6.05.2003 - Trepca.net

Lajme

E marte, 6 maj 2003

 
 

Pėrmbajtja:

  • UNMIK-u dhe KFOR-i kanė pezulluar aktivitetet e TMK-sė jashtė vendit

  • Mitrovicė: Ekstremistėt serbė kanė shkaktuar disa incidente tė rėnda

  • Reduktime tė trupave paqeruajtėse do tė ketė, por nuk dihet sa, thotė zėdhėnėsi i KFOR-it

  • Miftar Hyseni menaxher i minierės "Trepēa" nė Stantėrg

  • Kuvendi i Kosovės tė enjtėn do tė shqyrtojė dy projektkodet penale dhe do tė amendamentojė tri ligje

  • Nė Prishtinė po i zhvillon punimet konferenca dyditore "Mediat dhe sistemi gjyqėsor nė Kosovė"

  • SPAK-u kėrkon nga kryeadministratori Shtajner qė ta mbėshtesė mė shumė arsimi n

  • Punėtorėt e RTP-sė paralajmėrojnė se mė 7 maj nė mėnyrė kolektive tė kthehen nė vendet e tyre tė punės

  • Ali Ahmeti thotė se lufta nė Maqedoni ishte rezultat i diskriminimit tė shqiptarėve

  • Tiranė: Sindikatat dhe qeveria - marrėveshje pėr strategji tė pėrbashkėt

  • Tribunali i Hagės ngriti aktpadi ndaj Stanishiqit e Simatoviqit tė akuzuar pėr krime

  • Nė tri shtete tė SHBA-ve, tornadot kanė shkaktuar vdekjen e tė pakten 35 personave

  • Kryengritėsit majtistė kolumbian kanė vrarė guvernatorin provincial dhe ish-ministrin e mbrojtjes

  • Krijimi i njė shteti palestinez ėshtė njė pėrparėsi kryesore pėr SHBA-tė

  • Agjencia Bėrthamore kėrkon prani nė Irak

  • SARS-i mbledh ministrat e BE-sė

  • Lirohen 15 tė burgosur nga kampi Guantanamo

  • Arrestohet "zonja antraks" nė Irak


  
UNMIK-u dhe KFOR-i kanė pezulluar aktivitetet e TMK-sė jashtė vendit
 
     
Prishtinė, 6 maj 2003 - I dėrguari i UNMIK-ut dhe koordiantori pėr TMK-nė, gjenerali Endrju Kamings, ka pezulluar tė gjitha aktivitetet e TMK-sė dhe trajnimet jashtė vendit. Arsyeja kryesore pėr kėtė veprim thuhet tė jetė minimi i urės hekurudhore afėr Zveēanit muajin e kaluar.
   
Zėdhėnėsja e UNMIK-ut Izabela Karlovic citohet tė ketė deklaruar se UNMIK-u dhe KFOR-i i kanė dėrguar njė letėr tė pėrbashkėt zv.komandantit tė TMK-sė, nė tė cilėn kanė shprehur keqardhjen e tyre pėr praninė e elementėve tė AKSH-sė nė TMK.
    
Zėdhėnėsja thotė se komandanti i TMK-sė Agim Ēeku ka premtuar mė parė se tė largojė elementėt e AKSH-sė nga TMK-ja, por deri mė tash nuk ėshtė ndėrmarrė ndonjė aksion nė kėtė drejtim, thotė ajo.
 
Dhe pikėrisht pėr kėtė arsye UNMIK-u dhe KFOR-i kanė pezulluar tė gjitha udhėtimet e individėve apo grupeve tė TMK-sė jashtė vendit.

Duke komentuar kėtė qėndrim tė UNMIK-ut dhe KFOR-it, zėdhėnėsi i TMK-sė Shemsi Syla thotė se ku vendim pėr pezullim do tė dėmtojė rėndė TMK-nė nė rrugėn e profesionalizimit tė saj.
 
