1.05.2003 - Trepca.net

SHKA “Malėsori” organizon pėr tė 14-tėn herė Revistėn e Kėngėve dhe Valleve Burimore “Hasi Jehon”

 
Gjonaj, 1 maj 2003 / Nga Safet Kabashaj - SHKA “Malėsori” organizon pėr tė 14-tėn herė Revistėn e Kėngėve dhe Valleve Burimore “Hasi Jehon”. Sikurse edhe gjatė tri viteve tė kaluara, Festivali i folklorit burimor mbahet nė pėrvjetorin e faljes sė gjaqeve nė Kodrėn e Pajtimit, mė 2, 3 dhe 4 maj.
 
Gjatė tri mbrėmjeve me programet e tyre tė folklorit burimor do tė paraqiten mbi 15 SHKA, rapsodė e grupe artistike nga Kosova, Shqipėria, Lugina e Preshevės dhe nga Malėsia nė Mal tė Zi.
 
Revista e Kėngėve dhe Valleve Burimore “Hasi Jehon 2003” organizohet nė bashkėpunim me SHKA-nė “Rapsha” nga Drume e Tuzit, pas binjakėzimit tė saj, vitin e kaluar, me SHKA-nė “Malėsori” nga Gjonaj.
 
Nė dy mbrėmjet e para, programin e tyre do ta paraqesin nga 7 SHKA, grupe artistike a rapsodė, gjersa mbrėmja e tretė finale shėnon prezentimin e programit tė Ansamblit “Rugova” nga Peja, programit tė organizatorėve nga Gjonaj e Tuzi dhe solistėve mysafirė nga estrada kosovare.
 
Nė kuadėr tė kėtij festivali, “Malėsori” do tė organizoj edhe njė tryeze shkencore nė Prizren mbi ruajtjen e dokeve, riteve, e zakoneve shqiptare. Me kumtesat e tyre do tė paraqiten studjues nga Tirana e Prishtina tė cilėt do ta pėrcjellin Festivalin.
 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.