| |
 |
|
|
|
24.04.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
enjte, 24 prill 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Kryeparlamentari Daci ka kritikuar
ashpėr administratėn e UNMIK-ut dhe ka kėrkuar reduktimin e
stafit tė saj
-
Kuvendi i Kosovės miratoi nismėn
e nxjerrjes sė ligjit pėr zgjedhjet dhe dy projektligje
-
Nė Prishtinė u nėnshkrua njė
marrėveshje ndėrmjet postave tė Kosovės dhe Maqedonisė
-
Motrat Zeqiri nga Prishtina marrin
"Grand prix" nė njė festival tė filmit nė Francė
-
Kryesuesi i radhės sė OSBE-sė
thotė se BE duhet qė Kosovėn ta mbajė lart nė axhendėn
politike tė saj
-
Veturat qė qarkullojnė pa targa
KS do tė konfiskohen nga policia
-
Nė Gjilan ka njė ulje tė
dukshmne tė shkallės sė krimit, thotė komandanti i policisė
sė UNMIK-ut
-
Kosovės i nevojitet ligji pėr
zgjedhjet, u tha gjatė debatit tė sotėm nė Kuvendin e
Kosovės
-
Biznismenėt kosovarė dhe ata
maqedonas thonė se bashkėpunimi ekonomik i vendeve fqinje ėshtė
i domosdoshėm
-
Njė prokuror ndėrkombėtar ka
ngritur aktakuzė kundėr Millan Ivanoviqit
-
Edhe PPD kėrkon protektorat ndėrkombėtar
nė Maqedoni
-
Pėr deputetėt maqedonas, Lidhja
e Prizrenit ėshtė lėvizje "terroriste"
-
Subjektet politike shqiptare vlerėsojnė
se arrestimi i Shefqet Musliut nuk i kontribuon stabilizimit nė
Luginėn e Preshevės
-
Beogradi kėrkon nga shefi i
UNMIK-ut qė Musliu t'u dorėzohet organeve tė drejtėsisė
serbe
-
Kryetari i BDI-sė Ali Ahmeti dhe
kryetari i PDK-sė Arbėr Xhaferi nuk arriten tė kuptohen
edhe pas takimit tė djeshėm triorėsh
-
Filloi lirimi nga burgu i Shupkės
i ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė
-
Bisedimet Pauėll - Dė Vilpėn
-
I hapet rruga aktivitetit tė njė
qeverie tė re palestineze
-
Amerika kap irakianė tė tjerė
-
Arrihet marrėveshja pėr qeverinė
palestineze
-
Shifra marramendėse tė viktimave
tė dhunės shtetėrore nė Kolumbi
-
Njė vetėvrasės palestinez me
bombė e ka vrarė njė person dhe ka plagosur edhe 13 persona
tė tjerė
-
Nga rrėshqitja e dheut nė
Guatemalė ka pėsuar njė fshat dhe kanė humbur jetėn tė
pakten 10 persona
-
Kryengritėsit muslimanė nė
Filipine kanė vrarė 12 civilė
-
Nė Xhakartė kanė shpėrthyer dy
bomba, por ska pasur viktima
-
Guerilėt muslimanė nė Filipine
kanė vrarė tė pakten njė civil, kurse dhjetėra tė tjerė
i kanė marrė peng
-
Pas Juventusit dhe Interit, nė gjysmėfinale tė
Ligės sė Kampionėve edhe Real Madrid e Milan
|
|
|
- Kryeparlamentari
Daci ka kritikuar ashpėr administratėn e UNMIK-ut dhe ka kėrkuar
reduktimin e stafit tė saj
-
- Prishtinė,
24 prill 2003 - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci ka
akuzuar administratėn ndėrkombėtare nė Kosovė pėr
burokraci, duke kėrkuar njėherit reduktimin e stafit tė
UNMIK-ut. Kėto komente Daci i ka bėrė gjatė njė bisede me
disa gazetarė holandezė qė po qėndrojnė nė Prishtinė nė
pėrcjellje tė kryesuesit tė radhes sė OSBE-sė.
Z. Daci ka thėnė se ėshtė e pakuptimtė zvarritja e
kompetencave dhe se UNMIK-u ka shtyrė shumė gjatė procesin
e bartjes sė kompetencave tė vėrteta tek institucionet e
Kosovės, madje edhe ato qė parashihen me kapitullin V tė
Kornizės Kushtetuese, tė cilat janė pjesė e pėrgjegjėsive
tė vendorėve.
-
- Sipas
kryeparlamentarit Daci mosbartja e kompetencave nuk lejon
institucioneve tė Kosovės qė tė nxjerrin ligje, ndėrkaq
kur ato ligje miratohen nė Kuvend ėshtė administrata ndėrkombėtare
ajo qė pengon zbatimin e tyre.
"Gjatė tri vjetėve tė pasluftės njė vend i varfėr
si Kosova ka suficit buxhetor prej 100 milion eurosh, a nuk ėshtė
kjo e pakuptimtė, kur dihet se pensionet dhe rrogat nė Kosovė
janė tepėr tė ulėta", tha Daci. Ai me shembuj konkretė
ka shpjeguar si ėshtė kjo nė praktikė: rroga
e tij, e presidentit tė Kosovės, apo e kryeministrit, ėshtė
mė e vogėl sesa rroga e pastrueses nė zyrėn e
administratorit Shtajner.
