|
 |
|
...NĖ KOSOVĖ U PĖRSĖRIT VĖRTET HOLOKUASTI SHQIPTAR..!? |
thotė nė rrėfimin e tij tė gjatė dhe rrėnēethės
Dr. Shyqri Syla, mjek-specialist nga Vushtrria i cili falė
gjeturisė sė tij arriti tė shpėtojė nga vdekja e sigurtė sė
bashku me familjen si dhe e mijėra shqiptarė tjerė tė cilėt
dy ditė pas fillimit tė bombardimeve tė NATO-s u detyruan sė
pari tė strehohėn nėpėr podrume tė shtėpive derisa u
detyruan qė edhe nga aty disi t“a ēajnė rrugėn e ikjes
biblike nga dhuna dhe terrori serb. Duhej disi tė shpėtojnė nga
rrethi i vdekjes e cila e kishte mbėrthyer qytetin e Vushtrrisė
pėr tė arritur deri nė Kampin e vdekjes nė Bllacė, qė
u quajtė mė tė drejtė; Holokausti shqiptar ! Nga Bllaca me tė
shoqėn, djalin (19) dhe vajzėn (17) transferohėt nė Stankovc,
ku pas rreziqeve dhe vuajtjeve tė mėdha arrijnė tė strehohen nė
qytetin Waldeck-Netzce tė Gjermanisė ku do tė qėndrojnė
disa muaj pėr tu kthyer nė vendlindje me tu ēliruar
Kosova me 12.06.1999.
10 maj 2003 / Pėrgatiti: Rexhep Elezaj
Rrėfimi
i Dr. Shyqri Sylės mbi Holokaustin shqiptar ėshtė njė dėshmi
e gjallė dhe me vlera tepėr tė mėdha pėr kohėn, historinė
dhe gjeneratat qė do vijnė mė pas, ėshtė njė pėrjetim tepėr
i hidhur mbi tmerrin, dhunėn dhe gjenocidin serb nė Kosovė gjatė
periudhės mars, prill dhe maj 1999. Eshtė njė rrėfim i gjatė
qė fletė mbi ngjarjet tragjike tė njė populli i cili nė kėrkim
tė lirisė durojė, sakrifikojė, vuajti dhe pėrjetojė
peripecitė mė tė tmerrshme qė mud t“i bartė qenja njerėzore,
andaj po e sjellim kėtė rrėfim (nė vetėn e parė) pėrmes tė
cilit lexuesi do ti rikujtoi edhe njėherė ngjarjet dhe
tmerret qė pėrjetuan shqiptarėt gjatė periudhės mars-qershor
1999 e cila ishte shėndrruar nė arenė tė dramės dhe tragjedisė
mė tė madhe shqiptare nė Ballkan nė fund tė shekullit 20-tė..!!
E
premte, 25 mars 1999, ditė tregu nė Vushtrri, por qė i ngjante
tė dielės, ku vėreje pakė njerėz nė rrugė, por edhe ata qė
shikoje ishin tė brengosur dhe tė shqetėsuar pėr ngjarjet qė
ndodhnin nė qytet si dhe ato qė po ndodhnin atė ditė nė
Prishtinė, nė ditėn e tretė tė sulmit tė NATO-s kundėr
Serbisė. Vendosa t“i vizitoi prindėt nė skajin tjetėr tė
qytetit dhe njėkohėsisht t“u bėja miqėve njė telefonatė nė
Prishtinė. I thirra disa nga ata qė tė vijnė nė Vushtrri, nėsė
atje nuk mund t“i qėndrojnė dhunės policore serbe, sepse tek
ne kishte vend pėr t“i strehuar. Nga vėllau im mėsova se
zyreve tė OESB-sė tė cilat gjendeshin prapa shtėpisė sime nė
Vushtrri ēetnikėt dhe paramilitarėt serbė ia kishin vu
zjarrin. Prindėrit dhe vėllėzėrit e mij friksoheshin pėr
fatin e familjės sime dhe mė lutėn qė ti sjelli kėtu sa mė
parė, sepse tani ishim nė rrezik tė gjithė.
Shtėpia
e vėllaut tim tė vogėl, gjysėm e meremetuar, posedonte njė
bodrum tė madh tė cilin vendosėm ta shfrytėzojmė si
strehimore dhe pėr kėtė e dinin tė gjithė fqinjėt, kėshtu qė
oborri i shtėpisė sė vėllaut u mbush pėrplotė me njerėz tė
frikėsuar; pleq e tė rinjė, gra e fėmijė tė cilėt kėrkonin
strehim dhe shpėtim. Nė mesin e tyre ishte edhe miku ynė me tė
fejuarėn e djalit tim si dhe shumė tė tjerė nga Prishtina.
Deri nė mbrėmje numri i tė rrezikuarėve arriti nė 87 veta.
Ate natė kriminelėt serbė sė pari na e ndėrprenė korentin e
pastaj edhe lidhjet telefonike. Tė rriturit u mundonin qė njėrėn
anė tė bodrumit ta shtronin me dėrrasa e ta mbulonin me ndonjė
batanie nė mėnyrė qė, bile, pleqėt dhe tė smurit tė
pushonin nga dy orė me ndėrrime.
