| |
 |
|
|
|
5.05.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
hėne, 5 maj 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova mori pjesė nė
pėrurimin e njė nisme tė re tė Posttelekomit tė Kosovės
-
Nesėr nė Prishtinė organizohet
njė akademi pėrkujtimore pėr Fehmi Aganin
-
A.Gashi: LDK-ja i kundėrshton pėrpjekjet
e Serbisė pėr ndėrhyrje nė ēėshtjet e brendshme tė
Kosovės
-
R.Trajkoviq kėrkon qė ushtarėt
serbo-malazezė tė vijnė nė Kosovė nė kuadėr tė forcave
ndėrkombėtare
-
KKSHA-ja do tė organizojė mė 9
maj njė forum publik tė ardhmen e Kosovės
-
N. Daci: Fėrkimet me UNMIK-ut bėhen
pėr shkak se besojmė nė forcėn tonė pėr tė udhėhequr
Kosovėn
-
Njė helikopter i kontigjentit
gjerman tė KFOR-it nė Kosovė ėshtė rrėzuar por pa pasoja
pėr ekuipazhin
-
Sipas njė diplomati nė disa
fshatra tė Maqedonisė kryetarėt e komunave po u ndajnė
uniforma shqiptarėve
-
V. Buēkovski thotė se nuk mund tė
konfirmojė lajmin se prefektėt u shpėrndajnė uniforma
shqiptarėve
-
Presidenti Moisiu ka theksuar se
nuk duhet tė politizohet mosdekretimi i marrėveshjes
ushtarake Shqipėri-Greqi
-
Dosta Dimovska ka dhėnė dorėheqje
-
Ndihmėssekretari amerikan i
Shtetit u takua nė Ramallah me kryeministrin e ri palestinez
-
Nga virusi SARS nė Kinė kanė
vdekur edhe 9 persona
-
Nė Bangladesh nga stuhia e erės
vdesin 19 njerėz
-
Seria e tornadove dhe e erėrave tė
fuqishme nė SHBA kanė shkaktuar vdekjen e 29 personave
-
Xhej Garner: Udhėheqja e pėrkohshme
kolektive nė Irak do tė zgjedhet deri nga mesi i majit
-
Njė seri tornadosh nė SHBA kanė
shkaktuar vdekjen e tė pakten 16 personave
-
Nga njė shpėrthim bombe nė
Kashmirin indian ka humbur jetėn njė person dhe janė
plagosur 17 tė tjerė
-
Presidenti Bush e ka pėrshėndetur
nėnshkrimin e kartės sė Adriatikut
-
Kryeministri israelit mund tė
takohet sė shpejti me kryeministrin palestinez
-
Ramsfeld: Lufta nė Irak i ka dėrguar
njė mesazh tė fuqishėm vendeve tė tjera
-
Papa shenjtėron 5 figura tė
tjera tė Kishės Katolike
-
Pauell paralajmėron Sirinė pėr
"pasoja"
-
"Soyuz"-i kthehet i
sigurtė nga Gjithėsia
|
|
|
- Presidenti
Rugova mori pjesė nė pėrurimin e njė nisme tė re tė
Posttelekomit tė Kosovės
-
- Prishtinė,
5 maj 2003 - Posttelekomi i Kosovės bėri sot prezentimin e nismės "Kosova
Broadband Initituive", nė tė cilėn pėrfshihet ofrimi
i shėrbimeve tė gjera tė telekomunikacionit, mbulimin i
rrjetit nė mbarė Kosovėn, ofrimi i shėrbimeve tė shpejta
nė Internet etj.
-
- Nė kėtė
mėnyrė qytetarėt e Kosovės mund tė kryejnė shėrbime tė
ndryshme nė fushė tė postės, tė telefonisė dhe tė
Internetit. Kjo do t'u mundėsoje shfrytėzuesve tė Kosovės
shėrbime tė lira e tė shpejta, u tha me kėtė rast.
Nė njė solemnitet tė organizuar me kėtė rast mori pjesė
edhe presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova dhe zyrtarė tė
tjerė tė Kosovės dhe tė komunės sė Prishtinės.
