| |
 |
|
|
|
26.04.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
shtune, 26 prill 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Pesė kushėrinj kanė humbur jetėn
nė njė fatkeqėsi nė Luzhan tė Pejės nga rrėshqitja e
madhe e dheut
-
Hasellok i hedh poshtė kritikat e
kryeparlamentarit Daci nė adresė tė UNMIK-ut
-
Boks: Sonte Luan Krasniqi do tė
ndeshet me Saletėn
-
Nesėr mbahet konferenca me temėn:
"Demokracia amerikane, model pėr zhvillimet nė Kosovė"
-
Sipas Zyrės amerikane, bartja e
kompetencave tek institucionet e Kosovės duhet tė bėhet
deri nė fund tė kėtij viti
-
Zgjedhjet e ardhshme nė Kosovė
do tė mbahen atėherė kur UNMIK-u nuk do tė jetė kėtu
-
KE ka aprovuar pėr kėtė vit 53
milionė euro pėr rindėrtimin e Kosovės
-
U nėnshkrua marrėveshja qė
transporti i udhėtarėve dhe mallrave tė zhvillohet
normalisht dhe i sigurt
-
Raporti i OKB-sė pėr Kosovėn ėshtė
befasues pėr Kryeministrin e Kosovės
-
Ambasadori amerikan nė Shkup thotė
se Marrėveshja e Ohrit do tė zbatohet me, ose pa angazhimet
e PDSH-sė
-
Presidenti maqedonas ka thėnė
para deputetėve se nuk ka nė plan t'i nėnshtrohet asnjė
trysnie
-
Raketa ruse Sojuz me dy astronautė
ėshtė shkatėrruar nė gjithėsi
-
Nė serinė e shpėrthimeve nė njė
depo armėsh nė Bagdad, kanė humbur jetėn 40 irakianė
-
Forcat amerikane kapin shefin e shėrbimit
irakian tė spiunazhit
-
Presidenti Bush do tė shpallė sė
shpejti pėrfundimin e luftės nė Irak
-
Nė njė seri shpėrthimesh nė njė
depo armėsh nė Bagdad, kanė vdekur tė pakten pesė civilė
irakianė
-
Njė ushtar amerikan ka vdekur sot
gjatė luftimeve tė djeshme nė Afganistan
|
|
|
- Pesė
kushėrinj kanė humbur jetėn nė njė fatkeqėsi nė Luzhan
tė Pejės nga rrėshqitja e madhe e dheut
-
- Pejė,
26 prill 2003 - Pesė kushėrinj kanė kanė humbur jetėn dje pasdite nė komunės sė
Pejės. Fatkeqėsia ka ndodhur nė fshatin Lozhan kur ata
ishin duke hapur njė kanal ujėsjellėsi.
-
- Njė
masė e madhe dheu kishte rrėshqitur dhe ka zėnė tė paktėn
gjashtė vetė, pesė prej tė cilėve kanė mbetur tė vdekur
nė vend, ndėrsa njė tjetėr ka shpėtuar dhe aktualisht
ndodhet nė gjendje tė rėndė nė Spitalin e Pejės.
Nga shembja e dheut kanė humbur jetėn Salih Hoxha, Halil
Hoxha, Daut Hoxha, Kamber Hoxha dhe Albert Hoxha, tė gjithė
kushėrinj nga fshati Llozhan i Pejės. Ka shpėtuar vetėm
Hilmi Hoxha, i cili ka marrė lėndime tė rėnda trupore dhe
ndodhet nė shėrim nė spitalin e pėrgjithshėm nė Pejė.
-
-
- Hasellok
i hedh poshtė kritikat e kryeparlamentarit Daci nė adresė tė
UNMIK-ut
-
- Prishtinė,
26 prill 2003 - Drejtori pėr informim i administratės sė
UNMIK-ut, Sajmon Hasellok i ka hedhur poshtė akuzat e
kryeparlamentarit Nexhat Daci, i cili administratėn ndėrkombėtare
e akuzoi pėr burokraci dhe kėrkoi reduktimin e saj.
