16.04.2003 - Trepca.net

Lajme

E mėrkure, 16 prill 2003

 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova priti kryetarėt e akademive tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės, Ylli Popa dhe Rexhep Ismajli

  • Presidenti Rugova dėnon aktin kriminal nė Pejė

  • Shtajner tha shkatėrrimi i urės hekurudhore afėr Zveēanit ėshtė akt terrorist

  • Qeveria aprovoi katėr nisma pėr projekligje

  • “Hamburg Int.” fiton aviokompaninė kosovare

  • Presidenti Rugova priti nė njė takim pune Kryesinė qendrore tė FR tė LDK-sė

  • Shtajner i ka dėrguar njė letėr kryeparlamentarit Daci nė tė cilėn thotė se ėshtė i gatshėm t'i nėnshkruajė disa ligje

  • Prej dje Stacioni policor i Shtimes ėshtė bėrė i pavarur

  • Gjendja shėndetėsore e tė plagosurve afėr Pejės po pėrmirėsohet

  • Pėrkeqėsohet gjendja elektroenergjetike nė Kosovė

  • Policia nė Mitrovicė ka ndaluar tre vetė lidhur me rastin e minimit tė urės hekurudhore nė afėrsi tė Zveēanit

  • Zėdhėnėsi i KFOR-it ka deklaruar se Rusia do t'i tėrheqė 650 paqeruajtėsit e vet nga Kosova

  • Tė paktėn katėr persona tė vrarė nė Mosul

  • Pentagoni thotė se nė Irak janė vrarė 123 ushtarė amerikanė

  • Veronika Kabrera - viktima e 13-tė e gazetarėve qė nga fillimi i luftės nė Irak

  • Siria do tė nėshkruante njė traktat kundėr armėve kimike nė tėrė Lindja e Mesme

  • M. Lejti: NATO-ja edhe pas tėrheqjes sė trupave ruse do tė kryejė pa problem punėn nė Kosovė dhe nė Bosnjė

  • BE-ja shpreh shqetėsim se aktet e dhunės mund ta kthejnė Kosovėn nė njė situatė tė vėshtirė

  • Sot Kosovėn e viziton ministri gjerman i Mbrojtjes Peter Shtruk

  • Arrihet marrėveshja me banorėt e fshatrave Tanushė, Brezė dhe Malinė

  • Udhėheqėsit e Preshevės dhe Bujanocit kanė kėrkuar qė shqiptarėt gjatė dorėzimit tė armėve tė trajtohen si serbėt

  • Nė Shkup po vazhdon gjykimi ndaj Bedri dhe Nexhdet Ramajt nga Kosova, tė cilėt akuzohen pėr terrorizėm

  • Shqipėri: Parlamenti mbyll debatet mbi Raportin e KE-sė

  • Autoriteti palestinez ka kėrkuar lirimin e veteranit tė gueriles palestineze Abu Abas

  • Ushtarėt izraelitė kanė vrarė sot njė militant tė Hamasit

  • Forcat amerikane kapėn Abu Abazin

  • Konferencė pėr Irakun

  • BE pranon anėtarėt e rinj

  • Bler u takua me Shrėderin

  • Pesė tė vdekur nė nė Bregun Perėndimor dhe nė Rripin e Gazės

  • SHBA, Koreja e Veriut dhe Kina zhvillojnė bisedime javėn e ardhshme pėr armėt bėrthamore

  • Liderėt e BE-sė janė mbledhur sot nė Athinė

  • Britania i paralajmėron aleatėt evropianė se rrezikojnė tė shohin pėr tė dytėn herė anashkalimin e KB-sė


 

Presidenti Rugova priti kryetarėt e akademive tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės, Ylli Popa dhe Rexhep Ismajli
 
    
Prishtinė, 16 prill 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti kryetarin e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė Ylli Popa dhe kryetarin e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, Rexhep Ismajli, tė cilėt e njoftuan Presidentin me protokollin e nėnshkruar si dhe pėr bashkėpunimin e ardhshėm.

Nė njė bisedė tė ngrohtė e tė pėrzemėrt, presidenti Rugova bisedoi me dy kryetarėt e akademive respektive rreth bashkėpunimit tė ndėrsjellė nė fusha tė ndryshme.
  
Presidenti Rugova tha se ky ėshtė njė moment i rėndėsishėm dhe pėrshėndeti bashkėpunimin qė po zhvillohet ndėrmjet dy akademive dhe premtoi pėrkrahjen e bashkėpunimin e institucioneve tė Kosovės.

Me kėtė rast Presidenti foli edhe pėr proceset pozitive nė Kosovė, duke premtuar njėherit edhe njė bashkėpunim tė gjithanshėm ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė nė integrime tė ndryshme. Gjithashtu u bisedua edhe pėr projektin nė ndėrtimin e rrugės Prishtinė-Durrės.

Presidenti Rugova nėnvizoi se synimet e Kosovės dhe tė Shqipėrisė janė qė tė integrohen nė BE nė NAT0 dhe tė jenė nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė.

