1.05.2003 - Trepca.net

Nė katėrvjetorin e masakrave nė fshatin Kelmend (ish Nabėrgjan) tė Pejės

RRĖFIM AUTENTIK I Z. FATIME H. NIKĒI, NJĖRA NGA DĖSHMITARET E GJALLA  E CILA I MBIJETOJĖ TMERRET E MASAKRAVE TĖ USHTRISĖ SERBE ME 1-15 MAJIT TĖ VITIT 1999 NĖ FSHATIN KELMEND (ISH NABĖRGJAN) TĖ PEJĖS

1 maj 2003 / Rexhep ELEZAJ

Llugat e Drinit ishin shndrruar nė vendstrehim pėr mijėra shqiptarė qė i kishin lėshuar fshatrat e tyre nė kėrkim tė shpėtimit nga sulmet barbare tė ushtrisė kriminele serbe..!

  
Fatime.H.Nikēi.jpg (88444 octets)   

Me 1 maj tė vitit 1999 nė orėt e pasditės nga ana veriore nė fshatin tonė hyri ushtria kriminele serbe bashkė me njė numėr tė madh paramilitarėsh. Nė ato ēaste gjendesha e vetmuar nė shtepi, ngase bashkėshorti im Haxhiu gjendej nė organizim tė mbrojtjes sė fshatit bashkė me shumė aktivistė tjerė, ndėrsa djali i madh Dema kishte shkuar nė lagjen e poshtme tė fshatit ku po mbahej takimi lidhur me hapat tė cilat duheshin ndėrmarrė pėr mbrojtjen dhe largimin e fėmijve, grave dhe tė moshuarėve nga fshati, sepse ushtria serbe nė lagjėn e epėrme kishte filluar maskrat ndaj familjes Ibėrdemaj, thotė nė fillim tė rrėfimit tė saj tė gjatė z. Fatime Nikēi, njėra ndėr dėshmitaret e gjalla e cila bashkė me mijėra shqiptarė e pėrjetojė dhunėn dhe tmerrin e gjenocidit serbė nė Kosovė.

Pasi qė kishim marrė lajmin se barbarėt serbė kishin hyrė nė lagjėn e epėrme tė fshatit dyerėve tė oborrit ia mbėshteta njė hekur tė rėndė, mirėpo me tė arrituar nė lagjėn tonė tre kriminelė paramilitarė serbė e hapėn ate me forcė dhe hynė brenda tė armatosur deri nė dhėmbė. Derisa unė po qėndroja para derės sė shtėpisė njėri prej tyre ma drejtoi automatikun dhe duke hyrė nė dhomėn e pritjes mu drejtua nė gjuhėn shqipe me fjalėt; ikė nga kėtu sa mė shpejtė, i cili pa u vonuar ia vuri zjarrin shtėpisė.

Edhe pse nė ēdo moment prisja se po mė vrasin, pa u frikėsuar fare u thash; ēka po bėni kėshtu ore tė pashpirt, pse po i digjni shtėpitė tona, pse po vrani rob e fėmijė?! Shkau i zi m’u pėrgjigj; le t’u shpėtojė UĒK-ja (mendoj se tė gjithė ishin shkie tė Nakllės, fshat i banuar para luftės nga serbėt qė gjendet nė afėrsi tė fshatit tonė).

Pa humbur kohė u nisa nė drejtim tė shtėpisė sė fqinjit tonė z. Murat Ramės, por as aty nuk gjendej njeri, tė gjithė e kishin braktisur lagjėn, e unė vazhdova rrugėn pėrmes kopshtijeve nė drejtim tė lagjės sė poshtme tė fshatit e cila gjendej nė largėsi prej afėr njė kilometri, sepse tė gjithė banorėt po tuboheshin nė lendinėn e madhe qė shtrihet nė mes tė saj.

Gjatė rrugės njeriun e parė qė takova ishte Demė Kuqi tė cilit iu drejtova me fjalėt; pse nuk po ikni nga fshati, ēka po prisni mė kėtu!?

