| |
 |
|
|
|
8.05.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
enjte, 8 maj 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Sipas
njė gazete austriake, Shtajner largohet nga Kosova
-
Deputetėt miratuan Kodin penal tė
Kosovės, atė tė procedurės penale dhe tri ligje tė tė
tjera
-
Mbrėmė nė Prishtinė u bė
promovimi i bankės sė fuqishme austriake "Raiffeisen
Bank"
-
Grupi Parlamentar i LDK-sė shpreh
keqardhje pėr incidentin ndėrmjet deputetėve Gani Koci e
Fadil Geci
-
LDK shpreh shqetėsimin pėr kėrcėnimin
ndaj anėtarit tė Kryesisė dhe deputetit Fatmir Rexhepi
-
Njė
delegacion i Degės sė LDK - Prizren vuri kurora lulesh mbi
varrin e komandant Ekrem Rexha "Drini"
-
Policia e UNMIK-ut ndėrpret bashkėpunimin
me dy gazetarėt e Kohės ditore" nė Pejė
-
Gjendja shėndetėsore e katėr tė
lėnduarve mbrėmė ėshtė stabile, policia nuk ka arrestuar
askėnd
-
Fėmijėt
jetimė nga Kosova qėndrojnė nė Ulqin
-
PVD e pakėnaqur me zhvillimet nė
luginėn e Preshevės
-
Pėr shkak tė njė incidenti mes
dy deputetėve ende nuk ka filluar seanca e sotme Kuvendit tė
Kosovės
-
Njė fond austriak njofton kosovarėt
me mundėsitė e dėmshpėrblimit nga regjimi
nacional-socilist
-
Nė fshatin Suhadoll tė Mitrovicės
njė grup ekstremistėsh serbė u pėrplas me forcat e KFOR-it
-
R. Harnish: Pėr momentin bashkėsia
ndėrkombėtare nuk ėshtė e gatshme qė tė merret me
statusin pėrfundimtar tė Kosovės
-
Sot nė Kosovė sillen trupat e
pajetė tė 52 shqiptarėve tė ekshumuar nė varrezėn masive
afėr Beogradit
-
SHBA-tė ndihmojnė me mbi 14
milion dollarė kthimin e tė zhvendosurve dhe refugjatėve nė
Kosovė
-
Mbrėmė nga njė shpėrthim i
fuqishėm nė Prishtinė janė lėnduar katėr tė rinj
-
Nė Kuvendin komunal tė Dardanės
ėshtė arritur marrėveshja qeverisjeje mes LDK-sė dhe AAK-sė
-
Futboll: Nė ēerekfinale tė Kupės
sė Kosovės, Prishtina mundi Dritėn e Gjilanit me rezultat
2:1
-
Liga e Kampionėve: Milan
Inter 0:0
-
Nė takimin e Selanikut do tė kėrkohet
nga vendet e Ballkanit Perėndimor qė tė ndėrmarrin reforma
tė shpejta
-
Marrėveshja qė qytetarėt e
Kosovės mund tė hyjnė me veturat e tyre nė Maqedoni hyn nė
fuqi prej sot
-
Ambasadori gjerman nė Beograd
thotė se ende ėshtė herėt tė thuhet nėse Kosova do tė bėhet
shtet i pavarur
-
Ministri i brendshėm maqedonas
thotė nuk ka tė dhėna pėr shpėrndarjen e uniformave pėr
shqiptarėt
-
Tiranė: Hapet procesi i
legalizimit tė Bathores
-
Presidenti Bush pret Kryeminsitrin
e Spanjė Aznar
-
Bler: Vendet kundėrshtare tė
luftės sė Irakut tė bashkėpunojnė pėr rindėrtimin e tij
-
Gjermania nuk do tė marrė pjesė
nė trupėn e planifikuar paqeruajtėse pėr Irakun
-
Autoritetet amerikane kanė
siguruar shumė dorėshkrime dhe objekte arti nga Muzeu Kombėtar
nė Bagdad
-
Departamenti i Shtetit ka futur nė
listėn e grupeve terroriste partinė baske nė Spanjė
Batasuna
-
Njė helikopter izraelit ka vrarė
nė qytetin Gaza tė pakten njė person
-
Numri i pėrgjithshėm i tė
vdekurve nga virusi SARS ka kaluar sot (tė enjten) shifrėn
500
-
Janė arrestuar tre burra
palestinezė nė lidhje me sulmet me bombė
-
Nė autobusin e aksidentuar
gjerman nė Hungari kanė humbur jetėn 32 veta
-
SHBA paraqesin nė KS njė
projektrezolutė pėr heqjen e sanksioneve
-
SHBA do tė zbusin bazėn ligjore
pėr sanksionet kundėr Irakut
-
KS pritet tė miratojė nesėr njė
rezolutė pėr fillimin e eksportit tė naftės sė Irakut
-
Tė pakten 27 udhėtarė tė njė
autobusi gjerman turistik kanė humbur jetėn nė Hungari
-
Ushtarėt izraelitė kanė vrarė
njė palestinez, tė veshur nė rroba tradicionale arabe
-
Nė Xhakartė filloi gjykimi kundėr
njė militanti islamik
|
|
|
-
- Sipas
njė gazete austriake, Shtajner largohet nga Kosova
-
- Vjenė,
8 maj 2003 -
Nė Kosovė do tė ketė ndryshime nė krye tė administratės
sė KB-ve, vlerėson sot gazeta e Vjenės, "Presse".
Gazeta nė fjalė paralajmėron se diplomati gjerman Mihael
Shtajner, i cili qė nga janari i vitit 2002 ndodhet nė
funksionin e tė dėrguarit tė posaēėm tė KB-ve nė Kosovė,
planifikon qė ta dorėzojė funksionin e tij.
Pėr pasardhės tė Shtajnerit prej kohėsh pėrmendej
ambasadori suedez nė KB nė Gjenevė, Pjer Shori por pėr
shkak tė qėndrimit tė tij negativ ndaj luftės nė Irak,
SHBA-tė dhe Britania e Madhe nuk dėshirojnė ta mbėshtesin
kandidaturėn e tij.
Si zėvendės tė mundshėm tė Shtajnerit nė Kosovė pėrmenden
deputeti i mėpėrparshėm i Bashkimit Evropian nė Maqedoni,
francezi Alen lė Rua, diplomati amerikan Zhan Poll Klajn dhe
finlandezja Elizabet Ren.
