17.04.2003 - Trepca.net

Lajme

E enjte, 17 prill 2003

 

Pėrmbajtja:

  • Shtajner AKSH-nė e shpall organizatė terroriste

  • Presidenti Rugova dėnon aktin terrorist afėr Zveēanit

  • Pranvera Berisha ėshtė arrestuar dhe ndodhet nė burgun e Mitrobvicės

  • Policia ka identifikuar Adem Elshanin si njė nga pjesėmarrėsit nė vrasjen e dyfishtė afėr Pejės

  • Deputetėt diskutojnė pėr dy prjektligje

  • Spanja rrit numrin e trupave tė saj nė Kosovė edhe me 225 ushtarė tė tjerė paqeruajtės

  • Nė Livoē tė Epėrm finalizohet projekti i parė ku marrin pjesė tė gjitha komunitetet

  • Pėr udhėheqjen e tri drejtorive nė Gjilan pretendojnė 13 kandidatė

  • Gjilanit i ofrohet njė donacion nga Zvicra pėr ndėrtim e njė shkolle fillore

  • Meremetohen 6 km rrugė tė qytetit tė Gjilanit

  • AAK dėnon ashpėr aktin kriminal nė Nabėrgjan tė Pejės

  • Fitues i tenderit pėr kompaninė ajrore tė Kosovės ėshtė "Hamburg Interneshėnell"

  • Planprogramet e reja mėsimore do tė pėrfundojnė nė vitin 2008

  • Ministri gjerman i Mbrojtjes tha se forcat gjermane do tė qėndrojnė edhe mėtej nė Kosovė

  • Rreth 10 mijė shqiptarė tė Kosovės marshuan nga Mitovica deri nė Kukės

  • Feler thotė se janė identifikuar dy persona tė dyshuar pėr minimin e urės hekurudhore

  • Deputetėt miratuan dy ligje dhe njė projektligj

  • Ombudspersoni lidhur me rastin: Gani Thaēi kundėr UNMIK-ut

  • Shtruk: Varėsisht nga situata, trupat gjermane do tė qėndrojnė edhe mė tutje nė Kosovė

  • Automjeti i policisė pėrplaset me njė makinė civile

  • Nga 4000 trupa tė gjetur nė Kosovė janė identifikuar vetėm 145

  • Futboll: U zhvilluan ndeshjet e para tė 1/8 sė finalės sė Kupės sė Kosovės

  • Basketboll: Nė gjysmėfinale tė Kupės sė Kosovės u kualifikuan MEB Prishtina, Excluzive, QMI Bashkimi

  • Futja e Malit tė Zi nė shtetin e pėrbashkėt ėshtė pasojė e frikės sė Evropės nga ēėshtja e hapur e Kosovės

  • Irak: kapet vėllai i Sadam Huseinit

  • Iraku do tė ndahet nė tri zona ushtarake

  • Me njė konferencė evropiane mbyllet sot nė kryeqytetin grek samiti i BE

  • Pauell mund tė vizitojė Sirinė

  • Shirak: KB duhet tė vendosin kur dhe si tė heqin sanksionet ndaj Irakut

  • NATO do tė marrė nė fund tė verės drejtimin e trupės paqeruajtėse ISAF nė Afganistan

  • Rritet presioni ndaj kancelarit Shrėder nga radhėt e partisė sė tij

  • Siria kėrkon shndėrrimin e Lindjes sė Mesme nė njė zonė pa armė tė shkatėrrimit nė masė

  • Komisioni i tė drejtave tė njeriut tė OKB-sė dėnon Korenė e Veriut

  • BE do tė organizojė urėn ajrore pėr transferimin e irakianėve tė plagosur nė Evropė

  • Iraku nė qendėr tė samitit tė Athinės

  • Kostoja e luftės - 20 miliardė dollarė

  • SHBA-tė kėrkojnė tė hiqen sanksionet ndaj Irakut

  • Zbulohet shkaktari i SARS-it

  • SHBA: 200 mijė dollarė pėr informacion mbi vendndodhjen e Sadam Huseinit

  • Qeveria amerikane ul nivelin e gjendjes sė gatishmėrisė pėr terrorizmin

  • 10 vende nėnshkruan dje nė Athinė marrėveshjen e pranimit nė BE


 

Shtajner AKSH-nė e shpall organizatė terroriste
 
    
Prishtinė, 17 prill 2003 - Shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner ka publikuar sot njė akt administrativ me anė tė tė cilit Armatėn Kombėtare Shqiptare (AKSH), e cila mori pėrsipėr shkatėrrimin e urės hekurudhre nė 12 prll afėr Zveēanit, e shpall organizatė terroriste.
 
Nė aktin e publikuar thuhet se materiali propagandistik dhe faqja e AKSH-sė ( www.aksh.org ) nė internet manifestojnė qartė sunimin e saj qė objektivat t'i arrijė pėrmes forcės dhe dhunės.
 
Nė bazė tė rregulloreve tė UNMIK-ut pėr terrorizmin kjo organizatė shpallet terroriste, thuhet nė aktin qė e publikoi sot Shtajner.
  
    
Presidenti Rugova dėnon aktin terrorist afėr Zveēanit
 
Prishtinė, 17 prill 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova e ka quajtur sot dėmtimin e urės hekurudhore afėr Zveēanit akt terrorist tė drejtuar kundėr stabilitetit nė Kosovė.

Nė deklaratėn e Presidentit Rugova thuhet:

"E dėnojmė ashpėr aktin terrorist qė u krye me shpėrthim eksplozivi mbi urėn hekurudhore afėr Zveēanit.

Ky akt drejtohet kundėr stabilitetit dhe progresit tė pėrgjithshėm nė Kosovė".

"Presim nga autoritetet pėr zbatim tė ligjit qė tė hetojnė rastin dhe tė sjellin ata qė janė pėrgjegjės pėr kėtė akt para drejtėsisė".
 
 
Pranvera Berisha ėshtė arrestuar dhe ndodhet nė burgun e Mitrobvicės
 
Prishtinė, 17 prill 2003 - Sipas deklaratės sė Merisha Gashit - Berishės, tė dhėnė nė zyrėn e KMDLNJ-sė nė Prishtinė, motra e saj Pranvera Musli Berisha (1978) nga Prishtina, studente, pas pėrfoljes sė emrit tė vėllait tė saj, Islam Berishės si njėri ndėr tė vrarėt gjatė minimit tė urės nė Zveēan (tė dhėnė nė web faqen e AKSH-sė) ėshtė nisur mė 14 prill nė drejtim tė Mitrovicės pėr tė kėrkuar vėllain e saj.

