30.04.2003 - Trepca.net

Lajme

E mėrkure, 30 prill 2003

 
 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova nė bisedė me z.Busek kėrkoi qė Kosova tė jetė pjesė e programeve rajonale dhe evropiane

  • Shtajner ka pranuar kėrkesėn e Dacit pėr shtyrjen e miratimit tė ligjeve deri mė 12 maj

  • Kryeministri i Kosovės pėrmes njė letre drejtuar Shtajnerit kėrkon formimin e pesė ministrive tė reja

  • Hagė: Shėrbimi sekret serb ka vrarė atdhetarin e shquar Enver Hadri

  • Nė Prishtinė u zhvillua ceremonia e ndėrrimit tė komandės sė Brigadės Shumėkombėshe "Qendra"

  • Rexhepi thotė se aktualisht ka mė shumė gjasa pėr formimin e ministrisė sė energjetikės

  • Novicki sot bisedon me qytetarėt nė Gjakovė

  • Busek thotė se Kosova do tė pėrfshihet nė shumė projekte rajonale pavarėsisht nga statusi i saj

  • Amnesty International kritikon pozitėn e pakicave nė Kosovė

  • Kryesia e Kuvendit miratoi vendimin pėr kapėrcimin e mospajtimeve me UNMIK-ut rreth katėr ligjeve qė Shtajner nuk i ka nėnshkruar

  • Paratė e shpėrdorura nga Trishler tashmė janė kthyer nė arkat e KEK-ut

  • Sot nė Sofje zhvillohet ndeshja miqėsore e futbollit ndėrmjet Bullagrisė dhe Shqipėrisė

  • Basketboll: Sot dhe nesėr zhvillohet xhiroja e 25 e Ligės ABK

  • Pėr shkak tė incidentit pas takimit me Mabetexin, Trepēa u dėnua me pezullim tė fushės pėr tri ndeshje

  • Hajdaraga zhvilloi njė bisedė me tė ngarkuarin e Administratės Amerikane pėr Irakun, Xhej Garner

  • Komandanti i forcave ushtarake evropiane nė Maqedoni dje vizitoi fshatin Tanushė

  • Raporti vjetor i Bankės Qendrore tė Shqipėrisė u prit nė parlament me debate tė ndezura

  • Forcat amerikane akuzohen se kanė vrarė edhe dy irakianė, por Komanda qendrore e mohon

  • Palestinezėt miratojnė kabinetin e ri

  • Sulm vetėvrasės nė Tel-Aviv

  • Forcat amerikane kanė arrestuar njė anėtar tė njė grupi terrorist tė Al Kaidės, i cili ka vepruar nė Irak

  • Libia ka pranuar pėrgjegjėsinė pėr vėnien e bombės nė njė aeroplan amerikan mė 1988


 

Presidenti Rugova nė bisedė me z.Busek kėrkoi qė Kosova tė jetė pjesė e programeve rajonale dhe evropiane
 
   
Prishtinė, 30 prill - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova ka biseduar dje pasdite me bashkėrenduesin e Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, Erhard Busek, i cili ka arritur nė njė vizitė dyditėshe nė Kosovė.

Pas kėtij takimi presidenti Rugova ka deklaruar se e ka njoftuar z. Busek me progresin qė ka bėrė Kosova dhe me objektivat tona si zhvillimi ekonomik, privatizimi, vendet e reja tė punės, integrimi i shoqėrisė kosovare dhe qė Kosova tė ketė bashkėpunim me vendet fqinje dhe tė integrohet nė projektet e ndryshme rajonale dhe nė projektet e BE-sė.
 
Presidenti Rugova ka theksuar se nga z. Busek ėshtė njoftuar me disa projekte tė reja tė Paktit tė Stabilitetit pėr Kosovėn. Ai me ketė rast e ka falėnderuar z. Busek pėr angazhimin e tij qė Kosova tė inkuadrohet nė tė gjitha strukturat evropiane.

Erhard Busek ka biseduar edhe me kryeparlamentarin Nexhat Daci. Pas takimit zoti Daci ka thėnė se kjo vizitė ėshtė e rėndėsisshme dhe ėshtė shprehur optimist se proceset do tė zhvillohen nė drejtim tė progresit.
 
