6.05.2003 - Trepca.net

Nė Prishtinė me pietet tė madh u pėrkujtua Fehmi Agani

 

  
I.Rugova: Sot gjithė Kosova ndiehet krenare me profesor Aganin

Prishtinė, 6 maj 2003 - Katėrvjetori i vrasjes sė Fehmi Aganit, sot nė Teatrin Kombėtar tė Prishtinės u shėnua me njė akademi pėrkujtimore, nė tė cilėn merrnin pjesė personalitetet mė tė larta tė institucioneve tė vendit, aktivistė tė LDK-sė dhe qytetarė tė shumtė qė kishin ardhur nga mbarė Kosova pėr tė nderuar me dhembje e pietet tė madh figurėn e profesorit tė paharruar, Agani.

Fillimisht nga Kori i burrave tė Gjakovės u kėndua Himni Kombėtar dhe ai "Kur n'Kosovė ra kushtrimi" nga nxėnėsit e Gjilanit, dhe mė pas me njė minutė heshtje u nderua profesori i ndjerė Fehmi Agani.
 
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, duke e pėrshėndetur kėtė akademi pėrkujtimore tha:

"Sot tė gjithė ne, gjithė Kosova ndiehet krenare me profesor Aganin, me veprėn dhe figurėn e tij. Profesor Agani ishte Burrė i madh i Kosovės. Njeri me mendje dhe zemėr tė madhe, siē e njohim dhe siē e dimė tė gjithė.
 
Profesor Agani ishte dhe do tė mbetet Heroi i Kosovės. Tėrė jetėn dhe veprėn ia kushtoi lirisė dhe pavarėsisė Kosovės", theksoi nė fjalėn e tij Presidenti i Kosovės, duke pėrshėndetur kėtė akademi pėrkujtimore kushtuar profesorit tė dashur dhe kujtimit tė tij.

Gjithashtu Presidenti Rugova falenderoi organizatorin, FR tė LDK-sė dhe Kryesinė e LDK-sė dhe qytetarėt e Kosovės, por edhe artistėt, studentėt qė e madhėruan profesor Aganin me programin e tyre.

Duke pėrmbyllur fjalėn e tij presidenti Rugova tha se ėshtė njė thėnie e njohur se profesorėt nuk vdesin kurrė, sepse i lanė pas njerėzit e gjallė, nxėnėsit e tyre.

Presidenti Rugova njoftoi me kėtė rast se vitin e ardhshėm do tė ndahet pėr herė tė parė Ēmimi Fehmi Agani, i themeluar para dy vjetėsh. Ky ēmim do t'u ndahet ēdo tri vjet personaliteteve tė shqura kombėtare dhe ndėrkombėtare.

Zoti e bekoftė Fehmi Aganin, zoti e bekoftė familjen Agani, zoti e bekoftė Kosovėn, tha nė fund Presidenti Rugova.

Ndėrkaq Rexhep Ismajli, kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės tha se nė opinionin shkencor e kulturor shqiptar, figura e akademik Fehmi Aganit njihet pėr veprimtarinė e tij shkencore, kulturore, shoqėrore e politike, gjerėsisht emancipuese.
 
"Krijimtaria e tij intelektuale ėshtė shtrirė mė konkretisht nė fushat e sociologjisė, tė sociologjisė politike dhe tė filozofisė sė politikės, tė raporteve shoqėrore, tė lėvizjeve ēliruese dhe ēlirimtare, tė grupeve dhe partive politike, etj.
 
Studiuesit dhe specialistėt e kėtyre fushave e kanė shquar cilėsinė dhe thellėsinė e studimeve dhe tė ndihmesave tė rėndėsishme tė akademik Aganit, nė shkallėn e vlerėsimit 'nė fushat e dijeve sociologjike dhe politike, kontributi i Fehmi Aganit zė vendin mė tė spikatur nė kulturėn shqiptare tė pjesės sė dytė tė shekullit tė kaluar", tha akad.Ismajli.

"Nga fillimet e deri nė fund tė jetės sė tij ėshtė konstante vija e angazhimit intelektual nė drejtim tė argumentimit tė njėsisė historiko-shoqėrore shqiptare megjithė ndarjet arbitrare dhe kufizuese shtetėrore.
 
Paralelisht me shkrimet qė kanė impakt tė drejtpėrdrejt nė jetėn tonė shoqėrore, ai ka botuar njė bllok studimesh me vlerė sociologjiko-politike pėr proceset e participimit tė punėtorėve nė vendimmarrje, pastaj pėr proceset shoqėrore-politike nė Shqipėri gjatė Luftės II Botėrore, pėr veprimtarinė e partive politike.
 
Historia e mendimit sociologjik ėshtė njė nga fushat qė e preokupoi gjatė Fehmi Aganin. Mė pastaj vėmendjen e tij krijuese e tėrhiqte hapėsira e madhe e shoqėrisė civile dhe e raporteve tė demokratizimit", nėnvizoi Rexhep Ismajli.
 
