18.04.2003 - Trepca.net

Lajme

E premte, 18 prill 2003

 

Pėrmbajtja:

  • Kofi Anan ka shfaqur shqetėsim se udhėheqėsit shqiptarė kanė sfiduar autoritetin e Shtajnerit

  • Shtajner ndihmon KEK-un me 17 milion euro - pritet pėrmirėsim i situatės elekroenergjetike

  • TMK-ja si institucion nuk ka kurrėfarė lidhjesh me ndonjė organizatė ilegale  

  • Konfirmohet tėrheqja e ushtarėve rusė nga Kosova dhe Bosnja

  • E ardhmja e civilizuar e Kosovės arrihet vetėm me mjete demokratike, e jo pėrmes terrorizmit, thotė Novicki

  • KMDLNJ organizon njė konferencė pėr sistemin gjyqėsor

  • BE ka pėrkrah Shtajnerin qė AKSH-ja tė shpallet organizatė terroriste

  • Misioni i KE propozon njė sistem tė administratės lokale pėr tė tėrė territorin e Kosovės

  • B. Fleēėr: AKSH-ja nuk ėshtė armatė, por njė grup njerėzish qė ka qėllime tė caktuara kriminale dhe terroriste

  • Udhėheqės i krahut politik thotė se nuk ėshtė punė e Shtajnerit qė AKSH-nė ta shpallė terroriste

  • Basketboll: Dukagjini kualifikohet nė gjysmėfinale tė Kupės sė Kosovės

  • Paralajmėrohet bllokimi i tė gjitha rrugėve nė Maqedoninė Perėndimore

  • Serbia kundėr transferimit tė kompetencave nga UNMIK-u nė institucionet e Kosovės

  • Fletarrest pėr Mira Markoviqin

  • Hedhja nė erė e urės hekurudhore nė afėrsi tė Zveēanit pėrbėn njė akt terrorist, thotė MP tė Shqipėrisė

  • Pėrplasje midis dy nėnkryetarėve tė qeverisė serbe

  • Shkupi do t'i konfirmojė relacionet midis Klanit tė Zemunit dhe personaliteteve nė Maqedoni

  • Grupi Ndėrkombėtar i Krizave thotė se ristrukturimi i shtetit jugosllav ėshtė "njė martesė me trazira"

  • Kėrcėnim pėr sulm vetėvrasės me bombė nė ambasadėn amerikane nė Seul

  • Forcat e koalicionit kanė zėnė njė zyrtar tė lartė irakian nga lista e mė tė kėrkuar

  • Vendet e Lindjes sė Mesme sot diskutojnė pėr ēėshtjen e Irakut pas Sadamit

  • Damasku do tė dėbojė zyrytarėt e lartė tė Irakut

  • Gjithsej 126 ushtarė amerikanė janė vrarė, ndėrkaq 495 janė plagosur

  • Zgjerohet ekipi amerikan pėr kėrkimin e armėve nė Irak

  • Ramsfeld: Trupat amerikane kanė gjetur kimikate dhe objekte tė dyshimta nė gjithė Irakun

  • Bliks tha se ka prirjen tė besojė se nuk ka patur armė tė shkatėrrimit nė masė nė Irak

  • Zbulohen varre masive nė Irak

  • Forcat amerikane po punojnė me irakianėt pėr tė rifilluar furnizimin me energji elektrike dhe ujė


 

Kofi Anan ka shfaqur shqetėsim se udhėheqėsit shqiptarė kanė sfiduar autoritetin e Shtajnerit
 
Nju-Jork, 18 prill 2003 - Sekretarit i pėrgjithshėm i OKB-sė Kofi Anan ka shfaqur shqetėsim pėr faktin se udhėheqėsit shqiptarė kanė sfiduar autoritetin e kryeadministratorit tė Kosovės Mihael Shtajner.
 
Raporti qė i ėshtė dėrguar KS tė OKB-sė pėrmen Ligjin pėr arsimi n e lartė tė miratuar nga Parlamenti i Kosovės, i cili e pėrjashton universitetin serb nė veri tė Mitrovicės nga sistemi arsimor i Kosovės.

Nė raport Sekretari i Pėrgjithshėm u bėn thirrje autoriteteve lokale nė Kosovė tė pėrqėnedrohen nė rezultatet praktike dhe t'i tejkalojnė dallimet politike dhe etnike.
 
Ai ka nėnvizuar se ndarjet politike dhe etnike vazhdojnė t'i pengojnė pėrpjekjet e Kosovės pėr arritjen e njė autonomie mė tė madhe.

Javėn e ardhshme mė 23 prill KS i OKB-sė do tė mbajė do tė mbajė njė mbledhje tė hapur kushtuar gjendjes nė Kosovė.
 
