29.04.2003 - Trepca.net

Lajme

E marte, 29 prill 2003

 
 

Pėrmbajtja:

  • Shtajner vizitoi Therandėn

  • UNMIK-u hedh poshtė kritikat ndaj raportit tė Kofi Ananit

  • Nė pjesėn veriore tė Mitrovicės hapet njė qendėr pėr regjistrimin e automjetve

  • Institucione tė larta arsimore pa leje e pa kushte licencimi

  • Busek sot arrin nė Kosovė

  • SHPK ka marrė njė telefonatė tė rreme se nė gjimnazin "Xhevdet Doda" ėshtė vendosur njė bombė

  • Xho Trishler ka dalė para drejtėsisė gjermane i akuzuar pėr vjedhjen e 4.3 milionė dollarėve nga fondet e KEK-ut

  • Shtajner pritet ta nėnshkruajė Rregulloren mbi shfrytėzimin e tokės shoqėrore

  • Ekspertėt mjekėsorė thonė se projektligji i shėndetėsisė ėshtė njė rrėnim total i shėndetėsisė sė Kosovės

  • Departamenti i Rinisė do tė angazhohet qė kjo organizatė tė pranohet nė instititucionet rinore evropiane

  • Dr. Isuf Dedushaj thotė se nė Kosovė nuk ėshtė shėnuar asnjė rast nga virusi SARS

  • Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit do t'i marrė kompetencat mbi menaxhimin e kėsaj kompanie publike

  • Ka filluar njė nismė pėr krijimin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kosovės

  • Ka vdekur gjenerali kroat, Janko Bobetko, i akuzuar pėr krime lufte

  • Padi penale kundėr 45 personave pėr vrasjen e Gjingjiqit

  • "Kapot" greke janė shefa tė mafias nė Shqipėri

  • Kolin Pauell do tė vizitojė mė 2 prill Tiranėn

  • Maska mbrojtėse nga virusi SARS edhe nė Shqipėri

  • Nė Shqipėri vitin e kaluar rritja ekonomike nėn parashikimet

  • IOM konstaton se nė Maqedoni ēdo vit trafikohen mijėra vajza tė reja nga Evropa Juglindore

  • Ministrat e pesė vendeve tė Adriatikut nėnshkruan nė Sarajevė deklaratėn pėr bashkėpunim rajonal

  • Gjykata e Apelit nė Shkup ka liruar nga aktakuza katėr ish-anėtarė tė UĒK-sė

  • Pėrfaqėsues tė opozitės irakiane fillojnė bisedimet mbi qeverinė e re nė Irak

  • Trupat Amerikane nė Evropė kėrkojnė reduktimin e NATO-s

  • Presidenti i Sirisė, Baschar el Assad ėshtė i gatshėm pėr bisedime tė reja me Izraelin

  • Janė kthyer 100 objekte arti tė vjedhura nė Irak

  • Katėr shtete tė BE-sė janė pajtuar tė krijojnė shtabin e forcave pėr operacione tė pėrbashkėta evropiane

  • Nė Kashmirin indian janė vrarė sot 6 ushtarė dhe 11 kryengritės muslimanė

  • Trupat amerikane kanė vrarė 15 irakianė

  • Ushtarėt izraelitė kanė vrarė sot njė militant palestinez

  • Presidenti Bush: SHBA do ta ndihmojnė Irakun tė ndėrtojė demokracinė

  • Grupe politike irakiane diskutojnė mbi njė qeveri tė pėrkohshme pėr vendin e tyre

  • Toni Bler i shqetėsuar pėr divergjencat midis SHBA dhe Evropės mbi Irakun

  • SARS-i mbledh udhėheqėsit aziatikė

  • Masa kundėr pėrhapjes sė SARS-it po merren edhe nė Evropė

  • Votohet pėr qeverinė palestineze

  • "Dorėzohet" kėshilltari i Sadamit


 

Shtajner vizitoi Therandėn
 
Therandė, 29 prill 2003 - Shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner vizitoi sot nė komunėn e Therandės (Suharekės) dhe me kėtė rast vizitoi gjimnazin e kėtueshėm, si dhe ndėrmarrjen "Suhareka", ku u njoh pėr rrugėn e suksesshme tė saj dhe me kapacitet prodhuese tė verės.

Shtajner pati njė takim edhe me kėshilltarėt e Asamblesė komunale tė Therandės. Duke folur para tryre, Shtajner tha se vizita nė kėtė qytetė kishte pėr qėllim kontaktin me njerėz tė zakonshėm pėr tė parė sesi mendojnė, punojnė e jetojnė ata.
 
Poashtu ai tha se shpesh udhėton nėpėr Kosovė dhe interesohet tė dijė se ēka i brengos dhe i preokupon qytetarėt. Kudo i kanė thėnė se nė radhė tė parė ėshtė ekonomia, punėsimi dhe luftimi i krimit dhe kurrupsionit. Pra, tha Shtajner, kėto duhet tė jenė edhe prioritet i tė gjitha institucioneve tė Kosovės.
 