Akademiku Ylli Popa tha pas takimit se ėshtė i nderuar me pritjen e ngrohtė te Presidenti, me tė cilėn ka biseduar pėr problemet e interesit tė pėrbashkėt, e ky ėshtė bashkėpunimi ndėrmjet dy akademive, tė cilat kanė njė rol pėr tė luajtur nė zhvilimin e vendit.

"Nė situatėn e sotme proceset integruese janė dominuese nė dyja vendet tona dhe akademitė mund ta shpejtojnė procesin e integrimit nėpėrmjet punės kualifikuese shkencore tė cilat besojmė se i kanė aftėsitė qė tė ndihmojnė", tha akad.
 
Popa dhe shtoi se tė dy vendet presin shumė nga akademitė dhe ato pėrpiqen qė kėtė pritmėri tė mos e zhgėnjejnė, porse tė jenė rezultative nė punėn e tyre qė do tė bėjnė pėr zhvillimin e shkencės, ekonomisė dhe pėr zhvillimin e vendit.

Ndėrkaq, akad. Rexhep Ismajli deklaroi se Akademia e Kosovės me Akademinė e Shqipėrisė ka njė kohė tė gjatė qė ka njė bashkėpunim shumė tė intensifikuar, kurse sivjet ėshtė planifikuar edhe mė shumė.

"Patėm rastin ta njoftojmė Presidentin e Kosovės pėr pėrpjekjet qė po bėjmė bashkarisht, pėr rezultatet qė kemi dhe natyrisht pėr protokollin e nėnshkruar", tha akad. Ismajli. Ai me kėtė rast shprehu kėnaqėsinė e ASHAK qė nė tė gjitha kėto punė ka mbėshtetjen e institucioneve tė Kosovės.

"Kujtojmė se dy akedemitė nė disa pika po vazhdojnė nė njė mėnyrė rreth integrimeve dhe bashkėpunimit. Shresojmė qė me mundėsitė qė kemi kėtė bashkėpunim ta thellojmė edhe mė shumė dhe tė mos ketė praktiksht, ashtu siē nuk kemi, kurrfarė pengesash", tha akad.Ismajli.
 
 
Presidenti Rugova dėnon aktin kriminal nė Pejė
 
Prishtinė, 16 prill 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova ka dėnuar sot aktin kriminal qė ndodhi tė hėnėn nė rrethinėn e Pejės, kur u vranė Ilir Selimaj dhe Feride Selimaj, dhe u plagosėn tre anėtarė tė tjerė tė familjes. Nė deklaratėn e Presidentit Rugova thuhet:

"E dėnojmė ashpėr aktin kriminal tė ditės sė hėnė, qė nė esencė ėshtė akt i drejtuar jo vetėm kundėr pjesėtarėve tė familjes Selimaj por edhe kundėr rendit demokratik, sigurisė, dhe sundimit tė ligjit nė Kosovė".

"Ky akt i shėmtuar kriminal, qė nuk kurseu as fėmijė e gra, ėshtė pėrpjekje pėr tė penguar vendosjen e rendit dhe tė ligjit si dhe progresin e gjithanshėm nė Kosovė".

"Kėrkojmė nga organet e hetuesisė dhe qytetarėt qė tė bėjnė ēmos qė kryesit e kėtij krimi tė gjinden sa mė parė dhe tė vihen para drejtėsisė", tuhet nė fund tė deklaratės sė presidentit Rugova.
 
 
Shtajner tha shkatėrrimi i urės hekurudhore afėr Zveēanit ėshtė akt terrorist
 
Mitrovicė, 16 prill 2003 - Shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner gjatė vizitės sė sotme nė Mitrovucė tha se akti i shkatėrrimit tė urės hekurudhore afėr Zveēanit ėshtė akt terrorist i drejtuar kundėr qytetarėve tė Kosovės. Shtajner tha se ata qė kanė kryer kėtė akt janė terroristė dhe ky akt nuk ka tė bėjė asgjė me politikėn.

Me kėtė rast Shtajnr u bėri thirrje liderėve tė Kosovės qė t'i bashkohen dėnimit tė kėtij akti terrorist.

Ai premtoi se UNMIK-u do ta rindėrtojė shumė shpejt kėtė urė tė shkatėrruar, kurse autorėt e kėtij akti do tė sillen para drejtėsisė. Shtajner mė parė vizitoi vendin ku ėshtė shkatėrruar ura hekurudhore afėr Zveēanit.
 

“Hamburg Int.” fiton aviokompaninė kosovare

Prishtinė, 16 prill 2003 / RTV21 - Fitues i tenderit pėr emėrimin e kompanisė sė parė ajrore kosovare ėshtė kompania gjermane “Hamburg International”. Njėzet pėrqind tė aksioneve tė kėsaj kompanie ajrore do t'i kenė kompanitė “Eurokoha”, “Malėsia Reisen” dhe “Kosova Reisen”.

Shpalljen e fituesit tė tenderit pėr aviokompaninė kosovare “Hamburg International” e bėri Ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit tė Kosovės, Zef Morina dhe Jurge Vos, pėrfaqėsues i shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut.