-
-
- Deputetėt
miratuan Kodin penal tė Kosovės, atė tė procedurės penale
dhe tri ligje tė tė tjera
-
- Prishtinė,
8 maj 2003 - Pėr shkak tė njė incidenti ndėrmjet dy deputetėtve, me njė orė e
gjysmė vonesė seanca e sotme e Kuvendit tė Kosovės i
vazhdoi punimet me rendin e ditės tė caktuar mė herėt.
-
- Kryeparlamentari Nexhat Daci
incidentin e quajti teknik dhe tha se ka marrė vendim qė tė
dy deputetėt tė pėrjashtohen nga mbledhja e sotme dhe se
Kuvendi duhet t'i vazhdojė punimet, duke proceduar me rendin
e ditės.
-
- Daci bėri thirrje pėr njė unitet
veprues tė cilin ky kuvend e ka pasur prej njė vit e gjysmė.
Ndėrkohė deputeti Berat Luzha nė emėr tė Grupit
parlamentar tė PDK-sė lexoi njė deklaratė tė ashpėr
lidhur me incidentin e shkaktuar mes deputetėve Fadil Geci
(LDK) e Gani Koci (PDK).
-
- Deklarata e PDK-sė veprimin e
Fadil e Gecit e quan "akt kriminal" dhe se ėshtė
kryer pėr motive politike. Gjithashtu deklarata kėrkon nga
LDK-ja qė tė distancohet nga Fadil Geci, ndjekje penale kundėr
Gecit dhe qė ai tė pėrjashtohet pėrgjithmonė nga Kuvendi
i Kosovės.
Pas leximit tė deklaratės deputetėt e PDK braktisėn seancėn
e sotme.
Kryeparlamentari Daci ndėrkaq kėrkoi qė kjo deklaratė, pėr
shkak tė fjalorit tė saj, tė mos hyjė nė procesverbal.
Kuvendi i vazhdoi punimet me procedimin nen pėr nen tė kodit
penal tė Kosovė bashkė me amandamentet e paraqitura nga
komisionet respektive. Me gjithė kundėrshtimet e deputetėve
serbė Kodi penal u miratua me shumicė votash dhe Kodi i
procedurės penale.
Gjithashtu pas rekomandimeve tė komisioneve respektive u
miratuan amandamentimet e Ligjit pėr transport,
telekomunikacion si dhe amandementimi i ligjit pėr menaxhim tė
financave publike dhe Ligji pėr aktivitetet e tregtisė me
jashtė. Tė gjitha kėto ligje mė herėt ishin kthyer pėr
rushqyrtim nga shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner.
-
-
- Mbrėmė
nė Prishtinė u bė promovimi i bankės sė fuqishme
austriake "Raiffeisen Bank"
-
- Prishtinė,
8 maj 2003 - Me moton "Jeto mė mirė" mbrėmė nė mjediset e hotelit
"Grand" nė Prishtinė u bė promovimi i bankės sė
fuqishme austriake "Raiffeisen Bank" e cila hyn nė
sistemin bankar tė Kosovės. Kjo bankė do ta ketė selinė e
Bankės Amerikane nė Prishtinė, e cila nė dhjetor tė vitit
tė kaluar ia shiti bankės austriake 76 pėr qind tė
aksioneve.
Stefen Grunerud, drejtor i Raiffesienit nė Kosovė, tha nė
promovimin e kėsaj banke se Kosova ėshtė njė vend shumė i
mirė pėr tė zhvilluar biznes, duke u bėrė thirrje
investitorėve tė huaj tė ndėrrojnė kahjen e zhvillimeve tė
biznesit dhe tė ekonomisė sė Kosovės pėr tė mirė tė
vendit. "Ėshtė njė vend i shkėlqyeshėm. Ne erdhėm nė
Kosovė qė tė zhvillojmė sektorin bankar aksionar",
tha Grunerud.
Nė promovimin e Raifeisenit morėn pjesė personalitetet mė
tė larta tė Kosovės, Presidenti Ibrahim Rugova,
Kryeministri Bajram Rexhepi, si dhe disa ministra tė Qeverisė
sė Kosovės.
Presidenti Rugova, duke folur nė kėtė solemnitet, krijimin
e bankės sė re, pas shitjes sė shumicės sė aksioneve
Raiffeissen Bank nga Austria, e ka quajtur kėtė proces
bashkimi tė bankave tė fuqishme njė ngjarje tė rėndėsishme
pėr Kosovėn.
Presidenti Rugova tha se veprimtaria e Bankės Amerikane ishte
nė funksion tė mirė tė qytetarėve tė Kosovės, duke
shprehur bindjen qė "Raifessen Bank", do tė bėhet
njė bankė e fuqishme e Kosovės, e cila do tė shėrbejė nė
tė mirė tė ekonomisė sė Kosovės dhe do tė forcojė
sistemin bankar tė vendit.
Presidenti Rugova paralajmėroi krijimin e bankės nacionale tė
Kosovės. "Ne jemi nė rrugė tė krijimit tė Bankės
Nacionale, jemi nė bisedime me UNMIK-un dhe se ajo do tė ketė
mbėshtetjen e institucioneve tė Kosovės, e cila do tė
ndikojė nė forcimin e sistemit bankar tė Kosovės",
tha ai.
Ndėrkaq, kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, duke folur
pėr kėtė bankė tė re, shfaqi bindjen se kjo bankė po
bashkohet nė rrugėn e pėrballimit tė sfidave tė ardhshme
nė Kosovė.
-
- Ai u shpreh optimist se kjo bankė
do tė ndikojė nė dinamizimin e biznesit nė Kosovė, veēanėrisht
atij tė vogėl dhe tė mesėm, zhvillimin i tė cilėve do tė
jetė bazė pėr ekonominė e ardhshme tė Kosovės.
-
- "Banka Amerikane arriti
objektivat e saj, siguroi treg tė shėndoshė tė parasė, e
cila ka rėndėsi tė madhe pėr ekonominė kombėtare",
tha Rexhepi.
Shefi i USAID-it pėr Kosovėn (agjencioni qė e themeloi
ABK-nė). Dejl Fajfer tha se kur ABK ka arritur t'ia shesė
pjesėn mė tė madhe tė aksioneve Raiffeisenit vetėm njė
vit pas themelimit tė saj paraqet njė tė arritur shumė tė
madhe.
Kjo bankė do tė kontribuojė nė zhvillimin e sektorit tė
kredive, ngase nė Kosovė janė 428 milionė euro tė
depozituara, ndėrsa vetėm 160 milionė, apo njė e katėrta
e tyre janė ndarė pėr kredi", tha zėvendėsi i shtyllės
sė katėrt tė UNMIK-ut Jurgen Vos.