Haxhi-Fatime.Nikci.jpg (26300 octets)
Lapidari-Kelmendit-ish.Nabergjanit.jpg (99562 octets)
Varrimi-deshmoreve.nabergjanit.jpg (87068 octets)
Varrimi-Nabergjan.jpg (97206 octets)

Ai ma ktheu; pse ēka ka ndodhur?! I thash; a nuk po e shihni se tėrė fshati ynė po digjet nė flakė, dhe se kriminelėt serbė po vrasin nė tė katėr anėt?! Dema tha; unė i gjallė nga fshati im nuk do tė largohėm! Dhe mu ate ditė nė mbrėmje morėm lajmin e zi se Demėn me kusheririn e tij Rexhep Kuēin me djalė (Shpėtimin) kriminelėt serbė i kishin vrarė nė oborr tė shtėpisė sė tyre.

Dema ishte njė atdhetar i vyerė si dhe shėmbull i rrallė pėr sjelljet e tij njerėzore. Pas pakė kohe nė tė hyrė tė lagjės nė anėn tjetėr tė rrugės takova Vesel Dreshaj (burrin e motrės time, Rabės) i cili po tubonte kopenė e tij nė njė vend mė tė sigurtė, ndėrsa duke e parė rrezikun qė po na kanosej nga kriminelėt serbė i thash qė t’i lenė bagėtinė dhe t’i bashkangjitet masės e cila po bėhėj gati tė shkonte nė drejtimin e Llugave tė Drinit (lagjė e fshatit Saradran e cila gjendet buzė Drinit tė Bardhė nė largėsi diku prej 6 km, qė pėr rrethana tė kėtilla lufte konsiderohej si mjaftė i pėrshtatshėm pėr strehim). Veseli mė tha; nuk largohem kurrė nga shtepia ime, kėtu kam lindur dhe pėr kėtė tokė do tė vdes! 

Mjerisht, mė vonė poashtu morėm lajmin se edhe ate e kishin vrarė kriminelėt serbė. Masa e tubuar para shtėpive nė lagjėn e poshtme po bėnte pėrgaditjet e fundit qė me qerre kuajsh tė mbuluara me qilima tė kuq, traktora dhe me teshė e koteshė tė nisej drejtė Llugave tė Drinit pėr t’u strehuar atje, ndėrsa unė nė ato momente tė rėnda problemin mė tė madh e kisha me renė time Hatixhen, gruan e Demės e cila pėrveē se duhej tė pėrkujdesej pėr katėr fėmijt e saj tė vegjėl ajo ishte shtatzėnė, kėshtu qė me vėshtirėsi tė mėdha po pėrballonte kėtė situatė dhe rrugė tė rėndė ekzodi tė madh tė mbi 2000 shqiptarėve tė detyruar qė t’i braktisin shtepitė e tyre.

Reja ime nė ēastet kur e kishte lėshuar shtėpinė nga frika nuk kishte arritur t’i marrė me vete gjėrat mė tė nevojshme, sidomos ato ushqimore dhe veshmbathje pėr fėmijtė tė cilėt nė ato ēaste pothuajse kishin ngelur deshė e zdathur. Ora ishte diku 17, turma e madhe e njerėzve po nisej pėr Lluga tė Drinit, ndėrsa unė nga brengosjet e mėdha qė ndjeja pėr fatin e djalit tė madh dhe bashkėshortit tim si dhe pėr shtepitė qė po na digjeshin vendosa tė kthehem te shtėpia pėr tė parė se ē’po ndodhte atje.Por, tani do tė kthehem pėrmes kopshtijeve duke u fsheshur megjė pas megje, sepse kriminelėt serbė ende po i venin flakėn katundit.

Gjatė kthyerjes nė shtėpi nga tė gjitha anėt dėgjoja nė afėrsi krismat e armėve tė ushtrisė barbare serbe, shihja flakėn e zjarreve qė po ngritej nė qiell nga kulmet e shumė shtepive qė po digjeshin, prandaj nga rreziku qė mė kanosej u detyrova tė fshehėm dhe njė kohė tė gjatė tė qendrojė nė megjėn e Rexhep Muratit, e shtrirė nėn disa ēufrra mali e mbuluar me barė e dushkė derisa i ra terri tokės, kėshtu qė kur iu afrova shtėpisė sime pashė se e kishte kapluar zjarr i madh.

