14.04.2003 - Trepca.net

Lajme

E hėne, 14 prill 2003

 

Pėrmbajtja:

  • Vriten dy dhe plagosen tre tė tjerė nė Pejė; njėri prej tyre ishte dėshmitar nė gjyqin e “Grupit tė Dukagjinit”

  • B. Bukoshi: Propozimi i moratoriumit ėshtė futje e Kosovės nė Serbi

  • A. Demaēi: Kontaketet mes ministrave tė Kosovės dhe Serbisė ėshtė rruga pėr fillimin e dialogut mes Prishtinės dhe Beogradit!

  • Dega e LDK-sė nė Ēikago reagon ndaj idesė sė hedhur pėr njė moratorium pėr statusin e Kosovės

  • Shtyhet shpallja e fituesit tė tenderit pėr aviokompaninė e Kosovės

  • "Kosova-shtėpia ime" - projekt qė garanton pastėrti pėr ambientin e Kosovės

  • AKSH thotė se pjesėtarėt e saj kanė hedhur nė erė urėn afrė Zveēanit

  • Nė Gjilan zbulohen bustet e dėshmorėve Pajazit Ahmeti e Alban Ajeti

  • Emėrohet udhėheqėsi i ri i zyrės lokale tė komuniteteve nė Gjilan

  • Policia thotė se ende nuk dihet se kush qėndron prapa minimit tė urės hekurudhore afėr Zveēanit

  • Pėr sanimin e rrugėve kryesore tė Prishtinės pėr kėtė vit janė paraparė 1.950.000 euro

  • Ēoviq pohon se klani i Zemunit ka pasur lidhje me Shkupin

  • Nė Maqedoninė Perėndimore po nėnshkruhet njė peticion pėr lirimin i shqiptarėve tė rrėmbyer nga policia maqedonase

  • Parlamenti i Shqipėrisė debaton sot pėr raportin e Komisionit Evropian pėr korrupsionin e lartė

  • BDI ndėrmerr hapa konkret pėr zgjidhjen e problemeve tė banorėve tė fshatrave Tanushė, Brezė dhe Malinė

  • Stro ka mohuar se Siria tani e ka radhėn nė "listėn e goditjeve"

  • Patrulla tė pėrbashkėta nė Bagdad

  • Luftime mė nė veri afėr Mosulit

  • Amerikanėt marrin qendrėn e Tikritit

  • Arafati refuzoi anėtarėt e qeverisė tė cilėt i ka propozuar kryeministri i ri

  • Emri i pilotit tė aeroplanit F18 tė qėlluar gabimisht mė 2 prill ėshtė Nathan D. Ujat

  • Pentagoni thotė se deri mė tash janė vrarė 115 ushtarė amerikan

  • Presidenti Bush i bėn thirje Sirisė pėr bashkėpunim

  • Forcė vendase policore nė Basra

  • Kthehen sendet e vjedhura

  • Kėshilltari i Sadamit vetėdorėzohet

  • Nė Greqi si pasojė e aksidentit vdesin 21 njerėz

  • Pheniani i gatshėm pėr zgjidhje multilaterale tė krizės bėrthamore

  • Tanket amerikane sot kanė hyrė nė qendėr tė qytetit Tikrit

  • Vėllai i Sadam Huseinit, ėshtė kapur nga forcat e koalicionit

  • Sadam Huseini do tė gjendet gjallė apo vdekur

  • Ramsfeld mirėpret njė rol tė mundshėm paqeruajtės pėr NATO-n nė Irakun e pas luftės

  • Evropa nuk duhet tė ketė kufij tė mbyllur dhe tė kthehet nė njė fortesė pėr emigrantėt


 

Vriten dy dhe plagosen tre tė tjerė nė Pejė; njėri prej tyre ishte dėshmitar nė gjyqin e “Grupit tė Dukagjinit”

PEJE, 14 prill 2003/ RTV21  - Dy persona janė vrarė dhe tre tė tjerė janė plagosur sot rreth orės 16:00, nė afėrsi tė fshatit Osojan tė komunės sė Pejės.

Burimet e policisė nė Pejė bėnė tė ditur se nė njė pusi, tė vėnė nga persona tė paidentifikuar, janė vrarė Ilir Selimaj dhe kunata e tij Feride Selimaj, ndėrsa janė plagosur xhaxhai i Ilirit, Dema, vajza e xhaxhait, Drita, 15 vjeēe, dhe djali i xhaxhait, Kreshniku, 4 vjeē, tė gjithė nga Osojani.