 
UNMIK-u hedh poshtė kritikat ndaj raportit tė Kofi Ananit
 
Prishtinė, 29 prill 2003 - Pas vėrejtjeve tė autoriteteve tė Kosovės ndaj raporti tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė Kofi Anan nė Kėshillin e Sigurimit pėr sitatėn nė Kosovė, zėdhėnėsja e UNMIK- ut Izabela Karlovic hodhi poshtė ato pohime.
 
Ajo thotė se kritikat e Kofi Ananit nė raportin e tij nuk kanė tė bėjnė vetėm me institucionet vendore, por edhe ato ndėrkombėtare nė Kosovė. "Kjo nuk ka qenė vetėm kritikė pėr institucionet e pėrkohshme tė Kosovės, por ėshtė kritikuar edhe komuniteti serb", tha ajo.
 
Anėtarėt e KS kanė shprehur habinė e tyre pėr mungesėn e tyre nė institucionet e Kosovės dhe kanė thėnė se vetėm me pjesėmarrjen e pėrbashkėt nė kėto institucione ata mund t'i mbrojnė tė drejtat e veta, tha zonja Karlovic.

Zėdhėnėsja pasi citoi pjesė nga raporti tha se KS e bėn tė qartė se e vetmja rrugė e qėndrueshme pėr Kosovėn ėshtė standardet para statusit dhe transferimi i kompetencave do tė varet prej veprimeve dhe punės sė autoriteteve vendore.
 
 
Nė pjesėn veriore tė Mitrovicės hapet njė qendėr pėr regjistrimin e automjetve
 
Mitrovicė, 29 prill 2003 - Mė nė fund edhe nė pjesėn veriore tė Mitrovicės ėshtė hapur njė qendėr pėr regjistrimin e automjeteve me targa tė Kosovės.
 
Pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut deklaruan se me hapjen e kėsaj qendre do tė bėhet e mundshsme qė banorėt e atjeshėm t'i regjistrojnė automjetet e tyre. Edhe zyrtarėt e Ministrisė publike e vlerėsojnė kėtė si hap tė rėndėsishėm. Serbėt e veriut tė Kosovės pas luftės kanė refuzuar t'i regjistrojnė automjetet e tyre me targa tė Kosovės.

UNMIK-u pat caktuar njė afat deri nė fund tė muajit mars qė tė gjitha automjetet nė Kosovės tė kenė targat KS, ndėrkohė qė afati ishte shtyrė deri nė hapjen e disa zyrave pėr regjistrimin e automjeteve civile.
 
 
Institucione tė larta arsimore pa leje e pa kushte licencimi
 
Prishtinė, 29 prill 2003 - Ministria e Arsimit pėrfundimisht do t'i japė fund punės pa leje pėrkatėse tė disa institucioneve arsimore nė Kosovė. Kėshtu Kolegji amerikan i Evropės Juglindore, njė kolegj grek me seli nė Athinė, nuk ka leje dhe as qė e ka kėrkuar atė nga Ministria e Arsimit tė Kosovės pėr tė punuar nė Kosovė, thotė ministri Rexhep Osmani.

Z.Osmani paralajmėroi kandidatėt potencialė qė paraqiten pėr t'u regjistruar nė kėtė kolegj se "ēdo gjė ėshtė e paqartė dhe konfuze". Ndėrkohė ky kolegj ka shpallur konkurs nė shtypin e Kosovės pėr regjistrimin e studentėve.

Gjithashtu ai tha se janė edhe disa institucione tė tjera qė punojnė pa leje, si shkolla e lartė "Faik Konica", Akademia e Arteve tė Bukura, Akademia pėr Film, Teatėr dhe Radio etj. Sipas ministrit tė
arsimi t, jo vetėm qė punojnė pa leje por tė gjitha ato nuk i pėrmbushin as kushtet pėr licencim.
 
 
Busek sot arrin nė Kosovė
 
Prishtinė, 29 prill 2003 - Sot nė Prishtinė arrin pėr njė vizitė bashkėrenduesi i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore Erhard Busek.

Busek sot pasdite do tė takohet me Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova, me kryeministrin Bajram Rexhepi si dhe me zyrtarė tė tjerė tė vendit dhe ndėrkombėtarė.
 
 
SHPK ka marrė njė telefonatė tė rreme se nė gjimnazin "Xhevdet Doda" ėshtė vendosur njė bombė
 
Prishtinė, 29 prill 2003 - Shėrbimi Policor i Kosovės ka marrė njė telefonatė nga persona anonim, tė cilėt kanė lajmėruar se nė gjimnazin "Xhevdet Doda" nė Prishtinė ėshtė vendosur njė bombė.
 
