| |
 |
|
|
|
23.04.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
mėrkure, 23 prill 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Nga takimi Rugova - Shefer:
OSBE-ja do tė jetė shumė e pėrkushtuar nė Kosovė
-
Kryeministri e quan KEK-un ndėrmarrje
tė sėmurė
-
Komisioni pėr Gatishmėri
Emergjente propozon zgjerimin e tij
-
KFOR-i ka shtuar patrullimet nė
kufijtė e Kosovės me Serbinė dhe Maqedoninė
-
KFOR-i do tė pėrdor tė gjitha
mjetet qė tė luftojė grupet tė cilat paraqesin kėrcėnim
pėr sigurinė nė Kosovė
-
Trupat e KFOR-it kanė ndėrmarrė
njė operacion kontrolli nė lagjen e Lushtakėve nė fshatin
Prekaz
-
Hasellok thotė se autoritetet nė
Kosovė asnjėherė nuk e kanė mohuar ekzistimin e AKSH-sė
-
Ende nuk ėshtė konfirmuar
identiteti i tė vrarėve nė incidentin e urės nė afėrsi tė
Zveēanit
-
Nė Prishtinė u mbajt njė takim
mes pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė dhe Kosovės pėr bashkėpunim
tregtar
-
Nė pesėvjetorin e Akademisė sė
Mbrojtjes sė Kosovės ėshtė prezentuar brezi i parė i
oficerėve tė kėsaj akademie
-
Popullata duhet tė paguajė dhe tė
kursejė energjinė elektrike, thotė pėrfaqėsuesi i
UNMIK-ut
-
Ėshtė arrestuar Shefqet Musliu,
ish-komandanti i UĒPMB-sė
-
Nė Gjilan thyhet pėr herė tė
tretė Fabrika e radiatorėve
-
Arrestohet njė person nė
Mitrovicė i dyshuar se ka lidhje direkte me shpėrthimin e urės
afėr Zveēanit
-
Nė Vushtrri u mbajt manifestimi
poetik i poeteshave shqiptare "Vushtrria 2003"
-
A. Ahmeti: Populli nuk mė mbėshteti
pėr tė ndarė Maqedoninė
-
Ilir Meta thotė se rajoni nuk ka
nevojė pėr njė Bosnje tė dytė
-
B. Mustafaj: PD nuk mbėshtet asnjė
ide qė ēon nė cėnimin e integritetit territorial tė
Maqedonisė
-
Bigman: Kėto ide kanė shkaktuar
lumenj gjaku kėtu nė Ballkan
-
Njė delegacion ushtarak nga Shqipėria
viziton Maqedoninė
-
VMRO-DPMNE i ka drejtuar shumė kėrkesa
qeverisė aktuale maqedonase
-
Nė Serbi ėshtė hequr gjendja e
jashtėzakonshme
-
Bush thotė se s'ka plan pėr farė
aksioni tė ri ushtarak pas konfliktit nė Irak
-
Nė Pnom Pen ėshtė vrarė njė
gjykatės i lartė kamboxhian nė pikė tė ditės
-
Protesta antimerikane nė Qerbela
-
Xhef Hun beson se Sadam Huseini
ende ndodhet nė Irak
-
Ushtria amerikane ka vrarė sot nė
Afganistan vrasėsin e njė punėtori tė Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar
-
Pauell: Franca do tė bartė
konsekuencat pėr kundėrshtimin e luftės nė Irak
-
Nė Xhakartė ka filluar gjykimi
kundėr klerikut radikal, Abu Beker Beshir
-
Mijėra ushtarė amerikanė hynė
nė qytetin e tensionuar tė Mosulit
-
Franca bėn thirrje pėr ndėrprerjen
e menjėhershme tė sanksioneve tė OKB-sė kundėr Irakut
-
Nis dialogu me koreanoveriorėt
-
Opozita kundėrshton
rezultatin
|
|
|
- Nga
takimi Rugova - Shefer: OSBE-ja do tė jetė shumė e pėrkushtuar
nė Kosovė
-
 |
|
- Prishtinė,
23 prill 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot kryesuesin e radhės sė
OSBE-sė, ministrin e Punėve tė Jashtme tė Holandės
Jap de Hup Shefer, me tė cilin bisedoi pėr
zhvillimet aktuale nė Kosovė dhe pėr bashkėpunimin
me OSBE-nė.
Pas takimit presidenti Rugova tha se mysafirin e ka
njoftuar me progresin e arritur, me objektivat e
institucioneve tė Kosovės, pėr zhvillimin ekonomik,
privatizimin, integrimin e grupeve etnike nė shoqėrinė
e Kosovės, si dhe me aktivitetin e OSBE-sė qė ka bėrė
njė punė tė madhe gjatė kėtyre katėr viteve tė
pasluftės.
|
-
- Pra,
gjatė kėsaj kohe, tha Presidenti, Kosova ka pasur tri palė
zgjedhje. Me ndihmėn e OSBE-sė ėshtė krijuar njė polici e
mirė dhe proceset e tjera demokratike.
-
- Presidenti
Rugova ritheksoi kėrkesėn e tij pėr njė Kosovė
demokratike, paqėsore e tė pavarur, tė integruar nė BE e nė
NATO. Tani punohet sė bashku me UNMIK-un e me OSBE-nė nė ndėrtimin
e institucioneve dhe nė zhvillimin ekonomik, tha Presidenti i
Kosovės pas takimit me ministrin Shefer.
Nga ana e tij, zoti Shefer tha para gazetarėve: "Ishte
njė privilegj pėr ta takuar presidentin Rugova. Eshtė shumė
me rėndėsi tė nėnvizoj qė OSBE-ja, organizatėn qė unė
e pėrfaqėsoj, ėshtė shumė e pėrkushtuar pėr kryerjen e
detyrave nė Kosovė. Presidenti na njoftoi se kėtu ėshtė bėrė
njė progres i madh, mirėpo ka mbetur ende punė pėr t'u bėrė",
tha ai.