 
Mitrovicė: Ekstremistėt serbė kanė shkaktuar disa incidente tė rėnda
 
Mitrovicė, 6 maj 2003 - Nė kohėn kur, falė angazhimit tė tė gjithė faktorėve relevantė, gjendja e sigurisė nė komunė ishte relativisht e mirė me tendencė tė pėrmisimit tė vazhdueshėm, ekstremistėt serbė kanė shkaktuar disa incidente tė rėnda. Kėto incidente gjithsesi e kanė tensionuar gjendjen dhe mund tė kenė pasoja tė rėnda pėr sigurinė nė komunė nė pėrgjithėsi dhe pėr proceset demokratike qė janė duke u zhvilluar.

Incidentet kanė filluar, tė premtėn, mė 2 maj, kur ekstremistė serbė nga Suhadolli i Epėrmė sė pari kanė atakuar Hetem Hajrėn me tė birin, nga fshati Gushafc, nė momentin kur ishte duke qarkulluar rrugės sė fshatit pėr nė Mitrovicė me kamionin e tij.

Po nė tė njejtėn ditė dhe kohė, tė njejtit ekstremistė serbė, kanė atakuar edhe autobusin pėrplot me udhėtarė, kryesisht gra dhe fėmijė, qė po udhtonin nė drejtim tė Mitrovicės, duke shkaktuar frikė dhe panik tek ata.

Ndėrkaq, incidentet mė tė rėnda, tė shkaktuara nga bandat serbe, kanė ndodhur tė dielėn, mė 4 maj, kur ėshtė rrahur rėndė Shaip Zhilivoda, banor i pjesės veriore tė qytetit, i cili ndodhet nė komė dhe jeta e tij ėshtė nė rrezik, pėrkatėsisht mė 6.05.2003, kur ėshtė gjuajtur me armė zjarri i riu Besim Azemi, banor i lagjės "Kodra e Minatorėve" nė pjesėn veriore tė qytetit, por pėr fat, pa pasoja.

Kryetari i Kuvendit tė Komunės, Faruk Spahija, pasi falenderon qytetarėt pėr vetėpėrmbajtje dhe bashkėpunim me institucionet e pushtetit lokal, i dėnoi ashpėr kėto incidente tė rėnda, duke shprehur bindjen se ato bėhen nga qarqe ekstremiste, tė cilat kanė pėr qėllim pėrkeqėsimin e gjendjes dhe pengimin e proceseve tė integrimit tė qytetit.

Pėr shkak tė gjendjes sė rėndė politike dhe tė sigurisė nė komunė, kryetari Spahija ka anuluar njė vizitė zyrtare nė Danimarkė, tė paraparė pėr ditėn e sotme dhe u ėshtė drejtuar zyrtarėve tė UNMIK-ut dhe KFOR-it, qė tė marrin tė gjitha masat e duhur pėr parandalimin e incidenteve tė kėtilla dhe ndjekjen penale tė shkaktarėve tė tyre.
 
 
Reduktime tė trupave paqeruajtėse do tė ketė, por nuk dihet sa, thotė zėdhėnėsi i KFOR-it
 
Prishtinė, 6 maj 2003 - Zėdhėnėsi i KFOR-it Geri Banister Grin, duke folur pėr mundėsinė e reduktimit tė trupave tė KFOR-ti nė Kosovė tha se qytetarėt e Kosovės nuk duhet tė dyshojnė nė pėrkushtimin e KFOR-it nė ruajtjen e sigurisė.
 
Para mediave ai tha sot se situata e pėrmirėsuar lejon zvoglimin e trupave paqeruajtėse ndėrkaq reduktimi i tyre do tė bėhet nė bazė tė nevojave pėr tė siguruar njė mjedis tė qetė e tė sigurt. Sipas tij, numri pėrfundimtar i ushtarėve qė do tė mbeten nė Kosovė nuk ėshtė pėrcaktuar ende nga KFOR-i dhe NATO.

Po sot para mediave zėdhėnėsi i policisė ė UNMIK-ut Derek Ēapell hodhi poshtė pohimet e njė pjese tė shtypit pėr pėrzierjen e zyrtarėve tė policisė sė UNMIK-ut nė rajonin e Pejės nė aktivitetet lidhur me prostitucionin.
 
