| |
 |
OPINIONE |
|
|
8.05.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
E
KUJTOJMĖ KOLONEL TAHIR ZEMAJN NĖ KATĖRMUJORIN E VRASJES MAKABRE
|
|
|

|
|
|
-
Emri i kolonel Tahir Zemaj, do tė zė vend tė veēantė nė
kaptinat e historisė ! |
|
|
Kaluan katėr muaj nga atentati famėkeq ndaj kolonelit
Tahir Zemaj ndėrsa ne qė e njohėm dhe qė bashkėvepruam me
tė nuk po ia arrijmė tė pajtohemi me kėtė humbje tė
burrit tė madh tė Kosovės, me tė cilin shpresuam tė
arrijmė t'i realizojmė shumė ambicie qė do t'i shėrbenin
Kosovės dhe qytetarėve tė saj. E shpresuam Kosovėn me njė
homogjenizim tė forcave atdhetare dhe neutralizimin e
konfliketeve brendapėrbrenda Kosovės si dhe pėrfaqsimin e
interesave tė tė gjitha shtresave tė qytetarėve! Por, ja qė
tanimė kur Tahir Zemaj fizikisht nuk ėshtė nė mesin tonė,
kanė quar kokėn maska tė zeza nė zemėr tė Rrafshit tė
Dukagjinit dhe po krijojnė pasiguri, pakėnaqėsi, rrahje,
vrasje dhe degjenerim nė mesin e qytetarėve tė kėsaj ane,
bashkė me degėt e tyre nėpėr anė tjera tė Kosovės qė
duan t'i "vlorizojnė" qytetet e Kosovės me
"revolucione tė vonuara demokratike", sepse kėshtu
i duan armiqtė e Kosovės.
-
- 7
maj 2003 / Shkruan: Besim KRASNIQI
-
- Kur
na erdhi lajmi tepėr i hidhur nga Peja e Dukagjinit, mbi
atentatin ndaj kolonelit tė luftės ēlirimtare Tahir Zemaj,
ndaj birit tė tij Enisit dhe tė aktivistit tė LDK-sė Hasan
Zemaj, gjaku ynė mbeti pėr shumė kohė i ngrirė nė vend,
duke mos gjetur fjalė ngushėlluese pėr njėri-tjetrin pėr
kėtė humbje qė i ndodhi kombit shqiptar! Ndodhi edhe njė
vrasje tepėr e hidhur, por jo edhe e papritur, sepse porositėsit
e kėsaj vrasjeje na kishin paralajmėruar me kohė, pa asnjė
rezervė, se koloneli Tahir Zemaj i cili kishte bėrė luftėrat
e suksesshme e profesionale kundėr policisė dhe ushtrisė
serbosllave nė Rrafshin e Dukagjinit, nė Loxhė e Koshare,
pra ky njeri i madh i luftės do tė goditet pėr vdekje nga
dora e zezė kriminale, e cila vepron akoma nė Kosovė.
-
- Seē
ndihet njė zbrazėti e madhe nė Kosovė dhe diasporėn
shqiptare, kur nėpėr tubimet tona nuk ndihet mė zėri i
kolonelit Tahir Zemaj, kur nuk shihet buzėqeshja e natyrshme
e tij qė afronte secilin shqiptar, kur nuk dėgjohen fjalėt
e tij kuptimplote pėr rėndėsinė e ekzistimit tė
institucioneve legjitime tė Kosovės, pėr rėndėsinė e
ekzistimit tė njė ushtrie tė profesionalizuar tė Kosovės,
pėr organizimin e shtetit tė pavarur tė Kosovės bazuar nė
vullnetin e lirė tė popullit shqiptar tė Kosovės, pėr rėndėsinė
e veēantė historike tė diasporės shqiptare nė periudhėn
e paraluftės, nė periudhėn e luftės si dhe nė periudhėn
e pasluftės respektivisht nė proceset e demokratizimit,
pluralizmit dhe zhvillimit tė gjithmbarshėm tė Kosovės...