"Nuk e akuzoj, por e kritikoj qė bėn shumė pak",
ka thėnė zoti Daci pėr shefin e UNMIK-ut Shtajner pėr tė
cilin tha se ka ardhur me njė ekip tė vogėl dhe ka gjetur kėtu
njė burokraci tė Kombeve tė Bashkuara. Daci pėr Shtajnerin
thotė se nuk ėshtė pragmatik, flet gjėra tė ėmbla dhe
premton shumė gjėra tė mira.
-
- "Ai
ėshtė nė gjendje tė nėnshkruajė diēka pėr veriun e
Mitrovicės qė ne e pėrkrahim, por qė tė nesėrmen harron
se ēka ka nėnshkruar. Pėr kėtė arsye kemi edhe situatėn
kur kėrkohet edhe ndarja e Kosovės nė bazė tė gjendjes nė
terren", thotė Daci duke shtuar se njė e treta e Kosovės
nuk kontrollohet dhe nuk administrohet nga UNMIK-u.
"Unė, presidenti Rugova apo kryeministri Rexhepi as qė
kemi qasje fizike nė atė pjesė dhe as qė mund ta vizitojmė
veriun e Kosovės", ka thėnė veē tjerash
kryeparlamentari i Kosovės, i cili pėr KFOR-in, ka pasur vetėm
fjalė lavdėruese, duke thėnė se do tė ishte i lumtur qė
qytetarėt e Kosovės t'i besojnė atij sa i besojnė KFOR-it.
-
-
- Kuvendi
i Kosovės miratoi nismėn e nxjerrjes sė ligjit pėr
zgjedhjet dhe dy projektligje
-
- Prishtinė,
24 prill 2003 - Pas shumė diskutimeve tė zhvilluar, Kuvendi i Kosovės me shumicė
votash miratoi nismėn e grupit paralmentar tė LDK-sė dhe tė
Komisionit legjislativ pėr nxjerrjen e ligjit pėr zgjedhjet.
-
- Ndėrkohė
deputetėt kėrkuan nga Qeveria qė tė nisė hartimin e njė
projektligji pėr zgjedhjet, i cili do t'u pėrcillej
komisioneve pėrkatėse pėr procedurė tė mėtejshme. Kundėr
kėsaj nisme kanė qenė deputetėt e koalicionit serb
"Kthimi" dhe disa deputetė tė minoriteteve tė
tjera.
Gjithashtu deputetėt me shumicė votash dhe vetėm me njė
kundėr miratuan nė parim edhe projektligjin pėr rrugėt.
Shjegimet hyrėse pėr kėtė projektligji i dha ministri i
Transportit dhe i Telekomunikacionit Zef Morina, i cili tha se
miratimi i njė ligji pėr rrugėt ėshtė njė ndėr pėrparėsitė
e mėdha tė ministrisė qė ai kryeson.
Ndėrkaq ministri i Bujqėsisė dhe Pylltarisė Goran
Bogdanoviq, pasi paraqiti projektlgjin pėr plehrat
artificiale, deputetėt edhe kėtė projektligj e miratuan sot
nė parim, i cili do tė vazhdojė me procedurėn e mėtejshėm.
-
-
- Nė
Prishtinė u nėnshkrua njė marrėveshje ndėrmjet postave tė
Kosovės dhe Maqedonisė
-
- Prishtinė,
24 prill 2003 - Ndėrmjet postave tė Kosovės dhe tė Maqedonisė sot nė Prishtinė u
nėnshkrua njė marrėveshje bashkėpunimi, e cila pėr Kosovėn,
siē u tha me kėtė rast, ėshtė edhe njė rrugė mė tepėr.
Drejtoresha e pėrgjithshme Leme Xhema, pas nėnshkrimit tė kėsaj
marrėveshjeje, theksoi se do tė merren edhe hapa tė tjerė
pėr tė vazhduar nė integrimin apo pjesėmarrjen e postave tė
Kosovės nė postat evropiane nė bazė tė normativave tė
Evropės.
Nė emėr tė delegacionit nga Maqedonia marrėveshjen e nėnshkroi
drejtori i pėrgjithshėm Taip Jakupi. Ai tha se me kėtė
marrėveshje edhe komunikimi ndėrmjet dy postave do tė jetė
mė i ngushtė.
-
-
- Motrat
Zeqiri nga Prishtina marrin "Grand prix" nė njė
festival tė filmit nė Francė
-
 |
|
- Paris,
24 prill 2003 - Me filmin "Exit" (Dalja), motrat Lendita dhe Blerta Zeqiri
nga Prishtina kanė fituar "Grand prix" (Ēmimin
e madh) nė Festivalin e metrazhit tė shkurtėr nė
qytetin Kaen (Caen) tė Francės.