Gjithashtu zėdhėnėsi Ēapell nuk u pajtua me njoftimet e mediave pėr rastin e rrahjes sė Shaip Zhilivodės nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, duke thėnė se shkrimet e tilla nxisin urrejtje etnike.
 
 
Miftar Hyseni menaxher i minierės "Trepēa" nė Stantėrg
 
Mitrovicė, 6 maj 2003 - Inxhinieri i xehetarisė Miftar Hyseni ka marrė detyrėn e menaxherit tė minierės "Trepēa" nė Stantėrg. Ai ėshtė zgjedhur nė mesin e katėr kandidatėve qė kanė konkurruar pėr kėtė vend udhėheqės.
 
Menaxheri vendor i "Trepēės" Nazmi Mikullofci ka thėnė se zgjedhja ėshtė bėrė nė bazė tė konkursit tė publikuar dhe e ka cilėsuar inxhinierin Hyseni si njohės tė mirė tė rrethanave tė nė kėtė minierė.
 
 
Kuvendi i Kosovės tė enjtėn do tė shqyrtojė dy projektkodet penale dhe do tė amendamentojė tri ligje
 
Prishtinė, 6 maj 2003 - Kryesia e Kuvendit tė Kosovės, nė mbledhjen e drejtuar nga Nexhat Daci, kryetar, ka pėrcaktuar sot rendin e punės pėr seancėn e 8 majit dhe ka shqyrtuar njė sėrė ēėshtjesh tė organizimit tė brendshėm tė Kuvendit.

Kryesia ka vendosur qė t'i nxjerrė pėr shqyrtim Projektkodin penal tė Kosovės dhe Projektkodin e pėrkohshėm tė procedurės penale tė Kosovės si dhe t’i plotėsojė me amendamente tė komisioneve parlamentare (sipas vėrejtjeve tė Zyres Ligjore tė UNMIK-ut), Ligjin pėr menaxhimin e finanacave Publike dhe pėrgjegjėsitė, Ligjin pėr telekomunikacion dhe Ligjin pėr aktivitetet e tregėtisė me jashtė.

Nė seancėn e 8 majit deputetėt do tė kenė mundėsi tė shtrojnė pyetje pėr kryeministrin dhe ministrat e Qeverisė sė Kosovės.

Kryesia e Kuvendit tė Kosovės po sot ka mbėshtetur propozim-vendimin pėr shpalljen e tenderit pėr renovimin e sallės sė seancave plenare.
 
Parashihet qė krahas pamjes mė tė bukur tė sallės, votimit elektronik dhe komforit pėr deputetėt, tė krijohen edhe kushte mė tė mira pėr gazetarė dhe transmetime televizive tė aktiviteteve tė Kuvendit.
 
Ky projekt, pos nga mjetet vetjake tė Kuvendit, mbėshtetet edhe nga Agjencioni Evropian pėr Rindėrtim, nė vlerė prej 600 mijė euro.
 
 
Nė Prishtinė po i zhvillon punimet konferenca dyditore "Mediat dhe sistemi gjyqėsor nė Kosovė"
 
Prishtinė, 6 maj 2003 - Nė Prishtinė po i zhvillon punimet konferenca dyditore pėr gazetarė me temėn "Mediat dhe sistemi gjyqėsor nė Kosovė" tė organizur nga OSBE-ja. Kryetari i Gjykatės Supreme tė Kosovės Rexhep Haxhimusa duke folur pėr sistemin penal gjyqėsor nė Kosovė, tha se funksionimi i sistemit gjyqėsor nė Kosovė dhe mediat deri mė tash nė pėrgjithėsi janė vlerėsuar shumė.
 
Por sipas tij, shpesh po ndodh qė ngjarjet tė prezentohen nė mėnyrė emocionale ose sensacionale. Nganjėherė disa shkrime dėmtojnė procedurėn hetimore pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me mosndriēimin e njė ngjarje, ka thėnė z. Haxhimusa.
 
