| |
 |
OPINIONE |
|
|
8.05.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Moratoriumi,
shprehje e inercionit politik -
"do tė bie shi, nuk do tė bie shi"! |
|
|

|
|
|
- Njė potez i
kėtillė, i papeshuar politik, ėshtė "njė e
papritur", mė sė pari pėr opinionin shqiptar nė Kosovė,
si dhe nė diasporė, e mėpastaj edhe pėr faktorin ndėrkombėtar,
ka krijuar nebuloze tė panevojshme, sidomos tek politika
zyrtare amerikane
- Pse
presidenti "i barikaduar" i Kosovės nuk komunikon
me subjektet tjera politike, pėr tė hartuar programin
presidencial tė pavarėsimit, duke e operacionalizuar kohėsisht,
por edhe duke ua shpalosur parlamentarėve...?
- Kėshtu
praktikisht kemi kryetarin e moratorium-uar qė nga fillimi
dhe Moratoriumin nė Kosovė me vite tė tėra.
|
|
|
SHBA , 7 maj 2003 / Agim Vuniqi
-
- Propozimi
dhe diskutimi publik i "Moratoriumit" pėr
"konservimin" e zgjidhjes sė statusit final tė
Kosovės nga disa qarqe tė caktuara politike nė Kosovė,
aspak nuk ėshtė nė hap me kohėn, as me zhvillimin e
ngjarjeve politike nė Kosovė. Nė vend qė, para bashkėsisė
ndėrkombėtare, tė shtrohej kėrkesa konsensusale e tė
gjitha subjekteve politike shqiptare nė Kosovė, me qėllim qė
sa mė parė tė vihej nė "rend dite" diskutimi i
statusit tė pavarėsisė sė Kosovės, bėhet e kundėrta,
pezullohet pėr kohė tė pacaktuar debatimi i tij. Pse tė
veprohet nė kėtė mėnyrė, kur askush nga fuqitė
evropiane, as nga Amerika, nuk i kanė paraqitur ultimatum
Kosovės dhe shqiptarėve, qė tė marrin njė vendim tė kėtillė
politik absurd dhe regresiv, nė stilin stereotip popullor:
" do te bie shi, nuk do te bie shi"(!)
Njė potez i kėtillė, i papeshuar politik, ėshtė "njė
e papritur", mė sė pari pėr opinionin shqiptar nė
Kosovė, si dhe nė diasporė, e mėpastaj edhe pėr
faktorin ndėrkombėtar, ka krijuar nebuloze tė panevojshme,
sidomos tek politika zyrtare amerikane. Nėse propozuesit e
"moratoriumit" pandehin politikisht se, me shtyrjen
pėr mė vonė tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, pala
shqiptare, do tė jetė nė pėrparėsi, atėherė mund tė
jenė mashtruar keq, sepse do tė ndodhė e kundėrta. Derisa
tė zgjatė "deathlike silence" e tė ashtuqujaturit
"moratorium", Kosova, do tė vėrshohet me qindra e
mijėra refugjatė serbomalazezė, tė cilėt, do tė prishin
seriozisht jo vetėm balancėn e strukturės etnike tė popullėsisė,
por edhe do tė pėrkeqėsojnė nė shkallė edhe mė drastike
grafikonin e papunėsisė sė shumicės dėrmuese shqiptare,
dhe tė minoriteteve tė tjera nė Kosovė. Do tė krijohen
probleme tė mėdha nė rivendosjen e serbėve dhe malazezėve
nėpėr lokalitete rurale, si dhe nėpėr qytete tė Kosovės.
Ndoshta, ngase propozuesi ka gjithnjė pėr bazė se
kompozicioni politik shqiptarė i Kosovės ėshtė gjithnjė nė
shthurrje, mungon diciplina politike dhe partike e, sidomos
gjatė rrespektimit tė marrėveshjeve - edhe pse tė
imponuara. Eshtė shumė e paqartė vetė kėrkesa pėr
moratorium, dhe cili ishte motivi kryesor, kur njė ēėshtje
ēfarė ėshtė shtruar ndėrron edhe kahjen e politikės sė
deritanishme, sidomos pas aprovimit tė Marrėveshjes pėr
Kornizėn kushtetuese e cila aktualisht ėshtė nė fuqi,
pastaj marrėveshja nė parim e Thaēit dhe Rugovės pėr
bisedime me Beogradin, edhe pse faktori ndėrkombetare nuk
insistonte, por kjo ishte bėrė "nje pasdarke" miqėsore
tė aranzhuar nga 'kryekuzhinieri" z. Shtajner e tė
cilėn e kishin shijuar "degausstatororėt"
Thaēi dhe Rugova, pa tė tretin Ramush Hajredinaj.
