyrtim.

Sipas zėdhėnėses kėto dy ligje do tė nėnshkruhen nga Shtajneri por dy ligjet e tjera, siē u shpreh ajo, janė nė shqyrtim aktiv. Kėto dy ligje Shtajner do t'i nėnshkruajė me ndryshimet e nevojshme. Tani vendimet mbetet tė merret nga kryeadministratori, tha Karlovic.

Lidhur me ligjin pėr menxhimin e financave ajo tha se ky ligj nuk ėshtė nė harmoni me autorizimet e shefit tė UNMIK-ut dhe autoritetin pėrfundimtar tė buxhetit tė konsoliduar tė Kosovės.
 
Pėr ligjin e arsimi t tė lartė nuk ėshtė arritur koncensusi ndėrmjet Zyrės ligjore tė UNMIK-ut dhe komisioneve respektive tė Kuvendit, sepse ai ligj nuk i pėrmbush kriteret e parapara me Kornizėn kushtetuese, tha Karlovic.
 
 
Sipas KFOR-it pezullimi i aktiviteteve tė TMK-sė nuk ėshtė ndėshkim, por masė parandaluese
 
Prishtinė, 12 maj 2003 - Trupat Mbrojtėse tė Kosovės rrezikojnė tė turpėrohen nėse do tė zbulohet se pjesėtarėt e saj janė njėkohėsisht edhe pjesėtarė tė organizatave ilegale dhe terroriste, thuhet nė njė deklaratė zyrtar tė forcės paqeruajtėse tė NATO-s nė Kosovė.
 
Njėherėsh, u bėhet thirrje liderėve vendorė ta kuptojnė seriozitetin e situatės. Sipas KFOR-it pezullimi i aktiviteteve tė TMK-sė jashtė Kosovės nuk ėshtė ndėshkim, por masė parandaluese.

Ky reagim i KFOR-it ka pasuar disa komente tė liderėve vendorė tė Kosovės tė cilėt e kanė cilėsuar vendimin e UNMIK-ut pėr pezullimin e aktiviteteve tė TMK-s jashtė Kosovės si njė vendim tė pastudijuar mirė. Njė zėdhėnės i KFOR-it, tha se keqinterpretimi mbi vendimin nga disa liderė vendorė nuk ndihmon kuptimin e seriozitetit tė kėsaj situate.

"Ky nuk ėshtė ndėshkim pėr TMK-nė, mirėpo, duke u bazuar nė faktin se dy pjesėtarė tė TMK-sė ishin tė pėrfshirė nė aktin terrorist tė 11 prillit ka arsye pėr tė besuar se ka mė tepėr pjesėtarė tė TMK-sė tė cilėt janė tė involvuar nė aktivitete qė minojnė stabilitetin dhe tė ardhmen e Kosovės", tha zėdhėnėsi i KFOR-it.

Nė deklaratėn e KFOR-it thuhet se TMK ėshtė organizatė civile nėn Kornizėn Kushtetuese dhe ėshtė njė organizatė thelbėsore pėr emėrgjencė civile nė tė cilėn nuk duhet tė ketė vend pėr kriminelė, ose terroristė.
 
 
Mihael Shtajner thotė se UNMIK-u ende nuk ka arritur qė Mitrovicėn ta bėjė njė qytet normal evropian
 
Mitrovicė, 12 maj 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner ka thėnė se UNMIK-u ende nuk ka arritur qė Mitrovicėn ta bėjė njė qytet normal evropian, megjithėse ka pėrparime nė kėtė drejtim.
 
Ai i bėri kėto komente gjatė vizitės sė djeshme nė qytetin e ndarė tė Mitrovicės, ku ndaras ka takuar nxėnėsit shqiptarė dhe ata serbė tė cilėt morėn pjesė nė aksionin pėr pastrimin e kėtij qyteti.
 