Nė orėt e mbrėmjes sė 14 prillit Pranvera ėshtė arrestuar nga policia dhe momentalisht ende gjendet nė paraburgim nė burgun e Mitrovicės, prej nga ėshtė lajmėruar me telefon. Motra e saj, Merisha, ka deklaruar se nė shtėpi nuk e dinė se Pranvera ka shkuar nė Mitrovicė mė 14 prill, por theksojnė se ajo nuk ėshtė nė gjendje tė mirė shėndetėsore.

Ndėrkohė, mė 15 prill, ushtarėt e KFOR-it dhe policėt, pėr 4 orė rresht, kanė bastisur shtėpinė e familjes Berisha nė lagjen “Kalabria” (ish-“Emshiri”) nė Prishtinė, me ē’rast janė marrė gjėsende tė ndryshme: fotografi (njė pjesė e tyre janė kthyer), disa shėnime, fletore, kaseta dhe njė kompjuter Llaptop.
 
Gjithashtu, anėtarėt e familjes Berisha janė marrė nė pyetje nga KFOR-i dhe policia. Ndėrsa, nga vėllai i Islamit, Bajram Berisha, ėshtė marrė gjaku pėr identifikimin e mundshėm tė vėllait tė tij, thuhet nė njė njoftim tė KMDLNJ-sė.
 
 
Policia ka identifikuar Adem Elshanin si njė nga pjesėmarrėsit nė vrasjen e dyfishtė afėr Pejės
 
Pejė, 17 prill 2003 - Sipas komandantit rajonal tė policisė sė UNMIK-ut nė Pejė, tashmė ėshtė identifikuar njėri nga pjesėmarrėsit e vrasjes sė dyfishtė nė Nabėrgjan tė Pejės.
 
Ky ėshtė Adem Elshani (1974) nga Peja dhe policia u ka bėrė thirrje qytetarėve qė ēdo informacion qė kanė pėr vendodhjen e tij ta njoftojnė policinė, qoftė edhe me kusht anonimiteti.
 
Komandanti i policisė rajonale Bob Riēards ka deklaruar se i dyshuari ka njė tė kaluar kriminale.
 
Riēards ka shtuar se ekziston mundėsia qė persona tė njėjtė tė kenė vrarė edhe Tahir Zemajn, pasi qė tė dy viktimat (Tahir Zemaj dhe Ilir Selimaj) kanė qenė dėshmitarė nė procesin gjyqėsor kundėr "Grupit tė Dukagjinit".
 
 
Deputetėt diskutojnė pėr dy prjektligje
 
Prishtinė, 17 prill 2003 - Nė seancėn e sotme tė rregullt deputetėt e Kuvndit tė Kosovės janė duke diskutuar pėr herė tė dytė projektiligjin pėr arkivat dhe lėndėn arkivore, por nė rend dite kanė edhe projektligjin pėr tatimin nė pronėn e paluajtshme. Fillimisht deputetėt serbė kundėrshtuan futjen nė rend dite tė kėtij projektligji, por megjithatė ai do tė shqyrtohet sot.

Shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner dhe komandanti i KFOR-it Fabio Mini i kanė drejtuar sot njė letėr Kuvendit tė Kosovės ku kėrkojnė nga deputetėt qė tė dnėojnė aktin e shkatėrrimit tė urės hekurudhore afėr Zveēanit mė 12 prill.
 
Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci pasi i njoftoi deputetėt me kėtė letėr nė fillim tė seancės shpjegoi se kjo ėshtė njė ēėshtje e rėndėsishme dhe se qėndrimi i Kuvendit pėr aktet e tilla tė dhunės dihet, tha Daci.
 
 
Spanja rrit numrin e trupave tė saj nė Kosovė edhe me 225 ushtarė tė tjerė paqeruajtės
 
Valadolid, 17 prill 2003 - "La Rioja", e pėrditshme spanjolle nė gjuhėn angleze nė SHBA-s, shkruan se qeveria spanjolle do tė dėrgojė sė shpejti edhe 225 ushtarė tė tjerė paqeruajtės nė Kosovė, tė cilėt do tė jenė pjesė logjistike pėr tė ndihmuar nė sigurimin e rendit dhe nė ndihmat humanitare.

Sipas gazetės nė fjalė mė 28 prill kontigjenti i ushtarėve spanjoll do tė niset pėr nė Kosovė pėr t'iu bashkėngjitur trupave tė tjera qė operojnė nė kuadrin e forcave paqeruajtėse KFOR.

Ceremonia e nisjes sė kėtyre trupave do tė organizohet nga qyteti i Valadolid pėr nė kryqytetin e Kosovės - Prishtinė.

Trupat do tė kenė me vete dhe pajisjet logjistike humanitare tė cilat do t'i dedikohen popullsisė vendase si ndihmė, thekson gazeta "La Rioja".
 
 
Nė Livoē tė Epėrm finalizohet projekti i parė ku marrin pjesė tė gjitha komunitetet
 
Gjilan, 17 prill 2003 - Nė fshatin Livoē i Epėrm tė komunės sė Gjilanit, ku jeton njė komunitet i pėrzier, ėshtė finalizuar projekti i ujėsjellėsit dhe pasnesėr pritet tė bėhet edhe pėrurimi i tij.

Rrjeti i ujėsjellėsit qė ka njė gjatėsi prej 11 kilometarve, ka marrė njė investim tė pėrgjithshėm prej 215 mijė euro. Organizata OXFAM ka siguruar nė kėtė projekt 115.000 euro, ndėrsa komuna dhe komuniteti nė Livoē tė Epėrm, kanė dhėnė nga 50 mijė euro.

Fadil Osmani, zyrtar pėr projekte nė Kuvendin Komunal tė Gjilanit thotė se rrjeti i ujėsjellėsit nė Livoē tė Epėrm, ėshtė i rėndėsishėm edhe pėr faktin se nė realizimin e tij kanė marrė pjesė edhe serbėt lokalė, nė bazė tė njė memorandumi tė mirėkuptimit qė ishte nėnshkruar paraprakisht ndėrmjet komunės dhe dy komuniteteve qė jetojnė nė kėtė fshat.
 