-
- Edhe shefja e misionit austriak nė
Kosovė, znj.Gerda Vogl, tha se hapja e kėsaj banke pėr
biznismenėt austriakė, duhet tė jetė shembull guximi dhe
inkurajimi pėr tė investuar kėtu.
-
-
- Grupi
Parlamentar i LDK-sė shpreh keqardhje pėr incidentin ndėrmjet
deputetėve Gani Koci e Fadil Geci
-
- Prishtinė,
8 maj 2003 -
Nė njė deklaratė tė lėshuar nga Grupi Parlamentar i LDK-sė
nė Kuvendin e Kosovės shprehet keqardhje pėr incidentin ndėrmjet
deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės Gani Koci e Fadil Geci.
"Konsiderojmė qė rreth kėtij rasti do tė veprohet nė
bazė tė kodit tė mirėsjelljes tė deputetit nė Kuvendin e
Kosovės.
Grupi Parlamentar i LDK-sė shpreson dhe angazhohet qė ky
incident nuk do tė prodhojė raporte tė kėqija politike ndėrmjet
partive nė Kuvend, duke ndjekur pėrvojėn e bashkėpunimit tė
deritashėm, qoftė nė Kuvend tė Kosovės, qoftė nė
Qeverinė e koalicionit", thuhet nė fund tė deklaratės
sė Grupit parlamentar tė LDK-sė, lidhur me incidentin qė
ndodhi sot nė Kuvendin e Kosovės.
-
-
- LDK
shpreh shqetėsimin pėr kėrcėnimin ndaj anėtarit tė
Kryesisė dhe deputetit Fatmir Rexhepi
-
- Prishtinė,
8 maj 2003 -
Nė njė reagim tė saj, Kryesia e Lidhjes Demokratike tė
Kosovės shpreh shqetėsimin e vet pėr letrėn kėrcėnuese e
cila i ėshtė drejtuar anėtarit tė Kryesisė dhe deputetit
tė LDK-sė, z.Fatmir Rexhepi.
Kryesia e LDK-sė, duke dėnuar kėtė dhe akte tė tjera kėrcėnuese,
kėrkon nga organet e drejtėsisė qė tė ndėrmarrin masa
adekuate.
-
Njė
delegacion i Degės sė LDK- Prizren vuri kurora lulesh mbi
varrin e komandant Ekrem Rexha "Drini"
Prizren,
8 maj 2003 - Nė pėrvjetorin e tretė tė ramjes sė Ekrem Rexhės
- Komandant-DRINI, njė delegacion i Degės sė LDK - Prizren, nė pėrbėrje
Besim Telaku, Sefer Rexhaj , Islam Bajrami dhe Nderim Gashi,
vizitoi varrezat e dėshmorėve ( nė Landovicė ) me at rast u
vu kurora lulesh nė varrin e Ekrem Rexhės.
Me
kėt rast u vizitua familja e Ekrem Rexhės , ku u pritėn nga nėna
dhe anėtarėt e tjerė tė familjes Rexha.
-
- Policia
e UNMIK-ut ndėrpret bashkėpunimin me dy gazetarėt e Kohės
ditore" nė Pejė
-
- Pejė,
8 maj 2003 -
Policia e UNMIK-ut nė Pejė paralajmėron arrestimin e disa
personave tė dyshimtė tė involvuar nė disa vrasje qė kanė
shqetėsuar qytetarėt e Pejės dhe tė Kosovės. Ndėrkohė
janė duke u zhvilluar hetime intensive.
Poashtu u bė e ditur se policia e UNMIK-ut ka ndėrprerė pėr
tre muaj bashkėpunimin me dy korrespondentėt e gazetės
"Koha ditore" nga Peja pėr shkak tė njė
informacioni tė botuar nė kėtė gazetė se kinse policėt e
UNMIK-ut janė pėrzier nė prostitucion nė komunėn e Pejės.
Vendimin e ka marrė zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut nė
Prishtinė Derek Ēaepll.
-
-
- Gjendja
shėndetėsore e katėr tė lėnduarve mbrėmė ėshtė
stabile, policia nuk ka arrestuar askėnd
-
- Prishtinė,
8 maj 2003 - Gjendja shėndetėsore e katėr tė lėnduarve nga shpėrthimi i mbrėmshėm
nė Prishtinė ėshtė stabile. Ndėrkaq njė prej tyre ka
shkuar nė shtėpi, kurse tre tė tjerė ndodhen nė Qendrėn
Klinike pėr kurim tė mėtejshėm. Sipas mjekėve tė kėsaj
qendre gjendjen mė tė rėndė e ka Armend Braholli i cili ka
pasur njė operacion tė komplikuar.
Lidhur me shpėrthimin e mbrėmshėm policia ėshtė ende duke
i zhvilluar hetimet dhe sipas zėdhėnėsit tė saj Refki
Morina, nuk ėshtė arrestuar askush. Pas mbledhjes sė faktve
policia do tė njoftojė pėr rezultatet e hetimeve, thotė
ai.
Jozyrtarisht mėsohet se shpėrthimi i mbrėmshėm ėshtė
pasojė e njė konflikti ndėrmjet disa personave.
-
Fėmijėt
jetimė nga Kosova qėndrojnė nė Ulqin
Prishtinė,
8 maj 2003 - Nė Ulqin mė 10 maj do tė mbahet manifestimi "Tė gjithė pėr
turizėm", me tė cilin shėnohet hapja e sezonit turistik
2003. Manifestimi do tė pėrcillet me njė varg tė
aktiviteteve tė ndryshme kulturore, pėrkatėsisht program tė
posaēėm artistik-muzikor.
Sezonin turistik nė
mėnyrė simbolike do ta shpallin tė hapur 120 fėmijė jetimė
nga Kosova, (qė i kanė humbur prindėt gjatė luftės) tė cilėt
do tė jenė tė vendosur nė familjet ulqinake.
Mė saktėsisht, nė
organizim tė Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė
Lirive tė Njeriut 120 fėmijė jetimė nga vise tė ndryshme tė
Kosovės (Skėnderaj, Vushtrri, Mitrovicė, Therandė (Suharekė)
dhe fshati Lybeniq i Pejės), do tė qėndrojnė nė Ulqin prej
7 - 11 maj 2003.
Gjithashtu nė
organizim tė Asamblesė komunale tė Drenasit 100 fėmijė
jetimė nga kjo komunė do tė qėndrojnė nė Ulqin prej 7 11
maj 2003.
Tė gjitha
shpenzimet pėr fėmijėt jetimė i ka mbuluar nikoqiri,
agjencionet turistike tė Ulqinit si edhe qytetarėt e Ulqinit.