Ndėrkaq, kryeministri Bajram Rexhepi pas takimit me z. Busek, ka thėnė se nė takim ėshtė biseduar pėr shumė ēėshtje, sidomos pėr infrastrukturė, pėr sigurinė dhe pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar.
 
 
Shtajner ka pranuar kėrkesėn e Dacit pėr shtyrjen e miratimit tė ligjeve deri mė 12 maj
 
Prishtinė, 30 prill - Kryeadministratori i Kosovės, Mihael Shtajner nėpėrmjet njė letre drejtuar kryeparlamentarit Nexhat Daci ka pėrshėndetur konsideratėn pėr aksionin e UNMIK-ut rreth ligjeve tė cilat i ka miratuar Parlamenti i Kosovės dhe tė cilat duhet tė pėsojnė ndryshime.
 
"Ashtu sikur ėshtė paraparė nė kapitullin XII tė Kornizės Kushtetuese, interpretimi i Kornizės Kushtetuese ėshtė nė autoritetin e plotė tė pėrfaqėsuesit special", thuhet nė letėr.
 
"Ndonėse mbetem i brengosur pėr prolongimet e mėtutjeshme tė procesit ligjvėnės, unė pranoj kėrkesėn tuaj pėr tė shtyrė datėn tė cilėn e kam pėrcaktuar nė letrėn time tė 15 prillit.
 
Sė kėndejmi unė pres tė marrė propozimet pėrmes tė cilave ligjet e mbetura do t'i pėrshtaten Rezolutės 1244 dhe Kornizės Kushtetuese tė Kosovės deri mė 12 maj 2003", thotė nė kėtė letėr z. Shtajner.
 
 
Kryeministri i Kosovės pėrmes njė letre drejtuar Shtajnerit kėrkon formimin e pesė ministrive tė reja
 
Prishtinė, 30 prill - Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi nėpėrmjet njė letre qė i ka drejtuar shefit tė UNMIK-ut Mihael Shtajner, ka kėrkuar zgjerimin e Qeverisė me ministri dhe pėrgjegjėsi tė reja.
 
Nė letrėn dėrguar Shtajnerit, tė cilėn e boton sot gazeta "Zėri", kryeministri kėrkon qė Qeveria e Kosovės tė ketė edhe pesė ministri tė reja: ministrinė pėr ēėshtje emergjente, tė drejtėsisė, tė punėve tė brendshme, tė mbrojtjes dhe atė tė punėve tė jashtme.

Gjithashtu nė kėtė letėr Kryeministri, krahas formimit tė ministrive tė reja, ka kėrkuar edhe themelimin e njė kėshilli tė lartė pėr siguri, nxjerrjen e ligjeve e sidomos propozimligjin pėr menaxhimin e financave pėr telekomunikacion, duke shprehur nevojėn e rivlerėsimit tė rregullores 2001/19.

"Ne mezi presim reagimet dhe komentet tuaja, dhe ju sigurojmė se do t'ju ofrojmė nė kohėn e duhur planin e detajizuar tė kėtyre ministrive", shkruan nė letrėn e tij Bajram Rexhepi drejtuar Mihael Shtajnerit.
 
 
Hagė: Shėrbimi sekret serb ka vrarė atdhetarin e shquar Enver Hadri
 
Hagė, 30 prill - Gjatė procesit tė djeshėm gjyqėsor kundėr Sllobodan Millosheviqit u bė e ditur se kush e ka vrarė atdhetarin e shquar, Enver Hadrin nė Belgjikė mė 1990.
 
"Vrasja e Enver Hadrit nė Belgjikė ishte vrasja e parė politike, tė cilėn e ka bėrė Shėrbimi sekret serb pa informuar as konsultuar sigurimin shtetėror jugosllav", ka deklaruar nė Hagė dėshmitari i mbrojtur nė procesin kundėr Millosheviqit me shifrėn C-48.
 
Ky dėshmitar tha se pėr mė se 20 vjet ishte bashkėpunėtor i Shėrbimit sekret serb dhe precizoi se nė vitet e 80-ta kishte filluar fushata jugosllave e likuidimit tė emigrantėve shqiptarė tė Kosovės nė Evropė.

