|
- 21
prill 2003 / Shkruan: Rexhep Elezaj
-
- Edhe
pse vrasjet nuk janė dukuri qė paraqiten vetėm tek shqiptarėt,
me tė drejtė ato janė vlerėsuar si veprat mė tė rėnda
penale dhe ate sipas tė gjitha legjislacioneve botėrore,
ngase me vrasje nė mėnyrė mizore shuhet jeta e njeriut,
andaj gjithkund nė botė aktorėt e tyre, pa marrė parasysh
shkaqet dhe motivet qė ēojnė deri tek ato, kanė njė emėr
qė quhen; kriminelė.
-
- Pra,
vrasja si krim i ndaluar ose si akt shfarosės i popujve siē
e kanė ushtruar ate nė mėnyrė barbare regjimet serbe kundėr
shqiptarėve ndėr shekuj ka qenė dhe mbetet akti mė i dėnuar,
qoftė sipas librave fetare siē ėshtė Kurani dhe Bibla,
qoftė sipas normave ligjore dhe juridike ndėrkombėtare.
Duke qenė se vrasja ėshtė akti mė makabėr me tė cilėn
njeriut i mirret jeta, dhe duke pasur parasysh faktin se
askush nuk ka tė drejtė ta shuajė jetėn e njeriut pėrpos
Zotit i cili e ka krijuar, duke qenė se tė jetuarit pėr
njeriun ėshtė vlera dhe kuptimi mė sublim i ekzistenės sė
tij si qenjė mė e pėrsosur nė botė, pastaj e drejta e tij
universale pėr tė
jetuar si krijesė e lirė qė nė mėnyrė tė denjė
tė mund ti kryejė detyrat dhe misionin njerėzor qė ka
marrė mbi vete si qenja mė e vetdijshme nė kėtė botė siē
i ka hije njeriut si individ dhe si kolektivitet, duke qenė
se tė jetuarit pėr njeriun ka kuptim vetėm nėsė ai e
zhvillon jetėn e tij nė harmoni me rregullat qė pėrcaktojnė
domėthėnjėn e saj deri nė ēastin e fundit tė jetės, kur
ai (njeriu) vdes natyrshėm, dhe kėshtu me rradhė, del shumė
mė e qartė filosofia mbi jetėn e njeriut si kategoria
kryesore e qenjės sė tij fizike dhe shpirtėrore e cila nė
vete pėrmban thelbin e tė qenurit njeri.
-
- Kur
ėshtė fjala pėr krimin e organizuar dhe vrasjet politike,
ēėshtja e denoncimit tė tij brenda njė shoqėrie, dosido bėhėt
mė e komplikuar, sepse si akt i shėmtuar dhe i ndalur me tė
gjitha normat shoqėrore dhe juridike merrė dimensionin e njė
dukurie tė planifikuar qė mė parė nga qendra tė
koordinuara qė pėrmes vrasjeve marrin karakter tė njė
lufte tė hapur kundėr kundėrshtarėve nė taborrin tjetėr
politik pėr tė arritur qėllime tė caktuara duke pėrdorur,
pėrpos mjeteve tjera qė i shėrbejnė kėtij qėllimi siē
janė mjetet e informimit publik, dhunėn dhe vrasjet e
personaliteteve dhe njerėzve qė kanė peshė tė caktuar nė
shoqėri ose tė atyre tė cilėt bėhėn pengesė pėr
realizimin e planeve qė i kanė caktuar vetės bosėt e
shtabeve
urdhėrdhėnėse, tė cilat pėr ta imponuar idenė dhe
konceptet e tyre politike brenda shoqėrisė qė i takojnė,
nuk denjojnė qė ti pėrdorin as metodat mė tė ndaluara
siē janė vrasjet me motive politike ose ekonomike.