Ishte
kohė e zymtė, askush nuk guxonte tė kullej, tė teshte apo tė
tymoste duhan nė bodrum, por nuk ankoheshim, mė rėndėsi ishte
ta shpėtonim kokėn..!
Rruga
e asfaltuar qė kalonte afėr bodrumit tonė vlonte nga
paramilitarėt dhe policėt serbė tė armatosur deri nė dhėmb tė
veshur mė tė zeza e fytyra tė lyera me ngjyra si Apaēėt
e perėndimit tė egėr ! Shtinin nga kallashnikovėt sa kishin
fuqi si tė ēmendur, fyenin e shanin nėnėn shqiptare, UĒK-nė,
NATO-n dhe Amerikėn mė njė zė tė njerėzve tė ēartur nga
shlivovica e vjedhur dhe e plaēkitur nga dyqanet e thyera tė
shqiptarėve.
Fėmijtė
nga frika qanin mė zė, dhe pėr fat tė mirė ata i largonim
disi nė anėn tjetėr tė shtėpisė sė vėllazėrve. Nuk
guxonim tė leviznim as nė oborre prej snajperistėve, qielli pėrflakej
nga zjarri i shtėpive qė digjeshin, digjej e gjithė qėndra e
qytetit mė tė vjetėr nė Kosovė, barbarėt digjnin kėshtu
antikėn bashkė me xhaminė kryesore, njėra ndėr mė tė
vjetrat nė Ballkan. Ai qė nuk e kishte pėrjetuar ferrin deri
ate natė e pėrjetonte kėtu nė kėtė pjesė tė harruar tė kėtij
qyteti. Tė gjithė ndanin ndjenjėn se ky ishte fundi i jetės e
sidomos gratė tė cilat pa ndėrprerė mė pyetnin se ēka po bėhėt
mė neve, a do tė na ndihmojė ndokush, etj?! Pėr tė gjithė gjėja
disi fjalė qetėsuese dhe as vetė nuk e dija se nga mė vinin
ato, u ipja shpresė se kjo gjendje do tė kalojė
shpejt..!?
Maxhetorėt
e kishin vėshtirė tė pėrgadisnin bukė pėr gjithė kėtė
popullatė, nuk kishim sasi tė mjaftuar tė miellit, vajit,
sheqerit e besa as drunjė pėr zjarr, pasiqė askush nuk e kishte
parapa kėtė gjenocid tė shpejtė dhe kaq tė pamėshirshėm
prej fqinjėve tė deridjeshėm. Megjithatė, disi ngrėnėm
darkė dhe ashtu tė lodhur e tė rraskapitur u shtrimė mbi dėrrasa
pa jasteka nėn kokė, me apo pa batanie pėr t“u ēlodhur me ndėrrime.
Gjumi nuk na zinte nga friga se po na vrisnin kėtu ku ishim
strehuar, apo mos po na qonin n“ajėr me ndonjė mjet eksplodues,
pasiqė strehimorja jonė gjendej mu buzė rrugės sė asfaltuar.
Kur zbardhi dita, u ngritėm tė kėnaqur qė ende ishim gjallė
dhe po e shihnin njėri tjetrin..
E
shtunė, 27 mars, nė rrugė nuk kishte njerėz, aty kėtu endej
ndonjė qen endacak i uritur tė cilėt poashtu ishin tė frikėsuar
nga krismat e armėve. Nga kurreshtja u ngjita nė katin e dytė tė
kėsaj shtėpie gjysėm tė meremetuar dhe prej aty kuptova nga njė
i afėrm se ēetnikėt me kokarda nė ballė ate natė kishin plaēkitur
tėrė qytetin dhe pastaj ia kishin vu zjarrin dyqaneve tė
shqiptarėve. Kriminelet serbė qitnin me armė rrugėve tė
qytetit dhe njerėzit iknin prej tyre si prej bishave duke u
fshehur nėpėr oborre tė huaja, poashtu kėndonin kėngė
nacionaliste-ēetnike duke i fyer shqiptarėt nė ēdo hap, sepse
e dinin se shqiptarėt ishin tė ēarmatosur dhe duarthatė e tė
pa organizuar, prandaj edhe silleshin shlirė dhe barbarisht ndaj
tyre.
Vushtrria
mė 28 mars nuk ekzistonte mė, ky ishte njė realitet tragjik, kėshtu
nuk kishte ndodhur as nė kohėn e Krishtit, as nė kohėn e
inkvizicionit, as nė kohėn e fashizmit e as kur ka patur bota
faraonė, despotė e feudė, dhe as historia e njerzimit nuk ka shėnuar
kėso lloj dhune me djegje, rrahje, plaēkitje dhe vrasje tė pleqėve
dhe tė tė rinjėve. Tėrė ditėn mundohesha qė ti qetėsojė
gratė dhe fėmijt qė ishin tmerruar nga tė shtėnat e ēetnikėve,
por e njėjta gjė na ndodhi edhe natėn e dytė. Ndėrsa ditėn e
tretė (28 mars) ashtu i lodhur dhe i pa gjumė mė erdhi ideja tė
dėpėrtoi disi bashkė me musafirėt e mij deri tek shtepia ime nė
anėn tjetėr tė qytetit duke shpresuar se ajo ende nuk ishte
djegur. Nuk munda tė pėrshendetėm mė askend, as me nėnėn
time tė smurė ngase kisha frikė se mos po brengoset pėr ne..!