Ministri Shefer nė vazhdim tha se OSBE-ja pėr vitin e ardhshėm
ka nė axhendėn e saj organizimin e zgjedhjeve tė ardhshme
dhe pėrcjelljen e situatės sė gjithėmbarshme politike. Meqė
Holanda sivjet ėshtė kryesuese e radhės sė OSBE-sė, ajo
ėshtė e interesuar qė kėto struktura tė integrohen.
-
- Pėr
t'u arritur kėto qėllime, tha Shefer, ka shumė punė, por
OSBE-ja gjithmonė do tė ndihmojė nė mėnyra tė ndryshme pėr
t'u arritur kėto qėllime, kėshtu qė OSBE-ja, ėshtė, ka
qenė dhe do tė jetė shumė e pėrkushtuar, nėnvizoi
kryesuesi i radhės sė OSBE-sė e ministri i Jashtėm i
Holandės, Jap de Hup Shefer.
-
-
- Kryeministri
e quan KEK-un ndėrmarrje tė sėmurė
-
- Prishtinė,
23 prill 2003 - Nė mbledhjen e sotme tė Qeverisė sė Kosovės u tha se pėr
avancimin e KEK-ut duhet tė mirren masa radikale nė mėnyrė
qė tė tejkalohet gjendja e vėshtirė energjetike nė vend.
-
- Kryeministri
Bajram Rexhepi pas mbledhjes u shpreh edhe pėr qėndrimin e
Qeverisė pėr ndarjen e suficitit prej 17 milionė eurosh nga
buxheti i Kosovės.
-
- Qeveria
kohė mė parė ka kėrkuar raport mbi gjendjen dhe shpenzimet
e bėra nė KEK, mirėpo ky raport nuk ėshtė realizuar asnjėherė,
prandaj pala qeveritare nuk ka qenė e pajtimit pėr ndarjen e
suficit nga buxheti i Kosovės.
-
- Ai tha
se KEK-u duhet tė qėndrojė nė baza tė shėndosha dhe nė
bazė tė ligjeve tė tregut, e jo nga suficiti i buxhetit,
duke kėrkuar njė transparencė tė plotė se ēka po ndodh nė
KEK.
Rexhepi deklaroi se KEK-u ėshtė njė ndėrmarrje e sėmurė
dhe pėr tė nevojiten masa radikale.
Qeveria ka diksutuar edhe lidhur me njė deklaratė tė
ministres serbe tė transportit pėr kontrollimin e hapėsirės
ajrore tė Kosovės nga ana e Beogradit.
-
- Ndėrkaq
kryeministri tha se kjo nuk duhet nėnēmuar dhe se pėr kėtė
ēėshtje duhet gjetur njė mėnyrė e pėrshtatshme, duke
shtuar se pėr momentin hapėsirėn ajrore tė Kosovės e
mbikqyr Islanda.
-
- Ai tha
se vendimi do tė merret bashkarisht Qeveria, Shtylla e kartėrt
e UNMIK-ut dhe Ministria e Transportit.
-
-
- Komisioni
pėr Gatishmėri Emergjente propozon zgjerimin e tij
-
- Prishtinė,
23 prill 2003 - Komisioni pėr Gatishmėri Emergjente, i kryesuar nga Agim Krasniqi,
kryetar, sot ka shqyrtuar propozimin e kėtij komisioni pėr
zgjerimin edhe me nga njė anėtar nga Presidenca, Parlamenti
dhe Qeveria e Kosovės, nė Komisionin e emėruar pėr
reformimin dhe pėrcaktimin e kompetencave dhe pėrgjegjėsive
tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės (TMK).
Antarėt e Komisionit pėr Gatishmėri Emergjente kanė
miratuar propozimin nė fjalė dhe njėkohėsisht kanė
vendosur qė pėrmes njė shkrese, kėtė propozim t'ua dėrgojnė
kryeadministratorit tė Kosovės Mihael Shtajner, komandantit
tė KFOR-it, Fabio Mini, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė
Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, Presidencės, Parlamentit dhe
Qeverisė sė Kosovės.
Ndrėkaq, njė delegacion i Komisionit pėr Gatishmėri
Emergjente nė fund tė kėtij muaji do tė bėjė njė vizitė
zyrtare Parlamentit tė Shqipėrisė, ku do tė takohen me
komisionet pėrkatėse tė Parlamentit. Gjithashtu, komisioni
i lartpėrmendur do tė ketė takime edhe nė nivelin
qeveritar.
-
-
- KFOR-i
ka shtuar patrullimet nė kufijtė e Kosovės me Serbinė dhe
Maqedoninė
-
- Gjilan,
23 prill 2003 - KFOR-i amerikan nė Kosovė, qė ėshtė pėrgjegjės pėr sigurinė nė
sektorin e lindjes, mbetet i vendosur tė mos lelojė
aktivitete ekstremiste nė rajon, ka thėnė sot koloneli
Dejvid Sejxh gjatė takimit me kryetarin e komunės sė
Gjilanit, Lutfi Haziri.
Pėrndryshe, komandanti i kampit "Montith" nė
Gjilan, Devid Sejxh e ka vlerėsuar tė mirė gjendjen e
sigurisė, ndėrsa e ka njohur z. Haziri se KFOR-i i ka shtuar
patrullimet pėrgjatė vijės kufitare me Serbinė dhe
Maqedoninė, pėr tė penguar ēdo tendencė destruktive.
Rreth shqetėsimeve qė kanė shprehur banorėt e fshatrave nė
afėrsi tė kufirit me Serbinė, kryetari i komunės, Lutfi
Haziri tha se ka biseduar disa herė me zyrtarėt e KFOR-it,
por ata thonė se nuk kanė asnjė argument tė besueshėm qė
xhandarmėria serbe tė ketė hyrė nė pjesėn e Kosovės, ndėrsa
ai ėshtė i bindur se ushtria amerikane ėshtė nė gjendje tė
garantojė siguri tė plotė nė rajonin qė mbikėqyrė ajo.