“Nė mesin e 4 konkurruesve, kompania fituese “Hamburg International” ka plotėsuar kriteret mė sė miri. E dyta nė radhė ishte kompania “Kosova Reisen”, e treta ka qenė “Adria Airėays”, ndėrsa e katėrta pėr nga numri i pikėve ka qenė “JAT”, bėri tė ditur ministri Morina.

Jorge Vos tha se procedura e zgjedhjes sė fituesit tė tenderit ka qenė shumė korrekte. Sipas tij, pėrveē komisionit vlerėsues nė kėtė proces ka pasur edhe komision shqyrtues. “Nė kuadėr tė anėtarėve tė komisionit ka qenė edhe njė kėshilltar ndėrkombėtar i pavarur, i cili ka marrė pjesė deri nė fund tė kėtij procesi.

Pastaj ka qenė edhe njė komision tjetėr rishqyrtues, kėshtu qė procesi ka rrjedhur nė mėnyrė tė rregullt. Ky transportues ajror do tė lokalizohet nė Kosovė kėtu dhe do tė funksionojė nga kėtu dhe kjo ėshtė njė pėrfitim pėr ekonominė kosovare”, tha Vos.

Kompanija fituese “Hamburg International” do tė ketė tė paktėn dy aeroplanė dhe do tė punėsojė njė numėr tė madh njerėzish.

 
Qeveria aprovoi katėr nisma pėr projekligje
 
Prishtinė, 16 prill 2003 - Nė mbledhjen e sotme tė Qeverisė u aprovuan katėr nisma pėr projektligje: tansporti rrugor, mbi ndėrtimin, banimin dhe inspektoriatin sanitarė tė Kosovė. U diskutuan gjithashtu edhe pėr ēėshtjen e bartjes sė kompetencave, ligjet dhe mbi strategjinė e zhvillimit tė Kosovės dhe pėr suficitin e buxhetit tė Kosovės.

Tė gjitha ato ligje tė cilat do tė mbeten tė bllokuara do tė formohen grupe tė ekspertėve me pėlqimin e Kuvendit dhe do tė rishikohen deri nė harmonizimin e tyre. Qeveria ka sqaruar se ėshtė nė dispozicion tė pėrkrah Kuvendin dhe nuk kundėrshton.

Ndėrsa sa i pėrket suficitit, Qeveria ka qėndrime tė prera. Nuk do tė pėrfitojė asnjė centė pėrderisa nuk e ofron raportin mbi gjendje. Prioritet pėr qeverinė aktualisht mbetet bartja e kompetencave.
 
 
Presidenti Rugova priti nė njė takim pune Kryesinė qendrore tė FR tė LDK-sė
 
Prishtinė, 16 prll 2003 - Presidenti i Kosovės dhe kryetari i LDK-sė Ibrahim Rugova priti nė njė takim pune Kryesinė qendrore tė FR tė LDK-sė, qė kryesohej nga Lulzim Zeneli, kryetar. Gjatė kėtij takimi u bisedua pėr zhvillimet e fundit politike nė Kosovė dhe pėr aktivitetet qė FR i LDK-sė ka zhvilluar nė periudhėn e fundit dhe pėr projektet pėr tė ardhmen.
 
 
Shtajner i ka dėrguar njė letėr kryeparlamentarit Daci nė tė cilėn thotė se ėshtė i gatshėm t'i nėnshkruajė disa ligje
 
Prishtinė, 16 prill 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner i ka dėrguar njė letėr kryeparlamentarit tė Kosovės, Nexhat Daci, nė tė cilėn thotė se ėshtė i gatshėm t'i nėnshkruajė disa ligje, ndėrsa ato qė shkelin Rezolutėn 1244 dhe Kornizėn Kushtetuese tė Kosovės, nuk mund t'i nėnshkruajė.
 
Shtajner ka thėnė se ka kėnaqėsinė qė ta informojė z. Daci se ka finalizuar nėnshkrimin e Ligjit pėr mbrojtjen e ambientit, Ligjin pėr likuidimin dhe riorganizimin e personave juridikė nė bankrotim, si dhe Ligjin pėr farėrat nė Kosovė, tė cilat janė miratuar nė parim nga Parlamenti i Kosovės.

Shtajner nė kėtė letėr ka theksuar se mosveprimi pėr tė ndryshuar Ligjin e
arsimi t tė lartė ėshtė i dėmshėm pėr qeverisjen dhe pėr zhvillimin e Kosovės.
 
Ky hap i Shtajnerit erdhi pasi KS i OKB-sė ia ka shprehur kryeadministratorit tė Kosovės mbėshtetjen pėr vendimin e tij qė tė shpallė tė paligjshėm njė deklaratė tė Parlamentit tė Kosovės mbi arsimi n e lartė.
 