 
SPAK-u kėrkon nga kryeadministratori Shtajner qė ta mbėshtesė mė shumė arsimi n
 
Prishtinė, 6 maj 2003 - Sindikata e Pavaruar e Arsimit dhe Kulturės i ka dėrguar njė letėr kryeadministratorit tė Kosovės Mihael Shtajner me tė cilėn kėrkohet nga ai qė ta mbėshtesė mė shumė arsimi n nė Kosovė sė bashku me institucionet e Kosovės si dhe tė shikohet mundėsia e rritjes sė pagave, sepse pakėnaqėsia e arsimtarėve po shtohet dhe mund tė ketė radikalizėm tė gjendjes.
 
 
Punėtorėt e RTP-sė paralajmėrojnė se mė 7 maj nė mėnyrė kolektive tė kthehen nė vendet e tyre tė punės
 
Prishtinė, 6 maj 2003 - Sindikata e Pavarur e punėtorėve tė RTP-sė gjatė protestės sė djeshme ka paralajmėruar se tė mėrkurėn tė gjithė ish-punėtorėt e RTP-sė pėrgatiten pėr kthimin nė vendet e tyre tė punės.
 
Drejtuesit e kėsaj sindikate kanė thėnė se kanė pasur presion tė vazhdueshėm qė tė ndėrmerret akti definitiv pėr kthim tė organizuar. Kėshtu qė kjo sindikatė ka vendosur qė mė 7 maj tė gjithė punėtorėt nė mėnyrė kolektive tė kthehen nė vendet e tyre tė punės.

Sindikata e RTP-sė kėrkon nga tė gjitha institucionet qė publikisht tė deklarohen pėr fatin e mėtutjeshėm tė RTP-sė.
 
 
Ali Ahmeti thotė se lufta nė Maqedoni ishte rezultat i diskriminimit tė shqiptarėve
 
Kumanovė, 6 maj 2003 - Nė Sllupēan tė Kumanovės u pėrkujtuan dėshmorėt e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Ėshtė kjo hera e parė qė pėrkujtohen dėshmorėt shqiptarė nė Maqedoni.

Me kėtė rast lideri i ish-UĒK-sė Ali Ahmeti ka deklaruar se lufta nė Maqedoni para dy vitesh ishte rezultat i diskriminimit tė shqiptarėve. Ai ka thėnė se synimi kryesor i UĒK-sė ishte jetėsimi i tė drejtave tė shqiptarėve nė Maqedoni, ndryshimi i Kushtetutės dhe zgjidhja e statusit tė shqiptarėve brenda kėtij shteti.
 
 
Tiranė: Sindikatat dhe qeveria - marrėveshje pėr strategji tė pėrbashkėt
 
Tiranė, 6 maj 2003 - Dy grupimet kryesore sindikaliste nė Shqipėri nėnshkruan tė hėnėn mbasdite njė marrėveshje me qeverinė me qėllim zhvillimin e njė strategjie tė pėrbashkėt pėr njė paqe sociale tė qėndrueshme dhe pėrmirėsimin e cilėsisė sė jetesės sė punonjėsve.

Sindikatat e Pavarura dhe Konfederata e Sindikale ranė dakord pėr njė sėrė masash, qė nga kryerja e reformave legjislative deri tek pėrmirėsimi dhe rritja e pagave e pensioneve.
 
 
Tribunali i Hagės ngriti aktpadi ndaj Stanishiqit e Simatoviqit tė akuzuar pėr krime
 
Hagė, 6 maj 2003 - Tribunali i Hagės ka ngritur dy aktpadi pėr krimet e bėra nė hapėsirėn e ish-Jugosllavisė kundėr dy bashkėpunėtorėve tė ngushtė tė Milosheviqit, Jovica Stanishiq dhe Frenki Simatoviq tė akuzuar pėr krime lufte.
 
Kėtė lajm e ka konfirmuar mbrėmė Tribunali i Hagės edhepse aktakuza ende nuk ėshtė bėrė publike. Thuhet se aktakuza kundėr tyre ishte pėrgatitur qė mė datėn 1 maj, ndėrsa ata tashmė janė tė arrestuar dhe sipas tė gjitha gjasave presin nė burgun e Beogradit pėr t'u ekstraduar mė vonė nė Tribunalin e Hagės.