 
Shtajner ndihmon KEK-un me 17 milion euro - pritet pėrmirėsim i situatės elekroenergjetike
 
Prishtinė, 18 prill 2003 - Shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner ka ndarė 17,3 milion euro pėr nevojat emergjente tė KEK-ut dhe importi i energjisė elektrike do tė jetė shpresa e vetme pėr furnizimin e qyetarėve me energji. Ndėrkohė Qeveria e Kosovės kishte refuzuar tė japė pėr KEK-un edhe njė cent tė vetėm.

Tani e tutje situata elektroenergjetike e Kosovės pritet tė pėrmirėsohet katėr me dy ose pese me njė nė favor tė dritave, ka tha Shtajner.

"Kėshtu mė nuk bėn. Nė Kosovė aktualisht ėshtė njė gjendje e rėndė elektroenergjetike dhe pėrgjegjėsi imja nė bazė tė rezolutės 1244 ėshtė qė t'i pėrmbush nevojat elementare tė qytetarėve. Prandaj kam marrė masat e nevojshme pėr stabilizimin e gjendjes, qė kanė tė bėjnė me importin dhe riparimet e nevojshme nė KEK", tha Shatjner, duke apeluar njėherit qė qytetarėt t'i kryejnė obligimet e tyre ndaj kEK-ut.

Shtajner duke justifikuar vendimin e tij pėr ta ndihmuar KEK-un tha se pa riparimet e nevojshme nė termocentrale dhe nė minierėn e thėngjillit nė Mirash Kosova nuk do tė ketė energji tė mjaftueshme elektrike.
 
 
TMK-ja si institucion nuk ka kurrėfarė lidhjesh me ndonjė organizatė ilegale
 
Prishtinė, 18 prill 2003 - Shtabi i Pėrgjithshėm i TMK-sė e ka dėnuar ashpėr aktin kriminal tė dėmtimit tė urės hekurudhore nė afėrsi tė Zveēanit dhe e vlerėson atė si njė akt i cili dėmton rėndė imazhin e Kosovės dhe bart me vete pasoja tė mėdha pėr gjithė procesin.
 
Kėshtu thuhet veē tjerash nė komunikatėn e SHP tė TMK-sė. Ndėrkaq, zėdhėnėsi i TMK-sė, nėnkoloneli Shemsi Syla, duke dėnuar aktet e fundit tė AKSH-sė ka thėnė:
 
"Ne duhet tė sigurojmė opinionin vendės dhe atė ndėrkombėtar se TMK-ja si institucion nuk ka kurrėfarė lidhjesh me ndonjė organizatė ilegale dhe se pjesa dėrrmuese pjesėtarėve tė saj janė tė preokupuar vetėm me zhvillimin dhe avancimin e TMK-sė, duke qenė tė bindur se nė kėtė mėnyrė e ndihmojnė mė sė shumti TMK-nė dhe Kosovėn. 
  
Pavarėsisht se ėshtė nė pėrgjegjėsinė individuale kjo e dėmton shumė edhe institucionin e TMK-sė", thotė z. Syla.

TMK-ja ka pranuar ndėrkohė se njėri nga tė vrarėt nė minimin e urės afėr Zveēanit ishte pjesėtar i TMK-sė.
 

Konfirmohet tėrheqja e ushtarėve rusė nga Kosova dhe Bosnja

Bruksel, 18 prill 2003 - Njė zyrtar i NATO-s citohet tė ketė thėnė se ka filluar tėrheqja e koordinuar e ushtarėve rusė nga misioni i tyre nė Kosovė dhe nė Bosnjė.

I njėjti zyrtar ka sqaruar se fjala ėshtė pėr ēėshtjen nė nivel tė komandės pėr Evropėn, ku autoritetet e NATO-s bashkė me oficerėt rusė pėr lidhje do tė shyqrtojnė planet praktike pėr tėrheqjen e rusėve.

Tėrheqja do tė jetė graduale, nė pajtim me situatėn nė terren, ndėrkaq Aleanca me forcat e veta do tė zėvendėsojė largimin e rusėve.

Zyrtarėt rusė kanė thėnė se pas tėrheqjes sė 320 ushtarėve rusė nga Bosnja dhe 650 tė tjerėve nga Kosova qėndorjnė "arsyet praktike dhe pragmatike". Misioni ballkanik i misionit rus i ka kushtuar Moskės rreth 25 milion dollarė nė vit.

 
E ardhmja e civilizuar e Kosovės arrihet vetėm me mjete demokratike, e jo pėrmes terrorizmit, thotė Novicki
 
Prishtinė, 18 prill 2003 - "Me njė ndjenjė tė shkurajimit tė thellė i kam pėrcjellė raportet e mediave lidhur me shkatėrrimin e dhunshėm tė urės nė veri tė Kosovės, dhe krenarinė tuaj tė shprehuar dukshėm pėr kryerjen e kėtij akti", shkruan nė njė letėr tėj Obudspersoni i Kosovės Marek Antoni Novicki drejtuar AKSH-sė.