Presidenti Rugova pėrkrahu kėtė nismė tė
telekomunikacionit duke shprehur falėnderimet e tij pėr
kompaninė amerikane, e cila nė Kosovė mund tė ndihmojė nė
bashkėpunim me PTK-nė. "Duhet bėrė ēmos qė kompani
tė ndryshme tė vijnė nė Kosovė dhe tė zhvillojnė
rrjetin e postėtelefonisė nė Kosovė", theksoi me kėtė
rast presidenti Rugova.
-
- Ai tha
se nė Kosovė janė shėnuar pėrparime nė fushėn e
komunikimit me internet dhe ėshtė bėrė mjaft pėr
dinamizimin e pėrdorimit tė Internetit.
Ndėrkaq, drejtoresha e PTK-sė, Leme Xhema, u shpreh se ėshtė
optimiste nė realizimin e kėsaj nisme, duke shtuar se kjo
nismė njė fushė e re e Postėtelekomit tė Kosovės, por
shpreson se kompaninė amerikane Broadband (BB) do ta pėrkrahin
tė gjitha institucionet e Kosovės.
-
- Ajo tha
se ėshtė njė nismė mjaft me rėndėsi qė do t'i sjellė
Kosovės rezultate, tė cilat do tė mundėsojnė shėrbime mė
tė mira pėr mbulimin e tėrė territorit tė saj. Sipas zonjės
Xhema kjo ėshtė mėnyrė e vetme pėr tė mundur Postėtelekomi
i Kosovės tė pėrgatitet pėr konkurrencė, sepse ndryshe
PTK-ja nuk do tė mund tė jetė konkurrente nė treg, tha
ajo.
Gjithashtu edhe Agron Rrustemaj, drejtor i Dardanetit, tha se
me projektin nė fjalė do tė pėrfitojnė qytetarėt e Kosovės,
por edhe firmat e huaja dhe tė vendit.
-
- Sipas
tij, realizimi i kėsaj nisme do tė mundėsojė shėrbime
shumė mė tė mira pėr qytetarėt e Kosovės dhe qė ata tė
mos presin mė para PTK-sė pėr shėbime. Rrustemaj tha se
projekti pas tri vjetėve do tė ketė 600 mijė konsumatorė.
-
-
- Nesėr
nė Prishtinė organizohet njė akademi pėrkujtimore pėr
Fehmi Aganin
-
- Prishtinė,
5 maj 2003 - Me rastin e 4-vjetorit tė vrasjes sė akademik Fehmi Aganit, Lidhja
Demokratike e Kosovės, nesėr, mė 6 maj, organizon njė
akademi pėrkujtimore, e cila mbahet nė nė orėn 12.00, nė
Teatrin Kombėtar nė Prishtinė.
Pėr figurėn prej politikani e shkencėtari tė Fehmi Aganit
nė kėtė akademi pėrkujtimore do tė flasin presidenti i
Kosovės Ibrahim Rugova dhe akademik Rexhep Ismajli.
-
- Fehmi Agani u ekzekutua mizorisht nga forcat
kriminale serbe mė 6 maj tė vitit 1999.
-
-
- A.Gashi:
LDK-ja i kundėrshton pėrpjekjet e Serbisė pėr ndėrhyrje nė
ēėshtjet e brendshme tė Kosovės
-
- Prishtinė,
5 maj 2003 - Duke komentuar deklaratat serbe pėr themelimin e tė ashtuquajturit
"Kėshill shtetėror serb pėr Kosovėn", Dr.Alush
Gashi, sekretar pėr marrėdhėnie me jashtė tė LDK-sė dhe
deputet nė Parlamentin e Kosovės, i deklaroi QIK-ut se
Lidhja Demokratike e Kosovės i kundėrshton pėrpjekjet e
vazhdueshme tė Serbisė pėr ndėrhyrje nė ēėshtjet e
brendshme tė Kosovės. Qėndrimet e tilla i pamundėsojnė pėrpjekjet
e shumicės nė Kosovė qė tė bėjė mė shumė pėr
minoritetin serb nė Kosovė, thotė z.Gashi.
