|
- 29
prill 2003 / TN
-
- Shkruajnė:
- Dr.
NEHAT SADIKU, LUBIANĖ - politolog
- Mr.
RUFI OSMANI, GOSTIVAR - ekonomist
-
-
- Cilat
janė sfidat dhe rreziqet e ides sė tandemit
nė dorėheqje Georgieski-Xhaferi?
-
- Politizimi
i skajshėm qė nė vazhdimėsi karakterizon realitetin
politik tė Maqedonisė qė nga lufta e vitit 2001 dhe deri mė
sot ariti kulminacionin e tij medial gjatė fundjavės qė e lėmė
pas me sihariqėt politikė
tė tandemit Xhaferi-Georgievski pėr ndarjen etnike tė
Maqedonisė alias pėr krijimin e shteteve tė pastra
etnike nė Ballkan.
-
- Idetė e udhėheqėsve tashmė nė dorėheqje
tė parevokueshme
tė dy partive mė tė mėdha opozitare nė Maqedoni
verifikuan edhe njėherė tė vėrtetėn e ditur se pėr
zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe nė pėrgjithėsi pėr
tė ardhėmen e Maqedonisė
mungon koncensuzi i brendshėm politikė.
-
- Kontestimi i koordinuar mirė nga tė dy
liderėt opozitar
bėhet nė shiqim tė parė nga pozicione tė kundėrta
politike dhe duke u nisur nga brenga reciproke pėr fatin e
kombeve qė ato pretendojnė se i pėrfaqėsojnė, pėrkundėr
faktit se sot niveli dhe cilėsia e pėrfaqėsimit
politikė tė tandemit nė fjalė ėshtė dukshėm mė
pak relevante nė krahasim me kohėn e nėshkrimit tė marrėveshjes
sė paqės nė Maqedoni, kohė nė tė cilėn liderėt nė
fjalė kishin tė gjitha mundėsitė dhe makanizmat
institucional pėr tė realizuar iden nė fjalė.
-
-
- Ēka
ofruan ish kryeministri maqedonas nė kolumnėn e tij nė
gazetėn Dnevnik me 17.prill.2003 dhe Xhaferi nė artikullin e
tij me datė 27.04.2003 nė Lirinė Kombėtare?
-
- Lubēo Georgiveski njė albanofob dhe
pansllavist i verifikuar nė kėto pozicione, si nė kohėn e
tė qenurit politikan opozitar dhe nė veēanti si kryeministėr
i Maqedonisė gjatė luftės shqiptaro-maqedonase tė vitit
2001 ripėrsėriti iden e ripėrkufizimit teritorial
etnik me synim
ruajtjen e ,,tokave dhe interesave
sllavoortodokse nė Maqedoni dhe mė gjėrė,,.
-
- Nė kuadėr tė kėsaj
platforme esencialisht pėrsėritet programi i Akademisė
maqedonase tė vitit 2001 me synim
qė maqedonasit tė shpėtojnė teritoret e
rrezikuara nga shqiptarėt nė veēanti nė qytetet e
Kumanovės, Shkupit, Kėrēovės dhe Strugės. Personi nė
fjalė si mekanizėm pėr realizimin e projektit tė tij
rekomadon
shpėrnguljen masive vullnetare dhe tė dhunėshme tė
shqiptarėve dhe pjesėsrisht sllavomaqedonėve nga qytetetet
e pėrmendura dhe vendosjen e tyre nė luginėn e Pollogut nė
mes tė Tetovės dhe Gostivarit dhe nė disa fshatra tė Shqipėrisė.
-
- Pasiqė tė
realizohet kjo shpėrngulje masive reciproke atėherė sipas ,,Don
kishotit politikė sllavomaqedonas,, duhet tė ndėrtohet
njė mur masiv
ngjashėm si muri Kinez ose ish muri i Berlinit dhe tė ripėrsėritet
realiteti
izraelito-palestineze nė kėto hapsira. Autorėt dėshirojnė
tė nxjerin nė pahė tė vėrtetėn e kahmotshme se idet e
Lupēo Georgievskit nuk janė vetėm ide anakronike tė kėtij
maniaku tė dėshmuar politikė, mendime dhe shqetėsime tė kėsaj
natyre mund tė hasen qė nga shkatrimi i ish RSFJ/sė nė
shumė debate private dhe mediale
me politikanė, intelektualė por edhe njerėz tė rėndom
tė proviniencės sllavo-maqedonase.
-
-
- Shqetėsimi
i Georgiveskit
buron nga
projekti i Cėrvenkoskit
-
- Me kėtė rast vlen tė pėrmendet se i prirė
nga
shqetėsimi i ,,gjoja zgjėrimit tė
pakontrolluar demografik dhe teritorial tė shqiptarėve nė
Maqedoni, LSDM/ja e kryeministrit aktual Cėrvenkoski
nė vitin 1995 me pėlqimin paraprak tė PPD/sė sė Alitit bėri
ripėrkufizimin e brendshėm teritorial komunal tė Maqedonisė
duke e rritur numrin e komunave nga 34 nė 123 komuna.
-
- Kriteri i vetėm
i ndarjes teritoriale komunale edhepse i pashkruar publikisht
ishte ai etnik maqedonasė
me objektiv tė ēvesh (pastron) teritorialisht qytetet
e Kumanovės, Shkupit, Kėrēovės dhe Strugės nga
vendbanimet rurale shqiptare qė rethonin kėto qytete.
Projekti nė fjalė shkoi edhe mė largė duke krijuar edhė nė
tre komunat-qytete me shumicė absolute shqiptare si ajo e
Tetovės, Gostivarit dhe Dibrės komuna tė reja me shumicė
maqedonase si pasojė e tė cilit veprim kėto komuna-qytete u
ngushtuar pėrmbajtėsisht nė aspekt teritorial.
-
- Rasti mė
specifik ėshtė
krijimi i komunės sė Mavrovės, komunė kjo e cila ka
vetėm 1500 banorė ndėrsa pėrfshinė nė vete 39% tė
teritorit tė ish komunės sė Gostivarit dhe ka potencialin
kryesor energjetik, turistik dhe strategjik pėr pjesėn pėrėndimore
tė Maqedonisė. Nė kohėn e pėrkufizimit komunal tė asaj
kohe raporti i shqiptarėve dhe maqedonėve nė qytetet e pėrmenduar
ishte pėrafėrsisht i barabartė me pėrjashtim tė Shkupit.