"Miku im Veselin Vukotiq i quajtur Vesko ka marrė pjesė aktivisht nė likudimin e shqiptarėve nė Evropė me urdhėr tė Sigurimit shtetėror jugosllav. Ai personalisht e ka vrarė Enver Hadrin nė Bruksel, mirėpo kėsaj radhe me urdhėr tė Shėrbimit sekret serb", ka deklaruar C-48.
 
Ai ka precizuar se urdhėr i kėtillė ėshtė dhėnė gojarisht e asnjėherė me shkrim. Veselin Vukotiq, sipas kėtij dėshmitari gjatė 80-tave dhe 90-tave kanė vepruar bashkėrisht nė Evropė. Ndryshe vrasja e Enver Hadrit atė botė i vihej nė barrė Ashaninit i vrarė nė qėrim hesapesh nė fund tė 90-tave nė Beograd.
 
 
Nė Prishtinė u zhvillua ceremonia e ndėrrimit tė komandės sė Brigadės Shumėkombėshe "Qendra"
 
   
Prishtinė, 30 prill - Nė qendrėn e KFOR-it nė Prishtinė sot u zhvillua ceremonia e ndėrrimit tė komandės nė Brigadėn Shumėkombėshe "Qendra". Nga komandanti i gjertanishėm britanik Xhonatan Shou komandėn e mori komandant i sapoemėruar finlandez, gjeneralbrigade Pavo Kiljunen. Zėvendės i tij do tė jetė njė suedez.

Nė kėtė ceremoni merrnin pjesė presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, zv.kryeadministratori Ēarlls Brajshou, zv.komandanti i KFOR-it dhe personalitete tė tjera vendore e ndėrkombėtare.
 
 
Rexhepi thotė se aktualisht ka mė shumė gjasa pėr formimin e ministrisė sė energjetikės
 
Prishtinė, 30 prill - Duke komentuar kėrkesėn e tij drejtuar kryeadministratorit Shtajner pėr formimin e pesė ministrive tė reja, kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi tha se tash pėr tash ka gjasa mė tė mėdha qė tė formohet vetėm ministria e energjetikės.
 
Z.Rexheopi shtoi se qeveria shumė shpejt do ta ketė zyrėn pėr energjetikė, e cila do tė jetė bėrthamė e ministrisė sė ardhshme.

Ndėrkaq lidhur me ministrinė e punėve tė jashtme ai tha se duhet punuar edhe mė tutje pėr tė gjetur ndonjė formė mė tė pėrshtatshme pėr prezentimin e vendit nė botė, qoftė pėrmes njė zyre ekonomike apo shkėmbim kulturor. Qeveria ka ambicie edhe pėr formimin e ministrive tė tjera, por gjasat janė mė tė vogla, tha Rexhepi.

Qeveria nė mbledhjen e sotme ka disktuar edhe lidhur me rrezikun nga SARSI, dhe ka propozuar caktimin e njė lokakcioni tė veēantė brenda Qendrės Klinike Univesritare, mė konkretisht nė Klinikėn Infektive.
 
Pėr kėtė ēėshtje ėshtė angazhuar Ministria e Shėndetėsisė, e cila do tė krijojė njė karantinė pėr izolimin eventual tė tė sėmurėve nga kjo sėmundje dhe pėr tė parandakuar pėrhapjen e kėsaj sėmundjeje tė rrezikshme.
 
 
Novicki sot bisedon me qytetarėt nė Gjakovė
 
Gjakovė, 30 prill - E drejta pėr t'u ankuar tek Ombudspersoni ndaj shkeljeve e tė drejtave tė njeriut dhe ndaj abuzimeve tė autoritetit, u garantohet tė gjithė qytetarėve.

Prandaj Obudspersoni i Kosovės z. Marek Antoni Nowicki, sot (mė 30 prill nė Gjakovė, prej orės 10 deri nė orėn 17:00 do t'i pranojė palėt nė zyret e Kuvendit Komunal tė Gjakovės.
 