Eshtė edhe mė e pa kuptimtė kėrkesa pėr moratorium nė
fazėn e transferimit tė kompetencave nga ndėrkombėtaret nė
vendorėt, apo ėshtė refleksion i mungesės sė
"kondicionit politik", apo trend i tė
moderuarit...!?
Kėrkesa e AAK-sė dhe tė dyzet parlamentarėve pėr
respektimin e vlerave tė UĒK-sė, kėrkesa e po tė njėjtit
subjekt politik pėr shpalljen e pavarėsisė, pastaj ideja e
LPK-sė pėr Unionin Shqipėri-Kosovė, deklarata e Rugovės sė
pari "pavarėsi pastaj bisedime" (pėr ēka atėherė
tė bisedohet, apo tė shėnohet vetėm si kėrkesė e cila do
tė joshė elektoratin) dhe sė fundi kėrkesa e PDK-sė
pėr moratorium nuk janė aspak nė pajtueshmėri,
krijojnė huti, dhe janė refleksion i dezorganizimit total,
meqė pėr ēėshtje me rėndėsi -interesi nacional, duhet tė
ketė koncensus.
Meqė Kosova formalisht ėshtė me president e faktikisht pa tė,
ėshtė vetėm shprehje e permutacionit tė fjalėve
"Kosova faktikisht ėshtė e pavarur, dhe kėrkojmė
njohjen formale tė saj", edhe pse shqiptarėt nė botė
udhėtojnė me pasaportė tė Serbisė dhe tė UNMIK-ut, dhe nė
asnjė segment tė rėndėsishėm tė shoqėrisė nuk kanė ēasje
institucionet e kornizuara tė Kosovės, si nė KEK, nė PTK,
nė polici, nė marrėdhėnie me jashtė, vetvetiu kjo gjendje
ėshtė gjendje moratoriumi. Dhe deri sa kryetari koncesual i
Kosovės nuk kėrkon asnjėherė takim me subjektet tjera
politike, por as qė i drejtohet parlamentit pėr tė bėrė
operacionalizimin kohor tė pavarėsisė "formale" ,
edhe pse nė terminologjinė e marrėdhėnieve ndėrkombetare
nuk ka prejudikim tė koncepteve tė "pavarėsisė
faktike, apo tė asaj formale" , kur ēdonjėri e din se
zyrtarisht Kosova eshte e protektoruar nga Misioni i Kombeve
te Bashkuara.
Pse presidenti "i barikaduar" i Kosovės nuk
komunikon me subjektet tjera politike, pėr tė hartuar
programin presidencial tė pavarėsimit, duke e
operacionalizuar kohėsisht, por edhe duke ua shpalosur
parlamentarėve, dhe pse nuk e pa tė arsyeshme asnjėherė tu
drejtohet parlamentarėve tė cilėt ia dhanė votėn, jo pėr
tė pasur njė president "tė barikaduar" nga
populli, por funksional, ngase tėrė qytetarėt e Kosovės
nuk janė LDK. Kėshtu praktikisht kemi kryetarin e
moratorium-uar qė nga fillimi dhe Moratoriumin nė Kosovė me
vite tė tėra.
Nuk do tė duhej qė njėshi i PDK-sė tė kėrkonte
moratorium kur realisht ai ėshtė i instaluar nė Kosovė me
pajtimin e shqiptarėve pėr Kornizėn Kushtetuese, ngase
kompetencat institucionale tė Kosovės ishin shumė mė tė mėdha
me Kushtetutėn e 74-ės, atėherė kur Kosova kishte
Kushtetutėn sesa tash kur shqiptareve u kanė mbetur
vetėm kornizat.
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|