OPINIONE

   
2.05.2003 - Trepca.net

Formula e demokracisė ėshtė e njėjtė por varet kush e zbaton...!

 
- Deri sa tė merren vesh shqiptarėt nė mes vete se cilėt jane "tė kuq" e cilėt "tė zi", e asnjėherė "kuq e zi" na mori "mordja"
- Ata qe duhet fuqimisht ta luftojnė krimin dhe korrupcionin nė shoqėri mė sė paku e pengojnė.

2 maj 2003 / Agim Vuniqi

Thurrjet ditiramb njė subjekti politik qė ashtu si edhe tė tjerat nuk paraqet farė vlere tė veēantė institucionale, pėrveē aty kėtu individėve tė dalluar qė ngrehin zėrin e arsyes pėr tė dalur nga lėvozhga UNMIK-ase, por edhe nga apatia joinstitucionale. Aktualisht asnjėri subjekt politik nuk ka dalur me qėndrim tė qartė si e mendon realizimin e procesit tė pavarėsimit, kuptohet duke bėrė operacionalizimin e tij kohor.

Nuk ėshtė asgjė tė thuhet se LDK-ja, si subjekt politik ėshtė pėr opcionin e pavarėsisė, me kėtė asgjė nuk dallon nga subjektet tjera partiake-tė gjitha janė pėr pavarėsi, edhe pse opcioni i bashkimit tė tė gjitha trojeve shqiptare ėshtė proces shekullor, i cili nuk u arritė deri mė sot (qė edhe tashti nuk duhet tė "devalvohet") , pra nuk ėshtė kriter i pavarėsimit dėshira, por puna nė realizimin e kėtij synimi.

Meqė shumė autorė i pėrvishen punės "hulumtuese" pėr defaktorizimin e subjektit tjetėr politik me slloganet "demokrat" dhe "majtist" (duke mos arritė asnjėherė pajtueshmėri pėr konceptin "bipartizan") atėherė asnjėherė nuk do te arrihet qėllimi i shqiptarėve meqė kur janė nė pyetje interesat nacionale nuk vlen ngritja e vetėm njė flamuri partiak duke kėrkuar uljen e flamujve tė tjerė, kjo ėshtė tėrsisht e pakuptimtė.

Fundja tė gjitha partitė politike qė veprojnė nė Kosovė janė parti pluraliste, pesė prej tyre parlamentare e tė tjerat joparlamentare (meqė nuk fituan kokrrat pėr tė fituar sė paku njė ulėse nė parlamentin e "120-it"). Asnjėra prej subjekteve politike tė regjistruara pranė OSBE-sė, nuk ka ofruar ndonjė program tė veēantė qė dallon nga tė tjerat qė vecohet pėr ndonjė program thelbėsisht social qė do tė pėrcaktonte krahun politik, pėrveq PSDK-sė dhe PGJK-sė.

Pra nė Kosovė nuk veprojnė as parti djathtiste as majtiste, meqė veprimi i tyre institucional bazohet nė Kornizen Kushtetuese dhe rezolutėn 1244, pra elektorati nuk ka mundėsi tė votojė nė bazė tė pėrcaktimeve programore por nė bazė tė pėrcaktimeve tė "kornizuara", pėr tė cilat pat dhėnė "aminin" LDK-ja dhe AAk-ja ndėrsa PDK-ja edhe kishte qėndrim refuzues por mori pjesė ne hartimin e saj, qė len tė nėnkuptohet sė asnjėra prej tyre deri me tash nuk ka mbajtur qėndrimet qė shpalosėn para elektoratit, pra "nuk ėshtė me rėndesi ēka thua, por si vepron".

Esenca nuk ėshtė nė fjalė, por ėshtė nė vepra, nuk ėshtė nė ngritjen dhe uljen e flamujve partiak, por nė jetėsimin e procesit tė pavarėsimit, ngase koha nuk premton, dhe deri sa tė merren vesh shqiptarėt nė mes vete se cilėt janė "te kuq" e cilėt "tė zi", e asnjėherė "kuq e zi" do tė na merr "mordja", gjithnjė duke pasė parasysh qėndrimin e anmikut serb pėrfaqėsuesi i tė cilėve-kryeministri serb deklaron "Ne nuk flasim cdo ditė pėr Kosovėn por punojmė ēdo ditė pėr Kosovėn" qė decidivisht nėnkupton riokupimin e Kosovės.

Ja edhe njė shembull ilustrativ Partia e Punės sė Britanisė sė Madhe ashtu si Partia e Punės sė Shqipėrisė sė Vogėl kanė tė njėjtin emėrtim, me vetėm njė ndryshim Partinė e Punės nė Shqipėri e  formuan shqiptarėt (me ndihmėn e jugosllavėve dhe Stalinit) ndėrsa atė Laburiste britanezėt, pra rrjedhimisht edhe kuptimi i demokracisė nuk ėshtė i njėjtė.

Formula e demokracisė ėshtė e njėjtė por varet kush e zbaton,  pra procesi i demokratizimit dhe ai i pavarėsimit nuk jetėsohet me thirrje militante, por as me sharje, nuk realizohet me akte kriminologjene por as me korrupcion, nga kjo lind pyetja cila nga partitė shqiptare hulumtoi institucionalisht sė paku njė rast tė ndonjėrit nga reprezentuesit e saj devijant, qe nga shtypi u demaskuan si tė korruptuar. Kuptimisht ata qe duhet fuqimisht ta luftojnė krimin dhe korrupcionin nė shoqėri mė sė paku e pengojnė.

Nuk ėshtė me rėndėsi pėr njė shoqėri tė organizuar numri i subjekteve politike pra edhe emėrtimi i tyre, apo pėrcaktimi programor dhe ideologjik i qyetarėve, ėshtė me rėndėsi sa ata e zbatojnė ligjin dhe marrėveshjet. Demokraci mund t'i thuhet edhe shoqėrisė ne Ganė, Etiopi..., (prej nga mund tė vie ndonjėri nga UNMIK-asit) por shtet ligjor nuk mund t'i thuhet.

Sa mė e vogėl qė tė jetė shkalla e kriminalitetit dhe korrupcionit, aq mė e madhe do te jete toleranca ndėrqyetatare dhe aq mė i madhė do tė jetė besimi i qytetarėve nė institucione, dhe askush nuk do tė jetė mbi ligjin.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.