11.05.2003 - Trepca.net

Revista tė rralla:  Zėri i sė vėrtetės - The voice of Truth

Zvicėr, 11 maj 2003 / TN
Revista <Zėri i sė vėrtetės - The voice of Truth>, numėr 1/02, N.J. USA
          
Revista <Zėri i sė vėrtetės – The voice of Truth>, ėshtė njė revistė:  “e pėrkohėshme, diturake-mjeshtėrore-dokore” qė botohet nė Nju Xhersi (New Jersy) tė Amerikės qė nga viti 1988, del dy herė nė vit dhe drejtohet nga veprimtari dhe atdhetari i Lumės Essat Bilali .
          
Shikuar nė strukturėn dhe konceptin e saj, mund tė thuhet se kjo revistė ėshtė njė kontuinitet i vazhdimėsisė sė revistave kombėtare qė janė botuar prej shekujsh, siē ka qen “Flamuri i Arbėrit” i De Radės, “Zėri i Shqipėrisė” Anastas Kolluriotit, “ Albania ” e Faik Konicės, “Krahu i Shqiponjės” i shkrimtarit ēam Bilal Xhaferri, “Lidhja” e Antonio Belushit  e kėshtu me radhė.
           
Intelektuali e veprimtari i shquar Essat Bilali ka lindur nė Bicaj tė Kukėsit, ėshtė nipi i patriotit Muharrem Bajraktari. Ai qyshė nė vegjeli detyrohet ta braktisė atdheun ku shkollimin fillor pjesėrisht e kryen nė Gostivar kurse gjimnazin nė Prizren. I takon brezit tė dr.Sadri Fetiut dhe me sa di edhe Eshtref Ademajt.
 
Mė vonė regjimi jugosllav e detyron ta braktisi edhe Kosovėn dhe ai vendoset nė Amerikė. Atje ka studiuar shkencat shoqėrore dhe ato natyrore. Pėr zbulimet shkencore ėshtė paisur me dy mikropatente gjė qė e kanė bėrė tė pasur!
 
Thėnja se artin e krijojnė shtresat e larta tė aristokracisė, e dėshmon edhe pėrpjekja e Essat Bilali t pėr tė nxjerrur revistėn e tij “Zėri i sė vėrtetės” qė trajton ēėshtje politike, historike kulturore dhe tė tjera, disa prej tė cilave prezentohen edhe nė gjuhėn angleze. Ky veprimtar i shquar dikur ka sponzorizuar edhe tė pėrmuajshmen kulturore “Luma” qė e drejtoi poeti i ndjerė Agim Spahiu dhe mė pas Zana Spahiu. Kurse mė vonė edhe revistėn “Dy Drinat”, revista kėto me seli nė Kukės.
           
Nė numrin 1/02, tė revistės “Zėri i sė vėrtetės”, nė faqen e parė ėshtė prezentuar nė gjuhėn angleze shkrimi historik i  dr.Muhamet Tėrnavės, “Popullsia e Kosovės nė shekullin e XIV-XVI.”, shkrim ky i cili vazhdon edhe nė faqen 3 dhe 4 tė kėsaj reviste. Nė faqen e dytė botohet njė Rezolutė  e Ligės Shqiptaro-Amerikanė drejtuar Kongresit Amerikan pėr njohjen e Pavarėsisė sė Kosovės, qė mban datėn 20 qershor 2002.
 
Njė vend tė veēantė dhe nė njė hapėsirė voluminoze kanė zėnė kujtimet e shkrimtarit Naum Prifti i cili flet rreth fatit tė dramės “Rrethimi i bardhė”. Me shkrime tė karakterit ndriēues tė shumė ngjarjeve tė errėta tė historiografisė sė nėpėrkėmbur (sidomos tė krahinės sė Lumės), ėshtė trajtesa “Betejat e reja nuk fitohen me dyfeqet e vjetra” qė kanė pėr autor Neshet e Essat Bilali n, tė cilėt mirren kryesisht me ndriēimin e figurės sė Muharrem Bajraktarit, pėrkitazi me “Qėndrimin e M.Bajraktarit ndaj forcave partizane nė Lumė”.
           
Nė faqet e kėtij numri tė revistės nė fjalė, do tė gjejmė edhe letra e korrospodenca, tė ndryshme, si dhe njė shėnim “In memoriam” pėr Tahir Kėrnajėn, veprimtar i njohur nė SHBA. Nė faqet letrare prezentohet njė ese letrar i Shefqet Dibrani t, pėrkitazi me njė letėrkėmbim poetik tė Agim Spahiut me tė bijėn Iden. Po ashtu nėpėr kėto faqe do tė gjejmė edhe shėnime pėrvjetorėsh si ai pėr revistėn “Luma” si dhe mjaftė poezi qė kanė rastisur nė kėtė numėr tė janė nga poetėt e trevės sė Lumės siē janė: Agim Spahiu, Hysen Shehu, Ismail Bytyēi, Ida Spahiu e ndonjė tjetėr.
           
Shikuar nė pėrgjithėsi revista “Zėri i sė vėrtetės – The Voice of Truth” e Essat Bilali t si tėrsi ėshtė njė perlė e rrallė dhe e domosdoshme pėr t’u arkivuar nėpėr arkivat dhe bibliotekat tona me rėndsi tė veēantė.
            
Revista botohet nėn patronazhin e “LUMA Co” dhe ka kėtė adresė: P.O. Box 184, Ridgefield, N.J: 07657 USA . E-mail: Luma38@aol.com

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.