-
- Ky ėshtė
njė film i shkurtėr artistik qė flet pėr tre
persona tė mbyllur nė njė banesė gjatė luftės nė
Kosovė. Mungesa e ushqimit, mungesa e informatave nga
jashtė, si dhe frika, bėjnė qė kėta tre persona tė
jenė shumė afėr njeri tjetrit. Mirėpo nė tė
njejtėn kohė nuk kanė qenė asnjėherė mė larg me
njėri tjetrin.
|
-
- Skenarin
dhe regjinė e kanė bėrė vetė motrat Lendita dhe Blerta
Zeqiri. Ndėrkaq rolet kryesore i interpretojnė: Vedat
Bajrami, Osman Azemi, Blerim Qeriqi, Alban Ukaj, Alush Gashi
etj...
Lendita aktualisht ėshtė duke i vijuar studimet nė Degėn e
artit dhe filozofisė nė seksionin: estetika e filmit, nė
Universitetin Paris 8. Mė herėt ajo ka kryer Fakultetin e
Artit nė Prishtinė.
Ndėrkaq Blerta pasi kishte kryer dy vitet e para nė
Fakultetin e Arteve nė Prishtinė, nė Degėn e dramaturgjisė,
tani ėshtė duke i ndjekur studimet nė Degėn e
kinematografisė nė Universitetin e Paris 8, nė Paris.
-
-
- Kryesuesi
i radhės sė OSBE-sė thotė se BE duhet qė Kosovėn ta mbajė
lart nė axhendėn politike tė saj
-
- Prishtinė,
24 prill 2003 - Kryesuesi i radhės sė OSBE-sė Jap de Hup Shefer, pas takimeve qė
pati dje me pėrfaqėsuesit vendorė dhe ndėrkombėtarė, tha
se nga kėto takime ka krijuar bindjen se nė Kosovė edhe mė
tutje do tė ketė nevojė pėr praninė e misionit tė OSBE-sė.
Procesi i bartjes sė kompetencave duhet tė vazhdojė dhe tė
bėhet nė pėrputhje me Rezolutėn 1244, ka thėnė Shefer.
Ai ka theksuar se BE duhet qė Kosovėn ta mbajė lart nė
axhendėn politike tė saj dhe shtoi se ambiciet e Holandės
si kryesuese e ardhshme e BE-sė janė qė ajo tė ndihmojė
integrimin e kėtij rajoni nė struktura evroatlantike.
"Unė mbėshtes qėndrimin e UNMIK-ut pėr standardet
para statusit dhe po largohem nga Kosova me pėrshtypjen se
ende nuk ėshtė koha pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar
tė Kosovė", tha Jap de Hup Shefer.
Ministri holandez nė rolin e kryesuesit tė radhės sė
OSBE-sė gjatė qėndrimit nė Kosovė solli edhe mesazhin se
misioni i kėtushėm i OSBE-sė do tė ketė rol parėsor nė
zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nė kėtė aspekt ai u
angazhua pėr legjislacion tė mirėfilltė, i cili do tė
garantonte zgjedhje fer dhe demokratike.
-
-
- Veturat
qė qarkullojnė pa targa KS do tė konfiskohen nga policia
-
- Mitrovicė,
24 prill 2003 - Administrata e UNMIK-ut ka hapur njė zyrė nė pjesėn veriore tė
Mitrovicės, e cila do tė mbikėqyrė tė gjitha lėvizjet nė
trafikun rrugor nė kėtė pjesė tė Kosovės.
-
- Kėshtu,
prej tash tė gjitha veturat qė qarkullojnė pa targa tė
Kosovės, apo kanė targa tė huaja dhe nuk kanė paguar doganėn
apo tatimin do tė konfiskohen nga policia.
-
-
- Nė
Gjilan ka njė ulje tė dukshmne tė shkallės sė krimit,
thotė komandanti i policisė sė UNMIK-ut
-
- Gjilan,
24 prill 2003 - Komandanti rajonal i policisė sė UNMIK-ut nė Gjilan, Geri Mekkreri,
disa ditė para largimit nga kjo detyrė, ka thėnė se gjatė
kohės sa ai ka shėrbyer nė Kosovė, ka mundur t`i vėrejė
shumė gjėra qė kanė ndryshuar pėr tė mirė dhe pėrgjithėsisht
njė lėvizje tė kėtij rajoni nga progresi dhe e ardhmja qė
e synojnė njerėzit e kėtushėm.
Nė njė takim tė Komitetit pėr Siguri dhe Emergjencė tė
komunės sė Gjilanit, ku ai ka marrė pjesė pėr herė tė
fundit, Mekkreri tha se krimi po shėnon rėnie tė dukshme
dhe pėr kėtė meritat i adresoi jo vetėm te policia e
UNMIK-ut dhe SHPK-ja, por edhe tek institucionet vendore dhe
qytetarėt.
Komandanti i policisė e ka argumentuar kėtė pohim me
shifrat krahasuese tė krimeve qė kanė ndodhur nė katėrmujorin
e parė tė vitit tė kaluar si dhe periudhėn e njėjtė tė
kėtij viti, ku shihet njė ulje pėr 232 raste.
