OPINIONE

   
20.04.2003 - Trepca.net

PRO ET CONTRA

AKSH-ja nuk ėshtė organizatė terroriste, por Lėvizje Nacionalēlirimtare shqiptare

 
20 prill 2003  / Kujtim Konushefci
    
    
Hedhja nė erė e njė ure, qė lidh vijėn hekurudhore tė Kosovės Veriore me Jugun e Serbisė (Leshak), si rezultat i njė aksioni tė suksesshėm tė luftės guerile tė AKSH-sė, kohėve tė fundit ėshtė sofistikuar dhe problematizuar nė atė shkallė nga eksponentėt e politikės shqiptare, tė UNMIK-ut dhe tė Serbisė, saqė doza propagandistike e reagimit tė tyre nuk shpreh kurrfarė realiteti faktik as ligjor pėr AKSH-nė, pėrpos pėrpjekjeve dhe tendencave, qė kėtė ta “linēojnė” para popullit shqiptar dhe nė sy tė botės si “organizatė terroriste”.
Hedhja nė erė e njė ure, qė lidh vijėn hekurudhore tė Kosovės Veriore me Jugun e Serbisė (Leshak), si rezultat i njė aksioni tė suksesshėm tė luftės guerile tė AKSH-sė, kohėve tė fundit ėshtė sofistikuar dhe problematizuar nė atė shkallė nga eksponentėt e politikės shqiptare, tė UNMIK-ut dhe tė Serbisė, saqė doza propagandistike e reagimit tė tyre nuk shpreh kurrfarė realiteti faktik as ligjor pėr AKSH-nė, pėrpos pėrpjekjeve dhe tendencave, qė kėtė ta “linēojnė” para popullit shqiptar dhe nė sy tė botės si “organizatė terroriste”.
 
Ky kalifikim zyrtar i Serbisė, i kryetarit tė UNMIK-ut, M.Shtajnerit, tė SHP tė TMK-sė dhe tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė, ėshtė i gabueshėm dhe nuk ka kurrfarė baze morale as ligjore, sepse AKSH-ja nuk ėshtė kurrfarė “grupi” as kurrfarė “organizate terroriste” e tipit tė paramilitarėve tė “beretave tė kuqe” tė Serbisė sė Sllobodan Millosheviqit, tė Vojisllav Sheshelit dhe tė Zhelko Razhnjatovi-Arkanit, tė cilat mė se 10 vjet kanė zhvilluar akte terroriste gjenocidale kundėr shqiptarėve nė Kosovė, kundėr kroatėve nė Kroaci,.kundėr muslimanėve nė Bosnjė, qė deri mė vrasjen e premierit tė Qeverisė sė Republikės sė Serbisė,dr. Zoran Gjingjiq, mė 12 mars 2003, jo qė politika fashistoide serbe e Beogradit, politika zyrtare shqiptare e Prishtinės, politika zyrtare shqiptare e Tiranės dhe politika ndėrkombėtare e UNMIK-ut tė tre “shtajnerave” tė deritashėm nė Kosovė, i kanė gjykuar aktet e tyre si vepra penale dhe kundėr njerėzimit, por as nuk i kanė pėrmendur para opinionit politik publik, duke i shpallur grupe ose organizata terroriste, derisa vetė regjimi kriminal terrorist i Serbisė(duke u rrezikuar drejtpėrdrejt pas vrasjes sė Zoran Gjingjiqit), i prangosi nėpėr burgje tė saj mbi 10 mijė terroristė dhe kriminelė tė tillė serbė e malazezė.
 