Pas policisė edhe KFOR-i ka dalė nė vendin e ngjarjes. I tėrė personeli i mėsuesve dhe nxėnėsve ėshtė evakuar nga shkolla dhe ishin bllokuar rrugėt pėrreth kėsaj vatre tė arsimi t derisa u zhvillua kontrollimi. Nuk ėshtė gjetur ndonjė mjet shpėrthyes.
 
 
Xho Trishler ka dalė para drejtėsisė gjermane i akuzuar pėr vjedhjen e 4.3 milionė dollarėve nga fondet e KEK-ut
 
Berlin, 29 prill 2003 - Zyrtari i lartė i UNMIK-ut Xho Trishler, 37-vjeēar ka dalė dje para drejtėsisė gjermane i akuzuar pėr vjedhjen e 4.3 milionė dollarėve nga fondet e Korporatės Energjetike tė Kosovės.
 
Trishler kishte ardhur nė Kosovė nė vitin 1999 nė detyrėn e kėshiltarit dhe akuzohet se nė fund tė vitit 2001 e ka dėrguar kėtė sasi tė parave qė kishte nė dispozicion nė njė llogari bankare nė Gjilbraltar.
 
Para gjykatės, Trishler ka deklaruar se kishte ndėrmend tė ndante kėtė shumė me kolegėt e tij, por nė fund kishte vendosur t'i mbante tė gjitha pėr vete.
 
 
Shtajner pritet ta nėnshkruajė Rregulloren mbi shfrytėzimin e tokės shoqėrore
 
Prishtinė, 29 prill 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner pritet qė ta nėnshkruajė sot Rrregulloren mbi shfrytėzimin e tokės shoqėrore. Nė kėtė mėnyrė do t'i hapej rruga fillimit tė procesit tė privatizimit nė Kosovė.
 
Pėrfaqėsusit e Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave thonė se sė shpejti pritet tė shpallet tenderi pėr privatizimin e 6 ndėrmarrjeve tė para shoqrore nė Kosovė.
 
 
Ekspertėt mjekėsorė thonė se projektligji i shėndetėsisė ėshtė njė rrėnim total i shėndetėsisė sė Kosovės
 
Prishtinė, 29 prill 2003 - Komisioni pėr Pėrpilimin e Projektligjit pėr Shėndetėsinė mbajti njė takim me ekspertė tė ndryshėm nga fusha e shėndetėsisė. Sipas tyre nė kėtė projektligj nuk janė pėrfshirė problemet kryesore tė shėndetėsisė sė Kosovės.

Naser Ramadani, kryetar i Shoqatės sė Mjekėve tė Kosovės tha se projektligji ėshtė njė rrėnim total i shėndetėsisė sė Kosovės. Projektligji nė fjalė do t'i dėrgohet Qeverisė sė Kosovės pėr shqyrtim.
 
 
Departamenti i Rinisė do tė angazhohet qė kjo organizatė tė pranohet nė instititucionet rinore evropiane
 
Prishtinė, 29 prill 2003 - Rrjeti Rinor i Kosovės nė bashkėpunim e Departamentin e Rinisė nga Ministria e Kulturės, Rinisė, Sporteve dhe Ēėshtjeve Jorezidente kanė filluar njė hulumtim pėr problemet e rinisė sė organizatave dhe qėndrushmėrinė e qendrave rinore nė Kosovė. Departamenti i Rinisė do tė angazhohet qė kjo organizatė tė pranohet nė instititucionet rinore evropiane.

Pas projektit hulumtues Rrjeti Rinor i Kosovės do tė organizojė kongresin e rinisė.
 
 
Dr. Isuf Dedushaj thotė se nė Kosovė nuk ėshtė shėnuar asnjė rast nga virusi SARS
 
Prishtinė, 29 prill 2003 - Drejtori i Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės, Isuf Dedushaj ka deklaruar se nė Kosovė nuk ėshtė shėnuar asnjė rast i infektimit nga sėmundja misterioze e SARS-it.
 
Ndėrkohė nga organet pėrkatėse janė marrė ams kontrolli nė aerport dhe pikat kufitare.

Ndryshe numri i viktimave tė sėmundjes sė mushkėrive nė tė gjithė botėn ėshtė rritur nė 370 vetė.
 
 
Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit do t'i marrė kompetencat mbi menaxhimin e kėsaj kompanie publike
 
Prishtinė, 29 prill 2003 - Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit do t'i marrė kompetencat pėr menaxhimin e kėsaj kompanie publike. Kėshtu paralajmėroi ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Zef Morina.

Mirėpo, drejtoresha e Posttelekomit tė Kosovės Leme Xhema thotė se se me Rregulloren e Agjencionit tė Mirėbesimit Posta dhe Telekomi i Kosovės ėshtė nėn menaxhimin e Agjencionit tė Mirėbesimit.