"Ne e njohim tė drejtėn pėr interesim pėr pakicėn
serbe, por e kundėrshtojmė veprimin e Serbisė pėr vendosje
nė emėr tė pakicės serbe", nėnvizon Dr.Alush Gashi.
-
-
- R.Trajkoviq
kėrkon qė ushtarėt serbo-malazezė tė vijnė nė Kosovė nė
kuadėr tė forcave ndėrkombėtare
-
- Beograd,
5 maj 2003 - Deputetja e kolacionit serb "Kthimi" nė Kvendin e Kosovės
Rada Tarjkoviq kėrkon qė njėsitėt e ushtrisė
serbo-malazeze tė pėrfshihen nė forcat ushtarake ndėrkombėtare
nė Kosovė, njoftojnė mediat serbe.
-
- Duke
marrė parasysh se ushtria serbo-malazeze ėshtė
"rehabilituar", thotė ajo, dhe se pjesėtarėt e
saj ndodhen nė Timorin Lindor nė kuadėr tė misionit tė
OKB-sė, ajo mendon se nuk ka pengesa qė tė jenė prezente
edhe nė forcat e OKB-sė nė Kosovė. Dhe sipas zonjės
Trajkoviq kėto forca do tė kishin pėr qėllim tė mbrojnė
jo vetėm qytetarėt e rrezikuar joshqiptarė por edhe ata
shqiptarė!
Zyrtarėt e Beogradit kanė kėrkuar vazhdimisht qė forcat
ushtarake policore tė kthehen nė Kosovė, por kjo kėrkesė
e tyre ėshtė hedhur poshtė vendosmėrisht nga KFOR-i dhe
UNMIK-u.
-
-
- KKSHA-ja
do tė organizojė mė 9 maj njė forum publik tė ardhmen e
Kosovės
-
- Uashington,
5 maj 2003 - Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) do tė organizojė njė
forum publik me zyrtare tė Departamentit amerikan tė Shtetit
pėr tė diskutuar tė ardhmen e Kosovės. Ky forum do tė
mbahet mė 9 maj nė Nju Jork.
Janė ftuar tė marrin pjesė nė kėtė forum Donald Braun, zėvendės-drejtor
pėr Kosovėn nė Zyren e Ēėshtjeve tė Evropes Qendrore dhe
Jugore ne Departamentin e Shtetit Amerikan, Z. Joshua Black,
zyrtar mbi ceshtjet e Kosoves dhe Martin Vulaj, Drejtor i
Pergjithshem i KKSHA-se, si dhe pėrfaqėsues tė organizatave
shqiptaro-amerikane dhe anėtarė tė komunitetit shqiptar nė
Amerikė.
Nė kėtė forum, zyrtarėt e Departamentit tė Shtetit do tė
diskutojnė perspektivat dhe qėndrimin politik tė qeverisė
amerikane mbi tė ardhmen e Kosovės, si dhe do te flasin mbi
sfidat qė po has Kosova sot gjatė procesit tė ndėrtimit tė
institucioneve demokratike.
-
-
- N.
Daci: Fėrkimet me UNMIK-ut bėhen pėr shkak se besojmė nė
forcėn tonė pėr tė udhėhequr Kosovėn
-
- Gjilan,
5 maj 2003 - "Fėrkimet e fundit me UNMIK-ut bėhen pėr shkak se besojmė nė
forcėn tonė pėr tė udhėhequr Kosovėn", ka deklaruar
kryeparlamentari Nexhat Daci dje nė fshatin Zhegėr tė
Gjilanit, nė pėrurimin e shtėpisė sė komandantit tė UĒK-sė
Agim Ramadani.
Z. Daci me kėtė rast ka thėnė: "Ne po kėrkojmė
frutat e arave tona, qė ne i kemi mbjellė dhe i kemi korrė
ne t'i disponojmė. Ne besojmė se do t'ia dalim". Sipas
tij tashmė ėshtė fituar pėrkrahja e Zyrės austriake.
-
- Qėndrim
tė ngjashėm ka edhe Zyra britanike, e cila shprehet se pėrgjegjėsitė,
obligimet, qė u takojnė kosovarėve duhet tė kalojnė tek
institucionet vendore, ka thėnė kryeparlamentari Daci, duke
shtuar se vetėm kėshtu do tė kryhej edhe misioni i
UNMIK-ut.