 
Pėr udhėheqjen e tri drejtorive nė Gjilan pretendojnė 13 kandidatė
 
Gjilan, 17 prill 2003 - Konkursi pėr zgjedhjen e drejtuesve nė tri drejtori tė komunės sė Gjilanit, ėshtė mbyllur tė hėnėn, ndėrsa zyrtarėt e komunės bėjnė tė ditur se udhėheqjen e tyre e pretendojnė 13 kandidatė.

Numri i pretendentėve pėr tė drejtuar kulturėn, rininė dhe sportin e komunės sė Gjilanit, ėshtė mė i vogėl se pėr drejtoritė tjera. Ushtruesja e tashme e detyrės, nuk ka aplikuar.

Ndėrsa nė Drejtorinė e tretė, Gjeodezi, Kadastėr, Pronė dhe Banim, ku duhet tė zgjidhet poashtu drejtori i saj, konkurentė janė katėr kandidatė.

Tani pritet qė paneli pėr intervistimin e kandidatėve, tė cilin e ka zgjedhur Kuvendi Komunal nė mbledhjen e tij tė parafundit, kur ka marrė vendim pėr ripėrsėritjen e konkursit, ta fillojė procedurėn e verifikimit tė aftėsive tė pretendetėve dhe t`i caktojė drejtuesit e rinj nė kėto tri drejtori.
 
 
Gjilanit i ofrohet njė donacion nga Zvicra pėr ndėrtim e njė shkolle fillore
 
Gjilan, 17 prill 2003 - Njė donacion nga Zvicra i ėshtė premtuar Gjilanit pėr ndėrtimin e njė objekti shkollor dhe tani i mbetet komunės qė ta pėrcaktojė njė lokacion tė pėrshtatshėm si dhe tė krijojė kushtet e nevojshme pėr tė filluar me realizimin e projektit.

Ndėrsa janė dėgjuar edhe kritika nė adresė tė komunės pėr vonesė nė gjetjen e njė hapėsire nė njėrėn nga tri lagjet e qytetit, tė cilat kanė njė largėsi mė tė madhe me shkollat e tashme, kryeshefi ekzekutiv Enver Muja ka thėnė se ata nuk kishin marrė deri tani asnjė njoftim zyrtar rreth kėtij donacioni dhe as kėrkesė pėr tė plotėsuar njė paraksuht tė kėtillė.

Pėrgjegjėsi i
arsimi t, z. Enver Kadriu ka sqaruar se bėhet fjalė pėr njė donacion prej 500 mijė euro, tė njė humanisti nga Zvicra, i cili kėto mjete dėshiron qė t`i investojė nė Gjilan, pėrmes shoqatės "Nėna Tereze".
 
Por Kadriu ka thėnė se as drejtoria e arsimi t nuk ka marrė ndonjė kėrkesė zyrtare pėr kėtė projekt. Pavarėsisht kėsaj, ai e ka preferuar lagjen e Zabelit si njėrin nga vendet mė tė pėrshtatshme pėr ndėrtimin e njė shkolle fillore.
 
 
Meremetohen 6 km rrugė tė qytetit tė Gjilanit
 
Gjilan, 16 prill 2003 - Komuna e Gjilanit ka hapur tenderin pėr meremetimin e 6 km tė rrugėve dhe tani vetėm duhet tė zgjidhet ofertuesi qė do t`i kryejė punimet. Projekti parasheh tė pėrmirėsohet gjendja e tashme e rrugės kryesore tė qytetit, asaj "28 Nėntori", rrugės nė lagjen "Dardania", rruga e Prishtinės (nė pjesėn e qytetit), rruga e Preshevės (nė pjesėn e qytetit), rruga nė lagjen "Dheu i Bardhė" dhe ajo nga xhamia e vogėl nė drejtim tė fabrikės sė radiatorėve.

Duke e patur parasysh faktin se pėrkundėr investimeve qė po bėhen gati ēdo vit nė pėrmirėsimin e gjendjes sė rrugėve, ato po dėmtohen shumė shpejt, Bordi i drejtorėve tė Kuvendit komunal nė Gjilan i ka kėshilluar zyrtarėt e vet tė sektorit pėrkatės qė tė mos nėnshkruajnė pranimin e asnjė rruge, nėse ofertuesi nuk garanton cilėsi pėr punėt e kryera.
 
 
AAK dėnon ashpėr aktin kriminal nė Nabėrgjan tė Pejės
 
Prishtinė, 17 prill 2003 - Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės dėnon ashpėr aktin kriminal qė ndodhi nė afėrsi tė Nabėrgjanit, nė komunėn e Pejės, ku u vranė Ilir dhe Feride Selimaj dhe u plagosėn tre tė tjerė, nė mesin e tė cilėve edhe dy fėmijė.

Ky akt makabėr, thuhet nė njė komnuikatė tė AAK-sė, ėshtė vazhdimėsi e akteve tė tjera, tė ngjashme, tė cilat janė duke shėrbyer pėr destabilizimin e pėrgjithshėm tė Kosovės dhe, nė veēanti, pėr tė krijuar ndjenjėn e pasigurisė pėr jetė te qytetarėt e Kosovės.

Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės i siguron qytetarėt e Kosovės se politika e saj do tė jetė, si gjithėherė, e pamėshirshme ndaj kriminelėve tė ēfarėdolloji qofshin ata dhe do tė jetė deri nė fund e pėrkushtuar pėr krijimin e shtetit demokratik e ligjor tė Kosovės.
 
 
Fitues i tenderit pėr kompaninė ajrore tė Kosovės ėshtė "Hamburg Interneshėnell"
 
Prishtinė, 17 prill 2003 - Fitues i tenderit pėr kompanisė ajrore tė Kosovės ėshtė kompania gjermane "Hamburg Interneshėnell", e pėrfaqėsuar nga "Eurokoha". Kjo u bė e ditur dje nga ministri i Transportit dhe Komunikacionit Zef Morina dhe pėrfaqėsuesi i Shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut.
 
Me kėtė rast ministri Morina tha se Kosova do tė pėrfitojė nga kjo kompani si nga aspekti i integrimit rajonal, ashtu edhe nga ai ekonomik, duke pėrfshirė kėtu edhe punėsimin e njė numri tė konsiderueshėm tė qytetarėve tė Kosovės.
 