Shtajner ka thėnė se pėrfshirja e dy pjesėtarėve tė TMK-sė nė shpėrthimin e urės afėr Zveēanit nuk i ndihmon imazhit tė TMK-sė e as vetė Kosovės. Ai ka theksuar se qėllimi i UNMIK-ut ėshtė qė TMK-nė ta bėjė njė institucion tė distancuar nga veprimet terroriste dhe me tė cilin Kosova do tė jetė krenare.

Kryeadministratori i Kosovės po ashtu ka thėnė se do tė shqyrtojė vendimin e gjeneralit Agim Ēeku pėr shkarkimin e tre oficerėve tė lartė tė TMK-sė nga detyra e tyre pėr shkak tė papėrgjegjėsisė komnaduese lidhur me pėrfshirjen e disa pjesėtarėve tė TMK-sė nė aktivitetet ilegale.
 
 
Ministri Morina tha se Kosova do tė ketė 36 qendra tė kontrollit teknik tė automjeteve
 
Prishtinė, 12 maj 2003 - Ministria e Transporit dhe e Komunikacionit sot organizoi njė takim me pėrfaqėsuesit e kompanive tė interesuara pėr licencimin e qendrave tė kontrollit teknik tė automjeteve nė Kosovė.
 
Ministri i Zef Morina tha se brenda dy javėsh pritet tė shpallet konkursi pėr licencimin e kėtyre kompanive.
 
Ai dha sqarime tė nevojshme pėr numrin e qendrave tė kontrollit teknik, duke thėnė se nė mbarė territorin e vendit do tė jenė gjithsej 36 plus 1 qendra tė tilla. Kėshtu Prishtina do tė ketė nėn 3,5 ton 8 qendra, ndėrkaq mbi 3,5 ton 3, Prizreni 5 me 2, Peja 3 me 1, Gjilani 3 me 1, Mitrovica 2 plus 1, me 1, Ferizaji 3 me 1, Gjakova 3 me 1. Gjithsej 27 plus 27 plus 9.

Morina u bėri thirrje kompanive qė tė konkurrojnė, ndėrkaq kushtet tė cilat duhet pėrmbushur do tė publikohen nėpėrmjet mediave tė shtypura, tha ai.
 
 
Ministri i Jashtem i Iralandės arrin nė Kosovė mė 14 maj
 
Dublin, 12 maj 2003 - Ministri i Punvėve tė Jashtme i Republikės sė Irlandės, Brajan Kouen, prej sot po bėn, njė turne katėrditore, nė Ballkanin Perendimor. Irlanada po pėrgatitet me kėtė rast, tė marrė presidencėn e Bashkimit Evropian, me rotacion deri nė fund tė vitit -2004.
 
Zhvillimet nė Ballkanin Perendimor, do tė vazhdojnė tė jenė tė rėndėsishme dhe prioritet pėr BE-nė edhe gjatė presidencės sė Iralandės, ka deklaruar zėddhėnėsja e Ministrisė sė Jashtme tė Iralnadės, Fion Fejl pėr radion "UN Wire".

Fillimisht mė 12 maj ministri Kouen, ka takime e para nė Beograd dhe Podgoricė. Ndėrkaq mė 13 maj ministri irlandez udhėton pėr nė Sarajevė.

Nė kėtė turne ballkanike ministri i Punvėve tė Jashtme tė Iralandės, pritet tė vizitojė Kosovėn. Nė Prishtinė, sipas axhendės, ministri Kouen do tė takohet me pėrfaqėsuesin special tė sekretatit tė pėrgjithshėm tė OKB-s, Mihael Shtajner, me Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova, si dhe me kryeministrin Bajram Rexhepi.

Gjatė qėndrimit nė Kosovė, ai do tė zhvillojė njė takim edhe me trupat iralandeze nė kuadėr tė forcave paqeruajtėse, KFOR.

Dita e fundit e vizitės nė Ballkanin Perendimorė pėr Ministrin Jashtėm tė Iralandės mbyllet nė Maqedonisė, me takimet me Presidentin Trajkovski, kryeministrin Crvenkovski, dhe ministren e Jashtme Ilinka Mitreva.
 