Tolerimi dhe mos nxjerrja para gjyqeve deri mė sot, e kėtyre bandave kriminale dhe terroriste serbemalzeze nga ana e Tribunalit tė Hagės dhe e gjyqėsisė serbe tė Kosovės (e cila qe katėr vjet jeton dhe i zbaton ligjet dhe kornizat kushtetuese tė regjimit policor ushtarak tė Serbisė sė Sllobodan Millosheviqit), ka ndikuar dirket nė ndarjen e Mitrovicės, kur edhe sot nėn hundėn dhe praninė e UNMIK-ut tė Mihale Shtajnerit, veprojnė haptazi fallangat terroriste serbomalazeze tė Arkanit dhe tė Sheshelit, tė quajtura “Rojat e Urės”, dhe tė financuara e tė mbėshtetura drejt e tėrthorazi nga mbeturinat e regjimit serboēetnik tė Sllobodan Milosheviqit, dhe pasuesit tė tij Nebojsha Qoviq.

Edhe pse terroristėt serbomalazez “Rojat e Urės”, edhe sot e terrorizojnė popullatėn shqiptare nė Veri tė qytetit tė Mitrovicės, duke e mbajtur ende “peng”-tė ndarė nė dy pjesė kėtė qytet tė Kosovės Veriore, si dhe ata, me tolerimin e Mihael Shtajnerit kanė krijuar sistemin paralel tė
arsimi t dhe tė organzimit politik, duke formuar Kuvendin e Komunave, duke i pėrfshirė lokalitetet e enklavizuara serbe nėpėr Kosovė, dhe se pėrfaqėsuesit e kryekriminelėt e “Rojave tė Urės”, Oliver Ivanoviq, Jakshiq, Saviq etj. veprojnė nė Kryesinė e Kuvendit tė Kosovės, tė cilėt qe katėr vjet e kanė bojkotuar ēdo vendim, dhe ēdo kėrkesė tė UNMIK-ut pėr ta integruar Mitrovicėn nė tėrėsinė administrative dhe juridike tė Kosovės, kjo Mihael Shtajnerin asnjėherė nuk e ka vėnė para aktit tė kryerė, qė “Rojat e Urės” ēetnikėt kriminelė, t’i shpallė zyrtarisht “organizatė apo grup terrorist”, siē e ka shpallur ai tani AKSH-nė me njė “ferman” tė tij administrativ tė dates 17 prill, 2003.
 
Njė potez i kėtillė politik i Mihael Shtajnerit, ėshtė jashtė kompetencave dhe autorizimeve tė tij zyrtare, si pėrfaqėsues i misionit paqėsor tė OKB-sė nė Kosovė. Vėrtet, ky ėshtė njė veprim skandaloz i tij antimoral dhe antiligjor, qė nuk pėrkon me kurrfarė norme tė misionit paqėsor tė OKB-sė as me drejtėsiė ndėrkombėtare, as ligjshmėrinė e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, sepse aktet e zhvillimit tė formave tė luftės guerile tė lėvizjeve nacionalēlirimtare antikoloniale, nuk mund tė cilėsohen si “akte terroriste grupi ose organizate”, ashtu siē ka vepruar me “dekretin ligjor” politik tė tij, z.Mihael Shtajner nė etiketimin dhe kompremetimin e AKSH-sė para opinionit ndėrkombėtar.

Mihael Shtajneri, do tė duhej ta ketź ditur, se aktet terroriste nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me kėrkesėn dhe qėllimet e lėvizjeve nacionalēlirimtare, sikurse qė ėshtė AKSH-ja, e cila ėshtė person ushtarak juridik, ka simbolet, uniformėn, organizimin ushtarako-politik komandues nėn udhėheqjen e direkte tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Armatės Kombėtare Shqiptare/AKSH/, tė drejtuar nga gjeneral Vigan Gradica, si dhe gjeneralė e ushtarakė tė tjerė, tė angazhuar nė strukturėn pėrkatėse tė AKSH-sė.