 
Prej dje Stacioni policor i Shtimes ėshtė bėrė i pavarur
 
Shtime, 16 prill 2003 - Prej dje Stacioni policor nė Shtime ėshtė pavarėsuar. Nė njė ceremoni tė organizuar me kėtė rast ka marrė pjesė zėvendėskomandanti pėr administratė nė rajonin e Prishtinės Jorgen Doer, ndėrkaq nga SHPK-ja zėvendėskomandanti pėr rajonin e Prishtinės nėnkolonel Destan Thaēi.
 
Stacioni policor nė Shtime numėron 50 pjesėtarė tė SHPK-sė.
 
 
Gjendja shėndetėsore e tė plagosurve afėr Pejės po pėrmirėsohet
 
Pejė, 16 prill 2003 - Policia rajonale e Pejės ka deklaruar se gjendja shėndetėsore e Demė Selimaj dhe e fėmijės Kushtrimit 4-vjeēar edhe mėtutje ėshtė e rėndė.
 
Por, drejtori i Qendrės spitalore tė Pejės, Isak Kaliēani ka deklaruar se gjendja shėndetėsore e tė plagosurit Demė Selimaj nė incidentin e fundit, qė ndodhi nė afėrsi tė Nabėrxhanit tė Pejes, ėshtė jashtė rrezikut pėr jetė. Dr. Kaliēani thotė se Dema ka humbur shumė gjak, pasi qė ėshtė vonuar transfeimi i tij nė spital.
 
Ndėrkaq, gjendja shėndetėsore e tė plagosurve tė tjerė, Dritės, 14-vjeēare dhe Kushtrimit, katėrvjeēar ėshtė stabile dhe jashtė rrezikut dhe se gjendja e tyre po pėrmirėsohet vazhdimisht.
 
 
Pėrkeqėsohet gjendja elektroenergjetike nė Kosovė
 
Prishtinė, 16 prill 2003 - Gjendja elektroenergjetike nė Kosovė sot ėshtė pėrkeqėsuar shumė pėr shkak tė disa defekteve tė termocentarale. Gjatė ditės sė sotme furnizimi me energji elektrike ėshtė katėr me dy nė favor tė territ.

Edhe gjatė disa ditėve tė kaluara situata ka qenė e vėshtirė dhe reduktimet kanė qenė 3 me energji dhe tri pa tė.
 
 
Policia nė Mitrovicė ka ndaluar tre vetė lidhur me rastin e minimit tė urės hekurudhore nė afėrsi tė Zveēanit
 
Mitrovicė, 16 prill 2003 - Policia nė Mitrovicė ka ndaluar dy meshkuj dhe njė femėr lidhur me rastin e minimit tė urės hekurudhore nė afėrsi tė Zveēanit.
 
Njė burim brenda policisė qė ka pranuar tė flasė me kusht qė tė mbetej anonim ka thėnė se personat e arrestuar mund tė ndihmojnė nė zbardhjen e rastit tė shtunėn, kur ura hekurudhore nė afėrsi tė Zveēanit, ishte dėmtuar si pasojė e vendosjes sė mjeteve shpėrthyese.

Zėdhėnėsi Derek Ēapell thotė se policia ndėrkombėtare beson se se i vrari nė vendin ku ka ndodhur shpėrthimi ėshtė nga Mitrovica, por nuk ka bėrė tė ditur identitetin e tij.
 
 
Zėdhėnėsi i KFOR-it ka deklaruar se Rusia do t'i tėrheqė 650 paqeruajtėsit e vet nga Kosova
 
Bruksel, 16 prill 2003 - Zėdhėnėsi i KFOR-it ka Geri Banistegrin ka deklaruar se Rusia do t'i tėrheqė 650 paqeruajtėsit e vet nga Kosova. Ai ka thėnė se largimi i trupave ruse apo procesi i racionalizimit, nuk do tė rrezikojė ambientin e qetė dhe tė sigurt, ndėrkaq pėrkushtimi i bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė vazhdon tė mbetet shumė i fortė, citohet tė ketė thėnė zėdhėnėsi i KFOR-it.
 
 
Tė paktėn katėr persona tė vrarė nė Mosul
 
Mosul, 16 prill 2003 - Tė paktėn katėr persona janė vrarė dhe disa tė tjerė janė plagosur nga tė shtėnat qė kanė shpėrthyer nė qendėr tė qytetit Mosul, njofton AFP.

Mjeku i spitalit ka thėnė se katėr trupa janė sjellė, ndėrkaq tetė persona tė plagosur po trajtohen nė spital. Njė korrespondent i AFP ka biseduar me njė nga tė plagosurit, njė polic irakian, i cili kishte thėnė se pjesėtarėt e stacionit policor kishin hapur zjarr pėr tė dėbuar plaēkitėsit, por ata kanė hapur zjarr kundėr policėve ku ishte plagosur edhe vetė.
 
 
Pentagoni thotė se nė Irak janė vrarė 123 ushtarė amerikanė
 
Uashington, 16 prill 2003 - Pentagoni sot ka bėrė tė ditur se nė Irak qė nga fillimi i luftės, janė vrarė 123 ushtarė amerikanė, ndėrkaq 495 janė plagosur. Nga numri i pėrgjithshėm i tė vrarėve, 105 ka rėnė nė luftime apo nga "zjarri miqėsor", kurse 18 kanė pėsuar nė rastet aksidentale, ka deklaruar zėdhėnėsi i Ministrisė amerikane tė Mbrojtjes koloneli Xhim Kasela. Katėr ushtarė konsiderohen si tė zhdukur.
 
