|
- Sot,
ende nuk kemi ndonjė politikan tė cilin do duhej marrur si
shembull pėr tė mirė, pra
as z.
Nexhat Daci ....!!!
-
- 7
maj 2003 / Shkruan: Brahim
Halimi
-
- Gjendja
aktuale nė Kosovė si nė aspektin politik, atė ekonomik por
edhe nė atė tė sigurisė, nuk i japin askujt tė drejtė e
sidomos atyre qė e konsiderojnė vetėn intelektual apo qė
pretendojnė tė sillen si intelektual, qė ti bėjnė
propagandė negative popullit, duke e lavdėruar ēdo here atė
palė qė e simpatizon dhe duke e kritikuar rregullisht atė qė
nuk e simpatizon, sėpaku kjo veti nuk iu pėrket intelektualėve
tė vėrtetė ....
-
- Z.
Krasniqi gjendja nė Kosovė nuk mund tė ndryshohet pėr tė
mirė vetėm me deklarata shtypi tė z. Daci, tė zotit
Rexhepi e as me deklarimet e zotrinjėve Rugova, Thaqi dhe
Haradinaj. Kjo gjendje nuk mund tė ndryshohet fare edhe nėse
kėto pėrsonalitete kritikojnė ditė e natė UNMIK-un,
sepse, siq ka treguar koha
dhe pėrvoja, ndryshimet bėhen vetėm pėrmes veprimeve
politike dhe juridike respektivisht pėrmes vendimeve nė
interes tė popullit, pėr marrrjėn e tė cilave nevojitet
edhe guximi intelektual, gjė qė qė nuk e kanė tė gjithė
veprimtarėt politik.
-
- Unė
nuk jam njeri partiak dhe nuk shoh asnjė interes qė tė
merrem me emrat qė ju jeni marrur nė shkrimin e juaj, por
mund tė konstatoj se Kosova si njė problem madhor e shqelmon
secilin politikan individualisht por edhe gjithė kėtė klasė
politike bashkarishtė, (nėse ai apo ata) nuk do ta mbrojnė
seriozisht interesin e popullit.
-
- Unė
them se Kosovėn po e defaktorizojmė pikėrisht ne me politikėn
tonė pasive dhe se ėshtė mjerim i rėndė kur ne i ndėgjojmė
udhėheqėsit tanė qė aq shpeshė thirren nė njohje formale
tė pavarėsisė (LDK-ja), nė moratorium pėr afatizimmin e
kohės pėr tė ardhur te pavarėsia(PDK-ja), nė pavarėsi
duke e ndėrtuar atė si proces (AAK-ja) , nė union me Shqipėrinė
(LPK-ja), nė bashkim kombėtar (LKĒK-ja, UNIKOMB-i,
AKSH)...etj., ndėrkohė qė udhėheqėsit e kėtyre
subjekteve nuk kanė mundėsi tė pajtohen nė mes vete pėr pėrpilimin
e njė strategjie konkrete - tė pėrbashkėt, sipas tė cilės
realizimin e pavarėsisė sė Kosovės do e bėnim realitet.
-
- Vetė
fakti qė asnjėri subjekt si i vetėm nuk ka mundėsi ta
realizoj pavarėsinė ėshtė argument i mjaftueshėm qė udhėheqėsit
e subjekteve tona tė pajtohen pėr njė bashkėrėnditje tė
veprimeve dhe veprimtarisė konkrete nė funksion tė ndėrtimit
tė strategjisė sė pėrbashkėt, nėse vėrtetė ata ia duan
tė mirėn popullit nė emėr tė tė cilit po thirrėn.
-
- Ėshtė
botėrisht e ditur se parimi i parė i partive politike ėshtė
angazhimi pėr marrjėn e pushtetit respektivisht lufta pėr
pushtet siq njihet kudo, por, me qė neve nė Kosovė na
mungojnė shumė mekanizma tė rėndėsishėm tė cilėt jo
vetėm qė do i bėnin rregullat e lojės por edhe do e
caktonin kufirin deri ku mund tė luhet nė kuadėr tė luftės
pėr pushtet, atėhere kjo situatė po keqėperdoret nga
partitė tona, pėr ta mashtruar popullin kush mė shumė e
kush mė pak, pa i dhėnė askujt pėrgjegjėsi pėr
mashtrimin apo manipulimin e bėrė.....
-
- Sigurisht
se ēdo fazė me e re e procesit tonė ka qenė mė e shkurtė
se e vjetra, por qė kjo fazė e sotme tė jetė edhe mė e
shkurtė, nevojitet
njė angazhim i gjithanshėm kritik (i argumentuar) qė do tė
ndikonte nė zgjimin nga gjumi si tė klasės tonė politike
ashtu edhe tė atyre intelektualėve tė cilėt
u janė nėnshtruar vijave partiake apo presin kohėra
mė tė mira pėr tu angazhuar (pėr pėrparimin
e karrierės sė tyre politike).
-
- E
them me bindje tė plotė se problemet madhore ekzistuese siq
janė: pasiguria territoriale e Kosovės (ku herė pas here
hyjnė brenda edhe forca tė uniformuara serbe), Mitrovica e
ndarė, ēėshtja e pa zgjidhur e tė zhdukurve, pazgjidhshmėria
e qėshtjes sė pronės dhe pengesat rreth privatizimit,
vazhdimi i zbatimit nė Kosovė tė ligjeve serbosllave (pėrmes
tė cilave dėnohen shqiptarėt siq dėnoheshin edhe pėrpara),
varfėria ekstreme e popullit nė Kosovė, lėnja e mėrgatės
sonė nė harresė, mos hapja e zyrave tė Kosovės nė disa
qendra ndėrkombėtare, mosdefinimi i qartė i dokumentit tė
udhėtimit etj..., janė
probleme tė atilla me tė cilat do duhej tė merreshin
institucionet e Kosovės : kryetari, kryeministri,
kryeparlamentari dhe tė gjithė qeveritarėt dhe deputetėt
tjerė.
-
-
Por, me qė ata fare pak janė marrur dhe mirren me
zgjidhjen e kėtyre problemeve, atėhere na takon neve qė tė
mirremi me ta, sepse, duke ua pėrkujtuar atyre mė shpeshė
punėt e pa kryera, ia bėjmė edhe njė shėrbim tė mirė
popullit pra ia tregojmė popullit tė vėrtetėn siq ėshtė
e jo ashtu siq e thonė politikanėt tanė....!
-
- Tė
shpresojmė pėr njė vetėdijėsim mė tė shpejtė tė
politikanėve tanė, sa pėr ta kuptuar se pa bashkim dhe
strategji tė pėrbashkėt nuk ka ardhmėri tė sigurt tė
Kosovės-pra as pavarėsi...!!!
|
|