Prandaj, si Shtajneri, ashtu edhe gjithė ata persona tė papėrgjegjshėm zyrtarė tė UNMIK-ut, si dhe tė politikės zyrtare shqiptare nė Prishtinė dhe nė Tiranė, tė cilėt nė formė “orgjie” kanė deklaruar para opinionit se “AKSH-ja ėshtė grup ose organizatė terroriste”, kjo nuk ėshtė fare e vėrtetė, por kjo ėshtė mė shumė se spekulim politik, dhe mbi tė gjitha ėshtė gėnjeshtėr e kulluar, e gatuar dhe e “pjekur mirė nė furrėn krematorrike” tė politikės dhe propagandės gjenocidale tė qeverisė serbomalazeze tė Beogradit.
 
Grupet dhe organizatat terroriste nuk kanė strukturė organizative, as komanduese ushtarake as luftarake, as eprorė tė caktuar, as hierarki, nuk janė persona juridikė-ushtarakė nė kuptimin ligjor formal, nuk kanė platformė as program tė caktuar politik kombėtar as shtetėror, nuk janė kurrfarė armate as ushtrie, siē ėshtė de facto dhe de jure Armata Kombėtare Shqiptare/AKSH/, por janė “individė”, “grupe” dhe “organizata” terroriste e mafioze, siē janė “Rojat e Urės” serbe nė Veri tė Mitrovicės, si dhe “Klani terrorist i Zemunit”, terroristėt e tė cilit veprojnė nė kuadrin e “Rojave tė Urės” nė Mitrovicė, si dhe nėpėr enklavat serbomalazeze nė Kosovė, si dhe kanė pėrfaqėsuesit dhe “koordinatorėt” e tyre politikė nė Kuvendin e Kosovės, nė Qeverinė e Kosovės, dhe nė tė gjitha nivelet e administrates sė UNMIK-ut nė Kosovė. Aktivitetin subversiv dhe diversant tė tyre, bandat terrosite serbomalzeze, e zhvillojnė me ndihmėn e klerikėve serbomalazezė, si tė Artemijes dhe tė Sava Janjiqit, duke u fshehur nėpėr kishat, manastiret dhe dioqeat e tyre nė Pejė, nė Graēanicė, nė Deēan, nė Hoēė, si dhe nė fshatrat e enklavizuara serbomalazeze anembanė Kosovės.

Shikuar nė kuptimin e ngushtė “vendimin” amoral, apolitik, arbitrar dhe joligjor tė Mihael Shtajnerit lidhur me denoncimin e AKSH-sė, si “organizatė a grup terrorist”, as udhėheqja e AKSH-sė, e as opinioni politik kombėtar atdhetar gjithėshqiptar, nuk ka mundur tė prźt diē mė skandaloze dhe mė antinjerėzore ndaj interesit tė pėrgjithshėm kombėtar shtetėror, kur dihet se, si vetė zyra e Shtajnerit, ashtu edhe dikasteritė e tjera tė administratės sė tij janė tė pėrfshirė me dhjetra “kėshilltarė” serbomalazezė, tė cilėt para lufte, gjatė luftės, dhe pas luftės (qe katėr vjet) gjencidale serbe nė Kosovė, kanė qenė “kėshilltarė”, “juristė”, “gjykatės” dhe ekzekutorė tė drejtpėrdrejtė tė shqiptarėve dhe tė UCK-sė.


Vendimi denoncues i AKSH-sė, ėshtė produkt politik “ Made in Serbia”, JO “Made in Germany”!

Aspak nuk ėshtė i rastėsishėm dhe befasues “vendimi denoncues” i AKSH-sė nga ana e kryeadministratorit tė UNMIK-ut, z.Mihael Shtajer, sepse ky u nxor mė 17 prill,2003, duke marrė pėr bazė sugjerimet e politikės dhe tė propagandės antishqiptare tė Beogradit, si dhe propzimet e kėshillat kriminale tė “kėshilltarėve” tė tij serbė dhe malazezė, tė “akredituar” nė stafin e tij ndėrkombėtar nė Prishtinė, njė ditė mė vonė, pasiqė ky “vendim denoncues”, ishte shpallur nė gazetėn “Politika” tė Beogradit, mė 16 prill,2003, me titull: “Ballkani vetėm bashkėrisht kundėr terrorizmit”.
 