 
Vujanoviq fiton zgjedhjet presidenciale
 
Podgoricė, 12 maj 2003 - Rezultatet jozyrtare nga Mali i Zi bėjnė tė ditur se Filip Vujanoviq ka korrur njė fitore tė padiskutushme nė zgjedhjet presidenciale tė sė djelės.

Sipas dy oganizatave kryesore qė monitorojnė zgjedhjet nė vend, zoti Vujanoviq, anėtar i Partisė Demokratike tė Socialistėve ka fituar gati dy tė tretat e votave.

Kjo ishte hera e tretė, brenda gjashtė muajve qė nė Mal tė Zi u mbajtėn zgjedhjet presidenciale dhe mė nė fund njė fitore pėr zotin Vujanoviq.
 
 
Zėdhėnėsi i NATO-sė thotė se ardhmėria e Ballkanit ėshtė drejtpėrdrejt e lidhur me problemin e kufijve
 
Bruksel, 12 maj 2003 - Ardhmėria e Ballkanit ėshtė drejtpėrdrejt e lidhur me problemin e kufijve, thotė Mark Lejti kėshilltari i njeriut tė parė tė NATO-s Xhorxh Robertson. Kėto komente z. Lejti i ka bėrė nė prag tė konferencės pėr sigurinė ndėrkufitare qė mė 2 maj do tė mbahet nė Ohėr. Ai i ka deklaruar radios "Evropa e lirė" se ēėshtja e sigurisė ndėrkufitare ėshtė themelore pėr ardhmnėrinė e tė githa vendeve tė Ballkanit dhe pėr tėrė Evropėn.

"Nėse keni kufij tė mbyllur pėr aktivitete ilegale por tė njėjtėn kohė tė hapur pėr tregti pa vonesė dhe pa korrupsion, atėherė nė mėnyrė simultane i bėni njė goditje kriminalitetit tė organizuar, ndėrkaq nė tė njėjtėn kohė hapen mundėsitė e kontakteve ekonomike", ka thėnė z.Lejti. Ai ka shtuar se Ballkani ka dy probleme kryesore: varfėrinė e cila ėshtė rezultat i papunėsisė dhe i ekonomisė sė dobėt, ndėrkaq e dyta ėshtė kriminaliteti.

Nė kėtė konferencė do tė marrin pjesė pėrfaqėsues tė lartė tė qeverive tė Maqedonisė, Shqipėrisė, Kroacisė, Bosnjes, Serbisė, Malit tė Zi dhe kryeadministratori i Kosovės.
 
 
Afėr Kukėsit kanė filluar punimet pėr ndėrtimin e njė aeroporti ndėrkombėtar
 
Kukės, 12 maj 2003 - Afėr qytetit tė Kukėsit kanė filluar punimet pėr ndėrtimin e njė aeroporti ndėrkombėtar nė njė sipėrfaqe prej 47 hektarėsh, rreth 32 kilometra afėr kufirit tė Shqipėrisė me Kosovėn.
 
Siē ka thėnė kryeministri Fatos Nano aeroporti do tė ndihmojė krijimin e mundėsive tė drejtėpėrdrejta pėr zhvillimin e veriut tė Shqipėrisė dhe do tė paraqesė edhe njė derė tė hapur pėr miqtė e saj.

Aeroporti ndėrkombėtar afėr Kukėsit do tė ketė pistėn e gjatė 1800 metra kurse tė gjerė 60 metra. Ky aeroport do tė kushtojė rreth 14 milionė e 200 mijė dollarė, kurse punimet pėr ndėrtimin e tij pritet tė zgjasin rreth 20 muaj.
 