Ilir Selimaj ka qenė dėshmitar nė procesin gjyqėsor kundėr tė ashtuquajturit “Grup i Dukagjinit”.

 
B. Bukoshi: Propozimi i moratoriumit ėshtė futje e Kosovės nė Serbi
 
Prishtinė, 14 prill 2003 - "Propozimi pėr vendosjen e moratoriumit mbi statusinė pėrfundimtar tė Kosovės ėshtė vetėm nė favor tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe tė Serbisė", ka thėnė kryetari i Partisė sė Re tė Kosovės, Bujar Bukoshi.
 
Ai ka shtuar se moratoriumi ėshtė njė futje e Kosovės nė Serbi dhe mbetja e Kosovės nėn Serbi. Kjo iniciativė, thotė Bukoshi, mė shumė ka tė bėjė pėr njė konsum tė jashtėm pėr t'ia bėrė qefin ndėrkombėtarėve, kinse si njė propozim shumė i moderuar dhe konstruktiv.
 
Mirėpo, njė ide e tillė do ta komplikojė punėn nė Kosovė shumė mė shumė se qė tash ėshtė e komplikuar puna nė Kosovė. Kėtė prononcim z. Bukoshi e bėri nė BBC.
 
 
A. Demaēi: Kontaketet mes ministrave tė Kosovės dhe Serbisė ėshtė rruga pėr fillimin e dialogut mes Prishtinės dhe Beogradit!
 
Beograd, 14 prill 2003 - Pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme, ndėrkaq kontaktet mes ministrave tė Kosovės dhe Serbisė do tė ishte rruga mė e pėrshtatshme pėr fillimin e dialogut ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės. Kėshtu deklaroi veprimtari Adem Demaēi nė takimin ndėrkombėtar "Patriotizmi i ri" qė u mbajt nė Beograd.
 
Demaēi tha se pėr zgjidhjen e qėndrueshme tė problemeve nė rajon duhet tė respektohen interesat dhe synimet si tė pakicave ashtu edhe tė shumicės.
 
 
Dega e LDK-sė nė Ēikago reagon ndaj idesė sė hedhur pėr njė moratorium pėr statusin e Kosovės
 
Ēikago, 14 prill 2003 - Kryesia e Degės sė LDK-sė nė Ēikago, anėtarėsia e gjerė si dhe pėrkrahėsit e pavarėsisė sė Kosovės nė shtetin e Illinoisit (SHBA), reagojne ashpėr ndaj idesė sė hedhur pėr njė moratorium pėr statusin e Kosovės.
 
Kjo degė e LDK-se apelon te degėt e tjera nė Perėndim dhe kudo, qė ta ngrenė zėrin kundėr kėsaj ideje e cila dėmton dhe anulon pranimin formal tė pavarėsisė aq tė pritur tė Kosovės. Me kėtė dėmtohen poashtu interesat gjithėshqiptare nė Ballkan, cenohet lufta ēlirimtare e popullit tė Kosovės dhe mė nė fund shkilet edhe mbi gjakun e deėhmorėve tė luftės.

Prandaj Dega e LDK-sė nė Ēikago kėrkon nga institucionet e Kosovės duke filluar qė nga Presidenti, Parlamenti dhe Qeveria, tė ndihmuar edhe nga masmediat, qė tė reagojne ndaj iniciativės pėr moratorium. Askush nuk ka tė drejtė tė luajė me pavarėsinė e Kosovės e cila ėshtė e shenjtė pėr tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan, thuhet nė njė reagim tė Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Ēikago.
 
 
Shtyhet shpallja e fituesit tė tenderit pėr aviokompaninė e Kosovės
 
Prishtinė, 14 prill 2003 - Ndonėse pritej qė tė bėhet sot e ditur se kush do tė jetė fituesi i tenderit pėr aviokompaninė e Kosovės, kjo nuk u bė meqenėse komisioni pėreklatės nuk e ka pėrfunduar punėn.
 
Ministri i Transportit dhe komunikacionit Zef Morina, tha se fituesi i tenderit pėr aerotransportuesin vendor do tė shpallet brenda 2-3 ditėsh meqė komisioni shqyrtues ende nuk e ka pėrfunduar punėn.
 