Ndėrkaq duke folur pėr veprimtarinė politike tė prof.Aganit, Rexhep Ismajli tha:
 
"Interesimet intelektuale dhe shkrimet e akademik Aganit pėrqėndrohen nė argumentimet dhe shjegimet serioze politike tė tė drejtave shqiptare dhe tė Kosovės, nė projektimet e lėvizjeve konkrete politike, nė projektimet dhe argumentimet e pavarėsisė shtetėrore e shtetformuese tė Kosovės dhe pėrhapjen e kėtyre ideve; tashmė ėshtė thėnė se akademik Aganit i detyrohet shumėēka nė fushėn e krijimit, mbarėshtrimit dhe nyjtimit tė argumenteve dhe tė diskursit argumentues konsistent mbi tė drejtėn e vetėvendosjes pėr Kosovėn dhe rrugėt e realizimit tė kėtij qėllimi; ana tjetėr gati paralele me kėtė ka tė bėjė me ēėshtjet e organizimit tė jetės shoqėrore, me organizimin e shoqėrisė civile dhe me proceset e demokratizimit".

Nė vazhdim akad. Ismajli foli pėr veprimtarin e akademik Aganit dhe rolin e tij tė rėndėsishėm themelvėnės, nė punėn e tij si veprimtar universitar dhe si studiues: nė proceset e mėvetėsimit tė Universitetit tė Prishtinės, nė zgjerimin e rrjetit studimor dhe institucional tė
arsimi t tė lartė, nė drejtimin e fakulteteve, nė themelimin e Institutit Albanologjik, nė themelimin dhe drejtimin e Degės sė Sociologjisė-filozofisė, nė drejtimin e revistave Studia humanistica, Thema, etj.

Ėshtė me rėndėsi tė theksohet, tha akad. Ismajli, kėmbėngulja e profesor Aganit nė gjetjen e formave dhe nė krijimin e rrethanave pėr integrimet shqiptare, duke cekur si sukses simbolik e konkret tė tij nxitjen dhe organizimin e Konsultės Gjuhėsore tė Prishtinės tė vitit 1968.

"Nė fillim tė viteve tė '90-ta akademik Fehmi Agani ėshtė nė kreun e lėvizjes sė madhe politike pėr pavarėsinė e Kosovės, kreator i ideve e nxitės i proceseve pėrtej suazave partiake", theksoi z.Ismajli, duke shtuar se profesor Agani gjatė ktyer viteve ėshtė i pranishėm nė manifestimet e ndryshme, nė kontaktet intensive me gazetarė e diplomatė tė huaj, i dhėnė pas shpjegimit, argumentimit tė arsyeve pėr pavarėsinė e Kosovės.

"Dora e tij hetohet qartė nė hartimin e dokumenteve pėr lėvizjen politike nė Kosovė nė dekadėn e fundit. Njėkohėsisht ai ngulte kėmbė nė selitjen e lidhjeve miqėsore tė shqiptarėve me popujt pėrreth", tha akad.Ismajli, pėr tė vazhduar:

"Refleks i drejtpėrdrejtė i ideve tė Aganit pėr kėto ēėshtje mė duket kėrkesa qė nė kėtė proces tė ndėrlikuar tė shoqėrisė sonė tė mos krijohen kuazidilema si ato lidhur me epėrsinė e realizimit tė standardeve para statusit ose e kundėrta. E qartė, njėra dhe tjetra duan ndėrtuar paralelisht, madje nė mėnyrė tė ndėrthurrur".

Nė pėrmbyllje tė fjalės sė tij akad. Rexhep Ismajli tha se "vepra e akademik Fehmi Aganit pėrmban nė vete gjithnjė ide dhe mendime aktuale e tė gjalla dhe ky ėshtė njė prej dimensioneve qė atė e bėjnė njė nga figurat mė tė rėndėsishme shkencore, kulturore dhe shoqėrore tė Kosovės dhe tė botės shqiptare". "Figura e tij shkrinte nė njė mendimtarin humanist dhe intelektualin e angazhuar, pėr tė krijuar kėshtu vizione dhe horizonte".

"Pėrtej rezultateve me peshė nė fushėn e dijes, akademik Fehmi Agani do tė mbahet nė mend pėr breza e breza edhe pėr rrezatimin njerėzor qė buronte nga mendja dhe sjellja e tij krejtėsisht e veēantė".
Nė vazhdim tė akademisė pėrkujtimore, aktorėt e Teatrit Kombėtar interpretuan njė lojė shumė impresive skenike me motive tė qėndresės, tė pėrcjellė me njė muzikė shungulluese kushtuar profosor Aganit, nė regjinė inventive tė Selami Tarakut, me interpret kryesor, balerinin veteran, Ahmet Brahimaj.

Ndėrkaq aktorėt Dibran Tahiri dhe Edona Reshitaj deklamuan pjesė tė deklaratave, fjalimeve dhe intervistave tė profesor Aganit.
 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.