Pėr fėmijėt jetimė
nga Theranda materialisht kanė kontribuar Asamblea Komunale e
Therandės dhe donatorėt lokal si edhe KMDLNJ, ndėrkaq
kontribut pėr tė gjithė fėmijėt jetimė ka siguruar Bali
Mekaj, pronar i firmės Eksim Kosova nga Peja.
KMDLNJ i informon familjarėt e fėmijėve jetimė se fėmijėt
kanė udhėtuar shumė mirė, janė sistemuar nė familjet
ulqinake dhe se nė pritjen e tyre ka marrė pjesė i tėrė
qyteti.
-
- PVD
e pakėnaqur me zhvillimet nė luginėn e Preshevės
-
- Preshevė,
8 maj 2003 - Kryesia e Partisė pėr Veprim Demokratik (PVD) shqyrtoi rrjedhat
aktuale politike nė Luginėn e Preshevės, duke vlerėsuar se
procesi politik pas konflikteve tė armatosura tė viteve 2000
dhe 2001, edhe mė tutje vazhdon tė jetė shumė i ngadalshėm.
Mirėpo, aktualisht nė dyvjetorin e fillimit tė procesit
politik, qė nė bazė tė planit dhe programit tė dy
qeverive duhet tė realizohet brenda tri viteve, Kryesia e
PVD-sė pėrmes njė komunikate konstaton se nė shumė fusha
tė rėndėsishme jetėsore ende nuk kanė filluar tė bėhen
as hapat e parė ndėrsa nė komunėn e Medvegjės, ku edhe mė
tutje vazhdon tė jetė gjendja mė e vėshtirė, ende nuk janė
krijuar kushtet elementare pėr kthimin e popullatės
shqiptare.
-
- Mirėpo, edhe nė ish zonėn e
sigurisė tokėsore dhe nė zonėn me gjėrėsi prej 5 km nga
kufiri i Maqedonisė vazhdon edhe mė tutje gjendje jonormale
meqė ka probleme serioze me shfrytėzimin e pronės private
dhe qarkullimin e lirė tė qytetarėve pėr shkak tė
koncentrimit tė madh tė forcave ushtarake dhe tė policisė
speciale.
-
- Edhe me kėtė rast u vlerėsua se
pengesa kryesore pėr zhvillimin e njė procesi tė mirėfilltė
politik ėshtė vonesa dyvjeēare nė transformimin e Trupit
Koordinues tė angazhuar pėr zgjidhjen e krizės nė Luginėn
e Preshevės, nė tė cilin mbizotėrojnė pėrfaqėsuesit
ushtarakė dhe policorė.
Ėshtė e patolerueshme qė pėr problemet e rėnda dhe
specifike tė Luginės sė Preshevės tė vendoset pa pėrfaqėsuesit
legjitim tė shqiptarėve, thuhet nė komunikatė.
Gjithashtu nuk ka filluar tė zgjidhen as problemet shumė tė
ndieshme nė kėtė rajon multietnik, nė arsim e kulturė, nė
mbrojtje shėndetėsore dhe sociale, nė aplikimin zyrtar tė
gjuhės shqipe dhe nė pėrdorimin e lirė tė simboleve kombėtare.
Kryesia e PVD-sė vlerėson se edhe pėrskaj incidenteve
sporadike dhe tensionet qė i pėrcjellin kėto incidente
mbetet i paluhatshėm orientimi i subjekteve politike
shiptare, brenda tė cilave janė aktivisht tė kyēur edhe
ish pjesėtarėt e UĒPMB-sė, pėr zgjidhjen politike tė tė
gjitha problemeve me tė cilat ballafaqohen shqiptarėt e
Luginės sė Preshevės.
Kryesia e PVD-sė e analizoi veprimin joparimor tė partive
opozitare shqiptare, PBDSH dhe LPD, tė cilat shpesh sė
bashku me partitė serbe SPS dhe SPO, po mundohen ta
paralizojnė punėn e Kuvendit Komunal tė Preshevės, thuhet
mes tjerash nė kėtė komunikatė tė PVD-sė.
-
-
- Pėr
shkak tė njė incidenti mes dy deputetėve ende nuk ka
filluar seanca e sotme Kuvendit tė Kosovės
-
- Prishtinė,
8 maj 2003 - Seanca e sotme e Kuvendit tė Kosovės e cila ėshtė dashur tė fillojė
nė orėn 10.00 ėshtė shtyrė mbi njė orė e mė tepėr pėr
shkak tė njė incidenti qė ndodhi ndėrmjet dy deputetėve nė
hollin e Kuvendit.
-
- Deputeti i LDK-sė Fadil Geci dhe
ai i PDK-sė Gani Koci kanė shkėmbyer grushta mes vete. Nė
kėtė incident si duket mė sė shumti ka pėsuar deputeti
Gani Koci i cili ka kėrkuar edhe ndihmėn e mjekut.
Ndėrkohė ėshtė mbledhur Grupi parlamentar i PDK-sė pėr tė
diskutuar gjendjen e krijuar pas kėtij incidenti.
Ndėrkohė rreth orės 11.30, Kuvendi i filloi punimet me
rendin e ditės, por nė sallė nuk ndodhen deputetėt e
Grupit parlamentar tė PDK-sė.
-
-
- Njė
fond austriak njofton kosovarėt me mundėsitė e dėmshpėrblimit
nga regjimi nacional-socilist
-
- Prishtinė,
8 maj 2003 - Organizuar nga Fondi austriak i vėllazėrimit - asistencė pėr skllevėrit
dhe punėtorėt me mėditje tė regjimit nacional-socialist nė
territorin e Austrisė, dje nė Prishtinė ėshtė mbajtur njė
konferencė me gazetarė.
-
- Kjo konferencė kishte pėr qėllim
informimin e qytetarėve kosoavarė, qė personat, tė cilėt
janė keqpėrdorur nga regjimi nacional-socilist, tė
njoftohen me mundėsitė e dėmshpėrblimit, nė qoftė se u
takojnė kategorive qė i mbulon ky fond.
-
-
- Nė
fshatin Suhadoll tė Mitrovicės njė grup ekstremistėsh serbė
u pėrplas me forcat e KFOR-it
-
- Mitrovicė,
8 maj 2003 - Dje nė fshatin Suhadoll nė veri tė Mitrovicės njė grup prej 50
ekstremistėve serbė u pėrplas me forcat paqeruajtėse
daneze tė KFOR-it.
-
- Trazirat shpėrthyen kur ushtarėt
e KFOR-it provuan tė heqin barrikadat qė serbėt i kishin
vendosur nė nė kėtė fshat nė veri tė Mitrovicės me qėllim
tė pengimit tė qarkullimit pėr banorėt shqiptarė qė
jetojnė nė atė pjesė tė qytetit.