 
Veronika Kabrera - viktima e 13-tė e gazetarėve qė nga fillimi i luftės nė Irak
 
Bagdad, 16 prill 2003 - Kameramania argjentinase Veronika Kabrera ėshtė viktima e 13-tė qė nga fillimi i luftės nė Irak, pasi vdiq tė martėn nė Bagdad nga lėndimet qė mori nė njė aksident trafiku. Kjo ėshtė gruaja e parė qė vdiq duke raportuar pėr luftėn nė Irak, ka njoftuar Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve me seli nė Nju Jork.
 
 
Siria do tė nėshkruante njė traktat kundėr armėve kimike nė tėrė Lindja e Mesme
 
Sidnei, 16 prill 2003 – Ministri i Jashtėm sirian, Faruk al-Shara, i ka thėnė televizionit australian nė njė emision tė sotėm (tė sė merkurės) se qeveria e tij do tė dėshironte tė nėshkruante njė traktat, me tė cilin do tė lirohej tėrė Lindja e Mesme nga armėt e shkatėrrimit nė masė, njofton Rojter. Ai gjithashtu ka mohuar fuqishėm pohimet amerikane se Siria ka armė kimike ose ka lejuar Irakun tė fshehė armėt e ndaluara nė tokėn e saj gjatė luftės nė Irak.
 
 
M. Lejti: NATO-ja edhe pas tėrheqjes sė trupave ruse do tė kryejė pa problem punėn nė Kosovė dhe nė Bosnjė
 
Bruksel, 16 prill 2003 - Burimet e NATO-s nė Bruksel kanė konfirmuar dje se NATO-ja dhe Rusia kanė filluar koordinimin e punėve tė tyre pėr tėrheqjen e ushtarėve rus nga misionet e NATO-s nė Kosovė dhe nė Bosnje e Hercegovinė.
 
Nė bazė tė marrėveshjes sė mėhershme bilaterale mes NATO-s dhe Rusisė nė komandėn e NATO-s nė Evropė nė Belgjikė ekziston njė zyre pėr lidhje pėrmes sė cilės tashmė kanė filluar punėt nė koordinimin e tėrheqjes graduale tė ushtarėve rus.
 
Zėdhėnėsi i NATO-s Mark Lejti ka thėnė se ėshtė i sigurt se NATO-ja edhe pas tėrheqjes sė trupave ruse do tė jetė nė gjendje qė pa problem ta kryejė punėn si nė Kosovė, ashtu edhe nė Bosnjė e Hercegovinė.

Rusėt kanė thėnė se do tė tėrhiqen nga Kosova dhe Bosnja sepse ata konsiderojnė se misioni i tyre atje ėshtė kryer, ka thėnė njė zyrtar i NATO-s.
 
 
BE-ja shpreh shqetėsim se aktet e dhunės mund ta kthejnė Kosovėn nė njė situatė tė vėshtirė
 
Bruksel, 16 prill 2003 - Vrasjet e fundit nė Kosovė, shpėrthimi nė urėn hekurudhore nė veri tė Kosovės, tensionet mes partive politike shqiptare, raportet e udhėheqėsve tė Kosovės me UNMIK-un, iniciativat unilaterale nė Parlament, ishin ēėshtjet, tė cilat preokupuan Bashkimin Evropian. Kėto tema thanė, zyrtarėt e BE-sė janė shtruar dje nė takimin e mbyllur tė ministrave tė jashtėm.
 
Shumė ministra e kanė pėrshkruar situatėn nė Kosovė si mjaft tė komplikuar dhe kanė kėrkuar tė mbahet vėmendja e pėrqėndruar nė kėtė vend. Ministrat e jashtėm tė vendeve tė BE-sė kanė theksuar se plotėsisht e pėrkrahin administratorin Shtajner, deklaroi njė zyrtar i lartė, i cili ishte i pranishėm nė kėtė debat pėr zhvillimet e fundit nė Kosovė.

BE-ja dėnon aktet e dhunės dhe shpreh brengosjen se ngjarjet e kėtilla mund tė kthejnė Kosovėn nė njė situatė tė vėshtirė. E gjithė kjo mund tė zhytė Kosovėn nė njė ndjenjė paperspektivė qė BE nuk dėshiron ta shoh. Ministrat e jashtėm u kanė bėrė thirrje udhėheqėsve tė Kosovė qė tė punojnė mė shumė me UNMIK-un.
 
 
Sot Kosovėn e viziton ministri gjerman i Mbrojtjes Peter Shtruk
 
Prizren, 16 prill 2003 - Burimet e KFOR-it nė Prizren bėjnė tė ditur se sot do tė qėndrojė pėr vizitė pune nė Kosovė ministri i Mbrojtjes sė Gjermanisė Peter Shtruk. Ministri Shtruk i cili do tė shoqėrohet me disa deputetė tė Parlamentit gjerman nė fillim tė kėsaj vizite do tė takohen me kryeadministratorin e Kosovės Mihael Shtajner nė Prishtinė.