 
Komsioni i Jashtėm nė Parlamentin e Greqisė ka pezulluar Marrėveshjen me Shqipėrinė pėr bazėn detare
 
Athinė, 12 maj 2003 - Komsioni i Jashtėm nė Parlamentin e Greqisė ka pezulluar Marrėveshjen me Shqipėrinė pėr bazėn detare tė Bishtit tė Pallės. Kjo marrėveshje ishte miratuar nga Kuvendi i Shqipėrisė me datėn 3 prill, por me datėn 25 prill presidenti Moisiu e ktheu pėr rishqyrtim pasi sipas tij ekzistojnė disa paqartėsi nė formulimin juridik.
 
Marrėveshja do tė rivotohet nga deputetėt nė seancėn e Parlamentit tė Shqipėrisė gjatė dy javėve tė ardhshme.
 
 
Banorėt e Malėsisė sė Tetovės nuk kanė lejuar familjarėt e policėve tė vrarė maqedonas tė bėjnė homazhe
 
Tetovė, 12 maj 2003 - Banorėt shqiptarė tė disa fshatrave tė Malėsisė sė Tetovės nuk kanė lejuar familjarėt e tetė policėve maqedonas tė vrarė dy vjet mė parė tė bėjnė homazhe nė varret e policėve.
 
Banorėt shqiptarė tė fshatrave Selcė, Llac dhe Vicė tė Malėsisė sė Tetovės kanė bllokuar dje rrugėt pėr familjarėt e policėve tė vrarė gjatė konfliktit tė armatosur, tė cilėt ishin nisur pėr nė fshatin Vic ku ndodhen varret e tetė policėve tė vrarė maqedonas.
 
Pas gjashtė orėsh bisedimeve midis pėrfaqėsuesve tė pushtetit dhe kėshillit organizativ tė protestave nuk ėshtė arritur tė zhbllokohet rruga.

Ministri i Brendshėm i Maqedonisė Hari Kostov ka deklaruar se nėse deri nė javėn e ardhshme nuk u lejohet qytetarėve maqedonas shkuarja nė vendin ku duan tė bėjnė homazhe ai do japė dorėheqje.
 
 
Haliti ka deklaruar nė kuvendin e PPD-sė se nuk do tė kandidohet mė pėr kryetar tė kėsaj partie
 
Tetovė, 12 maj 2003 - Kryetari i Partisė sė Prosperitetit Demokratik (PPD) Abdurrahman Haliti nė kuvendin e kėsaj partie tė mbajtur dje nė Tetovė ka deklaruar se nuk dėshiron qė sėrish tė kandidohet pėr kryetar tė PPD-sė. Ai tha se ka gabuar qė kishte pranuar tė zgjidhet pėr kryetar pėr herė tė dytė. Ai u kritikuar nga disa delegatė pėr pėrēarjet qė ka krijuar brenda kėsaj partie.

PPD nė kuvendin e djeshėm qendror ka shpallur zgjedhjet partiake, ndėrkaq kongresin pritet ta mbajė kah fundi i qershorit tė kėtij viti.
 
 
Meidani ka shprehur ambicie pėr t'u ngjitur nė krye tė Partisė Socialiste
 
Tiranė, 12 maj 2003 - Shtatė muaj para zgjedhjeve lokale nė Shqipėri brenda Partisė Socialiste nė pushtet kanė filluar debatet rreth sė ardhmes tė udhėheqjes sė saj.
 
Ish-presidenti shqiptar Rexhep Meidani, i cili tashmė ka rimarrė librezėn e Partisė Socialiste ka shprehur ambiciet e tij pėr t'u ngjitur nė krye tė kėsaj partie. Mirėpo njė gjė e tillė, ėshtė sulmuar nga kryetari aktual i PS dhe kryeministri, Fatos Nano.
 
 
Nesėr bisedimet Rusi-NATO pėr tėrheqjen e trupave ruse nga Bosnja dhe Kosova
 
Moskė, 12 maj 2003 - Tėrgeqja e trupave paqeruajtėse ruse nga Kosova dhe Bodsnja do tė jenė njė nga temat kryeosre tė bisedimeve tė nesėrme tė shfeit tė shtatmadghorisė rusė gjeneralit Antonij Kvashninit me homologėt e tij tė NATO-s nė Bruksel.