-
-
- Njė
helikopter i kontigjentit gjerman tė KFOR-it nė Kosovė ėshtė
rrėzuar por pa pasoja pėr ekuipazhin
-
- Prizren,
5 maj 2003 - Njė helikopter i kontigjentit gjerman tė KFOR-it nė Kosovė ėshtė
rrėzuar pėr shkaqe tė panjohura. Tė katėrt anėtarėt e
ekuipazhit kanė shpėtuar dhe nuk janė plagosur. Helikopteri
luftarak u rrėzua nė njė lumė 15 kilometra nė veriperėndim
tė Prizrenit.
-
- Ekspertėt
e KFOR-it do tė hetojnė shkakun e kėtij aksidenti, tha njė
zėdhėnės i sektorit tė pėrbashkėt gjermano-italian nė
Kosovė.
-
-
- Sipas
njė diplomati nė disa fshatra tė Maqedonisė kryetarėt e
komunave po u ndajnė uniforma shqiptarėve
-
- Shkup,
5 maj 2003 -
Njė diplomat i huaj nė Shkup ka thėnė se ka tė dhėna se
qė nė disa fshatra tė Maqedonisė kryetarėt e komunave po
u ndajnė uniforma shqiptarėve, duke e cilėsuar kėtė si
pjesė tė skenarit pėr destabilizimin e Maqedonisė.
-
- Njėkohėsisht
Misioni ndėrkombėtar nė Maqedoni ka pranuar se posedon tė
dhėna se nė disa fshatra tė Malit tė Sharrit nė rrethinat
e Tetovės dhe Kumanovės kryetarėt e kėtyre komunave janė
duke ndarė uniforma shqiptarėve vendorė.
-
- Sipas
njė diplomatit tė panjėjtėsuar perėndimor kryetarėt e
komunės sė Tetovės dhe Kumanovės janė duke ndarė
uniforma dhe se kėta dy drejtues komunalė janė anėtar tė
Partisė Demokratike Shqiptare. Bashkėsia ndėrkombėtare ka
fotografinė e plotė se ēfarė po ndodh saktėsisht nė
terren.
-
- Shėrbimet
e fshehta ndėrkombėtare kanė tė dhėna se kohėt e fundit
janė duke iu ndarė uniforma banorėve shqiptarė nė malet e
Sharrit dhe atyre tė rrethinės sė Kumanovės, thekson ky
diplomat perėndimor.
-
- Ai ka
thėnėse se kjo ėshtė pjesė e destabilizimit tė Maqedonisė
nė tė cilėn janė duke marrė pjesė Arbėr Xhaferi dhe
Menduh Thaēi. Ky i fundit para disa ditėve ka kėrcėnuar
destabilizimin e Maqedonisė.
-
-
- V.
Buēkovski thotė se nuk mund tė konfirmojė lajmin se
prefektėt u shpėrndajnė uniforma shqiptarėve
-
- Shkup,
5 maj 2003 -
Ministri maqedonas i Mbrojtjes Vllado Buēkovski ka deklaruar
se nuk mund tė konfirmojė pohimet sipas tė cilave nė disa
fshatra tė Kumanovės dhe Tetovės prefektė shqiptarė shpėrndajnė
uniforma pėr vendėsit e tyre.
-
- Ai ka nėnvizuar
se nėse njė gjė e tillė konfirmohet qeveria e tij do tė
ndėrmarrė masa energjike dhe do t'i pengojė tė gjitha pėrpjekjet
pėr destabilizimin e Maqedonisė.
-
-
- Presidenti
Moisiu ka theksuar se nuk duhet tė politizohet mosdekretimi i
marrėveshjes ushtarake Shqipėri-Greqi
-
- Tiranė,
5 maj 2003 - Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu ka paralajmėruar qė tė mos
politiizohet mosdektretimi nga ana e tij e marrėveshjes
ushtarake mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Moisiu e ka quajtur
politizimin pėr kėtė ēėshtje pasojė pėr mosfirmosjen
dhe ka paraqitur rezervat vetėm tė natyrės teknike pėr
disa formulime.