Delegacioni do tė ketė takime edhe me komandantin e KFOR-it nė Kosovė, Fabio Mini dhe me udhėheqės tė lartė tė Kosovės, tha zėdhėnėsi i Brigadės Shumėkombėshe tė Jugperėndimit.
 
 
Arrihet marrėveshja me banorėt e fshatrave Tanushė, Brezė dhe Malinė
 
Shkup, 16 prill 2003 - Zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme i Maqedonisė Fatmir Dehari, i pėrcjellė nga disa gjeneralė tė Armatės maqedonase, ka arritur njė marrėveshje me pėrfaqėsuesit e banorėve tė fshatrave Tanushė, Brezė dhe Malinė.

Me kėtė marrėveshje parashihet tė hapet njė zyrė ku banorėt e kėtyre fshatrave do tė mund tė dorėzojnė dokumentet pėr marrjen e shtetėsisė, letėrnjoftimit dhe ēertifikatės nga libri i amzės.

Mbesin edhe karakollet e ushtrisė nė Tanushė, nė Kodrėn e Furės, nė Goshincė dhe nė Strazhė, dhe nė njėrėn nga ato do tė jetė i pranishėm edhe nga njė mjek pėr nevojat e popullatės vendase.

Ėshtė arritur marrėveshje qė nga kėto fshatra tė kenė mundėsi tė bėhen ushtarė me kontratė tė ARM-sė, me qėllim qė tė rritet besimi mes ushtrisė dhe popullatės vendore.
 
 
Udhėheqėsit e Preshevės dhe Bujanocit kanė kėrkuar qė shqiptarėt gjatė dorėzimit tė armėve tė trajtohen si serbėt
 
Bujanoc, 16 pill 2003 - Udhėheqėsit shqiptarė tė komunave tė Preshevės dhe Bujanocit, ata tė Kėshillit koordinues tė Qeverisė sė Serbisė, policisė, ushtrisė dhe organizatave ndėrkombėtare janė pajtuar se duhet dorėzuar tė gjitha llojet e armėve nė posedim tė qytetarėve si dhe duhet legalizuar tė gjitha ato armė tė parapara me ligj.
 
Nė njė takim tė organizuar nė Bujanoc u tha se deri mė tash ėshtė dorėzuar njė numėr fare i vogėl i armėve nė krahasim qė mendohet se ka te popullata.

Udhėheqėsit shqiptarė tė Preshevės dhe Bujanocit kanė kėrkuar dje nga autoritetet serbe, qė shqiptarėt tė trajtohen njėsoj si serbėt gjatė dorėzimit tė armėve. Ata kanė shtuar se serbėt janė armatosur nga vetė regjimi i mėparshėm i Millosheviqit, andaj duhet tė ēarmatosen edhe fshatrat serbe e jo tė kėrkohen armėt vetėm nga shqiptarėt.
 
 
Nė Shkup po vazhdon gjykimi ndaj Bedri dhe Nexhdet Ramajt nga Kosova, tė cilėt akuzohen pėr terrorizėm
 
Shkup, 16 prill 2003 - Nė Shkup po vazhdon gjykimi ndaj Bedri dhe Nexhdet Ramajt nga qyteti i Istogut tė Kosovės, tė cilėt gjykata themelore nė Shkup i akuzon pėr vepėr penale-terrorizėm.
 
Nė aktakuzė thuhet se nė shtator tė vitit 2002 tė akuzuarit sė bashku me Kastriot Vokshin, i cili ėshtė vrarė nga policia maqedonase, kanė ndėrmarrė sulme kundėr pjesėtarėve tė policisė rezervė tė Maqedonisė nė njė fshat tė Tetovės, dhe se kėta tė akuzuar kinse paskeshin krijuar ndjenja pasigurie dhe frikė tek qytetarėt.

Lidhur me kėto aktakuza avokati Numan Limani thotė se akuzat nuk bazohen nė dėshmi reale dhe se me kėtė synohet tė mbulohet faji i policisė maqedonase, e cila nė natėn e ngjarjes ka gjuajtur me armė zjarri ndaj dy tė akuzuarve dhe ka vrarė nė vend Kastriot Vokshin nga Kosova.

Dy tė akuzuarit nga Kosova vazhdojnė edhe mėtej tė mbahen nė paraburgim nė Burgun e Shupkės edhe pse njėri nga tė akuzuarit, Nexhdet Ramaj ėshtė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore, pasi qė nga dita kritike brenda trupit tė tij vazhdon tė mbajė njė plumb dhe se nuk i afrohet asnjė ndihmė mjekėsore.
 