Pėrndryshe kryetari i Dumės ruse pėr mbrojtje, Andrej Nikolajev, mbėshtet vendimin qė pjesėtarėt e forcave paqeruajtėse nga Rusia tė tėrhiqen nga Bosnja dhe Kosova.

Nikolajev ka theksuar se kinse nė Kosovė ka shumė kriminalitet dhe se ajo ėshtė bėrė qendėr e trafikimit tė drogės. Policia dhe jo ushtria, duhet tė zgjidhin ato probleme, ka thėnė Nikolajev.
 
 
Ministrja e Blerit jep dorėheqje
 
Londėr, 12 maj 2003 - Kler Short, sekretare pėr Zhvillim Ndėrkombėtar nė kabinetin e Toni Blerit, ka dhėnė dorėheqje nga qeveria. Ajo akuzoi kryeministrin Bler pėr shkelje tė sigurimeve tė cilat ai i ka dhėnė rreth rolit qė Kombet e Bashkuara do tė kenė nė Irakun e pas-konfliktit, njė akuzė tė cilėn kryeministri e ka kundėrshtuar.

"Qėndrimi tė cilin Britania po e mban nė Kėshillin e Sigurimit ėshtė plotėsisht i padenjė dhe shkel premtimet se Kombet e Bashkuara do tė kenė njė rol tė posaēėm nė krijimin e njė lloji tė qeverisė sė pėrkohshme legjitime tė Irakut. Prandaj unė nuk mund ta mbroj atė, ėshtė gabim sipas ligjit ndėrkombėtar dhe pėr rindėrtimin e Irakut. Dhe, shkel premtimet qė kryeministri m'i ka dhėnė", tha Kler Short.
 
 
Gjatė luftimeve nė Kashmirin indian janė vrarė 5 policė dhe ushtarė indianė dhe njė musliman
 
Srinagar, Indi, 12 maj 2003 – Pesė policė dhe ushtarė indianė dhe njė seperatist i dyshimtė musliman janė vrarė sot (e hėnė) gjatė luftimeve nė Kashmirin indian, ku dhuna po rritet, ndėrsa tensionet nė marrėdhėniet ndėrmjet Indisė dhe Pakistanit po ulen, njofton Rojter.
 
Pėr kėto vrasje askush nga grupet s'e ka marrė pėrgjegjėsinė. Kjo dhunė vjen pas misionit paqėsor tė ndihmėssekretarit tė Mbrojtejes, Riēard Armitixh nė Azinė e Jugut, ku shėnoi trende optimiste nė lidhjet mė tė mira ndėrmjet rivalėve bėrthamorė, Indisė dhe Pakistanit.
 
 
Nė shpėrthimin afėr Groznit kanė humbur jetėn tė pakten 40 persona
 
Moskė, 12 maj 2003 – Dy kryengritės vetėvrasės me bomba kanė drejtuar kamionin plot me lėndė shpėrthyese nė ndėrtesėn qeveritare lokale nė qytetin Znamenskoje, nė veri tė kryeqytetit tė Ēeēenisė, Grozni dhe gjatė shpėrthimit tė tij kanė humbur jetėn tė pakten 40 persona dhe janė plagosur mbi 70 tė tjerė, njofton Rojter.
 
Kėshtu, me kėtė njoftim tejkalohen shifrat e tė vrarėve nė edicionet tona tė mėhershme, tė dhėna sipas agjencive ndėrkombėtare tė lajmeve.
 