Pas ndarjes sė re teritoriale tė komunave, qytetet nė fjalė
ngelėn me shumicė absolute maqedone ndėrsa
shqiptarėt ngelėn tė koncentruar teritiorialisht dhe
politikisht nė vendbanime rurale pėrreth kėtyre qendrave
adminstrative, ekonomike dhe politike por pa kurfarė ndikimi
qeverisės nė kėto qendra urbane me potenciale tė
konsiderushme zhvillimore.
-
- Pozicionimi i kėsaj
natyre i z.Georgievskit ka pėr synim qė paraprakisht tė pėrpunon
ambientin politik maqedonas
nė vigjilje tė ripėrkufizimit tė ri teritorial tė
komunave si njė detyrim qė del nga marrėveshja e Ohrit.
Synimi i tėrė spektrit politik maqedonasė ėshtė qė tė
parandalohet mundėsia
qė qyteteve-komuna tė pėrmendura mė lart tė mos u
bashkangjiten vendbanime rurale me popullsi kompakte shqiptare
dhe nė kėtė mėnyrė tė ruhet supremacioni etnik, politikė,
ekonomik dhe i natyrave tjera i
maqedonėve nė kėto qendra urbane.
Nė veēanti kjo qasje fiton nė peshė tash kur me
marrėveshjen e Ohrit komunave nė pėrgjithėsi u rikthehet
njė pjesė e pushtetit real qeverisės.
-
- Post festum duhet
tė konstatohet me kompetencė tė plotė se dhėnja e pėlqimit
e PPD/sė tė z. Aliti nė vitin 1995 pėr ndarjen teritoriale
tė komunave nė Maqedoni sipas kritereve ekskluzive
maqedonase pėrbėn dėshtimin mė tė madhė politikė tė
shqiptarėve nė Maqedoni pėr tė mos thėnė tradhtinė mė
tė madhe tė interesave nacionale shqiptare nė kėtė vend.
-
- Nga mėsipėr
mund tė konstatojmė me kompetencė se pritjet politike tė
shqiptarėve nė Maqedoni se me ripėrkufizimin e ri
teritorial komunal do tė rikthejnė nė qeverisje politike
qendrat e pėrmendura urbane do tė ngelin edhe njė
frustracion i parealizuar politikė si pasojė e mospasjes sė
vizionit mė elementar
politikė tė nėshkruesve shqiptarė tė marrėveshjes
sė paqes. Pėsimi i shqiptarėve nė Maqedoni duhet tu shėrbej
si mėsim politikanėve kosovarė qė me asnjė kusht dhe
trysni tė mos pranojnė ripėrkufizimin teritorial komunal
tė Kosovės nė bazė tė kriterit etnik sepse nė ate
rast do tė formalizojnė edhe legalisht ndarjen faktike
jolegale
qė edhe aktualisht ekziston
dhe funksionon jashtė juridikcionit qeverisės tė
Kosovės.
-
-
- Ēka
harroi tė thotė z.Xhaferi?
-
- Arben Xhaferi ,,ky politikan me nam,, nė skenėn politike tė Maqedonisė dhe mė
gjėrė me filozofinė e vet paradoksale politike
nė varshmėri nga pozicioni politikė si nė opozitė
ashtu edhe nė pozitėn politike duke u nisur nga parimet e tė
drejtės sė tij historike dhe nė kundėrshtim tė plotė me
trendet dhe tendencat
integrative bashkėkohore do tė konstatoj : shteti multietnik nė Maqedoni nuk funskionon, marrėveshja
e Ohrit ėshtė e vdekur, duhet tė krijohen shtete
monoetnike dhe nė ato suaza edhe Shqipėria etnike sepse
praktika ka verifikuar se kėto shtete janė mė tė qėndrueshme,,.
-
- Elaborimi i kėtij
politikani fillon dhe pėrfundon nė nivelin e konstatimit dhe
tė manifestimit tė dėshirės sė tij, dėshirė kjo qė ėshtė
ideal edhe i shumė shqiptarėve anė e kėndė tokave
shqiptare. Tė lansosh ide tė mėdha dhe tė mos ofrosh
vizionin dhe mekanizmin mė elementar pėr tė realizuar
projektin nė fjalė nė kuadėr tė konstelacionit real
lokal, rajonal dhe ndėrkombėtar ekulibrohet me njė papėrgjegjėsi
tė nivelit tė njė manipulimi tė skajshėm dhe tė
paprecedent tė patolerushme pėr njė politikan me nam tė
sojit tė z.Xhaferi.
-
- Jo rallė herė
ėshtė vėrtetuar se shqiptarėt nė veēanti politikanėt e
tyre kanė shumė dėshira tė cilat kryesisht ia adresojnė
bashkėsisė ndėrkombėtare gjithėmonė nė variantin e ides
fillestare dhe jashtė kontekstit kohor dhe gjeografik dhe si
rėndom kėto dėshira ngelin tė parelaizuara, sepse tė njėjtat
nuk arin dot ti rrezistojnė verifikimit mė elemantar tė
standardeve ndėrkombėtare dhe tė mbizotrojnė teoritikisht
dhe as praktikisht argumentacionin e palės
konkuruse-konfliktuoze tė fqinjėve tė tyre.
-
-
- Projektet
multietnike ose monoetnike, cilėn alternativ tė pėrkrahin
shqiptarėt ?
-
- Ėshtė fakt se
projektet multietnike tė identifikuara me ish shtetet
multietnike komuniste dėshtuan. Mirėpo gjithashtu ėshtė
fakt i pamohueshėm se ekzistojnė projekte multietnike tepėr
funskionale tė demokracive tė zhvilluara ekonomike dhe
politike siē janė Zvicra, Belgjika, njėsi autonome nė
Itali, Finlandė etj. (shiko pėr kėtė problematikė mė
shumė nė librin me titull: Demokracia nė shoqėrinė
plurale rasti i Maqedonisė autor dr.Nehat Sadiku).
