|
19 prill 2002 / Muhamed KRASNIQI
Rizah
Sheqiri: Shprishje, pėrmbledhje me recensione, shėnime
kritike dhe studime pėr letėrsinė tonė pėr fėmijė. E botoi
Shtėpia Botuese Toena Tiranė, 2002.
 |
|
|
Krijuesi
ynė i mirėnjohur Rizah Sheqiri, autor i mbi 30 veprave nė
prozė, poezi, dramaturgji, kritikė letrare, studime e
publicistikė, i pėrkthyer edhe nė disa gjuhė botėrore,
si angleze, gjermane, suedeze e tė tjera, publikut lexues i
paraqitet edhe me njė libėr tė ri, kėtė herė nė fushėn
e kritikės dhe tė studimeve letrare.
Rizah
Sheqiri, pėrndryshe edhe anėtar i Shoqatės sė Shkrimtarėve
tė Suedisė, ka botuar lirba edhe nė gjuhėn suedeze dhe
ka pėrkthyer nga suedishtja nė shqip. Rizah Sheqiri, dikur
gazetar i Radio Prishtinės dhe bashkėpunėtor i gazetave
dhe revistave nė Kosovė, qe njė dekadė krijon nė Suedi.
|
|
Ballina e librit Shprishje |
Rizah Sheqiri |
|
|
Ėshtė
i nderuar me bursėn vjetore tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė
Suedisė, kurse nė vitin 2002 ėshtė fitues i Ēmimit pėr
Kulturė tė Komunės sė Karlskronės, shpėrblim ky vjetor qė
ndahet pėr merita tė veēanta nė lėminė e kulturės, ndėrsa
shkrimtarit tonė ky ēmim
i ndahet pėr pėr tė arritura tė veēanta nė fushėn e
krijimtarisė letrare.
Libri
mė i ri i Rizah Sheqirit Shprishje me recensione, shėnime
kritike dhe studime
pėr letėrsinė tonė pėr fėmijė, nė botim tė Shtėpisė
sė njohur Botuese Toena e Tiranės
e botuiar vitin 2002, lexuesit dhe kritikės i ofron njė qasje
krejt tjetėr tė krijimtarisė sonė
pėr fėmijė qė zė fill me fytyrėn qendrore tė
Rilindjes Kombėtare Naim Frashėrin, duke vazhduar pastaj tė
shqyrtoi shkrimtarėt e veprat mė tė mira tė kėsaj letėrsie nė
kohė dhe deri mė sot.
Librin
Shprishje Sheqiri e fillon pikėrisht me analizėn e
krijimtarisė letrare tė Naim Frashėrit pėr tė cilin shprehet
se ėshtė krijues i shkollės, i gjuhės dhe i letėrsisė
shqipe. Pasi e paraqet koloritin poetik tė Naim Frashėrit,
vargjet e tė cilit qenė dhe mbetėn frymėzim pėr breza, autori
i bėnė njė qasje pėrmbajtėsore vjershave tė Ndre Mjedės sė
njohur dhe mėnyrės se si ai me vargje aq mirė e paraqet
realitetin jetėsor tė botės sė fėmijėve nė kohėn e tij.
Rizah Sheqiri
pastaj pėrqėndrohet nė figurėn poliedrike tė Rilindjes sonė
kombėtare Luigj Gurakuqit, dhe nė shkrimtarin qė aq mirė i
gdhendi me pendė aspektet e vuajtjes e tė mjerimit ndėr masat
shqiptare - Migjenin, tė cilin e cilėson novator tė viteve
30-ta, me shprehjen e fuqishme, me vargun e prozėn e tij tė re,
tė cilėn siē thotė kritiku Sheqiri, Migjeni e veshi mjaft mirė
artistikisht.
Nė kėtė libėr
i bėhet njė studim mė i gjėrė poezisė pėr fėmijė tė
periudhės sė realizmit me pėrfaqėsuesin tipik, mėsuesin dhe
krijuesin Qamil Guranjakun.
Ndėrkaq shkrimtarin bashkėkohės
Odhise Grillon, Rizah Sheqiri e cilėson si
shkrimtarin qė vuri themele dhe arriti kulme nė letėrsinė
tonė pėr fėmijė, e i cili tani do tė ketė edhe librin e
tij tė njėqindėt pėr fėmijė.
Pasi i bėhet njė vėshtrim
kritik pėrrallės nė vargje tė shkrimtarit Ramadan M. Pasmaqiu,
autori ndalet nė njė studim mė tė gjatė nė krijimtarinė ė
shkrimtarit mė tė frytshėm pėr fėmijė nga Kosova Rifat
Kukajt dhe romanit tė tij Dreri me njė bri. Ndėrkaq pėr
poeteshėn e njohur Adelina Mamaqi, thotė se me vargun e sajė
bukurinė dhe dashurinė e sheh nė personalitetin e fėmijės dhe
e nxjerr nė pah pikėrisht nga personaliteti i tij.