Sipas kėtij zyrtari tė policisė, ndėr shkaktarėt kryesorė
qė mund t`i motivojnė njerėzit pėr tė kryer vepra tė kėtilla,
siē janė vjedhjet, vjedhjet me thyerje dhe rrahjet, mund tė
jenė edhe problemet sociale dhe papunėsia.
Rreth paralajmėrimeve tė mėhershme pėr pavarėsimin e
stacionit tė policisė nė Gjilan, mė 15 maj 2003, Geri
Mekkreri ka thėnė se do tė ketė njė shtyrje prej njė
muaji, meqenėse nuk ishin kryer ende tė gjitha pėrgatitjet
e nevojshme teknike.
Krahas procesit pėr mvetėsimin e stacionit tė policisė nė
Gjilan, po punohet edhe pėr hapjen e njė nėnstacioni nė
Zhegėr, ku do tė jenė tė angazhuar rreth 20 policė tė
SHPK-sė si dhe tė njė nėnstacioni tjetėr nė fshatin Cėrnicė,
i cili do tė vepronte vetėm nė raste tė caktuara, ka thėnė
ai.
-
-
- Kosovės
i nevojitet ligji pėr zgjedhjet, u tha gjatė debatit tė sotėm
nė Kuvendin e Kosovės
-
- Prishtinė,
24 prill 2003 - Nė seancėn e sotme tė Kuvendit tė Kosovės deputetėt po diskutojnė
lidhur me nismėn pėr nxjerrjen e ligjit pėr zgjedhjet, por
nė rend ditė ėshtė edhe projektligji pėr rrugėt dhe ai pėr
plehėrat artificiale.
Nismėn e LDK-sė pėr nxjerrjen e njė ligji pėr zgjedhjet
ėshtė pėrkrahur nga tė gjitha grupet parlamentare
shqiptare nė kuvend, por u kundėrshtua nga deputetėt e
koalicionit serb "Kthimi".
-
- Deputetėt
serbė kėrkuan nė fillim tė seancės tė hiqet nga rendi i
ditės nisma pėr ligjin e zgjedhjeve, sepse kjo sipas tyre ėshtė
nė kundėrshtim me Kornizėn kushtetuese. Pas njė votimi qė
u bė, kėrkesa e tyre u hodh poshtė.
Duke folur pėr nevojėn e nxjerrjes sė njė ligji pėr
zgjedhjet, diskutuesit thanė se pas organizimit tė tri palė
zgjedhjeve nė Kosovė nga OSBE-ja ka ardhur koha qė
institucionet e Kosovės tė hartojnė njė ligj dhe tė
organizojnė zgjedhjet.
Duke folur nė emėr tė Grupit parlamentar tė LDK-sė, dr.
Alush Gashi tha se "jemi tė zotuar ta bėjmė Kosovėn
me ligje bashkėkohore. Nė kėtė angazhim jemi tė pėrcaktuar
tė bashkėpunojmė me faktorin vendor dhe ndėrkombėtar nė
tė mirė tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės si dhe tė
paqes dhe stabilitetit".
Nė vazhdim ai tha se deri mė tani zgjedhjet nė Kosovė janė
organizuar nė bazė tė rregullores sė hartuar nga OSBE-ja,
nė konsultim me vendorėt, por ishte njė kohė kur Kosova
nuk kishte Kuvend, President dhe Qeveri, porse tani nė kėtė
fazė tė zhvillimit, Kosovės i nevojitet ligji pėr
zgjedhjet, tha dr. Gashi.
Ai bėri tė ditur se nė OSBE ėshtė duke punuar Grupi
punues pėr zgjedhje, i cili i zhvillon punimet me dyer tė
mbyllura. Por, sipas tij, ėshtė mė mirė qė debati tė
zhvillohet nė Kuvendin e Kosovės pėr tė qenė mė
transparent dhe mė gjithėpėrfshirės, gjė qė nuk ėshtė
nė kundėrshtim me rezolutėn 1244 tė KS.
Duke pasur parasysh se nė kuadėr tė OSBE-s punon njė numėr
i konsiderueshėm ekspertėsh ndėrkombėtarė pėr zgjedhje,
do tė ishte njė ndihmesė shumė e mirė pėr institucionet
e Kosovės qė tė shfrytėzohen njohuritė e tyre pėr
hartimin e ligjit pėr zgjedhje, theksoi Alush Gashi, duke
shtuar se nuk do tė harxhoheshin fonde tė mėdha pėr
rregullore vetėm pėr njė parė zgjedhje.
Nė anėn tjetėr, sipas tij, ndihma e OSBE-s nė hartimin e
ligjit pėr zgjedhje do tė ishte dėshmi e mirė e bashkėpunimit
nė mes institucioneve vendore dhe atyre ndėrkombėtare, tha
dr.Alush Gashi.
Lidhur me kėtė temė diskutuan edhe disa deputetė tė tjerė
dhe debati po vazhdon.