Ndėrkaq, nė lidhje me problemin e Muēibabės dhe tė disa
fshatrave tjera tė pjesės lindore tė Kosovės, kapiteni
Stankoviē nga kampi ushtarak amerikan nė Gjilan, ka thėnė
nė mbledhjen e Komitetit pėr siguri dhe emergjencė tė
Kuvendit komunal se nuk e pėrjashton plotėsisht mundėsinė
qė forcat serbe tė kenė lėvizur nė pjesėn ku, banorėt e
atjeshėm deklarojnė se i kanė parė, por askush prej tyre
nuk ishte nė gjendje ta pohonte kėtė gjatė takimit qė ka
pasur me popullatėn, tha ai.
-
- Pėr
pjesėn e kufirit me Maqedoninė, kapiteni Stankoviē tha se
ėshtė duke u pėrkujdesur njė grup i ushtarėve norvegjezė.
-
-
- KFOR-i
do tė pėrdor tė gjitha mjetet qė tė luftojė grupet tė
cilat paraqesin kėrcėnim pėr sigurinė nė Kosovė
-
- Prishtinė,
23 prill 2003 - Zyrtarė tė forcave paqeruajtėsve nė Kosovė thanė dje se edhe
Aleanca Veriatlantike mbėshtet fuqishėm vendimin e shefit tė
administratės Mihael Shtajner pėr shpalljen e Armatės Kombėtare
Shqiptare organizatė terroriste dhe sė bashku me UNMIK-un do
tė bėjnė tė pamundurėn qė tė pengojnė veprimet e
ekstremistėve, tė cilėt synojnė rikthimin e Kosovės nė
gjendje ēfarė ka qenė vite mė parė.
Zėdhėnėsi i forcave paqeruajtėse nė Kosovė, Benester
Grin deklaroi se KFOR-i do tė pėrdorė tė gjitha mjetet qė
tė luftojė grupet, tė cilat paraqesin kėrcėnim pėr
sigurinė nė Kosovė.
"Grupe tė vogla tė kėtilla vazhdojnė tė jenė pengesė
e zhvillimeve demokratike dhe ekonomike nė Kosovė, megjithėse
nuk kanė ndonjė mbėshtetje tė madhe te popullata vendore.
-
- KFOR-i
dhe UNMIK-u do tė punojnė sė bashku qė tė luftojnė kėrcėnimet
nga grupet e kėtilla, por mbėshtetja dhe bashkėpunimi i
popullatė kosovare dhe udhėheqėsve politikė ėshtė e
domosdoshme pėr tė parandaluar elementet e kėtilla
kriminale", tha zėdhėnėsi i KFOR-it.
Gjatė javės sė kaluar nė bashkėpunim me SHPK-nė dhe
UNMIK-un pjesėtarėt e KFOR-it kanė konfiskuar 13 pushkė,
katėr pistoleta dhe dy raketa.
-
-
- Trupat
e KFOR-it kanė ndėrmarrė njė operacion kontrolli nė
lagjen e Lushtakėve nė fshatin Prekaz
-
- Prekaz,
23 prill 2003 - Trupat franceze tė KFOR-it kanė ndėrmarrė njė operacion kontrolli
nė lagjet Lushtaku e Kodra nė fshatin Prekaz tė Skėnderajt.
-
- Banorėt
pohojnė se operacioni i kontrollimit ka zgjatur rreth pesė
orė dhe nė kėtė aksion trupat e KFOR-it francez kanė
kontrolluar vetėm shtėpitė e familjes Lushtaku nė Prekaz.
Sipas tyre shtėpitė janė rrethuar rreth orės pesė tė mėngjesit
tė djeshėm. Madje janė bastisur edhe kalimtarėt qė hynin
e dilnin nga andej.
Familjarėt Lushtaku thonė se bastisja ėshtė bėrė vetėm
nė shtėpitė e tyre. Ata thanė se bastisjet ishin korrekte.
Kjo ėshtė hera ė katėr qė trupat e KFOR-it kontrollojnė
shtėpitė e Lushtakėve nė Prekaz. Ukshin Lushtaku, ka
theksuar se nuk i dinte arsyet e kėsaj bastisjeje.
Ndėrkohė, zyrtarė tė Brigadės Shumėkombėshe tė Veriut
kanė theksuar se ky operacion ishte njė operacion i zakonshėm
pėr kėrkimin e armėve. Megjithatė gjatė kėtij operacioni
nuk ėshtė gjetur asgjė.
-
-
- Hasellok
thotė se autoritetet nė Kosovė asnjėherė nuk e kanė
mohuar ekzistimin e AKSH-sė
-
- Prishtinė,
23 prill 2003 - Zėdhėnėsi i UNMIK-ut Sajmon Hasellok tha se autoritetet nė Kosovė
asnjėherė nuk e kanė mohuar ekzistimin e AKSH-sė, por nėnvizoi
se ata nuk kanė pasur deri sot dėshmi qė ta ndėrlidhin atė
me veprime siē tha terroriste.
"Ne kemi thėnė se nuk kemi pasur dėshmi qė tė mbėshtesim
pohimet pėr veprimin e kėsaj organizate deri tash. Kur ka
ndodhur njė veprim i caktuar dhe pėr tė cilin e ka marrė pėrgjegjėsinė
kjo organizatė. Dhe ne tashti kemi kufoma tė njerėzve qė
kanė kryer aktin dhe kjo ėshtė njė dėshmi e fuqishme se
ata ekzistojnė", tha zėdhėnėsi Hasellok.
-
- Ai
shtoi se UNMIK-u ėshtė nė dijeni tė veprimit tė grupeve tė
tjera tė vogla, ose tė individėve qė paraqesin pakicėn
dhe tė cilėt janė tė pėrfshirė nė aktivitete tė dhunės.
-
- Sipas
tij kėto grupe kanė kryer njė numėr veprash kriminale dhe
tė vjedhjeve dhe shtrohet pyetja, tha Hasellok nėse ato janė
tė ndėrlidhura me organizata tė tjera, ose janė grupe tė
shpėrndara qė veprojnė nė rajonet rurale.
-
-
- Ende
nuk ėshtė konfirmuar identiteti i tė vrarėve nė
incidentin e urės nė afėrsi tė Zveēanit
-
- Prishtinė,
23 prill 2003 - Policia ndėrkombėtare nė Kosovė thotė se pėveē tre personave
ndaj tė cilėve ka filluar gjykimi nė Gjilan me akuza pėr
vepra terroriste dhe anėtarėsim nė Armatėn Kombėtare
Shqiptare, asnjė person tjetėr nuk po mbahet nė burg.