U nisėm rrugicave tė qytetit dhe duke u fshehur aty-kėtu, mė nė
fund arritėm nė shtėpinė time, tė gėzuar qė ajo ende nuk
ishte djegur, por edhe pėr faktin se i ēliruam pakėz kėta njerėz
tė shumtė tė strehuar aty ku ishim edhe ne mė parė nė
bodrumin e shtėpisė sė vėllaut tim. Aty gjetėm pakėz miell e
vaj; ditėn ende kishte korrent, prandaj e shfrytzuam rastin tė
gatuanim bukė, sepse nė dyqane nuk guxonim tė shkonim dhe as qė
nė to gjendej ndonjė artikull..! Po ashtu, natėn nuk guxonim
ti ndeznim dritat, flinim tėrė kohėn tė veshur dhe tė
mbathur nė mėnyrė qė nė rast rreziku tė iknim pa u vonuar.
Dy
netėt e para nė shtėpinė time na dukeshin mė tė qeta,
ndoshta pse ishim tepėr tė lodhur prej strehimorės, apo ndoshta
pse krismat e armėve tė ēetnikėve dėgjohėshin mė larg..!
Ende nuk iu kisha lajmėruar vėllėzėrve, edhe pse nuk
kisha harruar, kėtė nuk mund ta bėja sepse lidhjet telefonike
ishin tė ndėrprera. Pėr njė ēast mendova tė shkoi tek ata,
por nuk mė lejojė gruaja ime e cila shprehu gadishmerinė qė kėtė
punė ta mirrte ajo pėrsipėr duke menduar se si fėmėr dhe
relativisht e vjetėr mė lehtė do ti kalonte rrugėt e
qytetit, prandaj edhe u nis me njė qantė nė dorė. Pas njėzet
minutash u kthye e zbehur dhe e friksuar, meqė paramilitarėt pėrpak
sa nuk e kishin vrarė, mirėpo kishte arritur tė ikte disi.
Ditėn
e tretė filluan kalljet e shtėpive tona, sė pari tė atyre afėr
kazermės ushtarake e pastaj edhe ato afėr lagjės tonė. Tė
njejtėn ditė nė njė shtepi afėr nesh ēetnikėt morrėn me
dhunė njė makinė Golf dhe njė Mercedes, ndėrsa i zoti i tyre
iku nga shtėpia e tij duke u frikėsua se mos po ia vrasin fėmijt.
Prej tė shtėnave tė mėdha tė armėve u trishtuan edhe musafirėt
e mij nga Prishtina, sepse paniku na hyri tė gjithėve nė palcė
tė kurrizit, ne burrave e lėrė mė fėmijve, pasi qė njė
automobil me ngjyrė tė verdhė tėrė kohėn me shpejtėsi
marramendėse kalonte rreth e rrotull lagjės sonė duke shkrepur
nga armėt e zjarrit pa ndėrpre. Mė nė fund erdhi nata mė e
tmerrshme e kėsaj odisejade shqiptare.
E
merkurė, 31 mars 1999, nė ora 01.15 tė mengjesit filloi njė
breshėri tė shtėnash mbi dritarėt e shtėpisė sonė. Shpejt u
zgjuam por edhe mė shpejt u ngritėm nga shtrati dhe qė tė
gjithė tentuam se kush mė para tė vėrente pėrmes dritareve se
ēka po ndodhte jashtė nė oborr. I pari, edhe pse kisha harruar
kėshillėn qė u pata dhėnė musafirėve tė mij qė tė mos e
ngrisin kokėn nė dritare kur ēetnikėt tė gjuajnė me armė,
sepse ekziston mundėsia qė e shtėna e dytė tė qėllon nė kokė,
u afrova tė shikoj se ēpo ndodhte jashtė. Nė oborr nuk vėreja
asgjė, si duket ata kishin shti prej rruge. Nė shtėpi u krijua
huti dhe kaos, nuk guxonim ta ndiznim qirin, prandaj, kėmba-doras
u takuam nė njė vend mė tė sigurt, por ishim mjaftė tė
friksuar. E dinim se kjo ishte vėrejtja e fundit nga armiku sepse
herėn tjetėr do tė na vrasin dhe do tė na i djegnin shtepitė
bashkė me ne tė gjallė ose tė vdekur, prandaj duhej tė bėnim
plane pėr ikje sa mė para.