"Nuk ka kurrfarė mėnyre pėr ta pėrshkruar kėtė ndodhi si diēka tjetėr pėrveē aktit terrorist. Kėtė definicion nuk e ndryshon fakti qė ju konsideroni qė motivet tuaja politike arsyetojnė shkaktimin e shkatėrrimit dhe dhunės nė tokėn qė pohoni tė e ēmoni".

"Njė e ardhme e civilizuar dhe e begatshme e Kosovės mund tė arrihet vetėm me mjete konstruktive dhe demokratike, e jo pėrmes terrorizmit", thotė ne fund tė letrės sė tij Novicki.
 
 
 
KMDLNJ organizon njė konferencė pėr sistemin gjyqėsor
 
Prishtinė, 18 prill 2003 - Nė organizimin e Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut nė Prishtinė, prej 25 deri mė 27 prill do tė mbahet Konferenca rajonale pėr punėn e sistemit gjyqėsor. Nė Konferencė janė tė ftuar personalitete, nga fusha e gjyqėsisė, nga Kosova, Shqipėria, Maqedonia, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevės.

Temė qendrore e Konferencės do tė jetė funksionimi i sistemit tė gjyqėsisė nė Rajon, ndėrkaq referues janė: Zejnullah Gruda, Nekibe Kelmendi, Fatmir Fehmiu, Rexhep Haxhimusa, Ejup Sahiti, Luan Omari (nga Shqipėria), Ilir Panda (nga Shqipėria) dhe Osman Kadriu (nga Tetova).
 
 
BE ka pėrkrah Shtajnerin qė AKSH-ja tė shpallet organizatė terroriste
 
Bruksel, 18 prill 2003 - Zyrtarėt e Bashkimit Evropian dhe tė NATO-s sėrish kanė dėnuar dhunėn nė Kosovė dhe kanė mbėshtetur masat qė ndėrmerr kryeadministratori Mihael Shtajner. Disa prej tyre janė prononcuar edhe rreth shpalljes sė AKSH-sė.
 
Por NATO-ja dhe BE-ja nuk ishin tė njėzėshme dje nė kualifikimin e hapit tė ndėrmarrė nga kryeadministratori ndėrkombėtar Mihael Shtajner, i cili ka shpallur edhe zyrtarisht AKSH-nė si organizatė terroriste. Pėrderisa njė zyrtar i BE-sė duke shprehur mbėshtetje tė parezervė pėr z. Shtajner ka thėnė se ata qė bėjnė akte terroriste nuk meritojnė tė quhen me emėr tjetėr pos si terroristė.

Ndėrkaq, njė zyrtar nė NATO ka thėnė se Shtajner flet nė emėr tė OKB-sė, ndėrsa NATO-aj nuk dėshiron tė hyjė nė debate rreth emėrtimeve, duke shtuar se NATO-ja pa asnjė rezervė dėnon atė qė ka ndodhur nė urėn hekurudhore nė veri tė Kosovės dhe ka kėrkuar masa mė tė rrepta kundėr autorėve tė akteve tė tilla.

Zyrtarėt e BE-sė besojnė qė prapa kėtij deklarimi tė kryeadministratorit Shtajner qėndrojnė edhe masat adekuate, por ka pėrkujtuar se lufta kundėr terrorizmit duhet tė jetė edhe detyrė e vetė liderėve kosovarė dhe qytetarėve tė Kosovės.

NATO-ja nė tė njėjten kohė nėpėrmjet deklaratave tė njė zyrtari tė saj qė si zakonisht kėrkon qė tė mos i pėrmendet emri, thotė se ushtarėt e Aleancės janė nė Kosovė pėr tė siguruar njė ambient tė sigurt.
 
 
Misioni i KE propozon njė sistem tė administratės lokale pėr tė tėrė territorin e Kosovės
 
Prishtinė, 18 prill 2003 - Misioni i Kėshillit tė Evropės pėr Decentralizim tė cilin e udhėheqė ambasadori Karlo Ēivileti ėshtė duke punuar nė disa opcione strategjike qė mund tė shėrbejnė si bazė pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė.
 
Qėllimi i kėtij reformimi ėshtė qė shėrbimet dhe vendimmarrja tė ofrohen mė afėr popullit. Rekomandimi pėrfundimtar qė pritet tė publikohet nė vjeshtė do tė propozojė njė sistem gjithėpėrfshirės tė administratės lokale pėr tė tėrė territorin e Kosovės.

Karlo Ēivileti, drejtor i KE nė konferencėn e djeshme pėr gazetarė ka paraqitur pesė opsione pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė, duke shtuar se objektiv i punės sė tyre ėshtė realiteti i ri i Kosovės.