Njė zėdhėnės i forcave franceze, tha se protestuesit serbė
hodhėn gurė mbi automjetet e KFOR-it, ndėrkaq kėta tė
fundit u pėrgjigjen me gaz lotėsjellės dhe bomba
paralizuese pėr tė shpėrndarė turmėn e serbėve tė cilėt
kishin bllokuar rrugėn nė fshatin Suhadoll. Zyrtarė tė
KFOR-it thonė se asnjė ushtar i KFOR-it nuk ėshtė lėnduar
gjatė trazirave dhe se situata ėshtė nėn kontrollė.
-
-
- R.
Harnish: Pėr momentin bashkėsia ndėrkombėtare nuk ėshtė
e gatshme qė tė merret me statusin pėrfundimtar tė Kosovės
-
- Prishtinė,
8 maj 2003 - Shefi i Zyrės Amerikane nė Prishtinė ka sqaruar pėr BBC-nė se qėndrimet
e SHBA-ve pėr moratoriumin e propozuar nga udhėheqėsi i
PDK-sė janė se pėr momentin ėshtė mirė qė tehu i
veprimit tė forcave politike tė pėrqėndrohet nė pėrmbushjen
e standardeve para statusit.
-
- Sipas tij tash pėr tash bashkėsia
ndėrkombėtare nuk ėshtė e gatshme qė tė merret me
statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
I pyetur pse SHBA-tė nuk e mbėshtesin afatizimin kohor dhe
mekanizmat pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės,
ambasadori Harnish u pėrgjigj:
"Afatizimi kohor nuk ėshtė diēka qė ėshtė pėrcaktuar
akoma. Unė personalisht mendoj se duhet tė vendoset sė
shpejti. Ne duhet ta caktojmė njė datė diku, por nuk e dimė
se kjo do tė ndodhė".
-
- Ambasadori Harnish ka theksuar se
Kosova tash pėr tash ėshtė nė fazėn kur duhet tė pėrmbushė
standardet para statusit dhe vetėm pasi qė kjo tė ndodhė,
tha ai, Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm
tė OKB-sė do tė reagojė nė emėr tė bashkėsisė ndėrkombėtare
pėr nismen e diskutimeve pėr statusin pėrfundimtar tė
Kosovės.
Rino Harnish ka thėnė se bashkėsia ndėrkombėtare nuk po
merret tash pėr tash me kėtė ēėshtje, prandaj as nuk mund
tė thuhet se kur do tė mund tė zgjidhet statusi pėrfundimtar
i Kosovės. "Duhet tė shohim se kur ėshtė e gatshme
bashkėsia ndėrkombėtare tė kemi diskutime pėr kėtė ēėshtje.
Nuk mund tė them nėse kjo do tė bėhet mė 2005, 2006 apo
2007", tha z. Harnish.
-
-
- Sot
nė Kosovė sillen trupat e pajetė tė 52 shqiptarėve tė
ekshumuar nė varrezėn masive afėr Beogradit
-
- Merdar,
8 maj 2003 - Sot nė Merdar UNMIK-ut do t'i dorėzohen kufomat e identifikuara tė
viktimave shqiptare nga Kosova, qė janė gjetur nė varrezat
masive te poligoni i policisė serbe nė Batajnicė afėr
Beogradit.
-
- Nė Petrovo Sello, Batajnicė dhe nė
liqenin Perugja - Vaina Bashta, u gjetėn kufomat e 800
viktimave shqiptare, tė cilat forcat serbe i varrosėn atje pėr
t'u humbur gjurmėt e krimit. Siē njoftoi UNMIK-u pas dorėzim-pranimit,
kufomat do tė vendosen nė morgun e Rahovecit.
-
-
- SHBA-tė
ndihmojnė me mbi 14 milion dollarė kthimin e tė
zhvendosurve dhe refugjatėve nė Kosovė
-
- Prishtinė,
8 maj 2003 - Z. Rino Harnish, shef Misioni i Zyrės sė SHBA-ve nė Prishtinė,
njoftoi se Qeveria amerikane ėshtė duke i akorduar
14,400,000 dollarė pėr tė pėrkrahur procesin e kthimit tė
personave tė zhvendosur dhe refugjatėve nė Kosovė. Kjo
shumė ėshtė mbi dyfishin e shumės sė shpenzuar vitin e
kaluar pėr kthimet (5,731,461), dhe ėshtė njė demonstrim i
qartė i pėrkushtimit tė popullit amerikan pėr banorėt e
zhvendosur tė Kosovės.
Sipas z. Harnish, "ky financim tregon pėr prioritetin e
lartė qė tė kthimet kanė pėr Qeverinė amerikane. Shtetet
e Bashkuara janė fuqishėm tė pėrkushtuara tė ndihmojnė
qeverinė dhe popullin e Kosovės nė pėrmbushjen e tetė
standardeve qė ne i zhvilluam sė bashku me partnerėt tonė
ndėrkombėtarė pėr tė ndihmuar Kosovėn tė demonstrojė
aftėsitė e saja pėr njė vetėqeverisje efektive.
-
- Njėri nga kėto standarde nėnkupton
zgjidhjen e problemit tė qytetarėve qė janė tė zhvendosur
nga shtėpitė e tyre, posaēėrisht ata tė komuniteteve
pakicė".
Me kėtė shumė 14 milionė dollarėsh, thekson mė tutje
z.Harnish "Shtetet e Bashkuara i demonstrojnė popullit tė
Kosovės dhe ēdonjėrit nė rajon se ne besojmė qė tani ėshtė
koha e pėrshtatshme qė personat e zhvendosur tė kthehen nė
shtėpitė e tyre nėse ata dėshirojnė tė bėjnė njė gjė
tė tillė.
-
- Tani i pėrket liderėve lokalė
dhe politikė nė Kosovė, Sėrbi, Mal tė Zi dhe Maqedoni qė
tė punojnė sė bashku nė mėnyrė konstruktive nė
zgjidhjen e kėrkesave pėr pronėsi, qė t'i ndihmojnė
qytetarėt tė kthehen nė shtėpitė e tyre nėse ata dėshirojnė
njė gjė tė tillė, apo tė integrohen nė bashkėsitė nė
tė cilat ata tani jetojnė, nėse kjo ėshtė zgjedhja e
tyre".
-
- Por njėkohėsisht kėrkohet qė
liderėt nė Serbi dhe Mal tė Zi tė japin njė pasqyrė tė
saktė tė situatės pėr tė kthyerit nė Kosovė, ashtu qė
personat e zhvendosur tė jenė nė gjendje qė vetė tė
zgjedhin duke u bazuar nė informata tė sakta dhe duke punuar
me institucionet e Kosovės pėr tė ndihmuar kthimin e tyre.