Dolėn
shumė propozime, por asnjėri nuk ishte i sigurtė, gjumi mė nuk
na mirrte, pritnim tė dėgjonim ndonjė thirrje prej vajzės sė
tezės apo nga bashkėshorti i saj pasiqė e kishim lėnė tė
hapur rrethojėn e oborrit qė na ndante me qėllim qė tė iknim
mė lehtė tek njėri tjetri nė rast rreziku. Nė ato ēaste
mendoja; si ta lėshoi shtėpinė time, vatrėn time tė cilėn me
aq mund e ndėrtova pas tridhjet vjet pune nė lėmin e shendetsisė,
si tė pėrkulėm para plaēkitėsve e gjakpirėsve serbė !? Pasi
nuk kishim armė zjarri m“u kujtua njė sopatė e vogėl dore nėn
shkallėt e betonit dhe thash me vedi; le tė ikin tė gjithė e
unė do tė qėndroi nė mbrojtje tė shtėpisė, pasurisė dhe
nderit tė kombit tim me ate sopatė pėr aq sa do tė kem forcė,
por kurrėsesi nuk do tė dorėzohėm..!!
Frigohesha pėr tė gjithė, por mė sė shumti pėr tė
vetmin djalė qė e kisha aty, Mentorin, pėrndryshe student i
shkelqyeshėm i Fakultetit tė Mjeksisė, por edhe pėr vajzėn
time shtatėmbdhjet vjeēare dhe katėr vajza tjera tė mikut tim
qė gjendeshin po aty. U propozova qė tė ikin tė gjithė sa nuk
ėshtė bėrė vonė e unė do t“iu bashkangjitėsha pas pakė
kohe duke mos u tregua qėllimin tim. Djali im si dukėt mi lexoi
mendimet dhe u betua para tė gjithėve se as ai nuk do tė ikė nėsė
nuk shkoi me ta. Kjo ma theu mendjen dhe u detyrova tė iki edhe
unė. Gratė nė shpejtėsi i fėrguan vetė e fundit qė na
kishin mbetur dhe na thirrėn ti afrohemi sofrės. Kafshata na
u lidhte tė gjithėve nė gojė, u munduam ta shtyjmė mė qumsht
tė ftohtė, por nuk patėm sukses dhe askush nga ne nuk e
pranonte se nga frika nuk po i hahej buka. Sofra dhe teshat nėpėr
dhomė tė fjetjės mbetėn tė shtruara e unė ende mundohesha t“u
japė kurajo tė tjerėve, por kot, si duket edhe te unė vėrenin
frikėn. Tė gjithė dridheshim, ishim zbehur, bebėzat e syve na
ishin zgjeruar dhe kishim levizje tė duarėve jo tė koordinuara
mirė. Njė temperaturė e paprekshme na i kaplonte zorrėt, kėmbėt
menzi na mbanin, ishte
vėshtirė ta prisje vdekjen nė kėmbė pa patur mundėsi qė tė
mbrohėsh !!
Me
tė zbardhur dita i pamė fqinjėt tanė me rraqe dhe ēakla tjera
duke ikur pranė derės sė oborrit tonė, nė mes tyre ishte edhe
tezja ime me tė bijėn, dhėndrrin dhe nipin e vogėl tė cilėt
na njoftuan se plumbat e krismave tė natės kishin rėnė edhe nė
dritarėt e shtėpisė sė tyre, prandaj iknin duke mos ditur se
kah po ia mbajnė..!! Edhe ne dolėm, mbyllėm vėtėm derėn e
oborrit, nuk kishte kohė tė mirrnim apo tė menjanonim diēka me
vlerė, sepse nė pyetje ishte jeta.. Njė grua fqinje e prindėrėve
tė mi e pashė aty dhe e porosita qė t“i njoftoi ata se ne ende
jemi gjallė dhe se po iknim kah tė na shohin sytė..