-
- Sipas
z. Hasellok kritikat qė i janė bėrė UNMIK-ut, veēanėrisht
kėtė javė, janė shumė dėshpruese. "Niveli i
debateve tė disa njerėzve ėshtė i ashpėr, pėrfshirė kėtu
edhe kryetarin e Kuvendit tė Kosovės.
-
- Dhe sėrish
problemi qėndron te ne, pra meqė jemi siē thuhet burokratė,
mė duhet tė them se ne jemi burokraci dhe niveli i kėsaj
burokracie ėshtė ēėshtje e hapur pėr t'u diskutuar",
tha Hasellok, duke shtuar se ēdo institucion dhe ēdo qeveri
ėshtė burokratike.
"Nėse i shikojmė institucionet e Kosovės ēfarė
shohim: nuk shohim efekte, por shumė diskutime dhe shumė
retorikė. Mendojmė se ka ardhur koha qė nė vend tė
kritikohemi pa arsyee, njerėzit duhet tė punojnė.
-
- Prandaj
mendoj se njerėzit fillimisht duhet t'i zgjidhin punėt e
brendshme, para se t'i shikojnė ēėshtjet e tjera", ka
thėnė Hasellok nė njė intervistė pėr radion "Evropa
e lirė".
Hasellok ka theksuar se faji pėr mosnėnshkrimin e disa
ligjeve nga Mihael Shtajner nuk qėndron tek administrata ndėrkombėtare.
Ndėrkaq lidhur me bartjen e kompetencave, Hasellok thotė se
institucionet vendore nuk i pėrmbushin as ato kompetenca qė
aktualisht i kanė.
-
-
- Boks:
Sonte Luan Krasniqi do tė ndeshet me Saletėn
-
 |
|
- Prishtinė,
26 prill 2003 - Sonte boksieri shqiptar, me nėnshtetėsi gjermane, Luan Krasniqi, nė
luftė drejt titullit tė kampionit evropian nė
kategorinė e rėndė, edhe njė here do tė ndeshet
me boksierin polak Premislav Saleta.
Kėta dy boksierė jan takuar mė 20 korrk tė vitit tė
kaluar kur, siē dihet Luan Krasniqi pas rundit tė
tetė e pat dorėzuar meēin dhe humbi edhe titullin e
kampionit evropian nė kategorinė e rėndė.
-
- Sonte
ėshtė rast i mirė pėr Luanin qė t'i revanshohet
boksierit polak. Luan Krasniqi deri mė tash i ka
zhvilluar 23 duele dhe nė 22 prej tyre ka dalė
fitimtar.
Titullin e kapionit evropian e mban turku Sinan Samil
San i cili ndėrkohė ka mundur Saletėn. Ai sonte pėr
tė mbrojtur titullin do tė ndeshet me anglezin
Julius Francis.
Nga ora 20.30, RTK transmeton drejtpėrdrejt (pėr
rrjetin tokėsor) kėtė duel.
|
-
-
- Nesėr
mbahet konferenca me temėn: "Demokracia amerikane, model
pėr zhvillimet nė Kosovė"
-
- Prishtinė,
26 prill 2003 - Nesėr, mė 27 prill, nė mjediset e hotelit "Grand" nė
Prishtinė, nė orėn 11:00, organizuar nga Forumi i Rinisė i
LDK-sė mbahet konferenca me temėn: "Demokracia
amerikane, model pėr zhvillimet nė Kosovė".
Pjesmarrės nė kėtė konferencė do tė jenė pėrfaqėsues
tė institucionėve vendore dhe ndėrkombėtare dhe pėrsonalitete
tė tjera tė jetės publike.
Gjithashtu nė konferencė do tė marrin pjesė edhe krerėt e
institucioneve tė Kosovės, thuhet nė njė njoftim tė
organizatorit tė kėsaj konference.