Nga ana tjetėr, ministri Morina mendon ndryshe, duke theksuar se pėrgjegjėsitė duhet tė jepen vetėm para Qeverisė sė Kosovės qė ka dalė nga vota e lirė e popullit dhe asessi ndryshe.

Z. Morina po ashtu ka theksuar se kur Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit do ta marrė menaxhimin e PTK-sė do tė marrė masa kundėr atyre individėe qė nuk kanė punuar si duhet.
 
 
Ka filluar njė nismė pėr krijimin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kosovės
 
Prishtinė, 29 prill 2003 - Komiteti pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar i Kuvendit tė Kosovės ka dalė me njė projekt rreth krijimit tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kosovės.
 
Sipas nismės sė Alush Gashit, sekretar pėr marrėdhėnie me Jashtė nė LDK, projekti tashmė i hartuar do t'i dorėzohet pėr shqyrtim grupit punues pėr bartjen e kompetencave.

Alush Gashi duke shpjeguar kėtė nismė nė njė TV ka thėnė se porosia e institucioneve tė Kosovės do tė jetė shumė e qartė. Ndėrtimi i infrastrukturės pėr bashkėpunim ndėrkombėtar nuk ėshtė nė koalizion me asnjė dokument ndėrkombėtar.
 
Sipas tij, infrastruktuara e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kosovės ėshtė mė shumė ēėshtje e institucioneve tė Kosovės sesa pritje qė dikush atė ta dhurojė.

Alush Gashi thotė se prezentimi i ēėshtjes sė Kosovės pranė qendrave tė vendosjes ndėrkombėtare ka shkuar nė dėm tė perspektivės sė vendit.

Por, shefi i UNMIK-ut marrėdhėniet me jashtė i konsideron tė drejtė tė rezervuar tė tij.
 
 
Ka vdekur gjenerali kroat, Janko Bobetko, i akuzuar pėr krime lufte
 
Zagreb, 29 prill 2003 – Gjenerali nė pension, Janko Bobetko, zyrtari mė i lartė kroat i akuzuar nga Kombet e Bashkuara pėr krime lufte, ka vdekur sot (e martė) nė shtėpinė e tij, ka bėrė tė ditur agjencia shtetėrore e lajmeve Hina.
 
Bobetko, 84-vjeēar, i cili ka vuajtur pėr shumė vjet nga diabeti dhe zemra, ka qenė i akuzuar nė shtatorin e kaluar pėr vrasjen e civilėve serbė gjatė operacionit qeveritar mė 1993, kur ai ishte shef i armatės. Ai konsiderohet hero nga shumė kroatė. Bobetko ka mohuar ēdo pėrgjegjėsi dhe s'ka pranuar tė dorėzohet.
 
 
Padi penale kundėr 45 personave pėr vrasjen e Gjingjiqit
 
Beograd, 29 prill 2003 - Ministria e Punėve tė Brendshme tė Serbisė ka ngritur padi penale kundėr 45 personave tė cilėt pandehen se janė pėrzier nė vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, por edhe pėr vepra tė tjera penale, ka bėrė tė ditur sot ministri i policisė Dushan Mihajloviq.
 
 
"Kapot" greke janė shefa tė mafias nė Shqipėri
 
Athinė, 29 prill 2003 - "Mafia shqiptare ėshtė vetėm njė mit. Krimi i organizuar nė Jug tė Shqipėrisė ėshtė punė e pastėr e grekėve, duke qenė se 'kapot', ndėrlidhjet dhė blerėsit e drogės, tė armėve dhe tė tjerave 'prodhime tė krimit' gjenden nė Greqi", shkruan gazeta e Athinės "Ėlefterotipia", duke iu referuar burimeve policore.

Qendrat e mėdha tė mafiozėve grekė qė i tėrheqin penjtė e krimit nė jugun e Shqipėrisė, sipas gazetės, gjenden nė Patra, Athinė dhe nė Selanik. Filialet e fuqishmė lokale gjenden edhe nė ishullin e Korfuzit, nė Gumenicė dhė Janinė.
 
Krimi filloi tė "shfaqet" para pesė vjetėsh, u zhvillua shpejt dhe e arriti kulminacionin nė gjashtė muajt e fundit, pas rebelimit dhe fillimit tė anarkisė nė jugun shqiptar, pohon gazeta e Athinės.

Ė pėrditshmja greke thekson se grupet kryesore mafioze veprojnė nė qytetet shqiptare Gjirokastėr, Sarandė dhe Ksamil, si dhe qė autoritetet policore e dinė se kush janė shefat e tyre, ku jetojnė ata, sa njerėz i ruajnė dhe me kėnd ata bashkėpunojnė.
 