-
-
- Biznismenėt
kosovarė dhe ata maqedonas thonė se bashkėpunimi ekonomik i
vendeve fqinje ėshtė i domosdoshėm
-
- Prishtinė,
24 prill 2003 - Bashkėpunimi i Kosovės i vendeve fqinje ėshtė i domosdoshėm,
sidomos nė fushėn e ekonomisė. Mirėpo, duhet tė ekzistojė
bashkėpunimi i mirėfilltė dhe simetrik, sepse nėse
veprohet njėanshėm nuk do tė ketė bashkėpunim afatgjatė,
kanė thėnė dje pėrfaqėsuesit e bisnesit kosovar nė
takimin qė zhvilluan me kolegėt e tyre maqedonas nė
Prishtinė.
Ali Jakupi, ministėr i Tregtisė dhe Industrisė tha se
brenda katėr viteve tė pasluftės Kosova ka njė asimetri tė
theksuar nė sferėn e kėmbimit tė mallrave, ngase nė vitin
2002 importi nga Maqedonia ka qenė 145 milionė euro, ndėrkaq
eksporti i Kosovės me kėtė vend ka qenė vetėm 3 milionė
e 300 mijė euro.
Kryetari i Odės Ekonomike tė Maqedonisė Dushan Petrevski ka
theksuar se bashkėpunimi mes dy vendeve ka qenė tradicional
dhe ka vazhduar vite me radhė. Dėshmi pėr kėtė ėshtė
edhe bashkėpunimi ekonomik gjatė bllokadave edhe gjatė luftės.
-
- Nė atė
kohė dhe nė kohėt e sotme bashkėpunojnė miqtė dhe njerėzit
tė cilėt zgjidhjet afariste i kanė ndėrtuar me dekada nė
vitet paraprake qė mendojnė se kanė perspektivė nė afarizėm,
ka thėnė Petrevski.
-
-
- Njė
prokuror ndėrkombėtar ka ngritur aktakuzė kundėr Millan
Ivanoviqit
-
- Prishtinė,
24 prill 2003 - UNMIK-u njofton se njė prokuror ndėrkombėtar nė Kosovė ka ngritur
aktakuzė kundėr Millan Ivanoviqit, kryetar i tė
ashtuquajturit "Kėshilli nacional serb" nė
Mitrovicė pėr siē thuhet udhėheqjen e njė grupi, qė ka
kryer krime dhe pėr sulme kundėr forcave tė rendit.
-
-
- Edhe
PPD kėrkon protektorat ndėrkombėtar nė Maqedoni
-
- Tetovė,
24 prill 2003 - Edhe PPD me seli nė Tetovė vlerėson se njė protektorat ndėrkombėtar
mund tė shmangė krizėn nė Maqedoni. Kėshtu thotė
sekretari i pėrgjithshėm i PPD-sė Naser Zyberi, i cili ka
shtuar se tendencat e fundit tė subjekteve serioze politike
kontestojnė tėrėsinė territoriale tė Maqedonisė dhe
shprehin dilemat e tyre pėr pamundėsinė e funksionimit tė
shtetit multietnik.
-
- Sipas
Zyberit, PPD do t'i kėrkojė faktorit ndėrkombėtar qė
Maqedonia tė jetė protektorat ndėrkombėtar. Njė
protektorat ndėrkombėtar nė Maqedoni ditė mė parė e ka kėrkuar
edhe partia tjetėr shqiptare - PDSH e Arbėr Xhaferit, e cila
e ka "ngrirė" aktivitetin e vet partiak.
-
-
- Pėr
deputetėt maqedonas, Lidhja e Prizrenit ėshtė lėvizje
"terroriste"
-
- Shkup,
24 prill 2003 - Nė njė njoftim nga Shkupi thuhet se Komisioni pėr kulturė i
Kuvendit tė Maqedonisė nga shtatė ngjarjet e propuzuara nga
shqiptarėt pėr shėnuar sivjet, ka miratuar se vetėm dy
ngjarje mund tė shėnohen gjatė kėtij viti nė Maqedoni.
Deputetėt maqedonas kanė votuar kundėr kremtimit tė
125-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, madje kėtė
ngjarje tė madhe historike pėr shqiptarėt e kanė quajtur
si "lėvizje terroriste" pėr formimin e Shqipėrisė
sė madhe.
-
-
- Subjektet
politike shqiptare vlerėsojnė se arrestimi i Shefqet Musliut
nuk i kontribuon stabilizimit nė Luginėn e Preshevės
-
- Preshevė,
24 prill 2003 - Kryetari i Kuvendit tė Preshevės, Skėnder Destani ka deklaruar se
arrestimi i ish-luftėtarėve tė UĒPMB-sė tė demobilizuar
Shefqet Musliut dhe Bekim Tahirit, nuk do t'i kontribuojė
stabilizimit tė gjendjes nė Luginėn e Preshevės.
-
- Ndėrkaq
Orhan Rexhepi nga LPD ka thėnė se pala serbe qartas ėshtė
interesuar qė tė destabilizojė situatėn nė kėtė rajon,
duke dėshiruar qė pėrziejė edhe faktorin ndėrkombėtar nė
Kosovė nė kėtė rast. Ai akuzon autoritetet serbe se me
inicimin e arrestimimeve e kanė shkelur Marrėveshjen e Konēulit.