-
- Nė vendet
pastkonfliktuale dhe nė njė fazė tepėr delikate tė
tranzicionit si pasojė e faktit se
projektet multietnike tentojnė tė realizohen
pas luftrave tė pėrgjakura dhe nė vende ku mbizotron
varfėria, paperspektiva, krimi i organizuar dhe ku
institucionet nuk funksionojnė siē ėshtė rasti kryesisht
me Bosnje Hercegovinėn dhe pjesėrisht me Kosovėn, Maqedoninė
dhe Luginėn e Preshevės, funksionimi i institucioneve dhe
shoqėrive multietnike realizohet me mjaftė vėshtirėsi.
-
- Niveli i
funksionalitetit tė projekteve nė fjalė dallon esencialisht
nga vendi nė vend nė varshmėri nga pasojat e luftės,
zhvillimi ekonomik-social, niveli i barabarsisė individuale
dhe kolektive institucionale, niveli i paternalizmit tė
shteteve amė, nivelit tė krimit dhe kontrabandės sė
organizuar, nivelit tė menaxhmentit funksional qeveritar, tė
ariturave tė procesit tė tranzicionit ekonomik dhe politik
dhe niveli tė konvergjencės reale tė kėtyre vendeve nė
aspekt tė integrimit nė kuadėr tė
strukturave aq tė preferuara
euroatlanike.
-
- Parė nė kuadėr
tė kritereve tė mėsipėrme do tė
vijmė nė pėrfundime selektive nė aspekt tė nivelit
tė efikasitetit institucional dhe civil
tė shoqėrive tė mėsipėrme multietnike ashtu siē
mund tė vijmė edhe nė pėrfundime tė ngjashme edhe pėr
shoqėrit dhe shtetet kryesisht monoetnike siē ishte rasti me
Shqipėrinė e vitit 1997 ose me Sėrbinė e kohės sė
Milosheviqit dhe pas tij
qė aktualisht kalojnė nėpėr faza tepėr delikate tė
tranzicionit ekonomik, social dhe demokratik.
-
- Insistimi i bashkėsisė
ndėrkombėtare nė ruajtjen me ēdo kusht tė projekteve
multietnike nė fjalė ėshtė pasojė e faktit se interesat e
bashkėsive tė ndryshme etnike janė skajshmėrisht
konflikutale, fakt ky qė u dėshmua edhe nga konfliktet e
dekadės sė kaluar dhe se ėshtė mjaftė vėshtirė tė
gjinden kritere objektive pėr njė ripėrkufizim tė drejtė
teritorial ndėrmjet kombeve alternative duke mos aktivizuar
sindromin e Domino efektit nė tėrė teritorin e Ballkanit
dhe mė gjėrė.
-
- Njėri prej autorėve
tė kėtij artikulli (mr.Rufi Osmani) duke analizuar nė veēanti
tė dhėnat makroekonomike tė rajonit tė Europės juglindore
dhe nė ato suaza gjendjen ekonomike-social tė kombit
shqiptarė nė pėrgjithėsi dhe krahasuar me kombet tjera
fqinje-konkuruese ka ardhur nė pėrfundime pesimiste pėr
potencialin real demokratik, ekonomik dhe intergativ.
-
- Vazhdimi i mėtejshėm
i luajtjes sė lojės sė luftėrave tė reja nga ana e
politikanėve legal shqiptarė dhe strukturave tė ndryshme jo
legale militare rrezikon qė teritoret shqiptare ti etiketon
para investitorėve privat dhe publik tė jashtėm pėrfundimsht
si zona tė rrezikshmėrisė sė lartė politike dhe ekonomike
dhe kėshtu ti margjinalizon nga rrjedhat bashkėkohore tė
kapitalit dhe tregtisė dhe ti pėrjashton nė njė tė ardhėme
aftamesme nga mundėsia e integrimeve politike, ekonomike dhe
tė sigurisė.
-
-
- Ēka
dėshmon SWOT analiza e idesė politike tė z.Xhaferi ?
-
- Nėn supozimin se
shqiptarėt dhe maqedonėt do tė ishin dakorduar tė bėjnė
ndarjet teritoriale etnike nė Maqedoni sipas preferenceve tė
tandemit Xhaferi-Georgievski aktualisht shqiptarėt do tė
ishin humbėsit e mėdhenjė jo vetėm nė aspekt teritorial
por edhe nė aspekte tė tjera. Pėrkundėr faktit qė
shqiptarėt nė Maqedoni evidentohen nga 23-30% nė strukturėn
e pėrgjithshme tė popullsis duhet tė kihet parasysh se:
- ·
teritorialisht
shqiptarėt popullzojnė diēka mbi 10% tė teritorit tė
Maqedonisė,
- ·
nė
pronė private shqiptarėt kanė mė pak se 10% tė tapiave
tokėsore,
- ·
janė
shumicė absolute nė vetėm 3 qytete tė Maqedonisė,
- ·
teritoret
shqiptare nė Maqedoni janė kryesisht zona tė pazhvilluara
ekonomike,
urbanistike dhe sociokulturore.
-
- Autorėt dėshirojnė
tė jenė tė bindur se protagonistėt e kėsaj ideje nė palėn
shqiptare duhet ti ken pasur parasysh disa nga argumentet e pėrmendura
dhe argumente tė tjera kur kanė ofruar aventurėn e pėrkufizimit
teritorial duke pasur parasysh se nė ish mandantin qeveritar
partia e tyre qeveriste me pushtetin lokal
ekonomikisht dhe financiarisht tė bankrotuar nė veēanti
nė komunat shqiptare nė Maqedoni. Qė sipėrfaqėsia e
propozimit nė fjalė tė jetė edhe mė e madhe pėr
realizimin e kėsaj ideje udhėheqėsit e PDSH/sė
ofrojnė mekanizmin e ,,moratoriumit partiak
dhe parlamentar dhe aktivizimin intelektual privat tė tyre,,
si parakusht qė faktori ndėrkombėtar tė miratoj dėshirėn
e tyre dhe tė zbatojė protektoratin ndėrkombėtar mbi
Maqedonin. Me sa duket personat nė fjalė nuk kanė njohuri
elementare se kur dhe nėn cilat kushte zbatohen protektoratet
ndėrkombėtare, jo rastėsisht protektoratet u zbatuan nė
rastin e Bosnjės dhe Kosovės por jo edhe nė rastin e
Luginės Preshevės dhe nė Maqedoni pėrkundėr faktit
qė edhe tek kėto tė fundit kishim njė llojė konflikti
kryesisht tė menaxhuar dhe tė dirigjuar nga faktori ndėrkombėtar.
