OPINIONE

   
5.05.2003 - Trepca.net

NJOFTIM PER MEDIA

Njoftim lidhur me parregullsite e Kuvendit Themelues te Rrjetit te Gruas Sindikaliste te Kosoves

 
4 maj 2003 / Fatime Hasani
 
 
Rrjeti i gruas sindikaliste te Kosoves mbajti Kuvendin Themelues me date 03.05.2003 ne Prishtine ne te cilin ishin te ftuara edhe mjetet e informimit.
 
Mjetet e informimit ne mes te cilave edhe RTK-ja kane informuar per mbajtjen e Kuvendit por nuk kane dhene nje pasqyre objektive dhe te plote per rrjedhen e kuvendit por kane prezentuar opinjonet e znj. Mejreme Sheme e cila nuk prezenton perfaqsueset e zgjedhura ne kuvend te cilat kane mandat per te njftuar per punen e Kuvendit dhe programin e Rrjetit te Gruas Sindikaliste te Kosoves.
 
Njoftojme opinionin se se Kuvendi Themelues i Rrjetit te Gruas Sindikaliste te Kosoves nuk eshte zhvilluar ne perputhje me rregulloren e punes se Kuvendit e cila u aprovua nga delegatet e kuvendit e as ne perputhje me Statutin e RrGSK.
 
  • Nuk eshte respektuar procedura demokratike per shprehjen e mendimit te lire te delegateve
  • Anetaret e Kryesise se punes se Kuvendit jane penguar te votojne edhe pse kane qene te deleguara nga deget e veta
  • Ne Kuvend nuk eshte paraqitur Raporti Finansiar nga ana ish Kordinatores se keshillit nismetar te Rrjetit te Gruas Sindikalite per periudhen 2 vjeqare
  • Keshilli nismetar ka obligim te raportoje per gjendjen financiare para anetareve te saj,
delegateve te Kuvendit edhe nga Sindikata per Evropen Qendrore dhe Juglindore te cilat kane financuar Keshillin nismetar te Rrjetit te Gruas per 2 vite me rradhe. Anetaret e Keshillit nismetar edhe per skaj te insisti it te tyre kurre nuk jane njoftuar per gjendjen finansiare dhe donacionet e ndryshme.
 
Duke marre parasysh se Keshilli nismetar u formua ne bashkepunim me Konfederaten evropjane dhe me vone edhe asaj amerikane  si dhe u ndihmua nga ICFTU (Sindikata te Evropes Qendrore dhe Juglindore) nga Piter Sherer i cili qendroi ne Kosoven e pasluftes.
 
  • Kryesuesja e kryesise se punes znj. Mejreme Shema ka penguar delegatet te diskutojne ne lidhje me raportin finansiar
  • Verejtjet ne lidhje me mungesen e Raportit Finansiar nuk eshte lejuar te shqyrtohen ose te hidhen ne votim, nga ana e kryesueses se Kryesise se punes
  • Jane bere shkelje te procedures se votimit duke u perdorur kritere te ndryshme per delegatet dhe deget e ndryshme
Me shprese qe per hir te iformimit objektiv te opinionit dhe te grave sindikaliste ne veqanti do ta transmetoni kete informacion ju pershendesim dhe ju falenderojme me pare.
 
Dergon :
Nenkryetarja e posazgjedhur e RRGSK Fatime Hasani, te ciles i bashkangjiten edhe 19 delegate te Kuvendit per emrat e te cilave mund ti njoftojme te interesuarit.
Nr i tel: 044-124 154
 
I dergohet:
 
RTKse
KTVse
RT21
Koha Ditore
Bota Sot
Zeri
Radio Kosova
Radio Dukagjini
www.trepca.net
www.kosova.com

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.