-
-
- Beogradi
kėrkon nga shefi i UNMIK-ut qė Musliu t'u dorėzohet
organeve tė drejtėsisė serbe
-
- Beograd,
24 prill 2003 - Qendra bashkėrenduese serbe pėr Kosovėn ka kėrkuar dje nga shefi i
UNMIK-ut Mihael Shtajner qė udhėheqėsi i ish-UĒPMB-sė
Shefqet Musliu, i arrestuar pardje nė Kosovė nga trupat e
KFOR-ut t'u dorėzohet sa mė parė organeve tė drejtėsisė
serbe.
-
- Nga
UNMIK-u kėrkohet qė organeve tė judikaturės serbe t'u dorėzohen
edhe personat e tjerė tė cilėt do tė arrestohen dhe ndaj tė
cilėve ėshtė shpallur edhe fletarrestimi ndėrkombėtar i
Interpolit - Besim Tahirit, i quajtur "Ēeēeni" dhe
Lirim Jakupit i quajtur "Nazisti".
-
-
- Kryetari
i BDI-sė Ali Ahmeti dhe kryetari i PDK-sė Arbėr Xhaferi nuk
arriten tė kuptohen edhe pas takimit tė djeshėm triorėsh
-
- Tetovė,
24 prill 2003 - Kryetari i BDI-sė Ali Ahmeti dhe kryetari i PDK-sė nuk arritėn tė
merren vesh pėr asgjė nė njė takim triorėsh qė e patėn
dje nė Tetovė. Takimi u mbajt pas situatės sė krijuar me
shpalljen e moratoriumit tė PDSH-sė.
Ali Ahmeti tha pas takimit se nuk ėshtė arritur asgjė
konkrete pėr t'i tejkaluar vėshtirėsitė e krijuara.
"Dallimet sigurisht se janė tė dukshme, megjithatė ne
do tė pėrpiqemi edhe nė tė ardhmen qė kėto biseda tė
vazhdojnė.
-
- Nė kėtė
takim shpreha optimizmin qė kam pėr materializimin e plotė
tė Marrėveshjes sė Ohrit, shpreha bindje qė njė ndihmesė
mjaft tė madhe kemi edhe nga komuniteti ndėrkombėtar".
Ndėrkaq, nė emėr tė PDSH-sė Menduh Thaēi ka deklaruar
shkurt se qėndrimet e kėsaj partie me ato tė BDI-sė
diametralisht janė tė kundėrta dhe se nuk ėshtė arritur qė
ta bindin njėra-tjetrėn pėr qėndrime e tyre.
-
-
- Filloi
lirimi nga burgu i Shupkės i ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė
-
- Shkup,
24 prill 2003 - Autoritetet e Maqedonisė qė nga dje kanė fillur tė lirojnė nga
burgu ish-pjesėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare.
-
- Kryetari
i Kėshillit pėr Lirimin e tė Burgosurve Politikė nė
Maqedoni Abdurrahim Masuti deklaroi se dje nga burgu i Shupkės
janė liruar tre pjesėtarė tė ish-UĒK-sė nga Maqedonia.
Ndėrkaq, gjatė ditėve tė ardhshme priten tė lirohen edhe
ish-pjesėtarėt tjerė tė UĒK-sė nga Maqedonia dhe nga
Kosova.
-
-
- Bisedimet
Pauėll - Dė Vilpėn
-
- Paris,
24 prill 2003 - Ministri i Jashtėm i Francės, Dominik dė Vilpėn, i cili i telefonoi
i pari Sekretarit Pauėll, ndėrsa ishte duke bėrė njė
vizitė nė Jordani, ėshtė duke mbrojtur veprimet e Francės
gjatė krizės sė Irakut.
Zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit kanė theksuar se tė
dy vendet do tė mbeten aleatė. Ata shtuan se zoti Pauėll
dhe homologu i tij francez bėnė shaka me ato qė ata i
konsideruan si njoftime tė zmadhuara tė shtypit rreth
aludimeve lidhur me komentet e Sekretarit Pauėll, gjatė
intervistės qė ai i dha tė martėn nė mbrėmje rrjetit
televiziv, C-B-S.
Por zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, Riēard Buaēer
po i pėrmbahet idesė qė do tė ketė pasoja pėr atė qė
ai tha se nuk ishte thjesht njė pėrplasje pikėpamjesh mbi
Irakun, por njė ndikim aktiv lobist i Francės kundėr pėrpjekjeve
diplomatike tė Shteteve tė Bashkuara para luftės me Irakun.
-
-
- I
hapet rruga aktivitetit tė njė qeverie tė re palestineze
-
- Tel
Aviv, 24 prill 2003 - Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon, thotė se qeveria e tij do tė bėjė
gjithēka varet prej saj pėr tė arritur njė zgjidhje
politike qė do tė ēonte nė vendosjen e paqes me palestinezėt.
-
- Sharon
e bėri kėtė deklartė nė pėrgjigje tė lajmit se udhėheqėsi
palestinez, Jaser Arafat dhe kryeministri i moderuar, Mahmud
Abas, ranė dje dakord pėr njė kabinet tė ri.
Zoti Sharon i tha radios izraelite po dje se tė gjithė
izraelitėt e duan paqen, por shtoi se ėshtė me rėndėsi qė
edhe pala tjetėr ta dojė arė.