Morina ishte kategorik se fjala ishte pėr kohėn e shkurtėr pse komisioni nuk e ka kryer punėn dhe nuk ka asgjė tjetėr. Do tė fitojė njė prej katėr konkurrusve, nė nazė tė numrit tė pikėve tė fituara, tha ai, duke hedhur poshtė spekulimet qė mund tė bėhen pėr shyrtjen e marrjes sė vendimit.
 
 
"Kosova-shtėpia ime" - projekt qė garanton pastėrti pėr ambientin e Kosovės
 
Prishtinė, 14 prill 2003 - Tė vetėdijshėm se nuk mjafton njė ditė e vetme pėr tė pastruar tė gjitha mbeturinat qė hudhen brenda njė viti, zyrtarė tė Ministrisė sė Ambientit dhe Planifikimit Hapėsinor kanė paraparė qė aktivitetet tė zgjasin mė tepėr se njė muaj.
 
Nė pajtim me institucionet tjera si: komunat , kompanitė e specializuara tė shėrbimeve publike, shkollat, OJQ-tė e ndrushme, pjesėtarėt e KFOR-it,SHPK-sė, Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, nxėnėsve dhe qytetarėve, janė zhvilluar njė mori aktivitetesh nė pastrimin e ambientit.

Kėshtu nė komunėn e Prishtinės, aksioni po zhvillohet me njė intensitet tė theksuar.

Janė pastruar Qendra e Qytetit, Qendra Universitare, hapėsira rreth Biblotekės Kombėtare, Bregu i diellit, hapėsira rreth Konvikteve, parku "Gėrmia" dhe njė numėr i shkollave dhe lagjeve.

Me tė njejtin intensitet aksioni ka vazhuar edhe nė komunat e Besianės, Kastriotit, Fushė Kosovėsė, Drenasit, Lipjanit, Shtimes dhe disa qytete tė tjera tė Kosovės.
 
 
AKSH thotė se pjesėtarėt e saj kanė hedhur nė erė urėn afrė Zveēanit
 
Prishtinė, 14 prill 2003 - AKSH thotė se pjesėtarėt e saj kanė hedhur nė erė urėn hekurudhore nė vendin e quajtur Lozishte afėr Zveēanit nė pjesėn veriore tė Kosovės, nė mesnatėn e 12 prillit 2003 dhe se kėtė aksion e kanė kryer forcat speciale tė divizionit "Adem Jashari.

Nė njė komunikatė qė u ėshtė shpėrndarė mediave AKSH thotė se "ka vendosur qė t'i ndėrpresė tė gjitha lidhjet e trojeve shqiptare me Beogradin" dhe se "Mitrovica ėshtė truall shqiptar dhe ne nuk do tė lejojmė mė qė ajo tė mbahet ende e pushtuar nga serbėt".

Gjithashtu nė komunikatė theksohet se gjatė kryerjes sė aksionit kanė humbur jetėn dy pjesėtarė tė AKSH-sė.
 
 
Nė Gjilan zbulohen bustet e dėshmorėve Pajazit Ahmeti e Alban Ajeti
 
Gjilan, 14 prill 2003 - Nė kuadėr tė ditėve tė manifestimit kushtuar betejės sė Zhegovcit, sot nė Gjilan, nė komandėn e Zonės sė 6-tė tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, u zubuluan bustet e dėshmorėve Pajazit Ahmeti e Alban Ajeti, tė cilėt ranė para katėr vitesh, nė pėrleshje tė armatosur me forcat serbe.

Bujar Nevzati nga Kėshilli organizativ pėr shėnimin e kėtij pėrvjetori tha se "njė ditė do tė shkojmė tė gjithė ne nga kjo botė, por jo tė gjithė do tė lėmė pas vete vepra si Paja e Albani, tė cilėt u flijuan pėr lirinė e Kosovės".

Ndėrkaq, ish-komandanti i Zonės Opertaive tė Karadakut, Ahmet Isufi, tash ministėr i punės dhe mirėqenies sociale tha se Kosova po ndėrton pėr ēdo ditė vlera tė reja, duke e realizuar kėshtu idealin pėr tė cilin ranė Paja, Albani dhe dėshmorėt e tjerė.

Zbulimin e busteve e bėnė ish-komandanti i ZOP tė Karadakut, Ahmet Isufi, komandanti i Zonės sė 6-tė tė TMK-sė, koloneli Imri Ilazi si dhe prindėrit e dėshmorėve Ahmeti e Ajeti, ndėrsa pjesėmarrėsit bėnė nderime. Nderime bėri edhe njė delegacion i komunės.
 