 
Kolin Pauell do tė vizitojė mė 2 prill Tiranėn
 
Tiranė, 29 prill 2003 - Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell do tė vizitojė mė 2 prill Tiranėn, ku do tė takohet me zyrtarėt mė tė lartė tė Shqipėrisė. Sipas njoftimeve nga Tirana nė qendėr tė bisedimeve do tė jenė tri ēėshtje kryesore: roli i Shqipėrisė nė mbėshtetje tė luftės nė Irak dhe nė rindėrtimin e kėtij vendi, qėndrimi pėr zhvillimet rajonale ku veēohet Kosova dhe shqiptarėt nė Maqedoni si dhe lufta kundėr krimit tė organizuar nė Shqipėri.
 
 
Maska mbrojtėse nga virusi SARS edhe nė Shqipėri
 
Tiranė, 29 prill 2003 - Pėr shkak tė rrezikut nga virusi SARS janė shpėrndarė rreth 3 mijė maska nė tė gjitha pikat doganore tė Shqipėrisė, ku ėshtė ngritur grupi i mjekėve, pėr tė mbrojtur shėndetin nga virusi vrasės. Gjithashtu njė kontigjent tjetėr i ėshtė drejtuar shėrbimit infektiv nė tė gjitha spitalet e vendit, sė bashku me njė sasi tė konsiderueshme dizinfektantėsh, njoftojnė mediat e Tiranės.

Kjo ėshtė mundėsuar falė ndihmės sė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė dhe i gjithė kontigjenti i ndihmės i ofruar nga kjo organizatė shėndetėsore ėshtė shpėrndarė me urgjencė, nė mėnyrė qė t'u vijė nė ndihmė ekipeve tė mjekėve qė janė instaluar nė pikat kufitare si dhe nė spitalet infektive.
 
 
Nė Shqipėri vitin e kaluar rritja ekonomike nėn parashikimet
 
Tiranė, 29 prill 2003 - Nivelet e ulėta tė prodhimit bujqėsor, atij industrial dhe ritmet e pakėta nė ndėrtim dhe kanė qenė faktorėt kryesorė qė ndikuan qė rritja ekonomike e vitin 2002 tė jetė nėn parashikimet.

Sipas raportit qė pritet tė paraqitet tė martėn nė parlament nga Guvernatori i Bankės Kombėtare, Shkėlqim Cani, vlerėsohet se sektori bujqėsor paraqet probleme serioze, kurse industria pėrveē efektit tė mungesės sė energjisė, pengohet shpesh edhe nga klima e pafavorshme pėr biznesin.

Vitin e kaluar, ekonomia shqiptare shėnoi rritjen mė tė ulėt ekonomike nė 5 vjetėt e fundit.
 
 
IOM konstaton se nė Maqedoni ēdo vit trafikohen mijėra vajza tė reja nga Evropa Juglindore
 
Shkup, 29 prill 2003 - Sipas tė dhėnave tė Organizatės Ndėrkombėtare pėr Migrim (IOM) 2000 - 3000 vajza tė reja nga Evropa Juglindore trafikohen ēdo vit nė Maqedoni.
 
Ajo qė ndodh nė Maqedoni ėshtė prostitucioni i detyruar, ose thėnė ndryshe vajza tė reja, ndonjėherė edhe tė mitura qė sillen nga Moldavia, Ukraina, Rusia, Rumania apo Bullgaria dhe detyrohen me forcė tė prostituojnė nė bare nate, qė nė fakt shėrbejnė si shtėpi publike.
 
OIM ka ndihmuar vetėm nė tri vitet e fundit 650 viktima tė trafikimit tė qenieve njerėzore.

Sipas IOM-it nė Maqedoni ekzistojnė rreth 300 bare tė tilla ku vajzat e reja detyrohen tė prostituojnė.
 
 
Ministrat e pesė vendeve tė Adriatikut nėnshkruan nė Sarajevė deklaratėn pėr bashkėpunim rajonal
 
Sarajevė, 29 prill 2003 - Ministrat e jashtėm tė Shqipėrisė, Kroacisė, Italisė, Bosnje e Hercegovinės dhe tė Serbisė e Malit tė Zi, kanė nėnshkruar dje nė Sarajevė deklaratėn pėr bashkėpunim rajonal, pėrkatėsisht trans-adriatik.
 
Konferenca e djeshme e vendeve tė Adriatikut hapė mundėsinė e shfrytėzimit rreth 100 milionė euro tė ndara nga BE-ja pėr forcimin e ekonomisė sė vogėl dhe tė mesme, por edhe pėr pėrmirėsimin e shėrbimeve publike nė kėto vende.
 
 
Gjykata e Apelit nė Shkup ka liruar nga aktakuza katėr ish-anėtarė tė UĒK-sė
 
Shkup, 29 prill 2003 - Gjykata e Apelit nė Shkup rishqyrtoi proceset gjyqėsore gjatė sė cilave janė dėnuar ish-anėtarėt e UĒK-sė. Nė bazė tė kėtij shyrtimi gjykata themelore liroi katėr ish-anėtarė tė UĒK-sė.
 
