|
22 prill 2003 / Agim Vuniqi *
Komunikimi ne mes njerezeve eshte i
ndryshem, ai behet ne gjuhe te ndryshme dhe eshte plotesisht i
kuptueshem po qe se ekziston mirekuptimi, nese praktikohen
norma normale te komunikimit. Por nuk ia vlen te komunikosh, bile
bile as te kritikosh ndonje fenomen te caktuar, kur nuk ka
pajtueshmeri normash. Kultura politike dhe rrespekti per
bashkebiseduesin jane pjese te komunikimit normal, kur mungojne
keto kritere atehere nuk ka bashkebisedim, situata te tilla
ndryshe quhen konfliktuoze.
Per te pasur konflikt jane te
mjaftueshem dy veta, veēanerisht ne rastet kur ata edhe pse e
flasin te njejten gjuhe nuk kuptohen, ne raste te tilla vlen
institucioni i arbitraritetit, ndersa ne vendet ku vepron ligji
vendose institucioni i gjykatave. Meqe nuk jam i prirur te krijoi
situata te tilla, me me deshire do te heshti, meqe dhe ne raste te
tilla kur nuk ka bashkebisedues ka pajtueshmeri te plote, dhe
artikullkruesi do te kenaqet me veten se askush nuk reagoi dhe
keshtu do te krijohet mendimi i uniformuar, dhe te gjithe do te
gezohen me demokratin qe do te "flakaresh" gjithesecilin
qe nuk do te pajtohet me mendimin e tij, dhe keshtu shoqeria do te
kete demokracine totale, do te kete qendren ku do te centralizohen
mendimet dhe prap do t'i thojne "demokraci".
Dhe te gjithe ata qe nuk do te
pajtohen do te jene vasal te dikujt, duke mos u lejuar asnjerit te
kete qendrime politikisht te pavarura, edhe ne rastet kur nuk
deshiron t'i bashkohet asnjerit tabor politik, duke dashur te
zhvilloje vetedijen shteteformuese te lexuesi e jo ate partiake.
Dhe te gjithe te tjeret qe nuk mendojne si artikullshkruesi do te
jene rusofil, edhe pse edhe Rusia ka pranuar pluripartizmin si
alternative te zhvillimit shoqeror, vetem Kina dhe Kuba kane
mbetur shtetet e vetme ku doktrina marksiste dhe monizmi politik
jane alternativat e vetme te zhvillimit shoqeroro-ekonomik.
Cdo shoqeri e organizuar e gjykon
krimin, por ajo nuk i lejohet individit te gjykoje, ai mund vetem
te deshmoje ne rastet kur eshte deshmitar okular, pra nuk mund te
fajesohet askush pa argumente, meqe keshtu krijohet filozofia e
dyshimit dhe vjen te lufta e klasave politike, do te zhvillohet
rebelizmi politik dhe keshtu do te pesoi qytetari, por edhe te
gjithe ata qe do te indoktrinohen me nje mendim te tille
filozofik.
Jam shume i prirur te gjykohem per
gabimet eventuale nga institucionet e shtetit, e jo te gjykohem me
linēė nga grupe njerezish.
Nuk kam deshire te lendoj asnjerin
shqiptar pavaresisht prej preferencave te tij politike,
perkundrazi do ta pershendes por edhe do ta cmoj pavarsisht prej
gabimeve qe ka bere kunder personaliteitit tim.
Me kete nga ana ime mbylli cdo
diskutim te metejme duke ju pershendetur te gjitheve , pse jo edhe
Besim Krasniqin dhe Agim Bregun.
Redaksine e Trepca.net e falenderoj
per hapesiren qe me ka dhene per te shprehur mendimin tim, jo
reagimin.
Per shkak te kohes se manget kerkoj falje qe teksti nuk eshte
redaktuar.
*Ēdo
diskutim tė mėtejme e konsideroj tė mbyllur nga ana ime. |