Pėrfaqėsuesi i Shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut tha se kjo ėshtė njė ditė dhe njė hap i rėndėsishėm pėr Kosovėn nė drejtim tė integrimit rajonal dhe nė drejtim tė asaj qė tė shihet njė vend normal ku mund tė bėhet biznes.

Remzi Ejupi, shef i agjencisė turistike "Eurokoha" qė pėrfaqėson Kompaninė ajrore gjermane "Hamburg Interneshėnell" tha se tani edhe Kosova do tė jetė konkurrente me aviokompanitė e tjera tė Kosovės nėpėrmjet njė kapitali gjerman dhe kosovar. Ai tha aktualisht posedon 6 aeroplanė.
 
 
Planprogramet e reja mėsimore do tė pėrfundojnė nė vitin 2008
 
Prishtinė, 17 prill 2003 - Departamenti i Arsimit tė Kosovės ka bėrė tė ditur se planprogramet e reja mėsimore, tė cilat janė nė fazėn pėrgatitore do tė pėrfundojnė nė vitin 2008. Kėshtu kanė thėnė dje ekspertė ta arsimi t tė Kosovės.

"Me ndihmėn e ekspertėve nga Sllovenia dhe nga Shqipėria ne do tė hartojmė planprogramin tonė origjinal qė i pėrshtatet kushteve dhe rrethanave tė Kosovės", deklaron drejtuesi i Departamentit tė Arsimit, Xhavit Rexha.
 
 
Ministri gjerman i Mbrojtjes tha se forcat gjermane do tė qėndrojnė edhe mėtej nė Kosovė
 
Prishtinė, 17 prill 2003 - Ministri gjerman i Mbrojtjes Peter Shtruk i cili po qėndron nė Kosovė, ka vlerėsuar se situata e kėtueshme ėshtė jo e qetė dhe jostabile dhe pėr kėtė arsye trupat paqeruajtėse gjermane do tė qėndrojnė edhe mėtutje nė misionin e tyre. Kėto komente Shtruk i bėri pas takimit me kreun e UNMIK-ut, Mihael Shtajner.

Ndėrkaq Shtajner ka nėnvizuar se UNMIK-u dhe KFOR-i janė dy anė tė sė njejtės monedhė dhe monedha ėshtė Rezoluta 1244. Kjo ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme nė kohėn e rritjes sė sfidave, ka theksuar Mihael Shtajner.

"Ne pėrcjellim gjendjen e kėtushme politike dhe Shtajner mė tha se ajo nuk ėshtė stabile dhe e qetė. Prandaj ne do tė qėndrojmė nė Kosovė nė kuadėr tė misionit tė NATO-s dhe tė OKB-sė", ka thėnė Shtruk.
 
 
Rreth 10 mijė shqiptarė tė Kosovės marshuan nga Mitovica deri nė Kukės
 
Kukės, 17 prill 2003 - Rreth 10 mijė shqiptarė tė Kosovės marshuan dje nga Mitovica nė drejtim tė qytetit tė Kukėsit nė verilindje tė Shqipėrisė nė marshimin "Eksodi 1999 - Falemnderit Kukės" qė u mbajt me moton: "Mos tė harrojmė tė kaluarėn", tė organizuar nga organizata joqeveritare "Eksodi 99".

Ndėrkaq nė mesditė u bė edhe prerja e shiritit pėr ndėrtimin e njė memoriali, i cili do tė simbolizojė eksodin e shqiptarėve tė Kosovės nė kėtė qytet katėr vjet mė parė. Memoriali ėshtė vepėr e skulptorit nga Kosova Xhavit Lokaj dhe do tė jetė i lartė 15 metra. Ngritja e memorialit ėshtė financuar nga vetė banorėt e Kosovės, tė cilėt katėr vite mė parė kaluan disa muaj nė qytetin e Kukėsit.

Kryetari i Kuvendit Komunal tė Mitrovicės Faruk Spahija, duke iu falėnderuar bashkisė sė Kukėsit tha se eksodi i shqiptarėve ishte njė gjakosje e shqiptarėve dhe ajo ngjarje duhet tė vendoset nė njė vend tė merituar nė kujtesėn tonė historike.

Ndėrkaq, nė manifestimin qendror nė Stadiumin e qytetit tė Kukėsit i cili filloi nė orėn 14 me moton: "Tė falemnderit Kukės" u prezentuan disa na yjet e estradės shqiptare si Ansambli i kėngėve dhe valleve popullore "Shota".
 
 
Feler thotė se janė identifikuar dy persona tė dyshuar pėr minimin e urės hekurudhore
 
Mitrovicė, 17 prill 2003 - Komesari i policisė ndėrkombėtare nė Kosovė Shtefan Feler ka bėrė tė ditur se janė identifikuar dy persona tė dyshuar pėr rastin e minimit tė urės hekurudhore nė afėrsi tė Leposaviqit, mdėrkaq tre tė tjerė janė ndalur nga policia. Ai e bėri kėtė prononcim gjatė njė vizite qė me kryeadministratorin e Kosovės Mihael Shtajner i bėri dje Mitrovicės.
 
 
Deputetėt miratuan dy ligje dhe njė projektligj
 
Prishtinė, 17 prill 2003 - Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės pasi shqyrtuan nen pėr nen miratuan ligjin pėr arkivat dhe lėndėn arkivore, ligjin pėr pasurinė e paluajtshme si dhe miratuan projektligjin pėr kooperativat bujqėsore.

Ligji pėr pasurinė e paluajtshme i miratua me shumicė votash, pasi u kundėrshtua nga deputetėt serbė. Disa deputetė tė koalicionit serb "Kthimi" kėrkuan shtyrjen e kėtij ligji, sepse sips tyre, do tė ketė ndikime direkte te qytetarėt e Kosovės dhe se ky ligj meriton njė shqyrtim mė tė plotė dhe tė gjithanshėm.

Gjithashtu deputetėt sot miratuan nė parim edhe projektligjin pėr koopertivat bujqėsore. Njė ekspoze e paraqiit ministri i bujqėsisė Goran Bogdanoviq, i cili vlerėsoi se miratimi i njė ligji pėr bujqėsinė ėshtė shumė i rėndėsishėm.