-
-
- Amerika
kap irakianė tė tjerė
-
- Bagdad,
24 prill 2003 - Forcat e drejtuara nga Amerika nė Irak kanė arrestuar tre persona tė
tjerė qė pėrfshihen nė listėn e tyre tė irakianėve mė
tė kėrkuar.
Mes tyre ėshtė dhe kreu i shėrbimit informativ irakjan,
Gjen. Zuhair al Nakib.
Si shef i shėrbimit informativ ushtarak, Al-Nakib mund tė
ketė informata rreth udhėheqėsve tė tjerė ushtarakė
irakianė dhe mundėsisht pėr armėt e shkatėrrimit nė masė.
Zyrtarėt amerikanė shpresojnė se ai mund tė jetė nė
dijeni edhe tė lidhjeve tė mundshme me ndonjė organizatė
terroriste.
I arrestuari tjetėr ėshtė Muzahim Sa'b Hassan al-Tikriti, i
dhjeti nė listėn e mė tė kėrkuarve nga Amerika.
Irakjani i tretė nė duart e amerikanėve ėshtė
ish-ministri i Tregtisė, ose numri 42 nė listė.
Personi i katėrt, nuk ėshtė nė listėn e mė tė kėrkuarve,
por ai ėshtė njė oficer i shėrbimit sekret qė mund tė
ketė informata pėr veprimtarinė e agjentėve tė Irakut nė
Shtetet e Bashkuara .
-
-
- Arrihet
marrėveshja pėr qeverinė palestineze
-
- Ramallah,
24 prill 2003 - Autoriteti Palestinez njoftoi se ėshtė zgjidhur mosmarrėveshja mes
Jaser Arafatit dhe kryeministrit tė tij tė ri, Mahmud Abas.
Mosmarrėveshja kėrcėnonte shtyrjen e bisedimeve rreth njė
plani tė ri paqeje pėr Lindjen e Mesme dhe zyrtarė arabė,
evropianė dhe amerikanė i bėn thirrje z. Arafat qė tė lėshonte
pe.
Mė nė fund, z. Arafat ra dakord me z.Abas nė pėrbėrjen e
kabinetit tė ri qeveritar pas njė negociimi nė momentin e
fundit tė njė tė dėrguari tė posaēėm egjiptian.
Marrėveshja u arrit pas katėr ditėve pėrplasjesh mes z.
Arafat dhe kryeministrit tė tij tė ri.
-
-
- Shifra
marramendėse tė viktimave tė dhunės shtetėrore nė
Kolumbi
-
- Bogota,
24 prill 2003 Komiteti i pėrhershėm i tė drejtave tė njeriut ka publikuar
raportin e vet vjetor pėr dhunėn shtetėrore nė Kolumbi,
shifrat e tė cilit janė marramendėse, njofton BBCworld.
-
- Numri i
viktimave tė dhunės, thuhet nė raport, janė mė ta larta
se nė vendet me luftė nė shkallė tė gjerė, duke e
radhitur kėshtu Kolumbinė ndėr shtetet mė tė rezikshme nė
botė.
-
- Kėshtu,
bėhet e ditur se gjatė vitit tė kaluar nė Kolumbi kanė
ndodhur 32 mijė vrasje tė njerėzve, pesė mijė e pesėqind
vrasje tė motivuara politikisht, pesė mijė vrasje tė njerėzve
tė krahut tė djathtė, kurse mesatarja ėshtė 30 vrasje nė
100 mijė banorė.
-
- Kėto
informacione nuk do tė jenė tė kėndshme pėr presidenti
Alvaro Uribe, i zgjedhur me premtimin se do tė vėrė rend
dhe ligj nė vend, pas njė konflikti 39-vjeēar.
-
-
- Njė
vetėvrasės palestinez me bombė e ka vrarė njė person dhe
ka plagosur edhe 13 persona tė tjerė
-
- Tel
Aviv, Izrael, 24 prill 2003 Njė vetėvrasės palestinez me bombė e ka
hedhur veten nė erė sot nė orėt e hershme tė mėngjesit
(e enjte) nė njė stacion treni nė qytetin izraelit Kfar
Saba, jo larg Tel Avivit dhe kėshtu, pos vetvetės ka vrarė
edhe rojėn e sigurimit dhe ka plagosur edhe 13 persona tė
tjerė, njofton Rojter.
-
- Ky ėshtė
sulmi i parė i tillė brenda muajit nė Izrael dhe ndodh pas
marrėveshjes sė tė merkurės pėr formimin e kasbinetit
palestinez, qė ka hapur rrugėn pėr paqe sipas nismės
amerikane, tė cilėn po e kundėrshtojnė ashpėr militantėt
palestinezė.