Me tė hyrė nė oborr menjėherė e lirova qenin nga zingjirėt, i lėshova bagėtitė jashtė nėn pullazet e shtepisė sonė, dhe pasi qė u binda se barbarėt serbė ishin larguar nga lagja jonė (ora sillej diku rreth 21), nga ana tė cilėn ende nuk e kishte pėrfshirė zjarri hyra nė shtėpinė e vjetėr, siē i kemi thėnė ne, nga e cila nxorra aq sa munda rroba dhe gjėsende tjera tė cilat i vendosa nė vend tė sigurtė. Derisa kulmi i shtėpisė sė re kishte zėnė tė digjej unė me mund tė madh arrita qė ta lokalizojė zjarrin me ujė, dhe sa mė shumė qė shtrihej nata mbi fshatin tonė qė po digjej, aq mė tepėr mė rritej frika se djalit dhe bashkėshortit tim do t’i ketė ndodhur mė e keqja, mbase ata do duhej tė ishte tanimė nė shtėpi.

Mė kot prita tėrė natėn, por ata nuk erdhėn dot, anipse nė disa ēaste shpresoja se i janė bashkangjitur turmės qė kishte shkuar pėr nė Lluga tė Drinit. Nė ndėrkohė u dėgjua zėri i Kapllanit, djalė i kusheririt tonė Musė Shabanit, i cili me zė tė ultė pshėretiste; unė jam Kapllani, nėsė ėshtė dikush nė shtėpi le tė lajmėrohet, dhe ashtu nė terr iu lajmėrova dhe ai pa pritur mė pyeti se a ka ardhur Haxhia? I thash se nuk dij gjė pėr tė! Mė tha tė mos bėhėm merak se ai me siguri do tė vijė. Po ashtu mė sugjerojė qė tė nesėrmėn bashkė me nėnėn e tij Xhemilėn tė ikim nė Lluga tė Drinit. Kėshtu ate natė unė ngela e vetmuar nė njėrėn nga dhomat e shtepisė sė re ende tė parregulluar, e shtrirė mbi njė kanape u mbėshtolla me batanije, mirėpo gjumi nuk mė mori, sepse mendjen gjithnjėe e kisha te djali i madh dhe bashkėshorti pėr tė cilėt nuk dija asgjė. Tė nesėrmėn nė mėngjes e mbylla derėn e oborrit pėr t’u nisur pastaj sė bashku me Xhemilėn pėr nė Lluga.

Nė mes tė fshatit takuam Nuredin Dreshaj i veshur nė rroba tė UĒK-sė i cili bashkė me disa ushtarė tjerė kishin zėnė pozitat luftarake dhe i cili posa mė njohu mė pyeti se ku ėshtė daja Haxhi. Nga mėnyra e pyetjes qė mė bėri sikur parandjeva vrasjen e tij! Nė pyetjen tonė se ku kishin qenė ushtarėt e UĒK-sė njė ditė mė parė kur paramilitarėt dhe ushtria kriminele serbe po bėnin masakra nė lagjėn e Ibėrdemajve dhe po digjnin fshatin Nabėrgjan z. Nikēi u pėrgjigj; ditėn kur u sulmua fshati ynė nuk ka pasur ushtarė tė UĒK-sė nė mbrojtje tė tij, por as luftime midis tyre dhe forcave serbe. Njė numėr i ushtarėve tanė kanė hyrė nė fshat ditėn e nesėrme pa u ballafaquar me ushtrinė serbe e cila sėrish kishte hyrė nė lagjėn e epėrme tė fshatit afėr shkollės fillore “Ali Kelmendi” dhe gjatė ditės mė kritike ata gjendeshin diku nė periferi tė fshatit pa bėrė ndonjė rrezistencė pėr mbrojtje tė banorėve dhe tė fshatit tonė.