Nė
tė gjitha anėt shikonim njerėz duke ikur; po shfaqej golgota
shqiptare, dikush me qerre kuajsh, dikush me automjete pėrsonale
e dikush me traktora dėbohėshin nė anė tė kundėrta, kėshtu
qė dukeshin edhe mė shumė tė shpėrndarė. Neve u drejtuam kah
fshati Lugu i Mirė, por pasiqė edhe atje ishte gjendje e
tendosur u drejtuam kah Shtitarica nėpėr ara, drejt shtėpisė sė
djalit tė hallės i cili ishte me ne. Pak pa mbėrri mbi urėn e
lumit Sitnicė, prej shkollės fillore 21 Nėntori ,ku tashmė
ishin vendos snajperistėt dhe ushtarėt serbė, njė plumb pushke
fishkėlloi pranė kėmbėve tė tė tri vajzave tona qė shkonin
disa metra prapa burrave. U trembėm tė gjithė, por nuk kishim mė
kohė pėr asgjė. Mė nė fund mbėrritėm nė fshatin e
Shtitaricės dhe prej oborrit tė shtėpisė u drejtova sė pari
kah hambari i grurit dhe i misrit duke e vertetuar sasinė e
drithit qė nė rast nevoje tė kemi diē pėr ushqim. Edhe pse dėgjoheshin
granatime, aty disa ditė e ndjenim vehtėn mė tė qetė se sa nė
qytet. Ende flinim mbathur. Ēdo ditė e mė tepėr dėgjonim
granatime dhe shihnim djegje tė shtėpive tė afėrta e kur kjo
ndodhi edhe nė Dolak, fshat shumė afėr nesh na kaploi serish
tmerri. Isha shumė i brengosur pėr dy djemėt qė kishim me
vehte e sidomos pėr pesė vajzat e mėdha, sepse ēetnikėt
vrisnin e dhunonin kudo qė mbėrrinin. Mentori, djali im dhe miku
i tij deshėn tė shkojnė nė UĒK,
ashtu tė pa armatosur edhepse nė mes nesh dhe luftėtarėve
tė UĒK-sė ishin tė pėrqendruara forcat kriminale ushtarake
dhe policore serbe, isha i sigurtė se do ti vrisnin, prandaj
unė i kundėrshtova. Nuk fjeta tėrė natėn duke menduar se si
ta zgjidhnim kėtė problem, kah tė ikim ?! Mė nė fund vendosa
tė shkoi fshehtas deri nė stacionin hekurudhor nė Vushtrri dhe
tė informohėm pėr ndonji tren i cili do tė na bartė deri nė
kufi tė Maqedonisė. Nga njė shqiptar shef i stacionit mėsova qė
po ate ditė, mė 4 prill 1999 nė ora 10.30 do tė mbėrrinte
treni special pėr shqiptarėt e pėrndjekur me dhunė i cili do
ti ēonte deri nė Bllacė. Shpejtė e njoftova grupin tim, e
edhe mė shpejtė u nisėm pėr nė tren. Rrugės na u bashkangjitėn
edhe fqinjėt tjerė. I pari hypa nė tren duke mė ardhur turp qė
po e lėshoja vendin tim. Isha mjaftė i merzitur, vajin e kisha nė
buzė, por nuk dorėzohesha para fėmijve dhe miqėve tė mi. Kjo
nuk zgjati shumė, posa u nis treni ia filluam spontanisht tė
qajmė tė gjithė, i madh e i vogėl, sikur tė kishim qėnė nėn
komandė, treni u bė vajtore, nuk dallonin tė vjetrit prej fėmijve,
u ngritėm nė kėmb sikur donim tė mos shkonim nė Maqedoni.
Tani mė nuk kishte rėndėsi se ku shkonim, sepse pas vetės po
linim gjithė ate qė ia kishim kushtuar tėrė jetėn; shtėpitė
dhe varret tona, shokėt e miqėt tanė, prindėrit e vėllėzėrit
tanė, vendet e punės e pacientėt gjysėm tė shėruar qė ende
pritnin ndihmėn tonė. Ishim tani vėtėm njė grup trupash tė
gjallė, njė kope delesh para ujqėve tė qartur e tė uritur.
Turp mė vinte nga duarkryqėsia jonė; ngase ditė tė tėra nuk
muarėm kufrarė udhėzimesh dhe as kėshillash nga udhėheqsit
tanė tė kthyer nga Rambujeja. Si dukėt ata ikėn tė parėt
jashtė Kosovės duke e lėnė popullin ashtu tė pa krye !?
Siē
thashė, nė tren ishim ngritur nė kėmbė sikur donim tė dinim
pėr herė tė fundit diēka mė shumė pėr prindėt, familjet,
qytetin dhe vendlindjen nėpėrmjet njė pjese tė xhamit tė
dritarės sė trenit qė ende kishte mbetur pa u mbuluar nga duartė
e shumta tė tė deportuarėve. Duke kaluar nėpėr fshatin
tim-vendlindjen time Mikaliē, pashė qė barbarėt i kishin djeg
tė gjitha shtėpit afėr asfaltit, ato tani ishin vėtėm gėrmadha,
bari mbi varrezat e tė parėve tė mi ishte bėrė shkrum nga
zjarri qė ua kishin vėnė hordhitė ēetnike. Mė dukej se unė
nuk qaja, ndėrsa lotėt mė shkonin rrėke faqeve; qante zemra
ime. Rrija nė koridor tė trenit nė mėnyrė qė unė i pari tė
bisedoja me policėt serbė duke ua menjanuar frikėn bashkėudhtarėve
tė mi, sepse askush nuk posedonte pasaporta e as deviza tė cilat
ata i lypnin. Ashtu edhe ndodhi; policėt pas bisedės qė bėra
me ta nuk e munduan askend. Pas bashkangjitjes se dhjetė vagonave
tė tjerė nė Fushė Kosovė tė stėrmbushur me tė dėbuar-
deportuarė nga Llapi, mė nė fund mbėrrimė nė Hanin e Elezit,
prej ku vazhduam nė kėmbė edhe 400-500 metra gjerė nė Bllacė,
vend neutral nė mes kufirit kosovaro-maqedonas. Nė oborrin e ēimentorės
nė Han tė Elezit pashė shumė shqiptarė tė njohur qė kishin
ardhė me automjete private e traktora tė ngarkuar me familjet e
tyre qė kufitarėt serbė e maqedonas nuk i lėshonin tė shkojnė
mėtutje pa u dhėnė deviza. Ata qė mė njihnin mė drejtohėshin
me pyetjen; a edhe Ju doktor a ?, a mbet kush nė Vushtrrinė tonė
?! Nuk dija si t“iu pėrgjigjem me saktėsi. Mė vinte turp tė mė
shihnin tė pėrlotur. Prej tyre mėsova se duhej ngritur tendėn
prej najllonave qė i hudhnin nga traktorėt e shumtė qė
endeshin aty pari. Por, problem ishte se si tė ngritej ajo pa
material tė nevojshėm ? Njėri prej tyre mė tha se duhet pėrdorur
drunjėt e krasitur nga plepat dhe shelgjet edhe ashtu tė
cunguara gjerė nė rrėnjė nga nevojtarėt e mėparshėm. Ne nuk
posedonim kurfarė mjeti qė ti prenim ato, bile as thikė buke
nuk kishim me vete duke iu frikėsuar kontrollit nė kufi se mos
po na shpallin edhe kėtu nė ikje
terrorist e do tė na vrasin.