 
Ka arritur nė Irak admistratori i ri civil amerikan pėr Irakun, Pol Bremer
 
Basra, 12 maj 2003 – Admistratori i ri civil amerikan pėr Irakun, L. Pol Bremer, ka arritur sot (tė hėnėn) nė Irak pėr t’u marrė me rindėrtimin edhe rehabilitimin politik tė vendit pas luftės pėr rpėrmbysjen e regjimit tė Sadam Hyseinit, njofton Rojter. Bremer, i cili shkoi me aerplan nė qytetin Basra nga Kuvajti fqinj, ka thėnė se “ėshtė i kėnaqur qė ėshtė kėtu” pėr tė filluar tė ndihmojė vėnien e vendit nė kursin e demokratik.
 
Sė bashku me tė, kanė qenė Riēard Mejers dhe Xhej Garner. Bremer, 61-vjeēar, ishte ish-ndihmės i sekretarėve amerikan tė shtetit, Ulliam Roxhers dhe Henri Kisinxher.
 
 
Britania ashpėrson ligjet kundėr terrorit
 
Londėr, 12 maj 2003 - Britania e madhe do tė ashpėrsojė ligjet kundėr terrorit. Sipas propozimeve tė ministrit tė Brendshėm Dejvid Blanket nė tė ardhmen personat e dyshimtė pėr terror do tė mund tė arrestohen deri nė 14 ditė pa ndonjė akuzė. Deri tani pėr kėtė ekzistonte afati i arrestimit deri nė 7 ditė.
 
Blanket bėri tė ditur se struktura e pėrgjithshme e terorizmit ndėrkombėtar kėrkon qė policisėä ti ipet mė shumė kohė pėr hetime. Ndryshimet e planifikuara tė ligjit pėr arrestin megthate duhet tė miratohen nga parlamenti.
 
 
 
Qytetarėt e Lituanisė miratuan hyrjen e vendit tė tyre nė BE
 
Vilnius, 12 maj 2003 - Shumica absolute e qytetarėve tė Lituanisė miratuan hyrjen e vendit tė tyre nė BE. Sipas njoftimeve nga komisioni shtetėror zgjedhor nė referendumin e fundjavės "pėr" votuan rreth 90% tė qytetarėve.
 
Presidenti lituanez Rolandas Paksas bėri tė ditur se ka nisur njė kapitull i ri nė historinė e Lituanisė. Ish Republika Sovjetike iu pėrket 10 vendeve tė cilat do tė pranohen nė BE nė majin e vitit 2004.
 
 
Deputetėt nga vendet e reja anėtare nė BE pėr herė tė parė nė mbledhjen plenare tė PE
 
Strasbur, 12 maj 2003 - Deputetėt nga 10 vendet e reja anėtare nė BE sot pėr herė tė parė marrin pjesė nė njė mbledhje plenare tė Parlamentit Evropian. Tetė vendet e lindjes dhe tė Evropes sė mesme si dhe Qipro dhe Malta kanė dėrguar 162 parlamentarė nė Strasbur.
 
Njė zėdhėnės i Parlamentit Evropian ka njoftuar se deputetėve doi tu ipet kohė pėr tu informuar mė mirė me punėn e pėrfaqėsimit tė popullit evropian.
 
 
Ministri i Jashtėm gjerman Joschka Fischer udhėton pėr Algjeri
 
Berlin 12 maj 2003 - Ministri i Jashtėm gjerman Joshka Fisher sot udhėton pėr Algjeri. Pas arritjes atje ai do tė bisedojė me udhėheqjen algjeriane lidhur me fatkeqėsinė nė Sahara ku patėn humbur 31 turistė nė mesin e tė cilėve edhe 15 gjermanė.
 
Tema tjera sipas njoftimeve nga zyra e punėve tė jashtme do tė jenė bashkėpunimi bilateral dhe ēėshtjet aktuale ndėrkombėtare. Pas pėrfundimit tė vizitės nė Algjeri, Fisher udhėton pėr Maroko dhe Tunezi ku do tė zhvillojė bisedime politike ndėr tė tjera lidhur me procesin paqesor pėr Lindjen e Mesme.
 