 
Emėrohet udhėheqėsi i ri i zyrės lokale tė komuniteteve nė Gjilan
 
Gjilan, 14 prill 2003 - Administratori ndėrkombėtar, Bob Simons, nė bazė tė drejtės sė tij tė rezervuar, ka caktuar Radovan Deniqin, drejtues tė Zyrės lokale tė komuniteteve nė Gjilan.

Radovan Deniq, i cili ka marrė pjesė pėr herė tė parė nė mbledhjen e Bordit tė drejtorėve, tha se ai shpreson nė njė bashkėpunim tė mirė me komunėn dhe ka premtuar se do tė angazhohet nė kėtė drejtim.

Gjilani ka bėrė progres tė mirė nė integrimin e komuniteteve dhe jo rrallėherė nga ndėrkombėtarėt merret si shembull nė Kosovė.

Por, formimi i "Bashkėsisė sė komunave serbe nė Anamoravė", pas gjithė pėrpjekjeve tė deritashme tė institucioneve vendore pėr tė pėrmirėsuar pozitėn e komuniteteve, ka shkaktuar ngapak zhgėnjim te liderėt e kėtushėm lokalė.
 
 
Policia thotė se ende nuk dihet se kush qėndron prapa minimit tė urės hekurudhore afėr Zveēanit
 
Mitrovicė, 14 prill 2003 - Njė ditė pas shkatėrrimit tė njė pjesė tė urės hekurudhore Mitrovicė - Leposaviq, afėr Zveēanit, policia nuk ka mundur tė japė identitetin e personit qė ishte viktimė e kėtij sulmi tė rėndė. Zyrtarėt e policisė gjithashtu thonė se ende nuk dihet se kush qėndron prapa kėtij sulmi.
 
Zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut nė Mitrovicė Soxhi Idovu tha se policia nuk ka arrestuar asnjė person lidhur me kėtė rast. Ai nuk ka dashur tė komentojė nėse personi i vdekur ishte i implikuar nė minimin e urės hekurudhore.
 
"Nuk dėshiroj tė spekuloj nėse viktima ishte implikuar nė minimin e urės hekurudhore, por pjesėtarėt e policisė kanė gjetur shumė gjėra nė vendin e ngjarjes, qė mund tė ndihmojnė nė gjetjen e dėshmive", ka thėnė ky zėdhėnės.

Si pasojė e dėmtimit tė urės qarkullimi hekurudhor nė linjėn Mitrovicė - Leposaviq nuk ėshtė duke u zhvilluar.
 
 
Pėr sanimin e rrugėve kryesore tė Prishtinės pėr kėtė vit janė paraparė 1.950.000 euro
 
Prishtinė, 14 prill 2003 - Nė bazė tė buxhetit tė aprovuar nga Asambleja komunale e Prishtinės pėr vitin 2003 pėr sanimin dhe meremetimin e disa rrugėve kryesore nė Prishtinė janė paraparė tė shfrytėzohen njė milionė e 1.950.000 euro.
 
Kėshtu ka deklaruar Asllan Pllana, zėvendėshefi i sektorit tė transportit dhe mbrojtjes sė ambientit nė Kuvendin komunal tė Prishtinės. Ishte paraparė qė sanimi dhe meremetimi i rrugėve nė kryeqytet tė fillonte mė herėt mirėpo kushtet atmosferike e kanė penguar kėtė proces.
 
 
Ēoviq pohon se klani i Zemunit ka pasur lidhje me Shkupin
 
Shkup, 14 prill 2003 - Nėnkryetari i qeverisė serbe, Nebojsha Ēoviq ka deklaruar se shumė shpejt do ta braktisė funksionin e koordinatorit tė Serbisė pėr Kosovėn, duke u ankuar se nė punėn e vet ka pasur pengesa dhe ndėrskambca, dhe nuk don qė tė flijohet mė.
 
Ēoviq poashtu ka deklaruar pėr njė TV tė Shkupit se Klani kriminal i Zemunit dhe strukturat e afėrta me Slobodan Milosheviqin dhe Vojisllav Sheshelin kanė tė lidhura me disa politikanė dhe biznesmenė maqedonas.
 