-
-
- Sipas
Zyrės amerikane, bartja e kompetencave tek institucionet e
Kosovės duhet tė bėhet deri nė fund tė kėtij viti
-
- Prishtinė,
26 prill 2003 - Shtetet e Bashkuara tė Amerikės konsiderojnė se Misioni i UNMIK-ut nė
Kosovė duhet ta bėjė bartjen e kompetencave jo tė
rezerevuara tek institucionet e pėrkohshme me kohė deri nė
fund tė vitit, thuhet nė njė komunikatė tė Zyrės
Amerikane nė Prishtinė.
-
- Kėrkohet
nga UNMIK-u dhe pėrfaqėsuesi special i sekretarit tė pėrgjithshėm
tė OKB-sė qė tė vendosin rreth mundėsive pėr zbatimin e
bartjes sė kompetencave.
Shefi i Zyrės amerikane nė Prishtinė Rino Harnish nėpėrmjet
njė komunikate pėr shtyp nė emėr tė Departamentit tė
Shtetit ka thėnė se, ashtu siē ia ka bėrė tė qartė
ambasadori Riēard Uiliamson KS tė OKB-sė mė 23 prill,
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės konsiderojnė se UNMIK-u
duhet tė pėrfundojė transferin e tė gjitha kompetencave jo
tė rezervuara tek institucionet e pėrkohshme tė Kosovės
sipas orarit deri nė fund tė kėtij viti.
Ashtu siē tregon edhe deklarata e ambasadorit Uiliamson nė
KS, thotė Harnish, situata nė Kosovė vazhdon tė jetė me
njė rėndėsi tė madhe pėr SHBA-tė.
"Nė mesin e ēėshtjeve qė vazhdojnė ta brengosin janė
krimi i organizuar, frikėsimi i dėshmitarėve, tensionet ndėretnike
dhe dhuna ekremiste", thuhet nė komunikatė.
-
- Po
ashtu theksohet se pėrfaqėsuesi special i sekretarit tė pėrgjithshėm
tė OKB-sė Mihael Shtajner duhet tė punojė bashkė me
institucionet e pėrkohshme pėr tė siguruar njė
legjislacion tė mirėfilltė, ndėrsa institucionet e Kosovės
duhet tė respektojnė objektivat e parapara me Rezolutėn
1244.
-
- UNMIK-u
dhe pėrfaqėsuesi special i OKB-sė duhet tė vendosin rreth
hollėsive pėr zbatimin e bartjes.
-
- Mirėpo,
atmosfera nė Kosovė shton edhe mė shumė rėndėsinė e
konsultimit tė pėrfaqėsuesit special tė sekretarit tė pėrgjithshėm
me kohė dhe nė hollėsi me tė gjitha palėt, thuhet nė
komunikatė.
-
-
- Zgjedhjet
e ardhshme nė Kosovė do tė mbahen atėherė kur UNMIK-u nuk
do tė jetė kėtu
-
- Prishtinė,
26 prill 2003 - Zgjedhjet e ardhshme nė Kosovė do tė mbahen atėherė kur UNMIK-u
nuk do tė jetė kėtu. Kėshtu ka deklaruar kėshilltari i
kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Ramush Tahiri. Ai shtoi
se UNMIK-u duke dashur ta ruajė mandatin e vet nė Kosovė
nuk ėshtė duke lėvizur gjėrat pėrpara dhe nuk ėshtė
duke shėnuar asnjė pėrparim.
-
- Sa i pėrket
Ligjit pėr zgjedhjet nė Kosovė ai tha se UNMIK-u nuk duhet
tė frikėsohet se ēfarė do tė ndodhė kur ky ligj do tė
zbatohet nga kosovarėt, pasi qė atėherė, sipas tij,
UNMIK-ut nuk do t'i mbetet asnjė kompetencė.