Zėdhėnėsi i policisė ndėrkombėtare Beri Fleēėr ka thėnė
se ende nuk ėshtė konfirmuar identiteti i tė vrarėve nė
incidentin e urės hekurudhore nė afėrsi tė Zveēanit.
"Ne ende po presim testin e ADN-sė dhe ne ende nuk mund
tė konfirmojmė se kush ishin ata persona, pasi trupat e tyre
janė shumė tė dėmtuar dhe ēfarėdo identifikimi ėshtė i
pamundshėm", tha zėdhėnėsi Beri Fleēėr.
Ndėrkaq, zėdhėnėsi i KFOR-it, Benester Grin ka njoftuar se
dy persona po mbahen tė arrestuar nė kampin e KFOR-it
amerikan Bondstill, por, nuk ka dashur tė precizojė nėse
ata janė pjesėtarė tė AKSH-sė, duke thėnė se ata
paraqisnin kėrcėnim pėr sigurinė nė Kosovė.
-
-
- Nė
Prishtinė u mbajt njė takim mes pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė
dhe Kosovės pėr bashkėpunim tregtar
-
- Prishtinė,
23 prill 2003 - Nė Prishtinė u mbajt njė takim mes pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė
dhe Kosovės pėr bashkėpunim tregtar, ku u shkėmbyen
informacione pėr tė identifikuar fushat e interesit reciprok
tė bashkėpunimit pėr tregti tė lirė mes dy vendeve.
Delegacioni i Kosovės ishte nė pėrbėrje tė pėrfaqėsuesve
tė Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut dhe tė Ministrisė sė
Tregtisė dhe Industrisė.
Pėrfaqėsuesit e tė dy vendeve kanė biseduar pėr listėn e
mallrave qė do tė pėrjashtohen nga tregtia e lirė e menjėhershme,
e cila nuk ka qenė e paraparė nė marrėveshje me Maqedoninė,
duke shpresuar se nė takimin e ardhshėm do tė nėnshkruhet
marrėveshja pėr tregėtinė e lirė.
Raundin e parė tė bisedimeve mbi marrėveshjen pėr tregti tė
lirė ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės, Andrea Vitkovski, kėshilltar
pėr politikat ekonomike nė administratėn e UNMIK-ut e ka
vlerėsuar si njė ditė historike pėr Kosovėn.
-
- Ai ka
theksuar se kjo ėshtė hera e parė qė po zhvillohet biseda
pėr tregtinė e lirė me Shqipėrinė dhe sipas tij kjo nuk
do tė jetė hera e fundit.
-
-
- Nė
pesėvjetorin e Akademisė sė Mbrojtjes sė Kosovės ėshtė
prezentuar brezi i parė i oficerėve tė kėsaj akademie
-
- Prishtinė,
23 prill 2003 - Nė pesėvjetorin e Akademisė sė Mbrojtjes sė Kosovės ėshtė
prezentuar brezi i parė i oficerėve tė kėsaj Akademie.
Gjithashtu ėshtė zbuluar lapidari i heroit Hamzė Jashari,
emrin e tė cilit e mbanė kjo akademi.
"Akademia e Mbrojtjes nė kuadėr tė TMK-sė ėshtė
shtyllė kyēe nė pėrpjekje qė Kosova tė integrohet nė
strukturat perėndimore, pėrfshirė kėtu edhe Aleancėn
Veriatlantike. Gjenerata e parė e shkollės sė oficerėve
obligohet pėr bartje tė dijes ushtarake nė konsolidimin
struktural si formacion, ashtu edhe kadrovik, ėshtė thėnė
me kėtė rast, eprori i lartė i TMK-sė Rrustem Berisha.
Stiv Benet, drejtor i Akademisė sė Policisė nė Vushtrri me
kėtė rast ka theksuar: "Eshtė shėnuar njė pėrparim
i madh dhe unė ju pėrgėzoj me besim tė plotė se dy
akademitė tona nė tė ardhmen do tė kenė njė bashkėpunim
tė ngushtė pėr arritjen e synimeve tona".
-
-
- Popullata
duhet tė paguajė dhe tė kursejė energjinė elektrike, thotė
pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut
-
- Prishtinė,
23 prill 2003 - Duke komentuar ndarjen e 17 milionė euro pėr KEK-un nga ana e
kryeadministratorit tė Kosovės, Mihael Shtajner, qė u kundėrshtua
fuqishėm nga Qeveria e Kosovės, shefi pėr informim nė
administratėn e UNMIK-ut, Sejmon Haselllok ka thėnė se
parat ėshtė dashur tė ndahen, sepse njerėzit nuk i paguajnė
borgjet qė i kanė.
"Shuma tė mėdha borxhi kanė edhe ministritė dhe vetė
Qeveria e Kosovės. Kėrkesat janė mė tė mėdha se sa
prodhimi i energjisė elektrike dhe ajo nuk kursehet nga
qytetarėt", ka thėnė Hasellok.
-
- Ai ka
shtuar se paratė kanė qenė tė bashkėsisė ndėrkombėtare
dhe njėherit ka bėrė thirrje qė popullata duhet tė paguajė
dhe tė kursejė energjinė elektrike.
-
-
- Ėshtė
arrestuar Shefqet Musliu, ish-komandanti i UĒPMB-sė
-
- Gjilan,
23 prill 2003 - Paqeruajtėsit amerikanė nė sektorin e lindjes, njoftuan zyrtarė tė
KFOR-it kanė arrestuar njė person tė dyshuar se paraqet kėrcėnim
pėr sigurinė e mjedisit nė Kosovė.
Paqeruajtėsit nė Kosovė megjithatė nuk kanė dhėnė asnjė
hollėsi tė aksionit, i cili mėsohet tė jetė kryer
pasditen e sė martės, por kanė saktėsuar se ai u bė nė pėrputhje
me autoritetin e dalė nga Rezoluta 1244 e Kėshillit tė
Sigurimit.