Me tė arritur nė Lluga tė Drinit aty gjetėm me mjėra njerėz qė kishin ardhur nga shumė fshatra pėr rreth (diku mbi 15 mijė) pėr t’u stehuar, nė rend tė parė nė shtepitė e Elez Regjės, Ukė Ujkanit, Shaban Balės (i vrarė nga ēetnikėt ditė mė vonė), etj, ishin vendosur fėmijtė, pleqėt dhe gratė, ku tė gjithė do tė qėndrojmė aty pėr njė javė (prej 1 deri me 7 maj 1999). Ditėn e tretė nė mengjes papritmas ushtria serbe kishte filluar tė na gjuante me granata nga kodra e Osojave (lagjė e banuar para lufte vetėm me malazezė) e tė cilat binin shumė afėr nesh, por pėr fat nuk na godisnin.

Poashtu, nė Lluga tė Drinit pas dy ditėve mėsova lajmin e zi pėr vrasjen e bashkėshortit tim Haxhiut tė cilin lajm ma komunikoi gruaja e Mic Nimanit, e cila nė ditėn kur ėshtė vrarė (e shtunė 1 maj) kishte qėlluar nė afėrsi tė vendit tė ngjarjes, dhe sipas fjalėve tė saj ate e kishin vrarė paramilitarėt serbė nė afėrsi tė shkollės fillore “Ali Kelmendi”. Siē shpjegon ajo ata i afrohen bashkėshortit tim dhe e pyesin se ku i ke djemėt, ai ishte pėrgjigjur se dy i kam nė shtėpi, ndėrsa tre tė tjerė nė Gjermani. Jo, ja kishte kthyer ēetniku; djemtė i ke nė UĒK-nė nė fshatin Ruhot. Kur e marrin vesh se ėshtė ky  Haxhi Dėrvish Nikēi, nipi i Ilit tė Hysen Ibrės, i njėrit prej atdhetarėve mė tė shquar tė trevės sė Rugovės, aty pėr aty e pushkatojnė duke e goditur me disa plumba mbi gjoks, duke e vrarė  edhe Mic Nimanin tė po kėtij fshati.

Pėr vrasjen e bashkėshortit nuk gjeja forcė qė t’i tregoja djalit tė madh Demės, i cili sapo ishte kthyer nga fronti i luftės qė bėnte UĒK-ja nė fshatin Ozdrim kundėr forcave serbe, por siē dukej ai kėtė lajm tragjik e kishte dėgjuar nga disa banorė tė fshatit para se ta dija unė. Nė ditėn e shtatė tė strehimit tonė nė Lluga tė Drinit na kanė rrethuar me qindra ushtarė serbė, ndėrsa me marrėveshje tė gjithė jemi dorėzuar duke i ngritur shallat dhe shamiat e bardha dhe ashtu tė ulur pėr toke nė gjunjė na janė afruar katėr oficerė serbė tė cilėt nga turma nxorėn dhe me vete muarėn njė tė ri tė cilin e porosisin qė t’i thotė masės tė mos gjuajnė me armė sepse tė gjithėve do t’ju vrasim pėrnjėherė.

Nė ato ēaste askush nuk luante nga vendi, prisnim se burrat do t’i vrisnin qė tė gjithė dhe kjo gjendje horori vazhdoi pėr mė shumė se njė orė duke na urdhėruar mė pastaj qė tė nisemi sa mė parė pėr Shqipėri. Kėshtu qė tė premten nė mbrėmje (7 maj 1999) nė grupe tė mėdha kemi arritur nė kodėr tė fshatit Saradran, ku njė pjesė e tė dėbuarėve ėshtė strehuar nė shtepitė e berishėve, elshanėve, etj, ndėrsa pjesa tjetėr e ka vazhduar rrugėn pėr nė Shqipėri.