"Kėto lidhje janė mbajtur edhe gjatė kohės sė sanksioneve ndaj RFJ, mirėpo, para se gjithashė gjatė viteve tė fundit. Kujtohuni kush e ka bėrė trajnimin e 'Luanėve' maqedonas, ka thėnė Ēoviq.

Mediat e Shkupit kishin njoftuar se ish-ministri i Policisė, Lube Boshkovski, me dijeninė e kryeministrit tė atėhershėm Lupēe Georgievski, i kishte angazhuar pjesėtarėt e "beretave tė kuqe" nė krye me ish-komandantin e tyre Milorad Lukoviq-Legija, tė bėjnė trajnimin e njėsive speciale tė policisė maqedonase gjatė konfliktit nė Maqedoni.
 
 
Nė Maqedoninė Perėndimore po nėnshkruhet njė peticion pėr lirimin i shqiptarėve tė rrėmbyer nga policia maqedonase
 
Shkup, 14 prill 2003 - Nė tė gjitha qytetet e Maqedonisė Perėndimore ėshtė duke u nėnshkruar njė peticion me tė cilin kėrkohet lirimi i shqiptarėve tė rrėmbyer nga policia maqedonase gjatė konfliktit tė armatosur nė Maqedoni.
 
Nė kėtė peticion pėrveē tė dhėnave pėr personat e rrėmbyer janė prezentuar edhe dėshmi tė dėshmitarėve okularė se ata janė rrėmbyer nga policia maqedonase.
 
Ky peticion do t'u dėrgohet tė gjitha institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare me qėllim qė tė ushtrojnė presion nė Qeverinė e Maqedonisė qė tė ndriēojė fatin e shqiptarėve tė rrėmbyerve nė Maqedoni.
 
 
Parlamenti i Shqipėrisė debaton sot pėr raportin e Komisionit Evropian pėr korrupsionin e lartė
 
Tiranė, 14 prill 2003 - Parlamenti i Shqipėrisė debaton sot rreth raportit tė fundit tė Komisionit Evropian tė publikuar nė muajin e kaluar. Raporti pėrmban kritika tė ashpėra veēanėrisht rreth nivelit tė lartė tė korrupsionit dhe krimit tė organizuar nė Shqipėri.
 
Opozita e cila ka kėrkuar kėtė debat ka bėrė pėrgjegjės kryeministrin Fatos Nano, ndėrkaq qeveria ka premtuar marrjen e masave pėr tė gjitha shqetėsimet qė ngrihen nė raportin e Komisionit Evropian.
 
 
BDI ndėrmerr hapa konkret pėr zgjidhjen e problemeve tė banorėve tė fshatrave Tanushė, Brezė dhe Malinė
 
Shkup, 14 prill 2003 - Partia e Bashkimit Demokratik pėr Integrim do tė ndėrmarrė hapa konkret pėr zgjidhjen e kėrkesave tė banorėve tė fshatrave Tanushė, Brezė dhe Malinė pėr pajisjen e dokumenteve tė identifikimit, si dhe pėr ndėrtimin e infrastrukturės sė atjeshme.
 
Kryesia qendrore e BDI-sė ėshtė e njohur me problemet e banorėve tė kėtyre tri fshatrave nga ministrat shqiptarė dhe kanė marrė hapa konkretė pėr zgjidhjen e kėrkesave tė kėtyre banorėve, qė kanė tė bėjnė me marrjen e nėnshtetėsisė, dhėnien e ndihmės shėndetėsore dhe ndėrtimin e rrugėve.
 
 
Stro ka mohuar se Siria tani e ka radhėn nė "listėn e goditjeve"
 
Bahrein, 14 prill 2003 - Sekretari i Jashtėm britanik Xhek Stro sot e shfaqi dyshimin nė pohimet e Shteteve tė Bashkuara se Siria mund tė zhvillojė armė tė shkatėrrimit nė masė dhe u bėri thirrje pėr dialog me Damaskun.
Duke folur nė Bahrein, Stro ka mohuar se Siria tani e ka radhėn nė "listėn e goditjeve" nga Shtetet e Bashkuara.
"Ka pyetje tė rėndėsishme, tė cilave sirianėt duhet t'u pėrgjigjen. Por, sa i pėrket pyetjes nėse Siria e ka radhėn, ne e kemi bėrė tė qartė se jo. Nuk ka kurrfarė liste", tha Stro.
 