Ndėrkohė, mjetet serbe tė informacionit kanė saktėsuar se
i arrestuari ėshtė ish-komandanti i Ushtrisė Ēlirimtare pėr
Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc, Shefket Musliu, pėr tė
cilin autoritetet policore serbe kishin lėshuar njė fletė-arresti
tre ditė mė parė.
Burimet serbe tė informacionit thonė se Shefket Musliu ėshtė
kėrkuar nga policia serbe pėr shkak tė siē thuhet,
sulmeve, armėmbajtjes pa leje dhe se mund tė jetė i
rrezikshėm.
-
-
- Nė
Gjilan thyhet pėr herė tė tretė Fabrika e radiatorėve
-
- Gjilan,
23 prill 2003 - Fabrika e radiatorėve nė Gjilan mbrėmė ka qenė shėnjestėr e plaēkitėsve,
pėr herė tė tretė.
Kjo ka ndodhur vetėm pak muaj pas njė tentimi tjetėr pėr tė
plaēkitur kasafortėn e fabrikės sė radiatorėve dhe tani
kur nė Kosovė pritet tė fillojė privatizimi, i cili
parasheh qė kjo kompani tė jetė ndėr tė parat nė Gjilan,
qė mund tė nėnshtrohet kėtij procesi.
Fabrikėn e radiatorėve e ka vizituar sot edhe kryetari i
komunės, Lutfi Haziri. Drejtori Shefqet Aliu e ka njoftuar z.
Haziri se vjedhėsit nuk kishin arritur tė merrnin asgjė,
por ai ishte i shqetėsuar nga guximi i tyre pėr tė hyrė
kaq shpesh nė ndėrmarrje, pasi qė herėn e parė e kishin
plaēkitur kasafortėn e saj.
Kryetari i komunės Lutfi Haziri tha se policia duhet tė jetė
mė kėmbėngulėse nė hulumtimin e rasteve tė kėtilla,
sikundėr qė duhet tė jenė mė rigoroze edhe gjyqet nė ndėshkimin
e krimit, ndėrsa drejtoria e fabrikės sė radiatorėve,
gjithsesi duhet ta rishikojė organizimin dhe besueshmėrinė
e rojave tė objektit, meqenėse po ndodh qė fabrika tė
thyhet pėr herė tė tretė, pas luftės.
-
-
- Arrestohet
njė person nė Mitrovicė i dyshuar se ka lidhje direkte me
shpėrthimin e urės afėr Zveēanit
-
- Mitrovicė,
23 prill 2003 - Forcat speciale tė policisė sė UNMIK-ut kanė arrestuar mbrėmė nė
Mitrovicė njė person tė dyshuar se ka lidhje direkte me shpėrthimin
qė ndodhi mė 12 prill, afėr Zveēanit.
-
- Sipas zėdhėnėsit
tė kėsaj policie Xhorxhi Kakuk gjatė arrestimti tė kėtij
personi nuk pati incidente, ndėrkohė qė identiteti i
personit tė arrestuar nuk u bė i ditur.
-
- Por, zėdhėnėsi
Kakuk megjithatė saktėsoi se i dyshuari ėshtė i moshės
38-vjeēare dhe akuzohet se ėshtė i lidhur nė mėnyrė
direkte me shpėrthimin nė urėn hekurudhore, afėr Zveēanit.
Rasti lidhur me kėtė shpėrthim mbetet i hapur dhe me kėtė
rast janė duke u marrė hetuesit e policisė nga Prishtina.
Siē dihet, pėrgjegjėsinė pėr shpėrthimin nė urėn
hekurudhore afėr Zveēanit e ka marrė AKSH, e cila disa ditė
vonė ėshtė shpallur organizatė terroriste nga shefi i
UNMIK-ut Mihael Shtajner.
-
-
- Nė
Vushtrri u mbajt manifestimi poetik i poeteshave shqiptare
"Vushtrria 2003"
-
- Vushtrri,
23 prill 2003 - Nė Vushtrri dje u mbajt manifestimi poetik tradicional letrar takimet
e poeteshtave shqiptare "Vushtrria 2003", nė tė
cilin morėn pjesė mė se 30 poete nga tė gjitha trevat
shqiptare. Nė kėtė manifestim u theksua se femra shqiptare
ėshtė vetė vlera, ėshtė vetė kultura, ėshtė vetė
tradita.
Nė pėrfundim tė kėtij manifestimi juria profesionale ndau
tri shpėrblime pėr poezinė mė tė mirė. Vendi i parė i
takoi poeteshės Vjollca Dibra, vendi i dytė Olimpi Velajt
dhe vendi i tretė Shkurte Kadriut.
-
-
- A.
Ahmeti: Populli nuk mė mbėshteti pėr tė ndarė Maqedoninė
-
- Shkup,
23 prill 2003 - "Mua populli nuk mė mbėshteti pėr ta ndarė Maqedoninė. Unė u
deklarova dhe kam qenė shumė besnik: Maqedonia ėshtė
atdheu im...
-
- Ky ėshtė
vendi im dhe pėr kėtė vend unė do tė luftoj dhe do tė pėrpiqem
deri nė jetėsimin e plotė tė tė drejtave tė shqiptarėve",
deklaroi Ali Ahmeti kryetar i BDI-sė. Ai tha se nuk ka dalė
me obsione pėr ndarje, pėr copėtime, por pėr tė drejta tė
shqiptarėve, ku edhe e ka gjetur mbėshtetjen.
"Pikėrisht me kėtė koncept dola edhe nė zgjedhjet e
vitit 2002 qė u zhvilluan nė Maqedoni, dhe pikėrisht pėr kėtė
koncept ma dha votėn populli shqiptar nė Maqedoni dhe unė
do tė pėrpiqem deri nė maksimum qė ky elektorat, populli
im tė mos zhgėnjehet", tha pėr "Zėrin e Amerikės",
Ali Ahmeti.
-
-
- Ilir
Meta thotė se rajoni nuk ka nevojė pėr njė Bosnje tė dytė
-
- Tiranė,
23 prill 2003 - Shqipėria ka shprehur keqardhje pėr deklaratat e kreut tė opozitės
maqedonase Georgievski pėr ndarjen e territorit mes Shqipėrisė
dhe Maqedonisė. Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė Ilir Meta
ka deklaruar dje se rajoni nuk ka nevojė pėr njė Bosnje tė
dytė.