Simatoviq dhe Stanishiq akuzohen nga Tribunali i Hagės pėr krime lufte dhe krime kundėr njerėzimit nė Kroaci, nė Bosnje e Hercegovinė prej fillimit tė vitit 1991 deri nė fund tė vitit 1995.
 
Jovica Stanishiq ka qenė shef i Shėrbimit sekret serb nė kohėn e Millosheviqit, ndėrkaq Simatoviq ėshtė i njohur si dora e djathtė e Millosheviqit pėr punėt mė tė ndyra.
 
Ai ishte themelues i njėsitit famėkeq "Beretat e kuqe" tė njohura pėr krimet me tė tmerrshme nė Bosnje e Kroaci, por edhe nė Kosovė nė fund tė viteve 90-ta.
 
 
Nė tri shtete tė SHBA-ve, tornadot kanė shkaktuar vdekjen e tė pakten 35 personave
 
Kanzas, 6 maj 2003 – Njė nga tornadot mė vdekjeprurėse nė vitet e fundit, qė ka pėrfshirė tri shtete tė brezit qendror tė SHBA-ve, ka shkaktuar vdekjen e tė pakten 35 personave, duke shkatėrruar gjithēka pėrreth, njofton Rojter.
 
Nė Misuri njoftohet se kanė vdekur 17 persona, nė Kanzas 7 persona, kurse nė Tenesi kanė vdekur 11 persona. Presidenti Bush ka shprehur ngushėllimet pėr viktimat dhe ka thėnė se qeveria federale do tė ofrojė ndihma pėr rindėrtim.
 
 
Kryengritėsit majtistė kolumbian kanė vrarė guvernatorin provincial dhe ish-ministrin e mbrojtjes
 
Bogota, 6 maj 2003 – Kryengritėsit majtist kolumbian kanė vrarė guvernatorin provincial dhe ish-ministrin e mbrojtjes derisa trupat qeveritare janė pėrpjekur t'i shpėtojnė ata, njofton BBC.
 
Guerilėt kanė thėnė se pengjet, pėrfshirė edhe guvernatorin e provincės Antioquia, Guillermo Gaviria dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Gilberto Eēeveria kanė humbur jetėn gjatė shkėmbimit tė zjarrit pasi kishin sulmuar ushtarėt.
 
Por, dėshmitarėt qė kishin shpėtuar nga arresti kanė deklaruar se 10 pengjet kishin qenė ekzekutuar nė njė kamp nė xhungėl, nė veriperendim tė kryeqytetit provincial, Medellin.
 
Grupi gueril FARC aktualisht mban peng mbi 800 njerėz, pėrfshirė senatorė, guvernatorė, prefektė, ish-kandidatin presidencial Ingrid Betancourt, policė, ushtarė.
 
Ndėr ta mban gjithashtu peng edhe tre amerikanė, tė cilėt janė zėnė kur aeroplani i tyre mbikėqyrės ėshtė qėlluar dhe ėshtė rrėzuar muajin e kaluar.
 
 
Krijimi i njė shteti palestinez ėshtė njė pėrparėsi kryesore pėr SHBA-tė
 
Ramallah, 6 maj 2003 – I dėrguari amerikan pėr Lindjen e Mesme, Uilliam Bėrns, i tha kryeministrit palestinez, Mahmud Abbaz, se krijimi i njė shteti palestinez ėshtė njė pėrparėsi kryesore pėr Shtetet e Bashkuara.

Zoti Bėrns i bėri kėto komente gjatė bisedimeve tė djeshme lidhur me planin e paqes me Izraelin, qė u publikua javėn e kaluar.

Takimi i zhvilluar nė Ramallah tė Bregut Perėndimor u mbajt njė ditė pasi zoti Burns diskutoi mbi planin e paqes me zyrtarė izraelitė, duke pėrfshirė edhe kryeministrin Ariel Sharon.