-
- Me kėtė rast
vlen tė pėrmendet se pėr
gjashtė muaj tė qenurit nė opozitė liderėt e
PDSH/sė kanė evoluar nė qėndrimet e tyre nė raport me
marrėveshjen e Ohrit duke ardhur nė pozicione diametralisht
tė kundėrta. Nė veēanti lideri nė dorėheqje i PDSH/sė
Arben Xhaferi prezenton qėndrime tėrėsisht dualiste dhe
kundėrthėnėse nė lidhje me marrėveshjen kornizė tash si
politikan
opozitar duke haruar tė vėrtetėn e njohur se gjatė
nėnshkimit tė sajė tė njejtėn e cilėsonte historike dhe
vizionare.
-
- Pėrderisa pas nėnshkrimit
tė marrėveshjes nė fjalė dhe nė veēanti gjatė fushatės
elektorale tė vitit 2002 tė njėjtit propagandonin dhe
lavdronin tė ariturat e kėsaj
marėveshje nė fjalė duke ia mohuar meritat
kryengritjes sė armatosur shqiptare, tė njejtit tash si humbės
politikė konstatojnė se sipas tyre kjo marrėveshje qenka
tashmė politikisht e vdekur sepse ato nuk bėjnė realizimin
(zbatimin) praktikė tė saj.
-
- Autorėt e kėsaj
analize ka qenė ndėr tė
rrallėt tė cilėt qė nė kohėn e miratimit tė marrėveshjes
sė paqes kanė shprehur vėrrejtje serioze nė pėrmbajtjen
dhe nė dinamikėn e jetėsimit tė sajė duke i bėrė njė
analizė problemore kėsaj marrėveshje dhe duke pasur
parasysh faktin se mekanizmat institucional, fondet finaciare,
kapacitetet reformuese tė menaxhmentit politik
dhe gjendja ekonomike-sociale e pas luftės nuk i
shkonin nė favor jetėsimit tė shpejt dhe cilėsor tė marrėveshjes
nė fjalė. Praktika e deritashme e jetėsimit tė marrėveshjes
sė Ohrit konfirmoi si tė sakta shumicėn e vlerėsimeve tė
autorėve tė dhėna qė gjatė viteve 2001-2003. (pėr kėtė
problematikė shiko ma shumė tek kėta artikuj: Rufi Osmani: (Mos)
implementimi i Marėveshjes sė Ohrit (Ky artikull ka
qenė i botuar nė njėmujoren sllovene Ampak si dhe nė Frymėn
e filozofisė dhe nė Lirinė Kombėtare) si dhe Behemonti
sllavomaqedonas me krerėt shqiptar autor Nehat Sadiku,
i botuar nė revistėn shkencore Fryma e filozofisė dhe Globi
nė Maqedoni).
-
-
- Cilat
mund tė jen refleksionet rajonale tė projektit tė
Xhaferit-Georgievskit ?
-
- Refleksionet e njė
alternative tė tillė pėr Kosovėn dhe shqiptarėt e Luginės
sė Preshevės do tė jenė detyrimisht negative. Gjuha e
Arben Xhaferit ėshtė identike me gjuhėn e ish kryeminstrit
tė ndjerė sėrb z.Xhinxhiē dhe pėrfaqėsuesit tė tij pėr
Kosovėn z.Ēoviq. Kėrkesa sėrbe pėr ndarjen e Kosovės nėn
supozimin e pėrkrahjes sė idesė sė Xhaferit dhe
Georgievskit
do tė mirte nė kėtė rast edhe legjitimitetin
shqiptarė. Me kėtė rast dėshirojmė tė potencojmė se
politikanėt shqiptarė nė tėrė rajonin duhet tė mos
harojnė se teritor kontestues nė aspekt tė statusit
shtetrorė ėshtė Kosova dhe jo Serbia dhe Maqedonia.
-
- Nė Serbi dhe
Maqedoni vazhdon kontesti sistemor nė aspekt tė tė drejtave
tė shqiptarėve por ky kontest nuk ėshtė teritorial dhe nuk
u adresohet kufijve tė kėtyre dy vendeve. Pėrkundrazi
kontesti nė Kosovė ėshtė i dyfisht edhe nė aspekt tė
sovranitetit edhe nė aspekt tė tė drejtave tė pakicave dhe
nė veēanti tė pakicės sėrbe. Pse kontesti teritorial ėshtė
vetėm nė kuadėr tė tokės shqiptare
por jo edhe nė tokat sllave rajonale pėrgjigjen duhet
ta japin udhėheqėsit e tri Ushtrive Ēlirimtare nė tokat
shqiptare.
-
- Pranimin e
idesė sė Xhaferit dhe Georgiveskit qarqe mirė tė
informuara diplomatike nė Maqedoni
e interpretojnė se detyrimisht do tė kishte
repekusionet e veta edhe nė ndarjen teritoriale tė Kosovės
duke pėrfill kryesisht interesat etnike, ekonomike, kulturore
dhe tė tjera sėrbe si parakusht pėr dhėnjen
e pėlqimit tė Sėrbisė pėr pavarsinė e Kosovės,
mirėpo nuk do tė nėnkuptonte reciprocitet edhe pėr
interesat shqiptare nė Luginėn e Preshevės.
-
- Njė pėrjashtim
i kėtillė niset edhe nga njė realiteti faktik, pėrderisa nė
Kosovė nė pjesėt ku jetojnė sėrbėt faktikisht dhe
juridikisht nuk funksionojnė jo vetėm institucionet vendore
kosovare por edhe ato ndėrkombėtare, pėrkundrazi nė Luginėn
e Preshevės efektivisht funksionojnė institucionet serbe nė
tė gjitha dimensionet. Deklarimet e fundit tepėr brengosėse
dhe mjaftė transparente tė kryeparalamentarit kosovar z.Daci
janė njė dėshmi e argumentuar qė pasqyron realitetin e
hidhur kosovar ,,nė 1/3 e teritorit tė Kosovės sė
ēliruar dhe ndėrkombtarisht tė administruar nuk vlejnė
ligjet kosovare dhe nuk zhvillohet aktiviteti i institucioneve
vendase,,.