Grupi ynė prej mė shumė se 30 vetave ate natė jemi vendosur nė lokalet e shkollės fillore, pėr tė qenė rrethuar tė nesėrmėn serish nga ēėtnikėt tjerė serbė tė cilėt na urdhėruan qė ta vazhdojmė rrugėn pėr Shqipėri. Me t’u nisur, djalin tim Demėn, i cili po e ngiste traktorin e ndalin dhe e zbresin nga ai, i cili mė pas mu afrua dhe mė tha: nėnė po mi kėrkojnė 1500 marka, pėrndryshe do tė mė pushkatojnė! Njė kriminel ēetnik po mė rrinte nė anėn e majtė dhe tjetri nė anėn e djathtė duke pritur qė t’ju japė tė hollat, tė cilėt pranė 1500 markave na i plaēkitėn edhe 2500 marka tjera, pėr tė na lejuar kėshtu qė ta vazhdojmė rrugėn.

Me tė arritur nė fshatin Dobrushė serish do tė na ndalojnė ēetnikėt tjerė, dhe prap nga traktori e zbritėn Demėn pėr ta dėrguar nė njė shtepi e cila gjendej afėr rrugės kryesore nė tė cilėn kriminelėt serbė para se tė vinim ne kishin vrarė me qindra djemė dhe burra shqiptarė. Mirėpo, kur don Zoti qė ta shpėtoi djalin tim, krimineli i cili na i kishte marrė me dhunė tė hollat nė fshatin Saradran e njohu Demėn dhe pėr ate e ktheu tek ne.

Ēasti mė tronditės dhe mė tragjik qė kurrė nuk do ta harrojmė ishte kur njė ēetnik tjetėr nga turma jonė mori Beratin 17 vjaēar, djalin e Mustaf Muratit tė cilin bashkė me tė atin Mustafėn, vetėm se ky kishte refuzuar qė t’ja marrin djalin, kokė me kokė i pushkatuan para syve tonė. Kėshtu tė dhunuar fizikisht, shpirtėrisht dhe psiqikisht ne vazhduam rrugėn pėr Deēan dhe me tė arritur aty prap na ndaluan paramilitarėt serbė. Demės do t’ia fusin automatikun nė fyt duke i kėrkuar tė holla, tė cilėve pėr t’ia shpėtuar jetėn u dhamė 500 marka, ndėrsa njė tjetėr kriminelė na i mori me dhunė edhe 1000 marka.

Gjatė rrugės (ekzodit) pėr Gjakovė kemi takuar shumė ushtarė dhe tankse tė ushtrisė kriminele serbe tė cilat leviznin nė tė dy drejtimet pandėrpre, ndėrsa nė hyrje tė Gjakovės pėr ta vėshtirėsuar sa mė shumė dėbimin tonė tė dhunėshėm ēetnikėt serbė kishin hudhur mbi rrugė tri ulishte tė bletėve me qėllim qė ato tė na kafshojnė nga tė cilat kemi shpėtuar duke u mbrojtur me mbulesa tė ndryshme. Nė tė dalur nga qyteti i Gjakovės prap na kanė ndaluar ēetnikėt duke kėrkuar tė holla, kurse njė serb i alkoolizuar me automatik na ėshtė kėrcnuar me vrasje duke kėrkuar me ngulm tė holla. Ky pijanecė u soll mjaftė turpshėm ndaj ne fėmrave, por pasiqė ia dhamė 100 Fr. u largua si qeni.

Nė rrugė pėr Prizren nuk na ndaloi mė askush, por as deri nė kufi me Shqipėrinė, ku do tė hasim nė plotė ushtarė serbė tė armatosur tė cilėt na pyetėn se mos kemi me vete dejmė tė ri, derisa Demės njėri nga ēetnikėt i tha; pse ti nuk je nė UĒK? Pastaj e pyetėn se i kujt ėshtė traktori, na urdhėruan qė t’ia heqim tabelat, na i kėrkuan letėrnjoftimet, por ne nuk ua dhamė ato. Nė traktor ishim ulur 47 veta, me vete kishim pakė miell, disa batanije, ēanta me disa veshmbathje, dhe kėshtu me rradhė. Nė Kukės arritėm rreth orės 01. pas  mesnate pėr t’u vendosur nė njė fushė tė paraqytetit nėn qiell tė hapėt ku gjetėm me mijėra shqiptarė; gra, fėmijė, pleq nė mesin e tė cilėve kishte edhe shumė tė smurė dhe tė lėnduar. Aty kėrkaum tė afėrmit tanė, axhallarėt, kushėrinjėt, etj, por nuk i gjetėm, kėshtu qė vendosėm tė shkojmė pėr Tiranė.