 
Busek thotė se Kosova do tė pėrfshihet nė shumė projekte rajonale pavarėsisht nga statusi i saj
 
Prishtinė, 30 prill - Pas takimit qė patėn nė Prishtinė, kryadministratori i Kosovės Mihael Shtajner dhe bashkėrenduesi i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, Erhard Busek, mbajtėn njė konferencė pėr gazetarė. Ata thanė se institucionet e Kosovės nėpėrmjet kėtij pakti do tė sigurojnė mjete pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės.

Duke komentuar takimin me z. Busek, Shtajner tha se Kosova do tė pėrfitojė nga integrimi i saj nė kuadėr tė Paktit dhe kėrkoi edhe kėtė herė qė e tėrė puna nė Kosovė tė pėrqėndrohet nė pėrmbushjen e standardeve nė mėnyrė qė ajo tė jetė njė ditė pjesė e Evropės moderne.

Z. Busek tha se e ardhmja e Kosovės nuk varet vetėm nga ajo qė vendosin qeveritė e vendeve perėndimore nė Bruksel, por edhe nga puna nė Kosovė. Ai premtoi se edhe Kosova do tė pėrfshihet nė shumė projekte rajonale pavarėsisht nga statusi i saj.
 
Busek vlerėsoi se Kosova po shėnon pėrparime dhe kjo ėshtė shenjė e mirė edhe pėr synimet e Paktit tė Stabilitetit qė udhėhiqet prej tij. Gjithashtu Busek nėnvizoi se ekzistojnė disa ēėshtje tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me Kosovėn, duke radhitur nė kėtė mes integrimin e Kosovės nė tregun energjetik tė rajonit.

Pavarėsisht nga ēėshtja e statusit politik, Kosova nuk mund tė lihet si njė vrimė e zezė nė rajon, tha Busek, duke shtuar se integrimi nė rajon do tė pėrfundojė deri nė vitin 2006, ndėrkaq pjesė e kėtij integrimi ėshtė edhe ndėrtimi i largpėrēuesit 400 kilovatėsh ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė.
 
Ai tha se pakti mbėshtet edhe marrėveshjet e Kosovės pėr tregti tė lirė me vendet fqinje, duke nėnvizuar se ndėr detyrat mė tė rėndėsishme ėshtė lufta kundėr krimit tė organizuar.

Erhard Busek tha se nė konferencėn e Bukureshtit ku do tė debatohet lidhur me krimin e organizuar nė rajon do tė marrė pjesė edhe Kosova.
 
 
Amnesty International kritikon pozitėn e pakicave nė Kosovė
 
Uashington, 30 prill - Nė njė raport tė saj organizata Amnesty International pėrshkruan nė hollėsi se si pjesėtarėt e pakicave nė Kosovė ende pėrballen me rrezikun e sulmeve dhe vrasjeve me motive etnike.
 
Nė raport theksohet se pakicave u mohohet dėmshpėrblimi pėr aktet e dhunės dhe kėrcėnimet e tjera ndaj mirėqenies fizike dhe mendore. Raporti thekson gjithashtu se si pjesėtarėve tė pakicave u kufizohet liria e lėvizjes ose diskriminohen pėr sa u pėrket tė drejtave shoqėrore dhe ekonomike bazė, pėrfshirė shėndetėsinė, arsimi n dhe punėsimin.

Amnesty International vlerėson se autoritetet ndėrkombėtare qė e administrojnė tani Kosovėn ishin tė papėrgatitura pėr tė marrė masa kundėr abuzimeve nė shkallė tė gjerė qė filluan kur shqiptarėt u kthyen nė shtėpitė e tyre, nga tė cilat ishin dėbuar nga forcat serbe.
 
Mė shumė se 180 mijė serbė, u larguan nga Kosova, si pasoje e sulmeve hakmarrėse tė shqiptarėve.
 
 
Kryesia e Kuvendit miratoi vendimin pėr kapėrcimin e mospajtimeve me UNMIK-ut rreth katėr ligjeve qė Shtajner nuk i ka nėnshkruar
 
Prishtinė, 30 prill - Kryesia e Kuvendit tė Kosovės miratoi formulėn e kryeparlamentarit Nexhat Daci pėr kapėrcimin e mospajtimeve me Zyrėn ligjore tė UNMIK-ut rreth katėr ligjeve qė kryeadministratori Shtajner ka refuzuar t'i nėnshkruajė, ashtu siē janė dėrguar nga Parlamenti i Kosovės. Mė 8 maj u vendos tė amandamentohen ato katėr ligje.
 