Bllaca
ishte fshat 20 km. larg Shkupit dhe i ngjante kampeve tė pėrqendrimit
gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, i rrethuar me policė dhe
ushtarė. Ishin aty mijėra shqiptarė tė dėbuar me dhunė, nėn
kushte tepėr tė vėshtira hygjeniko-atmosferike e nėn qiell tė
hapur. Ēdo skutė, ēdo pėllėmbė e tokės ishte e mbuluar me
fekale-nuk kishte nevojtore e mos tė flasim pėr banjo apo
kuzhina?! Lumi Lepenc ishte i stėrngarkuar me flliqėsira e gratė
shqiptare ishin tė shtrenguara tė lanin teshat e fėmijve nė
te..!?
Bllacėn
e pagėzova me emrin Ferri i tė dėbuarėve shqiptarė. Aty
nuk pashė fėtyra tė buzėqeshura, por vėtėm tė merzitura dhe
tė pėrlotura qė tentonin tė hynin sa mė parė nė Maqedoni.
Kisha pėrshtypjen se mė tė friksuarit ishin pleqėt nga se ata
mundoheshin tė zinin rendin tė parėt. Kėtu nuk vlenin
rregullat e pėrparėsisė. Tė rinjėt thonin se ishin mė tė
rrezikuarit, pleqėt se nuk mund tė qėndronin. Tė gjithė i
kishte kapluar friga e vdekjes- e vdekjes nga uria gjatė
deportimit. Si tė shpjegohėt ndryshe vrapimi i pa ndėrprerė i
fėmijve dhe i disa tė rriturėve pas traktorėve nga tė cilėt
hudheshin vekket e bukėve shumica e tė cilave binin nė
baltėn e pėrzier me fekale e fėmijt as qė mbėrrinin t“i
pastronin si duhėt, por ua dorėzonin prindėrve tė tyre nėn
tenda duke grumbulluar sasi mė tė mėdha se sa u duhej. Pleqėt
dhe tė smurėt kėshtu ngelnin pa bukė, sepse nuk kishin forcė
tė vraponin ose tė shtyheshin nė rend. Ishte koha e tė
fortit. Edhe ne mbetėm pa tendė e bukė, prandaj, vendosėm
menjėherė ta zėmė rendin duke shpresuar se dikur do ti
afrohemi kufirit maqedon.
Pėr
t“iu afruar kufirit duhej kaluar nėpėr njė shpat tė Bllacės
tė cilin me qėllim e kishin ujitur-ngopė me ujė pėr tu bėrė
balta sa mė e rrėshqitshme dhe sa mė e ngjitshme pėr kėmbėt
e tė dėbuarėve nė mėnyrė qė ti pengonin qė mos t“i
afrohėn kufirit. Nė kėtė baltė rrėshqitnin dhe menzi
leviznin pleqėt, fėmijt dhe gratė shtatzėna, tė hendikepuarit
e tė smurėt, pra njerėz qė e pėrjetonin kėtė tmerr kishte
me mijėra. Ishte terr dhe pasi na futėn nė baltė e tela me
gjemba policia maqedone i sillej turmės sė njerėzve si hijenat
rreth krapojėve tė friksuar. I rrahnin, u bėrtisnin si bishave
duke i dyndur nė anėn e kundėrt tė vendit duke i goditur me
shkopinjė gome dhe kėshtu me rradhė..?!