-
-
- KE
ka aprovuar pėr kėtė vit 53 milionė euro pėr rindėrtimin
e Kosovės
-
- Bruksel,
26 prill 2003 - Komisioni Evropian ka miratuar njė program pėr vitin 2003 qė
parashikon njė paketė ndihmash nė njė shumė prej 53
milionė euro pėr rindėrtimin, zhvillimin dhe stabilizimin e
Kosovės.
-
- Nga kjo
shumė 30 milionė euro do tė pėrdoren pėr rindėrtimin e
ekonomisė kosovare, 12 milionė euro pėr forcimin e
institucioneve, ndėrkaq, 5 milionė tė tjera do tė jenė pėr
zhvillimin social tė Kosovės. Shuma e mbetur do tė
investohet nė projektet e asistencės teknike.
Nė njė komunikatė tė posaēme pėr shtyp theksohet se KE i
ka ndarė kėto mjete financiare me qėllim tė ndihmės
humanitare pėr Kosovėn.
-
-
- U
nėnshkrua marrėveshja qė transporti i udhėtarėve dhe
mallrave tė zhvillohet normalisht dhe i sigurt
-
- Prishtinė,
26 prill 2003 - Mes Ministrisė sė Transportit, UNMIK-ut dhe SHPK-sė ėshtė arritur
njė marrėveshje e cila ka pėr qėllim qė transporti i udhėtarėve
dhe mallrave tė zhvillohet normalisht dhe i sigurt. Kjo marėrveshje
u nėnshkrua nga ministri Zef Morina dhe shefi i policisė sė
trafikut tė Kosovės Gill Gibertson.
Ministri Morina ka theksuar se kjo marrėveshje ka pėr qėllim
mbarvajtjen e punėve nė komunikacion, duke respektuar ligjin
dhe rregullat, si dhe nė bashkėpunim me policinė e
komunikacionit, inspektorėt tanė tė bėjnė kontrollimin e
automjeteve tė cilat bartin mallrat.
Sipas kėsaj marrėveshjeje do tė ndėrmerren masa ligjore pėr
largimin e automjeteve transportuese jolegale nga trafiku.
-
-
- Raporti
i OKB-sė pėr Kosovėn ėshtė befasues pėr Kryeministrin e
Kosovės
-
- Uashington,
26 prill 2003 - Duke komentuar raportin e fundit tė OKB-sė pėr Kosovėn,
kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi tha se ai ishte
"njė raport befasues prezantimi nga Sekretari i Pėrgjithshėm
ku flitet pėr dhunėn ndėretnike, pėr pasigurinė, pėr lėvizjen
e lirė tė komuniteteve minoritare, nė radhė tė parė tė
atij serb, pėr pamundėsinė qė tė shprehen nė gjuhėn e
tyre nėpėr gjyqe".
-
- Sipas
Rexhepit, ato ishin disa segmente qė nuk pėrkojnė me
realitetin dhe adresimi ėshtė i gabuar, pasi kėto janė tė
drejta tė rezervuara.
"Unė kam pėrshtypjen qė fjalori i pėrdorur nė lidhje
me sigurinė, lėvizjen e lirė, enklavat e tė gjitha, i pėrngjante
mjaft fjalorit tė qeverisė serbe, konkretisht tė zotit Ēoviē
dhe indirekt mund tė mendohet se ajo pjesė e raportit ishte
pjesė e raportit tė dėrguar nga qeveria serbe", ka thėnė
kryeministri Rexhepi pėr "Zėrin e Amerikės".
-
-
- Ambasadori
amerikan nė Shkup thotė se Marrėveshja e Ohrit do tė
zbatohet me, ose pa angazhimet e PDSH-sė
-
- Shkup,
26 prill 2003 - Ambasadori amerikan nė Shkup Lorens Batler ka thėnė se Marrėveshja
e Ohrit do tė zbatohet me ose pa angazhimet e Partisė
Demokratike Shqiptare. Megjithatė ai tha se dėshiron qė t'i
shohė deputetėt e kėsaj partie opozitare shqiptare nė njė
rol aktiv brenda Parlamentit tė Maqedonisė.