 
Shqipėri: Parlamenti mbyll debatet mbi Raportin e KE-sė
 
Tiranė, 16 prill 2003 - Parlamenti i Shqipėrisė i mbylli tė martėn mbrėma debatet rreth raportit tė Komisionit Evropian. Shumica e majtė dhe opozita ranė dakord tė ulen sė bashku pėr hartimin e njė rezolute tė vetme ku do tė pėrcaktohen masat dhe detyrat qė institucionet e vendit duhet tė pėrmbushin pėr t'iu afruar standarteve tė kėrkuara nga Bashkimi Evropian.
 
 
Autoriteti palestinez ka kėrkuar lirimin e veteranit tė gueriles palestineze Abu Abas
 
Gaza, 16 prill 2003 – Autoriteti palestinez ka kėrkuar sot (tė merkurėn) lirimin e liderit veteran tė gueriles palestineze Abu Abas, me arsyetimin se arrestimi i tij nė Irak nga ana e forcave amerikane ėshtė shkelje e marrėveshjes sė pėrkohshme tė paqes nė Lindjen e Mesme, njofton Rojter.
 
Autoriteti palestinez thirret nė Marrėveshjen e pėrkohshme, tė nėnshkruar mė 28 shtator 1995 nga presidenti Klinton dhe sekretari i Shtetit, Kristofer, sipas tė cilės anėtarėt e Organizatės pėr Ēlirimin e Palestinės nuk mund tė arrestohen pėr veprat e kryera para Marrėveshjes sė Osllos tė vitit 1993.
 
 
Ushtarėt izraelitė kanė vrarė sot njė militant tė Hamasit
 
Hebron, 16 prill 2003 – Ushtarėt izraelitė kanė vrarė sot (tė mėrkurėn) njė militant tė Hamasit, i cili ka rezistuar tė arrestohet pasi Izraeli ka kufizuar qarkullimin e palestinezėve pėr shkak tė Pashkėve tė ēifutėve, njofton Rojter.
 
Armata izraelite ka bėrė tė ditur gjithashtu se gjatė operacioneve nė Bregun Perendimor para kėsaj feste ebraite i ka burgosur 24 palestinezė tė kėrkuar. Militanti i Hamasit, i vrarė nė fshatin Jata, afėr qytetit Hebron tė Bregut Perendimor, ėshtė identifikuar nga burimet e sigurimit palestinez dhe quhet Hasan Manasra, 35-vjeēar.
 
 
Forcat amerikane kapėn Abu Abazin
 
Bagdad, 16 prill 2003 - Forcat amerikane nė Bagdad kanė kapur terroristin e kėrkuar palestinez, Abu Abas, organizatori i rrėmbimit tė anijes Akile Lauro, nė vitin 1985. Nė atė incident u vra njė shtetas amerikan me tė meta fizike. Zyrtarė tė Pentagonit thonė se forca tė njėsive speciale e kapėn Abu Abazin tė hėnėn, nė njė shtėpi nė periferi tė Bagdadit.

Mendohet se ai ka jetuar nė Irak qė kur grupi i tij, Fronti pėr Ēlirimin e Palestinės, rrėmbeu anijen turistike italiane nė afėrsi tė bregdetit egjiptian. Kėrkesa e rrėmbyesve ishte qė Izraeli tė lironte 50 tė burgosur palestinezė.
 
 
Konferencė pėr Irakun
 
Nasirija, 16 prill 2003 - Takimi i mbajtur nė Irakun jugor me pjesėmarrjen e ish-opozitės irakiane dhe zyrtarėve amerikanė pėrfundoi nė Irakun jugor me njė deklaratė nė favor tė njė Iraku demokratik. Rreth 80 anėtarė tė grupeve kundėr Saddam Husseinit nga brenda dhe jashtė Irakut u mblodhėn tė martėn nė afėrsi tė qytetit Nasiriya pėr tė diskutuar planet rreth sė ardhmes sė vendit.

Pjesėmarrėsit miratuan njė deklaratė me 13 pika ku thuhej se qeveria e Irakut tė pasluftės duhet tė jetė demokratike dhe tė pėrfaqėsojė tė gjithė irakianėt. Nė deklaratė bėhet thirrje qė gratė tė pėrfshihen nė qeverinė e re dhe kėrkohet shpėrbėrja e Partisė Baath tė Saddam Husseinit.
 
 
BE pranon anėtarėt e rinj
 
Bruksel, 16 prill 2003 - Udhėheqėsit e Bashkimit Evropan nė takimin e tyre tė nivelit nė Athinė pritet tė nėshkruajnė njė traktat qė do tė lejojė futjen e dhjetė anėtarėve tė rinj vitin e ardhshėm.

Ceremonia e nėnshkrimit do tė bėhet pranė Akropolit, simbol i njė prej demokracive tė para nė botė.

Pas ceremonisė udhėheqėsit e BE-sė do tė diskutojnė planet pėr kushtetutėn Evropiane dhe kreu i Konventės Kushtetuese tė BE-sė, Valeri Zhiskar d'Esten, pritet tė parashtrojė planet pėr njė strukturė tė re politike tė tipit federal pėr tė gjithė bashkimin, pėrfshirė njė president tė BE-sė dhe ministėr tė jashtėm.