Nė seancėn e sotme u kėrkua edhe shqyrtimi i situatės elektroenergjetike nė Kosovė, por kjo ēėshtje do tė shqyrtohet nė kuvend pasi tė ketė kaluar procedurėn e duhur parlamentare.
 
 
Ombudspersoni lidhur me rastin: Gani Thaēi kundėr UNMIK-ut
 
Prishtinė, 17 prill 2003 - Sot Ombudspersoni ka lėshuar raportin mbi rastin: Gani Thaēi kundėr UNMIK-ut, nė tė cilin shqyrtoi ankesėn e z.Thaēi lidhur me defektet nė procedurat lidhur me suspendimin dhe pėrjashtimin e tij nga Trupat Mbrojtėse tė Kosovės (TMK) nė vitin 2001.
 
Fjala ėshtė shkeljen e tė drejtės sė tij pėr njė proces tė rregullt tė garantuar me nenin 6 tė Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Thaēi gjithashtu ėshtė ankuar edhe pėr shkeljen e tė drejtės sė tij pėr lirinė e shprehjes tė garantuar me nenin 10 tė Konventės, pasi qė suspendimi i tij duket tė kishte qenė i bazuar nė deklaratat qė ai i kishte dhėnė shtypit lidhur me ēėshtjet e brendshme tė TMK-sė.

Nė njė komunikatė tė Ombudspersonit thuhet se ai ka gjetur se TMK-ja, organet disiplinore tė saj dhe shefi i UNMIK-ut kishin dėshtuar tė pėrgjegjen nė kėrkesat e pėrsėritura tė aplikantit si pėr t'iu siguruar njė vendim tė arsyetuar me shkrim mbi pėrjashtimin e tij nga TMK-ja, ashtu edhe pėr ta shqyrtuar ankesėn e tij kundėr suspendimit.

Ombudspersoni gjeti qė dėshtimi total i tė gjitha autoriteteve administrative pėr t'u pajtuar me obligimet e tyre ligjore i kishin pamundėsuar aplikantit qė rasti i tij tė shqyrtohej nė pajtim me Kornizėn Kushtetuese dhe parimet e sundimit tė ligjit. Prandaj, ka pasur shkelje tė tė drejtės sė z. Thaēit pėr njė proces tė rregullt tė garantuar me nenin 6 tė Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut, thuhet nė kėtė komunikatė.
 
 
Shtruk: Varėsisht nga situata, trupat gjermane do tė qėndrojnė edhe mė tutje nė Kosovė
 
Prizren 17 prill 2003 - Ministri gjerman i Mbrojtjes Peter Shtruk nė ditėn e dytė tė vizitės sė tij nė Kosovė sot po qėndroi nė Prizren, ku u takua me pjesėtarėt e kontigjentit gjerman tė KFOR-it dhe me komandantin e Brigadės shumėkombėshe jug-perėndim.

Ministri Shtruk poashtu sot vizitoi fshatin Sreckė tė banuar kryesisht me serbė dhe bisedoi me pjesėtarėt e kėtij komuniteti pėr situatėn e sigurisė dhe kushtet e jetesės.

Shtruk u deklaroi mediave se trupat gjermane nė kuadėr tė KFOR-it do tė qėndrojnė edhe mė tutje nė Kosovė, varėsisht nga situata. Por nėse gjendja e sigurisė stabilizohet Shtruk tha se mund tė bėhet edhe reduktimi i kėtyre trupave, por ai vlerėsoi se situata e sigurisė nuk ėshtė sa duhet stabile.

Ministri gjerman u shpreh i kėnaqur me punėn dhe aktivitetin qė po bėjnė ushtarėt gjermanė dhe tė vendeve tė tjera qė veprojnė nė kėtė sektor.

Shtruk tha se pėrkrah qėndrimin e Shtajnerit pėr kthimin e minoriteteve nė Kosovė, por shtoi se paraprakisht duhet krijuar kushte dhe siguri, lirinė e qarkullimi, vendstrehimin, kushtet ekonomike etj.
 
 
Automjeti i policisė pėrplaset me njė makinė civile
 
Mitrovicė, 17 prill 2003 - Sipas zėdhėnėsi tė policisė nė Mitrovicė njė automjet i policisė ndėrkombėtare ka pėsuar aksident afėr Leposaviqit, duke u pėrplasur me njė makinė civile.
 
Me atė rast njė polic ndėrkombėtar ka pėsuar lėndime tė rėnda, njė pjesėtar i SHPK-sė poashtu ka pėsuar lėndime trupore, ndėrkaq pėrkthyesi ka kaluar me lėndime tė lehta, mu sikurse edhe njė udhėtar i makinės ciile.
 
 
Nga 4000 trupa tė gjetur nė Kosovė janė identifikuar vetėm 145
 
Prishtinė, 17 prill 2003 - Nga 4000 trupa tė gjetur nė Kosovė janė identifikuar vetėm 145 qė nga pėrfundimi i luftės, kanė njoftuar burimet e UNMIK-ut. Mbi 4300 persona raportohen tė zhdukur qė nga pėrfundimi i konfliktit nė Kosovė mė 1999, nga tė cilėt shumica janė shqiptarė, ka thėnė Hoze Pablo Baraibar, shefi i Departamentit pėr persona tė zhdukur nė UNMIK.
 
 
Futboll: U zhvilluan ndeshjet e para tė 1/8 sė finalės sė Kupės sė Kosovės
 
Prishtinė, 17 prill 2003 – Dje u zhvilluan ndeshjet e para tė sė tetės sė finales tė Kupės sė Kosovės nė futboll.

Nė shtatė takimet e zhvilluara u shėnuan 24 gola. Fitoren mė bindėse e arriti skuadra e Drenicės, e cila mundi ekipin e Deēanit me rezultat tė lartė 7:0, duke e siguruar pjesėmarrjen nė ēerekfinale qė nė duelin e parė.
 
Vetėm nė njė ndeshje fitore kanė shėnuar mysafirėt dhe atė skuadra e Ligės sė Dytė Shqiponja befasoi si me lojė ashtu edhe me rezultat skuadrėn e ligės sė Parė, Kosovėn e Prishtinės, duke e mundur me rezultat 2:1.
 
Takimi kryesor i zhvillua nė Gjilan, ndėrmjet liderit nė renditjen tabelare, Dritės dhe fituesit tė kėtij trofeu nė edicionin e kaluar, Besianės nga Podujeva. Fitore shėnuan gjilanasit dhe atė me rezultat bindės, 4:0.
 