Sipas kryesisė kjo nuk paragjykon vendimin pėrfundimtar pėr apo kundėr vėrejtjeve tė UNMIK-ut, vendim tė cilin kanė tė drejtė ta marrin vetėm deputetėt nė seancėn e parlamentit.

Komisionet pėrkatėse parlamentare mėsohet se tashmė kanė pranuar shumicėn e ndryshimeve tė propozuara nga UNMIK-u pėr ligjin e tregtisė me jashtė, atė tė telekomunikacionit dhe ligjet pėr menaxhimin e financave publike dhe pėrgjegjėsive, por kanė refuzuar kategorikisht ndryshimet nė Ligjin pėr
arsimi n e lartė.
 
Aktualisht pėrkrahet vetėm formula, sipas sė cilės, universiteti serb nė veri tė Mitrovicės tė vazhdojė tė punojė me licencė tė UNMIK-ut.

Nė seancėn e 8 majit do tė shqyrtohet edhe nisma pėr hartimin e ligjit pėr pushtetin lokal.
 
 
Paratė e shpėrdorura nga Trishler tashmė janė kthyer nė arkat e KEK-ut
 
Prishtinė, 30 prill - Lidhur me fillimin e gjykimit tė Xho Treshlerit para organeve gjyqėsore gjermane me akuzėn pėr keqpėrdorimin e fondeve tė KEK-ut gjatė vitit 2002, zėdhėnėsja e UNMIK-ut, Izabela Karlovic ka thėnė se administarata e e UNMIK-ut nė Kosovė ka zero tolerancė pėr veprimet e tilla, pa marrė parasysh se a janė brenda apo jashtė Kosovės. Ajo tha se gati tė gjitha paratė e shpėrdorura tashmė janė kthyer nė arkat e KEK-ut.
 
 
Sot nė Sofje zhvillohet ndeshja miqėsore e futbollit ndėrmjet Bullagrisė dhe Shqipėrisė
 
Prishtinė, 30 prill – Nė vazhdėn e pėrgatitjeve pėr ndeshjet kualifikuese tė radhės pėr Euro2004, kundėr Republikės sė Irlandės (7 qershor) dhe Zvicrės (11 qershor), kombėtarja e Shqipėrisė sot nė stadiumin "Vasil Levski" nė Sofje, zhvillohen njė ndeshje miqėsore ndėrkombėtare kundėr Bullgarisė.

Nė kėtė gjithashtu edhe ndeshje futbollisti i njohur Krasimir Ballakov do t'i thotė lamtumirė futbollit, sa i pėrket aktivizimeve pėr kombėtaren bullgare.

Kėtė ndeshje adhuruesit e futbollit do tė kenė mundėsi ta ndjekin drejpėrdrejt nė RTK (nė rrjetin tokėsor) duke filluar nga ora 17.00.

Pėrveq shumė ndeshjeve miqėsore qė do tė luhen sot anekėnd “kontinentit tė vjetėr”, sot gjithashtu luhen edhe pesė ndeshje kualifikuese pėr Kampionatin Evropian 2004, por pėr kombėtaren e Shqipėrisė mė e rėndėsishmja ėshtė ndeshja e grupit 10 Gjeogjia – Rusia.
 
 
Basketboll: Sot dhe nesėr zhvillohet xhiroja e 25 e Ligės ABK
 
Prishtinė, 30 prill - Sot dhe nesėr do tė zhvillohet xhiroja e 25 e Ligės ABK nė basketboll ku takohen: MEB Prishtina - QMI Bashkimi (ora 20), Dukagjini – Mabetex (pėr shkak tė pezullimit tė fushės sė Dukagjinit, kjo ndeshje do tė zhvillohet nė Gjakovė dhe fillon nė ora 20, RTK do tė transmetojė drejtpėrdrejt kėtė takim), nė Gjilan Drita pret Yllin ndėrkaq nesėr nė Prishtinė zhvillohet takimi i fundit i kėsaj jave Excluzive – Trepēa (ora 20).
 
