OPINIONE

   
6.05.2003 - Trepca.net

UNITETI YNĖ GJITHĖKOBĖTAR DETYRĖ PĖR ĒDO INDIVID DHE KOLEKTIV

 
6 maj 2003 /  Deli SMAKA
  
   
Unitetin tone kombetar nuk mund ta krijojme me mendimet, perfytyriumet, ngjyrimet apo pershtypjet e jashtme te pa jeta.
 
Por kete unitet mund ta arrijme vetem me paraqitjen e drejte pa ngjyrime dhe interesa vetiake te permbatjes se brendshme te ketij uniteti.
 
Perspektiva e ndritshme e popullit shqipetar dhe vuajtjet e tij shekullore jane nje udherrefyes i drejte per realizimin e ketij qellimi madhor dhe fisnik, sepse shqipetari si individ posedon te gjitha atributet per te qene i pavarur ne realiziin e interesave te tija jetike shekullore.
 
Kete unitet do ta arrijme nese jemi te afte te bejme nje konsolidim mbar kombetar, qe kujtoj se eshte detyre mbi te gjitha detyrat per cdo individ e kolektiv.
 
Duhet harruar ndasit, duhet keqyre ne sy njeri tjetrin pa shibla, duhet respektuar njeri tjetrin, duhet pranuar keshillat dhe idet e drejta, te cilat ide e cojne perpara ceshtjen tone kombetare sepse nje fjale e mencur thote:
 
"Mjerimi dhe turpi do te bien mbi ate qe nuk pranon korigjiin, ndersa ai qe pranon qortimin do te nderohet".
 
E kujtoj se eshte koha qe me mire te nderohemi se sa te jemi ne mjerim e ne turp.
 
Eshte shume e rende per ne qe armiqet tane shekullor te nxjerrin perfitie politike, orale apo edhe ushtarake nga gabimet tona.
 
Eshte per te ardhur keq se si ne vet e dije apo pa vetdije,me dashje apo pa vetdashje te ndihmojme ata ne propaganden e tyre kunder nesh, kunder popullitm tone, e pastaj te kthehemi e te pyesim, te cuditemi se ku ata bazohen per nje propaganbde te tille kunder nesh!
 
Mendoj se ne kete jo vetem qe ndihmojne individ e kolektive por edhe mediat tona nuk jane duke i kushtuar nje kujdes te duhur keaj qeshtje,ku me shkrimet e tyre jane duke ndihmuar akinerine propagandistike sllave me te madhe kunder nesh.
 
E ketu dua te permedni nje fjale te mencur kur thote: "Mos u jepni qenve c`eshte e shenjte, mos u hidhni maragaritaret tuaja derrave, qe te mos u kthehen ata kunder jush "Konsideroje se edhe ky mendim shume bukur skjaron kete problem sa akut aq edhe  tragjik per ne, sepse  ne ose i paraprijme ose e vertetojme nje te keqe te tille, e kjo propagande ugurzeze vjen e behet realitet kunder nesh.
 
Por mendoj se kjo do behet edhe e tragjike kur polikaj shqipetar, lidere bien ne lajthitje te tilla.
 
Pjesemarrja e liderve partiak e politike shqipetar ne dreka e darka te organizuara sllave nuk eshte dicka e rastit. Perkrahja pa rezerve e armiqeve te djeshem dhe te sotem nga shue lider, koalicioni me ta ne dem te qeshtjes kombetare, vizitet e pandara te shtetasve te shtetit am si ne Serbi ashtu edhe ne Maqedoni a nuk jane nje deshtim total i politikes shqipetare ne poltiken e jashte.
 
Ti bie shkurt ne tere truallin Arberor qe ne vet jemi duke e ndare  me emra e mbiera te ndryshem per interesa vetiake te ngushta shihet se  ka nje deshtim total kur eshte ne pyetje Uniteti rreth qeshtjes madhore te bashkimit te kombit.
 
Dhe ne fund per te gjithe ata te cilet medojne se jane te vetmit ata te cilet mund te bejne dic ne kete drejtim,pa nje unitet te plote do permendja edhe nje fjale te uret ne te cilen thuhet: "Ai qe thot se eshte ne drite,mirepo urren vellan e tij,ai eshte ende ne errsire".

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.