Udhėheqėsit e vendeve anėtare do tė shprehin pikėpamjet e tyre lidhur me ēėshtje kardinale pėr ardhmėrinė e Bashkimit.
 
 
Bler u takua me Shrėderin
 
Londėr, 16 prill 2003 - Nė takimin e sė martės-mbrėma, kryeministri britanik, Toni Bler dhe kancelari i Gjermanisė, Gerhard Shrėder, u munduan qė fėrkimet rreth Irakut t'ia lėnė tė kaluarės pėr ta rikthyer vėmendjen kah zgjidhja e problemeve qė dolėn pas luftės - gjendja humanitare, anarkia dhe rindėrtimi afatgjatė i kėtij vendi.

Sipas BBC-sė kėto ēėshtje janė potenciale pėr njė mosmarrėveshje tė re, kur dihet dėshira e vendeve evropiane qė Irakun ta drejtojnė Kombet e Bashkuara.
 
 
Pesė tė vdekur nė nė Bregun Perėndimor dhe nė Rripin e Gazės
 
Jerusalem, 16 prill 2003 - Si pasojė e pėrleshjeve tė dhunshme nė Bregun Perėndimor dhe nė Rripin e Gazės janė vrarė tė paktėn dy palestinezė dhe tre izraelitė. Njė palestinez nė gjendje amoku vrau dy izraleitė nė kalimin kufitar Karni nė Rripin e Gazės, njofton radio ushtarake izraelite.
 
Poashtu ėshtė vrarė edhe sulmuesi palestinez. Nė Nablus nė veri tė Bregut Perėndimor sipas tė dhėnave ushtarake ėshtė vrarė njė ushtarė izraelitė kur njėsia e tij provoi tė arrestonte tre pjestarė tė Orghanizatės radikale islamike "Hamas". Dy nga tė kėrkuarit janė dorėzuar ndėrkaq i treti ėshtė vrarė nga ushtria izraelite.
 
 
SHBA, Koreja e Veriut dhe Kina zhvillojnė bisedime javėn e ardhshme pėr armėt bėrthamore
 
Uashington, 16 prill 2003 – Shtetet e Bashkuara, Koreja e Veriut dhe Kina do tė zhvillojnė bisedime javėn e ardhshme nė Pekin lidhur me ambiciet e Phenianit pėr armėt e dyshimta bėrthamore, kanė bėrė tė ditur sot (tė merkurėn) zyrtarėt amerikanė nė Seul.
 
Njoftohet gjithashtu se presidenti Bush ka miratuar planin e fillimit tė bisedimeve me Korenė e Veriut dhe Kinėn nė pėrpjekje pėr tė zgjidhur krizėn gjashtėmujore tė ujdhesės sė ndarė koreane.
 
 
Liderėt e BE-sė janė mbledhur sot nė Athinė
 
Athinė, 16 prill 2003 – Liderėt e Bashkimit Evropian janė mbledhur sot (tė merkurėn) nė Athinė nė takimin e tyre tė parė pas luftės nė Irak, njofton Rojter. Samiti mbahet nėn masa tė rrepta sigurimi dhe protestave tė grekėve kundėr anėtarėve, qė mbėshtesin luftėn e SHBA-ve.
 
As kryeministri britanik, Toni Bler, qė ėshtė mbėshtetėsi mė i zjarrtė i luftės kundėr Irakut, dhe as presidenti francez, Zhak Shirak, qė ėshtė kundėrshtar i kėsaj lufte, nuk dhanė kurrfarė komentesh para kėtij samiti dyditor.
 
Nė samit merr pjesė edhe Sekretari i pėrgjithshėm i KB, Kofi Anan. Greqia, si kryesuese e samitit, ka lėnė jashtė axhendės ēėshtjen e Irakut. Samiti do tė shqyrtojė ardhėmėrinė e BE-sė dhe zgjerimin e tij mė 2004 edhe me 10 anėtarė tė rinj, tė cilėt pritet tė nėshkruajnė sot pasdite (tė merkurėn) marrėveshjen historike tė anėtarėsimit nė BE.
 
 
Britania i paralajmėron aleatėt evropianė se rrezikojnė tė shohin pėr tė dytėn herė anashkalimin e KB-sė
 
Athinė, 16 prill 2003 – Britania ua ka tėrhequr vėrejtjen aleatėve evropian se nėse ata nuk bashkėpunojnė pėr ardhmėrinė e Irakut pas luftės, ata rrezikojnė tė shohin pėr tė dytėn herė anashkalimin e Kombeve tė Bashkuara.
 
Duke folur para samitit tė BE-sė nė Athinė, sekretari britanik i Jashtėm, Xhek Strou, ka thėnė se KB do tė kenė rol vital nė Irak, siē ėshtė premtuar, por vetėm nėse anėtarėt kryesorė tė Kėshillit tė Sigurimit janė tė pėrgatitur tė bashkėpunojnė, njofton BBCworld.
 
Strou bėnte kėshtu presion tė qartė nė vendet, siē janė Franca dhe Gjermania, tė cilat e kanė kundėrshtuar luftėn dhe janė anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.