 
Patrulla tė pėrbashkėta nė Bagdad
 
Bagdad, 14 prill 2003 - Mijėra policė irakianė po paraqiten nė Bagdad pėr tė rifilluar punėn nė kryeqytet, i cili ėshtė goditur rėndė nga plaēkitjet gjatė ditėve tė fundit pas rėnies sė qeverisė sė Sadam Huseinit.

Pritet qė shpejt tė fillojnė patrullimet e pėrbashkėta me ushtarėt amerikanė nė pėrpjekje pėr tė rivendosur rendin.

Marinsat qė po organizojnė rekrutimin, janė mbytur nga numri i madh i aplikantėve.

Njoftohet se nė disa pjesė tė Bagdadit ėshtė kthyer qetėsia dhe normaliteti, por plaēkitjet dhe tė shtėnat vazhdojnė ende nė pjesė tė tjera, pėrfshirė edhe qytetin e vjetėr.
 
 
Luftime mė nė veri afėr Mosulit
 
Mosul, 14 prill 2003 - Njoftohet pėr luftime mė nė veri dhe disa prej forcave irakiane thuhet se po tėrhiqen nė drejtim tė Mosulit. Sipas BBC-sė trupat amerikane kanė kaluar nėpėr fshatin e lindjes tė presidentit irakian, Awja, nė dalje tė Tikritit.

Komandantėt ushtarakė thonė se rėnia e Tikritit nuk do tė thotė fundi i luftės - dhjetra qytete tė vegjėl dhe fshatra irakiane janė kaluar gjatė pėrparimit amerikan, dhe ato mund tė pėrbėjnė ende rrezik.
 
 
Amerikanėt marrin qendrėn e Tikritit
 
Tikrit, 14 prill 2003 - Forcat amerikane njoftohet se kanė mbėrritur nė sheshin qendror tė qytetit verior tė Tikritit, vendlindja e Sadam Huseinit dhe e vetmja qendėr e madhe e pushtetit e ish- qeverisė irakiane qė nuk ishte vėnė nėn kontrollin e amerikanėve.

Tanket dhe trupat amerikane kanė zėnė pozicione nė sheshin kryesor gjatė orėve tė para tė mėngjesit tė sė hėnės, ndėrkohė qė helikopterė dhe avionė kanė fluturuar shumė ulėt mbi qytet. Njė zėdhėnės amerikan tha se marinsat kishin ndeshur nė njė lloj qėndrese, por ajo ishte thyer shumė shpejt dhe rreth 20 irakianė ishin vrarė.
 
 
Arafati refuzoi anėtarėt e qeverisė tė cilėt i ka propozuar kryeministri i ri
 
Ramallah, 14 prill 2003 - Lideri palestinez Jaser Arafat nuk ka pranuar anėtarėt e qeverisė tė cilėt i ka propozuar kryeministri i porsaemėraur palestinez Mahmud Abas, gjė qė mund tė shtyjė edhe komplikojė edhe mė shumė pėrpjekjet ndėrkombėtare qė tė fillojė plani paqėsor pėr Lindjen e Mesme.

Burimet palestineze theksojnė se Abasi, i cili konsiderohet i moderuar nė mesin e zyrtarėve palestinezė, ka paraparė mė pak ministri tė rėndėsishme pėr ithtarėt e Arafatit, ndėrkaq pėr vete ka rezervuar pozitėn e ministrit tė punėve tė brendshme. Njė zyrtar palestinez ka thėnė se pėr kėtė shkak ithtarėt e Arafatit refuzojnė tė hyjnė nė qeverinė e re.
 
 
Emri i pilotit tė aeroplanit F18 tė qėlluar gabimisht mė 2 prill ėshtė Nathan D. Ujat
 
Kampi Sejlia, Katar, 14 prill 2003 – Ushtria amerikane ka konfirmuar sot (tė hėnėn) se si duket raketa "Patriot" gabimisht e ka qėlluar dhe e ka rrėzuar aeroplanin luftarak F/18C "Hornet", i cili u rrėzua mbi Irak mė 2 prill dhe humbi jetėn piloti i tij, njofton Rojter. Komanda qendrore nė Katar e ka identifikuar pilotin e marinės me emrin lejtnant Nathan D. Uajt, 30-vjeēar nga Arizona.
 
