|
Distancimi
i akademik Dacit nga papėrgjegjėsia e burokracisė unmikase vie
nė momentin e fundit, kur dihet se Kosova zė vendin e parė nė
Ballkan e mė gjerė pėr papunėsi tė madhe pėrkundėr
resurseve tė saja natyrore dhe ndihmave qė vijnė nga bashkėsia
ndėrkombėtare; pastaj kur dihet se krimi politik e
ekonomik ka pėrfshirė shoqėrinė e Kosovės pėrkundėr prezencės
sė numrit tė madh tė policėve tė UNMIK-ut; edhe kur dihet se
institucionet e Kosovės ēdo ditė e mė tepėr po bėhen
detyrimisht "institucione kukull" dhe institucione tė
instrumentalizara tė bashkėsisė ndėrkombėtare, pa arritur tė
ēojnė as edhe ndonjė proces pėrpara!
2 maj
2003 / Shkruan: Besim KRASNIQI
Nė kėto
rrethana politiko-ekonomike nė tė cilat gjendet Kosova pėr mė
tepėr nė stilin "njė hap para-dy prapa",
kritikat e fundit tė Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės akademik
z.Nexhat Daci drejtuar burokracisė sė UNMIK-ut janė pozicionime
politike vėrtetė tė papritura pėr UNMIK-un, dhe kjo u pa edhe
nė pėrgjigjen e "rreptė" tė z.Hasellock! Kritikat e
hapura dhe reale tė z.Daci nė adresė tė burokracisė unmikase
ka shprishur pėrfundimisht "tezėn" propagandistike
majtiste pėr kinse "servilizmin e LDK-sė" kundrejt
bashkėsisė ndėrkombėtare, me anė tė sė cilės provohej tė
promovohej LDK-ja si parti kinse e gatshme pėr ēdo kompromis
politik e sidomos kur ėshtė fjala pėr statusin e Kosovės. Nė
kohėn kur PDK-ja arriti tė bėhej "zėdhėnese" e
Shtajnerit dhe e UNMIK-ut me idenė absurde tė
"ngrirjes" sė procesit tė njohjes edhe formale tė
pavarėsisė sė Kosovės, akademik Daci reflektoi pozicionimin e
LDK-sė nė mbrojtje tė integritetit, tė dinjitetit dhe vlerave
kombėtare tė shqiptarėve tė Kosovės, qytetarėve tė Kosovės
tė cilėt as sot e kėsaj dite nuk po arrijnė tė jetojnė njė
jetė normale me rrymė, me punė tė pėrditshme, me paga tė
mira e tė sigurta, me siguri tė plotė individuale e grupore
anembanė Kosovės etj.
Rezistimi
dhe mospajtueshmėria aq e hapur e z.Daci kundrejt burokracisė sė
UNMIK-ut pas kaq vitesh tė funksionimit tė institucioneve tė
Kosovės (pa kompetenca reale) duhet tė jetė shembull edhe pėr
subjektet politike tė spektrit tė majtė, tė cilat kanė
filluar edhe haptas t'i vejnė pengesa procesit tė pavarėsimit tė
Kosovės, duke iu bėrė krah elementeve anti-pavarėsi brendapėrbrenda
UNMIK-ut dhe asociacioneve tjera ndėrkombėtare akoma tė
pranishme nė Kosovė. Distancimi i akademik Dacit nga papėrgjegjėsia
e burokracisė unmikase vie nė momentin e fundit, kur dihet se
Kosova zė vendin e parė nė Ballkan e mė gjerė pėr papunėsi
tė madhe pėrkundėr resorėve tė saj natyrorė dhe pėrkundėr
ndihmave qė vijnė nga bashkėsia ndėrkombėtare; pastaj
kur dihet se krimi politik e ekonomik ka pėrfshirė shoqėrinė e
Kosovės pėrkundėr prezencės sė numrit tė madh tė policėve
tė UNMIK-ut; edhe kur dihet se institucionet e Kosovės ēdo ditė
e mė tepėr po bėhen detyrimisht "institucione kukull"
dhe institucione tė instrumentalizuara tė bashkėsisė ndėrkombėtare,
pa arritur tė ēojnė as edhe ndonjė proces pėrpara!
Pra, pėrsėri
ėshtė LDK-ja (akademik Daci i ėshtė anėtar i LDK-sė) ajo
parti politike e cila merr iniciativėn pėr ndėrprerjen e kėsaj
situate tragjikomike nė tė cilėn gjendet Kosova si shtet nėn
protektoratin e OKB-sė, duke mos lejuar viktimizimin dhe shkatėrrimin
e mėtejmė tė proceseve zhvillimore tė Kosovės nė tė gjitha
sferat, vetėm pėr shkak tė njė pjese tė burokratizuar tė
UNMIK-ut, e cila ėshtė e interesuar pėr pushtet tė pakufijshėm
nė Kosovė. Nė anėn tjetėr, Presidenti i Kosovės dhe kryetari
i LDK-sė dr.Rugova ia hodhi poshtė PDK-sė, Thaēit dhe
Shtajnerit idenė e tė ashtuquajturit
"moratorium" pėr statusin e Kosovės, qė parasheh
uljen dhe "ngrirjen" e intensitetit tė procesit tė
njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, duke kėrkuar e ripėrsėritur
publikisht realizimin e vullnetit tė lirė politik tė shqiptarėve
tė Kosovės - pavarėsinė e Kosovės. Kjo nėnkupton se LDK-ja
as nė kohėn e okupimit serbosllav por as sot e kėsaj dite, kur
udhėheqja, anėtarėsia dhe simpatizuesit e saj janė tė
rrezikuar nga zbatuesit e krimit politik nė Kosovė, nuk i
largohet me asnjė ēmim opsionit politik pėr pavarėsimin e
Kosovės dhe se pėr realizimin e kėtij opsioni LDK-ja ėshtė
e koordinuar dhe e vendosur si asnjėherė mė parė.
|
|