 
Pėr shkak tė incidentit pas takimit me Mabetexin, Trepēa u dėnua me pezullim tė fushės pėr tri ndeshje
 
Prishtinė, 30 prill - Pėr shkak incidentit qė ndodhi tė dielen mbrėma nė Mitrovcė, kur nė mbarim tė takimit Trepēa – Mabetex, nga shikuesit vendas me shishe u qėllua trajneri i Mabetexit Toni Bevanda, komisari i garave Nazmi Paēarada i shqiptoi kėto dėnime: nė bazė tė nenin 54c pikė 2, KB Trepēa u dėnua me pezullim tė fushės pėr tri ndeshje.
 
Gjithashtu edhe zyrtarit i Mabetexit, Lekė Lumezi pėr shkak tė sjelljeve josportive ndaj gjyqtarėve nė fund tė kėtij takimi, u dėnua me 500 euro.
 
 
Hajdaraga zhvilloi njė bisedė me tė ngarkuarin e Administratės Amerikane pėr Irakun, Xhej Garner
 
Tiranė, 30 prill - Me iniciativėn e Departamentit tė Shtetit, mė 27 prill u zhvillua nė Bagdad takimi i pėrfaqsuesve tė opozites Irakiane pėr krijimin e qeverisė sė re tė kėtij vendi.

Ne kėtė mbledhje ishin tė ftuar dhe disa nga vendet anetare tė koalicionit pėr ēlirimin e Irakut, si Britania e Madhe, Australia, Shqiperia, Koreja e Jugut, Ēekia, Polonia dhe Letonia.

Nė kėtė takim, Shqipėria pėrfaqėsohej nga Zv/Ministri i Puneve te Jashtme, Luan Hajdaraga.
Gjatė qėndrimit nė Irak z. Hajdaraga zhvilloi njė bisedė tė veēantė me tė ngarkuarin e Administratės Amerikane pėr Irakun, z.Garner.

Z.Garner nė emėr tė Qeverisė amerikane i shprehu zotit Hajdaraga falenderimet pėr qeverinė shqiptare nė lidhje me gatishmėrinė dhe kontributin e dhėnė forcave tė koalicionit pėr ēlirimin e Irakut.
Gjithashtu z. Hajdaraga u takua edhe me pėrfaqsues tė opozitės Irakene.
 
 
Komandanti i forcave ushtarake evropiane nė Maqedoni dje vizitoi fshatin Tanushė
 
Shkup, 30 prill - Komandanti i forcave ushtarake evropiane nė Maqedoni Gjenerali Pjer Maral dje vizitoi fshatin Tanushė i cili konsiderohet vendi ku filloi konflikti i armatosur nė Maqedoni nė vitin 2001. Gjenerali Maral tha se kėrkesat e banorėve tė fshatrave malore pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės janė tė arsyeshme. Banorėt e tri fshatrave Malinė,
 
Tanushė dhe Brezė para rreth dy javėsh u kėrcėnuan se do tė shpallin mosbindje qytetare nėse nuk plotėsohen kėrkesat pėr infrastrukturė dhe nėse nuk pajisen me dokumente tė nevojshme tė identifikimit.
 
 
Raporti vjetor i Bankės Qendrore tė Shqipėrisė u prit nė parlament me debate tė ndezura
 
Tiranė, 30 prill - Raporti vjetor i Bankės Qendrore tė Shqipėrisė u prit nė parlament me debate tė ndezura pėr shkak tė vlerėsimeve pesimiste mbi gjendjen e ekonomisė.
 
Guvernatori i bankės, Shkėlqim Cani, deklaroi se rritja ekonomike e vitit tė fundit ėshtė nė nivelin mė tė ulėt gjatė 5 vjetėve tė fundit. Ndėrsa pėrfaqėsuesit e opozitės thanė se raporti nuk ėshtė realist dhe banka po mundohej tė fshihte dėshtimet e qeverisė nė sektorin ekonomik.
 