"Ne duhet tė marrim parasysh nė pėrgjithėsi realitetin e tashėmz dhe nevojat e qyteteve tė mėdha dhe tė vogla. Jemi tė bindur se ky projekt do t'i kontribuojė njė qėllimi tė rėndėsishėm tė integrimit nė kuadėr tė strukturave evroatlantike", tha Civileti. Misioni i decentralizimit nė Kosovė nė qershor do t'i prezentojė Kėshillit tė Ėvropės reformat e mundshme tė qeverisjes lokale.
 
 
B. Fleēėr: AKSH-ja nuk ėshtė armatė, por njė grup njerėzish qė ka qėllime tė caktuara kriminale dhe terroriste
 
Prishtinė, 18 prill 2003 - Zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut Beri Fleēėr i ka deklaruar BBC-sė se pas aktit terrorist tė shtunėn e kaluar kur ėshtė shkatėrruar njė urė hekurudhore nė veri tė Kosovės gjėrat kanė ndryshuar.
 
"Nė fakt ne akoma nuk e dimė nėse kjo ėshtė njė armatė apo fjala ėshtė pėr njė grup prej disa personave. Por ėshtė fakt se ėshtė kryer njė akt terrorist", thotė Fleēėr. Ai ka shtuar se policia nuk e di nėse janė pesė apo dyzet veta.

Zėdhėnėsi Fleēėr kėmbėngul se organizata qė ėshtė cilėsuar nga kryeadministratori i Kosovės si terroriste, ėshtė joarmatė, por njė grup njerėzish qė sipas tij kanė qėllime tė caktuara kriminale dhe terroriste.
 
Ai pohon se polcia ndėrkombėtare pas shpėrthimit nė pjesėn veriore tė Kosovės ditė mė parė ka ardhur nė pėrfundim se grupi qė veten e ka emėruar si Armata Kombėtare Shqiptare ėshtė pėrgjegjėse pėr aktin dhe nė bazė tė rezultatit tė hetimeve, ata mund tė cilėsohen si grup terrorist.
 
 
Udhėheqės i krahut politik thotė se nuk ėshtė punė e Shtajnerit qė AKSH-nė ta shpallė terroriste
 
Londėr, 18 prill 2003 - Hidajet Beqiri, qė u prezentua si udhėheqės i lartė i krahut politik i Armatės Kombėtare Shqiptare, ka thėnė se nuk ėshtė punė e Shtajnerit qė njė organizatė ta shpallė terroriste apo jo. Kjo sipas tij, ėshtė punė e tjerėve dhe se sipas tij AKSH-ja nuk ėshtė njė organizatė terroriste.

Nė njė intervistė dhėnė BBC-sė ai ka thėnė se AKSH-ja nuk mund tė konsiderohet terroriste, sepse ajo nuk ėshtė e veēuar, nuk ėshtė njė strukturė, qė nuk ėshtė e lidhur diku, ajo ka krahun e vet tė fuqishėm politik, siē ėshtė Fronti pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar, i cili ėshtė "njė bashkim forcash politike, njė bashkim forcash atdhetare, njė bashkim forcash intelektuale".
 
"Shumica e kėtyre forcave politike, sidomos nė truallin shqiptar nė Shqipėri dhe nė Kosovė janė tė regjistruara edhe nga ana e shtetit", thotė ai, duke shtuar se AKSH nuk vepron nė Kosovė, pėrjashtuar pjesėn veriore tė saj.

I pyetur se pse kjo armatė e ka zgjedhur njė urė hekurudhore nė veri pėr tė ēuar nė ajėr, Hidajet Beqiri ėshtė pėrgjigjur: "Ai ėshtė njė aksion politik sinjifikativ dhe do tė zgjojė faktorin ndėrkombėtar qė pasi e fitoi luftėn ish-UĒK-ja dhe NATO-ja si pėr ēudi as vetė nuk e morėm vesh se si ndodhi, por Mitrovicėn veriore ia dhanė Serbisė.
 
Dhe e dyta me atė akt ne ndėrpremė dhe duam tė ndėrprejmė tė gjitha llojet e urave politike, urave shtetėrore, urave kulturore, etnike e tjera me Serbinė".
 
 
Basketboll: Dukagjini kualifikohet nė gjysmėfinale tė Kupės sė Kosovės
 
Mabetex – Dukagjini 84:86
 
Prishtinė, 18 prill 2003 – Mbrėmė nė Pallatin e Rinisė dhe Sporteve nė Prishtinė nė praninė e mė se 1500 shikuesve, u zhvillua takimi i fundit (i katėrti) ēerekfinal i vlefshėm pėr Kupėn e Kosovės nė basketboll. Kundėrshtarė ishin Mabetexi dhe Dukagjini nga Peja.