Kjo koincidencė Beograd-Prishtinė, e kualifikimit negativ politik dhe ushtarak tė AKSH-sė, ėshtė argumenti mė transparent, se kush ka qenė iniciator, dhe kush qėndron prapa “vendimit gjyqėsor” tė Mihael Shtajnerit pėr tė shpallur, dhe pėr ta “dėnuar” Armatėn Kombėtare Shqiptare/AKSH/ “grup ose organizatė terroriste”. Askush tjetėr, veēse ekstremistėve, terroristėve dhe ultranacionalistėve serboēetnikė tė politikės zyrtare tė pushtetit shtetėror tė Unionit Serbia dhe Mali i Zi pėrmes formave tė terrorit gjenocid tė institucionalizuar, dhe propagandės sė tyre pushtuese kolonialiste kundėr Kosovės dhe shqiptarėve nė hapėsirat e tjera tė Shqipėrisė etnike.

Historikisht, gazeta “Politika” e Begradit ka qenė, edhe prapė ėshtė sot, njė nga armėt mė tė fuqishme tė politikės dhe propagandės pushtuese koloniale nė skallvėrimin e shqiptarėve, dhe nė kolonozimin e gjysmės sė territorit tė Shqipėrisė etnike. Nė kėtė vėshtrim, duhet tė kėrkohet shkaku dhe pasoja e lindjes dhe e ekzistencės sė ligjshme e Armatės Kombėtare Shqiptare/AKSH/, e jo nė fabrikimin, fallsitetin dhe shantazhimin e saj, sipas “kritereve” tė politikės dhe propagandės raciste dhe fashiste tė Serbisė dhe Malit tė Zi. Ngrehinė kjo, (me disa emėrtime tė ndryshme politike tė derisotme), e cila qė nga viti 1878 e deri mė sot, ka qenė “saēi i skuqur” mbi tė drejtėn natyrore dhe historike tė qenies shqiptare nė Ballkan.
 
Kėtė e kanė vėrtetuar edhe vitet e mėpastajshme tė imperializmit kolonialist tė Unionit Serbia-Mali i Zi, si 1912-ta, 1918,..,1945, si dhe 1998-1999, me ē’rast “fatin” e saj militarist shekullor, e pėrmbylli me gjenocidin dhe hollokaustin e saj mbi Kosovėn, e cila sot, si rrjedhojė e politikės dhe e agresionit pushtues serbomalazez, ėshtė shndėrruar nė njė oazė paqeje ndėrkombėtare pėr fatin e sė cilės kujdeset z.Mihael Shtajner.
  
Mirėpo, si duket, mė 16 prill tė kėtij viti gazeta ”Politika”, dhe “kėshilltarėt” e tij tė drejtpėrdrejtė serbomalazezė, ia kanė prishur ekuilibrin disponimin dhe besimin politik ndaj shqiptarėve dhe Kosovės, sepse ia kanė “kripur” mendjen, qė AKSH-ja “ėshtė organizatė terroriste”. Kėtė “dyshim” tonin, e dėshmoi edhe “vendimi gjyqėsor” i Mihael Shtajnerit, i cili plotėsisht mbėshtetet dhe pėrputhet me kualifikimin denoncues tė AKSH-sė nga aparati shtetėror serbomalazez i Beogradit-Podgoricės, dhe i fallsifikimeve tė ndyra tė artikullit tė botuar nė tė pėrditshmėn “Politika”. Nė tė vėrtetė, artikulli me pėrmbajte terroriste kundėr AKSH-sė i “Politikės” sė datės 16 prill, 2003, ėshtė zyrtarizuar dhe nėnshkruar nga z.Mihael Shtajneri, pa e vrarė mendjen fare, se ai artikull, ka qenė njė truk propagandistik pėr tė sfiduar UNMIK-un dhe KFOR-in, nė mėnyrė qė tė deklarohen zyrtarisht kundėr Aramatės Kombėtare Shqiptare/AKSH/.
 