-
-
- Mbrėmė
nga njė shpėrthim i fuqishėm nė Prishtinė janė lėnduar
katėr tė rinj
-
- Prishtinė,
8 maj 2003 - Mbrėmė rreth orės 21.40 nė diskotekėn "Nju-Jork" nė
lagjen Dardania tė Prishtinės ka ndodhur njė shpėrthim i
fuqishėm. Katėr persona janė lėnduar, prej tė cilėve tre
rėndė. Ata ndodhėn nė Qendrėn Klinike Universitare tė
Prishtinės. Sipas policisė janė lėnduar:
-
- Fitim Berisha (1984), Xhemshit
Gashi (1985), Arben Braholli (1984), mėsohet se ėshtė nga
Kodra e Trimave, gjithashtu edhe Armend Braholli (1984) banor
i Lagjes sė spitalit, tė gjithė nga Prishtina.
-
- Ndėrkaq sipas mjekėve nė Qendrėn
Klinike nė emergjencė njoftohet se tre prej tyre janė mė tė
lėnduar, ndėrkaq njėri prej tyre ka marrė lėndime mė tė
lehta trupore.
Policia nuk ka dhėnė hollėsi pėr kėtė shpėrthim dhe se
ende nuk ka asnjė tė arrestuar.
-
-
- Nė
Kuvendin komunal tė Dardanės ėshtė arritur marrėveshja
qeverisjeje mes LDK-sė dhe AAK-sė
-
- Dardanė,
8 maj 2003 - Pas disa muajsh zvarritjeve nė punėn e Kuvendit komunal tė Dardanės
ėshtė arritur marrėveshja mes LDK-sė dhe AAK-sė pėr tė
bashkėpunuar nė periudhėn katėrvjeēare dhe kėshtu ėshtė
siguruar funksionaliteti i Kuvendit.
-
- Marrėveshja u bė e ditur nė
mbledhjen e djeshme tė jashtėzakonshme tė Asamblesė
komunale tė Dardanės, nė tė cilėn u formua edhe kolegji pėr
intervestimin e kandidatėve pėr drejtorė tė drejtorive.
-
- Kjo marrėveshje ėshtė e rėndėsishme
pėr faktin se asnjė subjekt politik nuk ka fituar shumicėn
e votave dhe faktikisht katėr kėshilltarėt serbė ishin ata
tė cilėt vendosnin pėr ndonjė vendim nė kuvend.
-
- Pėrkundėr kėsaj marrėveshje 9 kėshilltarėt
e PDK-sė nuk morėn pjesė as nė mbledhjen e djeshme, duke
qenė tė vendosur nė qėndrimin e tyre rreth zgjedhjes sė
kryeshefit, por 14 kėshilltarėt e LDK-sė dhe katėr tė AAK
kalojnė 50 pėr qindshin pėr tė marrė vendime dhe kėshtu
qėndrimi i kėshilltarėve serbė nuk do tė jetė mė
vendimtar.
-
-
- Futboll:
Nė ēerekfinale tė Kupės sė Kosovės, Prishtina mundi Dritėn
e Gjilanit me rezultat 2:1
-
- Prishtinė,
8 maj 2003 Dje u zhvilluan ndeshjet e para tė ēerekfinales sė Kupės sė
Kosovės nė futboll. Vetėm takimi nė Pejė, nė mes tė
Shqiponjės dhe Vėllaznimit pėrfundoj pa gola (0:0), ndėrkaq
nė tri takimet tjera ēerekfinale fitore shėnuan skuadrat
vendėse.
-
- Fitoren mė tė lartė e arriti
Gjilani, i cili mposhti Drenicėn me rezultat tė thellė 5:0
dhe me kėtė rezultat ata me njė kėmbė janė nė gjysmėfinale
tė Kupės sė Kosovės.
Prishtina mundi Dritėn, por me rezultat minimal 2:1, kėshtu
qė gjysmėfinalisti nga ky duel megjithatė do tė pėrcaktohet
nė Gjilan. Edhe Liria, pėrkundėr lojės sė mirė qė bėri
nuk arriti mė shumė se nė gol tė shėnojė nė takimin
kundėr KEK-ut, skuadėr kjo nga Liga e dytė e Kosovės.
Rezultatet komplete tė ēerekfinales janė:
Prishtina Drita 2:1
- Liria KEK-u 1:0
- Gjilani Drenica 5:0
- Shqiponja Vėllaznimi 0:0
Ndeshjet e kthimit tė ēerekfinales zhvillohen pas njė jave.
-
-
- Liga
e Kampionėve: Milan Inter 0:0
-
- Milano,
8 maj 2003 Mbrėmė nė stadiumin e njohur tė Milanos "Giuseppe
Meazza" u zhvillua ndeshja e parė e gjysmėfinales sė
dytė tė Ligės sė Kampiuonėve, nė mes tė skuadrave
milaneze, Milan dhe Inter.
Edhe pse kishte raste pėr gola nė tė dy anėt, si nga Milan
ashtu edhe nga Inter, megjithatė ndeshja pėrfundoi pa gola
(0:0). Kėshtuqė nė ndeshjen e kthimit Interi shkon me nje pėrparėsi
tė vogel ndaj Milanit.
-
-
- Nė
takimin e Selanikut do tė kėrkohet nga vendet e Ballkanit
Perėndimor qė tė ndėrmarrin reforma tė shpejta
-
- Shkup,
8 maj 2003 -
Delegacioni i Komisionit Evropian nė Maqedoni bėri tė ditur
se nė takimin e nivelit tė lartė tė Selanikut qė do tė
mbahet sė shpejti, vendeve tė Ballkanit Perėndimor do t'u kėrkohet
qė atė ndėrmarrin reforma tė shpejta pėr tė mirėn e
popujve, por edhe pėr interesin e pėrbashkėt tė popujve tė
vendeve tė BE-sė.
-
- Zyrtarėt e kėsaj organizate i bėnė
kėto komente nė Shkup me rastin e festės sė "Ditės sė
Evropės" mė 9 maj. Kjo ditė e ka zanafillėn me
shpalljen e Deklaratės pėr njė Evropė tė bashkuar nė
vitin 1950 nga ministri i atėhershėm gjerman Robert Shuman.