-
- Ata
tė cilėt janė pėrcaktuar pėr pėrdorimin e dhunės dhe tė
krimit si mjet pėr realizimin e planeve tė tyre brenda shoqėrisė
tė cilės i pėrkasin, nuk ka dyshim se janė pjesa mė e
kriminalizuar e saj, prandaj si tė tillė, tė anatemuar pėr
shkak tė veprave kriminale, pėrmes atentateve dhe vrasjeve tė
figurave kyēe nė anėn e kundėrshtarit pėrpiqen qė
me ēdo kusht filosofinė e vetė politike ta paraqesin
si rrugė tė vetme pėr zgjidhjen e ēėshtjės kombėtare, tė
cilės (diktatit politik), gjithnjė sipas tyre, duhet ti nėnshtrohen
tė gjithė njėsoi.
-
- Nuk
ka dyshim se ėshtė kjo mėnyra mė e gabuar e luftės pėr
arritjen e qėllimeve politike nė shoqėri, e cila, jo vetėm
se ėshtė tėrėsisht nė kundėrshtim me konceptin universal
mbi shtetin dhe kombin, por nuk ka asgjė tė pėrbashkėt mė
ēėshtjen kombėtare dhe as me nacionalizmin shqiptar. Tė
gjithė e dijnė se aktet e krimit janė veprat mė tė
ndaluara, mė tė liga dhe mė tė dėnuara, kėshtu qė ata tė
cilėt bėjnė krime kundėr njeriut, pa marrė parasysh
motivet tė cilat ēojnė tek vrasjet, duhet ta dijnė se me
akte tė tilla nuk i bėhėt kurfarė shėrbimi ēėshtjes
kombėtare, se me likuidime dhe vrasje tė njerėzve mė tė
zellshėm tė kombit nuk arrihet gjė tjetėr pėrpos se
derdhet kotsėkoti gjak dhe lotė shqiptare.
-
- Duhet
ta dijnė se krimi dhe vrasjet me motive politike nuk janė
rruga e cila ēon kah ribashkimi i kombit shqiptar, ose rruga
qė shpie drejtė bashkimit kombėtar. Pėrkundrazi, sepse
krimi dhe vrasjet janė mjeti mė antinjerėzor, mė
antihuman, mė anticivilizues, mė antidemokratik, mė
antikulturor, mė antifetar, mė antiligjor, etj, qė si i
tillė, mjerisht kombit shqiptar vazhdon ti sjellė
tragjedira tė reja familjere dhe kolektive, i cili nė fund tė
fundit nėsė nuk ndėrpritet do tė ēojė nė anarki dhe
kaos politik, gjė tė cilėn si gjithmonė, mė sė shumti e
ka dėshiruar Beogradi dhe Athina.
-
- Se
vrasjet politike tė pasluftės nė Kosovė kanė qenė me
motive politike dėshmojnė tė gjitha rastet duke filluar qė
nga atentati ndaj kol. A. Krasniqit, E. Malokut, Xh. Mustafės,
E. Rexhės, I. Hajdarajt, U. Bytyēit, kol. T. Zemės e deri
te ish ushtari Ilir Selimaj, etj, tė cilat jo vetėm se
destabilizuan situatėn politike nė Kosovė, por faktikisht
ate e kthyen shumė mbrapa deri nė ate masė sa sot pas katėr
viteve nė liri ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės
nga ana e faktorėve ndėrkombėtarė tė kushtėzohet nė mėnyrė
tė prerė; sė pari standardet, pastaj bisedat rreth statusit
final tė Kosovės. A thua vrasjet dhe aktet me motive
politike qė kanė ndodhur dhe qė po ndodhin nė Kosovė nuk
bien nė kuadėr tė plotėsimit tė kėtyre standardeve?!
-
- Sigurisht
se po, sepse sipas kritereve me tė cilat kushtėzohet anėtarsimi
i popujve tė Europės nė BE, njė Kosovė e destabilizuar
politikisht si dhe njė Shqipėri e korruptuar deri nė
absurditet nuk mund tė pranohen nė kėtė Bashkėsi pa e ērrėnjosur
deri nė fund krimin e organizuar, kontrabandėn,
prostitucionin, korrupsionin si dhe keqpėrdorimet tjera, etj,
sepse dihet mirė fakti se pa respektimin e tė drejtės
ligjore si dhe pa funksionimin e shtetit juridik asnjė vend
nuk mund tė bėhėt anėtare e plotė e kėtij Komuniteti
europianė.