Me tė arritur atje u vendosėm te disa kosovarė nė qendėr tė qytetit ku qėndruam njė natė, ndonėse tė nesermėn me ndihmėn e Mustaf Haxhisė nga Rugova (nga fshati Pepiq) unė me djalin, renė dhe fėmijtė do tė vendosemi te njė familje tiranase. Kėtu qėndruam plotė 7 javė, mikėpritja nga banorėt e Tiranės ishte vėllazėrore; na ofruan rroba pėr fėmijė dhe pėr tė rritur, batanije, miell, vaj, oriz, etj, ndėrsa gjatė tėrė kohės sa qėndruam kėtu qiranė e banesės e kemi paguar vetė nga 500 marka nė muaj tė cilat ia kemi dhėnė z. Rushan dhe zonjės Nurie.

Natėn kur u ēlirua Kosova (12 qershor 1999) nė Tiranė ka pasur festė tė madhe; janė hudhur nė ajrė raketa-petarde, ka pasur shumė tė shtėna armėsh, pra festa e lirisė dhe gėzimi i shqiptarėve pėr fitore kundėr armikut ishin tė papėrshkruara. Fluturimet e aeroplanėve tė NATO-s ishin shumė tė ulta, por ajo qė mė brengoste mė tej ishte fakti se pėr djalin e tretė Istrefin me familje gjatė tėrė kohės sa ka zgjatur drama e ekzodusit shqiptar e deri u kthyem nė vendlindje nuk dija asgjė. E dija vetėm se ai mė heret me familjen e tij kishte shkuar pėr Rozhajė, dhe siē thonin disa qė vinin nga ajo anė ata ishin pritur mjaftė mirė nga boshnjakėt.

Pas shtatė javė tė strehimit tonė nė Shqipėri me tė kthyer nė vendlindje sė pari i kemi vorrosur 6 tė vrarėt afėr shkollės fillore tė fshatit, bashkėshortin t’im Haxhiun e kemi gjetur tė vrarė dhe tė hudhur nė njė gropė bashkė me Mic Nimanin, Ukė Ademin, Smajl dhe Dervish Ibėrdemajn, Isuf  R. Dreshaj tė cilėt i kemi vorrosur ashtu siē kanė qenė tė veshur me rroba, dhe ėshtė pėr t’u habitur se si trupat e tyre nuk ishin prishur fare pėr njė kohė aq tė gjatė sa kanė qėndruar mbi dhe. Nė xhepat e rrobave tė tyre kemi gjetur dokumente dhe gjėsende personale, por edhe tė holla.

Kėthimi nė vendlindje, nė shtepitė e djegura, tė shkatėrruara deri nė themele, kthimi nė gjiun e tokės arbėrore pėr mijėra shqiptarė pas mbarimit tė luftės, ku shumica nuk do t’i gjejnė kurrė mė tė dashurit e tyre, mė tė shtrejtit nė jetė, mė tė afėrmit, siē thotė edhe  z. Fatime H. Nikēi nė kėtė rrėfim tė tmerrėshėm, ka qenė aq sa historik,  poaq edhe plagė e vrragė e pashėruar e cila do t’i pėrcjellė gjatė tėrė jetė sė tyre, por edhe pasardhėsit e tyre.

Rrėfimi pėr ekzodin e shqiptarėve gjatė luftės sė fundit nė Kosovė nuk pėrfundon kėtu.

Bisedoi: Rexhep Elezaj 
Gjermani, mė 20 prill 2003

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.