Llapjanėt pas kėsaj humbjeje tė thellė ėshtė vėshtirė tė parashikohet se do tė mund ta pėrmbysin kėtė rezultat nė ndeshjen e kthimit. Golat i shėnuan: Shpėtim Hasani, nė minutat 4-tė e 45-tė, Keēi nė minutėn e 28-tė dhe Nazifi nė minutėn e 67’-tė


Rezultatet komplete:

KEK-u – Kosova(V) 3:0
Liria – 2 Korriku(P) 2:0Kosova(P) – Shqiponja 1:2
Prishtina – Besa 2:0
Drenica – Deēani 7:0
Vėllaznimi – Ramiz Sadiku 2:1
Drita – Besiana 4:0

Ndeshjet e kthimit zhvillohen mė 23 prill 2003.
 
 
Basketboll: Nė gjysmėfinale tė Kupės sė Kosovės u kualifikuan MEB Prishtina, Excluzive, QMI Bashkimi
 
Prishtinė, 17 prill 2003 – Dje u zhvilluan tri takime ēerekfinale tė Kupės sė Kosovės nė basketboll.
MEB Prishtina si me lojė ashtu edhe me rezultat mposhti Dritėn nga Gjilani dhe u kualifikua pėr nė gjysmėfinale tė Kupės sė Kosovės.
 
Basketbollistėt mė efikas nė rradhėt e MEB Prishtinės ishin Florian Myftari me 27 pikė, Edmond Azemi me 18 dhe Forney me 17 pikė tė shėnuara. Nė rradhėt e Dritės mė i dalluari ishte si zakonisht, edhe pse kesaj here u inkuadrua me vonesė nė lojė, Womack me 19 pikė, pastaj Xhemajli me 18 e kėshtu me rradhė.

Nė takimin tjetėr qė u zhvillua nė Mitrovicė, skuadra Prishtinase, Excluzive befasoi Trepēėn duke e mundur me rezultat minimal 86:85 dhe e eliminoi nga garat e mėtejme tė Kupės sė Kosovės.

Rezultatet:

MEB Prishtina - Drita 115:80
Trepēa – Excluzive 85:86
Vėllaznimi – QMI Bashkimi 69:77
 
 
Futja e Malit tė Zi nė shtetin e pėrbashkėt ėshtė pasojė e frikės sė Evropės nga ēėshtja e hapur e Kosovės
 
Bruksel, 17 prill 2003 - Formimi i bashkėsisė sė re shtetėrore tė Serbisė dhe Malit tė Zi nuk ka arritur tė zgjidhė ēėshtjen e ardhmėnisė sė dy republikave, thuhet nė njė raport tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave (GNK).
 
Futja e Malit tė Zi nė shtetin e pėrbashkėt ėshtė pasojė e frikės sė Evropės se pavarėsia e Malit tė Zi do tė shkaktonte paqėndrueshmėri nė rajon dhe do ta detyronte bashkėsinė ndėrkombėtare qė pėrfundimisht ta zgjidhė ēėshtjen e hapur tė Kosovės, thekson GNK.
 
 
Irak: kapet vėllai i Sadam Huseinit
 
Bagdad, 17 prill 2003 - Trupat amerikane kapėn nė Bagdad njė vėlla tė Sadam Huseinit. Njė zėdhėnės ushtarak amerikan tha se personi nė fjalė ėshtė Barzan Ibrahim Hasan al-Tikriti, vėlla nga nėna i Saddam Huseinit dhe kėshilltar i tij.
 
Zėdhėnėsi tha se nė operacionin pėr kapjen e tij nuk pati viktima.

Ndėrkohė, Shtetet e Bashkuara po fillojnė riorganizimin e forcave tė tyre tokėsore nė tė gjithė Irakun, tani qė atje po nis faza e vendosjes sė sigurisė dhe e pėrpjekjeve tė rindėrtimit.
 
 
Iraku do tė ndahet nė tri zona ushtarake
 
Bagdad, 17 prill 2003 - Zyrtarėt thonė se Iraku do tė ndahet nė tri zona ushtarake. Kėmbėsoria amerikane do tė marrė pėrgjegjėsinė pėr Bagdadin dhe pėr territorin nė veri tė vendit. Marinsat do tė dislokohen nė jug, ku forcat britanike kontrollojnė Basrėn, qytetin e dytė mė tė madh tė vendit.

Shefi i komandės Qendrore amerikane, gjenerali Tommy Franks, e diskutoi planin e riorganizimit dje me komandantėt e tij kryesorė nė njė takim tė mbajtur nė njėrin nga pallatet e mėdhenj tė Sadam Huseinit nė Bagdad. Gjenerali Franks arriti nė Bagdad me aeroplan, vizita e parė e tij nė kryeqytetin irakian qė nga rėnia e regjimit tė Saddam Husseinit.

Ndėrkaq, nė Irakun verior, forcat amerikane kanė filluar punėn pėr rivendosjen e sigurisė nė qytetin Mosul, ku gjatė pėrplasjeve tė fundit janė vrarė tė paktėn 10 veta.
 
 
Me njė konferencė evropiane mbyllet sot nė kryeqytetin grek samiti i BE
 
Athinė, 17 prill 2003 - Tė 15 shtetet anėtare tė BE-sė dhe dhjetė anėtarėt e tij tė rinj do tė zhvillojnė bisedime me fqinjėt e tyre rreth marrėdhėnieve nė tė ardhmen. Nė konferencė marrin pjesė gjithsej 40 shtete ndėr tė cilat edhe Rusia.
 
Dje sammiti u hap me ceremoninė e nėnshkrimit tė akteve tė anėtarėsimit nga dhjetė anėtarėt e rinj qė shėnoi dhe zgjerimin mė tė madh nė historinė e BE-sė.
 
Dhjetė vendet nėnshkruese Letonia, Estonia, Lituania, Polonia, Ēekia, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Qipro dhe Malta do tė jenė kėshtu anėtare tė BE duke filluar nga 1 maji 2004. Zgjerimi u cilėsua njė moment historik nga kryetarėt e shteteve dhe qeverive.
 