-
- Hudhja posht e kėsaj
ideje tė mbrapshtė politike nga ane e qeverisė sė Kosovės
ishte njėri ndėr reagimet e qėlluara dhe nė kohė tė kėtij
institucioni qė ka pėrgjegjėsi tė shumta dhe rezultate tė
pakta nė realizimin e procesit tė tranzicionit dhe ndėrtimin
e shtetėsisė sė Kosovės sė pasluftės.
-
-
- Ēka
i paraprinė
nismės politike nė fjalė?
-
- Qėllimi ynė
kryesor qė na shtyri pėr ta shkruar kėtė artikull ka qenė
qė duhet tė
informohet opinioni publik vendas dhe posaēarisht ai
ndėrkombėtar se tė dy protagonistėt e idesė nė fjalė
tashmė janė nė dorėheqje tė parevokueshme nė kuadėr tė
subjekteve tė tyre politike dhe duke i ngelur besnik
filozofisė sė tyre politike tė prirė nga sintagma
dhe koncepte historike kanė synuar qė edhe me rastin e pėrfundimit
tė karierave tė tyre politike tė lėnė gjurmė historike
anakronike nė kronikat politike tė kohės mė tė re.
-
- Thėnė mė
ndryshe tandemi nė fjalė Xhaferi-Georgievski nuk arinė dotė
tė pajtohet me humbjen e thellė politike qė pėsoi nė
zgjedhjet
politike tė vitit 2002 dhe se humbjen vazhdon ta nėnkupton
si njė skenarė paraprakisht i pregaditur me luftėn e vitit
2001 me qėllim tė ndrrimit tė pushtetit politikė dhe jo
transformimit juridiko-politikė tė Maqedonisė.
-
- Njėri prej pėrfaqėsuesve
tė Grupit Ndėrkombėtarė tė Krizės nė Maqedoni Eduard
Xhozef nė njė deklarim tė tij pėr gazetėn britanike Sandy
Tajms theksoi se deklaratat e partive opozitare si tė liderėve
Lupēo Georgievski dhe Arbėr Xhaferi janė tė papėrgjegjshme.
Ai qe tejet kategorik dhe theksoi se: Ky ėshtė njė
gabim, sepse bėhet fjalė pėr njė vendim qė ka tė bėjė
me dėshpėrimin dhe mossuksesin e dy politikanėve, qė i
humbėn zgjedhjet e fundit nė Maqedoni. Ata janė nėnshkrues
tė Marrėveshjes sė Ohrit dhe pa marrė parasysh vlerėsimet
e tyre se nė ēfarė shkalle ėshtė zbatuar kjo marrėveshje,
apo a do tė ketė sukses, ata kanė ndėrmarrė njė detyrė
formale dhe unė e konsideroj tė papėrgjegjshme shmangien
nga ky obligim . Idenė pėr ndarjen e Maqedonisė e
konsideroi poashtu si tė papėrgjegjshme dhe shkurtpamėse
meqė sipas tij kėto janė sinjale tė gabueshme qė mund tė
shfrytėzohen nga qarqe radikale qė janė faktor
destabilizues nė regjion.
-
- Koha e dhėnjes sė
llogarisė dhe pėrgjegjėsisė para elektoratit vetiak dhe nė
veēanti para anėtarėve tė partive politike nė krye tė tė
cilave ende janė formalisht
tashmė troket fuqishėm nė derėn e liderėve nė
fjalė nė pako me aktakuzat e shumta pėr kriminalitet dhe
keqpėrdrim tė detyrave zyrtare tė shumė ish funksionerve tė
partis sė z.Georgievskit dhe pjesėrisht tė partisė sė
z.Xhaferit.
-
- Nė veēanti
hapja e dosjes sė klanit tė Zemunit edhe nė Maqedoni do tė
nxjeri nė sipėrfaqe edhe involvime tė thella kriminale edhe
tė politikanėve tė lart jo vetėm tė VMRO-PDSH/sė
por edhe tė LSDM/sė
sė kryeministrit aktual maqedonas, fakt ky qė e komplikon
dhe e pamundėson luftėn e pakompromisė ndaj krimit tė
organizuar ngjajshėm me aktivitetet e qeverisė aktuale tė
Beogradit.
-
- Nė kėtė
drejtim vlen
tė pėrmendet fakti se ish ministri i ekonomisė
Besnik Fetai asesi tė pranon ti pėrgjigjet ftesės sė
organeve tė gjyqėsisė vendore pėr veprimet e inkriminuara
ekonomike tė tijė dhe tė partisė sė tij, refuzimi i
personit nė fjalė
aktivisht vazhdon tė pėrkrahet edhe nga lidershipi
aktual i PDSH-sė, fakt ky qė vetvetiu flet mjaftė pėr
distorzionin moral tė ideologėve tė patriotizmit verbal tė PDSH-sė.
-
- Tė ballafaquar
me njė situat tė parrugdaleje dhe me njė izolim komplet nga
faktori ndėrkombėtar dhe faktori rajonal protagonistėt
e ides nė fjalė shpejtuan tė zbulonin ndonjė sihariq
politikė me synim tė promovimit tė sėrishėm nė skenėn
politike dhe tė fitimit nė kohė para ballafaqimit me
realitetin e hidhurė tė qenurit
humbės tė mėdhenjė
politik dhe moral.
-
- Pėrndryshe sikur
tandemi Xhaferi-Georgievski tė ishin serioz nė synimin e
tyre, projektin nė fjalė nuk do ta shpalosnin tash si
politikan opozitar kur me institucionet e shetit qeverisė
bloku alternativ politikė, tė njejtit e kishin mundėsinė
ideale qė projektin e tyre ta realizonin
gjatė mandatit qeverisės 4 vjeēar duke pasur
parasysh edhe faktin se z.Ali Ahmeti me fillimin e
kryengritjes shqiptare nė Maqedoni ua dha shkakun dhe alibin
e vėrtetė.
-
-
- Si
vlerėsohet pjesėmarja e deritashme e BDI/sė nė qeverinė
aktuale ?