 
Pentagoni thotė se deri mė tash janė vrarė 115 ushtarė amerikan
 
Uashington, 14 prill 2003 - Sipas njė njoftimi tė Ministrisė amerikane tė Mbrojtjes, deri tė dielėn nė Irak janė vrarė 115 ushtarė amerikanė, ndėrkaq numri i tė plagosurve ka arritur nė 400. Pesė ushtarė konsiderohen tė zhdukur kurse numri i tė zėnėve robėr ėshtė zero, meqenėse dje u liruan shtatė ushtarėt e zėnė nga forcat irakiane.
 
 
Presidenti Bush i bėn thirje Sirisė pėr bashkėpunim
 
Uashington, 14 prill 2003 - Presidenti Bush e mirėpriti njoftimin se shtatė amerikanė qė mbaheshin robėr lufte nė Irak janė tė lirė dhe shėndoshė e mirė. Po ashtu, ai i bėri pėrsėri thirje Sirisė tė bashkėpunojė me Shtetet e Bashkuara dhe tė mos lejojė futjen e irakianėve qė kėrkojnė strehim nė territorin e saj.

Presidenti Bush u tregua i kujdesshėm nė pėrgjigjen e tij ndaj ngjarjeve tė fundit nė Irak, duke ushtruar kontroll dhe duke i pėrmbajtur ndjenjat e tij personale.
 
 
Forcė vendase policore nė Basra
 
Basra, 14 prill 2003 - Gjendja nė qytetin e dytė irakian pėr nga madhėsia, Basra, ėshtė mė e qetė megjithėse ėshtė ende shumė e tensionuar. Orgjia e plaēkitjeve qė ndodhi gjatė javės sė shkuar, ka rėnė, megjithėse dyqanet mbeten ende tė mbyllur me qepena dhe pjesa mė e madhe e qyteti ėshtė ende pa energji elektrike.

Trupat britanike qė kanė qytetin nėn kontroll, kanė filluar tė kthejnė nėpėr rrugė policėt irakianė nė pėrpjekje pėr tė rivendosur pėrsėri rendin dhe ndaluar dhunėn e plaēkitjet.

Rreth njė qind ish-policė irakianė kanė kėrkuar tė pėrfshihen nė forcėn e re policore tė Basras.
 
 
Kthehen sendet e vjedhura
 
Mosul, 14 prill 2003 - Situata nė qytetin verior irakian Mosul po qetėsohet dhe pėr momentin duket se kriza ėshtė kapėrcyer.

BBC thotė se mė nė fund ushtarėt amerikanė po patrullojnė rrugėt e Mosulit nė njė numėr tė konsiderueshėm, dhe si rrjedhim dyqanet kanė filluar tė rihapen dhe po fillon tė kthehet diēka e ngjashme me jetėn normale.

Qytetarėt ia dedikojnė njė pjesė tė meritės pėr kėtė fetarėve islamikė. Shumė mullahė dhe imamė transmetuan thirrje pėr qetėsi si dhe pėr t'iu dhėnė fund plaēkitjeve.

Dhe nė njė rrugė qė tė ēon drejt njė xhamie veēanėrisht, njerėzit kanė filluar tė kthejnė mallrat qė u vodhėn dhe po i vėnė kapicė nė rrugė.
 
 
Kėshilltari i Sadamit vetėdorėzohet
 
Bagdad, 14 prill 2003 - Njė nga kėshilltarėt kryesorė shkencorė tė presidentit Sadam Husein, gjenerali Amer al-Saadi ėshtė dorėzuar tek trupat amerikane.

Zyrtarėt amerikanė tė institucionit nuk po e fshehin zellin pėr tė folur me Gjeneralin al-Saadi. Ai jo vetėm qė ka qenė figura dhe zėri publik i Bagdadit pėr programin e armatimit para kėtij konflikti, por ka qenė personalisht i pėrfshirė nė kėto programe pėr njė kohė tė gjatė.
 
 
Nė Greqi si pasojė e aksidentit vdesin 21 njerėz
 
Athinė, 14 prill 2003 - Si pasojė e njė aksidenti tė rėndė komunikacioni nė Greqi jetėn kanė humbur tė paktėn 21 njerėz. Shumica e viktimave ishin nxėnės. Sipas tė dhėnave tė policisė 23 pasagjerė tjerė kanė pėsuar lėndime trupore kur autobuzi nė tė cilin ndodheshin ata ėshtė goditur nga dėrrasat qė kishin rėnė nga njė kamion transporti. Fatkeqėsia ka ndodhur 450 kilometra nė veri tė Athinės nė njė kthesė tė autostradės qė shpjen nė drejtimin e Selanikit
 
 
Pheniani i gatshėm pėr zgjidhje multilaterale tė krizės bėrthamore
 
Uashington, 14 prill 2003 - Presidenti amerikan Xhorxh Bush thotė se janė regjistruar pėrparimet e para nė pėrpjekjet pėr njė zgjidhje diplomatike tė krizės rreth programit bėrthamor koreano-verior. Misioni pėr njė zgjidhje multilaterale mund tė shpie drejt suksesit, tha Bush.
 