 
Pauell mund tė vizitojė Sirinė
 
Uashington, 17 prill 2003 - Zyrtarėt e Departamentit tė Shtetit kanė njoftuar se sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell mund tė vizitojė Sirinė nė kudaėr tė turneut nėpėr Lindjen e Mesme, shkruan sot "Uashington post", duke theksuar se data e vizitės dhe detajet e tjera lidhur me kėtė turne nuk janė bėrė tė ditura.

"Zyrtarėt thonė se Pauell mund tė udhėtojė nė Damask nė kuadėr tė turneut tė Lindjes sė Mesme gjatė sė cilės do tė provonte t'i jipte njė frymė tė re procesit paqėsor pothuajse tė ngrirė izraelito-palestinez", thotė "Uashington post".
 
Ndėrkaq, Pauell nė njė intervistė dhėnė AP ka paralajmėruar se ka ndėrmend tė udhėtojė nė Damask pėr bisedime me presidentin sirian Bashar Asad, vendi i tė cilit ka qenė aleat lufte i Irakut fqinjė.
 
 
Shirak: KB duhet tė vendosin kur dhe si tė heqin sanksionet ndaj Irakut
 
Athinė, 17 prill 2003 - Presidenti francez Zhak Shirak ka deklaruar sot se Kombet e Bashkuara do tė duhej tė vendosnin kur dhe si tė heqin sanksionet tregtare ndaj Irakut. "Heqja e sanksioneve ėshtė qėllim tė cilin e kemi disktuar gjatė", u ka thėnė gazetarėve Shirak nė samitin e Athinės tė Bashkimit Evropian pas takimit me sekretarin e pėrgjithshėm tė OKB-sė Kofi Anan, duke shtuar se "tani i mbetet KB tė pėrcaktojė modalitetin e heqjes sė sanksioneve (Irakut)".
 
 
NATO do tė marrė nė fund tė verės drejtimin e trupės paqeruajtėse ISAF nė Afganistan
 
Bruksel, 17 prill 2003 - Kėshilli i NATO-s i ėshtė pėrgjigjur kėshtu pozitivisht kėrkesės pėrkatėse tė Gjermanisė e cila ka aktualisht bashkė me Hollandėn drejtimin e ISAF-it. Trupa paqeruajtėse me mandatin e dhėnė nga Kombet e Bashkuara mbėshtet punėn e administratės kalimtare nė Afganistan.
 
Misioni i saj kufizohet nė rajonin e Kabulit. Marrja e komandės sė kėsaj trupe nga NATO do t'i japė fund ndėrrimit tė vazhdueshėm drejtimit dhe do tė forcojė shtabin e saj tė pėrgjithshėm.
 
 
Rritet presioni ndaj kancelarit Shrėder nga radhėt e partisė sė tij
 
Berlin, 17 prill 2003 -Kancelari gjerman Gerhard Shrėder po pėrballet me njė presion nė rritje nga radhėt e partisė socialdemokrate pėr shkak tė reformave sociale tė planifikuara nga kabineti i tij.
 
Sindikata e fuqishme IG Metal u ka bėrė thirrje socialdemokratėve nė rradhėt e saj tė mbėshtesin nismėn e anėtarėve qė i kundėrvihet sė ashtuquajturės Axhenda e Reformave 2010. Nismėtarėt e kėsaj lėvizjeje kritikojnė shkurtimet nė ndihmėn sociale dhe sigurimin shėndetėsor.
 
 
Siria kėrkon shndėrrimin e Lindjes sė Mesme nė njė zonė pa armė tė shkatėrrimit nė masė
 
Damask, 17 prill 2003 - Siria i ka paraqitur tė mėrkurėn Kėshillit tė Sigurimit njė projektrezolutė nė tė cilėn kėrkohet zbatimi i tė gjitha dokumenteve tė OKB-sė pėr shndėrrimin e Lindjes sė Mesme nė njė zonė pa armė pėr shkatėrrim nė masė.

Ndėrkohė Damasku ka hedhur poshtė akuzat e SHBA-ve se vetė Siria prodhon armė pėr shkatėrrim nė masė, dhe me atė rast Uashingtoni ėshtė akuzuar se e lė pasdore Izraelin, i cili gjoja posedon armė bėrthamore.
 
 
Komisioni i tė drejtave tė njeriut tė OKB-sė dėnon Korenė e Veriut
 
Gjenevė, 17 prill 2003 - Komisioni i tė drejtave tė njeriut tė Kombeve tė Bashkuara pėr herė tė parė ka dėnuar Korenė e Veriut. Liria e mendimit dhe e besimit janė tepėr tė kufizuara nė vendin komunist ka kritikuar komsioni me seli nė Gjenevė. Ata qė mendojnė ndryshe i nėnshtrohen torturave dhe trajtohen cnjerėzisht. Rezoluta ishte paraqitur nė Komision nga SHBA dhe BE.
 
 
BE do tė organizojė urėn ajrore pėr transferimin e irakianėve tė plagosur nė Evropė
 
Athinė, 17 prill 2003 - Bashkimi Evropian do tė organizojė urėn ajrore gjatė disa ditėve tė ardhshme me tė cilėn nė Evropė do tė transferoheshin irakianėt e plagosur, posaēėrisht fėmijėt, ka deklaruar mbrėmė nė Athinė presidenti francez Zhak Shirak.

Pas takimit joformal tė BE-sė, nė tė cilin dhjetė vende nėnshkruan marrėveshjet pėr tė hyrė nė BE, Shirak ka thėnė se kėtė plan ia ka propozuar kryetarit tė Komisionit Evropian Romano Prodit dhe se me kėtė plan ėshtė pajtuar edhe kryeministri britanik Toni Bler.
 
 
Iraku nė qendėr tė samitit tė Athinės
 
Athinė, 17 prill 2003 - Samiti i BE-sė nė Athinė hyn nė ditėn e dytė me bisedime tė tjera mbi tė ardhmen e Irakut. Diskutimet mbi njė projekt deklaratė vazhduan gjatė natės pa ndonjė marrėveshje.

Njoftohet se deklarata finale mbi Irakun pritet tė arrihet tė enjten mė vonė gjatė ditės. Duke folur nė kėtė samit pėrsa i pėrket ndarjeve brenda BE-sė, shefi i politikave tė jashtme tė BE-sė, Havier Solana iu pėrmbajt linjave diplomatike:

"Gjendja dhe unė e kam parė, fryma dhe unė e kam ndjerė ėshtė konstruktive. Natyrisht qė ne duam qė Kombet e Bashkuara tė luajnė rol qėndror, por nė periudhėn e parė, nė periudhėn qė ne jemi tani, koalicioni duhet tė ketė pėrgjegjėsinė pėr sigurinė dhe tė garantojė stabilitet nė Irak".
 