-
- Ai ka
theksuar se ky koncept ėshtė nė kundėrshtim me Marrėveshjen
e Ohrit si dhe fakti ky deklarim vjen nga ata qė e kanė nėnshkruar
atė marrėveshje. Ministri i jashtėm i Shqipėrisė vlerėsoi
ėshtė integrimi dhe jo ndarja.
-
- Ai i
kushtoi vėmendje tė veēantė rolit tė faktorit shqiptar nė
Maqedoni dhe posaēėrisht qėndrimit mė tė fundit tė z.
Arbėr Xhaferi. Meta shfaqi shpresėn se z, Xhaferi njė nga
autorėt kryesor tė Marrėveshjes sė Ohrit nuk do t'i
devijojė angazhimet e tija politike tė sankcionuara edhe pėr
kėtė marrėveshje.
-
-
- B.
Mustafaj: PD nuk mbėshtet asnjė ide qė ēon nė cėnimin e
integritetit territorial tė Maqedonisė
-
- Tiranė,
23 prill 2003 - Opozita demokratike nė Tiranė ka hedhur poshtė angazhimet e fundit tė
partive maqedonase, por edhe ato shqiptare qė ishin nė
pushtet deri para njė viti.
Partia Demokratike e bėri tė qartė qėndrimin e saj nė mbėshtetje
tė proceseve integruese dhe jo ndarėse nė rajon nėpėrmjet
sekretarit pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare, Besnik
Mustafajt.
Ai ka shprehur shqetėsimin e partisė sė tij pėr pėrmbajtjen
antievropiane, antiintegruese tė kėtyre deklarimeve dhe ka
theksuar qėndrimin tashmė tė njohur tė kėsaj partie se e
ardhmja e Maqedonisė ėshtė vetėm si njė shtet multietnik
me standarde moderne tė respektimit tė drejtave pėr tė
gjithė.
Z. Mustafaj tha se "PD nuk mbėshtet asnjė ide dhe asnjė
veprim qė ēonė nė cėnimin e integritetit territorial tė
Maqedonisė. Nga ana tjetėr shqiptarėt nė Maqedoni ende kanė
shumė tė drejta tė parealizuara, por shpresojmė se kėtė
tė drejta do tė pėrmbushen nėpėrmjet zbatimit tė Marrėveshjes
sė Ohrit".
-
-
- Bigman:
Kėto ide kanė shkaktuar lumenj gjaku kėtu nė Ballkan
-
- Shkup,
23 prill 2003 - Nikolas Bigman, ambasador i NATO-s nė Shkup, duke komentuar vendimet e
PDSH-sė pėr shpalljen e moratoriumit, pėr idenė e formimit
tė shtetit etnik dhe qėndrimin e Lubēo Georgievskit pėr
ndarjen e Maqedonisė tha se kjo mėnyrė e mendimit ėshtė e
vjetruar dhe i takon shekullit XIX apo XX. "Kėto ide kanė
shkaktuar lumenj gjaku kėtu nė Ballkan dhe kudo nė botė.
-
- Bashkėsia
ndėrkombėtare tanimė ėshtė alergjike kur bėhet fjalė pėr
shtete tė pastra etnike", tha z. Bigman pėr radion
"Evropa e lirė".
Ai theksoi se kjo nuk funksionon dhe NATO ėshtė 100 pėr
qind kundėr kėsaj ideje, pa marrė parasysh ku i ka burimet
e veta.
Ndėrkaq lidhur me idenė e hedhur nga PDSH pėr krijimin e njė
farė protektorati nė Maqedoni, Bigman tha se "kjo ėshtė
njė non-sens, sepse qytetarėt e Maqedonisė tanimė kanė
treguar se dinė se si duhet t'i zgjidhin vetė ēėshtjet e
hapura".
Qytetarėt e Maqedonisė e kanė Marrėveshjen e Ohrit dhe tė
gjithė qė e nėnshkruan kėtė Marrėveshje duhet t'i pėrmbahen
asaj edhe Georgievski edhe Xhaferri, theksoi ambasadori i
NATO-s nė Shkup.
-
-
- Njė
delegacion ushtarak nga Shqipėria viziton Maqedoninė
-
- Shkup,
23 prill 2003 - Njė delegacion i lartė ushtarak nga Shqipėria, i kryesuar nga shefi
i Shtatmadhorisė sė Armatės shqiptare, gjeneralmajori Pėllumb
Qazimi, po qėndron pėr njė vizitė dyditore nė Maqedoni.
Njoftohet se shefi i delegacionit gjeneralmajori Qazimi nesėr
do tė takohet me ministrin e Mbrojtjes tė Maqedonisė,
Vllado Buēkovski, si dhe do tė ketė takime edhe me shefin e
Shtatmadhėrisė sė Armatės sėkėtij vendi, gjeneralnėnkolonelin
Metodi Stamboliski, njofton MIA nė gjuhėn shqipe.
-
-
- VMRO-DPMNE
i ka drejtuar shumė kėrkesa qeverisė aktuale maqedonase
-
- Shkup,
23 prill 2003 - Partia mė e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, i ka drejtuar
Qeverisė sė Branko Cėrvenkovskit disa kėrkesa, si kthimin
e maqedonasve nė Mateē, tė nxėnėsve maqedonas nė shkollėn
e Shemshovės, kthimin e emrit tė shkollės nė Shemshovė
"Dame Gruev", largimin e busttit tė Jumni Jonuzit.
Poashtu kjo parti kėrkon heqjen e flamurit shqiptar nė Likovė
dhe tė ndalet shpėrngulja e maqedonasve nga Ēairi, Gazi
Baba, Tetova, Struga dhe nga komunat dhe qytetet e tjera tė
vendit.
VMRO-DPMNE pret realizimin e kėtyre kėrkesave, tė cilat,
sipas zyrtarėve tė saj, janė tė paraqitura nė pajtim me
ligjet, me barazinė e qytetarėve, me dėshirat e deklaruar pėr
bashkėjetėsė dhe sigurim tė deklaruar nė tėrė
territorin, njofton MIA nė gjuhėn shqipe.