Krenar Osmani njė ish-anėtar i dėnuar i kėsaj organizate deklaroi se nuk ndiehet i lirė pasi nė burgjet e Maqedonisė ende ka anėtarė tė UĒK-sė, tė cilėt janė tė pafajshėm.

Kėshilli Organizativ i Protestave pėr Lirimin e tė Burgosurve paralajmėroi se do tė vazhdojė protestat deri sa tė lirohen tė gjithė ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė.
 
 
Pėrfaqėsues tė opozitės irakiane fillojnė bisedimet mbi qeverinė e re nė Irak
 
Bagdad, 29 prill 2003 - Pėrfaqesues tė ndryshėm tė opozitės irakiane do tė fillojnė brenda muajit tė ardhshėm bisedimet mbi ndėrtimin e qeverisė sė re nė Irak. Kjo u vendos nė takimin e djeshėm tė 250 pėrfaqėsuesve irakianė nė Bagdad.
 
Gjenerali amerikan nė pension, Xhej Garner, theksoi se qėllimi i kėtij takimi ishte zgjedhja e njė qeverie tė re demokratike nė Irak, e cila do tė pėrbėhet nga pėrfaqėsues tė tė gjitha grupeve etnike dhe fetare nė vend.
 
 
Trupat Amerikane nė Evropė kėrkojnė reduktimin e NATO-s
 
Uashington, 29 prill 2003 - Komandanti i trupave amerikane nė Evropė, Xhim Xhons, kėrkon njė reduktim radikal tė trupave tė NATO-s. NATO nuk ka nevojė pėr 2.3 milionė njerėz me uniforma ushtarake, u shpreh Xhons nė Uashington.
 
Sipas tij, reduktimi i trupave ushtarake, do ta bėjė NATO-n mė efikase nė operacionet e saj jashtė Evropės. Njė ndėr reformat e reja nė ushtrinė amerikane, ėshtė krijimi i disa qėndrave strategjike nė tė gjithė botėn, nė mėnyrė qė kėshtu NATO-ja tė jetė menjėherė aty ku do tė duhet. Pėr kėtė qėllim disa nga zyrat e NATO-s nė Evropėn Perėndimore, do tė shpėrngulen nė Evropėn Jugore, u shpreh komandanti i trupave amerikane nė Evropė, Xhim Xhons.
 
 
Presidenti i Sirisė, Baschar el Assad ėshtė i gatshėm pėr bisedime tė reja me Izraelin
 
Jerusalem, 29 prill 2003 - Presidenti i Sirisė, Bashar el Asad ėshtė i gatshėm pėr bisedime tė reja me Izraelin. Deputeti i Kongresit amerikan, Tom Lantosh i dorėzoi personalisht letrėn e Asadit, presidentit izraelit Ariel Sharon. Asad shpreh nė kėtė letėr gatishmėrinė e Sirisė pėr tė argumentuar paqėsisht mbi disa cėshtje tė hapura me qeverinė izraelite.
 
Presidenti Ariel Sharon u shpreh nė njė takim me Lantoshin nė Damask, se qeveria izraelite ėshtė e gatshme tė pranojė fillimin e bisedimeve pa vėnė kushte, por ama, theksoi ai, Izraeli nuk ėshtė i gadshėm tė heqė dore nga zona e rėndesishme malore e Golanit.
 
 
Janė kthyer 100 objekte arti tė vjedhura nė Irak
 
Bagdada/Londėr, 29 prill 2003 - Trupat aleate nė Irak, nė bashkėpunim me popullin irakian kanė gjetur mbi 100 objekte arti, tė vjedhura nė muzeumin kombėtar tė Irakut. Qė prej disa ditėsh, trupat amerikane nė Bagdad kanė filluar njė fushatė nė radio, sipas tė cilės cdo banor qė kthen objekte arti tė vjedhura, do tė demshpėrblohet.
 
Ekspertė ndėrkombėtarė tė artit, do tė takohen sot nė Londėr, pėr tė bashkėrenduar punėn e tyre mbi kėrkimin e sendeve tė zhdukura nga muzeumi kombėtar i Irakut. Muzeumi britanik dhe organizata e OKB-sė pėr Arsim, Shkencė dhe Kulturė presin ndėr te tjerė edhe ekspertė nga Berlini, Parisi dhe Nju Jorku.
 
 
Katėr shtete tė BE-sė janė pajtuar tė krijojnė shtabin e forcave pėr operacione tė pėrbashkėta evropiane
 
Bruksel, 29 prill 2003 – Katėr shtete tė Bashkimit Evropian, tė cilat e kanė kundėrshtuar luftėn nė Irak kanė thėnė sot (tė martėn) se ato janė pajtuar tė krijojnė shtabin e forcave shumėkombėshe pėr operacionet e pėrbashkėta evropiane, ku NATO nuk ėshtė e pėrzier, njofton Rojter.
 