-
- Entuaziazmi
fillestar i shqiptarėve vendor nė lidhje me BDI/nė e Ali
Ahmetit tashmė pas disa muaj qeverisje tė kėtij subjekti
politikė nė kuadėr tė kolacionit ROZĖ kryesisht i
adresohet tė kaluarės sė afėrt politike tė identifikuar
me kryengritjen e armatosur shqiptare tė vitit 2001.
-
- Procesi i humbjes
sė kredibilitetit politikė tė kėsaj partie tė dalė si
trashigimitare e ish UĒK/sė ėshtė mjaftė i shpejt si
pasojė e disproporcionit tė thellė nė mes tė shpresave
dhe premtimeve tė mėdha nė njėrėn anė dhe realizimive
margjinale institucionale tė kėsaj partie nė anėn tjetėr.
Menaxhmenti politikė i BDI/sė si ai parlamentar dhe nė veēanti
ai qeveritar i tė gjitha niveleve nuk arinė dotė tė jetė
partner serioz dhe konkurues nė qeverisje me detyrimet
shtetrore dhe nė ato suaza edhe me punėt dhe shqetėsimet
shqiptare nė raport me dy partnerėt tjerė tė koalicionit
qeveritar.
-
- Njė dėshtim i
kėsaj natyre i dedikohet kryesisht zgjedhjeve
joadekuate kuadrore dhe mospasjes sė pėrvojės
institucionale mė elementare
tė pėrfaqėsuesve tė BDI/sė, problemeve tė shumta
institucionale dhe makroekonomike tė trashiguara nga qeveria
paraprake dhe truqeve dhe kurtheve tė shpeshta qė u bėhen nė
mėnyrė tė heshtur nga partnerėt tjerė tė koaliconit
qeveritar si pasoj e faktit se dy partnerėt nė fjalė kanė
shumicėn parlamentare dhe qeveritare.
-
- Ndėr mėkatet mė
tė mėdha qeverisėse tė BDI/sė nė periudhėn e deritashme
do tė kishim evidentuar:
-
- ·
miratimin
e buxhetit pėr vitin 2003 pa inkorporuar mjete finaciare pėr
zbatimin e marrėveshjes sė paqes dhe pa pėlqimin e
ministrave dhe deputetvėve tė BDI/sė,
- ·
rehabilitimin
institucional dhe financiar tė viktimave maqedonase tė luftės
dhe anashkalimin e plotė tė viktimave shqiptare tė luftės,
- ·
bllokimin
e ndihmave sociale pėr mbi 15 000 familije kryesisht
shqiptare,
- ·
bllokimin
e aktivitetit ekonomiko-financiar kreysisht tė biznesit
shqiptar nėpėmjet kontrolleve rrigoroze nė pikat doganore
dhe nė institucionet tjera fiskale,
- ·
shpėrndarjen
e tepricave financiare tė buxhetit qendror tė vitit 2002 vetėm
nė dobi tė komunave maqedonase,
- ·
bllokimin
e pajustifikueshėm tė
emrimeve tė kuadrove tė BDI/sė nė eshallonet
qeveritare tė niveleve mė tė ulta deri nė momentet e
shkruarjes sė kėsaj analize,
- ·
pajtimi
me kyējen nė radhėt
e policisė dhe ushtrisė maqedone tė mbi 1000 pjesėtarėve
tė njėsive paramilitare, Luanėt,
tė gjithė
me dosje kriminale,
- ·
vazhdimin
e burgosjes sė mėtejme edhepse mė tė pakta tė ish luftėtarėve
tė UĒK/sė dhe mbajtja nė burgje te ish luftėtarėve tė
burgosur nga pushteti pararendės politik,
- ·
kidnapimet
dhe vrasjet
e shumta tė civilėve shqiptarė nė zona ekskluzive
shqiptare dhe mbyllja e syve para kėtij realiteti tė
kriminalizuar tė udhėheqėsve dhe funksionerėve tė BDI/sė,
- ·
lėnja
pas dore nga ana e BDI/sė dhe qeverisė aktuale te ish luftėtarėve
tė UĒK/sė
dhe vendbanimeve tė dėmtuara shqiptare
gjatė kohės sė luftės,
- ·
pranimin
e pėrkufizimit teritorial Maqedonisė me Kosovėn nga ana e
liderit tė BDI/sė pėrkundėr kundėrshtimeve tė ashpra tė
institucioneve kosovare,
- ·
pranimin
paraprak tė rezultatave tė regjistrimit tė popullsisė pėrkundėr
faktit qė ka dilema dhe shqetėsime reale se pėrsėri do tė
ndodhė manipulimi regjistrues,etj.
-
- Nė qarqet mirė
tė informuara tė mbrendshme dhe nė ato ndėrkombėtare ėshtė
shumė evidente pakėnaqėsia me kapacitetet e pamjaftueshme
menaxheriale tė qeveritarėve tė BDI/sė dhe tė zgjedhurėve
tė tjerė politik tė kėtij subjekti politik.
-
- Me kėtė rast
nuk duhet tė harohet fakti se partia e Ali Ahmetit ėshtė i
vetmi subjekt politikė i cili nė asnjė fazė tė
konsituimit tė saj partiako-politikė dhe nė etablimin e sajė
parlamentar dhe qeveritar nuk ka zbatuar asnjė procedur
demoktratike nė nominimin dhe emėrimin e funksionarėve
partiak dhe atyre qeveritar.
-
- Lidershipi i kėsaj
partie e ka problem madhorė realizimin e tranformimit vetiak
demokratik nga njė ish strukturė ilegale marksiste leniniste
nė njė strukturė tė mirėfillt legale dhe demokratike.
Partia nė fjalė ėshtė e vetmja qė nga konstituimi i sajė
formal dhe deri mė sot nuk ka zbatuar asnjė procedur
zgjedhore demokratike nė tė gjitha nivelet e saja partiake.
Autorėt duke u bazuar nė konkluzionet e ndryshme shkencore tė
veta dhe tė analistėve ndėrkombėtar rekomandojnė-kėshillojnė
se evitimi i dobėsive qeverisėse i partisė nė fjalė mund
tė realizohet vetėm nėse subjekti nė fjalė nė njė tė
ardhėme tė afėrt realizon konstitumin
e mirėfillt politiko-partiak duke realizuar njėkohėsisht
edhe reformimin cilėsor kuadrovik tė radhėve tė saja. (Pėr
kėtė problematikė shiko ma shumė nė:
Theoretical Understanding of Transition to Democracy
artikull i botuar nė numrin mė tė rri tė Frymės sė
filozofisė autor dr.Nehat Sadiku).
