-
- Pėrderisa
UNMIK-u dhe KFOR-i nuk do tė jenė nė gjendje t'i mbajnė nėn
kontroll ekstremistėt serbė dhe derisa mungon vullneti dhe
angazhimi serioz i pakicės serbe pėr t'u integruar nė shoqėrinė
e Kosovės sipas normave tė parapara ligjore qė dalin nga
institucionet e Kosovės, edhe pėrmbushja e standardeve nga
ana e shqiptarėve do tė mbetet krejtėsisht e paefekt, sepse
atėherė kemi tė bėjmė me standarde tė njėanshme tė
cilat do tė kontestohen vazhdimisht nga njėra apo tjetra palė.
9
maj 2003 / Shkruan: Besim KRASNIQI
Siē
janė informuar lexuesit tanė, nė mbrėmjen e sė dielės sė
kaluar (me 4.maj 2003) kriminelėt serbė rrahėn rėndė z.Shaip
Zhilivodėn me shufra tė metalit dhe boksa hekuri, i cili nė atė
kohė kthehej pėr nė shtėpinė e tij nė pjesėn veriore tė
Mitrovicės, duke e lėnė tė shtrirė pėr toke dhe tė pėrgjakur,
plotėsisht pa vetėdije.
Tė
gjithė jemi dėshmitarė tė faktit se bashkėsia ndėrkombėtare
pėrveq zotimeve tė saj pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Mitrovicės
sė enklavizuar nga serbėt, nuk ka bėrė aspak nė kėtė
drejtim dhe aq mė pak ėshtė bėrė nė mbrojtjen e qytetarėve
shqiptare tė cilėt banojnė nė pjesėn veriore tė qytetit nga
ekstremistėt serbė, sikurse dėshmon edhe rasti i fundit i Shaip
Zhilivodės si dhe i rasteve tjera tė serbėve tė Suhodollit tė
Epėrm! Nė anėn tjetėr, nga shqiptarėt UNMIK-u dhe
administrata ndėrkombėtare nė krye me z.Shtajner kėrkojnė pėrmbushjen
e standardeve, e nė veēanti ato qė kanė tė bėjnė me tė
drejtat e pakicave nacionale nė Kosovė, duke i mbyllur
vazhdimisht sytė pėrpara akteve esktremiste tė pakicės serbe
kundėr shqiptarėve!?
Ky
"model i pėrmirėsimit" tė marėdhėnieve ndėrnacionale
nė mes tė shqiptarėve dhe pakicės serbe, duke shkelur dhe duke
dominuar mbi tė drejtat e shumicės sė shqiptarėve pėr hir tė
pakicės serbe, e pastaj tė kėrkohet edhe tolerancė mė e madhe
nga qytetarėt shqiptarė, ėshtė vėrtetė "model" qė
i tejkalon kufijtė e reciprocitetit dhe standardeve tė
parashtruara para shqiptarėve.
Andaj,
si mund ta arsyetojė UNMIK-u rrahjen gati pėr vdekje tė
qytetarit tė lirė shqiptar, i cili nuk i ka patur askujt borxh qė
t'ia shkallmojnė kokėn me shufra metali e boksa hekuri? Ku ėshtė
siguria UNMIK-ase pėr shqiptarėt e pjesės veriore tė Mitrovicės,
derisa nė Kishėn serbe nė Prizren dhe enklavat serbe, serbėt
ruhen ditė e natė nga forcat e KFOR-it? Pse tolerohen veprimet e
tilla kriminale tė pakicės serbe nga UNMIK-u dhe KFOR-i? A mund
tė konsiderohen kėto sjellje tė bashkėsisė ndėrkombėtare
ndaj shqiptarėve si tė ballancuara dhe tė drejta? Kursesi jo!