Nė deklaratėn e pėrbashkėt, ato, gjithashtu, kanė thėnė se janė pajtuar tė zhvillojnė forcat evropiane pėr reagim tė shpejtė tė jenė tė hapura pėr shtetet e tjera anėtare tė BE-sė.
 
Kjo deklaratė ėshtė dhėnė pas minisamitit dyorėsh tė liderėve tė Belgjikės, Francės, Gjermanisė dhe Luksemburgut dhe qė ėshtė kritikuar nga partnerėt e BE-sė: Britania, Spanja dhe Italia, tė cilat nuk janė ftuar tė marrin pjesė nė kėtė samit.
 
 
Nė Kashmirin indian janė vrarė sot 6 ushtarė dhe 11 kryengritės muslimanė
 
Shrinagar, 29 prill 2003 – Gjashtė ushtarė dhe njėmbėdhjetė kryengritės muslimanė janė vrarė sot (tė martėn) nė njė shkėmbim zjarri nė Kashmirin indian, njofton Rojter.
 
Luftimet kanė shpėrthyer pasi kryeministrat e Pakistanit dhe tė Indisė kanė diskutuar mėnyrėn pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet. Njė zyrtar policor ka deklaruar se luftimet ende po vazhdojnė nė distriktin e largėt Doda nė pjesėn jugore tė Kashmirit.
 
 
Trupat amerikane kanė vrarė 15 irakianė
 
Bagdad, 29 prill 2003 – Televizioni Al Xhazira ka bėrė tė ditur sot (e martė) se trupat amerikane kanė hapur zjarr nė njė turmė nė perendim tė Bagdadit dhe kėshtu kanė vrarė 15 irakianė, nė njė kohė qė Shtetet e Bashkuara amerikane kanė njoftuar se kanė dėrguar edhe mė shumė trupa pėr tė fuqizuar sigurinė nė kryeqytetin irakian, por s'ka mund tė konfirmohet nga telivizioni satelitor arab, njofton Rojter.
 
Po kėshtu, njoftohet se nė njė incident tjetėr nė Falluja, 30 mile nė perendim tė Bagdadit, janė plagosur 50 njerėz. Al Xhazira nga Katari ka thėnė se ushtarėt amerikanė kanė shkrehur nė turmė pasi ndonjėri syresh i ka gjuajtur me gurė.
 
 
Ushtarėt izraelitė kanė vrarė sot njė militant palestinez
 
Gaza, 29 prill 2003 – Gjatė njė bombardimi ajror izraelit ėshtė vrarė sot (e hėnė) njė militant palestinez nė Rripin e Gazės, kurse nė Bregun Perendimor ushtarėt izraelit po sot kanė vrarė dy palestinez qė tė armatosur, njofton Rojter.
 
Dhuna e tillė vė nė dukje vėshtirėsitė e kryeministrit palestinez Mahmud Abas pėr tė marrė votėn e kabinetit tė tij dhe pėr krijimin e kushteve pėr bisedimet paqėsore nė Lindjen e Mesme.
 
 
Presidenti Bush: SHBA do ta ndihmojnė Irakun tė ndėrtojė demokracinė
 
Uashington, 29 prill 2003 - Presidenti Bush i siguroi irakiano-amerikanėt se Shtetet e Bashkuara do ta mbėshtesin vendin e tyre dhe do tė ndihmojnė pėr ndėrtimin e njė vendi paqėsor e tė begatė. Ishte si tė thuash njė fjalim pėr shpalljen e fitores, megjithėse presidenti nuk e ka shpallur zyrtarisht luftėn tė pėrfunduar.

Qindra arabo-amerikanė, shumica me lidhje me Irakun, mbushėn njė qendėr arti tė komunitetit pėr tė dėgjuar Presidentin nė qytetin Dearborn, ku banon njė prej komuniteteve mė tė mėdha arabo-amerikane nė Shtetet e Bashkuara. Ata brohoritėn kur zoti Bush tha se Shtetet e Bashkuara kishin dhėnė premtimin qė tė pėrmbysnin regjimin shtypės tė Irakut dhe e mbajtėn kėtė premtim.
 
 
Grupe politike irakiane diskutojnė mbi njė qeveri tė pėrkohshme pėr vendin e tyre
 
Bagdad, 29 prill 2003 - Mė shumė se 300 pėrfaqėsues tė grupeve irakiane u takuan dje nė Bagdad pėr tė diskutuar lidhur me tė ardhmen politike tė vendit tė tyre. Ata nuk ranė dakord se ēfarė roli duhet tė luajnė Shtetet e Bashkuara nė rindėrtimin e Irakut, por delegatėt vendosėn tė takohen pėrsėri brėnda njė muaji pėr tu pėrpjekur tė krijojnė njė qeveri tė pėrkohshme.