-
- Procesi nė fjalė
do tė duhet tė definon raporte tė reja tė ekulibruara ndėrmjet
udhėheqėsisė
aktuale me nė krye Ali Ahmetin, pėrfaqėsuesve tė
mirėfillt tė ish luftėtarėve tė UĒK/sė dhe njė shtrese
tė re tė intelektualeve reformator qė duhet tė kyēen nė
kuadėr tė procesit demokratik zgjedhor tė subjektit krahas
decentralizimit tė vendimarjes nė instaca mė tė ulta
politike.
-
- Pėrfundimi i
suksesshėm i reformimit partiak tė BDI do ti paraprinte
rikonstruktuimit
pėrmbajtėsor tė qeverisė aktuale duke zėvendėsuar
numrin mė tė madhė tė pėrfaqėsuesve qendror qeveritar tė
BDI/sė paralelisht me alternativėn e zėvendėsimit tė
resorėve qeveritar nė kuadėr tė koalicionit aktual
qeveritar.
-
- Efektiviteti i
ardhėshėm qeveritar i BDI/sė varet nė mėnyrė
proporcionalisht tė drejtė edhe nga aftėsitė menaxheriale
dhe reformatore tė pėrfaqėsuesve tė sajė qeveritar sa
edhe nga cilėsia e dikasterėve qė ato do tė udhėheqin dhe
nė veēanti si hendikep i pakapėrcyeshėm pėrvoja e
deritashme qeverisėse ka dijagnostifikuar mos udhėheqjen e
resoreve ekonomiko-finaciar. Pozita margjinale e pėrfaqėsuesve
tė kėsaj partie nė kuadėr tė ministrisė sė Financave
dhe tė Ekonomisė ka pėr pasojė bllokadėn e shumė nismave
pėr avansime kuadrovike tė kėtij subjekti nėn preteksin e
mosplanifikimit tė mjeteve fianciare nė kuadėr tė buxhetit
tė vitit 2003. Tejkalimi i njė gjendje tė kėtillė
margjinale qeveritare do tė realizohej nėpėrmjet ndrimit tė
dikastereve qeveritare ose nėpėrmjet inkuadrimit tė njerėzve
kompetent tė kėsaj partie nė kaudėr tė kėsaj ministrie
dhe nė ekipin
e negociatave tė Maqedonisė me FMN, Bankėn Botėrore
dhe institucionet tjera financiare ndėrkombėtare.
-
-
- Si
e menaxhon politikisht situatėn postkonflikuale Ali Ahmeti ?
-
- Personi mė i
prekur dhe mė i shqetsėsuar nga ,,radikalizimi
verbal i PDSH-sė,, nuk ishte askush tjetėr pos
kryetarit tė BDI/sė z.Ali Ahmeti. Menaxhimi edhe i kėsaj
situate politike nga lideri mė i ri i shqiptarėve nė
Maqedoni realizohet nė kuadėr tė njė menaxhmenti konfuz tė
bazuar nė ideologjin bazė tė tijė asaj tė ,, odave
tė burrave shqiptar,,. Qė tragjikomika
tė jetė edhe mė
e madhe kryetari i BDI
mori pėrsipėr rolin e ndėrmjetėsit
politikė i cili bartėte mesazhet politike tė
kryeminsitrit aktual Branko Cėrvenkoskit deri tek liderėt e
PDSH/sė me synim tė bind tė njejtit nė pendimin e tyre
politikė. Misioni ndėrmjetėsues i Ali Ahmetit doli i dėshtuar
sepse i njejti nuk ofronte ate qė realisht kėrkonin udhėheqėsit
e PDSH/sė, rikthimin e tyre nė kuadėr tė pushtetit
ekzekutiv.
-
- Elektorati
shqiptarė nė Maqedoni pret me arsye qė z.Ali Ahmeti dhe
partia e tij tė neutralizojnĖ ,,moratoriumin verbal radikal
tė PdDSH-sė,, dhe dukuritė tjera reale negative nė kuadėr
tė vendbanimeve shqiptare nėpėrmjet implementimit tė
sukseshėm institucional efektiv dhe pa vonesa tė mėtejme tė
barazisė institucionale tė shqiptarėve konform dispozitave
tė marrėveshjes sė paqes.
-
- Autorėt janė tė
detyruar tė konstatojnė me keqardhje tė thellė se
lidershipi aktual i BDI nuk ka kapacitete tė mjaftueshme
politike dhe pėrvojėn mė minimale politike pėr tė
menaxhuar me sukses situatėn postzgjedhore si nė kuadėr tė
popullsisė shqiptare dhe nė veēanti nė kuadėr tė
koalicionit aktual qeveritar.
-
- Inferioriteti
politikė i pėrfaqėsuesve mė tė lartė politikė tė BDI/sė
me ndonjė pėrjashtim tė rallė nė kuadėr tė pushtetit
ekzektutiv tashmė ėshtė bėrė njė kafshatė e madhe qė
nuk e gėlltit dot mė opinionin publik shqiptarė. Pėrkundėr
kėtij realiteti tė pakonstestueshėm lidershipi i kėsja
partie sillet si ajo popullorja ,,Stambolli digjet
plaka krihet,,.
-
- Konstatimi i
qarqeve tė caktuara ndėrkombėtare dhe atyre kosovare pėr
gjoja transformimin e sukseshėm demokratik tė ish udhėheqėsve
tė UĒK/sė aktualisht udhėheqės tė BDI/sė verfikohet si
konstatimi jo i sakt nė praktikėn
e deritashme
qeverisėse institucionale
me tendecė tė degjenerimit dhe deplasimit tė mėtejshėm.
-
-
- Si
mė tutje ?
-
- Reagimi tejet
negativ dhe i sinkronizuar i faktorit ndėrkombėtar dhe i
faktorit rajonal shqiptarė pėr idetė e lansuara nga tandemi
Xhaferi-Georgieveski argumenton nervozėn e arsyeshme tė
institucioneve kryesore ndėrkombėtare
pėr papėrgjegjėsin e skajshme tė
politikanėve vendor protagonist
tė ides nė fjalė.