-
- Kaluan
katėr muaj nga atentati famėkeq ndaj kolonelit Tahir Zemaj
ndėrsa ne qė e njohėm dhe qė bashkėvepruam me tė nuk po
ia arrijmė tė pajtohemi me kėtė humbje tė burrit tė madh
tė Kosovės, me tė cilin shpresuam tė arrijmė t'i
realizojmė shumė ambicie qė do t'i shėrbenin Kosovės dhe
qytetarėve tė saj. E shpresuam Kosovėn me njė homogjenizim
tė forcave atdhetare dhe neutralizimin e konfliketeve brendapėrbrenda
Kosovės si dhe pėrfaqsimin e interesave tė tė gjitha
shtresave tė qytetarėve! Por, ja qė tanimė kur Tahir Zemaj
fizikisht nuk ėshtė nė mesin tonė, kanė quar kokėn maska
tė zeza nė zemėr tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe po krijojnė
pasiguri, pakėnaqėsi, rrahje, vrasje dhe degjenerim nė
mesin e qytetarėve tė kėsaj ane, bashkė me degėt e tyre nėpėr
anė tjera tė Kosovės qė duan t'i "vlorizojnė"
qytetet e Kosovės me "revolucione tė vonuara
demokratike", sepse kėshtu i duan armiqtė e Kosovės.
-
- Para
katėr muajve, kur sytė e Kolonelit u mbyllėn pėrgjithmonė,
qytetarėt e Kosovės u gjenden pėrballė njė propagande tė
papėrballueshme tė bėrė gati nė kuzhinat mė
antishqiptare qė mund t'i ketė njohur historia e jonė,
sepse nė kėtė vrasje janė kryqėzuar interesat dhe pikėpamjet
anti-institucionale dhe anti-Kosovė tė "revolucionarėve"
tė ideologjizuar rusofilė, tė cilėve iu pengonte figura e
shquar ushtarake e Tahir Zemės qoftė si demokrat i mirėfilltė
apo qoftė edhe si pjesėmarrės dhe dėshmitar i ngjarjeve
historike tė luftės ēlirimtare. U pėrhapėn gėnjeshtra
dhe dezinformata aq tė turpshme mbi figurėn e Kolonelit,
duke e shprehur gjithė mllefin e promovuar nėpėr kuloaret
antishqiptare tė Tiranės zyrtare dhe nėpėr seli tė
redaksive tė "barrikaduara" partiake, qė e
konsiderojnė veten si "krah i luftės"! Kėsaj
valle monstrumėsh iu bashkangjitėn natyrisht edhe ato media
qė e mbajnė veten pėr paēavura "tė pavarura",
derisa nė anėn tjetėr i gėzohen mė sė shumti hapjes sė
fronteve nė mes tė forcave progresive dhe atyre destruktive.
Edhe pas katėr muajve tė mungesės fizike tė kolonelit
Tahir Zemaj, porositėsit (udhėheqėsit shpirtėrorė) dhe
atentatorėt vazhdojnė akoma tė bėjnė "hije mbi tokė",
tė papenguar vazhdojnė tė bėjnė plane pėr likudimet e
ardhshme politike, duke i pikatur mu ato personalitete
politike, ushtarake, institucionale, arsimore e publicistike qė
i duhen mė sė shumti Kosovės dhe ardhmėrisė sė saj,
sepse kėshtu e kėrkon "revolucioni i vonuar
demokratik".
-
- Pavarėsisht
se historia jonė mė e re i ka defektet e veta dhe edhe pse
ajo shkruhet sipas kuteve tė ca "liderėve partiak"
akoma nė fuqi, emri i kolonelit Tahir Zemaj do ta zė vendin
e veēantė nė kaptinat e historisė shqiptare, sepse
kontributi i tij pėr ēlirimin dhe institucionalizimin
e Kosovės ėshtė i shkruar me veprėn dhe gjakun e Tij dhe tė
bashkėluftėtarve tė tij si Ahmet Krasniqi, Sali Ēekaj,
Agim Ramadani, Rrustem Bruēi etj., andaj qytetarėt e Kosovės
dhe diaspora shqiptare do ta pėrkujtojnė me pietet tė lartė
Kolonelin e Rrafshit tė Dukagjinit dhe tė mbarė Kosovės,
kolonel Tahir Zemajn. Lavdi e pėrjetshme jetės dhe veprės sė
Tij madhore pėr Kosovėn e lirė!
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|