Ky akt zyrtar i M.Shtajnerit, ėshtė i papranueshėm pėr AKSH-nė dhe strukturat e saj, sepse nė asnjė aspekt nuk ka tė bėjė me qenien organizative, ushtarake, juridike, politike dhe kombėtare tė AKSH-sė, por direkt ka tė bėjė me grupet dhe organiztat terroriste, mafioze dhe gjenocidale serbomalazeze siē janė “Rojat e Urės” sė Mitrovicės, “Povratakun” e Oliver Ivanoviqit, Rada Trajkoviqit, Momqillo Trajkoviqit, etj., tė cilėtm, edhe para se ta shpallin “grup-organizatė terroriste” AKSH-nė, e kanė bojkotuar, e kanė shantazhuar, e kanė kėrcnuar, z. Mihael Shtajner, duke kėrkuar edhe dorėheqjen e tij, kinse ai as UNMIK-u nė tėrėsi, nuk kanė punuar asgjė fare pėr interesat e minoritetit serbomnalazez nė Kosovė brenda kėtij katėrvjeēari, gjė qė tė gjitha kėto akuza dhe provokime tė pales serbomalazeze janė tė pavėrteta, tė pamorlashme dhe pa kurrfarė baze ligjore,sepse si nėn udhėheqjen e mexhimit tė Kushnerit, tė Hekerupit dhe tė Shtajnerit, minoriteti serbomalzez ka qenė i trajtuar njėsoj sikurse shumica dėrrmuese shqiptare dhe pakicat e tjera nė Kosovė.
 
Mirėpo, akuzat dhe aksionet politike propagandistike minuese ndaj procesit stabilizues paqėsor nė Kosovė, tė bėra nga minoriteti serb, i dirigjuar drejtpėrdrejt nga Beogradi, nga shėrbnimet sekrete policore, paramilitare, militare dhe kishtare tė Serbisė, kanė pasur, dhe kanė pėr qėllim tė fundit, qė tė justifikojnė gjenocidin dhe terrorizmin shtetėror serb mbi shqiptarėt dhe Kosovėn, dhe balancėn ta kthejnė favor tė vetin, duke e pėrvetėsuar si kryetarin e UNMIK-ut, z.Mihael Shtajner, ashtu edhe pėrfaqėsuesit e tjerė tė trupave tė bashkėsisė ndėrkombėtare, duke i shpifur dhe anatemuar shqiptarėt, sikurse nė rastin konkret Armatėn Kombėtare Shqiptare/AKSH/, se ata “janė grupe dhe organizata terroriste”, tė cilėt po kėrkojnė krijimin e “Shqipėrisė sė madhe”, e jo serbėt as malazezėt, tė cilėt janė tė “diskriminuar” dhe tė “terrozuar” prej tyre.
 
Kėto trille dhe idiotizma tė konstruktuara tė politikės dhe propagandės serbeomalazeze nė kurriz tė sė vėrtetės historike tė shqiptarėve dhe tė Shqipirės etnike, mė nuk kanė kurrfarė shansi, qė tė “pėrbirojnė” nė psikologjinė politike, as nė mendjen e shėndoshė tė shqiptarėve, as tė AKSH-sė, tė cilėt kanė tė drejtė tė luftojnė politikisht dhe ushtarakisht pėr realizimin e sė drejtės sė tyre tė vetėvendosjes, pavarėsisht se kėta nė formė “orekstrale” akuzohen pa kurrfarė argumentesh ligjore nga tė gjitha “palėt” denoncuese tė pushtuesit kolonialist sllav dhe tė kolaboracionizmitr shqiptar.