-
- Pėr
vėshtirėsitė e kėsaj rruge fletė mė sė miri rasti i
mospranimit tė Turqisė deri mė tani nė BE si dhe ai i shumė
vendeve tjera tė Europės lindore pėrfshirė edhe Shqipėrinė,
tė cilat edhe poēėse i plotėsojnė standardet e parapara
llogaritet se nuk do tė bėhėn anėtare tė saj para vitit
2010?! Atėherė, si mund tė hyjė Kosova nė kėtė familje
derisa nuk i ka plotėsuar standardet minimale tė
parashtruara nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare siē janė
siguria fizike e njeriut, siguria e pronės, respektimi i
vullnetit tė popullit, respektimi i rregullave tė lojės
demokratike, ndalja e vrasjeve me motive politike, etj, dhe
kjo pra jo pėr shkakun se Kosova nuk e ka merituar pavarėsinė,
por pėr shkaqe qė u cekėn mė lartė?!
-
- Se
krimi i organizuar dhe vrasjet me motive politike nė Kosovė,
Shqipėri dhe Maqedoni po e dėmtojnė rėndė procesin e
pavarėsisė sė Kosovės, se po e rrėnojnė nė themel
imazhin e kombit shqiptar nė Europė dhe botė, se po e
rrezikojnė tė ardhmėn e kombit shqiptar, se po e
ngadalėsojnė zhvillimin dhe pėrparimin e shoqėrisė
shqiptare, se po e shkatėrrojnė qenjėn tonė kombėtare dhe
kulturore, se po e ēojnė Kosovėn drejtė njė statusi tė
padefinaur politik ose drejtė mbetjes nėn robėrinė e re
sllave, rreth kėsaj nuk ka mė kurfarė dilemash.
-
- Dhe
si tė ketė dilema rreth kėtyre dėmėve tė mėdha qė po bėhėn
nė emėr tė idealeve kombėtare, kur vėllavrasjet mes
shqiptarėve kanė filluar qysh gjatė kohės sė luftės,
sidomos me mbarimin e saj, sepse nė vend se nė vazhdim tė bėhėshin
mobilizime tė reja politike pėr ta pėrshpejtuar procesin e
pavarėsisė sė Kosovės, nė vend se tė harroheshin dhe
faleshin tė gjitha gjaqet brendashqiptare pėr hirė tė
lirisė sė fituar me aq shumė viktima dhe sakrifica, nė
vend se tė bėhėj pajtimi midis tė gjitha subjekteve
politike pėr hirė tė realizimit tė tė gjitha synimeve
tona kombėtare, etj, pėr fat tė keq, pėr shkaqe krejtėsisht
banale do tė vie te ashpėrsimet e reja politike, tek
dallimet konceptuale rreth rrugės dhe metodave qė ēojnė te
pavarėsia e Kosovės, deri tek vrasjet e shumta me motive
politike qė e vėshtirėsuan shumė situatėn politike nė
Kosovė, kur gjatė katėr viteve tė lirisė nė Kosovė
u vranė mbi 20 burra mė tė mirė tė saj si komandantėt
ushtarakė, luftėtarė dhe patriotė tė cilėt me aq shumė
vuajtje i rriti nėna Kosovė.
-
- Pra,
kjo nuk ka qenė dhe nuk ka mundur tė ishte rruga e cila
Kosovėn do ta shpiente nė pavarėsi, kjo nuk ishte dhe nuk
ka mundur tė jetė opsioni pėrmes tė cilit mund tė arrihej
ribashkimi i kombit, kjo nuk ishte autostrada e cila shqiptarėt
i ēon nė Europė! Nė tė kundėrtėn, logjika e dhunės dhe
krimit ēon nė izolim dhe diktaturė politike, ēon drejtė
mbetjes sė Kosovės nėn diktatin e tė tjerėve, pėr tė
mos thėnė nė thundrėn e huaj. Shtrohet pyetja; deri kur
dhe me ēfarė pasojash tė reja do tė vazhdojė drama
politike brendashqiptare, ose thėnė pakė mė ndryshe; cili
Zot mund ti pajtojė dhe bashkojė shqiptarėt?!
|
|