-
- Ministri
i Mbrotjes tė Shqipėrisė Pandeli Majko paralajmėroi se
Shqipėria do tė tregohet e matur nė raportet e saj me
Greqinė nė konfliktin qė lidhet me legalizimin e emigrantėve
shqiptarė.
-
-
- Dosta
Dimovska ka dhėnė dorėheqje
-
- Shkup,
5 maj 2003 -
Dosta Dimovska ka dhėnė dorėheqje nga funksioni drejtoreshės
sė Agjencisė sė Zbulimit tė Maqedonisė.
Nė njė letėr dėrguar presidentit Trajkovski, nė tė cilėn
justifikohen arsyet e dorėheqjes, Dimovska thotė se kjo ka
qenė e domosdoshme pėr shkak tė fushatės sė pashembullt qė
ėshtė zhvilluar kundėr saj.
Mbi Dosta Dimovskėn kanė rėnduar akuza tė ndryshme, por atė
e ka falur me njė dekret presidenti maqedonas Boris
Trajkovski, duke shkaktuar reagime tė shumta nė vend.
-
-
- Ndihmėssekretari
amerikan i Shtetit u takua nė Ramallah me kryeministrin e ri
palestinez
-
- Ramallah,
5 maj 2003 Njė emisar i lartė amerikan ka zhvilluar sot (e hėnė) bisedime me
kryeministrin e ri palestinez, Mahmud Abas, duke anashkaluar
presidentin Jaser Arafat nė kontaktet e nivelit tė lartė pėr
paqe, njofton Rojter.
-
- Ndihmėssekretari
i amerikan i Shtetit, Uilliam Bėrns, gjatė kėsaj vizite, po
e pėrgatit terrenin para vizitės sė sekretarit tė Shtetit,
Kolin Pauell, qė pritet tė bėjė mė vonė gjatė javės me
qėllim tė bashkėrendimit tė proceseve paqėsore nė rajon.
-
- Njoftohet
se projektplani amerikan pėr paqe, qė synon t'i japė fund
dhunės 31 muajėshe izraelito-palestineze dhe krijimin e
shtetit palestinez deri nė vitin 2005, ka qenė nė axhendė
tė bisedimeve ndėrmjet Bėrnsit dhe Abasit, qė u zhvilluan
nė Ramallah tė Bregut Perėndimor.
-
-
- Nga
virusi SARS nė Kinė kanė vdekur edhe 9 persona
-
- Pekin,
5 maj 2003 -
Nga virusi SARS nė Kinė kanė vdekur edhe 9 persona, ndėrkohė
qė janė paraqitur edhe 163 tė sėmurė tė rinj, ka bėrė
sot tė ditur Ministria kineze e Shėndetėsisė. Numri i
viktimave nga SARS-i nė Kinė ka arritrur 260 vetė.
Ndryshe nė Pekin mbretėron panik i vėrtetė nė mesin e
popullsisė. Autoritetet kineze kanė ndaluar notin, peshkimin
dhe lundrimin me vela, si dhe ėshtė ndaluar hyrja nė
rezervoaret e ujit.
Njė studim ka treguar se virusi SARS mund tė jetojė 24 orė
ndėrkaq nė kanalizim katėr ditė.
-
-
- Nė
Bangladesh nga stuhia e erės vdesin 19 njerėz
-
- Daga,
Bangladesh, 5 maj 2003 - Njė erė e fuqishme tropikale qė ka pėrfshirė
mbrėmė disa fshatra nė Bangladeshin Lindor, rreth 80 km
larg kryeqytetit Daka, ka marrė jetėn e 19 njerėzve, ndėrkaq
disa persona konsiderohen si tė zhdukur. Trupat e tė
vdekurve janė nxjerrė nėn gėrmadhat e shtėpive, tė cilat
pėr shkak tė stuhisė sė fuqishme janė shembur.
-
-
- Seria
e tornadove dhe e erėrave tė fuqishme nė SHBA kanė
shkaktuar vdekjen e 29 personave
-
- Qyteti
Piersi, SHBA, 5 maj 2003 Seria e tornadove dhe e erėrave tė fuqishme, qė
i kanė goditur tri shtete tė SHBA-ve, kanė shkaktuar
vdekjen e 29 personave dhe kanė shkatėrruar njė brez tė
gjerė prej njė qerek mile, njofton AP.