-
-
- Marrėveshja
qė qytetarėt e Kosovės mund tė hyjnė me veturat e tyre nė
Maqedoni hyn nė fuqi prej sot
-
- Shkup,
8 maj 2003 -
Zėdhėnėsi i Qeverisė maqedonase, Sasho Ēollakovski, duke
komentuar marrėveshjen ndėrmjet UNMIK-ut dhe Maqedonisė qė
qytetarėt e Kosovės mund tė hyjnė nė kėtė vend me
automjetet e tyre pa pagesėn e obligueshme, ka thėnė:
-
- "Marrėveshja e nėnshkruar
midis Byrosė kombėtare nė Shkup dhe administratės sė
UNMIK-ut do tė lehtėsojė komunikimin midis qytetarėve tė
Maqedonisė dhe tė Kosovės dhe si e tillė ėshtė nė
interesin e tyre. Ajo hyn nė fuqi qė prej sot".
-
-
- Ambasadori
gjerman nė Beograd thotė se ende ėshtė herėt tė thuhet nėse
Kosova do tė bėhet shtet i pavarur
-
- Beograd,
8 maj 2003 - Ambasadori gjerman nė Beograd Kurt Leonmberger nė Beograd deklaroi se
ėshtė ende herėt tė thuhet nėse Kosova do tė bėhet
shtet i pavarur apo jo. Ai sugjeroi qė bisedimet pėr
statusin e Kosovės nuk mund tė zhvillohen pa Beogradin.
Sipas tij ėshtė detyrė e UNMIK-ut qė tė sigurojė
respektimin e standardeve mė tė larta tė tė drejtave tė
njeriut.
Ambasadori gjerman pastaj ka theksuar se Gjermania sė bashku
me partnerėt e saj nė KS tė OKB-sė ka konstatuar se
statusi i Kosovės ėshtė i pazgjidhur dhe ka shtuar se ka
mirėkuptim tė plotė pėr iniciativėn e tė ndjerit
kryeministėr Zoran Gjingjiq, qė Beogradi tė inkuadrohet
intenzivisht nė shqyrtimin e statusit tė Kosovės.
Ambasadori Leonberger i bėri kėto komente gjatė njė vizite
nė qytetin e Nishit.
-
-
- Ministri
i brendshėm maqedonas thotė nuk ka tė dhėna pėr shpėrndarjen
e uniformave pėr shqiptarėt
-
- Shkup,
8 maj 2003 -
Ministri i brendshėm maqedonas, Hari Kostov e ka vlerėsuar
gjendjen e sigurisė mė tė mirė krahasuar dhe ka shtuar se
nuk ka kurrėfarė tė dhėnash pėr shpėrndarjen e
uniformave nė mėnyrė tė organizuar.
-
- Por ai thotė se ka grupe qė sipas
tij kanė qėllime kriminale dhe terroriste. Kostov ka thėnė
se janė 5-10 persona dhe sipas tij nuk mund tė ndėrmerren
veprime frontale me pajisje tė mekanizuar, por ndėrmerren
aksione si ai nė Bogovinė.
-
-
- Tiranė:
Hapet procesi i legalizimit tė Bathores
-
- Tiranė,
8 maj 2003 - Mė shumė se 40 mijė banorė tė rinj tė Tiranės, ata tė zonės sė
Bathores, pėr herė tė parė dje kanė marrė frymė disi tė
lehtėsuar, kur kanė dėgjuar vendimet e Kėshillit tė
Rregullimit tė Territorit tė Republikės.
Ky Kėshill, i kryesuar nga kryeministri Nano, e ka cilėsuar
dje Bathoren "qendėr urbane", gjė qė do tė thotė
hapje e procesit tė legalizimit tė banesave.
Sipas BBC, tani mė tė lehtė do ta kenė ata pak banorė qė
janė vendosur nė Bathore duke blerė truallin e banesės tek
ish-pronarėt e tokės.
Kėshilli i Rregullimit ka vendosur qė tė bėhet studimi i
planit tė zhvillimit strategjik urban pėr kėtė zonė.
Vendimet lidhur me Bathoren merren pas protestės sė dhunshme
tė dy javėve mė parė tė banorėve tė kėsaj zone, tė
cilėt, tė vendosur aty nė vitet pas regjimit komunist,
ankohen tashmė jo vetėm pėr statusin e paligjshėm tė ndėrtesave,
por edhe pėr prapambetjen nė shėrbimet jetėsore si
furnizimi me ujė, energji elektrike etj.
-
-
- Presidenti
Bush pret Kryeminsitrin e Spanjė Aznar
-
- Uashington,
8 maj 2003 - Presidenti Bush e ftoi Kryeministrin spanjoll, Aznar, nė Shtėpinė e
Bardhė pėr ta falenderuar personalisht atė pėr mbėshtetjen
nė luftėn me Irakun. Por ai e bėri tė qartė se aleatėve
u mbetet ende shumė punė pėr tė bėrė, si nė Irak ashtu
edhe nė Kombet e Bashkuara.
Zoti Bush tha se Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe
Spanja do tė paraqesin njė rezolutė nė Kėshillin e
Sigurimit pėr heqjen e sanksioneve qė iu vunė Irakut pas
pushtimit tė Kuvajtit nga Saddam Husseini nė vitin 1990. Ai
tha se sanksionet kishin si objektiv njė regjim qė nuk
sundon mė nė Irak.
-
-
- Bler:
Vendet kundėrshtare tė luftės sė Irakut tė bashkėpunojnė
pėr rindėrtimin e tij
-
- Londėr,
8 maj 2003 - Kryeministri britanik, Toni Bler u ka kėrkuar kundėrshtarėve tė
luftės sė Irakut, si Franca, Gjermania dhe Rusia qė tė
bashkėpunojnė nė rindėrtimin e Irakut.
-
- E kaluara tani duhet lėnė pas
vetes dhe tė synohen rezoluta tė pėrbashkėta tė OKB-sė,
pėr tė arritur mė tė mirėn pėr popullin irakian, tha
Bler pas njė takimi nė Londėr me kryeministrin australian,
Xhon Houard.
-
- Tani duhet tė garantohet qė Iraku
tė bėhet njė vend stabil dhe i lulėzuar, me njė qeveri tė
zgjedhur nga populli, tha Bler. Iraku mund tė bėhet forcė
shtytėse pėr mė shumė stabilitet nė rajon, tha
kryeministri britanik.
-
-
- Gjermania
nuk do tė marrė pjesė nė trupėn e planifikuar paqeruajtėse
pėr Irakun
-
- Berlin,
8 maj 2003 - Qeveria gjermane ka refuzuar njė propozim pėrkatės nga pala polake.