Mabetex takimin e filloi shumė mirė, sidomos nė dy ēerekėt e parė me lojėn qė e tregoi ia kaloi Dukagjinit nė tė gjitha elementet, kėshtu qė epėrsia e Mabetexit gjithnjė vinte duke u shtuar. Nė fund tė dy gjysmėlojės sė parė ajo ishte 14 pikė diferencė nė tė mirė tė Mabetexit.
 
Por me fillimin e gjysmėlojės sė dytė baketbollistėt pejanė shumė shpejt filluan ta "shkrijnė" epėrsinė e vendėsve dhe vetėm 6 minuta pasi filloi pjesa e dytė rezultati u barazua nė 63:63.
 
Pastaj deri nė fund tė takimit asnjėra skuadėr nuk arriti tė krijoi ndonjė epėrsi tė madhe. Sa ishte ky takim interesant mund tė ilustrohet se deri nė sekondėn e fundit tė takimi nuk dihej fituesi i kėtij dueli.

Edhepse 17 sekonda para pėrfundimit tė takimit kur rezultati ishte i barabartė 84:84 dhe basketbollistėt e Mabetexit ishin nė pronėsi tė topit, ata nuk arritėn qė brenda asaj kohe tė shėnojnė pikėt e fitores.
 
Pėrkundrazi nė sekondėn e fundit kur basketbollisti i Mabetexit Valentin Spaēi tenton tė shėnoj pikėt e fitorės dhe nuk arrin tė shėnojė, nė luftė pėr top Bruēi i Mabetexit shkakton gabim personal nė sulm ndaj Aleksandėr Damos.
 
Nė dy gjuajtje tė lira Damo shėnon dhe i sjell Dukagjinit fitore, duke e radhitur atė nė mesin e katėr skuadrave gjysmėfinaliste tė Kupės sė Kosovės. Kėshtu rezultati pėrfundimtar ishte Mabetex – Dukagjini 84:86 (25:16)(29:24)(16:30)(14:16).

Basketbollisti mė i mirė nė radhėt e Dukagjinit ishte Damo me 25 pikė tė shėnuara, pastaj Haxhibulliq me 18, Grapci e 15 dhe Prajs me 12 pikė. Ndėrkaq nė radhėt e Mabetexit mė sė shumti pikė shėnoi Kamel 26, Bond 23 dhe Spaqi 15 pikė.

Nė gjysmėfinale njė ditė mė parė janė kualifikuar edhe MEB Prishtina, Excluzive dhe QMI Bashkimi.
 
 
Paralajmėrohet bllokimi i tė gjitha rrugėve nė Maqedoninė Perėndimore
 
Tetovė, 18 prill 2003 - Po qe se deri mė 24 prill nuk lirohen tė gjithė pjesėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare nga burgjet maqedonase Kėshilli pėr lirimin e tyre do tė marrin hapa mė radikalė.
 
Ky kėshill paralajmėron bllokimin e tė gjitha rrugėve magjistrale nė Maqedoninė Perėndimore dhe do t'i bėjė thirrje popullit pėr bojkotimin e tė gjitha institucioneve shtetėrore tė Maqedonisė.

Njėherit u bėhet thirrje politikanėve shqiptarė nė Maqedoni dhe nė Kosovė qė tė ngrenė zėrin ndaj organeve gjyqėsore maqedonase qė t'i lirojnė tė gjithė burgosurit shqiptarė, ish-pjesėtarė tė UĒK-sė nga Maqedonai dhe Kosova.
 
 
Serbia kundėr transferimit tė kompetencave nga UNMIK-u nė institucionet e Kosovės
 
Beograd, 18 prill 2003 - Serbia ka hedhur poshtė planin e administratės sė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė pėr transferimin e mė shumė kompetencave tek institucionet lokale.

Nė njė deklaratė tė lėshuar nga qeveria serbe thuhet se propozimet e shefit tė misionit tė OKB-sė nė Kosovė, UNMIK, Mihael Shtajner janė tė papranueshme dhe nė kundėrshtim me parimet e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.

Deklarata shton se transferimi i kompetencave duhet tė shtyhet deri nė kohėn kur OKB-ja tė garantojė tė drejtėn e serbėve tė zhvendosur pėr t'u rikthyer nė shtėpitė e tyre.
 
 
Fletarrest pėr Mira Markoviqin
 
Beograd, 18 prill 2003 - Njė gjykatė e Beogradit ka lėshuar fletarrestin pėr Mira Markoviqin, drejtoreshė e JUL-it dhe i ka caktuar paraburgimin, sepse as pėr tė dytėn herė nuk i ėshtė pėrgjegjur thirrjes pėr gjykim, sepse ėshtė akuzuar bashkė me 10 persona tė tjerė pėr shpėrdorim, njoftojnė mediat serbe.
Gjykata ia ka pėrcjellė policisė fletarrestin e cila tani ka pėr detyrė ta gjejė tė akuzuarėn.
 