-
- Stuhia
e tornadove ka kapur shtetet qendrore tė SHBA-ve: Kanzas,
Misuri dhe Tenesi. Kėshtu, nė qytetin Piersi, prej rreth
1,400 banorėsh, pothuajse s'ka mbetur shtėpi apo biznes i
paprekur.
-
- Drurėt
janė shkulur, linjat elektrike janė kėputur, copėrat e
xhamave tė thyer kanė bėrė tė pamundur ecjen nėpėr rrugėt
e qytetit.
-
-
- Xhej
Garner: Udhėheqja e pėrkohshme kolektive nė Irak do tė
zgjedhet deri nga mesi i majit
-
- Bagdad,
5 maj 2003 Administratori civil amerikan, Xhej Garner ka deklaruar sot (e hėnė)
se udhėheqja e pėrkohshme kolektive nė Irak do tė zgjedhet
deri nga mesi i majit, njofton Rojter.
-
- Garner
gjithashtu ka thėnė se ai pret qė kėtė grup udhėheqės
ta pėrbėjnė deri nė nėntė irakianė. Nė kėtė grup do
tė marrin pjesė disa irakianė tė kthyer nga ekzili dhe
disa vendės, me njė pėrfaqėsim tė spektrit etnik dhe
religjioz tė Irakut.
-
-
- Njė
seri tornadosh nė SHBA kanė shkaktuar vdekjen e tė pakten
16 personave
-
- Kanzas,
SHBA, 5 maj 2003 Nė Kanzas dhe nė Misuri tė SHBA-ve, njė seri tornadosh kanė
shkaktuar vdekjen e tė pakten 16 personave, bėn tė ditur
UPI nė njė njoftim tė sotėm (e hėnė). Rrethi i Lorensit
nė Misuri duket tė ketė qenė mė sė shumti i goditur nga
tornadot, pasi atje kanė humbur jetėn 12 veta.
-
- Tornado
atje ka zgjatur 30 minuta dhe shkatėrruar edhe shumė shtėpi
dhe linja tė energjisė elektrike.
-
-
- Nga
njė shpėrthim bombe nė Kashmirin indian ka humbur jetėn njė
person dhe janė plagosur 17 tė tjerė
-
- Xhamu/Indi,
5 maj 2003 Kryengritėsit separatistė muslimanė kanė vėnė njė bombė nė
njė stacion autobusash pėrplot udhėtarė nė Kashmirin
indian, e cila ka shpėrthyer fuqishėm dhe kėshtu ka
shkaktuar vdekjen e njė personi dhe plagosjen e 17 personave
tė tjerė, njofton Rojter. Policia ka thėnė se deri tash
asnjė grup se ka marrė pėrgjegjėsinė pėr kėtė shpėrthim
nė Doda, 110 mila nė lindje tė Xhamusė. Katėr tė
plagosur janė nė gjendje tė rėndė.
-
-
- Presidenti
Bush e ka pėrshėndetur nėnshkrimin e kartės sė Adriatikut
-
- Ushington,
5 maj 2003 - Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės Xhorxh Bush ka pėrshėndetur
nėnshkrimin e kartės SHBA - Adriatiku, e cila premton mbėshtetjen
e vendit tė tij pėr Shqipėrinė, Kroacinė dhe Maqedoninė
pėr pranimin e tyre nė Aleancėn Veriatlantike. Ky pohim
doli nga deklarata e Shtėpisė sė Bardhė.
-
-
- Kryeministri
israelit mund tė takohet sė shpejti me kryeministrin
palestinez
-
- Tel
Aviv, 5 maj 2003 - Mjetet izraelite tė informimit njoftojnė se kryeministri Ariel
Sharon, mund tė takohet sė shpejti me kryeministrin
palestinez, Mahmud Abbaz.
Burime tė qeverisė izraelite kanė thėnė se bisedimet ka tė
ngjarė tė zhvillohen pasi sekretari amerikan i Shtetit tė
vizitojė rajonin kėtė javė.