-
- Ambasadori
amerikan ka theksuar se ishte i habitur kur kishte parė se nė
seancėn e kaluar tė Parlamentit nė fillim tė javės kur
debatohej mbi dėrgimin e ushtarėve tė Maqedonisė nė Irak
mungonin deputetėt e PDSH-sė.
-
- Ai tha
se kishte mbetur i zhgėnjyer edhe pasi kishte biseduar me ta,
miqtė e tij tė PDSH-sė, siē i quajti ai. Por theksoi dėshirėn
e tij qė t'i shihte nė Parlament deputetėt e PDSH-sė nė
njė rol aktiv. "Sipas parimit tė demokracisė nėse
fitoni zgjedhjet dhe pėrfaqėsoni elektoratin atėherė ju
keni pėrgjegjėsi qė nė mėnyrė aktive tė merrni pjesė nė
parlament", tha ambasadori amerikan Batler.
-
-
- Presidenti
maqedonas ka thėnė para deputetėve se nuk ka nė plan t'i nėnshtrohet
asnjė trysnie
-
- Shkup,
26 prill 2003 - Presidentii Maqedonisė Boris Trajkovski u ka thėnė deputetėve tė
Parlamentit maqedonas se ai nuk ka nė plan tė nėnshtrohet pėrballė
asnjė trysnie apo shantazhi, pavarėsisht nga burimi dhe
synimi i tyre pėrfundimtar.
-
- Trajkovski
me kėtė rast i ka akuzuar politikanėt e opozitės se po
minojnė autoritetin nė besueshmėrinė e tij dhe po
degradojnė dinjitetin e familjes sė tij. Prokurorėt akuzuan
shefin e Shėrbimit maqedonas tė Zbulimit, Dosta Dimovska se
kishte pėrgjuar bisedat telefonike tė politikanėve dhe
gazetarėve gjatė njė periudhe dyvjeēare nė kohėn qė e
drejtonte Ministrinė e rendit.
-
-
- Raketa
ruse Sojuz me dy astronautė ėshtė shkatėrruar nė gjithėsi
-
- Baikonur,
Kazakistan, 26 prill 2003 Njė raketė ruse me dy anėtarė tė
ekuipazhit ka shpėrthyer sot (e shtunė), njofton AFP. Nė
njoftim thuhet se ky ishte fluturimi i parė nė gjithėsi pas
shkatėrrimit tė raketės Kolumbia tre muaj mė parė.
-
- Raketa
ruse, nė tė cilėn ndodhej komandanti Juri Malenshenko dhe
inxhinieri astronaut amerikan, Eduard Lu, janė nisur sot nga
kosmodromi Baikonur nė Kazakistan dhe kanė pasur tė aterojnė
nė Stacionin Ndėrkombėtar tė Gjithėsisė tė hėnėn nė
mengjes. Raketa Sojuz ėshtė shqyer nė gjithėsi si njė
portokall duke lėshuar re tymi.
-
-
- Nė
serinė e shpėrthimeve nė njė depo armėsh nė Bagdad, kanė
humbur jetėn 40 irakianė
-
- Bagdad,
26 prill 2003 Sipas njoftimeve mė tė reja tė Rojterit nė serinė e shpėrthimeve
tė fuqishme nė njė depo armėsh nė periferi tė Bagdadit,
kanė humbur jetėn 40 irakianė.
-
- Trupat
amerikane kanė fajėsuar sulmuesit e paidentifikuar tė kenė
hedhur nė depo lėndė ndezėse, por vendėsit janė parė tė
zemruar nė amerikanėt, qė kanė ardhur tė ndihmojnė
viktimat dhe ndaj tyre janė hedhur gurė.