 
SHBA tėrheqin njė pjesė tė madhe tė trupave pėr kėrkimin e armėve nga Iraku
 
Uashington, 12 maj 2003 - SHBA me gjasė do tė tėrheqin njė pjesė tė madhe tė trupave tė tyre pėr kėrkimin e armėve nga Iraku. Sipas gazetės 'Washington Post', njė pjesė e trupave e cila koordinonte punėn do tė tėrhiqet nė qershor.
 
Njėsitet amerikane gjatė muajve tė kaluar nuk ia arriten tu bijnė nė gjurmė armėve pėr shfarosje masive nė Irak. Raporti i shtypit qėndron nė kundėrshtim me deklarimet e ministrisė amerikane tė mbrojtjes. Pentagoni mė parė kishte njoftuar se numri i isnpektorėve tė armatimit nė Gjiri do tė ngritjej dukshėm.
 
 
Izraeli ka rivėnė ndalimin e lėvizjes nė Rripin e Gazės
 
Jerusalem, 12 maj 2003 – Izraeli ka rivėnė sot (e hėnė) ndalimin e lėvizjes nė Rripin e Gazės pėrkundėr premtimit gjatė vizitės sė sekretarit anmerikan tė Shtetit, Kolin Pauell, pėr gjeste humanitare ndaj palestinezėve nė frymėn e planit tė ri tė paqes, njofton Rojter.
 
Pas bisedimeve me Pauellin tė shtunėn, qeveria izraelite ėshtė pajtuar tė lirojė 180 tė paraburgosur palestinezė dhe tė lejojė 25 mijė punėtorė palestinezė tė hyjnė nė Izrael pėr tė punuar.
 
Duket se rivėnia e ndalimit tė lėvizjes ėshtė pėrgjigje ndaj kėrkesės sė Pauellit qė Izraeli dhe palestinezėt tė fillojnė praktikisht hapat e pajtimit, madje para se Izraeli tė jepė mbėshtetjen pėr planin paqėsor, i cili synon njė shtet tė pavarur palestinez mė 2005.
 
 
Nė njė shpėrthim nė Ēeēeni kanė humbur jetėn tė pakten 16 veta
 
Grozni, 12 maj 2003 - Njė kamion plot me lėndė shpėrthyese ka depėrtuar furishėm nė njė ndėrtesė lokale administrative nė Ēeēeni, duke lėnė tė vdekur tė pakten 16 njerėz, njofton BBCWorld. Shpėrthimi ka ndodhur nė qytetin Znamenskoje nė veri ta kėsaj republike, kanė thėnė zyrtarėt vendorė. Kryengritėsit ēeēenė po luftojnė pėr pavarėsi nga Moska.
 
 
Sot ka filluar nė Roterdam gjykimi 13 tė akuzuarve tė dyshimtė pėr lidhje me rrjetin Al Kada
 
Roterdam, 12 maj 2003 – Sot (e hėnė) ka filluar nė Roterdam gjykimi 13 tė akuzuarėve tė dyshimtė pėr lidhje me rrjetin Al Kada, njofton BBCWorld. Bėhet e ditur se 12 prej tė akuzuarėve jetonin ilegalisht nė Holandė dhe kishin qenė arrestuar vjet.
 
Prokuroret i kanė paditur ata pėr ndihmė armikut gjatė kohės sė luftės, akuzė kjo qė nuk ėshtė pėrdorur nė Holandė, pėrpos pėr krime nga Lufta e Dytė Botėrore. Ata akuzohen pėr ndihmė financiare dhe logjistike pėr rrjetin Al Kaida dhe grupet e tjera radikale islamiste. Tė akuzuarit janė nga Libia, Egjipti, Algjeria, Maroko, Iraku dhe Turqia.
 
 
Pauell thotė se qeveria e re palestineze me vendosmėri duhet shpėrbėrė grupet terroriste
 
Jerusalem 12 maj 2003 - Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell thotė se qeveria e re palestineze duhet tė veprojė me vendosmėri pėr tė shpėrbėrė grupet terroriste nė mėnyrė qė pėrpjekjet pėr paqe tė shkojnė para. Zoti Pauėll gjithashtu i kėrkoi Izraelit tė marrė masa pėr zbutjen e gjendjes sė vėshtirė tė palestinezėve nė Bregun Perėndimor dhe nė Rripin e Gazės.