Pse z.Mihael Shtajner ka rėnė viktimė e propagandės sė ndyrė luftarake tė fallangave terrosite serbomalazeze, nuk duhet tė na habit aq shumė ky fakt, sepse reagimi i tij lidhur me rastin e denoncimit tė AKSH-sė si “grup terrorist”, tregon, se M.Shtajneri nuk e njeh gjenzėn historiko-politike tė problemit kolonial shqiptar nė Ballkan, si dhe ligjet as konventat ndėrkombėtare, duke pėrfshirė edhe Kartėn e Kombeve tė Bashkuara, ku flitet pėr tė drejtėn e vetėvendosjes sė gjithė popujve dhe vendeve tė koloniazuara. Pikėrisht rasti i hedhjes nė erė i urės hekurudhore nė rajonin e Mitrovicės Veriore nga njėsiti special i Armatės Kombėtare Shqiptare/AKSH/, ėshtė i ndėrlidhur drejtpėrdrejt me format e veprimit tė zhvillimit tė luftės ēlirimtare antikoloniale shqiptare kundėr tė gjitha formave dhe metodave tė sundimit tė egėr tė kolonializmit dhe hegjemonizmit serbomalazez , jo vetėm nė Kosovė, por nė tė gjitha territoret autoktone tė Shqipėrisė etnike.

Si z. Mihael Shtajner me bashkėpunėtorėt e tij ndėrkombėtarė nė Kosovė, ashtu edhe “funksionarėt” mė tė lartė shqiptarė nė Prishtinė dhe nė Tiranė, nuk duhet tė mashtrohen dhe tė vetėviktimizohen pas “recetave” kulaifikuese terroriste dhe raciste tė politikės dhe propagandės antishqiptare, antiuēk dhe antiaksh, por duhet tė mbėshtetėndhe, t’I marrin parasysh tė gjitha argumentet e vlefshme historike, politike dhe juridike ndėrkombėtare, tė cilat janė bazė fundamentale e veprimtarisė sė gjithmbarshme dhe tė Programit politik, kombėtar, ndėrkombėtar dhe ushtarak tė Armatės Kombėtare Shqiptare/AKSH/ dhe tė tė gjitha strukturave tė saj pėrkatėse.

Asnjė politikė, e cila nuk merr nė konsideratė ligjet dhe ligjshmėritė e sė drejtės kombėtare dhe asaj ndėrkombėtare, nuk mund tė quhet politikė e njėmendtė, veēse fiktive, madje qoftė e ndėrtuar, dhe e mbrojtur edhe nga Mihael Shtajneri, dhe bashkėmendimtarėt e mbėshtetėsit e tij, sikurse nė rastin konkret tė denoncimit tė AKSH-sė, ngaqė AKSH-ja pėr nga struktura e saj organizative, politike, kombėtare, ndėrkombėtare dhe vepruese nuk pėrbėn “grup, as organizatė terroriste”, siē e kanė deklaruar atė nė mėnyrė tė paligjshme: M.Shtajneri, pėrfaqėsuesi i SHP tė TMK-sė, Shemsi Syla, dhe Ministria e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, por ėshtė Lėvizje nacionalēlirimtare antikoloniale, qė ndėrlidhet drejtazi me Deklaratėn e njohjes sė pavarėsisė dhe tė drejtės sė vetėvendosjes vendeve dhe popujve tė kolonizuar”(Rezoluta 1514,XV, 1960) dhe me Nenin 1, paragrafi 2 tė Kartės sė OKB-sė e tė tjera.
 
Prandaj, AKSH-ja si faktor nacional, nuk ka asnjė “fije floku” ndėrlidhuri me “grup ose organizatė terroriste” as rajonale, as ndėrkombėtare, por ėshtė forcė e ligjshme ushtarake antikoloniale, qė mbėshtetet, duke filluar nga nė idetė e Revolucionit Francez 1789, qė kanė tė bėjnė me realizimin e parimeve tė lirisė, tė vetėvendosjes dhe tė pavarėsisė kombėtare, tė cilat pa dyshim shpiejnė nė ringjalljen e shtetit kombėtar shqiptar, Shqipėrinė etnike, ky gjysma e saj, ende edhe sot nė shekullin e 21-tė, ėshtė “latifundi” koloniale e Serbisė, Malit tė Zi, Maqedonisė dhe e Greqisė.