Mė tej, nė librin
Shprishje Rizah Sheqiri, hyn nė thelbin e krijimtarisė sė
mirėfilltė artisitike e tė vargut tė gdhendur pėr mrekulli qė
botės sė fėmijės i afrohet aq me qiltėrsi e pėrkushtim nga
shkrimtarėt tanė tė njohur: Ismail Kadare, Agim Deva, Rexhep
Hoxha, Naum Prifti, Nuhi Vinca, Ymer Shkreli, Zejnullah Halili,
Hasan Dajaku, Ferdinand Laholli, etj.
Mjaft interesante janė tri
recensionet e para qė autori Rizah Sheqiri i kishte botuar nė
rubrikėn Lexuam pėr ju nė Rilindjen pėr fėmijė,
nė moshėn thuaja fėminore, si nxėnės i klasės sė tetė
fillore, e tė cilat nė kėtė libėr i boton pa ndryshime. Nga
vlerėsimet qė i kishte bėrė atėbotė poemės sė Odhise
Grillos Trimėresha e Tėrbaqit, librit Eshkė e dritė
tė Zejnullah Halilit dhe Bengėza nė faqe tė Hasan
Dajakut, shihet se Rizah Sheqiri, qysh nė atė moshė dijti tė
gjuajė nė cak thelbin e asaj qė quhet kritikė e librit pėr fėmijė.
Pėrndryshe nė kėtė libėr tė kritikave i bėhet njė vėshtrim
edhe librit me gjėagjėza tė autorėve tė ndryshėm
shqiptarė.
Duke lexuar librin
Shprishje lexuesi fiton pėrshtypjen se ėshtė njė libėr
i mirė e praktik, duke lexuar edhe mė shumė tė duket mė i mirė
dhe kur e lexon sėrish edhe mė i mirė. Dhe e gjithė kjo,mendoj
unė, ngjanė ngase autori nuk provon tė jetė i pakuptimtė. Ai
i zgjedh shprehjet dhe formulimet e kuptueshme pėr grupmosha tė
ndryshme. Ai provokon shijen e lexuesit. Nuk shkruan vetėm pėr tė
kėnaqur shijen e kritikėve tė kritikės. Shkruan kritikėn pėr
lexuesin, pėr fėmijėt dhe pėr kritikėn.
Autori arrin qė me pėrkushtim tė
njė kritike frymėzuese e studjuese tė pasqyrojė anėt e shembėllyeshme
artistike e letrare tė shkrimtarėve tanė tė mėdhenj pėr fėmijė.
I analizon motivet, idenė, tematikėn
I bėnė vėshtrim gjuhės
sė zgjedhur nga krijuesit, figurės sė zgjedhur, simbolikės,
metaforės, rimės-ritmit, harmonisė krijuese, tė poemės sė
Grillos pėr shembull, dhe nė tėrėsi fėmijėt i fut nė botėn
tėrheqėse tė vargut tė qiltėr qė nga Naimi e deri te Qibrije
Demiri.
Rizah Sheqiri, me mjeshtri e vė
kontaktin mes lexuesit fėmijė me shkrimtarėt, pastaj mes kritikės
e krijuesit. Ai njėkohėsisht
trajton me mjeshtri aspektin e temės qė veēmas rilindasit i
kushtuan kujdes: shkolla-mėsuesi; edukata atdhetare; aspekti
didaktiko-edukativ; aspekti i anės sociale dhe i varfėrisė,
etj.
Sheqiri, provon nga ana tjetėr
me sukses ti ikė feonomenit lodhje e lexuesit nga kritika pėr
krijimtarinė. Ky libėr mund tė jetė frymėzim pėr nxėnėsit
dhe rininė e sidomos pėr tė rinjtė dhe mėsuesit nė mėrgim.
Libri Shprishje ėshtė njėmend
shprishje nė krijimtarinė tonė letrare pėr fėmijė, edhe njė
histori, edhe njė dėshmim gjurmėsh, dėshmim kapitali krijues e
kombėtar nėpėr shekuj.
Rizah Sheqiri me kujdes radhitet
nė kompozicionin serioz tė kritikės letrare shqipe. Ky libėr
paraqet pra, njė interes tė veqantė nė fushėn e studimeve dhe
tė kritikės nė letėrsinė tonė pėr fėmijė, letėrsi kjo qė
u mishėrua gjatė kohės me fėmijėt dhe rritėn e tyre pėrmes
vargut tė qiltėr poetik, pėrmes simbolit, metaforės, figurės
sė zgjedhur dhe porosisė...
Me kėtė libėr pra, shkrimtari
dhe kritiku Rizah Sheqiri,edhe nė fushėn e kritikės dhe e tė
studimeve tė letėrsisė pėr fėmijė ofron dėshmim serioz para
lexuesit dhe adhuruesve
tė krijimtarisė letrare pėr fėmijė.
Libri Shprishje gjithsesi
paraqet pasurim tė fushės sė studdimeve e tė kritikės nė letėrsinė
pėr fėmijė. Por, ēasja e aplikuar nga Rizah Sheqiri ėshtė
praktike dhe si e tillė mė e kapshme pėr ata qė u dedikohet.
Libri Shprishje e Rizah Sheqirit pra ėshtė
njė udhėzues nė shijimin e vlerave tė mirėfillta krijuese tė
shkrimtarėve tanė nga
mė tė dashurit e mė tė njohurit tė letėrsisė sonė pėr fėmijė.
|
|