I dėrguari amerikan tha se palestinezėt duhet tė luftojnė terrorizmin dhe izraelitėt duhet t'i japė fund procesit tė ndėrtimit tė vendbanimeve hebraike nė Bregun Perėndimor e nė Rripin e Gazės nė se tė dyja palpt duan qė kauza e paqes tė ecė pėrpara.
 
 
Agjencia Bėrthamore kėrkon prani nė Irak
 
Nju Jork, 6 maj 2003 - Agjencia Bėrthamore e Kombeve tė Bashkuara thotė se i ka kėrkuar SHBA-sė ta lerė atė tė dėrgojė njė mision nė objektet bėrthamore irakiane pėr tė hetuar raportet e grabitjeve.

Agjencia Bėrthamore ėshtė e shqetėsuar pėr sigurinė e materialeve radioaktive qė dihet se ruhen nė disa vende nė Irak pas njoftimeve pėr grabitje tė shumta.
 
Njė material i tillė do tė jetė vėrtetė me rrezik pėr shėndetin dhe mjedisin. Ndėrkohė ekziston frika se me to mund tė krijohet edhe njė bombė e ndyrė.
 
 
SARS-i mbledh ministrat e BE-sė
 
Bruksel, 6 maj 2003 - Ministrat e shėndetėsisė tė BE-sė, mblidhen sot nė njė takim tė veēantė nė Bruksel, pėr tė diskutuar shpėrthimin e sėmundjes SARS.

Kreu i Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė Gro Harlem Brundtland, gjithashtu, do tė marrė pjesė.
Mė shumė se 460 njerėz kanė vdekur nga SARS-i, pothuajse, qė tė gjithė nė Azi, thonė korrespondentė tė BBC-sė.

Sipas Komisionit Evropian ka patur pak mė shumė se 100 raste tė mundshme tė dyshuara me SARS nė Evropė. Deri tani askush nuk ka vdekur.
 
 
Lirohen 15 tė burgosur nga kampi Guantanamo
 
Guantanamo, 6 maj 2003 - Zyrtarė tė Shteteve tė Bashkuara thonė se nuk kanė dėshmi kundėr pesėmbėdhjetė tė burgosurve afganė tė cilėt duhet tė lirohen nga burgu nė Guantanamo nė Kubė kėtė javė.

Ata thonė se grupi nė tė cilėn bėn pjesė edhe njė fėmijė nėn moshėn 16 vjeēare, nuk ka ndonjė shėnim tjetėr tė shėrbimeve tė zbulimit.

Pentagoni insiston se lirimi ėshtė planifikuar pėr njė kohė tė gjatė dhe se nuk ėshtė pėrgjigje ndaj trysnisė sė sekretarit tė Shtetit, Kolin Pauell, i cili bėri thirrje se rastet e tė burgosurve duhet tė shqyrtohen mė shpejtė.

Shumica nga gjashtėqind tė burgosurit, janė zėnė nga forcat amerikane nė Afganistan para mė shumė se tetėmbėdhjetė muajsh.
 
 
Arrestohet "zonja antraks" nė Irak
 
Bagdad, 6 maj 2003 - Forcat amerikane nė Irak thonė se kanė arrestuar njė nga shkencėtaret mė tė larta tė armėve biologjike tė Sadam Huseinit.

Ajo thuhet tė jetė Huda Salih Mahdi Ammash, e cila ishte e pesėdhjetė e pesta nė listėn amerikane tė zyrtarėve mė tė kėrkuar irakianė. Nė qarqet amerikane ajo njihet me emrin "zonja antraks".

Amerikanėt besojnė se ajo ka luajtur njė rol kyē nė programet irakiane tė armėve tė dyshuara biologjike.

Gjatė luftės sė udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara nė Irak, ajo u paraqit nė njė video kasetė tė publikuar nga qeveria irakiane, e ulur nė njė tavolinė me Saddam Husseinin dhe udhėheqės tė tjerė tė lartė.

Asnjė armė e shkatėrrimeve nė masė nuk ėshtė zbuluar nė Irak deri tashti.
 

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.