 
Forcat amerikane akuzohen se kanė vrarė edhe dy irakianė, por Komanda qendrore e mohon
 
Bagdad, 30 prill – Televizioni Al Xhazira ka njoftuar se forcat amerikane kanė hapur zjarr sot (e mėrkurė) kundėr njė turme protestuesish nė qytetin Falluja, 30 mile nga Bagdadi, dhe kėshtu kanė vrarė edhe dy irakianė, vetėm pak mė shumė se njė ditė pasi ata kishin vrarė nė tė njėjtėn mėnyrė tė pakten 13 irakianė, njofton Rojter.
 
Njoftohet se nė kėtė incident janė plagosur edhe 4 protestues tė tjerė.

Komanda qendrore amerikane nė Katar ka mohuar menjėherė kėtė njoftim.
 
 
Palestinezėt miratojnė kabinetin e ri
 
Ramallah, 30 prill - Ligjvėnėsit palestinezė miratuan kabinetin e ri tė drejtuar nga kryeministri Mahmud Abas. 58 nga tė 85 anėtarėt e legjislaturės votuan nė favor tė kabinetit tė ri.

Shtetet e Bashkuara kishin premtuar se do tė paraqisnin hollėsitė e planit tė shumė-pritur ndėrkombėtar pėr paqe nė Lindjen e Mesme, nėse ligjvėnėsit e miratonin kabinetin e propozuar.

Plani i paqes parashikon krijimin deri nė fund tė vitit 2005 tė njė shteti palestinez i cili tė ekzistojė krahas Izraelit.
 
 
Sulm vetėvrasės nė Tel-Aviv
 
Tel Aviv, 30 prill - Nė Izrael ėshtė kryer edhe njė sulm vetėvrasės. Nė njė kafene tė Tel-Avivit vdiqėn tė paktėn katėr veta, pėrfshirė edhe sulmuesin, kurse dhjetėra tė tjerė u lėnduan.

Policia thotė se sulmuesi hyri nė kėtė kafene qė ndodhet fare pranė detit, ndėrsa dėshmitarė okularė pohojnė se ai ishte penguar nga njė rojė e lokalit.

Shpėrthimi ndodhi vetėm disa orė pasi Kėshilli Ligjvėnės Palestinez miratoi pėrbėrjen e kabinetit tė kryeministrit tė parė palestinez, Mahmud Abaz.
 
 
Forcat amerikane kanė arrestuar njė anėtar tė njė grupi terrorist tė Al Kaidės, i cili ka vepruar nė Irak
 
Uashington, 30 prill – Zyrtarė tė lartė tė administratės sė Bushit kanė thėnė se forcat amerikane kanė arrestuar njė anėtar tė njė grupi terrorist tė Al Kaidės, i cili ka vepruar nė Irak, njofton CNN.
 
Burimet saktėsojnė se i arrestuari ka qenė pjesėtar i njė grupi, qė ka vepruar nė pjesėn perendimore tė Bagdadit nėn udhėheqjen e Abu Maseb al Zarkavi, pėr tė cilin Shtetet e Bashkuara besojnė se ka qenė kryeorganizator i atentatit nė diplomatin amerikan, Lorens Folli, nė Aman, nė tetorin e kaluar.
 
Emri i tė arrestuarit ende nuk ėshtė dhėnė.
 
 
Libia ka pranuar pėrgjegjėsinė pėr vėnien e bombės nė njė aeroplan amerikan mė 1988
 
Tripoli, 30 prill – Qeveria e Libisė ka pranuar pėrgjegjėsinė pėr vėnien e bombės nė njė aeroplan amerikan mė 1988, dhe ka filluar tė arkėtojė paratė nė fondin pėr kompensim tė familjeve tė viktimave, ka bėrė tė ditur sot (tė mekurėn) ministri i Jashtėm libian, Mohamed Abdurahman Ēalgem.
 
Shtetet e Bashkuara kishin kėrkuar nga Libia tė marrė kėtė pėrgjegjėsi dhe tė paguajė dėmshpėrblimet para se t'i hiqen sanksionet e Kombeve tė Bashkuara.
 
Aeroplani amerikan nė fjalė pati shpėrthyer mbi qytetin skotlandez Lokerbi, nė dhjetor tė vitit 1988 dhe me atė rast patėn humbur jetėn 270 njerėz. Agjenti libian i zbulimit Abdel Baset al-Megrahi ka qenė dėnuar pėr kėtė krim mė 2001 nga njė gjykatė holandeze.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.