Mbi 300 delegatė morėn pjesė nė konferencėn, qė zgjati gjithė ditėn. Ata pėrfaqėsonin njė gamė tė gjerė tė fraksioneve politike si nga jashtė ashtu edhe nga brėnda Irakut. Mes tyre bėnin pjesė edhe pėrfaqėsues tė shumė partive politike tė jashtėligjėsuara nga regjimi i Sadam Huseinit, tė kurdėve nė veri, klerikėve myslimanė, kryetarėve tė fiseve si dhe pak gra.
 
 
Toni Bler i shqetėsuar pėr divergjencat midis SHBA dhe Evropės mbi Irakun
 
Londėr, 29 prill 2003 - Kryeministri britanik Toni Bler tha se do tė ishte me pasoja shkatėrruese nė se divergjencat mbi Irakun do tė rezultonin nė njė ndarje tė stilit tė Luftės sė Ftohtė midis Evropės dhe Shteteve tė Bashkuara.

Bler tha gjatė njė konference shtypi nė Londėr se ėshtė i shqetėsuar se ndarjet e Luftės sė Ftohtė mund tė shfaqen pėrsėri nė se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara nuk pėrpiqen t'i zgjidhin problemet mbi baza partneriteti.

Nė njė intervistė tė mėparshme, zoti Blair kundėrshtoi thirrjen e presidentit francez Shirak pėr njė Bashkim tė fuqishėm Evropian qė tė veprojė si kundėrpeshė ndaj politikės sė jashtme ”tė njėanėshme” amerikane, siē e quajti presidenti francez.
 
 
SARS-i mbledh udhėheqėsit aziatikė
 
Tajpeh, 29 prill 2003 - Kryetarė tė qeverive nga vendet e Azisė Juglindore dhe Lindore po takohen nė Tajlandė pėr tė koordinuar pėrpjekjet pėr ndalimin e pėrhapjes sė virusit SARS.

Vėmendja e takimit do tė pėrqendrohet tek Kina, vendi qė ėshtė mė i prekur nga virusi vdekjeprurės, pėr tė parė nėse infektimi me tė do tė kthehet nė epidemi.

Mijėra vetė tashmė janė vėnė nė karantinė nė kryeqytetin kinez Pekin, ku sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, duket se numri i tė infektuarve po shtohet.

Por po sipas OBSH-sė, SARS-i tashmė ka arritur fazėn e inkubacionit nė shumicėn e vendeve qė janė prekur mė keq.
 
 
Masa kundėr pėrhapjes sė SARS-it po merren edhe nė Evropė
 
Romė, 29 prill 2003 - Nė italinė fqinje me Shqipėrinė, autoritetet kanė deklaruar se pasagjerėt qė mbėrrijnė nė aeroportet e vendit do tė testohen pėr SARS.

Ministri italian i Shėndetėsisė, ka deklaruar se nė aeroportin e Milianos, Malpensa dhe nė Fiumicino tė Romės, do tė dėrgohen mjekė tė tjerė pėr tė pyetur dhe kontrolluar pasagjerėt qė mbėrrijnė nga vendet e infektuara me SARS.
 
 
Votohet pėr qeverinė palestineze
 
Ramallah, 29 prill 2003 - Kėshilli Legjislativ Palestinez mblidhet tė martėn nė qytetin e Ramallahut nė Bregun Perėndimor, pėr tė votuar kabinetin qeveritar tė kryeministrit Mahmud Abas.

Votimi pro kabinetit do t'i hapė rrugėn Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe vendeve tė tjera qė tė prezantojnė njė plan tė ri pėr ringjalljen e procesit tė paqes mes palestinezėve dhe Izraelit dhe qė do tė mundėsojė krijimin e shtetit palestinez.

Burime diplimatike nga Uashingtoni thonė se plani i ri i paqes mund tė bėhet publik tė mėrkurėn.
 
 
"Dorėzohet" kėshilltari i Sadamit
 
Bagdad, 29 prill 2003 - Komanda qendrore e forcave amerikane nė Katar tha se ish-ministri irakian i Naftės, Amir Rashid Muhamed al-Ubaydi, u ėshtė dorėzuar ushtarėve amerikanė.

Njoftohet se Al-Ubaydi u vetėdorėzua tė hėnėn.

Ish-ministri i Naftės renditet i 47 nė listėn e 55 zyrtarėve tė administratės tė Sadamit qė kėrkohen nga Amerika.

Z. Ubaydi ėshtė i katėrmbėdhjeti mes mes mė tė kėrkuarve qė tani ndohet nė duart e amerikanėve.

Ai ėshtė i martuar me Dr. Rihab Taha, njė mikrobiologe pėr tė cilėn besohet se ka qenė njė nga figurat kryesore nė programet irakjane tė armėve biologjike.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.