-
-
- Nė
Serbi ėshtė hequr gjendja e jashtėzakonshme
-
- Beograd,
23 prill 2003 - Nė Serbi ėshtė hequr gjendja e jashtėzakonshme qė u vendos nė
vend muajin e kaluar pas vrasjes sė ish kryeministrit Zoran
Gjingjiq. Kryeministri aktual Zoran Zhivkoviq tha se propozimi
pėr heqjen e gjendjes sė jashtėzakonshme, ishte miratuar njėzėri
nga ministrat e kabinetit qeveritar.
Nė Serbi gjendja e jashtėzakonshme u vendos menjėherė pas
vrasjes sė kryeministrit Gjingjiq nė Beograd mė 12 mars.
Policia thotė se ai ishte vrarė nga njė eksponent i forcave
speciale tė policisė tė njohura me emrin 'Beretat e Kuqe',
Zvezdan Jovanoviq, i cili ndodhet nėn arrest. Megjithatė
personi qė thuhet se organizoi operacionin pėr vrasjen e
kryeministrit, Milorad Lukoviq, i njohur ndryshe si Legija,
vazhdon t'i fshihet drejtėsisė.
Sipas shifrave zyrtare, tė cilat u bėnė publike tė martėn,
mė shumė se 10 mijė vetė janė marrė nė pyetje pas
vendosjes sė gjendjes sė jashtėzakonshme; 4500 vetė janė
arrestuar dhe janė ngritur akuza ndaj 3200 syresh.
-
-
- Bush
thotė se s'ka plan pėr farė aksioni tė ri ushtarak pas
konfliktit nė Irak
-
- Uashington,
23 prill 2003 Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, ka thėnė se s'ka plan pėr farė
aksioni tė ri ushtarak pas konfliktit nė Irak, njofton
Rojter. Ai gjithashtu zhdavariti frikėn rreth
fundamentalizmit shiit, duke thėnė se irakianėt tash janė
tė kėnaqur me lirinė e shprehjes sė religjionit.
-
- Z. Bush
i ka bėrė kėto komente nė njė takim me reporterė tė
biznesit, qė ishin ftuar nė Shtėpinė e Bardhė pėr tė
biseduar rreth planeve tė tij ekonomike. Ka pasur spekulime
se pas rrėzimit tė Sadamit, SHBA-tė mund ta kthejnė
shikimin nga Siria, Irani ose Koreja e Veriut.
-
- "Unė
nuk mund tė marr me mend farė momenti specifik apo farė
incidenti specifik, qė mund tė kėrkojė aksion
ushtarak", ka thėnė Bush.
-
-
- Nė
Pnom Pen ėshtė vrarė njė gjykatės i lartė kamboxhian nė
pikė tė ditės
-
- Pnom
Pen, 23 prill 2003 Njė gjykatės i lartė kamboxhian ėshtė vrarė sot (tė merkurėn)
nė pikė tė ditės nė Pnom Pen, duke shkaktuar frikė pėr
valė tė reja tė dhunės gjatė zgjedhjeve tė pėrgjithshme,
qė do tė mbahen nė korrik tė kėtij viti nė kėtė vend tė
Azisė juglindore, njofton Rojter.
-
- Gjykatėsi
Sok Sethamoni ėshtė qėlluar katėr herė me armė zjarri
nga njė biēiklist i armatosur, ka deklaruar njė polic
vendor, i cili kishte parė atentatin.
-
- Gjykatėsi
kishte vdekur sapo ishte dėrguar nė spital. Motivi i vrasjes
mbetet i paqartė, ndonėse ky gjykatės ėshtė i njohur pėr
pjesėmarrje nė gjykimin e tė arrestuarve nė trazirat kundėrtajlandeze
nė janar. Ai poashtu kishte krysuar gjykimin e njė grupi
gueril kundėrqeveritar.
-
-
- Protesta
antimerikane nė Qerbela
-
- Qerbela,
23 prill 2003 - Disa mijėra muslimanė shiitė, gjatė haxhillėkut nė qytetin e
shenjtė irakian Qerbela, morėn pjesė edhe sot nė protestat
antiamerikane, duke kėrkuar tėrheqjen e forcave amerikane
nga Iraku.
"As amerika, as Sadami, po islamit", brohoritėn
muslimanėt e tubuar nė sheshin e madh para mauzoleumit tė
imamit Husein, nipit tė profetit Muhamed, i cili ėshtė vrarė
nė Qerbela nė vitin 680, njofton AFP.
-
- Qė nga
dita e djeshme nė Qerbela po mbahen solemnitetet kushtuar
imamit Husein nė tė cilat kanė ardhur disa qindra mijėra
haxhinj nga nbarė Iraku.
-
-
- Xhef
Hun beson se Sadam Huseini ende ndodhet nė Irak
-
- Um
Kasėr, 23 prill 2003 - Sekretari britanik i Mbrojtjes Xhef Hun deklaroi se sot se lideri
irakian Sadam Husein me siguri ende ndodhet nė Irak.
"Vlerėsimi ynė ėshtė se ai, sipas tė gjitha gjasave
ende ndodhet nė Irak", u tha Hun gazetarėve gjatė
vizitės nė qytetin jugor irakian Um Kasėr, duke iu pėrgjegjur
pyetjes nėse beson qė lideri i pėrmbysur ende ėshtė nė
vend, njofton Rojter.
-
- "Ne
po kėrkojmė vendet nė tė cilat ai mund tė fshehet. Kjo
ēėshtje ėshtė ende e hapur, por sipas tė gjitha gjasave
ai ende ėshtė nė vend", tha Hun.
-
-
- Ushtria
amerikane ka vrarė sot nė Afganistan vrasėsin e njė punėtori
tė Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar
-
- Bagram,
23 prill 2003 Ushtria amerikane ka thėnė sot (tė merkurėn) se gjatė njė shkėmbimi
zjarri ka vrarė njė afgan, i cili besohet tė jetė pėrgjegjės
pėr vrasjen e njė punėtori tė Kryqit tė Kuq nė muajin e
kaluar, njofton Rojter.