Po qe se z.Mihael Shtajner, nuk e revidon “vendimin politik” denoncues kundėr AKSH-sė, mė 17 prill,2003, s’ka dyshim se, sė shpejti do tė pėrballet me ligjet dhe konventat ndėrkombėtare, qė janė objekt i Gjykatės Ndėrkombėtare tė OKB-sė. Kundėr njė vendimi paushall dhe tė paligjshėm tė z.Mihael Shtajner, tė deklaruar nė llogari tė AKSH-sė, Gjykata e Lartė e AKSH-sė, do tė ushtrojė kallzimin penal para gjykatave pėrkatėse ndėrkombėtare, dhe para Gjykatės Supreme tė Shqipėrisė etnike.

Pavarėsisht nga vendimi arbitrar i Mihael Shtajnerit, dhe i “strukturave terciale” politike serbomalazeze dhe , i atyre tė ashtuquajtura “patriotike” shqiptare, qė Armatėn Kombėtare Shqiptare, ta riemėrtojnė nė ndonjė “grup” ose nė njė “organizatė terroriste”, kjo nuk mund tė arrihet as teorikisht as praktikisht, sepse AKSH-ja ėshtė Lėvizje Nacionalēlirimtare Shqiptare, qė tanimė ka filluar t’i zhvillojė aksionet e fazės sė parė tė luftės guerile nė hapėsirat e populluara me shqiptarė brenda kufijve tė territorit tė Shqipėrisė etnike, siē ishte rasti i hedhjes nė erė i urės hekurudhore ndėrlidhėse Mitrovicė-Leshak nga ushtarakėt patriotė shqiptarė Islam Berisha(Lami) dhe Hamzė Behrami tė njėsitit gueril tė Gjenois sė Divizioinit “Adem Jashari”, s’ka lidhje me terrorizėm dhe me banditizėm tė harangave mafioze dhe profitere serbomalazeze ēetnike tė pushtet sundues koloniual tė Serbisė, por me veprimin serioz luftarak tė Armatės Kombėtare Shqiptare/AKSH/ pėr prerjen e tė gjitha lidhjeve me Serbinė e madhe, pėrderisa ajo tė pranojė, se do tė heqė dorė nga sundimi hegjemonist kolonial i Kosovės dhe i viseve tė tjera shqiptare, qoftė nė mėnyrė paqėsore, qoftė nė ndonjė formė tejtėr.

Si Mihael Shtajner, si “kėshilltarėt” kriminelė serbomalazezė me ndihmėn e Beogradit, tė cilėt e kanė detyruar, tė ndėrmarrė njė hap tė tillė nė “riemėrtimin” e AKSH-sė si “terroriste”, duhet ta kenė tė qartė, se AKSH-ja nuk ėshtė “ grup terrorist”, qė qė vret, masakron dhe plagos civilė tė pafajshėm nėpėr vende e sheshe publike, sikurse qė ka vepruar pushteti gjenocidal serbomalazez ēetniko-fashist plot 10 vjet kundėr shqiptarėve nė Kosovė, por ėshtė Armatė-Lėvizje Nacionalēlirimtare Kombėtare, e cila po qe se, Serbia sė pari, dhe me urgjencė, nuk pranon njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nė mėnyrė paqėsore(gjė qė ky ėshtė objektiv prioritar i AKSH-sė), atėherė si fallanga serbomalazeze, si Mihael Shtajneri, si kollaboracionistėt shqiptarė, do tė kenė rastin tė ballafaqohen me fazėn e dytė tė luftės ēlirimtare kombėtare tė AKSH-sė, e cila pa dyshim do tė ēojė njė luftė tė pėrgjithshme popullore shqiptare nga tė gjitha viset autoktone tė Shqipėrisė etnike.