 
Hedhja nė erė e urės hekurudhore nė afėrsi tė Zveēanit pėrbėn njė akt terrorist, thotė MP tė Shqipėrisė
 
Tiranė, 18 prill 2003 - Ministria e Punėve tė Jashtme shpreh shqetėsimin pėr ngjarjet e fundit nė Zveēan dhe Pejė, dhe i dėnon ashpėr ato, si veprime qė synojnė destabilizimin e Kosovės dhe nxitjen e konflikteve te reja atje.

Hedhja nė erė e urės hekurudhore nė afėrsi tė Zveēanit pėrbėn njė akt terrorist. Po kėshtu edhe akti i shėmtuar kriminal qė ndodhi nė Pejė, ku humben jetėn dy anėtarė tė familjes Selimaj, ėshtė njė pėrpėkje e dėshpėruar qė synon krijimin e pasigurisė dhe frikės tek qytetarėt e Kosovės, pengimin e proēeseve demokratizuese dhe vendosjen e rendit dhe ligjit nė Kosovė.

Shprehim bindjen se UNMIK-u, institucionet vetėqeverisėse dhe populli i Kosovės do t’i bėjnė ballė ēdo provokacioni qė synon cėnimin e sigurisė dhe stabilitetit nė Kosovė dhe do tė bashkėpunojnė ngushtė pėr tė nxjėrrė pėrpara drejtėsisė autorėt e kėtyre akteve tė shėmtuara, thuhet nė njė njoftim pėr media tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė.
 
 
Pėrplasje midis dy nėnkryetarėve tė qeverisė serbe
 
Beograd, 18 prill 2003 - Nėnkryetari i Qeverisė serbe Ēedomir Jovanoviq ka akuzuar paraqitjen e homologut tė tij Nebojsha Ēoviq, gjithashtu nėnkryetar i qeverisė serbe, i cili nė opinion ka folur pėr kinse lidhjet e disa anėtarėve tė Qeverisė me krimin e organizuar.
 
Ai thotė se nė njė mbledhje ka kėrkuar sqarim nga Ēoviq, por ai ka thėnė se ka qenė gabimisht i interpretuar, thotė Jovanoviq.

Jovanoviq ka shtuar se ai dhe Ēoviqi janė dy botė. "Ndėrsa unė mė 1996 kam qenė nė mitingun nė Sheshin e Republikės me Gjingjiqin, ai (Ēoviq) ka qenė nė kundėrmitingun me Milosheviqin.
 
Ndėrsa unė kam qenė nė mitingun parazgjedhor me kandidatin Mirolub Labus, ai (Ēoviq) ka qenė nė mitingun e Koshtunicės", ka thėnė Jovanoviq.

Nebojsha Ēoviq nė vitet 90 ka qenė zyrtar i lartė i Partisė Socialiste tė Sllobodan Millosheviqit dhe prefekt i Beogradit.
 
 
Shkupi do t'i konfirmojė relacionet midis Klanit tė Zemunit dhe personaliteteve nė Maqedoni
 
Shkup, 18 prill 2003 - Nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė thonė se zbulimi i lidhjeve tė pjesėtarėve tė "Klanit tė Zemunit" ėshtė obligim i tė gjitha institucioneve shtetėrore tė sigurimit nė kėtė vend.
 
"Ministria e Punėve tė Brendshme angazhohet qė t'i konfirmojė relacionet eventuale midis Klanit tė Zemunit dhe personaliteteve nė Maqedoni dhe nėse vėrtetohet se kanė ekzistuar lidhjet e tilla dhe janė kryer vepra joligjore do tė ngritet procedurė ligjore, pa marrė parasysh se pėr cilėt persona bėhet fjalė", ka thėnė zėdhėnėsja e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme Mirjana Kontevska.
 
 
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave thotė se ristrukturimi i shtetit jugosllav ėshtė "njė martesė me trazira"
 
Bruksel, 18 prill 2003 - Grupi Ndėrkombėtar i Krizave, thotė se ristrukturimi i kohėve tė fundit i Jugosllavisė nė shtetin e ri, Serbia dhe Mali i Zi, ėshtė i panevojshėm dhe se duhet tė rishqyrtohet.

Grupi Ndėrkombėtar i Krizave, thotė se shteti i ri, sipas fjalėve tė tij, ėshtė "njė martesė me trazira". Nė deklaratė thuhet se pėrpjekjet pėr nxitjen e qėndrueshmėrisė rajonale, janė mbizotėruar gabimisht nga pėrpjekjet pėr mbajtjen e Malit tė Zi dhe Serbisė nė njė vend tė vetėm.
 