Pėr
shumė njerėz e sidomos pėr tė hendikepuarit e vetmja shtroje
ishte ēanta me bukė e marrė nga shtepia pėr rrugė. Trupave tė
zhytur nė baltė u kishte mbetur vetėm forma e njeriut. Turma
nuk lėshonte pe, vazhdonin tė qėndronin nė kėmbė mbi baltė
duke e shtyrė dhe shkelė njėri tjetrin vėtėm qė tė
afroheshin kufirit. Aty u binda se shqiptarėt janė mė tė fortė
se vdekja; aty lindnin fėmijė dhe vdisnin e nuk i shihte askush,
edhe nė baltė fėmijt i mirrte gjumi, shkeleshin nga turma dhe
nuk zgjoheshin mė. Tė shėndoshėt smuheshin e tė smurėt
vdisnin pa i parė askush, gadi ēdo dhjetė minuta dikush
alivanosej. Disa tė rinjė tė Shoqatės El-Hilal , pjesa mė
vitale e popullsisė shqiptare nė trojet etnike nė Maqedoni qė
u lind dhe u rrit, po ashtu nė luftė dhe nė mes zjarrit, dhunės,
vrasjeve dhe masakrave tė sllavėve gjakatarė maqedonė, ia
shtrinė dorėn shqiptarėve tė deportuar nga pjesa tjetėr e
trojeve etnike (Kosovė), kur bota i kishte lėnė nė baltėn e
Bllacės. Tėrė kohėn i bartėn tė alivanosurit gjerė nė
spitalin e improvizuar mu nė mes tė policėve maqedonas, edhe
pse shpesh rraheshin nga ata. Anėtarėt e kėsaj shoqate ishin tė
gatshėm tė pranonin me mijėra njerėz nė shtepitė e tyre nė
Maqedoni.
Policia
maqedone sillej me turmėn shqiptare si me njerėz tė pa vlerė;
i fyenin dhe ua shanin kombin dhe nėnėn shqiptare, i urdhėronin
tė shtriheshin nė baltė pastaj tė ngriteshin, pėrndryshe
pasonin ramjet me shkopij gome nė kokė prej tė cilave shumė tė
smurė nuk ēoheshin mė nė kėmbė..!! Nuk kishe kujt t“i ankohėsh,
tė gjithė ishim nėn mėshirėn e kriminelėve maqedonė. Mendoj
se Bllaca do tė ngelė njolla mė e rėndė nė ndėrgjegjėn
e popullit maqedonas, nėsė janė popull..?! Aty ishte apokalipsa
moderne-viktima u pėrleshte me xhelatin si nė arenat romake.
BLLACA ISHTE HOLOKAUSTI SHQIPTAR ! Nuk dihet, dhe besojė se kurrė
nuk do tė del nė shesh e verteta se sa varre lanė shqiptarėt
aty, sepse aty ishim nė mes tė plumbave tė serbėve dhe
shkopinjėve tė vėllazėrve tė tyre siamezė maqedonė tė cilėt
ushqeheshin patologjikisht me vuajtjet e popullit tonė duke u
thirrur nė njėfarė balansi etnik..!?
Edhe
ne qėndruam ashtu tė pėrbaltur gjer nė kokė plotė dymbėdhejtė
orė. Nuk i ndjenim kėmbėt se janė tonat. Aty mu infektua
thembra e kėmbės dhe me tė mbėrritur nė Gjermani e bėra
operacion. Tek kur zbardhi dita duke u shtyrė iu afruam kufirit
dhe aty pamė si i fyenin shqiptarėt dhe askend prej tyre nuk e lėshonin
qė ta kalojė kufirin, pėr ēka edhe kishim ardhur. Ishim mjaftė
tė lodhur dhe para se tė alivanoseshim edhe ne vendosėm tė lėshohemi
poshtė tė pushonin pakėz dhe tė planifikonim ēka tė ndėrmarrim
mė tej. Duke zbritur shpatit mu afrua njė hoxhė qė mė njohu
dhe mė pyeti: Doktor, a e keni paraparė ju tė shkolluarit
tanė kėtė barbari dhe ku e keni udhėheqjen kosovare, si dukėt
ata kanė ikur tė parėt si pulat prej korbit..!?
Nuk dija si ti pėrgjigjem, sepse as vet nuk kuptoja
asgjė nga e gjithė kjo qė po ndodhte me popullin shqiptar tė
Kosovės..!
Pas
njė pushimi tė vogėl dėgjuam se spitali i improvizuar ka nevojė
tė madhe pėr mjekė me pėrvojė, sė bashku me djalin dhe njė
shok tė tij u paraqitėm menjėherė. Aty ndihmuam tė smurit pėr
shtat orė derisa erdhi njė ekip i mjekėve shqiptarė nga
Maqedonia e unė ngadalė e mblodha grupin tim prej asaj turme pėr
tu nisur pas pakė kohe me autobus pėr Stankovc. Gjatė kėsaj
kohe nė spitalin e improvizuar kishte shumė pleq e fėmij tė lėnduar
nga shkeljet, tė uritur dhe tė smurė mentalė. Shumica pas
ndihmės sė parė vinin nė vedi e disa prej tyre ngelnin aty,
sepse ata dhe tė afėrmit e tyre policia nuk i lejonte tė
leviznin duke mos i lejuar tė shkonin mbrėnda nė Maqedoni. Pas
arritjes nė Stankovc diku nė ora 03.30 tė mengjesit, (6 prill
1999) u gėzuam shumė kur i pamė ushtarėt e NATO-s tė cilėt sė
shpejti na i ndėrtuan tendat dhe na dhanė me ngrėn e pi;
sjelljet e tyre ishin shumė njerėzore. Nuk ishim mėsuar ta
shohim njeriun e uniformuar (ushtarin) tė jetė ashtu i
kulturuar, qė don tė tė ndihmojė pa hile. Thamė; o Zot, ēfarė
dallimi nė mes tė kėtyre njerėzve me uniformė ushtarake tė
NATO-s dhe ushtarėve kriminelė serbė tė cilėt po vritnin dhe
masakronin njė popull tė tėrė..!?