Fundja, si politika paqėsore e UNMIK-ut, me Mihael Shtajenerin nė krye, ashtu edhe politika e propaganda e ndyrė luftarake e Serbisė dhe e Malit tė Zi, e posaēėrisht eksponentėt reaksionarė dhe kolaboracionistė tė politikės nėnshtruese, vazale dhe kapitulluese shqiptare nė Prishtinė, nė Tiranė, tė cilėt kanė filluar t’i “ndėrrojnė prehėrat”,duke “kruar” me armiqtė serbomalazezė dhe me prezntuesit e huaj paqėsorė nė Kosovė, pėr hir tė “biznisit personal” dhe “biznisit mixt”, nuk preferohet tė luajnė me zjarrin e trilluar tė terrorizmit tė eksportuar serbomalazez ēetniko-fashist nė Kosovė dhe nė viset e tjera tė Shqipėrisė etnike, sepse pa vetėdije vetė do tė digjen nė tė, e jo Armata Kombėtare Shqiptare/AKSH/, e cila ėshtė vėnė nė shėrbim tė ēlirimit, tė pavarėsisė dhe tė mbrojtjes sė gjithė popullit shqiptar, Kosovės dhe Shqipėrisė etnike.

Gjithashtu, pėr hir tė sė vėrtetės sė njoftimit nga dora e parė z.Mihael Shtajner, kryetarin e UNMIK-ut (si dhe tė gjithė administratėn shėrbyese tė tij), dhe oponentėt e tjerė “pilitikanė” dhe “institucione” shqiptare nė Tiranė dhe nė Prishtinė, AKSH-ja nuk ėshtė “grup-organizatė terroriste”,ashtu siē e kanė gėnjyer dhe manipuluar opinionin politik gjithėshqiptar, dhe bashkėsinė ndėrkombėtare, por siē nėnvizuam mė sipėr, ėshtė faktor nacional-Lėvizje Nacionalēlirimtare Shqiptare, sikurse tė gjitha lėvizjet nacioanlēlirimtare antikoloniuale tė deritashme botėrore, qė me Program dhe Platformė politike dhe ushtarake, ta luftojė sundimin terrorist kolonial tė Serbisė, tė Malit tė Zi, tė Maqedonisė dhe tė Greqisė.
 
Nė tė vėrtetė, kush di tė “lexojė” dhe kuptojė politikisht, ARMATEN KOMBĖTARE SHQIPTARE/AKSH/,duhet ta konsiderojnė QEVERI TĖ ARDHSHME TĖ PĖRKOHSHME TĖ SHQIPĖRISĖ ETNIKE, u pėleqeu kjo, ose nuk u pėlqeu tė gjithė armiqve tė saj. Ndryshe, tė gjitha kualifikimet dhe etiketat e tjera, qė bėhen nė adresė tė AKSH-sė, nuk kanė tė bėjnė me qėllimet dhe me synimet programore tė luftės antikoloniale tė AKSH-sė, por me terrorizmin dhe me gjenocidin e importuar kolonial imperialist tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi si nė Kosovė, ashtu edhe nė mbarė Shqipėrinė etnike, e nė Ballkan.

Ka ardhur koha, qė bashkėsia ndėrkombėtare pėrmes z.Mihael Shtajner apo Koffi Annan, tė mendojnė thellė dhe me seriozitetin mė tė madh, qė tė gjejnė ndonjė “Chales de Gaulle” serbomalazez, nė mėnyrė qė me paqe, ta arrijnė Marrėveshjen historike, sė pari pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, ashtu si veproi Charles de Gaulle mė 19 mars 1962, kur Franca ia njohi pavarėsinė Algjerisė, pėrkatėsisht Qeverinė e Pėrkohshme tė Republikės sė Algjerisė. Ndryshe, ēdo vonesė e zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, do tė ēojė nė eskalimin e krizės sė konfliktit tė armatosur, qė patjetėr, do tė destbaliziojė paqen dhe sigurinė nė Ballkan.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.