Ministri gjerman i Mbrojtjes Peter Shtruk, gjatė njė vizite
nė Kopenhagen, ra dakort megjithatė me homologėt e tij nga
Danimarka dhe Polonia pėr vėnien e oficerėve polakė tė
korpusit gjermano-danezo-polak tė Veri-lindjes nė
dispozicion tė kėsaj trupe pėr Irakun.
-
- Gjermania me kėtė refuzim vazhdon
politikėn e saj ndaj luftės sė Irakut tha zėdhėnėsi i
qeverisė gjermane nė Berlin Bela Anda. Zėdhėnėsi i
ministrit gjerman tė mbrojtjes ka bėrė tė ditur se rreth
50 ushtarė polakė do tė lirohen pėr misionin nė Irak.
-
- Vizita e Struk nė Kopenhagėn bėhet
me rast e takimit tė ministrave tė mbrojtjes sė Gjermanisė,
Danimarkės dhe Polonisė me homologėt e tyre nga Estonia,
Letonia dhe Lituania.
-
-
- Autoritetet
amerikane kanė siguruar shumė dorėshkrime dhe objekte arti
nga Muzeu Kombėtar nė Bagdad
-
- Uashington,
8 maj 2003 - Siē u bė e ditur zyrtarisht nė Uashington ndėr to bėjnė pjesė
dhe njė amforė 7000 vjet e lashtė dhe njė pllakė guri me
mbishkrime nga koha e mbretit Nebukadnezar. Antikat kishin
humbur gjatė plackitjeve tė muzeut pas rrėzimit tė
regjimit irakian.
-
- Mė tej autoritetet amerikane bėjnė
tė ditur se njė numėr objektesh arti tė deklaruar tė
humbur janė rigjetur nė qilaret e muzeumeve.
-
- Mendohet se ato janė vendosur nė
qilare pėr arsye sigurie nė fillim tė luftės. Trupat
amerikane po bashkėpunojnė me drejtuesit dhe punonjėsit e
muzeumeve pėr hartimin e listave me objektet qė rezultojnė
vėrtet tė humbura.
-
-
- Departamenti
i Shtetit ka futur nė listėn e grupeve terroriste partinė
baske nė Spanjė Batasuna
-
- Uashington,
8 maj 2003 - Siē u bė e ditur zyrtarisht futja nė kėtė listė ka si pasojė
ngrirjen e tė gjitha pasurive tė kėsaj partie nė SHBA.
Partia baske Batasuna ėshtė e afėrt me organizatėn
terroriste ETA.
-
- Njoftimi pėr futjen e saj nė
listen e grupeve terroriste i paraprin vizitės nė Uashington
tė kryeministrit spanjoll Hoze Maria Aznar. Qeveria nė
Madrid pati mbėshtetur nė mėnyrė tė vazhdueshme kursin
amerikan gjatė luftės sė Irakut. Spanja ėshtė aktualisht
njė nga anėtarėt jo tė pėrhershėm tė Kėshillit tė
Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.
-
-
- Njė
helikopter izraelit ka vrarė nė qytetin Gaza tė pakten njė
person
-
- Gaza,
8 maj 2003
Njė helikopter izraelit ka shkrehur dy predha nė njė veturė
nė qytetin Gaza dhe kėshtu ka vrarė sot (tė enjten) tė
pakten njė person, kanė bėrė tė ditur burimet e policisė
palestineze dhe dėshmitarėt, njofton Rojter.
-
- Njė burim izraelit ka deklaruar se
predhat kanė vėnė nė shenjestėr njė militant islamik tė
grupit tė Hamasit. Policia palestineze ka thėnė nė
vendngjarje se ka ndodhur njė vrasje, po nuk mund tė
idfentifikojnė menjėherė viktimėn.
-
-
- Numri
i pėrgjithshėm i tė vdekurve nga virusi SARS ka kaluar sot
(tė enjten) shifrėn 500
-
- Pekin,
8 maj 2003
Numri i pėrgjithshėm i tė vdekurve nga virusi SARS ka
kaluar sot (tė enjten) shifrėn 500 pasi Kina ka njoftuar
edhe pesė vdekje tė reja, njofton Rojter. Ministria e shėndetėsisė
ka deklaruar se edhe 146 njerėz tė tjerė janė infektuar
dhe kėshtu, numrin e rasteve tė tilla nė botė e kanė
ngritur nė 4,698 sosh.
-
-
- Janė
arrestuar tre burra palestinezė nė lidhje me sulmet me bombė
-
- Tripoli,
Liban, 8 maj 2003 Autoritet libaneze kanė arrestuar gjatė natės tre burra palestinezė,
tė dyshimtė nė lidhje me sulmet me bombė kundėr njė
restorani perendimor pėr ushqim tė shpejtė, kanė bėrė tė
ditur sot (e enjte) burimet e sigurimit libanez dhe
palestinez, njofton Rojter.
-
- Arrestimet janė bėrė njė ditė
pasi zyrtarėt libanezė kanė deklaruar se anėtarėt e
rrjetit tė fajėsuar pėr kėto bombardime, kishin
planifikuar tė vrasin edhe ambasadorin amerikan Vinsent Batle
nė veri tė qyteti tė Tripolit.
-
-
- Nė
autobusin e aksidentuar gjerman nė Hungari kanė humbur jetėn
32 veta
-
- Budapest,
8 maj 2003 Sipas burimeve tė AFP-sė, nė aksidentin e trafikut kur, siē kemi
njoftuar nė edicionet e mėhershme, janė pėrplasur njė
autobus turistik gjerman me njė tren udhėtarėsh nė
Hungari, kanė humbur jetėn tė pakten 32 persona nga
autobuisi gjerman.
-
-
- SHBA
paraqesin nė KS njė projektrezolutė pėr heqjen e
sanksioneve
-
- Nju
Jork, 8 maj 2003 - SHBA do tė paraqesin brenda kėsaj javė nė Kėshillin e Sigurimit tė
Kombeve tė Bashkuara njė projekt-rezolutė pėr heqjen e
sanksioneve tė Kombeve tė Bashkuara kundėr Irakut. Kjo u bė
e ditur nga ministri amerikan i punėve tė jashtme Kolin
Pauell pas njė bisede me sekretarin e OKB-sė Kofi Anan.
-
- Pauell tha se projekt-rezoluta
synon krijimin e kushteve mė tė mira tė jetės pėr irakianėt.
Nė debatin pėr projekt-rezolutėn nuk do tė ketė kthim nė
polemikėn e sė kaluarės ka thėnė Pauell duke iu referuar
polemikave pėrpara luftės sė Irakut. Kombet e Bashkuara patėn
vendosur sanksionet kundėr Irakut nė verėn e vitit 1990 pas
pushtimit prej tij tė Kuvajtit fqinj.
-
-
| |