 
Kostoja e luftės - 20 miliardė dollarė
 
Uashington, 17 prill 2003 - SHBA ka bėrė tė ditur se lufta nė Irak deri mė tani ka kushtuar 20 miliardė dollarė. Pėr mė tepėr major gjenerali Stanley McChrystal tha se Pentagoni priste tė shpenzonte rreth 2 miliardė dollarė nė muaj pėr tė mbajtur forcat nė Irak sė paku pėr disa nga muajt e ardhshėm.

Njė total prej 79 miliardė dollarėsh ėshtė vėnė mėnjanė nga Presidenti Bush pėr tė financuar koston fillestare tė luftės. Sipas gjeneralit Mekkristėl ishte shumė herėt tė thoje se sa trupa do tė duhen pėr tė qėndruar nė Irak nė njė afat mė tė gjatė.

Ka ende disa pjesė tė vendit nė tė cilat trupat amerikane nuk kanė hyrė ende.
 
 
SHBA-tė kėrkojnė tė hiqen sanksionet ndaj Irakut
 
Uashington, 17 prill 2003 - Shtėpia e Bardhė i ka bėrė thirrje Kombeve tė Bashkuara tė heqė sanksionet ekonomike mbi Irakun. Njė zėdhėnės tha se Presidenti Bush dėshironte qė marrėdhėniet tregtare normale midis Irakut dhe pjesės tjetėr tė botės tė vendoseshin sa mė shpejt qė tė ishte e mundur.

Presidenti Bush tha: "Duke dėrguar ushqim, ujė dhe medikamente te populli irakian edhe nėse njėsitė e koalicionit pėrfshihen nė beteja kundėr armikut, ne kemi ndihmuar nė shmangien e krizės humanitare. Furnizimet e emergjencės po shkojnė tani lirisht nė Irak nga shumė vende.
 
Tani qė Iraku ėshtė ēliruar, Kombet e Bashkuara duhet tė heqė sanksionet ekonomike ndaj kėtij vendi. Ne gjithashtu po i drejtohemi edhe problemeve mjekėsore imediate tė Irakut, probleme tė lėna nga njė regjim qė ndėrtoi pallate madhėshtore pėr vete nė vend tė spitaleve."
 
 
Zbulohet shkaktari i SARS-it
 
Gjenevė, 17 prill 2003 - Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH) ka konfirmuar se ka identifikuar shkaktarin e virusit SARS, sėmundje kjo vdekjeprurėse e ngjashme me pneunominė.

Njė zėdhėnės i saj ka konfirmuar se SARS-i ėshtė formė e re e virusit-korona qė ėshtė nxitės i ftohjes sė zakonshme.

Ai i tha se ky zbulim do tė lehtėsojė diagnostifikimin e sėmundjes dhe zbulimin e mėnyrės sė pėrhapjes sė virusit.

Mbi 150 veta kanė vdekur deri tani nga virusi SARS, ndėrsa mėse 3000 tė tjerė janė sėmurė. Besohet se virusi ėshtė paraqitur sė pari nė jug tė Kinės.
 
 
SHBA: 200 mijė dollarė pėr informacion mbi vendndodhjen e Sadam Huseinit
 
Uashington, 17 prill 2003 - Shtetet e Bashkuara po ofrojnė deri nė 200 mijė dollarė pėr informacione lidhur me vendndodhjen e udhėheqėsit irakian Sadam Husein.

Sadami ishte objektivi i dy goditjeve tė fuqishme ajrore amerikane nė Bagdad, por zyrtarėt amerikanė thonė se nuk e dinė nėse ai ka vdekur apo ėshtė ende gjallė.

Ndėrkohė, dėshmitarėt thonė se trupat amerikane kishin gisht nė njė incident qė ndodhi tė mėrkurėn nė Mosul ku mbetėn tė vrarė tė paktėn 3 persona. Ushtarakėt amerikanė konfirmuan po tė mėrkurėn se marinsat vranė tė martėn nė kėtė qytet tė paktėn 7 veta.
 
 
Qeveria amerikane ul nivelin e gjendjes sė gatishmėrisė pėr terrorizmin
 
Uashington, 17 prill 2003 - Qeveria amerikane e uli nivelin e gjendjes sė gatishmėrisė pėr luftėn kundėr terrorizmit, duke thėnė se kėrcėnimi terrorist qė lidhet me luftėn nė Irak ka rėnė.

Qė nga fillimi i luftės kundėr Irakut, muajin e kaluar, vendi ka qenė nė nivel tė lartė gatishmėrie, qė pėrfaqėsohej me kodin ngjyrė portokalli, niveli i dytė mė i lartė deri tani.

Departamenti i Sigurimit tė Vendit tha se tė mėrkurėn niveli i gjendjes sė gatishmėrisė po ulej nė kodin e verdhė, qė shėnon njė nivel tė mesėm nė kodin pesėngjyrėsh.
 
 
10 vende nėnshkruan dje nė Athinė marrėveshjen e pranimit nė BE
 
Athinė, 17 prill 2003 - Nė Athinė, pėrfaqėsues tė 10 vendeve kandidate pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian nėnshkruan marrėveshjen e pranimit nė kėtė organizatė ndėrkohė qė kundėrshtarėt e luftės nė Irak u pėrleshėn me policinė.

Kryeministri grek Kostas Simitis, vendi i tė cilit ėshtė kryetar radhe i Bashkimit Evropian, i pėrshėndeti pjesmarrėsit nė ceremoninė e nėnshkrimit tė dokumentit qė u zhvillua dje nė kėmbė tė Akropolit.

Ndėrkohė, mijėra demonstrues kundėr luftės u pėrleshėn nėpėr rrugė me policinė. Demonstruesit hodhėn bomba me benzinė nė drejtim tė policėve, tė cilėt u kundėrpėgjigjėn me gaz lotsjellės.

Marrėveshjet e pranimit u nėnshkruan nga Qiproja, Republika Ēeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia. Zyrtarisht kėto vende do tė hyjnė nė Bashkimin Evropian nė maj tė vitit tė ardhshėm.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.