-
- Autorėt i
rekomandojnė nė veēanti faktorit ndėrkombėtar qė me
intenzitetin e njejtė tė vazhdon presionin demokratik mbi
qeverinė aktuale tė Maqedonisė dhe tė ofron ndihmat e
duhura financiare me destinim ekskluziv pėr jetėsimin
praktik dhe me njė dinamikė tė kėnaqshme tė marrėveshjes
sė paqes si njė kontribut stabilizues dhe evitues i
ngatresave tė reja.
-
- Autorėt dėshirojnė
tė rikonfirmojnė edhe njė herė bindjen personale se
ruajtja e tėrsisė teritoriale dhe realizimi i pavarsisė sė
Kosovės nė kufijtė ekzistues ėshtė interesi strategjik,
stabilizues dhe integrues i shqiptarėve nė Ballkan, interes
pėr tė cilin duhet tė punojnė tė gjithė pėrfaqėsuesit
politikė shqiptarė anekėnd tokave shqiptare. Perspektiva e
shqiptarėve ėshtė integrimi i tyre paralel por edhe i veēant
si qytetar tė Shqipėrisė, Kosovės, Maqedonisė, Luginės sė
Preshevės, Malit tė Zi dhe gjithandej ku ato jetojnė nė
kuadėr tė Bashkimit Europian dhe Natos nė kuadėr tė
proceseve integrative politike, ekonomike dhe tė sigurisė.
-
- Alternativa nė
fjalė ėshtė rruga e vetme qė ofrohet dhe pjesėrisht
garantohet
edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare dhe qė siguron nesėr
njė shoqėri etnike gjithėshqiptare
tė lirė dhe me mundėsi
tė barabarta konkurimi dhe pėrparimi nė kuadėr tė
standardeve dhe vlerave
Euroatlantike.
-
- Nė instancė tė
fundit njė qasje tė kėtillė multiintegrative paralele kanė
realizuar dhe realizojnė edhe kombe shumė mė tė pėrparuara
se ne, siē janė, gjermanėt, francezėt, italianėt,
hungarezėt dhe pse atėherė tė mos ndjekim edhe ne shqiptarėt
shembullin e tyre pasiqė nė instancė tė fundit ne
konkurojmė pėr tu kyēur nė oborrin e tyre vleror dhe jo e
kundėrta.
-
- Autorėt janė tė
mendimit se shqiptarėt krahas pėrpjekjeve maksimale
ekonomike-politike pėr realizimin e suskseshėm tė
projekteve tė tyre nė kuadėr tė strategjisė pėrėndimore
pėr paqėsimin, stabilizimin dhe integrimin nė kuadėr tė
strukturave euroatlantike askush nuk i ndalon tė pregadisin
edhe projekte alternativa tė tjera ashtu siē bėjnė edhe
liderėt politik tė kombeve fqinje, mirėpo shqiptarėt nuk
duhet tė jenė iniciatėrėt e kėtyre alternativave sepse
rrezikojnė ta pėsojnė mė sė shumti teritorialisht.
-
- Nė ndėrkohė
sfidat e tranzicionit ekonomik dhe demokratik
nė shoqėritė shqiptare anekėnd gjeografisė
shqiptare janė tė shumta dhe nė shumicėn e lėmive
tranzitore tė pafilluara. Liderėt politikė shqiptarė duhet
ta kenė parasysh faktik se Kombi shqiptarė anekėnd tokave
shqiptare krahasuar me kombet konkurente dhe ato tė Europės
sė zhvilluar
nė bazė tė indikatorėve makoekonomik siē janė
niveli i bruto prodhimi kombėtar pėr banor, investimeve,
papunėsisė, varfėrisė, prodhimit tė
brendshėm dhe buxhetit fiskal radhitet bindshėm
nė vendin e fundit nė Europė. Tejkalimi i kėsaj
gjendje tejet margjinale dhe inferiore ekonomike dhe plotėsimi
gradual i kritereve reale tė konvergjencės ekonomike dhe
demokratike drejt integrimeve euroatlanike
janė
prioritetetet strategjike nga tė cilat
varet
perspektiva dhe zhvillimi i kombit shqiptarė nė pėrgjithėsi
dhe jo nga kushtrimet patriotike verbale tė
kohės sė fundit.
-
- Shpallja e
AKSH/sė si organizatė teroriste dhe reagimi joadekuat
i politikanėve vendor nė Kosovė dhe nė veēanti nė
Maqedoni nxjer nė sipėrfaqe moskuptimin mė serioz tė
deritashėm tė mesazhit tė bashkėsisė ndėrkombėtare nga
ana e faktorit politkė shqiptarė.
-
- Shqiptarėt kėndej bjeshkėve tė Nemura nuk
duhet tė lejojnė me asnjė ēmim qė nė agjendat kryesore
ndėrkombėtare tė trajtohen jo mė si popull viktimė dhe tė
persekutuar por si destabilizues dhe terorist, njė gabim i
tillė rrezikon tė anulon tė ariturat e tashme dhe tė
degjeneron tė ardhėmen tonė kombėtare.
-
-
- Autorėt nuk kanė asnjė dilemė se Objektivi kryesor i ideatorėve tė
krijimit tė shteteve tė pastra etnike gjegjėsisht pėrkufizimit teritorial tė
Maqedonisė nė instancė tė fundi ėshtė nostalgjia e tyre
pėr tu kthyer me ēdo kusht nė pushtet nė kuadėr tė njė
qeverie tė re tė koalicionit mė tė gjėrė, alias qeverisė
pėr gjoja shpėtimin kombėtar dhe implemenimin e plotė tė
marrėveshjes sė Ohrit.
-
- Vazhdimi i
tendencės pėr rikthimin gradual dhe sistematik tė
imponuar tė
faktorit politikė shqiptar dhe popullit shqiptarė nė
Maqedoni nė pozicione inferiore dhe margjinale politike duhet
dhe mund tė ndėrpritet sėpari reformimit dhe ristrukturimit
demokratik tė subjektit politik shqiptarė pjesėmarės nė
qeverisjen aktuale dhe tė tėrė spektrit politikė shqiptarė
nė IJRM, alternativa tjera aktualisht nuk ka.
|
|