Grupi e quajti shtetin e ri njė zgjidhje”tė pėrkohshme” dhe shtoi se nė interesin mbizotėrues tė bashkėsisė ndėrkombėtare duhet tė jetė gjetja e zgjidhjeve tė qėndrueshme dhe afatgjata pėr rajonin.

Grupi tha se bisedimet e zgjeruara qė ēuan nė krijimin e shtetit tė ri, treguan mungesėn e njė qėllimi, apo koncensusi tė pėrbashkėt. Nė deklaratėn e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave theksohet se bashkimi i ri nuk pėrmend Kosovėn.
 
Grupi thotė se pėrsa kohė qė statusi i Kosovės tė mbetet i pazgjidhur, territori dhe pėrbėrja kushtetuese e Serbisė dhe i bashkimit Serbia dhe Mali i Zi mbetet i papėrcaktuar.

Grupi Ndėrkombėtar i Krizave ėshtė njė organizatė e pavarur, jo-fitimprurėse qė vėzhgon zhvillimet nė botė nė pėrpjekje pėr parandalimin e konflikteve.
 
 
Kėrcėnim pėr sulm vetėvrasės me bombė nė ambasadėn amerikane nė Seul
 
Seul, 18 prill 2003 – Masat e sigurimit rreth ambasadės dhe konsullatės amerikane nė Seul janė shtuar pasi autoritetet amerikane kanė marrė sot (tė premten) njė kėrcėnim vetėvrasės me bombė, kanė bėrė tė ditur burimet policore, njofton AFP.
 
"Ne kemi shtuar numrin e forcave tė sigurimit qė ruajnė ambasadėn dhe konsullatėn amerikane dhe kemi vėnė nė gjendje tė lartė gatishmėrie policinė komando", ka thėnė njė oficer policor nė departmentin kundėr terrorizmit tė policisė sė Seulit.
 
 
Forcat e koalicionit kanė zėnė njė zyrtar tė lartė irakian nga lista e mė tė kėrkuar
 
Kampi Seilia, Katar, 18 prill 2003 – Forcat e koalicionit kanė zėnė njė zyrtar tė lartė tė Partisė Baath, i cili ishte nė listėn amerikane tė mė tė kėrkuarve, ka bėrė tė ditur sot (tė premten) zėdhėnėsi i Komandės Qendrore, njofton AP.
 
Gjeneral brigade, Vinsent Bruks ka thėnė se ai ėshtė Samir Abdel al-Aziz al-Naxhim, tė cilin gjatė natės kurdėt irakianė ia kanė dorėzuar nė qytetin Mosul forcave amerikane. Al-Naxhim ishte udhėheqės rajonal i Partisė Baath dhe komandant pėr Bagdadin lindor. Ai ishte nė vendin e katėrt tė listės amerikane prej 55 personave mė tė kėrkuar.
 
 
Vendet e Lindjes sė Mesme sot diskutojnė pėr ēėshtjen e Irakut pas Sadamit
 
Riad, 18 prill 2003 – Vendet e Lindjes sė Mesme janė mbledhur sot (tė premten) nė Riad pėr tė diskutuar ēėshtjen e Irakut pas Sadamit, njofton Rojter. Nė kėtė forum tė parė rajonal tė pasluftės, ėshtė edhe Siria, mbi tė cilėn SHBA-tė po bėjnė trysni lidhur me pohimet pėr shėrbimet qė ajo i ka bėrė Sadam Hyseinit dhe zhvillimin e armėve kimike.
 
Takimi i Riadit mbahet nėn mikpritjen e Arabisė Saudite dhe shqyrton implikimet fitores shkatėrrimtare amerikane nė rajon. Nė kėtė samit marrin pjesė ministrat e jashtėm tė fqinjve tė Irakut: tė Turqisė, Iranit, Sirisė, Kuvajtit, Jordanit dhe tė Egjiptit dhe Bahreinit.
 
 
Damasku do tė dėbojė zyrytarėt e lartė tė Irakut
 
Uashington, 18 prill 2003 - Damasku zyrtar me siguri po pėrgatit dėbimin e qetė tė disa anėtarėve tė ish-qeverisė sė Irakut tė cilėt janė arratisur nė Siri, u bė e ditur mbrėmė nė Uashington.

Sipas burimeve amerikane tė zbulimit, disa nga funksionarėt irakianė kanė kėrkuar strehim nė Siri, por deri mė tash janė identifikuar vetėm disa, nė mesin e tyre janė ambasadori irakian nė Tunis dhe ish operativisti i lartė i zbulimit Faruk Hijazi dhe gruaja e parė e Sadam Huseinit Saxhida Telfah, njofton AP.
 