-
-
- Nga
rrėshqitja e dheut nė Guatemalė ka pėsuar njė fshat dhe
kanė humbur jetėn tė pakten 10 persona
-
- Las
Barrankas, Guatemalė, 24 prill 2003 Njė shpat mali nė pjesėn perendimore tė
Guatemalės ka rrėshqitur sot (tė enjten) dhe ka rėnė mbi
njė fshat, tė cilit i ka shkaktuar shkatėrrime tė mėdha,
duke mbytur kėshtu tė pakten 10 persona, prej tyre pesė fėmijė,
kurse tetė tė tjerė janė tė zhdukur nė baltėn, qė i ka
mbuluar, njofton Rojter. Dheu ka zėnė krejtėsisht gjashtė
shtėpi, kurse ka shkatėrruar edhe 16 tė tjera.
-
-
- Kryengritėsit
muslimanė nė Filipine kanė vrarė 12 civilė
-
- Maigo,
Filipine, 24 prill 2003 Forcat qeveritare filipinase kanė ndėrmarrė
sot (e enjte) njė operacion ndėshkimi me helikopterė dhe
automjete tė blinduara kundėr gueriles muslimane pasi qindra
syresh kishin sulmuar mė parė dy qytete tė afėrme, ku
kishin vrarė 12 civilė dhe kishin marrė peng dhjetėra tė
tjerė, njofton Rojter.
-
- Zyrtarėt ushtarakė dhe policorė kanė thėnė
se kryengritėsit kanė ikur nga qytetet Kolambugan dhe Magio,
nė tė cilat kishin hyrė dhe kishin kaluar nė ujėdhesėn
jugore Mindanao, por ende nuk dihet nė kanė pasur tė vrarė
dhe nė janė duke i majtur ende pengjet.
-
-
- Nė
Xhakartė kanė shpėrthyer dy bomba, por ska pasur viktima
-
- Xhakartė,
24 prill 2003 Dy bomba tė prodhimit shtėpiak kanė shpėrthyer sot heret (tė
enjten) nė Xhakrtė, afėr zyreve tė Kombeve tė Bashkuara,
por tash pėr tash ska tė dhėna pėr viktima, njofton
Rojter. Njoftohet se edhe njė bombė tjetėr e pashpėrthyer
ėshtė gjetur nė tė njėjtin vend. Bomba ka shkatėrruar
pakėz urėn e afėrme.
-
-
- Guerilėt
muslimanė nė Filipine kanė vrarė tė pakten njė civil,
kurse dhjetėra tė tjerė i kanė marrė peng
-
- Zamboanga,
Filipine, 24 prill 2003 Rreth 500 guerilė muslimanė kanė
filluar sot (tė enjten) njė sulm nė njė qytet nė jug tė
Filipineve dhe gjatė kėtyre luftimeve kanė vrarė tė
pakten njė civil, kurse dhjetėra tė tjerė, pėrfshirė
edhe policė, i kanė marrė peng, kanė bėrė tė ditur
burimet vendore ushtarake, njofton Rojter.
-
-
- Pas
Juventusit dhe Interit, nė gjysmėfinale tė Ligės sė
Kampionėve edhe Real Madrid e Milan
-
- Prishtinė,
24 prill 2003 Mbrėmė u zhvilluan edhe dy ndeshjet e kthimit tė ēerekfinales sė
Ligės sė Kampionėve. U takuan Manēester Junajted Real
Madrid dhe Millano Ajaksi.
Manēester Junajted edhe pse nė fund tė takimit arriti ta
mund Real Madridin me rezultat minimal 4:3, nuk arriti tė
kualifikohet pėr nė gjysmėfinale pasiqė epėrsia e Realit
nga takimi i parė (3:1) ishte e paarritshme pėr anglezėt.
-
- Pėr
Manēester Junajtedin golat i shėnuan:
- Van
Nistelroij 43', Helguera 52'(autogol) dhe Bekam 71' dhe 85'.
- Ndėrkaq
pėr Real madrid tė gjithė golat i shėnoi futbollisti numėr
1 nė botė braziliani Ronaldo:12', 50', 59.
Nė gjysmėfinale tė Ligės sė Kampionėve u kualifikua edhe
skudra e tretė italiane Milan nga Millano. Ajo me mjaft vėshtirėsi
elimnoi skuadrėn holandeze Ajaks, me golin qė nė kohėn
shtesė prej tre minutash e shėnoi Tomason. Meritat pėr kėtė
gol gjithsesi i kishte Inzagi.
-
- Golat pėr
Milanon i shėnuan:
- Ndėrkaq
pėr Ajaksin shėnuan: Litmanen 63 dhe Pinar 78'.
- Nė
gjysmėfinale njė ditė mė parė janė kualifikuar edhe dy
skuadrat tjera italiane Juventusi dhe Interi.
Reazultatet komplete tė ēerekfinales
janė:
-
- Manēester
Junajted Real Madrid 4:3 (1:3)
- Milan
Ajaks 3:2 (0:0)
- Valensia
Inter 2:1 (0:1)
- Barcelona
Juventus 1:2 (1:1).
(nė kllapa janė rezultatet e
takimit tė parė ēerekfinal)
Nė gjysmėfinale do tė takohen:
- Real
Madrid - Juventus dhe Milan - Inter.
Sonte do tė zhvillohen edhe ndeshjet e kthimit tė gjysmėfinales
sė Kupės sė UEFA-sė.
Takohen, Seltik Boavista (1:1) dhe Porto Lacio (4:1)
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|