-
- Fjala
ėshtė pėr Rikardo Munguia, njė salvadorian, qė punonte pėr
Komitetin ndėrkombqėtar tė Kryqit tė Kuq, tė cilin
militantėt talibanė tė provincės jugore tė Kandaharit, mė
27 mars, e patėn nxjerrė nga makina e tij dhe e patėn vrarė
me armė zjarri.
-
- Koloneli
Dagllas Leforxh u ka deklaruar gjithashtu sot gazetarėve nė
bazėn e Bagramit se gjatė kėtyre luftimeve, kur ėshtė
vrarė vrasėsi i dyshimtė, janė zėnė edhe shtatė persona
tė tjerė.
-
-
- Pauell:
Franca do tė bartė konsekuencat pėr kundėrshtimin e luftės
nė Irak
-
- Uashington,
23 prill 2003 Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, ka thėnė se Franca do tė
bartė konsekuencat pėr kundėrshtimin e luftės nė Irak,
duke shprehur kėshtu zemėrimin e Uashingtonit pėr qėndrimin
e Francės ndaj kėsaj lufte, ka bėrė tė ditur njė ndihmės
i lartė i presidentit Bush, njofton AFP.
-
- I
pyetur nėse do tė ndėshkohet Parisi pėr qėndrimin kundėr
luftės, Pauell ka pėrsėritur shkurt: "Po. Ne duhet tė
rishikojmė marrėdhėniet. Ne duhet tė shikojmė nė kėtė
dritė tė gjitha aspektet e marrėdhėnieve tona me Francėn",
i ka deklaruar Pauell televizionit PBS.
Kėto komente Pauell i ka bėrė pasi zyrtarėt e lartė
amerikanė po pėrgatisin masat e rrepta kundėr Francės, pėrfshirė
edhe anashkalimin e Parisit nė NATO, nė pėrfitimet e
pasluftės nė Irak dhe masa tė tjera ndėshkuese.
-
-
- Nė
Xhakartė ka filluar gjykimi kundėr klerikut radikal, Abu
Beker Beshir
-
- Xhakartė,
23 prill 2003 Sot nė Xhakartė ka filluar gjykimi kundėr klerikut radikal
indonezian, Abu Beker Beshir, njofton BBCworld. Ky lider plak
musliman ėshtė akuzuar pėr komplot pėr tė pėrmbysur
qeverinė e Xhakartės dhe pėr tė bėrė Indonezinė njė
shtet islamik, por ai qė nė fuillim tė seancės gjyqėsore
ka mohuar tė gjitha kėto akuza kundėr tij.
-
- Policia
indoneziane ka bėrė tė ditur gjithashtu se fill pas
fillimit tė kėtij gjykimi ka arrestuar edhe 17 persona tė
tjerė, tė gjithė pjesėtarė tė Xhihadit Islamik, udhėheqės
i tė cilit ėshtė Abu Beshir.
-
-
- Mijėra
ushtarė amerikanė hynė nė qytetin e tensionuar tė Mosulit
-
- Mosul,
23 prill 2003 - Mijėra ushtarė amerikanė hynė nė qytetin e tensionuar tė Mosulit
nė Irakun verior.
Ushtarėt amerikanė patrulluan rrugėt e qytetit dje, duke
krijuar njė atmosferė relativisht tė qetė pėr herė tė
parė qė kur qyteti ra para gati 2 javėsh.
Tanke dhe automjete luftarake amerikane ishin dislokuar afėr
aeroportit tė Mosulit dhe helikopterėt fluturonin mbi tė.
Ushtarėt thanė se shumė prej banorėve tė Mosulit i mirėpritėn
ata.
Komandantėt e ushtrisė amerikane thonė se shumė irakianė
nuk e kanė dėgjuar ende mesazhin se Sadam Huseini dhe
regjimi i tij kanė marė fund dhe se forcat paraushtarake
irakiane ka tė gjarė tė hapin zjarr kundėr trupave
amerikane.
-
-
- Franca
bėn thirrje pėr ndėrprerjen e menjėhershme tė sanksioneve
tė OKB-sė kundėr Irakut
-
- Paris,
23 prill 2003 - Franca po bėn thirrje pėr njė ndėrprerje tė menjėhershme tė
sanksioneve tė Kombeve tė Bashkuara kundėr Irakut, njė
propozim i pėrkrahur fuqishėm nga Shtetet e Bashkuara.
-
- Ambasadori
francez Zhan-Mark dė la Sabier, i tha Kėshillit tė
Sigurimit dje se embargoja 12-vjeēare nė tregti dhe
investime kundėr Irakut duhet tė ndėrpritet menjėherė, ndėrsa
embargoja e armėve duhet tė qendrojė nė fuqi.
Presidenti Bush thotė se ai gjithashtu beson qė sanksionet
ndaj Irakut nuk kanė njė qėllim tė dobishėm.
-
-
- Nis
dialogu me koreanoveriorėt
-
- Peking,
23 prill 2003 - Bisedimet pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė programit bėrthamor tė
Koresė sė Veriut filluan tė mėrkurėn nė Pekin pas disa
muajsh ndėrprerjeje.
Xhems Keli ndihmėssekretari i shtetit pėr ēėshtjet e Azisė
Lindore drejton delegacionin amerikan do tė takohet me
homologėt e tij kinez dhe koreanoverior.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut kanė rėnė dakord
lidhur me formatin e diskutimeve, por nuk dihet ende se cilat
janė gjasat qė kėto bisedime tė shėnojnė progres.
-
-
- Opozita
kundėrshton rezultatin
-
- Nigeri,
23 prill 2003 - Komisioni Zgjedhor nė Nigeri ka njoftuar se Olesegun Obasanjo ėshtė
rizgjedhur president i vendit, por opozita nuk e ka njohur kėtė
rezultat.
Komisioni tha se zoti Obasanjo ka marrė 62 pėr qind tė
votave, gati dyfishin e votave tė mara nga rivali i tij, ish
udhėheqėsi vendit Muhamadu Buhari.
Pėrpara se tė shpalleshin rezultatet e zgjedhjeve zyrtarėt
tė lartė tė opozitės pushtuan zyrat e Komisionit Zgjedhor.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|