-
-
- Forcat
amerikane kapin shefin e shėrbimit irakian tė spiunazhit
-
- Uashington,
26 prill 2003 - Zyrtarė amerikanė thonė se shefi i shėrbimit irakian tė
spiunazhit, i cili ka mundėsi tė ketė patur lidhje me
organizatėn terroriste Al-Kaida, ndodhet nė duart e forcave
amerikane. Autoritetet amerikane thonė se Faruk Hixhazi u kap
nė afėrsi tė kufirit sirian dje, disa orė pasi ish zėvendės-kryeministri,
Tarik Aziz, iu dorėzua zyrtarėve amerikanė.
Faruk Hixhazi ishte njė nga agjentėt kryesorė tė zbulimit
tė Irakut kur operativėt irakianė u pėrpoqėn tė vrisnin
Presidentin Bush 10 vjet mė parė nė Kuvajt. Besohet se ai
ėshtė takuar edhe me Osama Bin Ladenin nė vitin 1998.
-
-
- Presidenti
Bush do tė shpallė sė shpejti pėrfundimin e luftės nė
Irak
-
- Uashington,
26 prill 2003 - Zyrtarėt e Shtėpisė sė Bardhė thonė se Presidenti Bush do tė
shpallė sė shpejti pėrfundimin e luftimeve nė Irak. Zoti
Bush do ta bėjė kėtė njoftim qė javėn e ardhshme nė njė
fjalim ku do tė parashtrojė planet e tij pėr rindėrtimin e
kėtij vendi tė shkatėrruar nga lufta.
Kėshilltarėt e Presidentit thonė se fjalimi nuk ėshtė
shkruar ende pasi presidenti po pret raportin e komandantit tė
operacioneve nė Irak, gjeneralit, Tomi Frenks, pėr pėrfundimin
e luftimeve.
Zyrtarėt amerikanė thonė se ndoshta presidenti do ta mbajė
fjalimin tė enjten kur tė vizitojė njė aeroplanmbajtėse qė
po kthehet nga lufta. Ėshtė fjala pėr aeroplanmbajtėsen,
U-S-S Abraham Lincoln qė do tė lundrojė drejt San Diegos nė
Kaliforni nė rrugėn e saj tė kthimit nga Gjiri Persik.
-
-
- Nė
njė seri shpėrthimesh nė njė depo armėsh nė Bagdad, kanė
vdekur tė pakten pesė civilė irakianė
-
- Bagdad,
26 prill 2003 Tė pakten pesė civilė irakianė besohet tė kenė humbur jetėn
sot (tė shtunėn) dhe shumė tė tjerė tė jenė plagosur nė
njė seri shpėrthimesh tė fuqishme nė njė depo armėsh nė
periferi tė Bagdadit, njofton Rojter.
-
- Trupat
amerikane kanė fajėsuar sulmuesit e paidentifikuar tė kenė
hedhur nė depo lėndė ndezėse, por vendėsit janė parė tė
zemruar nė amerikanėt, qė kanė ardhur tė ndihmojnė
viktimat dhe ata janė gjuajtur me gurė. Korrespondenti i
CNN-it ka dėgjuar njerėzit nė vendngjarje tė kenė thėnė
se 14 persona janė vrarė kur njė raketė tokė-tokė nga
depoja e armėve gabimisht ka goditur njė shtėpi.
-
-
- Njė
ushtar amerikan ka vdekur sot gjatė luftimeve tė djeshme nė
Afganistan
-
- Uashington,
26 prill 2003 Njė ushtar tjetėr amerikan ka vdekur sot (tė shtunėn) nga plagėt,
qė kishte marrė gjatė luftimeve tė djeshme nė
Afganistanin juglindor dhe kėshtu pra ky ėshtė ushtari i
dytė amerikan, qė ėshtė vrarė nė kėto luftime, njofton
Rojter. Ndėrkaq, pėr katėr ushtarėt e tjerė tė plagosur
nė kėto luftime, njoftohet se janė nė gjendje stabile.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|