Pauell nė ndalesėn e tij tė parė, nė Jeruzalem, u kėrkoi, si Izraelit, ashtu edhe palestinezėve tė pėrfitojnė nga kjo mundėsi pėr tė bėrė hapa konkretė. Ai foli pozitivisht nė lidhje me emėrimin e Kryeministrit tė ri palestinez, Mahmud Abaz.

Sekretari Pauell tha se palestinezėt kanė bėrė hapa nė drejtim tė paqes dhe reformave, por ai shtoi se mė shumė nevojitet. ”Ne duhet tė shohim gjithashtu veprime tė shpejta e tė vendosura nga palestinezėt pėr ēarmatosjen dhe shpėrbėrjen e infrastrukturės terroriste. Pa veprime tė tilla, pėrpjekjet sado tė fuqishme, do tė dėshtojnė, tha Pauell.
 
 
Fillon gjyqi pėr masakrėn nė Bali
 
Bali, 12 maj 2003 - Personi i parė qė akuzohet nė lidhje me shpėrthimin nė Bali, tetorin e kaluar ku u vranė mė shumė se 200 njerėz, ka dalė para gjyqit. Mbi Amrozin rėndojnė katėr akuza pėr terrorizėm nė bazė tė ligjit tė miratuar pas bombės nė Bali.

Ai ėshtė personi i parė i akuzuar nė lidhje me shpėrthimin nė Bali dhe i pari qė del para gjyqit.
Amrozi, njė mekanik 40-vjeēar nga ishulli Java, akuzohet se ka blerė materialet kimike qė janė pėrdorur pėr bombėn si dhe furgonin, me tė cilin i ka transportuar.

Akuzat qė rėndojnė mbi tė janė, konspiracion pėr tė shkaktuar terror, gjenerim tė dhunės, shkatėrrim tė pronės si dhe dėmtin tė infrastrukturės publike.
 
 
Zbulohet identiteti i informatorit brenda IRA-s
 
Belfast, 12 maj 2003 - Burime nga rendi bėjnė tė ditur se njė i infiltruar nė IRA qė punonte pėr ushtrinė britanike ėshtė larguar nga Irlanda e Veriut pėr arsye sigurie.

Gazetat nė Britani dhe Irlandė pėrmendin agjentin e njohur si 'Hanxhari', tė cilin tani burime tė rendit konfirmojnė se ėshtė agjenti i quajtur Fredi Scappaticci, nga Belfasti dhe 50 vjeē.

Ai u largua nga Irlanda e Veriut tė hėnėn nė mėngjes pėr arsye sigurie.
 
 
Gazeta "Nju Jork tajms" kėrkon falje
 
Nju Jork, 12 maj 2003 - Gazeta "Nju Jork tajms" ka botuar njė shkrim tė gjatė ku u kėrkohet falje lexuesve pėr gazetarin e saj qė u provua se i bėnte shkrimet nga apartamenti i tij dhe 'vidhte' prej gazetave rivale. Ky zbulim ka qenė mjaft i ulėt pėr reputacionin e gazetės, e cila e mban veten si njė prej bastioneve tė gazetarisė sė standartit tė lartė.

"Nju Jork tajms" i dedikoi pjesė tė faqes sė saj tė parė dhe katėr faqe tė brendshme historisė se si njė gazetar i saj u gjet duke fabrikuar lajme.

Pėr pesė vjetė rresht puna e gazetarit Xhejson Bler kishte ngritur shqetėsime, por jo aq serioze sa tė bėhej i nevojshėm fillimi i ndonjė hetimi.

Por kur ndodhi, rezultoi se gjysma e shkrimeve tė Jaysonit ishin trillime.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.