Nė pėrgatitje tė vizitės sė sekretarit Pauell, i dėrguari
amerikan nė Lindjen e Mesme, Uiliam Bėrns, u takua me zyrtarėt
izraelitė dje pėr tė diskutuar planin ndėrkombėtar tė
paqes, i cili parashikon pėrfundimin e konfliktit
izraelito-palestinez deri nė vitin 2005.
-
-
- Ramsfeld:
Lufta nė Irak i ka dėrguar njė mesazh tė fuqishėm vendeve
tė tjera
-
- Uashington,
5 maj 2003 - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, tha se lufta nė Irak
i ka dėrguar njė mesazh tė fuqishėm vendeve tė tjera qė
tė mos pėrpiqen tė zotėrojnė armė tė shkatėrrimit nė
masė apo tė mbėshtesin terrorizmin.
Sekretari Ramsfeld tha tė dielėn pėr rrjetin televiziv Fox
se lufta nė Irak mund tė bėhet shkak pėr ndryshimin e
qendrimeve tė vendeve qė pėrpiqen tė zotėrojnė armė tė
shkatėrrimit nė masė apo qė mbėshtesin terroristėt.
Sekretari Ramsfeld shprehu besimin se forcat e koalicionit nė
Irak do tė gjejnė eventualisht udhėheqėsin e pėrmbysur,
Sadam Husein, dhe prova tė armėve kimike dhe biologjike.
-
-
- Papa
shenjtėron 5 figura tė tjera tė Kishės Katolike
-
- Madrid,
5 maj 2003 - Papa Gjon Pali i Dytė shenjtėroi nė Madrid edhe 5 udhėheqės tė
Kishės Katolike. Papa 82 vjeēar kryesoi ceremoninė gjatė
njė meshe pėrjashta tė dielėn nė Sheshin Kolon tė
kryeqytetit spanjoll, ku morėn pjesė rreth 1 milion besimtarė.
-
- Shenjtorėt
e rinj ishin tė gjithė priftėrinj dhe murgesha spanjolle, qė
jetuan nė shekullin e 20-tė dhe janė tė njohur pėr punėn
e tyre me tė varfėrit. Gjatė shėrbimit tė tij, Papa Gjon
Pali i Dytė ka shenjtėruar gjithsejt 469 shenjtorė, mė
shumė se ēdo Papė tjetėr nė histori.
-
-
- Pauell
paralajmėron Sirinė pėr "pasoja"
-
- Uashington,
5 maj 2003 - Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell ka paralajmėruar Sirinė se
do tė ketė pasoja nėse nuk bėn pjesėn qė i takon pėr
paqen nė rajon.
Z. Pauell foli pas vizitės sė tij tė parė nė Lindjen e
Mesme qė nga rėnia e ish-presidentit irakjan, Sadam Husein
dhe nga publikimi i njė plani tė ri paqėsor pėr rajonin.
Z. Pauell tha se ėshtė me rėndėsi qė Siria tė luajė njė
rol pozitiv nė rajon duke siguruar kufirin e saj me Irakun
dhe duke mbyllur zyrat e disa grupeve palestineze tė vijė sė
ashpėr me seli nė Damask.
-
-
- "Soyuz"-i
kthehet i sigurtė nga Gjithėsia
-
- Bajkonur,
5 maj 2003 - Ekipi prej tre vetash i Stacionit Ndėrkombėtar Hapėsinor, i bllokuar
pas shkatėrrimit tė anijes kozmike "Kolumbia" nė
shkurt, ėshtė kthyer i sigurtė nė tokė, por jo pa
probleme.
Zyrtarėt rusė humbėn kontaktet me anijen "Soyuz",
dhe i dėrguan ekipet shpėtimtare me njė flotė prej pesėmbėdhjetė
aeroplanėsh dhe pesėdhjetė makinash pėr ta pastruar shketėtirėn
nė Kazakistan.
Ekipi u gjet dy orė mė vonė dhe dy amerikanė dhe dy rusė
nga ekipi, hapėn fluturaken dhe zbritėn nga ajo. Lėshimi u
bė katėrqind kilometra larg nga vendi i caktuar pėr aterim.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|