Pas
dy netėve qėndrimi kėtu, djali im Mentori na regjistroi qė tė
deportohemi pėr nė Gjermani, gjė qė na gėzoi pa masė, sepse
e dinim se vėtėm gjermanėt mund tė na kuptojnė dhe ndihmojnė
si duhėt nė kėto ēaste dramatike pėr kombin shqiptar. Me 8
prill 1999 aeroplani i ynė ateroj nė aeroportin e Frankfurtit,
ku pranė pritjes vėllazėrore dhe tė ngrohtė qė na e bėnė
gjermanėt, mė shumė na gėzoi, por edhe na preku thellė nė
shpirt pritja qė kishin organizuar bashkėatdhetarėt tanė nė
krye tė cilėve sė pari na pėrshendetėn dhjetė vajza
shqiptare tė cilat nė dorė mbanin flamurin tonė kombtar.
Askush nga ne nuk mundi t“iu pėrmbahėt lotėve, e pėrqafova njė
voglushe dhe e putha flamurin shqiptar. Me tė arritur nė
Gjermani na u duk se lindėm pėrseri, sepse kishim ardhur pėr
tu strehuar nė njė shtet tė lirė ku njeriu trajtohėt si
njeri dhe ku i gėzon tė gjitha tė drejtat. Pasi qė u vendosėm
nė banesa kuptova pėrmes telefonit qė paramilitarėt serbė ma
kishin plaēkitur dhe djegur shtėpinė nė Vushtrri gjer nė
themel, kurse nė Prishtinė kishin plaēkitur banesėn e djalit
me tė gjitha gjėrat dhe librat tė cilat me aq mund ia kisha
ble. Nuk u merzitėm shumė, me rėndėsi ishte qė dolėm gjallė
nga e gjithė ajo sketerrė dhe apokalisė e tmerrshme.
Si
pėrfundim rreth gjithė kėsaj Dr. Shyqri Syla shton; politika
shfarosėse e urrejtjės sė tėrbuar e regjimeve kriminele serbe
kundėr shqiptarėve e kultivuar mė shumė se njė shekull e gjysėm
nga mediat dhe nga vetė populli serb, gjatė dekadės sė fundit
tė shekullit tė kaluar bėri pėrpjekjet e fundit qė ti qėroi
hesapet definitivisht me shqiptarėt e Kosovės, qė ti zhbėjė
nga faqja e dheut. Gjenocidi serbė ndaj shqiptarėve i vitit
1998/99 i ka tejkaluar krimet e viteve 1877/78, e viteve 1912,
1918, 1945, ndaj nuk duhej tė ēuditeshim me ate ēbėri
Millosheviqi nė Kosovė, sepse tė njėjtin gjenocid kundėr
shqiptarėve e kishin bėrė para tij edhe Stefan Dushani,
Obrenoviqėt, Karagjorgjeviqėt, Pashiqėt e Rankoviqėt. Ēka
mund tė pritej tjetėr prej njė krimineli siē ishte Millosheviēi
me urdhėrin e tė cilit ishin vrarė nė Bosnjė mbi 250.000 njerėz
tė pafajshėm, ushtria e tė cilit masakrojė tė gjithė tė
smurit nė spitalin e Vukovarit? Ai kishte zgjedhur rrugėn e
Neronit-rrugėn e tokės sė djegur, zhbėrjen e njė populli para
tėrė botės paqėdashėse, nė fund tė shekullit tė -XX-tė.
Deri nė luftėn e fundit nė Kosovė, kur do tė ndėrhyjė NATO
kundėr Serbisė, gjithmonė ishte ndihmuar xhelati duke e lėnė
viktimem nėn mėshirėn e tij, prandaj duke iu dalė nė mbrojtje
parimeve tė shėnjta tė qytetrimit pėrballė instikteve
gjakatare e shtazarake mesjetare serbe bota e civilizuar nuk ishte
mė nė gjendje qė tė lejojė deportime popujsh me trena si nė
kohėn e Stalinit pėr nė Sibiri, nuk mund tė lejonte mė
zhdukje tė popujve nė mėnyrė kolektive, as dėbime me dhunė
dhe vrasje tė fėmijve shqiptarė duke iu plaēkitur paratė e
fundit nėpėr xhepat e tyre tė dedikuara pėr blerjen e kafshatės
sė bukės ose tė ndonjė libri, pra, ndėrgjegja njerėzore nuk
mund ta pranonte kapitulimin para njė regjimi kriminal i cili po
ndėrmerrte masa gjenocidi kolektivė kundėr njė populli tė tėrė
vetėm pėr shkak tė pėrkatėsisė sė tij nacionale !
|
|