Pėrderisa
UNMIK-u dhe KFOR-i nuk do tė jenė nė gjendje t'i mbajnė nėn
kontroll ekstremistėt serbė dhe derisa mungon vullneti dhe
angazhimi serioz i pakicės serbe pėr t'u integruar nė shoqėrinė
e Kosovės sipas normave tė parapara ligjore qė dalin nga
institucionet e Kosovės, edhe pėrmbushja e standardeve nga ana e
shqiptarėve do tė mbetet krejtėsisht e paefekt, sepse atėherė
kemi tė bėjmė me standarde tė njėanshme tė cilat do tė
kontestohen vazhdimisht nga njėra apo tjetra palė.
Duhet
pranuar haptas se veprimet energjike dhe efikase tė UNMIK-ut dhe
KFORI-it nė pjesėn veriore tė Mitrovicės si dhe aty ku janė
krijuar enklavat serbe mungojnė sot e kėsaj dite, andaj edhe
parimi "Zero tolerancė krimit" kalon nė parim poashtu
tė njėanshėm, qė nėnkputon se ky "parim
shtajnerian" vlen vetėm pėr shqiptarėt, edhe nėse
shqiptarėt nė tė shumtėn e rasteve janė viktimė (nė vendin
e tyre) e mostolerancės dhe e urrejtjes serbe!?
Kryetari
i Kuvendit tė Komunės z.Faruk Spahija me tė drejtė dhe me kohė
e ka paralajmėruar UNMIK-un dhe KFOR-in pėr neglizhencėn e
tyre, pėr pasojat e paparashikueshme si dhe pėr pėrgjegjėsinė
qė bie mbi UNMIK-un dhe KFOR-in. Duke mos pėrjashtuar kėtu edhe
mosangazhimin e partive politike nė tejkalimin e rrethanave tė
tilla siē ėshtė enklavizimi i Kosovės dhe
"serbizimi" i Mitrovicės sė veriut, mendojmė ėshtė
koha e fundit qė pėr hir tė ikjes sė situatave konfliktuoze
dhe tė tensionuara nė mes tė shqiptarėve dhe serbėve, klasa
politike e Kosovės nėpėrmes institucioneve legjitime duhet tė
angazhohet makismalisht qė:
- t'i
bėhet presion politik bashkėsisė ndėrkombėtare dhe z.Shtajner
qė "problemi i Mitrovicės" tė zgjidhet njėherė e pėrgjithmonė,
duke i burgosur kriminelėt e njohur serbė, duke ia mundėsuar kėshtu
edhe shqiptarėve nė veriun e Mitrovicės njė jetė tė lirė e
tė qetė;
- qė
tė kėrkohet nga UNMIK-u dhe KFOR-i qė t'i zhbėjnė sa mė parė
enklavat tashmė tė njohura serbe nėpėr tėrė territorin e
Kosovės;
- qė
tė kėrkohet nga pakica serbe rrespektimin dhe zbatimin e ligjeve
tė dalura nga Korniza Kushtetuese si dhe nga institucionet e
Kosovės, dhe t'i qojnė duart nga politika shoviniste
antishqiptare e Beogradit.
Deri
mė sot shqiptarėt janė treguar tė gatshėm pėr kooperim dhe
kanė treguar tolerancė ndaj tė gjitha pakicave nacionale nė
Kosovė. Kjo gatishmėri ėshtė treguar edhe nė kohėn kur
shqiptarėt sundoheshin me dhunė nga pakica serbe, mirėpo pakica
serbe ishte gjithmonė ajo qė i ka prirė dhunės dhe krimeve ndėrnacionale
duke patur vazhdimisht pėrkrahjen e pushtetit kriminal tė
Millosheviqit. Mirėpo, askush nuk ka tė drejtė tė kėrkojė
nga shqiptarėt t'a urrejnė vetėveten dhe ta duan dikė tjetėr
pėr hirė tė bashkėjetesės me pakicat tjera, tė cilat pėrkrahen
sa herė qė ato rrebelohen kundėr shqiptarėve!
|