 
Gjithsej 126 ushtarė amerikanė janė vrarė, ndėrkaq 495 janė plagosur
 
Uashington, 18 prill 2003 - Gjithsej 126 ushtarė amerikanė janė vrarė, ndėrkaq 495 janė plagosur qė nga fillimi i luftės nė Irak, ka njoftuar Pentagoni. Prej tyre 109 janė vrarė nė luftime ose nga "zjarri miqėsor", ndėrkaq 17 kanė pėsuar nė aksidentet e ndryshme, ka thėnė zėdhėnėsja e Ministrisė amerikane tė Mbrojtjes Megan Koks.
 
 
Zgjerohet ekipi amerikan pėr kėrkimin e armėve nė Irak
 
Uashington, 18 prill 2003 - Pentagoni thotė se po dėrgon nė Irak njė ekip tė pėrbėrė kryesisht nga inspektorė civilė tė armėve, por shton se nuk mund t’i gjejė armėt e ndaluara pa ndihmėn e irakianėve.
 
Zyrtarėt ushtarakė i thanė "Zėrit tė Amerikės", se ekipi do tė pėrfshijė rreth njė mijė shkrencėtarė civilė, ekspertė tė zbulimit dhe ish inspektorė tė Kombeve tė Bashkuara. Ekipi do tė kryesohet nga njė gjeneral, qė pritet tė emėrohet.
 
 
Ramsfeld: Trupat amerikane kanė gjetur kimikate dhe objekte tė dyshimta nė gjithė Irakun
 
Uashington, 18 prill 2003 - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, tha dje se kėrkimi pėr armė tė shkatėrrimit nė masė nuk ėshtė njė gjueti thesari dhe se inspektorėt nuk mund tė vėrtiten mė kot nėpėr Irak me shpresė qė tė gjejnė diēka pa u informuar nga irakianėt se ku tė shikojnė.

Trupat amerikane kanė gjetur kimikate dhe objekte tė dyshimta nė gjithė Irakun pas pushtimit tė vendit muajin e kaluar, por analizat kanė dalė negative ose jo plotėsisht bindėse pėr ekzistencėn e armėve tė shkatėrrimit nė masė.
 
 
Bliks tha se ka prirjen tė besojė se nuk ka patur armė tė shkatėrrimit nė masė nė Irak
 
Nju Jork 18 prill 2003 - Shefi i Kombeve tė Bashkuara pėr armėt, Hans Bliks, i tha radios britanike dje se ėshtė shumė shpejt tė nxirren pėrfundime, por ai tha se ka prirjen tė besojė pretendimin e qeverisė tė pėrmbysur irakiane se nuk ka patur armė tė shkatėrrimit nė masė.

Ai tha gjithashtu se inspektorėt e Kombeve tė Bashkuara janė tė nevojshėm nė Irak, pasi ai beson se bota do tė shikojė njė raport tė besueshėm, siē u shpreh ai, pėr gjithēka kanė getur trupat amerikane dhe britanike.
 
 
Zbulohen varre masive nė Irak
 
Basra, 18 prill 2003 - Zyrtarėt ushtarakė amerikanė po shqyrtojnė dy raporte mbi gjetjen e varreve masive nė veri dhe nė jug tė Irakut. Komanda Qendrore amerikane tha dje se irakianėt i ēuan trupat britanike nė vendin e varrit nė jugperėndim tė Basrės, qytet nė jug tė Irakut, nė fillim tė kėsaj jave.
 
Komanda Qendrore tha se atje janė tė paktėn pesė varre, por numri i pėrgjithshėm i trupave ende nuk dihet.

Zyrtarėt ushtarakė amerikanė po shqyrtojnė gjithashtu atė qė zyrtarėt kurdė thonė se mund tė jetė njė varr masiv me mijėra trupa jashtė qytetit verior Kirkuk.
 
 
Forcat amerikane po punojnė me irakianėt pėr tė rifilluar furnizimin me energji elektrike dhe ujė
 
Bagdad, 18 prill 2003 - Ndėrsa pjesa mė e madhe e luftimeve nė Irak ėshtė pėrqendruar tani nė shtypjen e grupeve tė rrezistencės, Komanda Qendrore amerikane thotė se objektivi i saj ėshtė pėrmirėsimi i kushteve tė nevojshme pėr njė Irak tė lirė dhe tė qendrueshėm.

Gjeneral Vinsent Bruks tha dje se forcat amerikane po punojnė sė bashku me irakianėt pėr tė rifilluar furnizimin me energji elektrike dhe ujė. Inxhinerėt parashikojnė se centrali mė i fuqishėm i qytetit do tė fillojė nga puna shumė shpejt. Gjenerali Bruks tha se pa energji elektrike, uji dhe shėrbime tė tjera do tė mungojnė pėr shumicėn e irakianėve.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.