Qeveria nė Pjenjen ka lėshuar pe pėr herė tė parė pas disa muajsh refuzimesh. Nė njė deklaratė tė ministrisė sė jashtme koreanoveriore thuhet se vendi ėshtė i gatshėm qė tė bisedoj pėr programin bėrthamor jo vetėm me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės por dhe me vendet fqinje aziatike. Deri tani Pjenjeni ngulte kėmbė pėr bisedime tė drejtpėrdrejta me Uashingtonin zyrtar.
 
 
Tanket amerikane sot kanė hyrė nė qendėr tė qytetit Tikrit
 
Tikrit, 14 prill 2003 - Tanket amerikane sot nė mėngjes kanė hyrė nė qendėr tė qytetit Tikrit, vendlindje e Sadam Husesit dhe vatėr e fundit e forcave irakiane. Luftime sporadike po zhvillohen nė pjesėt jugore tė qytetit, ku marinsat amerikanė po pėrleshen me pjesėtarėt e Gardės republikane, njofton AFP. 
  
Trupat e rregullta irakiane tashmė kanė braktisur qytetin Tikrit, i cili ka mbi 100 mijė banorė, pohojnė burimet ushtarake amerikane, sipas tė cilave rezistenca irakiane ėshtė e dobėt.
 
 
Vėllai i Sadam Huseinit, ėshtė kapur nga forcat e koalicionit
 
Bagdad, 14 prill 2003 - Vatban Ibrahimi, vėlla i Sadam Huseinit, ėshtė kapur nga forcat e koalicionit, derisa pėrpiqej tė largohej pėr nė Siri.

Vatban, i cili ka qenė kėshilltar i Sadam Huseinit dhe ministėr i brendshėm, ėshtė arrestuar nė veriperėndim tė qytetit Mosul.
 
 
Sadam Huseini do tė gjendet gjallė apo vdekur
 
Londėr, 14 prill 2003 - Ministri britanik i mbrojtjes Xhef Hun, ka shprehur besimin se Sadam Huseini do tė gjendet, gjallė apo vdekur.

Gjatė ditės komandanti i forcave tė koalicionit, gjenerali amerikan Tomy Franks, ka deklaruar se forcat e tij kanė materiale provė me tė cilat dėshmohet ADN-ja e Sadam Huseinit. Ajo do tė pėrdoret pėr tė provuar nėse pėrpjekjet pėr vrasjen e Sadam Huseinit kanė qenė tė suksesshme apo jo.
 
 
Ramsfeld mirėpret njė rol tė mundshėm paqeruajtės pėr NATO-n nė Irakun e pas luftės
 
Uashington, 14 prill 2003 - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, ka deklaruar se ai mirėpret njė rol tė mundshėm paqeruajtės pėr NATO-n nė Irakun e pas luftės. Ai ka theksuar se dhe njė numėr vendesh arabe kanė shprehur dėshirėn tė ndihmojnė nė rindėrtimin e Bagdatit.

"Unė pres qė njė numėr i madh vendesh tė pėrfshihen nė kėtė proces", tha Rumsfeld, duke shtuar se Iraku do ketė "shumė nevoja".
 
 
Evropa nuk duhet tė ketė kufij tė mbyllur dhe tė kthehet nė njė fortesė pėr emigrantėt
 
Athinė, 14 prill 2003 - Nė Athinė u mbajt konferenca dyditore e avokatėve evropianė tė popullit e cila pati nė qendėr tė punimeve tė saj ēėshtjen e emigracionit. Nė kėtė konferencė u theksua se Evropa nuk duhet tė ketė kufij tė mbyllur dhe nuk duhet tė kthehet nė njė fortesė pėr emigrantėt.
 
Avokatėt e popullit tė racional dhe tė kontrolluar. Ata kėrkuan pėrparėsi tė politikave tė integrimit.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.